Normal view

“Dua që zemra e djalit tim të dhurohet”, dëshira e babait shqiptar në Greqi

By: user 5
14 June 2025 at 12:49

Lule dhe letra me mesazhe kanë lënë në bregun e lumit Arahtho të Artës shokët e dy fëmijëve që janë nxjerrë pa ndjenja nga uji para dy ditësh dhe ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

“Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj. Shoqëria”, thuhet në to.

Megjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Rios në Patra, Spiros dhe Kleoni mesditën e së premtes, nuk ja dolën dhe u konsideruan të vdekur klinikisht.

Menjëherë, në fillim prindërit e 14-vjeçarit grek Spyros kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijës fatkeq, dhe më pas edhe prindërit shqiptarë të Kleonit, një akt që i ka dhënë kësaj ngjarje nota të tjera humane.

“Falenderoj shtetin grek, doktorët e gjithë Greqisë që bënë të pamundurën për djalin tim. Djali imi iku nga kjo jetë , e morri Zoti, por zemra e tij mbeti në Greqi t’i dhurohet një fëmije tjetër e ti shtojë jetën që do bënte djali im”, babai i Kleonit.

“Falenderoj shtetin grek. Gjithë mjekët bënë të pamundurën, por nuk e shpëtuan dot. Ju faleminderit shumë”, deklaroi nëna e Kleonit.

Para kamerave nuk ka mbajtur dot ngashërimin edhe drejtori i reanimacionit që luftoi bashkë me kolegët e tij për 48 orë që të mbanin në jetë dy fëmijët.

Andreas Iliadhis drejtor i Reanimacionit spitali Rio: Kleoni i vogël dhe Spiros, së bashku, aty pranë tek shtretërit e reanimacionit, sot hapin flatrat e tyre. Hapin flatrat dhe japin jetë tek shumë fëmijë të tjerë. Përfundimisht zemrat… nuk kanë ngjyrë.

Duke i kërkuar ndjesë prindërve të 14-vjecarit grek Spiros, që u hodh në ujë për të shpëtuar 12-vjecarin shqiptar, babai i Kleonit ka shprehur edhe një dëshirë tjetër.

“Kur të vijë dita që të mësoj se kush e morri zemrën e djalit tim , le të bëjë tek zemra shqiponjën e Shqipërisë. Ju faleminderit jam shumë i pikëlluar nuk mund të flas më“, u shpreh babai i Kleonit.

Dhe ka falenderuar edhe emigrantin shqiptar Letian Gega që është zhytur në ujërat e thella të lumit për t’i nxjerrë fëmijët që i kishte marrë rryma.

“Falenderoj Leon nga Berati që u mundua të shpëtonte jetën e djalit tim megjithëse Zoti e morri se e donte për vete”, vijoi më tej i ati i të vogëlushit.

Megjithë fundin tragjik të kësaj ngjarjeje, ishte hera e pare që në mediat greke ju dha një vend kaq i madh veprimit heroik të emigrant shqiptar që u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijët, por edhe dhurimit të organeve nga prindërit shqiptarë të Kleonit të vogël.

The post “Dua që zemra e djalit tim të dhurohet”, dëshira e babait shqiptar në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Quincy Promes arrestohet gjatë natës në Dubai: e presin 7 vite e gjysmë burg

By: user 2
13 June 2025 at 11:32

Quincy Promes është arrestuar orët e fundit në shtëpinë e tij në Dubai. Lajmi, i shpërndarë fillimisht nga shtypi holandez, u konfirmua më pas nga avokati i ish-futbollistit të Ajax dhe Sevilla-s, i cili megjithatë nuk ka dashur të japë deklarata të mëtejshme. Sipas asaj që raportohet, policia e ka marrë Promes në mes të natës, duke e transferuar më pas në një qendër paraburgimi.

Kohë të vështira, pra, për ish-lojtarin e Twente, Spartak Moskë, Sevilla dhe Ajax, i cili aktualisht luan për United FC, skuadër e kategorisë së dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Arrestimi lidhet me kërkesën për ekstradim të paraqitur nga Holanda. Kjo do të thotë se, së shpejti, 33-vjeçari do të transferohet në Holandë nën mbikëqyrjen e Policisë Ushtarake Mbretërore.

Me rikthimin në atdhe, Promes do të duhet të vuajë një dënim të përgjithshëm prej shtatë vitesh e gjysmë burg. Dhe të mendosh që, sipas asaj që raporton De Telegraaf, avokati i tij i kishte kërkuar Gjykatës së Apelit të Amsterdamit të revokonte urdhrin e arrestit: kërkesë e refuzuar.

Pse Promes do të shkojë në burg, për çfarë akuzohet

Futbollisti holandez ishte dënuar në mungesë me gjashtë vite burg për trafikimin e 1.300 kg kokaine dhe me 18 muaj për therjen me thikë të kushëririt në vitin 2020. Pas një periudhe të parë paraburgimi, Promes ishte liruar me kusht dhe kishte mundur të rifillonte aktivitetin sportiv në Emirate, me detyrimin për të mos e lënë vendin.

Lexo më tej: Quincy Promes dënohet 6 vjet burg: ishte i përfshirë në trafikun e 1362 kg kokainë

Pak ditë më parë, ai kishte deklaruar: “Nuk do të gënjej: më mungon shumë Holanda dhe do të doja të kthehesha. Thuhet shpesh që jam në arrati, por prej kohësh po përpiqem të kontaktoj me Departamentin e Drejtësisë për ta zgjidhur situatën.”

“Kisha detyrime kontraktuale me klubin tim, Spartak Moska. Kur mësova se çështja ime ishte në Holandë, isha tashmë jashtë vendit, kështu që ishte e vështirë për mua të merrja atë vendim dhe të kthehesha në Holandë. Nuk mund të kafshoja dorën që më ushqente në atë moment. Nuk jam i tillë. Unë fajtor? Bëhet fjalë për çështje thelbësore për të cilat, me këshillën e avokatit tim, nuk mund të komentoj”.

The post Quincy Promes arrestohet gjatë natës në Dubai: e presin 7 vite e gjysmë burg appeared first on Lapsi.al.

Sillet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, pagesa i ndau në grupet rivale

By: user 4
11 June 2025 at 11:46

Dëbohet nga Dubai Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e ka përmendur disa herë rolin e të vëllait në vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale gjatë rrëfimeve tëtij. Dashnor Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018, aty ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk, ngjarje që u pasua me disa vrasje në Elbasan, Durrës etj.

Konflikti kryesor ishte mes vëllezërve Çopja që janë ende në Dubai dhe Erjon Alibejt që është në burg dhe vazhdon të rrëfehet.

Në këtë sagë hakmarrjeje, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani janë dy vëllezër që u gjendën të ndarë në grupet kundërshtare, pa e humbur komunikimin me njëri-tjetrin. Më poshtë është një pjesë nga dosja kur Nuredin Dumani tregon se çfarë kishte folur me të vëllain për atentatin e Bradasheshit.

“Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhë në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Pasi Gent Sharra ka marrë makinën ia ka dhënë Dashit, i cili më pas e ka dëguar tek vendi tjetër që përdorej si bazë nga atentatorët. Dashi më ka treguar se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë.

Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 20169, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret,”-rrëfen Dumani.

Po, ashtu Nuredin Dumani tregon se e kishte paralajmëruar të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media.

“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin (Mikael Qosjan), Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin. Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.

Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli i ka ofruar 2-milion euro dhe Talon në këmbim të vrasjes së “Krymit” (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej. Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis,”- thuhet më tej në dosje.

Në dosje, në një episod të dosjes del një bisedë e Nuredin Dumanit me Erjon Alibeajn kur vrasësi me pagesë është ndjerë ngushtë për faktin se i vëllai ishte në anën tjetër të llogores dhe kishte marrë pjesë në ekzekutimin e vitit 2018.

“Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë…Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.

Në rrëfimet e Dumanit përmendet edhe grabitja e Rinasit, kur Dashnor Dumani rezulton të jetë pjesëmarës dhe në vjedhjen me armë të 10 milion eurove në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, i cili po bëhej gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit.

The post Sillet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, pagesa i ndau në grupet rivale appeared first on Lapsi.al.

Drejtuesi i policisë shfryn flluskën e SPAK: Kryem një operacion mesatar!

By: user 4
3 June 2025 at 13:33

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, që ka çuar në disa arrestime të personave të përfshirë në trafik droge. Sipas hetimeve që kanë nisur në Finlandë prej më shumë se dy vitesh, është identifikuar një rrjet trafikantësh që operonin në disa vende të Europës, me drejtues shqiptarë që vepronin nga Shqipëria.

Në një deklaratë të përbashkët për median, prokurori finlandez që ndoqi çështjen tu shpreh gjatë një konference të përbashkët se: “Shumë amfetaninë përdoret në Finlandë, origjina është në Hollandë. Si shembull, kanabisi ishte dërguar nga Spanja në drejtim të Finlandës. Këto 56 njerëz të arrestuar në Finlandë, 10 prej tyre janë nga Shqipëria. Kemi edhe finlandezë, polakë të dënuar.”

Ndërkohë prokurori i SPAK që ndoqi hetimet në vendin tonë, Alfred Shehu u shprej se: “Përveç polakëve, ka edhe romunë, aziatikë dhe afrikanë. Karakteristikë e tyre ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri-tjetrin. Dy nga grupet organizonin trafikun nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja, Holandë dhe Finlandë, ku kishin rrjetin e shpërndarjes. Një grup tjetër, vetëm me shqiptarë, vepronte vetëm në Finlandë. Një grup tjetër kishte detyrë dërgimin e kanabisit nga Spanja në Finlandë me shërbim postar.”

Por pavarësisht përpjekje për ta trumbetuar punën me bujë në media, drejtuesi i policisë Edmond Rizai që ndoqi arretimet në terren tha se për nga vështirësia, ky ishte një operacion thjesht mesatar.

“Dua të them se ky ishte një operacion për nga ana e vështirësisë, i një shkalle mesatare, pra nuk ishte ndonjë shkallë e lartë vështirësie” u shpreh Rizai gjatë konferencës që u transmetua direkt në të gjitha televizionet informative në vend.

The post Drejtuesi i policisë shfryn flluskën e SPAK: Kryem një operacion mesatar! appeared first on Lapsi.al.

Video VIRALE/ Kryebashkiaku i Ersekës “mahnit” Brukselin me anglishten e tij

By: user 6
30 May 2025 at 22:36

Është bërë virale një video që tregon një pjesë të fjalimit më anglisht e kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale shqiptare në Bruksel.

Teksa fliste për integrimin, klimën, balancën ekonomike dhe GDP-në, ai përmend edhe Donald Trump, por nuk u mor vesh pse. Në sfond shihen të pranishmit që buzëqeshin. ©LAPSI.al

The post Video VIRALE/ Kryebashkiaku i Ersekës “mahnit” Brukselin me anglishten e tij appeared first on Lapsi.al.

Kush e fiton finalen e Champions Inter-PSG: parashikimi i inteligjencës artificiale

By: user 2
30 May 2025 at 15:19

Kush do ta fitojë Champions League, Inter apo PSG? Cili është rezultati më i mundshëm? A do të përfundojë ndeshja brenda 90 minutave të rregullta apo do të nevojiten shtesa dhe penallti për të vendosur fituesin? Këtë e kemi pyetur inteligjencën artificiale, e cila ka analizuar një sërë faktorësh që lidhen me të dyja skuadrat: kontekstin e përgjithshëm dhe faktorët e jashtëm; formën momentale, analizën taktike bazuar te stilet e lojës; cilësitë individuale dhe lojtarët që mund të bëhen vendimtarë; përvojën e trajnerëve, Simone Inzaghi dhe Luis Enrique; ndikimin psikologjik; pikat e forta dhe të dobëta; duelet kyçe në fushë.

“Ndeshja do të jetë gjithsesi e luftuar – është përmbledhja e analizës hipotetike –. Interi mund të rrezikojë me Martinez ose me një gol nga një top i ndalur, por PSG duket se ka diçka më tepër për ta fituar titullin e saj të parë europian.”

Kush fiton Champions League sipas inteligjencës artificiale

Sipas Grok, skenari më i mundshëm është që Paris Saint-Germain të fitojë Ligën e Kampionëve në finalen që zhvillohet në Allianz Arena të Mynihut, për shkak të thellësisë së skuadrës dhe freskisë fizike. Rezultati i parashikuar është 2-1 në favor të francezëve, një rezultat që ka gjasa të arrihet në kohën shtesë, pasi skuadra parisiene ka “një avantazh të lehtë falë freskisë më të madhe dhe talentit individual në sulm” si dhe përfiton nga “një pankinë më e re dhe më dinamike”.

Megjithatë, nuk përjashtohet një tjetër hipotezë tronditëse: që sfida të vendoset brenda 90 minutave për “një penallti vendimtare të Dembélé ose një gabim mbrojtës i Interit pas një kundërsulmi”. Dembélé, në fakt, është lojtari më i përfolur për të shënuar ose për të dhënë një asist vendimtar, ndërsa Donnarumma vlerësohet si thelbësor me të paktën një pritje vendimtare.

Parashikimi i fituesit: pse PSG është favorite

Skuadra e Luis Enrique konsiderohet favorite ndaj asaj të Simone Inzaghit për nga cilësia dhe forma, dhe për këtë arsye, sipas analizës, ka “53,6% mundësi për të fituar kundrejt 46,4% të Interit”. Janë të paktën katër faktorët kyç:

Forma dhe freskia: PSG e mbylli Ligue 1 më herët dhe ka pasur mundësi të përqendrohet vetëm te finalja, ndërsa Interi ka luftuar për titullin në Serie A deri në ndeshjen e fundit, me lodhje fizike dhe mendore të mundshme.

Cilësia individuale: Tridhëmbëshi sulmues i PSG (Dembélé, Kvaratskhelia, Barcola/Doué) ka më shumë papritshmëri krahasuar me çiftin Martinez–Thuram. Donnarumma është në një formë të shkëlqyer që mund të bëjë diferencën në një ndeshje të barabartë.

Ndikimi psikologjik: PSG luan me presionin për të fituar dhe për të kurorëzuar projektin katariot, por ka një vetëbesim të madh pas fitoreve ndaj skuadrave angleze. Interi, si “underdog” (46,4% gjasa për të fituar), ka motivim nga suksesi historik ndaj Barcelonës (4-3 në San Siro në gjysmëfinalen e kthimit), dhe luan me më pak presion, megjithatë zhgënjimi i fundit në kampionat mund të ketë lënë pasoja. Aftësia e Inzaghit për të motivuar ekipin dhe përvoja e finales së 2023 i japin zikaltrit një qëndrueshmëri mendore të rëndësishme. Klubi ka premtuar një shpërblim të majmë në rast fitoreje.

Përvoja në finale: Edhe pse Interi ka më shumë përvojë në finalet e Championsit (3 fitore, 3 humbje, e fundit në 2023 ndaj Manchester City), në këtë edicion PSG ka eliminuar kundërshtarë të fortë si Liverpool dhe Arsenal. Luis Enrique gjithashtu ka fituar një Champions si trajner (2015 me Barcelonën), gjë që i jep një avantazh taktik ndaj Inzaghit, që është ende në kërkim të trofeut të tij të parë europian.

Ecuria e mundshme e ndeshjes mes pjesës së parë dhe të dytës

Ekuilibri në mbrojtje dhe tranzicionet e shpejta karakterizojnë skemën 3-5-2 të preferuar nga Simone Inzaghi. Ndërkohë, karakteristikat e PSG janë të ndryshme dhe Luis Enrique e ka formuar skuadrën në një 4-3-3 që favorizon kontrollin e mesfushës (Vitinha, João Neves, Fabian Ruiz) dhe një sulm fluid. Dembélé dhe Kvaratskhelia ofrojnë shpejtësi dhe paparashikueshmëri në krahë, ndërsa Achraf Hakimi (ish-lojtar i Interit) dhe Nuno Mendes janë mbrojtës krahu ofanzivë.

Lexo më tej: PSG në Monako për një Katërshe historike: e ka bërë vetëm Celtic në 1967 kundër…Inter

Sipas Grok, në pjesën e parë PSG “duhet të dominojë në zotërimin e topit (rreth 55-60%)”. Pika e fortë e Interit është mbrojtja e ulët dhe kundërsulmet. “Parashikoj një pjesë të parë të barabartë, me PSG që krijon më shumë raste (1.5-2.0 xG), por Interi mban rezultatin, ndoshta 0-0 ose 1-0 për PSG nëse Dembélé përfiton nga ndonjë aksion individual”. Skenari mund të ndryshojë në pjesën e dytë “falë aftësisë së Inzaghit për të lexuar ndeshjen dhe zëvendësimeve. PSG, nëse është në avantazh, mund të tërhiqet shumë prapa, duke lënë hapësira për kundërsulme të Interit. Një gol nga goditje standarte (ku Interi shkëlqen me lojtarë si Acerbi dhe Dumfries) mund ta rikthejë ekuilibrin në ndeshje. Ndeshja mund të qëndrojë e hapur deri në minutat e fundit, me rrezikun për kohë shtesë.”

Kjo është arsyeja pse, sipas këtyre parashikimeve, rezultati i mundshëm është 2-1 për PSG pas kohës së rregullt. “Megjithatë, Interi mund të barazojë dhe ta çojë ndeshjen në shtesa, ku lodhja dhe presioni mund të favorizojnë PSG, që ka një pankinë më të re dhe më dinamike”.

The post Kush e fiton finalen e Champions Inter-PSG: parashikimi i inteligjencës artificiale appeared first on Lapsi.al.

Dubai/ Arrestohet njeriu i Çopjave që pastronte paratë e krimit

By: user 8
27 May 2025 at 14:31

Është arrestuar në Dubai, Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Akuzohet nga GjKKO-ja, se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, kapet në Dubai, 36-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Dubai/ Arrestohet njeriu i Çopjave që pastronte paratë e krimit appeared first on Lapsi.al.

Kush e fiton titullin mes Napolit e Inter? Inteligjenca artificiale zgjedh kampionin

By: user 2
23 May 2025 at 13:50

Si do të përfundojnë të premten mbrëma Napoli – Cagliari dhe Como – Inter? Kush do ta fitojë titullin në javën e fundit të kampionatit? A do të ketë ndoshta nevojë madje edhe për një ndeshje shtesë? Ta pyesësh inteligjencën artificiale është si të hipësh në DeLorean për të fluturuar drejt së ardhmes dhe për të ditur çfarë ndjesie të çuditshme të jep, për mirë apo për keq, të njohurit e gjithçkaje paraprakisht.

Kush e fiton titullin sipas inteligjencës artificiale

Zbulim: sipas Grok, skenari më i mundshëm është që skuadra e Antonio Contes (si ai ashtu edhe Inzaghi nuk do të jenë në stol për shkak të pezullimeve) do ta qepë kokardën trengjyrëshe në fanellë falë fitores ndaj sardenjëve në një stadium “Maradona” që pritet të jetë i mbushur plot, me biletat që janë shitur brenda pak orësh ose, madje, janë rishitur me çmime marramendëse si pasojë spekulimi e nxitur nga pritja dhe rëndësia e ngjarjes. Rezultati i parashikuar është 2-0, që do t’i çonte në kuotën e 82 pikëve dhe titullin në xhep. “Napoli vjen nga një barazim 0-0 ndaj Parmës, duke treguar soliditet mbrojtës por vështirësi në konkretizimin e rasteve. Skuadra është e motivuar nga mundësia për ta fituar titullin përpara tifozëve të vet, me një prani të madhe të pritshme dhe një skenë tashmë të përgatitur për një mundësi festimi.”

Në Como, Inter do të fitojë 2-1 por diferenca prej -1 pikësh do ta dënojë me vendin e dytë (81). “Vjen nga një barazim 2-2 kundër Lazios, me një gol të pësuar në minutën e 90-të që i pengoi të kalonin në krye të renditjes. Skuadra është nën presion edhe për shkak të finales së Ligës së Kampionëve më 31 maj kundër PSG-së, çka mund të ndikojë në menaxhimin e energjive.”

Parashikimi i Inteligjencës Artificiale për garën për titull

Rezultat i paracaktuar dhe tashmë i shkruar? Jo, është thjesht një arsyetim teorik i zhvilluar mbi atë që mund të ndodhë, duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh si presioni psikologjik, menaxhimi i emocioneve dhe taktika në kohë reale. Ka edhe një tjetër element që shton pak suspens: njëkohshmëria dhe gjithçka që sjell në nivel nervor. “Nuk ka mundësi që një skuadër të luajë duke ditur rezultatin e tjetrës. Kjo rrit presionin psikologjik, sepse të dyja do të duhet të japin maksimumin pa ditur çfarë po ndodh në ndeshjen tjetër, duke ruajtur përqendrimin për të gjitha 90 minutat.”

Si mbërrijnë Napoli dhe Inter në sfidat me Cagliari dhe Como

Pasi ka përshkruar kuadrin, inteligjenca artificiale kalon në analizën e elementëve kyç të dy ndeshjeve. Për Napolin dhe Cagliarin jep këtë parantezë, të bazuar mbi një aspekt të veçantë të napolitanëve.

“Napoli i Contes ka qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit, me një mbrojtje ndër më të mirat e kampionatit dhe një sulm të udhëhequr nga një lojtar si Lukaku. Megjithatë, barazimi me Parmën nxori në pah njëfarë lodhjeje dhe vështirësi në fazën ofensive, me kritika për një qasje më të ngurtë krahasuar me ndeshjet e mëparshme. Skuadra sarde është tashmë e shpëtuar, çka mund të ulë motivimin e tyre. Megjithatë, trajneri Nicola do të dëshirojë ta mbyllë sezonin me një paraqitje dinjitoze, veçanërisht kundër një kundërshtari me prestigj. Mungesat e Gianluca Gaetano për një ndërhyrje në menisk dhe të portierit Caprile mund ta dobësojnë skuadrën. Të luash në Maradona, me një tifozeri të zjarrtë dhe një atmosferë nga ato të titullit, është një avantazh i konsiderueshëm.”

Lexo më tej: Inter u ndje i vjedhur në San Siro: proteste e bujshme kundër vendimeve arbitrale

Sa i përket ecurisë së ndeshjes, arsyetimi i ndërtuar nga softueri nis nga moduli dhe ajo që, shumë mundësisht, do të jetë qasja e sardenjëve. “Conte do të zgjedhë mes 4-2-3-1 ose 3-5-2, duke u mbështetur te një mbrojtje solide dhe kundërsulme të shpejta. Presioni mund të sjellë një qasje të kujdesshme në minutat e para për të menaxhuar ankthin, me objektivin për të kontrolluar ritmin dhe për të shfrytëzuar hapësirat e lëna nga Cagliari që pritet të luajë në kundërsulm, duke përdorur dinamizmin e Luvumbo.

Parashikohet një pjesë e parë e ekuilibruar, me Napolin që dominon zotërimin e topit (rreth 60%) por vuan për të gjetur golin, me një 0-0 ose 1-0 nëse një rast i Lukakut apo Raspadorit konkretizohet. Me kalimin e minutave dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e pikëve, Napoli pritet të rrisë intensitetin, sidomos nëse rezultati mbetet i pasigurt. Thellësia e skuadrës i mundëson Contes të përdorë lojtarë si Neres apo Politano që mund ta zhbllokojnë ndeshjen. Cagliari mund të dorëzohet përballë presionit të publikut dhe intensitetit të Napolit. Rezultati i parashikuar: Napoli 2-0 Cagliari.”

Në të vërtetë, në llogaritë e kombinimeve, Napolit mund t’i mjaftojë edhe një barazim apo një humbje, me kusht që Interi të bëjë të njëjtën gjë. Por ky është një rrezik që as inteligjenca artificiale nuk e merr në konsideratë.

Çfarë do të bëjë Inter?

Shumë, sigurisht, do të varet nga lajmet që do të vijnë në kohë reale nga Maradona. Dhe zhgënjimi për barazimin e hidhur (2-2) në shtëpi ndaj Lazios, me aq shumë polemika arbitrare, mund të ketë lënë pasoja.

“Skuadra e Cesc Fàbregas është një nga surprizat e sezonit – thotë sërish inteligjenca artificiale –, duke luajtur një futboll ofensiv. Fàbregas ka deklaruar se dëshiron të luajë për të fituar, çka sugjeron se Como nuk do të jetë një kundërshtar që dorëzohet lehtë, edhe pse e ka siguruar mbijetesën. Parashikoj një pjesë të parë të luftuar, me Interin në avantazh 1-0 por me Como që mbetet në lojë dhe mund të gjejë një gol nga një goditje standarte apo në kundërsulm, duke e bërë fundin e ndeshjes nervoz. Megjithatë, cilësia e Inter duhet të mbizotërojë, me një gol të dytë që vulos rezultatin 2-1.”

Skenari i bujshëm i një ndeshje shtesë për titullin

Sa mundësi ka që 90 minutat e fundit të çojnë në një ndeshje shtesë për ndarjen e titullit? Një skenar i tillë “do të ndodhte vetëm nëse Napoli do të humbiste kundër Cagliarit dhe Inter do të barazonte me Comon, duke i çuar të dyja në 80 pikë. Është e pamundur, duke qenë se Napoli ka treguar qëndrueshmëri të madhe në shtëpi dhe Cagliari nuk ka më objektiva. Për më tepër, Interi duket në gjendje ta mposhtë Comon, edhe pse me vështirësi. Nëse do të arrihej te ndeshja shtesë, e parashikuar për të hënën më 26 maj në Romë, Interi mund të kishte një avantazh të lehtë falë golaverazhit më të mirë dhe përvojës në ndeshje vendimtare, por lodhja përpara Champions-it mund ta penalizojë.”

The post Kush e fiton titullin mes Napolit e Inter? Inteligjenca artificiale zgjedh kampionin appeared first on Lapsi.al.

I sapo ekstraduar por me dëshirë për të votuar, gjykata vendos për Florenc Çapjan

By: user 8
11 May 2025 at 16:48

Gjykata e Tiranës nuk e ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Ina Hoxhaj.

I shumëkërkuari i drejtësisë, u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

The post I sapo ekstraduar por me dëshirë për të votuar, gjykata vendos për Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

By: user7
8 May 2025 at 09:37

Tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë janë arrestuar në Dubai, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Në pranga janë vënë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Daka ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin një person për lëvizjet e tij dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e një personi tjetër. Gjithashtu ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, Talo Çelës.

Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Koçi ka marrë pjesë në dy vrasje dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e dy të tjerëve. Ai ka ndihmuar Çelën për tu fshehur.

Ado Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar Çelën duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë dhe ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e tij.

The post Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale appeared first on Lapsi.al.

Arrestohen tre shqiptarë në Dubai për ngjarje kriminale, përkrahës të Talo Çelës

8 May 2025 at 08:50

Tre shtetas shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela janë arrestuar në Dubai. Në kuadër të operacionit “Wanted”, u kapën shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

-ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

The post Arrestohen tre shqiptarë në Dubai për ngjarje kriminale, përkrahës të Talo Çelës appeared first on Lapsi.al.

Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati

By: user7
6 May 2025 at 14:31

Vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni.

Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Pas konfliktit policia ka sqaruar se Bledjon Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Avokati i Nallbatit, Nevzat Tarelli ka folur për mediat pas seancës duke deklaruar se në vlerësimin e palës mbrojtëse nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.

Avokati Nevzat Tarelli: Sapo ka mbaruar seanca gjyqësore. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ka vlerësuar të drejtë dhe të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nën dyshimin për veprat penale: Prishje e qetësisë publike dhe pengimit të qarkullimit. Kjo e dyta është vepër penale por ne kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm duke deklaruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe refuzimin e kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën e sigurimit personal pasi asnjë nga dy veprat pemale për të cilat është dhënë kjo masë sot. Nga pamjet filmike rezulton qartësisht se nuk ekziston pengimi i qarkullimit, i cili vazhdon lirshëm dhe duket edhe në pamjet filmike që gjykata nuk i administron pra ka vetëm printime të fotove pasi prokuroria nuk ja ka vënë në fispozicion me argumentin se nuk i kemi marrë videot, ndërkohë që përshkruhet në aktet nga kqyrja e pamjeve filmike. Ky ka qenë edhe debati në seancë. Në vlerësimin tonë mungojnë edhe elementët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë që është kundërvajtje penale. Ka pasur një akt të motivuar nga OPGJ për shkak se aty ka ndodhur një imcident një konflikt verbal midis dy persona dhe ka ndodhur në unazën e qytetit të Blishtit, tek rrethrotullimi i Mirasit. Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.

The post Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati appeared first on Lapsi.al.

Prizren/ Krim i rëndë në familje, babai νret vajzën 15-vjeçare

6 May 2025 at 08:51

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi. Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Autori eshte ndaluar nga policia, ndërsa mësohet se familja është me origjine turke.

The post Prizren/ Krim i rëndë në familje, babai νret vajzën 15-vjeçare appeared first on Lapsi.al.

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

5 May 2025 at 10:39

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai në Tiranë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Mbrojtësi ligjor i Çapjas paraqiti në sekretari një procesverbal të një seance të procesit “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Procesverbali përmban disa pasazhe në të cilat është përmendur Florenc Çapja nga bashkëpunëtori i drejtësisë.

Përveç ekspozimit të tij në dosjen “Plumbi i Artë”, Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë me vendim të formës së prerë për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e shënuar në 2012 në Elbasan.

Ai po ashtu akuzohet edhe për vrasjen e oficerit Fadil Mema në vitin 2006. Gjykata e Elbasanit pushoi çështjen ndaj tij me argumentin se nuk gjeti prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Durrësit. Vendimit iu bë rekurs nga prokuroria në Gjykatën e Lartë, teksa me vendim të shkallës së tretë të gjyqësorit kjo çështje është rikthyer sërish për rigjykim në Elbasan.

The post U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

Mbërrin Florenc Çapja, masa të forta sigurie në Rinas

By: user 4
2 May 2025 at 17:41

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie.

Ai është ekstraduar dhe është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapajn. 8 vite në arrati, fshihej në Dubai
Florenc Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh ku jetonte i pashqetësuar, ndërsa pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë. Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.

Florenc Çapja dhe xhaxhai i tij Ardian Çapja, i cili ndodhet aktualisht në burg, janë dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir në banesën e tyre në Elbasan në 2012.

Akuza ndaj tyre u bazua në dëshminë e Ervis Bardhit, që mban statusin e të penduarit të drejtësisë, i cili deklaroi se vrasja e babë e bir u porosit nga Ardian e Florenc Çapja për shumën e 50 mijë eurove. Bardhi është dënuar 15 vite burgim.

Olsi Leku që ka vepruar si ekzekutor është dënuar po ashtu përjetësisht, ndërsa Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani janë cilësuar fajtorë e dënuar me nga 25 vite burgim secili.

Pas dënimit, SPAK hetoi pasurinë e Çapjave dhe vendosi sekuestro mbi disa asete, ndërsa është duke hetuar nën dyshimet se pjesëtarët e këtij grupi janë të përfshirë në krime të rënda të ndodhura në Elbasan.

The post Mbërrin Florenc Çapja, masa të forta sigurie në Rinas appeared first on Lapsi.al.

Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

By: user 4
2 May 2025 at 12:42

Ekstradohet këtë të premte nga Dubai, Florenc Çapja, një nga pjestarët e grupit kriminal në Elbasan, që akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe një sërë ngjarjesh kriminale në këtë qytet. Çapja është pjesë e grupit rival të Suel Çelës, i njohur për marrëdhënien e ngushtë me socialistët në pushtet.

Më herët, SPAK kishte sekuestruar disa pasuri të Florenc Çapjas, ndërsa ai është përmendur në dëshminë e Nuredin Dumanit për porositë e vrasjes së dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Vrasja e babë e bir

Çapja akuzohet edhe për organizimin e vrasjes së babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri. Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Porosia për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Për “kokën” e Sokol Sanxhaktarit, Florenc Çapja kishte rënë dakort me Dumanin për 200 mijë euro. Ndërsa djegien e magazinës Nuredin Dumani e kreu për 5 mijë euro. Për këtë bashkëpunoi me Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin.

Pakti mes të dyve ishte prishur pas një bisede mes Florenc Çapjas dhe Altin Dumanit. Ai ka treguar se Florenci i ka thënë gjatë bisedës së përse nuk pajtohet me Talo Çelën. Ky ka qenë dhe momenti që Nuredin Dumani ka dyshuar se Florenc Çapja dhe Talo Çela janë bashkë.

Dumani është larguar dhe më pas ka filluar të qëndrojë i distancuar, ndërsa Florenc Çapja ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të takoheshin dhe mbaruar punët e lënë përgjysëm.

Dëshmia:

“…Florenci, më tha:”…pse more burrë ça bëra?

I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen?
Me tha:”…unë jam ndryshe me Suelin ndërsa ti je ndryshe me Talon…”.

I thash:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”.

Pastaj folëm vetëm në telefon dhe unë i thashë:“…s’jemi, më as miq po shpresoj as armiq…”.

Në deklarimin e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, Nuredin Dumani, ka shpjeguar këtë moment si më poshtë vijon:

Dëshmia:

“…marrëdhënia me Florencin dhe Bledarin, u prish për shkak se gjatë një takimi, të fundit ai më tha: Pse nuk pajtohesh me Talo Çelen?

Në atë moment unë dyshova se këto janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbapra shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre.

U largova butë dhe i thashë: “…do diskutojmë bashkë…”.

Pastaj folëm vetëm në telefon SKY dhe unë i thashë: ”…s’jemi, më as miq, po shpresoj as armiq…”. Ai më tha:”…pse more burrë, ça bëra…?. I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen…?

Më tha: ”…unë jam ndryshe me Suelin, ndërsa ti je ndryshe me Talon…”. I thashë:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”. Dhe muhabeti u mbyll pastaj.

Më ka dërguar Eljo Bitrin disa here, për tu takuar përsëri me ata, por unë nuk pranoja.Këtu u mbyll ky takim…”.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas.

The post Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja appeared first on Lapsi.al.

Organizata AI për Shqipërinë: Pacientëve me kancer iu mohua kujdesi shëndetësor falas

By: user7
29 April 2025 at 11:49

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International (AI), ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në të gjithë globin ku edhe Shqipëria zë vendin e saj me konluzione në aspektin e të drejtave për shëndet, dhunës seksuale dhe atë bazuar në gjini, për trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues, për lirinë e shprehjes, të drejtat e emigrantëve, diskriminimin dhe personat LGBTI.

Në raportin për Shqipërinë shkruhet se pacientëve me kancer iu mohua qasja në kujdes shëndetësor falas në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Gjithashtu raporti thekson se dhuna në familje e përhapur ndaj grave dhe vajzave vazhdoi.

Sipas Amnesty International, njerëzit në burgje përjetuan mbipopullim dhe kujdes shëndetësor të pamjaftueshëm. Raporti shton se kërcënimet ndaj lirisë së shtypit vazhduan ndërsa gazetarët vijuan të përballeshin me kërcënime si nga politikanët ashtu edhe nga krimi i organizuar.

Amnesty International thekson se shqetësimet për të drejtat e refugjatëve u ngritën nga miratimi i një marrëveshjeje me Italinë në lidhje me qendrat e paraburgimit për azilkërkuesit e shpëtuar në det. Po ashtu në raport shkruhet se sa i përket diskriminimit, janë gjetur prova të ndarjes dhe diskriminimit de facto të fëmijëve romë dhe egjiptianë në disa shkolla.

Pjesë nga raporti i Amnesty International:

Pacientëve me kancer iu mohua qasja në kujdes shëndetësor falas në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Dhuna në familje e përhapur ndaj grave dhe vajzave vazhdoi. Njerëzit në burgje përjetuan mbipopullim dhe kujdes shëndetësor të pamjaftueshëm. Kërcënimet ndaj lirisë së shtypit vazhduan. Shqetësimet për të drejtat e refugjatëve u ngritën nga miratimi i një marrëveshjeje me Italinë në lidhje me qendrat e paraburgimit për azilkërkuesit e shpëtuar në det.

E drejta për shëndet

Disa pacientë që kishin nevojë për trajtim për kancerin u transferuan nga mjekët nga Spitali Shtetëror Nënë Tereza në kryeqytet, në klinikat e tyre private me pagesë. Mjekët u pezulluan dhe hetimet ishin duke vazhduar. Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore theksoi shqetësimet në lidhje me pamjaftueshmërinë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor, mungesën e personelit, mungesën e aksesit në shërbime të specializuara për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, veçanërisht në zonat rurale.

Dhuna seksuale dhe e bazuar në gjini

Policia raportoi se, në gjashtë muajt e parë të vitit, 686 gra i ishin nënshtruar dhunës në familje, një rritje prej 30 rastesh krahasuar me vitin e kaluar. Një studim në maj theksoi se mungesa e mbështetjes institucionale i detyroi viktimat e dhunës në familje të ktheheshin te abuzuesit e tyre. Komiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës theksoi se procedura për marrjen e ndihmës ligjore falas duhet të rishikohet për të siguruar akses më të mirë për viktimat e dhunës në familje.

Trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues

Në janar, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës shprehu përsëri shqetësime në lidhje me kushtet e jetesës së pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë në paraburgim. Në objektin e përkohshëm që strehon pacientë psikiatrikë brenda Burgut të Lezhës, Komiteti ishte i shqetësuar për mbipopullimin, mungesën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e dobët. Nënkomiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës raportoi veçmas një numër të lartë njerëzish në paraburgim dhe akses të pamjaftueshëm në kujdesin shëndetësor për njerëzit në paraburgim.

Liria e shprehjes

Në maj, Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024 nga Reporterët pa Kufij zbuloi se liria e shtypit dhe pavarësia e medias shqiptare ishin “të kërcënuara nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak”. Ai zbuloi se gazetarët vazhduan të përballeshin me kërcënime si nga politikanët ashtu edhe nga krimi i organizuar.

Të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve

Në janar, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje me Italinë në lidhje me ndërtimin e dy qendrave të paraburgimit në Shqipëri për të mbajtur azilkërkuesit e shpëtuar nga anijet shtetërore italiane, pavarësisht shqetësimeve për paraburgim arbitrar. Azilkërkuesit e parë të ndaluar sipas marrëveshjes, nga Bangladeshi dhe Egjipti, u kthyen në Itali pas një vendimi tjetër të gjykatës italiane në tetor; kjo u dha atyre të drejtën që kërkesat e tyre për azil të përpunoheshin në Itali.

Diskriminimi

Romët dhe Egjiptianët

Në prill, Komiteti CERD theksoi sfidat e vazhdueshme për romët dhe egjiptianët, duke përfshirë vështirësitë në marrjen e dokumenteve të regjistrimit të lindjes dhe identitetit, dhe aksesin në shërbimet publike. Komiteti gjeti prova të ndarjes dhe diskriminimit de facto të fëmijëve romë dhe egjiptianë në disa shkolla.

Personat LGBTI

Në maj, një martesë simbolike e të njëjtit seks në Tiranë shkaktoi polemika pavarësisht se nuk ishte njohur ligjërisht. Ajo shkaktoi zemërim nga e djathta politike dhe grupet fetare, duke çuar në rritjen e gjuhës së urrejtjes kundër komunitetit LGBTI. Në korrik, Eksperti i Pavarur i OKB-së për mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor i kërkoi qeverisë të harmonizojë ligjet dhe politikat me realitetet me të cilat përballen personat LGBTI, duke njohur përvojën e tyre të stigmatizimit dhe diskriminimit në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe jetën e përditshme.

The post Organizata AI për Shqipërinë: Pacientëve me kancer iu mohua kujdesi shëndetësor falas appeared first on Lapsi.al.

Për kë po zhvillohet Shqipëria?

By: user 2
26 April 2025 at 16:33

Përtej zallamahisë elektorale debati themelor mes PS-së dhe PD-së mbetet po ai i viteve 1990; a po zhvillohet apo jo Shqipëria? A po shkon apo jo drejt Evropës? 

Ama Shqipëria e sotme, ndryshe nga klasa jonë politike, nuk është ajo e viteve 1990. Pavarësisht nihilizmit berishist Shqipëria është zhvilluar ndjeshëm gjatë qeverisjes Rama. Ashtu sikurse u zhvillua dje edhe gjatë qeverisjes Berisha.

Transformimi i Shqipërisë në një destinación turistik global është një realitet i pamohueshëm. Ashtu sikurse edhe rritja e PPB-së, e rrogave dhe transformimi i infrastrukturës dhe i shumë qyteteve dhe fshatrave shqiptare nga Tirana dhe deri në Sarandë dhe Theth.

Ndaj debati nëse Shqipëria po zhvillohet apo jo sot është krejt pa sens. Debati real që duhet të zhvillohej në fushatën elektorale është mbi mënyrën se si po zhvillohet vendi ynë. A kemi të bëjmë me një zhvillim të qëndrueshëm apo me një zhvillim që bazohet tek spekulimi me pasuritë e paluajtëshme dhe me pastrimin e parave? Kush janë përfituesit kryesor të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë sot? Ndonëse debati në lidhje me modelin zhvillimor të qeverisjes Rama duket paksa elitar ai është i rëndësishëm sepse lidhet direkt me përfituesit e zhvillimit. Një model zhvillimor i qëndrueshëm prodhon përfitim për shumicën e popullatës dhe jo për një pakicë të vogël. 

Ai bazohet tek rritja e produktivitetit të forcës së punës, që lidhet me investimin në shëndetësi, teknologji, inovacion dhe edukim. Në këto fusha Shqipëria vazhdon të jetë nën mesataren e Ballkanit.  

Zhvillimi i paqëndrueshëm nga ana tjetër është shpesh produkt i bumit në ndërtim, i spekulimit me real estate (pasuria e paluajtëshme), apo i pastrimit të parave të pista. Ai prodhon rritje të çmimit të banesave dhe të konsumit luksoz që financohet nga importi, por jo një zhvillim të industrisë lokale nga i cili përfitojnë shumica e qytetarëve. 

DASH: Paratë e krimit shqiptar po pastrohen në ndërtim

Natyrisht unë nuk mendoj se i gjithë zhvillimi i Shqipërisë sot bazohet thjesht tek spekulimi apo pastrimi i parave, sikurse pretendon opozita. Rritja e industrisë së turizmit është një fakt konkret që e hedh poshtë këtë tezë.

Ama modeli i zhvillimit i qeverisjes aktuale gjithnjë e më tepër po prodhon përfitime për një grusht gjithnjë e më të ngushtë përfituesish të mëdhenj, dhe jo për shumicën dërrmuese të qytetarëve. Është një model që po bazohet gjithnjë e më shumë tek spekullimi me pasuritë e paluajtëshme, mjaft tërheqës për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave të pista. 

Pikërisht për këtë arësye shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar janë të pakënaqur sot me ekonominë shqiptare edhe pse ajo është zhvilluar dhe ka përjetuar një bum turistik. Me shumë gjasa ky zhgënjim vjen si pasojë e faktit se për shumë prej tyrë bumi turistik është përjetuar si rritje çmimesh më shumë sesa si përfitim direkt ekonomik. 

Tabela 1. Sa të kënaquer jeni me situatën eknomike në vend (2023)?

Krejtësisht i pakënaqur

Kryesisht i pakënaqur

As i kënaqur as i pakënaqur

Kryesisht i kënaqur

Krejtësisht i kënaqur

Mestaraja e Rajonit

21

30

27

19

3

Shqipëria

24

36

25

15

1

Kosova

7

15

37

33

9

Burimi: Këshilli i Bashkëpunit rajonal. Balcanbarometer 2023 (shiko ketu)

Sikurse tregon Tabela 1 sipër, 60% të qytetarëve shqiptar janë ose krejtësisht të pakënaqur (36%) ose kryesisht të pakënaqur (24%) me situatën ekonomike në vend. Ky nivel pakënaqësie është më i lartë se mestaraja e rajonit tonë (Ballkani Perëndimor) që është 57% dhe shumë më i lartë se pakënaqësia me gjendjen ekonomike në Kosovë (22%).  

Nuk është rastësi që shumica e qytetarëve shqiptarë edhe pas mrekullisë turistike të qeverisë Rama vazhdojnë ta shikojnë emgrimin si një opsión. Edhe në këtë aspekt Shqipëria është mbi mesataren e rajonit, ndonëse nën nivelin e Kosovës që ka një histori emigrimi edhe më të gjatë se e jona. 

Tabela 2. Do ta konsideronit jetesën jashtë vendit?

Po

Jo

Mestaraja e Rajonit

44

51

Shqipëria

49

48

Kosova

57

38

Burimi: Këshilli i Bashkëpunit rajonal. Balcanbarometer 2023(shiko ketu).

Shifrat e mëspiërme nuk janë evidencë e mungesës së zhvillimit në Shqipëri, por e faktit që ky zhvillim nuk është gjithëpërfshirës. Për një pjesë të mirë të popullatës turizmi përkthehet në rritje çmimesh.

Ky fenomen zeron edhe efektin e rritjes së rrogës mesatare apo të pensioneve nga ana e qeverisë. Po ti shtojmë kësaj edhe faktin se arsimi dhe shëndetësia publike në Shqipëri janë ende nën mesataren e rajonit, si për nga cilësia edhe për pagesat që qytetarët duhet të bëjnë nga xhepi, atëherë bëhet evidente se mrekullia turistike e qeverisjes aktuale nuk prek një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptar.

Boomi turstik dhe rritja e çmimit të pasurive të paluajtëshme që ajo ka prodhuar favorizon mbi të gjitha sektorët më të pasur shoqëror që kanë mundësi investimi dhe spekulimi në këtë fushë. Këtu natyrisht përfshihet edhe krimi i organizuar që nëpërmjet industrisë së ndërtimit dhe spekulimit në sektorin e real estate mund të pastrojë paratë e shumta që xhiron. 

Thirrja që kryeministri Rama i bëri biznesmenëve sarandiotë të blejnë pasuri të paluajtëshme sepse çmimi i tyre do rritet pasi Shqipëria të futet në Evropë i drejtohet këtij sektori dhe jo popullatës shqiptare në përgjithësi.

A po mundohet Rama të mbajë gjallë flluskën e ndërtimit

Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë me shumë mund arrinë të blejnë një apartament për familjet e tyre dhe e kanë të pamundur të investojnë në blerjen e një apo dy apartamenteve të tjera për ti shitur nesër më shtrenjtë. Iniciativa si turizmi elitar që qeveria Rama po promovon kanë në qendër segmentet më të pasura të shoqërisë shqiptare dhe jo shumicën e qytetarëve shqiptar. Për këtë arësye investimet e qeverisë Rama shpesh reflektojnë interesat e këtij sektori më shumë se sa interesin publik. 

Kështu Shqipëria sot ka tunelin më të gjatë në Ballkan, atë të Llogarasë që e ka rritur vlerën e bregut jugor dhe të investimeve elitare që janë bërë aty. Ama Shqipëria ende nuk ka një linjë hekurudhore moderne dhe funksionale.

Tuneli i Llogarasë ka kushtuar 200 milio euro. Linja hekurudhore Tiranë-Rinas- Durrës-Porti i Durrësit, që është premtuar që në vitin 2014, kushton jo më shumë se 100 milion euro, sipas shifrave të qeverisë. E megjithatë qeveria Rama ndërtoi tunelin e Llogarasë përpara hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës-Porti i Durrësit që ende është në ndërtim.

Nuk dua të futem në debatin se sa i nevojëshëm ishte tuneli i Llogarasë ndërkohë që ekziston rruga e qafës së Llogarasë apo rruga e re për të shkuar në Sarandë. Ama është e vështirë të argumentosh që tuneli i Llogarasë ishte më prioritar për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare sesa hekurudha Tiranë – Durrës, që lidh jo vetëm dy qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe portin dhe aeroportin më të madh të vendit.

E thënë ndryshe interesi publik, qoftë për qytetarët, qoftë për industrinë vendase, ishte linja hekurudhore Tiranë-Durrës – Rinas – Porti Detar. Prioriteti i sektorëve të ngushtë social që pasurohen nëpërmjet ndërtimit dhe spekulimit në real estate, dhe që nuk udhëtojnë me tren, ishte tuneli i Llogarasë. 

Ndaj sot ende nuk kemi një linjë hekurudhore Tiranë-Durrës që do i shërbente qindra mijëra qytetarëve që nuk udhëtojnë me jahte dhe charter. Ama kemi një alamet tunel Llogaraje që vlen sa dyfishi i linjës hekurudhore më strategjike dhe të rëndësishme në Shqipëri. 

Pa përmndur faktin që arteria kryesore rrugore e Shqipërisë, autostrada Tiranë – Durrës, është ende në shumicën e saj pa drita, pa sinjalistikën e duhur për udhëtimin natën, e degraduar dhe në kolaps të vazhdueshëm nga trafiku i tepërt. 

Janë shembuj që tregojnë se në modelin e zhvillimit aktual interesi publik del në plan të dytë në raport me interesat dhe preferencat e një sektori të ngushtë elitar që pasurohet nëpërmjet një bumi turistik që i mundëson investim në pasuri të paluajtëshme sidomos në kryeqytet dhe në zonat bregdetare. 

Për këtë arësye ne sot kemi tre aeroporte ndërkombëtare moderne por nuk kemi tre stacione autobuzi moderne në qytetet tona kreysore. Në maj, me rastin e zgjedhjeve, hapet aeroporti i Vlorës me pistën më të gjatë në Ballkan, një arësye më shumë që të krenohen vlonjatët tanë. E megjithatë Vlora nuk ka një stacion autobuzi qendror të hajrit për atë shumicë qytetarësh që udhëton më shumë me autobus sesa me avión. 

Shou me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës para katër vitesh në Kukës

Në Durrës ekziston projekti për një marinë luksoze jahtesh, por ende nuk propogandohet projekti për një stacion qendror dinjitoz autobuzi. Pa folur për modernizimin dhe zgjerimin e transportit urban për atë shumicë qytetare që nuk kanë prioritet parkimin e jahtit familjar.

Është paradoksale të mendosh se gjatë qeverisjes socialiste është prodhuar miliarderi i parë shqiptar dhe ballkanas, Zamir Mane, por ende nuk është modernizuar hekurudha Tiranë-Durrës. Është akoma më paradoksale të mendosh që ka shumë gjasa që gjatë qeverisë socialiste të formësohet edhe ndonjë miliarder i dytë shqiptar, i tipit Kastrati. 

Kështu Shqipëria do jetë e para në rajon për numrin e miliarderëve dhe e fundit përsa i përket transportit, arësimit dhe shëndetësisë publike, për të cilat natyrisht miliarderët nuk kanë nevojë. 

Nuk është një paradoks i rastësishëm. Është produkt i llogjikës së një modeli zhvillimi që mund ta quajmë dubaizim, sepse bazohet tek modeli i Dubait.

Tre janë faktorët kryesor të zhvillimit të Dubait, sektori i ndërtimit dhe i spekulimit në pasuri të paluajtëshme, që përfshijnë edhe pastrimin e parave të krimit organizaur në nivel ndërkombëtar, turizmi që përfshin edhe aviacionin, si dhe shërbimet financiare.  

Është një model i adhuruar si nga të pasurit dhe nga krimi i organizuar sepse ofron mundësi të mëdha pasurimi dhe pastrimi parash për ata që kanë para me shumicë. Nuk është rastësi që Dubai shpesh quhet “parajsa e gangsterëve” (shiko ketu).

Pas fasadës xixëlluese të gradacieleve të Dubait fshihet një realitet social tronditës. Përtej një pakice prej rreth 15-20% që përbëhen nga qytetarë arab dhe emigrantët e pasur që quhen expats, shumica dërrmuese e popullatës së Dubait janë emigrant të varfër nga Azia Juglindore. Ata punojnë dhe shpesh jetojnë në kushte skllavërie, pa një rrogë minimale, pa të drejta ligjore dhe në varësi totale të sponsorëve lokal. (shiko ketu).

Nuk duhet të harrojmë se Dubai është pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe, një monarki mesjetare dhe jo një demokraci moderne. Dubai është një parajsë për një elitë të pasur, për aristokracinë e financave dhe krimit të organizuar në nivel global, por jo për shumicën e punëtorëve që e mbajnë atë në këmbë. Shumica e varfër që punon aty e ka të pamundur të shijojë luksin dubaist.

Është ky model që duket se po implementon sot qeveria Rama si në Tiranë edhe në Durrës, ku premtoi se do ta transformonte qytetin tonë 3000 vjeçar në një kopje të Dubait, një qytet i themeluar në shekullin e 18.   

Modeli zhvillimor i Dubait fillon në vitin 1966 kur aty zbulohet nafta. Nafta prodhon kapitalin fillestar që nxit bumin ndërtimor dhe e transformon Dubain në një qendër globale të financave, turizmit, tregtisë dhe pastrimit të parave nëpërmjet investimeve në real estate (pasuri të paluajtëshme). 

Në rastin e Shqipërisë, në mungesë të naftës, dubaizimi fillon me kanabizimin e plotë të Shqipërisë me ardhjen në pushtet të koalicionit PS-LSI në vitin 2013. Ashtu sikurse nafta në Dubai, tregëtia e kanabisit në Shqipëri duket se prodhon kapitalin fillestar që stimulon më pas bumin ndërtimor të gradacieleve ku investohet dhe pastrohet ky kapital, bashkë me kapitale tjera që vijnë nga jashtë.   

Projekte si Marina e Durrësit janë skemat tipike si funksionon ky sistem. Privatizohet trualli publik për të mundësuar pastrimin dhe shtimin e kapitaleve të mëdha financiare private lokale dhe ndërkombëtare. Marina e Durrësit nuk është një projekt që ka në qendër qytetarin e thjeshtë por investuesit e mëdhenj, me para të pastra dhe të pista, që do investohen aty. 

Në këtë kontekst afrimiteti dhe penetrimi i krimit të organizuar në qeverinë e Partisë Socialiste nuk është një kapriço e Ramës. Nuk është as thjesht produkt i nevojës së Partisë Socialiste për të blerë apo kapur zgjedhjet. Edhe pse PS-ja e përdor krimin e organizuar në zgjedhje për të blerë vota, ajo zgjedhjet i fiton lehtë përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar.

Është modeli zhvillimor dubaist që i krijon hapësira investimi dhe konsolidimi krimit të organizuar dhe kapitaleve të shumta që ai prodhon. Një ekonomi që bazohet tek spekulimi me pasuritë e paluajtëshme më shumë sesa tek prodhimi, industria dhe teknologjia, tërheq lehtësisht kapitalet e pista që prodhohen nga narkotrafiku. 

Ky model zhvillimi prodhon pasurim marramendës për një sektor të ngushtë të shoqërisë, por varfëron shumicën e saj, për dy arësye. Së pari, sepse spekulimi me pasuritë e paluajtëshme rrit cmimet shumë më tepër sesa pagat dhe pensionet. 

Së dyti, sepse ky model zhvillimi e drejton kapitalin drejt investimeve me fitim të shpejtë dhe shpesh spekullativ, si ndërtimi, shit-blerja e pasurive të paluajtëshme, apo shërbimet financiare, dhe jo drejt zhvillimit teknologjik dhe industrial që prodhon zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirës.  

Është një model zhvillimor që i thellon në vend që ti sheshojë pabarazitë sociale. Ofron shumë mundësi fitimi pë ata që kanë shumë para, por pak mundësi mobiliteti social për ata që nuk janë të pasur dhe që nuk duan të pasurohen nëpërmjet krimit. 

Mobiliteti social për shtresat e ulëta në qytete si Dubai është shumë pranë zeros, edhe pse është një nga qytetet me numrin më të lartë të milionerëve në botë (shiko ketu)Diçka e tillë po ndodh gjithnjë e më shumë edhe në Tiranë dhe në Shqipëri ku specia më e rrezikuar dhe më e dhunuar është qytetari i thjeshtë dhe i ndershëm. Kjo shpjegon se përse zhvillimi që ka përjetuar dhe po përjeton Shqipëria nuk e ka ndalur arratinë e popullësisë së saj. Është një zhvillim që pasuron një pakicë gjithnjë e më të vogël dhe gjithnjë e më të pasur, teksa e bën më të vështirë dhe të shtrenjë jetën për shumicën e qytetarëve, sidomos atyre të ndershëm. 

Ndaj nëse nesër Shqipëria transformohet në Dubain e BE-së, siç premton kryeministri Rama, nuk është aspak çudi që pasaporta evropiane të shërbejë për ta zbarzur edhe më tej vendin tonë. 

Natyrisht shpejt ai mund të mbushet me një grusht miliarderësh dhe milionerësh të pasur vendas dhe nga Evropa dhe Amerika, si dhëndri i Trumpit, me elitën e krimit të organizuar global dhe me një shumicë emigrantësh të varfër nga Azia. Tamam si Dubai. 

 

Shkruar nga Blendi Kajsiu, enkas pë Lapsi.al

The post Për kë po zhvillohet Shqipëria? appeared first on Lapsi.al.

PD denoncon në KQZ Erion Isain: Përdor postin publik për të bërë fushatë

By: user 8
18 April 2025 at 15:43

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste.

Sipas PD-së, Isai ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në Greqi (Athinë, Volos, Agia, Larisa), në Londër dhe në qytete të tjera, duke përdorur slogane dhe simbole të Partisë Socialiste në postimet e tij në rrjete sociale. Në këto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-në dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë parti në zgjedhjet e 11 majit.

PD pretendon se Isai ka vepruar si “kryetar bashkie-ushtar” i PS-së, duke ndikuar te votuesit përmes takimeve dhe regjistrimeve në Regjistrin e Emigrantëve (PER), në mënyrë të përsëritur dhe që prej janarit 2025.

Në ankesë, PD thekson se Erion Isai ka shkelur ligjin duke përfshirë pushtetin vendor në fushatë politike dhe duke promovuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet parlamentare. Sipas PD-së, kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dhe paraqet një precedent të rrezikshëm të pandëshkueshmërisë.

PD kërkon nga KQZ marrjen e masave për ndalimin e veprimtarive të tilla dhe ndëshkimin e zyrtarëve që përdorin postin publik për qëllime elektorale.

The post PD denoncon në KQZ Erion Isain: Përdor postin publik për të bërë fushatë appeared first on Lapsi.al.

Trupi i 24-vjeçares palestineze ende në morg, nëna e saj pritet të vijë në Tiranë

By: user 5
5 April 2025 at 14:47

Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fdadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare.

Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.

Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.

Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë.

The post Trupi i 24-vjeçares palestineze ende në morg, nëna e saj pritet të vijë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

❌