Normal view

Aplikacioni kinez ‘DeepSeek’ trazon garën për inteligjencën artificiale, sfidon ‘OpenAI’

1 February 2025 at 21:11

Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin e teknologjisë me njoftimin se ka prodhuar një sistem cilësor të inteligjencës artificiale me më pak fuqi kompjuterike dhe kosto shumë më të ulët se ajo e kompanive të mëdha amerikane.

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten tek qendrat gjigante të të dhënave dhe mikroqarqet më të fundit. Dhe ata thonë se kanë nevojë për më shumë para – për të paguar për më shumë energji dhe mikroqarqe më të fuqishëm.

Tani hyn në skenë kompania DeepSeek. Kompania e re kineze ka krijuar një sistem të inteligjencës artificiale që përputhet me rezultatet e atyre të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Por DeepSeek thotë se krahasuar me kompanitë amerikane, ajo shpenzoi shumë më pak para dhe përdori më pak fuqi kompjuterike për të prodhuar sistemin e saj.

Pasojat e këtij njoftimi u ndjenë nga të gjitha kompanitë amerikane të teknologjisë. Aplikacioni i kompanisë kineze DeepSeek u ngjit në vendin e parë në klasifikimin e aplikacioneve të kompanisë Apple. Çmimet e aksioneve të firmave të teknologjisë amerikane ranë. Dhe kjo u vu re edhe në Uashington, ndërsa Shtetet e Bashkuara gjenden në një garë të ashpër me Kinën për inteligjencën artificiale.

“Prezantimi i inteligjencës artificiale nga kompania kineze DeepSeek duhet të jetë një thirrje alarmi për industritë tona, se duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të konkurruar për të fituar”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontrolle të ashpra të eksportit për të ndaluar hyrjen në Kinë të mikroqarqeve të nivelit më të lartë. Kompania DeepSeek pretendon se puna në kushtet e kufizimeve, e ndihmoi të gjente zgjidhje më të lira.

“Është një risi me kosto të ulët dhe kursimtare, që është shumë më e shpejtë dhe shumë më pak e kushtueshme. Si e tillë, ka potencialin për të zënë vend shumë më gjerë”, thotë profesori Olaf Groth, nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley.

Arritja e kompanisë kineze DeepSeek u ndje ndër kompanitë amerikane të teknologjisë edhe në një aspekt tjetër – fakti që mbështetet në teknologjinë me burim të hapur, e cila shpërndahet dhe përdoret nga programuesit nëpër firma dhe vende të ndryshme.

Kjo është një përqasje e ndryshme nga ajo e kompanive të mëdha të inteligjencës artificiale, siç është OpenAI, Microsoft dhe Google, të cilat e mbajnë sekret punën e tyre.

Por dy vite më parë, Meta, kompania mëmë e platformës Facebook, publikoi kodin për programin e saj për inteligjencën artificiale, Llama, në mënyrë që të përdoret edhe nga palë të tjera.

Kompania kineze DeepSeek përdori programin Llama për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale dhe më pas e bëri të disponueshme teknologjinë e saj për komunitetin që punon me materialet me burime të hapura.

“Komuniteti që punon me burimet e hapura beson me forcë se burimi i hapur është një mënyrë shumë e nevojshme, sepse demokratizon, si të thuash, krijimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale me kosto më të ulëta”, thotë profesori Groth.

Disa vëzhgues thonë se futja në garë e kompanisë kineze DeepSeek vë në pikëpyetje efektivitetin e politikave të deritanishme amerikane për inteligjencën artificiale. Presidenti Donald Trump ka thënë se do ta bëjë inteligjencën artificiale një përparësi./VOA

The post Aplikacioni kinez ‘DeepSeek’ trazon garën për inteligjencën artificiale, sfidon ‘OpenAI’ appeared first on Sot News | Lajme.

Reklamonin vaj ulliri bio dhe shisnin përzierje, pas babait e pëson keq edhe i biri

18 January 2025 at 13:33

Policia e Beratit arrestoi me 23 nëntor të vitit 2024 një 56-vjeçar pasi dyshohet se shiste vaj ulliri të reklamuar si bio, ndërsa në realitet produkti ishte i një cilësie të ulët. Po në atë kohë policia shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin D. A., 29 vjeç, për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm.

Këtë të shtunë të 18 janarit 2025 policia arriti të arrestonte dhe 29-vjeçarin D.A., ndërsa babë e bir, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Oil”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Babë e bir përfunduan në pranga pas denoncimit të marrë nga gazetarët e një emisioni investigativ pasi dyshohet se kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre ku përgatisnin përzierje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin dhe i shisnin si “Vaj Ulliri Bio Jugu”.

The post Reklamonin vaj ulliri bio dhe shisnin përzierje, pas babait e pëson keq edhe i biri appeared first on Sot News | Lajme.

“Dajë, kisha para, nuk ia dhashë hajdutit”/ Vëllai i Liridona Ademajt rrëfen bisedën me nipin: Çfarë pa vendngjarje

16 January 2025 at 13:40

Pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës dha aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i saj ka kërkuar dënim maksimal për Naim Murselin, si dhe personat e tjerë të akuzuar. Gjatë një interviste, Leonard Ademaj kërkoi dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit.

Vëllai i Liridonës tregoi se dy fëmijët e mitur ndodhen në Suedi nën kujdesen e shërbimit social, Ai tregoi edhe bisedën e parë që zhvilloi pas ngjarjes me nipin, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes. Djali kishte thënë se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe kisha pasur disa të holla në dorë.

“Ishte një aktakuzë e ngritur nga ana e Prokurorisë, ne duam që gjykata të marrë masat e duhura dhe dënimi të jetë kapital. Ne akoma nuk e kemi në dorë dosjen e prokurorisë, pasi ta shohim mund të flasim më gjerësisht për këtë çështje.

Aktakuzën e kemi parë vetëm në sipërfaqe, e kemi pritur, por nuk e kemi parë në detaje. Ne presim që gjykata ta marrë në dorë sa më shpejt. Si familje kërkojmë dënim kapita, si familje si shoqëri dhe mbarë Kosova. Sadopak është lehtësuar dhimbja me ngritjen e aktakuzës, por shpresoj të lehtësohet më shumë kur të jepet dënimi i merituar. Plani është përgatitur më një tryezë të tre bashkë. Gjithçka është planifikuar në bashkëpunim, të gjithë e dinin se çfarë po bëjnë.

Në si familje në momentin e arrestimit ishim në shtëpi, na shkoi në mendje arsye financiare, probleme në familje nuk na ishin shfaqur ne si familje. Liridona ishte kthyer të jetonte në Kosovë dhe pastaj ndodhi akti. Gjendjen ekonomike e kishin të mirë, nuk kemi parë diçka që shkonte keq financiarisht, kalonin shumë mirë së bashku nuk kishim dalluar diçka.

Me familjen e Naimit nuk kemi asnjë marrëdhënie. Fëmijët po kujdeset shteti social në Suedi, duhet t’i falënderoj. Gjendjen shëndetësore e kanë të mirë por jo psikologjike, ju mungon shumë nëna, e kërkojnë çdo ditë dhe kjo na brengos më shumë. Janë shumë të tronditur që nga ajo natë që ka ndodhur ngjarja. E kam pyetur djalin e vogël, dajë çfarë ndodhi? Më tha dajë na dolën hajnat dhe ishte moment i sikletshëm për mua. Kishte disa të holla në dorë dhe tha dajë nuk ia dhashë”-u shpreh vëllai i së ndjerës.

The post “Dajë, kisha para, nuk ia dhashë hajdutit”/ Vëllai i Liridona Ademajt rrëfen bisedën me nipin: Çfarë pa vendngjarje appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 1 January 2025 Sot News | Lajme

Çfarë i ndodhi? Këngëtari i njohur kërkon ndihmë në rrjete sociale, ja arsyeja

1 January 2025 at 15:15

Conor Maynard ka kërkuar ndihmë në rrjete sociale për të luftuar ankthin pas disa tensioneve me ish-partneren e tij, Charlotte Chilton dhe pas lindjes së vajzës së tyre Penelope. Maynard, bëri një postim emocional në Instagram, duke ndarë shqetësimet për shëndetin e tij mendor dhe pasigurinë për përdorimin e ilaçeve për ankthin.
Ai shkroi: “A ka dikush këtu që ka përdorur Diazepam dhe ka qenë shumë i shqetësuar për ta marrë? Ju lutem, kontaktoni nëse keni kaluar nëpër këtë”. Ky postim ishte i pari i tij pas një periudhe heshtjeje prej një muaji dhe ai kërkoi ndihmë për të përballuar ankthin që po kalonte.

Ndërkohë, tensionet me Chilton, janë thelluar, pasi ajo ka pretenduar se Maynard nuk ka treguar interes për vajzën e tij të porsalindur, Penelope, e cila erdhi në jetë në shtator pas një qëndrimi një nate me këngëtarin.

Chilton ka pohuar se Maynard nuk ka kontaktuar që kur ajo ishte shtatzënë dhe se ai ende nuk ka kërkuar të takohet me vajzën e tij. Chilton ka folur edhe për vështirësitë emocionale që ka kaluar pas lindjes, duke thënë se ka pasur ditë të vështira, ku vajza e saj duket shumë si babai i saj.
Ajo e ka lënë të hapur mundësinë që, në të ardhmen, Penelope mund të vendosë vetë nëse do të ketë kontakt me Maynard, duke thënë se ky do të jetë vendimi i vajzës, kur të rritet.

The post Çfarë i ndodhi? Këngëtari i njohur kërkon ndihmë në rrjete sociale, ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Do eleminonte deputetin socialist Arben Ndoka, autoritetet e Dubait kërkojnë informacion për Indrit Doklen

31 December 2024 at 10:19

Autoritetet e Dubait kanë kërkuar informacion në Policinë e Shtetit në lidhje me ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Indrit Dokle.

Por teksa kanë kërkuar informacion, autoritetet e Dubait nuk kanë konfirmuar një arrestim të tij.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, kërkimi i informacionit për shtetas shqiptar që janë në Dubai është proces rutinë dhe i vazhdueshëm.

Indrit Dokle është në kërkim në kuadër të dosjes Metamorfoza pasi kishte bërë një aleancë me Durim Bamin për vrasjen e deputetit socialist, Arben Ndoka.

Deri më tani nga Dubai janë deportuar në Shqipëri, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe mbi arsye ende të paqarta.

The post Do eleminonte deputetin socialist Arben Ndoka, autoritetet e Dubait kërkojnë informacion për Indrit Doklen appeared first on Sot News | Lajme.

Integrimi në BE, Rama: Procesi në aspektin legjislativ dhe prokurimet do të kryhen me Inteligjencën Artificiale

30 December 2024 at 12:34

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e fundvitit me gazetarët se po punohet për kryerjen me Inteligjencën Artificiale të të gjithë procesit të integrimit në BE në aspektin legjislativ. Rama u shpreh se jemi në fazën që po përgatisim modelin e prokurimeve me inteligjencë artificiale.

Aktualisht që flasim jemi në kushtet kur me Inteligjencën Artificiale ne po punojmë për transferimin e gjithë trupit ligjor të BE në trupin ligjor të Shqipërisë, që do të thotë kryerje e gjithë procesit të integrimit në aspektin legjislativ, për të cilat vendet e tjera. Ne këtë kohë e bëjmë 90% me inteligjencë artificiale. Jemi në fazën që po përgatisim modelin e prokurimeve me inteligjencë artificiale. Edhe për këtë do jemi avangardë. Të vendosim teknologjinë si një armë për të përmirësuar proceset më të thella sesa dhënia e shërbimeve që tani e kemi bëre.

Hapin e parë që hodhëm me krijimin e një institucioni të ri të prokurimeve të një operatori që bën prokurimet për të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, sepse lajmi nuk ka dalë sic duhet të dilte. Nuk bëhen me tendera në ministri dhe operatori që është krijuar këtë vit dhe që është futur në funksion do të marrë volumin e prokurimeve dhe do të shpëtojmë me të gjitha lojërat që bëjnë. Sepse nuk do jetë me objektivisht e mundur që të bëhen copë njerëz për të tundur letra që për shumë kënd janë arabisht jo shqip, në kuptimin e procedurave”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu edhe për digjitalizimin e Kadastrës ku tha se për këtë janë angazhuar fonde të veçanta, pasi sipas tij është punë komplekse dhe kërkon shumë staf.

“Tumori i Shqipërisë ka qenë korrupsioni endemik në çdo hap për çdo gjë, çdo dokument. Sot panorama është tjetër. Ka mbetur vetëm një gur i fundit i këtij mozaiku për ta mbyllur periudhën otomane të transaksioneve të qytetarit me shtetin, që është përfundimi i projektit të futjes së kadastrës në këtë sistem të teknologjisë.  Kemi angazhuar fonde të veçanta, sepse është punë komplekse dhe kërkon shumë njerëz që të vihen në dispozicion”, tha Rama.

The post Integrimi në BE, Rama: Procesi në aspektin legjislativ dhe prokurimet do të kryhen me Inteligjencën Artificiale appeared first on Sot News | Lajme.

Durim Bami para gjykatës në Dubai, pritet vendimi për ekstradimin në Shqipëri

21 December 2024 at 14:50

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Durim Bami vijon të mbahet i arrestuar në Dubai prej më shumë se një muaji e gjysmë teksa po zhvillon një betejë të fortë me autoritetet atje me qëllim pengimin e ekstradimit. Përmes avokatëve, ai ka marrë dosjen e SPAK në të cilën rezulton edhe si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, por edhe në shënjestër të grupeve kriminale.

Beteja e tij me drejtësinë atje pritet të jetë e fortë, për shkak se Durim Bami rrezikon dëbimin, sikurse ndodhi me Plarent Dervishajn, i cili pas vitesh qëndrimi i strehuar në Dubai, u deportua në Shqipëri. Sipas gazetares Klodiana Lala, më datë 24 dhjetor është planifikuar të zhvillohet seanca e radhës ku edhe do të vendoset për fatin e Bamit.

Ai akuzohet nga SPAK për krijim të kushteve për të kryer vrasje si dhe grup kriminal. Gjithashtu, ai kërkohej me çdo kusht nga grupi i drejtuar nga ish-deputeti spcialist Arben Ndoka për tu vrarë, pasi ai e dyshonte për ekzekutimin e vëllait Aleksandër Ndoka.

The post Durim Bami para gjykatës në Dubai, pritet vendimi për ekstradimin në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Dhuna në familje degjeneron në përleshje midis anëtarëve, babai i rreh nënën, djali rreh babain

8 December 2024 at 13:58

Një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dje në Prishtinë.

Pas incidentit situata raporton Policia e Kosovës u përshkallëzua, meqë edhe djali i çiftit është përleshur me babain e tij.

Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Sipas vendimit të prokurorit, bashkëshorti i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali është liruar në procedurë të rregullt.

”Viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe pas kësaj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është përleshur fizikisht me babain e tij. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali i saj është liruar në procedurë të rregullt”.

The post Dhuna në familje degjeneron në përleshje midis anëtarëve, babai i rreh nënën, djali rreh babain appeared first on Sot News | Lajme.

“Po tentoj të flas me familjen e Martinit”/ Reagon babai i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit: Djali im është…

22 November 2024 at 08:53

Për herë të parë, babai i minorenit që dyshohet se vrau me thikë Martin Canin ka folur në një intervistë. Ai u shpreh se dhimbjen e ndan përgjysmë me familjen e viktimës, ndërsa thotë se është duke tentuar që të ketë një komunikim me familjen Cani.

“Nuk kam folur jam duke tentuar. Nuk keni pse ndërhyni, kam aq burrni dhe karakter dhe shpirt sa për të folur me familjen e tij. Nuk i kam bërë keq kurrë. Nuk jam një familje ordinerësh, por një familje e lartë, punojmë bashkë me nusen, kemi një djalë për mall dhe atë u munduam ta rrisim siç duhet ta rrisim, por normalisht çdo gjë …. nuk di çfarë të them tjetër…. familjen time nuk mund ta prishë kush. Familja ime ka vepra. Pjesën e dhimbjes e ndaj me zotërinë, sikur me pas vdekur djali im”, tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka pasur dijeni për sherrin që fëmijët kanë pasur më herët në shkollë.

“Nuk di asgjë, thjeshtë di që djali im akuzohet për atë pjesë… Nuk di asgjë. Po të dihej nuk do kishte ndodhur kjo gjë…. Një djalë për mall kam… Unë nuk kam fjalë për të thënë, nuk di fjalë me gjet për ngushëllime për familjen që i ka ndodhur tragjedia. Spekulimet e njerëzve nuk më interesojnë…. Por të spekulohet për një 14-vjeçar që nuk e di se çfarë është jeta, çfarë është sherri, çfarë ka bërë, nuk di gjë se çfarë ka bërë, inshallah se ka bërë, se nuk kam parë asnjë filmim, le ta marrë ligji në dorë”, tha ai.

Përlleshi shprehet se i biri ndodhet në gjendje shoku, ende në spital, ndërsa shton se kanë vetëm një djalë dhe se janë përpjekur që ta rrisin dhe edukojnë sa më mirë.

“Fjalët e miletit unë nuk i ndaloj dot se nuk më intereson fare, mua më intereson dhimbja e familjes dhe… Djali im është në spital. Është kalama, është i tronditur dhe është në gjendje shoku, dhe unë dhe nusja jemi në gjendje shoku…”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka qenë në makinë me djalin në momentin që ai ka postuar foto pas krimit në rrjetet sociale, ai e mohon duke thënë se ka prova që vërtetojnë se ai ka qenë në punë në momentin e ngjarjes.

“Ke fakte nga kam qenë unë kur ka ndodhur problemi. Unë kam qenë në punë në ndërtim, ka kamera”, tha ai.

Po ashtu ai tha se djali nuk i ka konfirmuar se e ka kryer krimin.

“Djali është i shokuar, nuk di se çfarë thotë. Djali është në spital”, deklaroi ai.

The post “Po tentoj të flas me familjen e Martinit”/ Reagon babai i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit: Djali im është… appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarje tronditëse/ Çfarë po ndodh? Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe kreu marrëdhënie sek*uale me të, e pëson keq babai

20 November 2024 at 14:38

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kurbin, ku një 53-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë të rëndë ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas informacionit të raportuar nga autoritetet, babai ka kryer edhe marredhenie seksuale me vajzën e tij.

Pasi është bërë i njohur ky akt, reagimi i autoriteteve ka qenë i shpejtë. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar të dyshuarin dhe për të siguruar prova që do të shërbejnë në hetimin e mëtejshëm të ngjarjes. Babai i arrestuar është përballur me akuza të rënda, ndërsa është dërguar në pranga për veprat e tij kriminale. Autoritetet kanë treguar se për këtë ngjarje janë mbledhur materialet procedurale, të cilat janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

“Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njoftoi zyrtarisht policia.

The post Ngjarje tronditëse/ Çfarë po ndodh? Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe kreu marrëdhënie sek*uale me të, e pëson keq babai appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 14-vjeçarit, Mullai: U përqafuan përpara efektives së policisë

19 November 2024 at 15:30

Zëdhënësi i policisë Genti Mullai, dha detaje të reja nga vrasja 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.
Mullai tha në një intervistë televizive se viktima dhe autori, kishin pasur përplasje dhe se ishin pajtuar me njëri tjetrin, por ishin pajtuar dhe përqafuar në prani të oficeres së policisë.
Kjo e fundit sipas Mullait, e ka referuar përplasjen mes dy nxënësve në shkollë.

“I shpreh ngushëllime familjes. Është ngjarje që nuk nxjerrë larë askënd. Me informacionet që kemi në shkollën Fan Noli është një oficere policie. Oficerja e policisë ka thënë se ka kryer të gjithë procedurat. Dy adoleshentët kanë debatuar ashpër në tualet. Mësuesja kujdestare ka marrë adoleshentët dhe i ka dërguar te oficerja e policisë. Agresori dhe viktimsa nuk kanë qenë problematikë.

Të dy kanë përqafuar njëri-tjetrit, duke qeshur. Këto kanë ndodhur ditën e hënë. Për çfarë ka ndodhur të premten, policia nuk ka pasur informacion. Janë pyetur disa herë dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Oficerja e ka referuar ngjarjen në shkollë. Oficerja e policisë ka menduar se konflikti ishte mbyllur, duke qenë se ishin nxënës të mirë në mësime”, tha Mullai.

The post Vrasja e 14-vjeçarit, Mullai: U përqafuan përpara efektives së policisë appeared first on Sot News | Lajme.

Prapaskenat e përplasjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në 1 vjetorin e Amen, mes ish-çifti u përfshi edhe..

17 November 2024 at 18:30

Djali i Xhensilës dhe Besit ka festuar këtë javë 1-vjetorin e tij. Amen, festoi në një festë gjigande që këngëtarja kishte përgatitur për të voglin e saj. Pasi i dedikoi një këngë, artistja publikoi në rrjetet sociale edhe pamjet nga festa, që duhet thënë ishte madhështore.

Nuk kishte sesi mos të binin në sy VIP-at e shumë që artistja kishte ftuar. Nga kolegë këngëtarë, aktorë, moderator e shumë emra të njohur të showbizzit, ishin prezent në festën e Amen. Në rrjetet sociale, Xhensila publikoi edhe momentin kur fryu qirinjtë. Si një nënë tashmë single, këngëtarja mbante në krah të dy fëmijët e saj, duke nxjerrë përfundimisht nga jeta e saj, Bes Kallakun.

E, në fakt, mungesa e aktorit të humorit në këtë festë ishte kryefjala e mediave. Besi zgjodhi që për ditëlindjen e të birit të bënte vetëm një urim të ndjerë në rrjetet sociale. Sakaq, ai nuk ishte i ftuar në festë, madje asnjë nga familjarët e tij nuk ishin prezent.

Kujtojmë që kur Ajka, vajza e çiftit kishte ditëlindjen, Xhensila ftoi ish-vjehrrën e saj. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë në festën e Amenit. Shkak për këtë është bërë pikërisht përplasjet që çifti ka pasur edhe gjatë procesit të divorcit.

Teksa Besi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, Xhensila ka folur për herë të parë, duke zbuluar kështu anën e saj të historisë. Rrëfimi është bërë për Arbana Osmani, teksa në promo dëgjohet vetëm këngëtarja që shprehet mes lotëve “Përpara asaj që më panë sytë në atë martesë”. Por duket se përplasja e ish-çiftit të dashur për publikun tashmë vijon në dyert e Gjykatës.

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje. Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Aktori Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten.

The post Prapaskenat e përplasjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në 1 vjetorin e Amen, mes ish-çifti u përfshi edhe.. appeared first on Sot News | Lajme.

U vra nga tritoli në derën e motrave Nikolli, rrëfimi rrëqethës i babait të Enea Thomarajt: S’kisha para për varrimin

2 November 2024 at 12:11

35 vite më parë njihet me bashkëshorten e tij Luljetën me të cilën u dashurua sapo e pa. Jeta e të rinjve nuk do të ishte ajo me e lehta, por pavarësisht sprovave e varfërisë, ia dolën të krijonin një familje të ngrohtë.

Arturi jetonte me të dy prindërit e me bashkëshorten. Luljeta vuante nga astma, e gjithashtu kishte vështirësi edhe me sjelljen në jetë të fëmijëve. 2 herë u gëzuan me fëmijë, e 2 herë përjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin të mbijetonin. U deshën 5 vite që shtëpia të merrte jetë, me lindjen e djalit të tyre të madh, që e quajtën Enea. Enea ishte i mbarë, nuk i shqetësonte prindërit, kërkonte pak e kënaqej më gjithçka. E vetmja kërkesë e vazhdueshme që kishte, ishte që prindërit t’i bënin një vëlla.

Kaluan plot 8 vite që në jetë të vinte djali i dytë i familjes Thomaraj. Emrin ia zgjodhi Enea, tha do ta quajmë Arluen si bashkim i emrave tanë: Artur, Luljeta dhe Enea. Enea dhe Arlueni ishin të pandarë. Si vëlla më i madh, Enea e merrte kudo me vete. Flinin në të njejtën dhomë, në dhomën e ndenjes. Kushtet ato ishin. Pasi mbaronin darkën, dhoma e ndjenjes kthehej në dhomën e tyre të gjumit. Kalonin orë të gjata bisedash, e herë pas herë “i shqetësonin” prindërit me të qeshurat me zë të lartë ne mesnatë.

Kur prindërit e Arturit ndërruan jetë, ata mbetën 4, çifti me 2 djemtë e tyre. Arturi ka punuar sa ka mundur, që t’i krijonte sado pak kushte familjes. Ndërsa Luljeta, për shkak se vuante nga astma dhe artriti, e ndërpeu punën që bënte në spital si sanitare.

Djemtë u rritën me përgjegjshmëri të madhe, me dhembshuri për prindërit, të cilët mundoheshin shumë për ta. Disa vite më pas, Arturi do të pësonte një paralizë, që i vështirëson të ecurën dhe kryerjen e shumë veprimeve. Për pasojë rolin e kryefamiljarit e mori Enea. Si një djalë i ri plot plane e ëndrra, dontë të punonte e të ndihmonte familjen, e si rrugën më të lehtë pa emigrimin. U nis për të punuar në Gjermani, ku qendroi 3 vjet, derisa shteti gjerman e ktheu në Shqipëri, sepse nuk kishte lejqëndrimi.

Por Enea nuk u dorëzua. Nisi menjëherë punë në Elbasan, nga një fabrikë në tjetrën, nga një turn në tjetrin, e shumë herë disa turne bashkë në mënyrë që të fitonte sa më shumë, e t’i vinte në ndihmë prindërve të sëmurë.Arturi na ka rrëfyer se Enea nuk i ka shqetësuar kurrë, në lagje e donin të gjithë dhe ndihmonte çdo kënd. Për të atin ishte tashmë si një shok, një shpatull ku mbështetej. Enea ishte ai që dërgonte mamin në spital për mjekim, ai që mbante babain për krahu që të zbriste shkallet e të pinin bashkë kafen e mëngjesit. Ai që kalonte sa më shumë kohë me vëllain, që i thoshte të shkollohej, se do ishte ai aty për të punuar për të gjithë bashkë.

Gjithçka në këtë familje ndryshoi, në një natë vere të 14 korrikut 2024. Enea dhe Alueni ishte jashtë në mbrëmje, kur prindërit i kërkojnë të kthehen në shtëpi, se ishte natë, ishte vone, e meraku si linte të rrinin të qetë pa u kthyer djemtë në shtëpi. Vëllezërit u kthyen, takuan prindërit të cilët shkuan të flinin në dhomën e tyre dhe djemtë qëndruan dhomën e ndenjes. Pas bisedave të përhershme, e duke kaluar kohë me celuluar, secili u shtri në divanin e tij që e përdornin si krevat.

Atë ditë Enea nuk ishte ndjerë mirë. Ndjente një shqetësim pa e kuptuar përse. U zgjua i zymtë, ndoshta vapa- tha, sepse ishte një nga ato ditët më të nxehta të verës. Por mbremja e gjeti sërish të trazuar. Teksa flinte i del gjumi dhe merr drejtimin për të shkuar në tualet. Dera ishte e mbyllur, sepse aty ndodhej i vëllai. Enea pret në korridor, ishte ora 02;14 e natës, prindërit ishin në gjumë, gjithçka ishte qetësi. Qetësi që u trondit nga një zhurmë e barabartë me atë të 20 shkrëpëtimave bashkë, thotë Arturi. E pastaj heshtje.

Një derë hapet fuqishëm, ishte Arlueni i vëllai, që thërret me sa zë kishte: Laliii, ashtu siç i thërriste gjithmonë.
Një derë kishte rënë mbi fytyrën e Eneas. Ishte porta kryesore e shtëpisë. Ajo që u mbyll disa orë më parë, për të sinjalizuar që tani ishin të gjithë në shtëpi, që familja u bë bashkë, që kaloi edhe një ditë e do të mund të flinin të qetë, brenda asaj shtëpië që Arturi ndërtoi më shumë vështirësi.

Tashmë ajo derë qëndronte mbi Enean. Një sulm i fuqishëm tritoli, i vendosur në derën e fqinjëve përballë, goditi tragjikisht Enean e pafajshëm, duke i ndërprerë gjithçka në mes. Nga ajo natë për familjen Thomaraj nuk pati më gjumë. Prindërit u zgjuan të tronditur, pa kuptuar se ç’po ndodhte. Në tokë gjendej djali i tyre, i mbuluar nga gjaku. Tashmë dera e shtëpisë ishte e hapur, e çarë në mes, tani asgjë për ta nuk ishte më e sigurt. Pas asaj dite, kaluan 3 muaj ku Enea do të rrinte në spital.

Në fillim arriti të ishte i ndërgjegjshëm, por prindërit thonë se ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk e kuptoi dot se çfarë i ndodhi. Se çfarë ishte ajo ngjarje që padrejtësisht i mori jetën, në moshën 29 vjeçare, duke i lënë përgjysmë dashurinë, familjen, punën, bisedën me të vëllanë, vizitën në spital të së ëmës, kafen që do të pinte të nesërmen me babanë, e shokët që e prisnin për të dal.

Enea ndërroi jetë 3 javë më parë, pasi luftoi në spital 3 muaj. Pasi i tha të ëmës fjalët e fundit: Jam mirë…
Ndërroi jetë duke lënë pas dhimbjen më të madhe në këtë familje. Duke rënduar shpirtrat e prindërve që e kishin shtyllën e shtëpisë, e të vëllait që e kishte shokun e jetës.
Gjithçka mund të kishte menduar kjo familje, por vdekjes e Eneas kurrë. I kapi aq të papërgatitur, sa nuk kishin as lekët për të bërë ceremoninë motore.

Nga ai moment që Enea ndërroi jetë, Arturi nuk ka lëvizur më nga shtëpia, dhe e vetmja ditë që ka dal jashtë saj është sot…
Tani në familjen Thurmaraj janë hapur dyert e mortit, shumëkush futet e del nga ajo derë, për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë, për t’i shprehur një ngushëllim, por sytë e prindërve dhe të vëllait, qëndrojnë nga dera. I duket sikur nga momenti në moment do të kthehet ai, do të vijë nga puna, do ti përqafojë e do t’ju thotë a keni nevojë për diçka. Por sikur ta dinin se do t’ju ikte kaq shpejt, do t’i thonin se i vetmi për të cilin kemi nevojë, je TI.

Artur Thomaraj në studion e “Për Shqiptarët”: Hap derën dhe shikoj dhe më vunë shami tek hunda që të mos binte të fikët, e doja shumë Enean, nuk e ndaja nga vetja. Djali tjetër ngriti derën, bërtiti, ne ishim në gjumë unë edhe nusja, me gjithë fuqinë që kishte e shtyri nusen dhe u ngrit për të shkuar në divan, urgjenca u vonua se ngatërroi adresë, policia erdhi shpejt, katastrofë, gjak nga veshët, goja, hundët.

Situata në familjen time është shumë e vështirë, kemi hap derën se kështu janë zakonet dhe rri pret hap sytë nga dera a po vjen çuni apo jo, është shumë e vështirë s’po e përballojmë dot se dikur do të qetësohemi, rrojmë për të voglin se nuk dimë çfarë bëjmë ndryshe. Sot mora pensionin 227 mijë, këtë pension kam pas përherë, por të del me aq? Nusja është pension bashkie, ka 4 sëmundje, janë për të larë dritat që s’i lëmë kurrë. Unë kisha nevojë për lekët e funeralit. Hapa një Go Found, e hapi mbesa por nuk u deshën ato, s’i kemi tërheq e kanë marrë vesh njerëzit kush e kush me ndihmu. E gjitha është tek e ardhmja dhe tek nusja ime, unë s’jam më i aftë.

The post U vra nga tritoli në derën e motrave Nikolli, rrëfimi rrëqethës i babait të Enea Thomarajt: S’kisha para për varrimin appeared first on Sot News | Lajme.

Dy zgjedhje për të ‘fortin’ e Niklës, ja kushtet që kërkon Dubai për të nxjerrë nga qelia Durim Bamin

1 November 2024 at 10:07

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore. Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij. Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar për shkak të mos përgjigjes ndaj tre kërkesave të dërguara përmes postën elektronike nga policia, Durim Bami, është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre E-maileve të dërguara.

Por sërisht gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse Durim Bami, ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin. Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës. Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

The post Dy zgjedhje për të ‘fortin’ e Niklës, ja kushtet që kërkon Dubai për të nxjerrë nga qelia Durim Bamin appeared first on Sot News | Lajme.

Masakrat/ Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër,viktimat e pafajshme të krimit

31 October 2024 at 14:27

Ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit kanë tronditur mbarë opinionin publik. Rasti më i fundit ishte ai ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën. Një ngjarje e tillë la pas dhe një viktimë të pafajshme, kalimtare të rastit.

Flutura Basha humbi jetën teksa së bashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin në shtëpi me motor. Ata janë përplasur nga makina ku ndodheshin Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në vend ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha po lufton për jetën në spital. Po ky nuk është rasti i vetëm ku krimi prek të pafajshmit.

Vrasja e kamarierit Gledio Muka dhe klienti, Marsel Çela

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2024 në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Siç u mësua më pas, shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, por krahas tij plumbat nuk falën as Gledio Mukën që punonte për bukën e gojës dhe as klientin e lokalit i cili kishte zgjedhur që atë mbrëmje të ngrohtë korriku ta kalonte jashtë shtëpisë, deri në orët e vona.

Vrasja e banakieres Mimoza Pajës në Don Bosko:

E ndodhur në vendin dhe kohën e gabuar, ishte edhe banakierja Mimoza Paja në një lokal në Don Bosko.

Atentati i Don Boskos, në Tiranë, ka ndodhur më 12 marsin të vitit 2023 ku një grua u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje dhe 58-vjeçarja Mimoza Paja ishte në vendin e saj të punës kur iu mor jeta pabesisht. Nga kjo ngjarje nuk u kursye as mbesa e saj e mitur e cila mori lëndime nga thyerja e xhamave. Ndërsa 5 persona të tjerë morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit nga plumbat, por fatmirësisht nuk rezultuan në fatalitet. Atë pasdite të 12 marsit u qëllua me breshëri plumbash lokali i Fatjon Muratit, person i shumëkërkuar nga autoritetet. Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë. Fatjon Murati dyshohet i përfshirë në masakrën e Fushë Krujës u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Haxhia dhe Diklen Vata. Gjithashtu, Fatjon Murati ka qenë i dënuar për armëmbajtje dhe posedim të municioneve pa leje. Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Fatjon Muratit një pasuri me vlerë 5 mln euro.

Vrasja e Enea Thomaraj në Elbasan

29-vjeçari Enea Thomaraj u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin.

Pas gati muaj në koma, më 4 tetor ai ndërroi jetë nga plagët e marra. 29-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me motrat Nikolli apo me botën e krimit. Ishte një njeri që punonte për të mbajtur familjen e tij dhe humbi jetën pas tritolit që u shpërthye ngjitur me derën e banesës.

The post Masakrat/ Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër,viktimat e pafajshme të krimit appeared first on Sot News | Lajme.

Babai godet djalin me thikë, trondit nëna: Dua burrin të më vijë në shtëpi, djali nuk po lëshonte telefonin nga dora

31 October 2024 at 12:28

Nëna e 15-vjeçari që u godit me thikë nga babai një ditë më parë, për motive të dobëta, ka thënë se gjendja e të miturit është shumë mirë.

E ftuar në një intervistë televizive, ka deklaruar se ngjarja ndodhi pa dashje, ndërsa kërkoi lirimin e bashkëshortit nga qelia.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali.

Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë.

Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste.

Djali e mban telefonin jo prej shumë kohësh”, tha nëna e të miturit.

The post Babai godet djalin me thikë, trondit nëna: Dua burrin të më vijë në shtëpi, djali nuk po lëshonte telefonin nga dora appeared first on Sot News | Lajme.

“Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

29 October 2024 at 20:19

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.
Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

The post “Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite… appeared first on Sot News | Lajme.

“Durim Bamin po e sjellin amerikanët nga Dubai”, Curri bën deklarata e fortë: Ka informacion për një vrasje…

28 October 2024 at 22:49

Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë më 21 tetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
I ftuar në një emision televiziv analisti Arjan Curri bëri deklaratën e fortë, ku tha se Durim Bamin po e sjellin amerikanët në Shqipëri.

Më tej Curri u shpreh se Bami ka informacion për një vrasje politike.
“Bamin nuk e ka sjellë Dumani, nuk e kanë marrë këta, por ua kanë sjellë. Të kujtojmë se Bami është arrestuar në qershor dhe është lënë i lirë dhe është riarrestruar. Pse për 3-4 muaj, një herë është liruar? Ne i kërkojmë ne, na i sjellin. Nuk ka rënë miti i Dubait për parajsës fiskale, penale. Bami është bërë personazh i rëndësishëm për amerikanët që kanë shumë ndikim në Dubai.”, u shpreh analisti.

The post “Durim Bamin po e sjellin amerikanët nga Dubai”, Curri bën deklarata e fortë: Ka informacion për një vrasje… appeared first on Sot News | Lajme.

Vëllai vret vëllanë/ Detaje të reja nga ngjarja monstruoze, autori ndodhet në…

28 October 2024 at 07:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti mes tyre vëllai ka varë me thikë vëllain. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në rrugën “Tirana” në Kompleksin Ramiz Sadiku në Prishtinë. Autori i ngjarjes është vënë në pranga.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhej me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se autori i ngjarjes, i cili goditi me thikë për vdekje vëllanë, është plagosur edhe vetë. Ai është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Vëllai vret vëllanë/ Detaje të reja nga ngjarja monstruoze, autori ndodhet në… appeared first on Sot News | Lajme.

Për llogari të kujt? Përfunon liria për “të fortin e Niklës”, arrestohet për herë të dytë në Dubai Durim Bami

By: xhoana
27 October 2024 at 10:22

Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Policia bën me dije se ndalimi i Bamit është kryer në datën 21 tetor. Burime bëjnë me dije se Durim Bami është ndaluar nga policia e Dubait dhe prej 5 ditësh mbahet nën arrest. Nuk dihet me saktësi se cilat janë rrethanat që kanë shtyrë arrestimin e tij për herë të dytë nga policia e Emirateve, ndërkohë që më herët dështoi sjellja e tij në Shqipëri.

Informacionet për arsyen e arrestimit të Bamit në Dubai, po mbahen tepër diskrete nga Policia e Shtetit dhe prokuroria e posaçme SPAK.

Herën e parë, ai u ndalua për llogari të SPAK në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

Por për këtë arrestim, Durim Bami, mundi të lirohet nga gjykata e Dubait pavarësisht se ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme premtuan sjelljen e tij para drejtësisë.

Ende nuk dihet me saktësi nëse ndaj Durim Bamit është lëshuar një masë sigurimi e dytë “arrest me burg” nga SPAK, që detyroi policinë e Dubait të rivihet në lëvizje për të arrestuar për herë të dytë, Durim Bamin.

Tashmë Bami mund të jetë në procedurat e një ekstradimi të mundshëm apo riatdhesimi të menjëhershëm, siç ndodhi me rastin e Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, dy njerëzve të grupit të Durrësit të akuzuar për atentatin ndaj Landi Muharremit dhe prokurorit, Arjan Ndoja.

The post Për llogari të kujt? Përfunon liria për “të fortin e Niklës”, arrestohet për herë të dytë në Dubai Durim Bami appeared first on Sot News | Lajme.

❌