Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayReporter

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

13 July 2026 at 15:45
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të hënën konkluzionet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreut të AKEP, Piro Xhixho dhe ndaj Ema Çokut, procesi ndaj të cilëve po kryhet me gjykim të shkurtuar. SPAK e akuzon Xhixhon për veprën penale të korrupsionit në këtë çështje, ndërkohë që Kryemadhi […]The post SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi appeared first on Reporter.al.

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

9 July 2026 at 19:31
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë një seance gjyqësore. | Foto: LSA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kërkuan të enjten më 9 korrik përpara trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme që të vlerësohen të paligjshme veprimet e kryera për marrjen e provave, si dhe ato të cilësohen të papërdorshme. Po ashtu, Kryemadhi përjashtoi Metën nga episodet për të cilat […]The post Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave appeared first on Reporter.al.

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

24 June 2026 at 19:12
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë një seance gjyqësore. | Foto: LSA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe avokati i tij, Kujtim Cakrani përmbyllën të mërkurën më 24 qershor 2026 parashtrimet në çështjen penale në ngarkim të tij dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi, lidhur me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për afro shtatë orë, avokati Cakrani dhe Meta kundërshtuan gjithë akuzat dhe provat […]The post Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave appeared first on Reporter.al.

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

15 June 2026 at 10:16
meta
Ish-Presidenti Ilir Meta në seancën e parë gjyqësore. Foto: LSA.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash më 8 prill kërkesën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për shfuqizimin si antikushtetuese të vendimeve të Gjykatave të Posaçme dhe të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurimit arrest në burg ndaj tij, si dhe për pretendimet ndaj mënyrës së ndalimit. Ish-presidenti Ilir Metaj ndodhet […]The post Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës appeared first on Reporter.al.

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

5 June 2026 at 22:10
meta
Ish-Presidenti Ilir Meta në seancën e parë gjyqësore. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi të premten më 5 qershor kërkesat e gazetarëve dhe të ish-Presidentit Ilir Meta e ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në televizion gjithë seancat e çështjes penale në ngarkim të tyre, që po shqyrtohet me procedurë të zakonshme. Po ashtu, u […]The post Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit appeared first on Reporter.al.

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga paraburgimi

11 May 2026 at 19:18
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë seancës | Foto: LSA
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi të hënën më 11 maj një kërkesë të përsëritur të ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, me një masë më të lehtë. Përfaqësuesi ligjor i Metës, avokati Kujtim Cakrani konstatoi se i mbrojturi prej gjendet prej 19 […]The post Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga paraburgimi appeared first on Reporter.al.

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë

By: BIRN
4 May 2026 at 12:09
ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të hënën kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë. Sipas një njoftimi zyrtar, gjyqtarja Saida Dollani vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga Meta, i cili përmes avokatit të tij kishte kërkuar […]The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë appeared first on Reporter.al.

Juristët janë të dyzuar mbi transmetimin ‘live’ të gjyqeve të zyrtarëve të lartë

28 April 2026 at 08:00
meta ne gjyq
Ish-presidenti Ilir Meta në sallën e gjyqit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj – të tre të pandehur për çështje të ndryshme korrupsioni – i nisën proceset e tyre gjyqësore me një kërkesë të ngjashme; transmetimin e seancave gjyqësore live. Gjykata lejoi pjesërisht kamerat në gjyqin e Metës dhe rrëzoi kërkesën në rastin e Veliajt. Në […]The post Juristët janë të dyzuar mbi transmetimin ‘live’ të gjyqeve të zyrtarëve të lartë appeared first on Reporter.al.

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për të qëndruar jashtë kafazit

27 April 2026 at 17:57
ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.
Ilir Meta, 57 vjeç, ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, u shfaq të hënën në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme i zbehtë në fytyrë, me rrudha të shtuara dhe me dy gishtat lart për të përshëndetur mbështetësit e tij në sallë. “Shqipëria e shqiptarëve,” thirri […]The post Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për të qëndruar jashtë kafazit appeared first on Reporter.al.

‘Trajtohen si kafshë e egër’: KShH kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

22 April 2026 at 11:10
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u transferuar nga drejtoria e Policisë së Tiranës drejt qelisë. Foto: Malton Dibra/ LSA.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Shqipëri, ka kundërshtuar mbajtjen në kafaz gjatë gjykimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. “Mbajtja e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit është në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave […]The post ‘Trajtohen si kafshë e egër’: KShH kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi masën e arrestit të Ilir Metës

8 April 2026 at 16:59

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën, më 8 prill 2026, të rrëzojë kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimeve të gjykatave që e lanë atë në masën e sigurisë “arrest në burg”, si dhe konstatimin e shkeljeve gjatë momentit të arrestimit të tij nga Policia e Shtetit. Përmes një njoftimi për vendimmarrjen, […]

The post Gjykata Kushtetuese lë në fuqi masën e arrestit të Ilir Metës appeared first on Reporter.al.

Në Shqipëri, politikanët përdorin famën për të shmangur burgun

27 March 2026 at 10:46

Nëse kërkon emrin “Monika Kryemadhi” në rrjetet sociale në Shqipëri, mund të presësh të shohësh lajmet më të fundit për problemet e saj ligjore. Në vend të kësaj, rezultatet më të mundshme janë klipe të shkurtra nga Big Brother VIP. Dy herë në javë, Kryemadhi, ish-bashkëshortja e ish-presidentit shqiptar Ilir Meta dhe një forcë politike […]

The post Në Shqipëri, politikanët përdorin famën për të shmangur burgun appeared first on Reporter.al.

Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

23 March 2026 at 14:44
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, SPAK, ka fituar reputacion për hetimin e figurave të profilit të lartë që më parë shiheshin si të paprekshme, duke filluar nga ish-presidentë dhe kryeministra te ministrat, zëvendësministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Por, ndërsa hetimet kundër korrupsionit intensifikohen, SPAK po përballet me […]

The post Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike appeared first on Reporter.al.

Çështja penale ndaj Metës dhe Kryemadhit kalon për gjykim

18 March 2026 at 12:58

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 18 mars kalimin për gjykimin në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Po ashtu, të pandehur në këte çështje janë edhe nëna e […]

The post Çështja penale ndaj Metës dhe Kryemadhit kalon për gjykim appeared first on Reporter.al.

Argumentet e Apelit: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit

11 January 2026 at 08:24

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë. Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të […]

The post Argumentet e Apelit: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit appeared first on Reporter.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

24 December 2025 at 17:21

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

25 November 2025 at 19:46

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi gjatë bisedimeve përfundimtare shkaqeve të ankimit në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani dhe kërkoi shkarkimin e tij për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Pollozhani kundërshtoi gjetjet për deklarime kontradiktore, si dhe pretendoi se kishte provuar burimet e ligjshme të […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on Reporter.al.

❌
❌