Normal view

Moti i keq i zë në det, Policia Kufitare i shpëton 3 turiste që rrezikonin të mbyteshin në Palasë

14 August 2026 at 21:51

Tri shtetase janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare pasi kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira detare, rrezikonin të mbyteshin në sektorin e Palasës.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin e Palasës, ku gjatë patrullimit shërbimet e Policisë kanë konstatuar tri shtetaset në vështirësi.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën.

Të tri shtetaset janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë apeluar te pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti i keq i zë në det, Policia Kufitare i shpëton 3 turiste që rrezikonin të mbyteshin në Palasë appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin që bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt

14 August 2026 at 21:39

Një muaj paraburgim i është caktuar Skender Llugiqit, i dyshuar se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiçi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”, kishte deklaruar ai në sallën e Kuvendit, teksa deputetët ishin duke u përplasur me njëri-tjetrin rreth thirrjes së vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin që bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt appeared first on Sinjali.

Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse

14 August 2026 at 21:28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditura rezultatet e takimit të tij të fundit me drejtuesit e shtabit ukrainas.

Ai tha se “çështja kryesore” e takimit ishte financimi i nevojshëm për forcat ukrainase të mbrojtjes dhe sigurisë gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, raporton skynews – transmeton Sinjali.

“Ne identifikuam mangësitë kryesore dhe nevojat shtesë për zhvillimin e llojeve më inovative dhe teknologjikisht më të avancuara të armëve, përshpejtimin e prodhimit të kapaciteteve tona goditëse dhe llojeve të reja të armëve mbrojtëse, përfshirë interceptorët me motor reaktiv.”

Presidenti ukrainas tha se agjencitë e inteligjencës gjithashtu kanë ofruar informacione të përditësuara mbi planet e Rusisë, duke shtuar:“Ne po përgatitim kundërmasa dhe përgjigjet tona asimetrike.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse appeared first on Sinjali.

Këshilltari i Trumpit mbron Infantinon dhe sulmon kritikët e tij: Kanë nevojë për ekzaminim mendor

14 August 2026 at 21:21

Andrew Giuliani, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-drejtor ekzekutiv i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, ka dalë fuqishëm në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Giuliani, i cili ka punuar ngushtë me Infantinon para dhe gjatë turneut të kësaj vere, ka reaguar ndaj kritikave të shfaqura pas anulimit të planit “FIFA Forward Enterprise”.

Në një intervistë për The Independent, Giuliani i cilësoi kritikat ndaj Infantinos si të motivuara nga xhelozia dhe kalkulimet politike.

“Është politikë. E kam parë këtë edhe më parë, kur sulmohej presidenti Trump për arsye politike. Njerëzit bëhen xhelozë kur të tjerët arrijnë suksese të mëdha. Ajo që Gianni Infantino ka bërë për FIFA-n është ta çojë organizatën në një nivel krejt tjetër”, deklaroi Giuliani.

Ai theksoi rëndësinë e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si turneun e parë të organizuar nën vizionin e plotë të Infantinos.

“Duhet të kujtoni se kjo është Kupa e parë e Botës për të cilën Gianni Infantino ka siguruar të drejtën e organizimit gjatë presidencës së tij. Ai trashëgoi turnetë e Rusisë dhe Katarit dhe i menaxhoi mirë, por kjo është e para që përfaqëson vizionin e tij”, u shpreh ai.

Giuliani vlerësoi gjithashtu organizimin dhe suksesin financiar të Botërorit, duke pretenduar se turneu u zhvillua pa incidente dhe solli të ardhura shumë më të larta se edicioni i kaluar.

Në fund, ai bëri një deklaratë të fortë në mbrojtje të presidentit të FIFA-s.

“Po mendoni ta largoni atë. Nëse Gianni nuk rizgjidhet unanimisht, atëherë të gjithë ata që votojnë kundër tij kanë nevojë për një ekzaminim mendor”, përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këshilltari i Trumpit mbron Infantinon dhe sulmon kritikët e tij: Kanë nevojë për ekzaminim mendor appeared first on Sinjali.

Dogana kap afro 24 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë

14 August 2026 at 21:13

Dogana e Kosovës ka ndaluar gjithsej 23,918 artikuj të ndryshëm gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri lokale në Prishtinë.

Kontrollet janë realizuar në kuadër të aktiviteteve operative ndaj subjekteve tregtare, ndërsa në mesin e mallrave të ndaluara janë evidentuar edhe produkte me shenja të markave të njohura tregtare, përfshirë Apple, Louis Vuitton, Prada, Gucci dhe Guess.

Sipas Doganës, mallrat e ndaluara përfshijnë 16,394 mbrojtëse për telefona mobilë, kufje të modeleve AirPods dhe AirPods Max, kabllo USB-C dhe Lightning, adapterë dhe pajisje për mbushje, orë inteligjente, pajisje AirTag, lapsa elektronikë, tastiera dhe aksesorë të tjerë elektronikë, si dhe bateri për telefona mobilë.

Në lokalin e parë janë ndaluar 22,391 artikuj, në lokalin e dytë 477 artikuj, ndërsa në lokalin e tretë 1,050 artikuj.

Dy nga subjektet e kontrolluara janë referuar për trajtim të mëtejmë në Sektorin për Kundërvajtje Doganore.

Ndërkaq, lidhur me subjektin e tretë, për shkak të sasisë dhe vlerës së lartë të mallrave të ndaluara, është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me udhëzimet e saj.

Të gjitha mallrat janë vendosur nën mbikëqyrje doganore dhe do t’u nënshtrohen procedurave përkatëse për verifikimin e dokumentacionit, prejardhjes së tyre dhe respektimit të legjislacionit doganor dhe të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana kap afro 24 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Lavrov akuzon BE-në për “shantazh” ndaj Vuçiqit për integrimin evropian: Kërkojnë njohjen e Kosovës

14 August 2026 at 21:05

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përballet me presion të madh nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar BE-në se po e “shantazhon” atë lidhur me procesin e integrimit evropian.

Lavrov i bëri këto deklarata në një intervistë për median ruse Vesti, në reagimin e parë të një zyrtari të lartë rus pas vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd javën e kaluar.

“Nuk është e lehtë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është një politikan shumë me përvojë dhe është i përkushtuar ndaj rrugës drejt integrimit evropian”, ka thënë Lavrov.

Sipas tij, Bashkimi Evropian po ushtron presion ndaj Vuçiqit, duke e kushtëzuar përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit me përmbushjen e dy kërkesave.

“BE-ja po e ngacmon, thjesht po e shantazhon. I thonë: po, Serbia ka qëndruar gjatë në radhë, por ne do t’i përshpejtojmë negociatat kur të përmbushni dy kërkesa themelore. E para, të njohë pavarësinë e Kosovës. E dyta, t’u bashkohet të gjitha veprimeve dhe vendimeve të BE-së ndaj Rusisë”, deklaroi Lavrov.

Kreu i diplomacisë ruse ka thënë se Vuçiqi, sipas tij, prej vitesh po e përballon këtë presion.

Lavrov ka folur edhe për bashkëpunimin energjetik mes Rusisë dhe Serbisë, duke thënë se Moska i shet gaz Serbisë me çmime të favorshme dhe nuk i kërkon asaj asgjë, përveç mospjesëmarrjes në armatosjen e Ukrainës.

Duke komentuar takimin e Vuçiqit me Zelenskyn, Lavrov u shpreh se pranimi i kërkesave të vazhdueshme të presidentit ukrainas për t’u takuar mund të jetë përpjekje e Vuçiqit për ta lehtësuar presionin nga Bashkimi Evropian.

“Ky presion është i paturpshëm dhe vulgar. Sillen sikur tashmë e kanë ‘Rajhun e Katërt’”, deklaroi Lavrov.

Ai komentoi edhe një pyetje të gazetarit gjerman Michael Martens drejtuar Zelenskyt për blerjen e armëve nga Serbia nga palët e treta gjatë konferencës për media në Beograd, duke thënë se kishte vërejtur se Vuçiqi ishte “i befasuar” nga pyetja.

“Sigurisht, do të donim të dëgjonim një lloj reagimi nga miqtë tanë serbë, duke pasur parasysh kontributin e tyre të madh në fitoren ndaj nazizmit”, përfundoi Lavrov.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lavrov akuzon BE-në për “shantazh” ndaj Vuçiqit për integrimin evropian: Kërkojnë njohjen e Kosovës appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar nga Serbia, akuzohet për krime lufte

14 August 2026 at 20:54

Një muaj paraburgim i është caktuar Dukagjin Maxhunit nga Gjakova, i cili ishte ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se Maxhuni “dyshohet për krime lufte”.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, ka thënë ai përmes një njoftimi.

Sipas Daçiçit, ndaj të dyshuarit fillimisht ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa kallëzimi penal ishte dërguar në Prokurorinë serbe për Krime Lufte.

“Bazuar në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte, atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar nga Serbia, akuzohet për krime lufte appeared first on Sinjali.

Ylli i Arsenalit refuzon Galatasarayn, i thotë “jo” ofertës prej 45 milionë eurosh

14 August 2026 at 20:35

Gabriel Martinelli nuk dëshiron të transferohet te Galatasaray gjatë kësaj vere, pavarësisht ofertës së klubit turk për anësorin brazilian.

Sipas gazetës The Athletic, Galatasaray ka paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh për Martinellin, por 25-vjeçari nuk ka shfaqur interes për një transferim në Turqi.

Kontrata e Martinellit me Arsenalin skadon në vitin 2027, ndërsa “Topçinjtë” kanë edhe opsionin për ta zgjatur atë deri në vitin 2028. Deri tani, klubet nuk kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Martinelli mbetet një prej lojtarëve për të cilët Arsenali do të dëgjonte oferta, në rast se në tavolinë do të mbërrinte një propozim i konsiderueshëm. Megjithatë, braziliani nuk ka dëshirë të largohet nga “Emirates”.

Këtë verë, Arsenali ka transferuar anësorin grek Christos Tzolis nga Club Brugge, ndërsa tentoi edhe transferimin e Vinicius Junior, para se braziliani të rinovonte kontratën me Real Madridin.

“Topçinjtë” e nisën merkaton me nevojën për të shitur disa lojtarë për të balancuar financat. Leandro Trossard u transferua te Besiktas për 20 milionë euro, ndërsa Christian Norgaard iu bashkua Evertonit për rreth 8.1 milionë euro.

Megjithatë, drejtuesit e klubit besojnë se nevojiten edhe disa largime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar.

Martinelli iu bashkua Arsenalit nga Ituano në vitin 2019 dhe që atëherë ka zhvilluar 278 paraqitje, duke shënuar 62 gola.

Vetëm sezonin e kaluar, ai luajti 53 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 11 gola dhe regjistroi shtatë asistime, duke ndihmuar Arsenalin të shpallej kampion i Ligës Premier dhe të arrinte finalen e Ligës së Kampionëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli i Arsenalit refuzon Galatasarayn, i thotë “jo” ofertës prej 45 milionë eurosh appeared first on Sinjali.

Kryetari i Parlamentit libanez takon gjeneralin amerikan, diskutohen sulmet izraelite

14 August 2026 at 20:18

Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, ka zhvilluar një takim me gjeneralin amerikan Joseph Clearfield, kreun e Grupit të Koordinimit Ushtarak për Libanin (MCG4L).

Gjatë takimit, Berri dhe Clearfield kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe sulmet izraelite në jug të Libanit.

Berri ka thënë se Izraeli ka vazhduar shkeljet dhe sulmet sistematike kundër Libanit dhe jugut që nga nëntori i vitit 2024, duke përfshirë shkatërrimin e fshatrave, tokave bujqësore dhe pyjeve, si dhe dëmtimin e vendeve të trashëgimisë kulturore.

Politikani kryesor shiit i Libanit dhe aleati i Hezbollahut ka kërkuar që Izraeli t’i japë fund luftës dhe të tërhiqet deri në kufirin ndërkombëtar.

Sipas një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli kishte rënë dakord për një tërheqje graduale nga Libani jugor dhe për vendosjen e ushtrisë libaneze në zonat e prekura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryetari i Parlamentit libanez takon gjeneralin amerikan, diskutohen sulmet izraelite appeared first on Sinjali.

Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht

14 August 2026 at 20:04

Një nënë britanike e tre fëmijëve, 38-vjeçarja Hayley Dowell, vdiq në një klinikë në Stamboll në tetor të vitit 2023, pas komplikimeve gjatë një operacioni për heqjen e yndyrës.

Dowell kishte udhëtuar në Turqi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje në bark dhe liposuksionit. Megjithatë, vetëm rreth pesë minuta para operacionit, asaj iu ofrua edhe një Brazilian Butt Lift (BBL), duke përdorur yndyrën e hequr nga barku.

Bashkëshorti i saj, Neil Dowell, tregoi gjatë seancës hetimore se një punonjëse i solli menjëherë aparatin e pagesës dhe çifti duhej të vendoste brenda pak minutash nëse do ta kryente edhe këtë procedurë.

“Duhej të merrnim një vendim shumë shpejt. Ishte një nxitim i çmendur”, tha ai.

Hayley pësoi dy arrestime kardiake gjatë operacionit. Pas rreth katër orësh ndërhyrje, familjes iu tha se gjendja e saj ishte shumë e rëndë dhe se duhej t’i thoshin lamtumirë. Ajo ndërroi jetë më 3 tetor 2023.

Rasti ka ngritur shqetësime te koronerët lidhur me mënyrën se si pacientëve u ofrohen procedura estetike shtesë në Turqi, veçanërisht kur vendimi merret vetëm pak minuta para operacionit.

Ekspertja mjekësore Elaine Sassoon e përshkroi turizmin estetik në Turqi si një “linjë prodhimi”, ku pacientët rrezikojnë të trajtohen më shumë si klientë sesa si njerëz që kanë nevojë për kujdes mjekësor.

Familja e përshkroi Hayley-n si një grua plot jetë, e cila i adhuronte tre fëmijët e saj dhe po trajnohej për t’u bërë asistente dentare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht appeared first on Sinjali.

Treni del nga binarët në Angli, incidenti i dytë brenda 24 orëve

14 August 2026 at 19:57

Një tren ka dalë nga shinat në Wickford, Essex, në Angli, pasditen e së premtes, duke shënuar incidentin e dytë të tillë në Britani brenda 24 orëve.

Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një tren të kompanisë Greater Anglia, i cili ishte nisur nga stacioni London Liverpool Street rreth 20 minuta para incidentit.

Policia ka konfirmuar se nga dalja e trenit nga shinat nuk ka persona të lënduar.

Incidenti në Wickford ndodhi vetëm një ditë pas daljes nga shinat të një treni në Lewes, Sussex. Si pasojë e atij aksidenti, 20 persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, por pa rrezik për jetën.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit në Wickford.

JUST IN: Greater Anglia train derails near Wickford in Essex, UK, marking the second train derailment in 24 hours. pic.twitter.com/luXxE09Pjk

— Scope Report (@ScopeReport_) August 14, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Treni del nga binarët në Angli, incidenti i dytë brenda 24 orëve appeared first on Sinjali.

Selena Gomez paditet nga investitorët, akuzohet për mashtrim lidhur me startup-in e shëndetit mendor

14 August 2026 at 19:53

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez është paditur të enjten nga disa investitorë, të cilët pretendojnë se ylli i serialit “Only Murders in the Building” ka kryer mashtrim, pasi nuk ka përmbushur detyrimet e saj për zhvillimin dhe promovimin e startup-it të saj të shëndetit mendor, Wondermind.

Sipas padisë, të depozituar në gjykatën federale në Delaware, paditësit kishin investuar rreth 1.2 milionë dollarë në Wondermind Global, kompani e themeluar në vitin 2021 me synimin për t’i ndihmuar përdoruesit të përmirësonin “mirëqenien mendore”.

Investitorët pretendojnë se u ishte bërë e ditur se Gomez, një nga personazhet e famshëm me ndikimin më të madh në rrjetet sociale, me më shumë se 500 milionë ndjekës, do të përfshihej aktivisht në ndërtimin e kompanisë në rolin e drejtoreshës së marketingut.

Sipas tyre, Gomez dhe drejtues të tjerë të kompanisë nuk i përmbushën premtimet, përfshirë edhe krijimin e një aplikacioni për telefonat celularë.

“Gomez pretendoi se do të nënshkruante një kontratë që e detyronte të përmbushte këto detyrime dhe më pas e shpërfilli atë”, thuhet në padi.

“Nuk kishte asnjë sipërmarrje të mirëfilltë në zhvillim, aq më pak një sipërmarrje fitimprurëse”, pretendojnë paditësit.

Ata shtojnë se kompania nuk ishte në gjendje të përmbushte as detyrimet e saj më themelore, siç ishte pagesa në kohë e punonjësve dhe furnitorëve.

Një përfaqësues i Selena Gomez nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Në padi argumentohet se investitorët nuk ishin në dijeni të problemeve të kompanisë deri në shtator të vitit 2025, kur një artikull i publikuar në internet raportoi në detaje për vështirësitë me të cilat po përballej Wondermind.

Paditësit kërkojnë t’u kthehen shumat e investuara, si dhe të mbulohen shpenzimet ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Selena Gomez paditet nga investitorët, akuzohet për mashtrim lidhur me startup-in e shëndetit mendor appeared first on Sinjali.

Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

14 August 2026 at 19:44

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë appeared first on Sinjali.

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim

14 August 2026 at 19:37

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar të martën në takim liderët e partive politike, në orën 09:00.

Takimi është thirrur për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.

“Në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, ju ftoj në një takim konsultativ lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe, rrjedhimisht, për formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në ftesën e Haxhiut dërguar liderëve të partive.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) bëri të ditur të enjten se nuk është e interesuar të qeverisë më së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), por se do ta votojë një figurë konsensuale për president.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk e dëshiron më as pozitën e presidentit dhe as atë të kryetarit të Kuvendit.

Pas këtij qëndrimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e LVV-së se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, e cila gëzon mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haxhiu fton liderët e partive politike në takim appeared first on Sinjali.

Napoli dhe Chelsea ende pa marrëveshje përfundimtare për Badiashile

14 August 2026 at 19:27

Napoli shpreson ta ketë Benoit Badiashile në dispozicion për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A, por marrëveshja me Chelsea-n ende nuk është finalizuar plotësisht.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, angleze dhe franceze, palët kanë arritur një marrëveshje paraprake për huazimin e mbrojtësit francez për 3 milionë euro, plus 1 milion euro bonuse. Napoli do të kishte gjithashtu opsionin për ta blerë përfundimisht lojtarin për 27 milionë euro.

Megjithatë, Badiashile ende nuk ka marrë dritën e gjelbër për të udhëtuar drejt Italisë dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Sipas “Sky Sport Italia”, një nga arsyet e vonesës lidhet me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili duhet të japë miratimin për bonusin shtesë prej 1 milion eurosh.

Ky bonus raportohet se nuk ishte pjesë e marrëveshjes fillestare mes dy klubeve.

Shifrat e fundit të operacionit janë gjithashtu dukshëm më të larta se oferta prej rreth 18-20 milionë eurosh që ishte përmendur vetëm disa ditë më parë.

Për këtë arsye, drejtuesit e Napolit po bëjnë vlerësimet përfundimtare përpara se transferimi të marrë formë zyrtare.

Megjithatë, pengesa nuk duket të jetë vetëm mes dy klubeve.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Badiashile ende nuk ka pranuar plotësisht kushtet personale të kontratës dhe nuk është tërësisht i bindur për transferimin te Napoli.

Kjo do të thotë se edhe vetë lojtari duhet të japë miratimin përfundimtar përpara se të udhëtojë në Itali dhe t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.

Badiashile u transferua te Chelsea nga AS Monaco në janar të vitit 2023, në një marrëveshje me vlerë rreth 38 milionë euro.

Megjithatë, 25-vjeçari nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësi të plotë në formacionin e klubit londinez dhe sezonin e kaluar regjistroi vetëm 16 paraqitje në të gjitha garat.

Napoli e sheh mbrojtësin francez si një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv, por për momentin marrëveshja mbetet në pritje të miratimit përfundimtar nga De Laurentiis dhe vendimit të vetë Badiashile.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Napoli dhe Chelsea ende pa marrëveshje përfundimtare për Badiashile appeared first on Sinjali.

Pas vapës përvëluese, “tërbohet” moti në Sarandë – rrugët mbulohen nga uji

14 August 2026 at 19:12

Pas javësh me temperatura ekstreme, moti ka marrë një kthesë të papritur pasditen e sotme në jug të Shqipërisë. Në Sarandë, dielli ia ka lënë vendin reshjeve të dendura të shiut, të shoqëruara edhe me vetëtima.

Reshjet e shumta kanë bërë që uji të vërshojë në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ndryshimi i motit vjen pas javësh gjatë të cilave Shqipëria është përballur me zjarre të përmasave të mëdha. Ndër zonat më të prekura janë Kruja, zona e Dajtit dhe Lura, ku disa vatra vijojnë të jenë aktive, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Ndërkohë, pritet që temperaturat të pësojnë një rënie të ndjeshme gjatë fundjavës, ndërsa mot më i freskët parashikohet edhe për pjesën e mbetur të muajit gusht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vapës përvëluese, “tërbohet” moti në Sarandë – rrugët mbulohen nga uji appeared first on Sinjali.

Një shëtitje 10-minutëshe pas darkës mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak

14 August 2026 at 18:59

Nëse monitoroni glukozën në gjak, e dini se niveli i saj zakonisht rritet pas darkës. Megjithatë, një shëtitje e shkurtër pas vaktit mund të ndihmojë në kontrollin e kësaj rritjeje dhe të kontribuojë që sheqeri në gjak të qëndrojë në një nivel më të shëndetshëm.

Madhësia dhe kohëzgjatja e rritjes së sheqerit në gjak varen nga ushqimet e konsumuara, rendi në të cilin janë ngrënë, shpejtësia me të cilën zbrazet stomaku, përthithja e glukozës në zorrë dhe reagimi i hormoneve, përfshirë insulinën.

Pas darkës, ashtu si pas çdo vakti tjetër, sheqeri në gjak rritet natyrshëm. Insulina ndihmon që glukoza të kalojë në inde, përfshirë muskujt, ku përdoret për prodhimin e energjisë.

Ecja i ndihmon muskujt të përdorin më shumë glukozë

Një shëtitje pas darkës mund të ndihmojë në uljen e rritjes së sheqerit në gjak pas vaktit. Gjatë aktivitetit fizik, muskujt kontraktohen dhe kjo ndihmon qelizat të marrin glukozën dhe ta përdorin atë për energji.

Në këtë mënyrë, më shumë glukozë largohet nga qarkullimi i gjakut, duke çuar në nivele më të ulëta të sheqerit pas ushqimit.

Një rishikim sistematik i vitit 2023 zbuloi se aktiviteti fizik pas një vakti ulte nivelet e sheqerit në gjak pas ushqimit, krahasuar me mungesën e aktivitetit fizik pas ngrënies. Një studim tjetër zbuloi se efekti i ecjes në uljen e sheqerit në gjak ishte më i madh pas darkës sesa pas vakteve të tjera, ndoshta sepse njerëzit priren të konsumojnë më shumë karbohidrate në darkë dhe janë më pak aktivë gjatë mbrëmjes.

Ecja menjëherë pas vaktit mund të jetë më efektive

Nuk ka një rekomandim të përcaktuar për kohën e saktë kur duhet të ecni. Megjithatë, disa kërkime kanë treguar se ecja sa më shpejt që të jetë e mundur pas një vakti është më efektive për uljen e sheqerit në gjak sesa pritja për njëfarë kohe pas ngrënies.

Kur qëllimi është të zvogëlohet rritja e sheqerit në gjak pas vaktit, vonesa e shëtitjes mund ta zvogëlojë efektin e saj. Ushtrimi para vaktit nuk duket se ka të njëjtin efekt në nivelet e sheqerit në gjak pas ngrënies.

Mjaftojnë edhe 10 minuta ecje

Edhe pse të rriturit duhet të synojnë të bëjnë 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë, shëtitja pas darkës nuk ka nevojë të jetë e gjatë.

Studimet kanë treguar se edhe një shëtitje prej vetëm 10 minutash, menjëherë pas vaktit, mund të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rritjen e sheqerit në gjak pas ngrënies.

Aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë

Aktiviteti fizik nuk funksionon domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë për të gjithë dhe lloje të ndryshme ushtrimesh mund të ndihmojnë në kontrollin e rritjes së sheqerit në gjak pas vaktit.

Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon aktivitete të shkurtra gjatë gjithë ditës, pasi ato mund të jenë më të lehta për t’u realizuar rregullisht. Madje, edhe 10 minuta pastrim me fshesë me korrent mund të jenë efektive.

Aktivitete të tjera që mund të përfshihen janë:

Çiklizmi

Kopshtaria

Vallëzimi

Disa kërkime kanë zbuluar se edhe ngritjet e thembrave në pozicion ulur mund të kenë një efekt të rëndësishëm në uljen e niveleve të sheqerit në gjak pas ushqimit. Ky ushtrim mund të bëhet ndërsa shikoni televizor ose punoni në tavolinë.

Megjithatë, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor përpara se të filloni ose të ndryshoni rutinën tuaj të ushtrimeve. Gjithashtu, pyeteni nëse duhet ta monitoroni sheqerin në gjak më shpesh gjatë aktivitetit fizik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një shëtitje 10-minutëshe pas darkës mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak appeared first on Sinjali.

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave dhe një kamionete në Pogragjë të Klinës

14 August 2026 at 18:46

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave dhe një kamionete, që ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40.

Tutje, Rugova ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjashtë persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave dhe një kamionete në Pogragjë të Klinës appeared first on Sinjali.

Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit

14 August 2026 at 18:38

Një zbulim i pazakontë ka ndodhur në Belgjikë, ku punëtorët që po rinovonin një shtëpi kanë gjetur ar me vlerë rreth 9 milionë euro, të fshehur në muret e bodrumit.

Punëtorët po kryenin punime në një pronë në Flanders Lindore, ku po hapnin themelet për vendosjen e tubacioneve të reja të ujërave të zeza. Gjatë punimeve, ata zbuluan një sasi të madhe monedhash dhe shufrash ari.

Mes tyre ishte edhe 18-vjeçari Kobe, i cili po punonte gjatë pushimeve të verës. Ai tha se fillimisht mendoi se kishte gjetur monedha të zakonshme.

Fillimisht mendova se ishin monedha 1 euro. Por më pas pamë edhe një copë ari dhe kuptuam se ishte diçka më e madhe”, tregoi ai për televizionin publik belg VRT.

Punëtorët njoftuan menjëherë policinë dhe nuk tentuan ta mbanin arin për vete. Menaxheri i kantierit tha se sasia e gjetur ishte aq e madhe sa do të ishte e pamundur të fshihej.

Prona i përket aktualisht CAW Oost-Vlaanderen, një organizatë që ofron ndihmë dhe mbështetje sociale. Drejtori i saj ka thënë se shpreson që, nëse organizata përfiton nga kjo pasuri, paratë të përdoren për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ndërkohë, policia ka nisur një hetim për të zbuluar se kujt i përket ari dhe si ka përfunduar i fshehur në ndërtesë. Ari është zhvendosur në një vend të sigurt, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në kantier për të kërkuar thesare të tjera.

Sipas ligjit belg, pronari i ligjshëm ka pesë vjet për të kërkuar thesarin. Nëse askush nuk paraqitet dhe nëse zbulohet se ari nuk ka lidhje me ndonjë aktivitet kriminal, thesari mund të ndahet mes personit që e ka gjetur dhe pronarit të pronës.

Për momentin, mbetet mister se kush e ka fshehur arin dhe kush do të ketë të drejtën mbi pasurinë, e cila vlerësohet në rreth 9 milionë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit appeared first on Sinjali.

Dronët rusë i vënë flakën një shtëpie në Ukrainë, vriten nënë e bir – PAMJE

14 August 2026 at 18:33

Një nënë 29-vjeçare dhe djali i saj 9-vjeçar janë vrarë në një sulm me dronë rusë në rajonin kufitar të Sumyt, në Ukrainë. Sulmi shkatërroi një shtëpi private, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë babain dhe gjyshen e fëmijës.

Kreu i komandës ushtarake lokale, Oleh Khryhorov, tha se dy dronë i vunë zjarrin shtëpisë dhe e shkatërruan atë, duke shkaktuar vdekjen e nënës dhe djalit të saj.

Katër personat e plagosur, përfshirë babain dhe gjyshen e djalit, u dërguan në spital me djegie të rënda.

Woman and a 9-year-old child were killed, and 4 others were injured, in a russian strike on Sumy region‼ pic.twitter.com/Ct8mNnqY9V

— Kate from Kharkiv (@BohuslavskaKate) August 14, 2026

Ndërkohë, në qytetin Smila të Ukrainës qendrore, pesë persona u plagosën nga një sulm me dron rus, sipas zyrës së prokurorit rajonal të Cherkasy. Autoritetet e përshkruan sulmin si një sulm masiv ndaj infrastrukturës civile.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për presion ndaj kompanive që të ndërpresin furnizimin me komponentë nga jashtë. Sipas tij, Rusia po përdor rreth 220 bomba me rënie të lirë në ditë kundër komuniteteve në vijën e frontit, të cilat i prodhon dhe i përshtat pavarësisht sanksioneve.

Në një postim në Telegram sot, Ministria Ruse e Mbrojtjes kërcënoi se do ta ngrijë Ukrainën gjatë dimrit.

“Do të ngrini këtë dimër”, shkroi ajo nën një foto të dronëve në fluturim.

Ushtria ukrainase u përgjigj duke postuar një foto të një reje tymi mbi një objekt nafte në Rusi.

“Do të ngrohemi në zjarrin e rafinerive ruse”, tha ajo.

Dimrin e kaluar, Moska kreu sulme masive në rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje, ndërsa temperaturat ranë nën zero gradë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dronët rusë i vënë flakën një shtëpie në Ukrainë, vriten nënë e bir – PAMJE appeared first on Sinjali.

❌