Normal view

Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

By: user7
8 May 2025 at 09:37

Tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë janë arrestuar në Dubai, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Në pranga janë vënë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Daka ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin një person për lëvizjet e tij dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e një personi tjetër. Gjithashtu ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, Talo Çelës.

Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Koçi ka marrë pjesë në dy vrasje dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e dy të tjerëve. Ai ka ndihmuar Çelën për tu fshehur.

Ado Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar Çelën duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë dhe ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e tij.

The post Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale appeared first on Lapsi.al.

Arrestohen tre shqiptarë në Dubai për ngjarje kriminale, përkrahës të Talo Çelës

8 May 2025 at 08:50

Tre shtetas shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela janë arrestuar në Dubai. Në kuadër të operacionit “Wanted”, u kapën shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

-ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

The post Arrestohen tre shqiptarë në Dubai për ngjarje kriminale, përkrahës të Talo Çelës appeared first on Lapsi.al.

Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati

By: user7
6 May 2025 at 14:31

Vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni.

Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Pas konfliktit policia ka sqaruar se Bledjon Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Avokati i Nallbatit, Nevzat Tarelli ka folur për mediat pas seancës duke deklaruar se në vlerësimin e palës mbrojtëse nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.

Avokati Nevzat Tarelli: Sapo ka mbaruar seanca gjyqësore. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ka vlerësuar të drejtë dhe të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nën dyshimin për veprat penale: Prishje e qetësisë publike dhe pengimit të qarkullimit. Kjo e dyta është vepër penale por ne kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm duke deklaruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe refuzimin e kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën e sigurimit personal pasi asnjë nga dy veprat pemale për të cilat është dhënë kjo masë sot. Nga pamjet filmike rezulton qartësisht se nuk ekziston pengimi i qarkullimit, i cili vazhdon lirshëm dhe duket edhe në pamjet filmike që gjykata nuk i administron pra ka vetëm printime të fotove pasi prokuroria nuk ja ka vënë në fispozicion me argumentin se nuk i kemi marrë videot, ndërkohë që përshkruhet në aktet nga kqyrja e pamjeve filmike. Ky ka qenë edhe debati në seancë. Në vlerësimin tonë mungojnë edhe elementët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë që është kundërvajtje penale. Ka pasur një akt të motivuar nga OPGJ për shkak se aty ka ndodhur një imcident një konflikt verbal midis dy persona dhe ka ndodhur në unazën e qytetit të Blishtit, tek rrethrotullimi i Mirasit. Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.

The post Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati appeared first on Lapsi.al.

Prizren/ Krim i rëndë në familje, babai νret vajzën 15-vjeçare

6 May 2025 at 08:51

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi. Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Autori eshte ndaluar nga policia, ndërsa mësohet se familja është me origjine turke.

The post Prizren/ Krim i rëndë në familje, babai νret vajzën 15-vjeçare appeared first on Lapsi.al.

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

5 May 2025 at 10:39

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai në Tiranë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Mbrojtësi ligjor i Çapjas paraqiti në sekretari një procesverbal të një seance të procesit “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Procesverbali përmban disa pasazhe në të cilat është përmendur Florenc Çapja nga bashkëpunëtori i drejtësisë.

Përveç ekspozimit të tij në dosjen “Plumbi i Artë”, Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë me vendim të formës së prerë për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e shënuar në 2012 në Elbasan.

Ai po ashtu akuzohet edhe për vrasjen e oficerit Fadil Mema në vitin 2006. Gjykata e Elbasanit pushoi çështjen ndaj tij me argumentin se nuk gjeti prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Durrësit. Vendimit iu bë rekurs nga prokuroria në Gjykatën e Lartë, teksa me vendim të shkallës së tretë të gjyqësorit kjo çështje është rikthyer sërish për rigjykim në Elbasan.

The post U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

Mbërrin Florenc Çapja, masa të forta sigurie në Rinas

By: user 4
2 May 2025 at 17:41

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie.

Ai është ekstraduar dhe është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapajn. 8 vite në arrati, fshihej në Dubai
Florenc Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh ku jetonte i pashqetësuar, ndërsa pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë. Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.

Florenc Çapja dhe xhaxhai i tij Ardian Çapja, i cili ndodhet aktualisht në burg, janë dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir në banesën e tyre në Elbasan në 2012.

Akuza ndaj tyre u bazua në dëshminë e Ervis Bardhit, që mban statusin e të penduarit të drejtësisë, i cili deklaroi se vrasja e babë e bir u porosit nga Ardian e Florenc Çapja për shumën e 50 mijë eurove. Bardhi është dënuar 15 vite burgim.

Olsi Leku që ka vepruar si ekzekutor është dënuar po ashtu përjetësisht, ndërsa Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani janë cilësuar fajtorë e dënuar me nga 25 vite burgim secili.

Pas dënimit, SPAK hetoi pasurinë e Çapjave dhe vendosi sekuestro mbi disa asete, ndërsa është duke hetuar nën dyshimet se pjesëtarët e këtij grupi janë të përfshirë në krime të rënda të ndodhura në Elbasan.

The post Mbërrin Florenc Çapja, masa të forta sigurie në Rinas appeared first on Lapsi.al.

Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

By: user 4
2 May 2025 at 12:42

Ekstradohet këtë të premte nga Dubai, Florenc Çapja, një nga pjestarët e grupit kriminal në Elbasan, që akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe një sërë ngjarjesh kriminale në këtë qytet. Çapja është pjesë e grupit rival të Suel Çelës, i njohur për marrëdhënien e ngushtë me socialistët në pushtet.

Më herët, SPAK kishte sekuestruar disa pasuri të Florenc Çapjas, ndërsa ai është përmendur në dëshminë e Nuredin Dumanit për porositë e vrasjes së dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Vrasja e babë e bir

Çapja akuzohet edhe për organizimin e vrasjes së babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri. Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Porosia për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Për “kokën” e Sokol Sanxhaktarit, Florenc Çapja kishte rënë dakort me Dumanin për 200 mijë euro. Ndërsa djegien e magazinës Nuredin Dumani e kreu për 5 mijë euro. Për këtë bashkëpunoi me Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin.

Pakti mes të dyve ishte prishur pas një bisede mes Florenc Çapjas dhe Altin Dumanit. Ai ka treguar se Florenci i ka thënë gjatë bisedës së përse nuk pajtohet me Talo Çelën. Ky ka qenë dhe momenti që Nuredin Dumani ka dyshuar se Florenc Çapja dhe Talo Çela janë bashkë.

Dumani është larguar dhe më pas ka filluar të qëndrojë i distancuar, ndërsa Florenc Çapja ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të takoheshin dhe mbaruar punët e lënë përgjysëm.

Dëshmia:

“…Florenci, më tha:”…pse more burrë ça bëra?

I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen?
Me tha:”…unë jam ndryshe me Suelin ndërsa ti je ndryshe me Talon…”.

I thash:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”.

Pastaj folëm vetëm në telefon dhe unë i thashë:“…s’jemi, më as miq po shpresoj as armiq…”.

Në deklarimin e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, Nuredin Dumani, ka shpjeguar këtë moment si më poshtë vijon:

Dëshmia:

“…marrëdhënia me Florencin dhe Bledarin, u prish për shkak se gjatë një takimi, të fundit ai më tha: Pse nuk pajtohesh me Talo Çelen?

Në atë moment unë dyshova se këto janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbapra shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre.

U largova butë dhe i thashë: “…do diskutojmë bashkë…”.

Pastaj folëm vetëm në telefon SKY dhe unë i thashë: ”…s’jemi, më as miq, po shpresoj as armiq…”. Ai më tha:”…pse more burrë, ça bëra…?. I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen…?

Më tha: ”…unë jam ndryshe me Suelin, ndërsa ti je ndryshe me Talon…”. I thashë:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”. Dhe muhabeti u mbyll pastaj.

Më ka dërguar Eljo Bitrin disa here, për tu takuar përsëri me ata, por unë nuk pranoja.Këtu u mbyll ky takim…”.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas.

The post Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja appeared first on Lapsi.al.

Organizata AI për Shqipërinë: Pacientëve me kancer iu mohua kujdesi shëndetësor falas

By: user7
29 April 2025 at 11:49

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International (AI), ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në të gjithë globin ku edhe Shqipëria zë vendin e saj me konluzione në aspektin e të drejtave për shëndet, dhunës seksuale dhe atë bazuar në gjini, për trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues, për lirinë e shprehjes, të drejtat e emigrantëve, diskriminimin dhe personat LGBTI.

Në raportin për Shqipërinë shkruhet se pacientëve me kancer iu mohua qasja në kujdes shëndetësor falas në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Gjithashtu raporti thekson se dhuna në familje e përhapur ndaj grave dhe vajzave vazhdoi.

Sipas Amnesty International, njerëzit në burgje përjetuan mbipopullim dhe kujdes shëndetësor të pamjaftueshëm. Raporti shton se kërcënimet ndaj lirisë së shtypit vazhduan ndërsa gazetarët vijuan të përballeshin me kërcënime si nga politikanët ashtu edhe nga krimi i organizuar.

Amnesty International thekson se shqetësimet për të drejtat e refugjatëve u ngritën nga miratimi i një marrëveshjeje me Italinë në lidhje me qendrat e paraburgimit për azilkërkuesit e shpëtuar në det. Po ashtu në raport shkruhet se sa i përket diskriminimit, janë gjetur prova të ndarjes dhe diskriminimit de facto të fëmijëve romë dhe egjiptianë në disa shkolla.

Pjesë nga raporti i Amnesty International:

Pacientëve me kancer iu mohua qasja në kujdes shëndetësor falas në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Dhuna në familje e përhapur ndaj grave dhe vajzave vazhdoi. Njerëzit në burgje përjetuan mbipopullim dhe kujdes shëndetësor të pamjaftueshëm. Kërcënimet ndaj lirisë së shtypit vazhduan. Shqetësimet për të drejtat e refugjatëve u ngritën nga miratimi i një marrëveshjeje me Italinë në lidhje me qendrat e paraburgimit për azilkërkuesit e shpëtuar në det.

E drejta për shëndet

Disa pacientë që kishin nevojë për trajtim për kancerin u transferuan nga mjekët nga Spitali Shtetëror Nënë Tereza në kryeqytet, në klinikat e tyre private me pagesë. Mjekët u pezulluan dhe hetimet ishin duke vazhduar. Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore theksoi shqetësimet në lidhje me pamjaftueshmërinë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor, mungesën e personelit, mungesën e aksesit në shërbime të specializuara për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, veçanërisht në zonat rurale.

Dhuna seksuale dhe e bazuar në gjini

Policia raportoi se, në gjashtë muajt e parë të vitit, 686 gra i ishin nënshtruar dhunës në familje, një rritje prej 30 rastesh krahasuar me vitin e kaluar. Një studim në maj theksoi se mungesa e mbështetjes institucionale i detyroi viktimat e dhunës në familje të ktheheshin te abuzuesit e tyre. Komiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës theksoi se procedura për marrjen e ndihmës ligjore falas duhet të rishikohet për të siguruar akses më të mirë për viktimat e dhunës në familje.

Trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues

Në janar, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës shprehu përsëri shqetësime në lidhje me kushtet e jetesës së pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë në paraburgim. Në objektin e përkohshëm që strehon pacientë psikiatrikë brenda Burgut të Lezhës, Komiteti ishte i shqetësuar për mbipopullimin, mungesën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e dobët. Nënkomiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës raportoi veçmas një numër të lartë njerëzish në paraburgim dhe akses të pamjaftueshëm në kujdesin shëndetësor për njerëzit në paraburgim.

Liria e shprehjes

Në maj, Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024 nga Reporterët pa Kufij zbuloi se liria e shtypit dhe pavarësia e medias shqiptare ishin “të kërcënuara nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak”. Ai zbuloi se gazetarët vazhduan të përballeshin me kërcënime si nga politikanët ashtu edhe nga krimi i organizuar.

Të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve

Në janar, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje me Italinë në lidhje me ndërtimin e dy qendrave të paraburgimit në Shqipëri për të mbajtur azilkërkuesit e shpëtuar nga anijet shtetërore italiane, pavarësisht shqetësimeve për paraburgim arbitrar. Azilkërkuesit e parë të ndaluar sipas marrëveshjes, nga Bangladeshi dhe Egjipti, u kthyen në Itali pas një vendimi tjetër të gjykatës italiane në tetor; kjo u dha atyre të drejtën që kërkesat e tyre për azil të përpunoheshin në Itali.

Diskriminimi

Romët dhe Egjiptianët

Në prill, Komiteti CERD theksoi sfidat e vazhdueshme për romët dhe egjiptianët, duke përfshirë vështirësitë në marrjen e dokumenteve të regjistrimit të lindjes dhe identitetit, dhe aksesin në shërbimet publike. Komiteti gjeti prova të ndarjes dhe diskriminimit de facto të fëmijëve romë dhe egjiptianë në disa shkolla.

Personat LGBTI

Në maj, një martesë simbolike e të njëjtit seks në Tiranë shkaktoi polemika pavarësisht se nuk ishte njohur ligjërisht. Ajo shkaktoi zemërim nga e djathta politike dhe grupet fetare, duke çuar në rritjen e gjuhës së urrejtjes kundër komunitetit LGBTI. Në korrik, Eksperti i Pavarur i OKB-së për mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor i kërkoi qeverisë të harmonizojë ligjet dhe politikat me realitetet me të cilat përballen personat LGBTI, duke njohur përvojën e tyre të stigmatizimit dhe diskriminimit në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe jetën e përditshme.

The post Organizata AI për Shqipërinë: Pacientëve me kancer iu mohua kujdesi shëndetësor falas appeared first on Lapsi.al.

Për kë po zhvillohet Shqipëria?

By: user 2
26 April 2025 at 16:33

Përtej zallamahisë elektorale debati themelor mes PS-së dhe PD-së mbetet po ai i viteve 1990; a po zhvillohet apo jo Shqipëria? A po shkon apo jo drejt Evropës? 

Ama Shqipëria e sotme, ndryshe nga klasa jonë politike, nuk është ajo e viteve 1990. Pavarësisht nihilizmit berishist Shqipëria është zhvilluar ndjeshëm gjatë qeverisjes Rama. Ashtu sikurse u zhvillua dje edhe gjatë qeverisjes Berisha.

Transformimi i Shqipërisë në një destinación turistik global është një realitet i pamohueshëm. Ashtu sikurse edhe rritja e PPB-së, e rrogave dhe transformimi i infrastrukturës dhe i shumë qyteteve dhe fshatrave shqiptare nga Tirana dhe deri në Sarandë dhe Theth.

Ndaj debati nëse Shqipëria po zhvillohet apo jo sot është krejt pa sens. Debati real që duhet të zhvillohej në fushatën elektorale është mbi mënyrën se si po zhvillohet vendi ynë. A kemi të bëjmë me një zhvillim të qëndrueshëm apo me një zhvillim që bazohet tek spekulimi me pasuritë e paluajtëshme dhe me pastrimin e parave? Kush janë përfituesit kryesor të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë sot? Ndonëse debati në lidhje me modelin zhvillimor të qeverisjes Rama duket paksa elitar ai është i rëndësishëm sepse lidhet direkt me përfituesit e zhvillimit. Një model zhvillimor i qëndrueshëm prodhon përfitim për shumicën e popullatës dhe jo për një pakicë të vogël. 

Ai bazohet tek rritja e produktivitetit të forcës së punës, që lidhet me investimin në shëndetësi, teknologji, inovacion dhe edukim. Në këto fusha Shqipëria vazhdon të jetë nën mesataren e Ballkanit.  

Zhvillimi i paqëndrueshëm nga ana tjetër është shpesh produkt i bumit në ndërtim, i spekulimit me real estate (pasuria e paluajtëshme), apo i pastrimit të parave të pista. Ai prodhon rritje të çmimit të banesave dhe të konsumit luksoz që financohet nga importi, por jo një zhvillim të industrisë lokale nga i cili përfitojnë shumica e qytetarëve. 

DASH: Paratë e krimit shqiptar po pastrohen në ndërtim

Natyrisht unë nuk mendoj se i gjithë zhvillimi i Shqipërisë sot bazohet thjesht tek spekulimi apo pastrimi i parave, sikurse pretendon opozita. Rritja e industrisë së turizmit është një fakt konkret që e hedh poshtë këtë tezë.

Ama modeli i zhvillimit i qeverisjes aktuale gjithnjë e më tepër po prodhon përfitime për një grusht gjithnjë e më të ngushtë përfituesish të mëdhenj, dhe jo për shumicën dërrmuese të qytetarëve. Është një model që po bazohet gjithnjë e më shumë tek spekullimi me pasuritë e paluajtëshme, mjaft tërheqës për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave të pista. 

Pikërisht për këtë arësye shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar janë të pakënaqur sot me ekonominë shqiptare edhe pse ajo është zhvilluar dhe ka përjetuar një bum turistik. Me shumë gjasa ky zhgënjim vjen si pasojë e faktit se për shumë prej tyrë bumi turistik është përjetuar si rritje çmimesh më shumë sesa si përfitim direkt ekonomik. 

Tabela 1. Sa të kënaquer jeni me situatën eknomike në vend (2023)?

Krejtësisht i pakënaqur

Kryesisht i pakënaqur

As i kënaqur as i pakënaqur

Kryesisht i kënaqur

Krejtësisht i kënaqur

Mestaraja e Rajonit

21

30

27

19

3

Shqipëria

24

36

25

15

1

Kosova

7

15

37

33

9

Burimi: Këshilli i Bashkëpunit rajonal. Balcanbarometer 2023 (shiko ketu)

Sikurse tregon Tabela 1 sipër, 60% të qytetarëve shqiptar janë ose krejtësisht të pakënaqur (36%) ose kryesisht të pakënaqur (24%) me situatën ekonomike në vend. Ky nivel pakënaqësie është më i lartë se mestaraja e rajonit tonë (Ballkani Perëndimor) që është 57% dhe shumë më i lartë se pakënaqësia me gjendjen ekonomike në Kosovë (22%).  

Nuk është rastësi që shumica e qytetarëve shqiptarë edhe pas mrekullisë turistike të qeverisë Rama vazhdojnë ta shikojnë emgrimin si një opsión. Edhe në këtë aspekt Shqipëria është mbi mesataren e rajonit, ndonëse nën nivelin e Kosovës që ka një histori emigrimi edhe më të gjatë se e jona. 

Tabela 2. Do ta konsideronit jetesën jashtë vendit?

Po

Jo

Mestaraja e Rajonit

44

51

Shqipëria

49

48

Kosova

57

38

Burimi: Këshilli i Bashkëpunit rajonal. Balcanbarometer 2023(shiko ketu).

Shifrat e mëspiërme nuk janë evidencë e mungesës së zhvillimit në Shqipëri, por e faktit që ky zhvillim nuk është gjithëpërfshirës. Për një pjesë të mirë të popullatës turizmi përkthehet në rritje çmimesh.

Ky fenomen zeron edhe efektin e rritjes së rrogës mesatare apo të pensioneve nga ana e qeverisë. Po ti shtojmë kësaj edhe faktin se arsimi dhe shëndetësia publike në Shqipëri janë ende nën mesataren e rajonit, si për nga cilësia edhe për pagesat që qytetarët duhet të bëjnë nga xhepi, atëherë bëhet evidente se mrekullia turistike e qeverisjes aktuale nuk prek një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptar.

Boomi turstik dhe rritja e çmimit të pasurive të paluajtëshme që ajo ka prodhuar favorizon mbi të gjitha sektorët më të pasur shoqëror që kanë mundësi investimi dhe spekulimi në këtë fushë. Këtu natyrisht përfshihet edhe krimi i organizuar që nëpërmjet industrisë së ndërtimit dhe spekulimit në sektorin e real estate mund të pastrojë paratë e shumta që xhiron. 

Thirrja që kryeministri Rama i bëri biznesmenëve sarandiotë të blejnë pasuri të paluajtëshme sepse çmimi i tyre do rritet pasi Shqipëria të futet në Evropë i drejtohet këtij sektori dhe jo popullatës shqiptare në përgjithësi.

A po mundohet Rama të mbajë gjallë flluskën e ndërtimit

Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë me shumë mund arrinë të blejnë një apartament për familjet e tyre dhe e kanë të pamundur të investojnë në blerjen e një apo dy apartamenteve të tjera për ti shitur nesër më shtrenjtë. Iniciativa si turizmi elitar që qeveria Rama po promovon kanë në qendër segmentet më të pasura të shoqërisë shqiptare dhe jo shumicën e qytetarëve shqiptar. Për këtë arësye investimet e qeverisë Rama shpesh reflektojnë interesat e këtij sektori më shumë se sa interesin publik. 

Kështu Shqipëria sot ka tunelin më të gjatë në Ballkan, atë të Llogarasë që e ka rritur vlerën e bregut jugor dhe të investimeve elitare që janë bërë aty. Ama Shqipëria ende nuk ka një linjë hekurudhore moderne dhe funksionale.

Tuneli i Llogarasë ka kushtuar 200 milio euro. Linja hekurudhore Tiranë-Rinas- Durrës-Porti i Durrësit, që është premtuar që në vitin 2014, kushton jo më shumë se 100 milion euro, sipas shifrave të qeverisë. E megjithatë qeveria Rama ndërtoi tunelin e Llogarasë përpara hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës-Porti i Durrësit që ende është në ndërtim.

Nuk dua të futem në debatin se sa i nevojëshëm ishte tuneli i Llogarasë ndërkohë që ekziston rruga e qafës së Llogarasë apo rruga e re për të shkuar në Sarandë. Ama është e vështirë të argumentosh që tuneli i Llogarasë ishte më prioritar për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare sesa hekurudha Tiranë – Durrës, që lidh jo vetëm dy qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe portin dhe aeroportin më të madh të vendit.

E thënë ndryshe interesi publik, qoftë për qytetarët, qoftë për industrinë vendase, ishte linja hekurudhore Tiranë-Durrës – Rinas – Porti Detar. Prioriteti i sektorëve të ngushtë social që pasurohen nëpërmjet ndërtimit dhe spekulimit në real estate, dhe që nuk udhëtojnë me tren, ishte tuneli i Llogarasë. 

Ndaj sot ende nuk kemi një linjë hekurudhore Tiranë-Durrës që do i shërbente qindra mijëra qytetarëve që nuk udhëtojnë me jahte dhe charter. Ama kemi një alamet tunel Llogaraje që vlen sa dyfishi i linjës hekurudhore më strategjike dhe të rëndësishme në Shqipëri. 

Pa përmndur faktin që arteria kryesore rrugore e Shqipërisë, autostrada Tiranë – Durrës, është ende në shumicën e saj pa drita, pa sinjalistikën e duhur për udhëtimin natën, e degraduar dhe në kolaps të vazhdueshëm nga trafiku i tepërt. 

Janë shembuj që tregojnë se në modelin e zhvillimit aktual interesi publik del në plan të dytë në raport me interesat dhe preferencat e një sektori të ngushtë elitar që pasurohet nëpërmjet një bumi turistik që i mundëson investim në pasuri të paluajtëshme sidomos në kryeqytet dhe në zonat bregdetare. 

Për këtë arësye ne sot kemi tre aeroporte ndërkombëtare moderne por nuk kemi tre stacione autobuzi moderne në qytetet tona kreysore. Në maj, me rastin e zgjedhjeve, hapet aeroporti i Vlorës me pistën më të gjatë në Ballkan, një arësye më shumë që të krenohen vlonjatët tanë. E megjithatë Vlora nuk ka një stacion autobuzi qendror të hajrit për atë shumicë qytetarësh që udhëton më shumë me autobus sesa me avión. 

Shou me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës para katër vitesh në Kukës

Në Durrës ekziston projekti për një marinë luksoze jahtesh, por ende nuk propogandohet projekti për një stacion qendror dinjitoz autobuzi. Pa folur për modernizimin dhe zgjerimin e transportit urban për atë shumicë qytetare që nuk kanë prioritet parkimin e jahtit familjar.

Është paradoksale të mendosh se gjatë qeverisjes socialiste është prodhuar miliarderi i parë shqiptar dhe ballkanas, Zamir Mane, por ende nuk është modernizuar hekurudha Tiranë-Durrës. Është akoma më paradoksale të mendosh që ka shumë gjasa që gjatë qeverisë socialiste të formësohet edhe ndonjë miliarder i dytë shqiptar, i tipit Kastrati. 

Kështu Shqipëria do jetë e para në rajon për numrin e miliarderëve dhe e fundit përsa i përket transportit, arësimit dhe shëndetësisë publike, për të cilat natyrisht miliarderët nuk kanë nevojë. 

Nuk është një paradoks i rastësishëm. Është produkt i llogjikës së një modeli zhvillimi që mund ta quajmë dubaizim, sepse bazohet tek modeli i Dubait.

Tre janë faktorët kryesor të zhvillimit të Dubait, sektori i ndërtimit dhe i spekulimit në pasuri të paluajtëshme, që përfshijnë edhe pastrimin e parave të krimit organizaur në nivel ndërkombëtar, turizmi që përfshin edhe aviacionin, si dhe shërbimet financiare.  

Është një model i adhuruar si nga të pasurit dhe nga krimi i organizuar sepse ofron mundësi të mëdha pasurimi dhe pastrimi parash për ata që kanë para me shumicë. Nuk është rastësi që Dubai shpesh quhet “parajsa e gangsterëve” (shiko ketu).

Pas fasadës xixëlluese të gradacieleve të Dubait fshihet një realitet social tronditës. Përtej një pakice prej rreth 15-20% që përbëhen nga qytetarë arab dhe emigrantët e pasur që quhen expats, shumica dërrmuese e popullatës së Dubait janë emigrant të varfër nga Azia Juglindore. Ata punojnë dhe shpesh jetojnë në kushte skllavërie, pa një rrogë minimale, pa të drejta ligjore dhe në varësi totale të sponsorëve lokal. (shiko ketu).

Nuk duhet të harrojmë se Dubai është pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe, një monarki mesjetare dhe jo një demokraci moderne. Dubai është një parajsë për një elitë të pasur, për aristokracinë e financave dhe krimit të organizuar në nivel global, por jo për shumicën e punëtorëve që e mbajnë atë në këmbë. Shumica e varfër që punon aty e ka të pamundur të shijojë luksin dubaist.

Është ky model që duket se po implementon sot qeveria Rama si në Tiranë edhe në Durrës, ku premtoi se do ta transformonte qytetin tonë 3000 vjeçar në një kopje të Dubait, një qytet i themeluar në shekullin e 18.   

Modeli zhvillimor i Dubait fillon në vitin 1966 kur aty zbulohet nafta. Nafta prodhon kapitalin fillestar që nxit bumin ndërtimor dhe e transformon Dubain në një qendër globale të financave, turizmit, tregtisë dhe pastrimit të parave nëpërmjet investimeve në real estate (pasuri të paluajtëshme). 

Në rastin e Shqipërisë, në mungesë të naftës, dubaizimi fillon me kanabizimin e plotë të Shqipërisë me ardhjen në pushtet të koalicionit PS-LSI në vitin 2013. Ashtu sikurse nafta në Dubai, tregëtia e kanabisit në Shqipëri duket se prodhon kapitalin fillestar që stimulon më pas bumin ndërtimor të gradacieleve ku investohet dhe pastrohet ky kapital, bashkë me kapitale tjera që vijnë nga jashtë.   

Projekte si Marina e Durrësit janë skemat tipike si funksionon ky sistem. Privatizohet trualli publik për të mundësuar pastrimin dhe shtimin e kapitaleve të mëdha financiare private lokale dhe ndërkombëtare. Marina e Durrësit nuk është një projekt që ka në qendër qytetarin e thjeshtë por investuesit e mëdhenj, me para të pastra dhe të pista, që do investohen aty. 

Në këtë kontekst afrimiteti dhe penetrimi i krimit të organizuar në qeverinë e Partisë Socialiste nuk është një kapriço e Ramës. Nuk është as thjesht produkt i nevojës së Partisë Socialiste për të blerë apo kapur zgjedhjet. Edhe pse PS-ja e përdor krimin e organizuar në zgjedhje për të blerë vota, ajo zgjedhjet i fiton lehtë përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar.

Është modeli zhvillimor dubaist që i krijon hapësira investimi dhe konsolidimi krimit të organizuar dhe kapitaleve të shumta që ai prodhon. Një ekonomi që bazohet tek spekulimi me pasuritë e paluajtëshme më shumë sesa tek prodhimi, industria dhe teknologjia, tërheq lehtësisht kapitalet e pista që prodhohen nga narkotrafiku. 

Ky model zhvillimi prodhon pasurim marramendës për një sektor të ngushtë të shoqërisë, por varfëron shumicën e saj, për dy arësye. Së pari, sepse spekulimi me pasuritë e paluajtëshme rrit cmimet shumë më tepër sesa pagat dhe pensionet. 

Së dyti, sepse ky model zhvillimi e drejton kapitalin drejt investimeve me fitim të shpejtë dhe shpesh spekullativ, si ndërtimi, shit-blerja e pasurive të paluajtëshme, apo shërbimet financiare, dhe jo drejt zhvillimit teknologjik dhe industrial që prodhon zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirës.  

Është një model zhvillimor që i thellon në vend që ti sheshojë pabarazitë sociale. Ofron shumë mundësi fitimi pë ata që kanë shumë para, por pak mundësi mobiliteti social për ata që nuk janë të pasur dhe që nuk duan të pasurohen nëpërmjet krimit. 

Mobiliteti social për shtresat e ulëta në qytete si Dubai është shumë pranë zeros, edhe pse është një nga qytetet me numrin më të lartë të milionerëve në botë (shiko ketu)Diçka e tillë po ndodh gjithnjë e më shumë edhe në Tiranë dhe në Shqipëri ku specia më e rrezikuar dhe më e dhunuar është qytetari i thjeshtë dhe i ndershëm. Kjo shpjegon se përse zhvillimi që ka përjetuar dhe po përjeton Shqipëria nuk e ka ndalur arratinë e popullësisë së saj. Është një zhvillim që pasuron një pakicë gjithnjë e më të vogël dhe gjithnjë e më të pasur, teksa e bën më të vështirë dhe të shtrenjë jetën për shumicën e qytetarëve, sidomos atyre të ndershëm. 

Ndaj nëse nesër Shqipëria transformohet në Dubain e BE-së, siç premton kryeministri Rama, nuk është aspak çudi që pasaporta evropiane të shërbejë për ta zbarzur edhe më tej vendin tonë. 

Natyrisht shpejt ai mund të mbushet me një grusht miliarderësh dhe milionerësh të pasur vendas dhe nga Evropa dhe Amerika, si dhëndri i Trumpit, me elitën e krimit të organizuar global dhe me një shumicë emigrantësh të varfër nga Azia. Tamam si Dubai. 

 

Shkruar nga Blendi Kajsiu, enkas pë Lapsi.al

The post Për kë po zhvillohet Shqipëria? appeared first on Lapsi.al.

PD denoncon në KQZ Erion Isain: Përdor postin publik për të bërë fushatë

By: user 8
18 April 2025 at 15:43

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste.

Sipas PD-së, Isai ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në Greqi (Athinë, Volos, Agia, Larisa), në Londër dhe në qytete të tjera, duke përdorur slogane dhe simbole të Partisë Socialiste në postimet e tij në rrjete sociale. Në këto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-në dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë parti në zgjedhjet e 11 majit.

PD pretendon se Isai ka vepruar si “kryetar bashkie-ushtar” i PS-së, duke ndikuar te votuesit përmes takimeve dhe regjistrimeve në Regjistrin e Emigrantëve (PER), në mënyrë të përsëritur dhe që prej janarit 2025.

Në ankesë, PD thekson se Erion Isai ka shkelur ligjin duke përfshirë pushtetin vendor në fushatë politike dhe duke promovuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet parlamentare. Sipas PD-së, kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dhe paraqet një precedent të rrezikshëm të pandëshkueshmërisë.

PD kërkon nga KQZ marrjen e masave për ndalimin e veprimtarive të tilla dhe ndëshkimin e zyrtarëve që përdorin postin publik për qëllime elektorale.

The post PD denoncon në KQZ Erion Isain: Përdor postin publik për të bërë fushatë appeared first on Lapsi.al.

Trupi i 24-vjeçares palestineze ende në morg, nëna e saj pritet të vijë në Tiranë

By: user 5
5 April 2025 at 14:47

Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fdadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare.

Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.

Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.

Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë.

The post Trupi i 24-vjeçares palestineze ende në morg, nëna e saj pritet të vijë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

By: user 6
2 April 2025 at 22:59

Një skandal që ka përfshirë SPAK raportohet nga mediat. Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga kjo prokurori, nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes prej andej të dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.

Sipas të njëjtave burime ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku mësohet se është hakeruar sistemi i SPAK dhe janë marrë dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve të posacëm.

Në pranga thuhet se kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT si të dyshuar. Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për këtë çësjtje në studion e “Opinion” ku tha se ka dyshime të forta për hakerim.

“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, – tha Lala.

Sipas gazetares, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion Altin Dumani.

“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera“, – u shpreh ajo.

Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi. Kështu sipas saj është arritur tek dy personat e arrestuar.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi!

Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, – tha ajo. ©LAPSI.al

The post Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona appeared first on Lapsi.al.

Ana e errët e festave “porta potty” në Dubai/ Çfarë detyrohen të bëjnë modelet

By: user 6
30 March 2025 at 20:51

“Habibi come to Dubai”. Thirrja e famshme duket se ka edhe një anë të saj të erret përveç festave dhe luksit që reklamohet. Shqetësimet janë rritur sërish për festat “porta potty” që mbahen në Dubai pasi u mësua se një modele e OnlyFans nga Ukraina u gjet e braktisur dhe e plagosur rëndë në anë të një rruge.

20-vjeçarja Maria Kovalchuk dukej e lumtur kur u tha miqve të saj se ishte ftuar në një festë luksoze në një hotel në Dubai më 9 mars. Pas mbërritjes atje ajo u zhduk për 10 ditë. Vajza e re u gjet gati duke vdekur, e rrahur dhe e mbuluar me gjak, e shtrirë në anë të një rruge në Dubai me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e thyera.

Maria Kovalchuk (pictured), 20, who was found on the side of a road in Dubai with severe injuries, may have attended a 'porta potty' party

Besohet se vajza, e cila u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua 4 operacioneve për shpëtimin e jetës, po merrte pjesë në një festë “porta potty”, sipas “The Mirror”. Në këto festa, gratë paguhen në shuma marramendëse për të marrë pjesë në akte seksuale poshtëruese.

The Ukrainian model, who has since undergone four surgeries, was found with a broken spine and limbs

Çfarë janë festat “porta potty”?

Nga informacionet që qarkullojnë në internet mësohet se modelet fluturojnë deri në Dubai me të gjitha shpenzimet e paguara për të marrë pjesë në festa “porta potty”. Në Reddit janë krijuar forume për këtë temë, ku përdoruesit diskutojnë për këto festa. Sipas “New York Post”, yjet, modelet dhe aktoret femra të internetit mund të paguhen deri në 100 mijë dollarë vetëm për të përmbushur dëshirat seksuale të burrave të pasur.

Maria, sipas raportimeve të mediave ukrainase, ishte në një festë të tillë dhe takoi “dy burra që u prezantuan si përfaqësues të modelingut”. Radha Stirling, CEO i kompanisë “Detained in Dubai”, një biznes që i ndihmon klientët në përballjet me sistemin ligjor të Emirateve të Bashkuara Arabe, i tha “The Mirror” se si organizatorët e këtyre festave tërheqin vajzat influencer.

“Kemi marrë disa ankesa nga influener dhe artistë që janë ftuar në Dubai fillimisht për shfaqje dhe evente, por më pas përfundojnë në festa ku ftohen të marrin pjesë në akte seksuale” – tha ai. Ai shpjegoi se ligjet në lidhje me seksin jashtë martesës në Emiratet e Bashkuara Arabe janë zbutur që prej vitit 2022 dhe disa njerëz po përfitojnë nga ky ndryshim.

“Gratë duhet të jenë të vetëdijshme se mund të përballen edhe me situata të rrezikshme. Nëse gjenden me një burrë të martuar ato mund të akuzohen sërish për tradhti bashkëshortore” – nënvizon ai.

Pas ngjarjes së dhimbshme me modelen ukrainase, nëna e Anës mbërriti në Dubai për të qenë pranë vajzës së saj. Anna tha për vajzën e saj: “Ajo po merr trajtim mjekësor dhe gjithçka do të jetë mirë”. Policia e Dubait konfirmoi se “shtetasja ukrainase e cila ishte raportuar e zhdukur është shtruar në spital dhe po merr kujdes mjekësor në prani të familjes së saj”.

Maria went missing for eight days but was later found by a roadside with a broken spine

Nga hetimet e policisë u tha se ajo ka pësuar lëndime të rënda pasi ka hyrë e vetme në një kantier të ndaluar dhe ka rënë nga një lartësi e madhe. Agjencia ruse e lajmeve “Shot” raportoi se familja e modeles po kundërshton deklaratat e autoriteteve. “Nuk mund të komentoj për shkak të hetimeve”, – tha nëna e modeles.

Police believe she fell from a height, but her family have reportedly rejected this theory

Në momentin e zhdukjes së saj, Maria kishte planifikuar të merrte pjesë në një festë me “dy burra që u prezantuan si përfaqësues të modelingut”. Ajo i tha nënës së saj se do të qëndronte me ta gjatë natës, por më pas u zhduk. Maria kishte rezervuar edhe një fluturim për në Tajlandë që nisej nga Dubai më 11 mars, por ajo nuk u shfaq në aeroport, ndaj familja dhe miqtë e saj njoftuan policinë.

Shoqja e Maria, gjithashtu modele, konfirmoi se të dyja vajzat ishin të ftuara në një festë, por në momentin e fundit ajo ndryshoi mendje dhe nuk shkoi… ©LAPSI.al

The post Ana e errët e festave “porta potty” në Dubai/ Çfarë detyrohen të bëjnë modelet appeared first on Lapsi.al.

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit: Jam krenar që vizita kaloi përmes duarve të mia

By: user 5
14 March 2025 at 20:42

Mjeku Adriatik Berisha, i cili e shoqëroi gjatë vizitës te babai i tij ish-presidentin Hashim Thaçi, është shprehur krenar që kjo vizitë kaloi ‘përmes duarve të tij’.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Berisha dha detaje edhe lidhur me gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Thaçi.

“Si profesionist shëndetësor tash e shumë vite ju shërbej me përgjegjësi, nder e etikë shumë pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërbyer dhe pacientit Haxhi Th”.

“Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtëzakonshme”, shkroi tutje ai.

Ndër tjerash, ai shkroi se historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu.

The post Mjeku që i qëndroi afër Thaçit: Jam krenar që vizita kaloi përmes duarve të mia appeared first on Lapsi.al.

Zhduket pa lënë gjurmë babai i 3 fëmijëve/ Punonte për një bujtinë në lumin e Shalës

By: user 6
21 January 2025 at 23:05

Prej 4 ditësh, Edison Oruçi, babai i 3 fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij mbetet e mistershme, pasi bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisonin e kanë parë për herë të fundit duke punuar në një bujtinë.

Skënder Pepkolaj, një nga bashkëpunëtorët, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale ndërtimi dhe i ka thënë se do ta rikthente nesër. Pas përfundimit të punës, ai ka komunikuar se punëtori është lënë në një ishull të vogël me rërë.

Ka qenë vetë Pepkolaj që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën ndërtimore. Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por deri tani nuk ka arritur të gjejë asnjë rezultat.

“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, – deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruçi.

“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruçi. ©LAPSI.al

 

The post Zhduket pa lënë gjurmë babai i 3 fëmijëve/ Punonte për një bujtinë në lumin e Shalës appeared first on Lapsi.al.

Sazani një investim politik, jo strategjik

By: user 2
21 January 2025 at 12:14

Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një nxitim i socialistëve për ta paraqitur investimin politik të Ramës si një investim strategjik për ekonominë shqiptare. Sipas kësaj narrative Sazani është një shkëmb pa vlerë që Kushner do ta kthejë në mrekulli turistike që do zhvillojë imazhin dhe turizmin shqiptar përtej imagjinatës sonë të varfër.

Është interesante të vësh re se sa herë pushtetit socialist i dhuron investitorëve strategjik ndërkombëtar, dhe partnerëve të tyre lokal, ndonjë llokmë Shqipëri, hapi i parë është zhvleftësimi i llokmës. Në rastin e portit të Durrësit kryeministri Rama dhe propaganda e rilindjes nuk reshti se përshkruari portin më të madh të Shqipërisë si një qendër të qelbur pisllëku, kontaminimi, dhe si një turp në zemër të qytetit bregdetar. 

Kronologjia/ Ishulli i Sazanit, një investim i negociuar në errësirë

Aq sa të krijohej përshtypja që investitori arab që e mori falas këtë truall të pisët në zemër të Durrësit dhe të Shqipërisë po na bënte një nder të madh. Vetë kryeministri na thoshte se me zor e kish bindur Alabarin ta merrte atë copë të qelbur trualli në mes të Durrësit, për të cilën, me sa duket, askush tjetër nuk kish interes. A thua se durrësakët dhe shqiptarët kishin vite që me zor prisnin të hiqnin qafe qindra mijëra metra katror bregdet në zemër të Shqipërisë.  

Sot me ishullin e Sazanit përsëritet e njëjta rrëfenjë e çuditëshme sipas të cilës Sazani nuk është veçse një shkëmb djerrë, me gjarpërinj, shkurre dhe ndryshk ushtarak. Shyqyr që kryeministri Rama gjeti një tutkun tjetër për t’ia ngecur Sazanin tonë shterpë, të cilin vlonjatët dhe shqiptarët me zor po prisnin ta hiqnin qafe. 

Po ti besosh propagandës rilindase nuk ishte fare e nevojshme të bëhej një diskutim publik mbi fatin e aseteve strategjike si Porti i Durrësit, Sazani dhe Zvërneci. Mjafton që këto “plehëra” t’ia ngecnim ca miliarderëve naiv si Alabari apo Jared Kushner, që do ti zhvillojnë ato për interesin tonë. 

Andi Bushati: Sazani, ishulli i thesarit për Ramën

Këtu nuk mund të mos ndalojmë pak për të kundruar me kërshëri adhurimin që kanë socialistët shqiptar për miliarderët. Turizmi elitar, portet e jahteve, investitorët strategjik, janë refrene që ata dhe simpatizantët e tyre përsërisin vazhdimisht në mediat tona. Adhurimi i socialistëve për turistat miliarderë dhe me jahte tejkalohet vetëm nga përçmimi i tyre për “turistët ordinerë”, siç janë ata që vijnë nga Kosova apo nga lindja.

Sipas kësaj narrative Shqipërinë mund ta zhvillojnë vetëm miliarderët e huaj si Kushner, në bashkëpunim me milionerët tanë lokal, duke e blerë atë pjesë-pjesë për të ndërtuar rezorte super luksoze dhe ekskluzive ku qytetarët e thjeshtë shqiptarë mund të hynë vetëm si kamarierë, pjata-larës dhe pastrues. 

Problemi është se bota është e mbushur me shembuj rezortesh e investimesh luksose nga miliarderët më të fuqishëm të globit që rrethohen nga mizerja. Ndoshta shembulli më i mirë është ishulli i famshëm i Hauait ku jetojnë dhe kanë investuar miliarderët kryesor të globit, që nga Mark Zuckenberg deri tek Operah Winfrey. 

Pavarësisht miliarderëve pafund që ka tërhequr, dhe investimeve që ata kanë kryer, Hauai sot mbetet një nga shtetet më të varfra të SHBA-ve, me nivele rekord varfërie dhe të pastrehësh (Shiko ketu). Turizmi super-elitar me kapital të huaj i ka çuar çmimet në stratosferë ndërkohë që rrogat e banorëve vendas, që janë reduktuar në kamarierë dhe pastrues, nuk janë të mjaftueshme për të blerë banesë apo për të bërë një jetë të denjë. 

Pa përmendur faktin që turzimi elitar, si ai që është zhvilluar në Hauai, është i paqëndrueshëm sepse rezortet super luksoze harxhojnë sasi të frikëshme uji dhe energjie elektrike, sidomos gjatë verës kur këto burime janë të kufizuara. Kjo do të thotë që shpesh këto investime super-elitare përkeqësojnë krizat energjitike dhe ujore që janë bërë gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Ajo që na mëson rasti i turizmit elitar në Hauait, por edhe rastet e plot rezorteve super-luksoze në detin Karibe dhe në Amerikën Latine, është që turizmi elitar dhe ekskluziv që kontrollohet nga investitorë të huaj të fuqishëm shpesh e rëndon situatën ekonomike të banorëve vendas, sepse rrit çmimet, eleminon hotelerinë vendase, teksa prodhon punësim të cilësisë së ulët për ta (shiko ketu) .

Ndërkohë kontributi i këtij lloj turizmi në buxhetin e shtetit shpesh është i vogël sepse investitorët strategjik janë aq të fuqishëm dhe të lidhur me qeverinë saqë paguajnë pak ose aspak taksa në buxhetin e shtetit. Nuk është çudi që së shpejti të mësojmë se Jared Kushner me statusin e investitorit strategjik nuk do paguajë fare taksa në 5 apo 10 vitet e para të aktivitetit të rezortit të tij. Si mund ti kërkojmë taksa një investitori që po sakrifikon kaq shumë për Shqipërinë duke u bërë pronar i një ishulli plot ferra dhe gjarpërinj? 

WSJ: Kushner ia kërkoi Sazanin, Ramës duke pire kafe në Davos

Të kuptohemi, nuk jam kundër zhvillimit turistik të Sazanit, Zvërnecit apo të Portit të Durrësit. Ama idea që ky zhvillim mund të vijë vetëm nga Alabari dhe Kushneri në bashkëpunim me oligarkët vendas është propagandë politike dhe jo një realitet ekonomik. Zhvillimi i turizmit elitar dhe ekskluziv që propozon Rama, Kushner dhe oligarkët tanë është një turizëm përjashtues që i redukton vendasit në kamarierë dhe pastrues dhe jo në pronarë dhe përfitues direkt të pasurive të tyre natyrore. 

Ekzistojnë plot shembuj të një turzmi më përfshirës, më autentik dhe më të qëndrueshëm se ai i tipit Hauai. Ka shembuj si ishujt Ibiza apo Mallorca ku banorët e varfër të ishullit u transformuan në sipërmarrës turistik dhe përfituan në mënyrë direkte nga bumi turistik i ishullit të tyre. 

Eksperienca të tilla mund të përsëriteshin edhe në Shqipëri. Në vend të një investitori strategjik, si Kushner apo Alabar, Sazani, Zvërneci dhe Porti i Durrësit mund të hapeshin ndaj qindra investitorëve lokal të vegjël dhe të mesëm. Natyrisht me planifikimin dhe investimin në infrastrukturë të qeverisë qendrore. 

Në vend që Sazani të bëhet Hauai ai mund të bëhej Ibiza. Në vend të një investimi të mbyllur, jo transparent dhe përjashtues mund të zhvillohej një turizëm i hapur dhe përfshirës. Në vend të 300 kamarierëve dhe pastruesve shqiptarë, Sazani, Porti i Durrësit dhe Zvrneci mund të prodhonte 300 sipërmarrës shqiptarë, të mesëm, të vegjël por edhe të mëdhenj. 

Në vend të një rezorti të madh dhe super-elitar ku shqiptarët nuk shkelin dot dhe ku miliarderët pushojnë brenda një kafazi të artë, mund të kishim dhjetëra hotele të vogla, ekologjike dhe autentike që mund të shijoheshin nga të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, edhe pa qenë milionerë. 

Ky po do ishte një investim strategjik dhe përfshirës, me impakt madhor në ekonominë lokale dhe në xhepat e qytetarëve. Ajo që na ofron qeveria Rama është thjesht një investim politik ku përfituesit kryesor janë Kushner, partnerët e tij lokal dhe pushteti i kryeministrit Rama që tashmë ka garantuar dashamirësinë e Trumpit. 

Për shqiptarët e bregut të mrekullueshëm të Jonit tonë spektakular Sazani do jetë një ëndërr e ndaluar që rrit cmimet, konsumon ujë dhe energji dhe prodhon punësim mediokër për shumicën dërmmuese të tyre. Ata e dinë shumë mirë që Sazani është shumë me tepër se një shkëmb me gjarpërinj, ai është një mrekulli e natyrës që tashmë do mund të shijohet vetëm nga milionerët. Ky është turizmi që na propozon qeveria jonë “socialiste”.

Shkruar enkas për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu

The post Sazani një investim politik, jo strategjik appeared first on Lapsi.al.

Babai i Martin Canit: Vrasja ende e pazbardhur, heshtja vret më shumë

By: user 5
18 January 2025 at 12:24

Kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja tragjike ku u vra Martin Cani pranë shkollës së tij, qytetarët kanë dalë sërish në protestë.

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet.

Babai i tij thotë se ata janë të traumatizuar, duke i bëri thirrje fëmijëve të tjerë që ti bashkohen kauzës.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.

U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do ti shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit.

Ndërsa nënë e vogëlushit, tha shkurt: Mesazhet i kam dhënë, dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër.

The post Babai i Martin Canit: Vrasja ende e pazbardhur, heshtja vret më shumë appeared first on Lapsi.al.

Wanda Nara dhe Keita Baldé në dhomën e hotelit në Dubai: video bëhet virale

By: user 2
10 January 2025 at 16:44

Videoja e Wanda Nara duke kërcyer në dhomën e një hoteli me Keita Baldé u bë menjëherë virale. Sipas mediave nga Amerika e Jugut, videoja daton nga janari 2023 dhe konsiderohet si prova e tradhtisë që përmendën ish-bashkëshortja e futbollistit, Simona Gautieri (divorci ndodhi pikërisht pas këtyre thashethemeve që nuk ishin thjesht lajme rozë), dhe Mauro Icardi në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale. Megjithatë, ish-gruaja e tij e ndarë e mohoi fort (“më është dashur t’ua marr telefonin fëmijëve të mi”).

Ishte vetë ish-lojtari i Inter-it ai që i tregoi disa pamje komprometuese që çuan në prishjen e martesës së sapo kurorëzuar. Pikërisht në ditën kur ai zyrtarizoi lidhjen e tij me Eugenia ‘La China’ Suarez (që doli në dritë që në kohën kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain), Icardi nuk ngurroi të tallej edhe me L-Gante, reperin argjentinas që pati një lidhje me ish-bashkëshorten e tij.

Çfarë shihet në videon e Wanda dhe Keita të xhiruar në dhomën e hotelit?

Skandali mediatik dhe juridik rreth jetës private të Icardit ka marrë një kthesë tjetër. “El Diario de Mariana” publikoi skandalin ku shihen Wanda Nara dhe Keita duke kërcyer në mënyrë të lirë në një dhomë hoteli në Dubai (në atë kohë menaxherja ishte e ndarë nga burri i saj). Të dy shfaqen veshur në mënyrë shumë të thjeshtë, të relaksuar dhe në harmoni ndërsa performojnë një kërcim të improvizuar. Përhapja e këtij materiali rriti më shumë spekulimet dhe thashethemet për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, të cilat u përforcuan edhe më tepër javët e fundit pas publikimit të disa bisedave private shumë të veçanta.

“Wanda Nara”:
Porque la hamburguesa filtró un video con el Africano del Inter que se culeaba mientras Icardi no estaba en casa pic.twitter.com/pcvX2d2J6r

— Es tendencia en 𝕏 (@EsTendenciaEnX) January 9, 2025

Shpërthimi dhe skandali: “Në shtëpinë time! Nuk mund ta besoj!”

A është kjo prova e tradhtisë që përmendi Icardi? Maurito kishte një tjetër provë në dorë: ai zbuloi lidhjen përmes kamerave të sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij (episodi daton nga korriku 2022). “Në shtëpinë time! Nuk mund ta besoj!”, u shpreh ai gjatë një bisede të ndezur me bashkëshorten, e cila u bë publike pasi gazetarja Vicky Braier ndau bisedën në rrjetet sociale. Ishte pikërisht atëherë, duke pasur videon si provë, që Icardi kontaktoi gruan e Keita Baldé dhe i tregoi gjithçka. Ky është videoja që thuhet se Icardi e ka përdorur si mjet presioni kundër Wanda Nara. Të gjitha pjesët e mozaikut duket se përshtaten.

Historia e tradhtive të ndërsjella: lidhja me “La China” në Paris

Në orët e fundit, Icardi e bëri publike lidhjen me Eugenia “La China” Suarez. Ai foli hapur për këtë në një postim në Instagram, ku sulmoi dhe përgënjeshtroi Wanda Nara, ndërsa ndau edhe një foto ku shfaqet i përqafuar me të dashurën e re. “Thonë se historitë më të mira fillojnë kur më pak e pret… kush e di… – shkruan ai bashkangjitur fotos ku të dy janë të buzëqeshur – janë gjëra të fatit… ai fat që gjithmonë gjen mënyrën për të bashkuar dy njerëz, pavarësisht sa kohë kalon apo sa rrugë duhet të bëhen… Sepse ka takime që duken si të shkruara në yje, ato që i shikonim si fëmijë dhe ëndërronim kaq shumë gjëra… Sot, nuk kam nevojë për sinjale të tjera… e di që me ty jam aty ku duhet të jem”.

Një mesazh shumë romantik dhe ndjenja që nuk kanë më nevojë të fshihen pas gjithçkaje që filloi në vitin 2021 në Paris. Në atë kohë, Icardi ishte sulmues i Paris Saint-Germain dhe pikërisht atëherë doli në dritë lidhja me “La China”. Ai ia rrëfeu këtë bashkëshortes së tij dhe filloi një tjetër kapitull i historisë së tyre, një ndarje e gjatë dhe e turbullt që përfundoi në divorc.

The post Wanda Nara dhe Keita Baldé në dhomën e hotelit në Dubai: video bëhet virale appeared first on Lapsi.al.

Vrαsja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali më mori në qafë, dua të largohem

By: user 6
8 January 2025 at 23:00

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrαu pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për “Top Story” kërkoi falje në emër të të birit. Ai kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Hasaj u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit të tij dhe viktimës.

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij.

Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë” – tha ai.

Rrustem Mataj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

“Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time”, tha ai.

Ndërsa babai i 33-vjeçarit të vrarë është shprehur se nuk pret kërkim falje nga familja e autorit. Po në një intervistë për Top Story, ai bëri thirrje që autori të marrë dënimin e merituar.

“Kjo na ka rënë si bum. Nuk e dimë çështjen. Në radhë të parë falënderoj mediat dhe policinë e Shkodrës që çdo gjë u zbardh, sepse kjo është gjysma e së keqes, por na kishte mbetur thikë në zemër.

I lutem edhe shtetit, ata që janë ashtu, të marrin dënimin që i takon. Janë vendalinjtë tanë. Ata kishin të drejtën të komunikonin me ne, por bum na ranë ne. Nuk na ngushëlluan dhe nuk presim asnjë fjalë me ta”– u shpreh babai i viktimës. /Marrë nga Top Channel

The post Vrαsja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali më mori në qafë, dua të largohem appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Diferenca e Ramës mes botës virtuale dhe realitetit (VIDEO)

By: user 8
5 January 2025 at 11:49

Përmes një reagimi në Facebook, Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka reaguar mbi videon e posuar së fundmi nga Rama, e cila është realizuar nga inteligjenca artificiale, ku ky i fundit është krah Ismail Bej Vlorës.

Berisha është shprehur në video se Rama mund të shëtisë vetëm në botën virtuale pasi në realitet ai shoqërohet me banditë e trafikantë të cilët i ka futur në qeveri duke i emëruar me poste të larta.

Postimi i plotë: 

Mirëdita, miq!
Edi Rama ka zgjedhur të shoqërohet dhe të shëtisë me “Ismail Qemalin”, por vetëm në botën virtuale. Sepse, në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, me banditë dhe trafikantë.
Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament, i emëron në postet ndër më të lartat. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë, duke ndarë me ta fitime të mëdha.
Dielli me shoshë nuk mbulohet!

The post Berisha: Diferenca e Ramës mes botës virtuale dhe realitetit (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

❌