Normal view

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

17 July 2026 at 09:01
posta palase
Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps.
Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”. Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda […]The post Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë appeared first on Reporter.al.

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

29 June 2026 at 07:14
gjurmet e kamioneve
Gjurmët e makinerive të rënda duken ende në plazh. Foto: Vladimir Karaj.
Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë. Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet […]The post Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

22 June 2026 at 17:26
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Ylli Pango, ish-ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i qeverisë “Berisha” gjatë periudhës 2007-2009 dëshmoi të hënën në Gjykatën e Posaçme në kuadër të procesit penal ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë, lidhur me privatizimin e ambienteve të ish-klubit sportiv “Partizani”. Që në […]The post Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani” appeared first on Reporter.al.

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

19 June 2026 at 18:24
Kryebashkiaku Erion Isai në SPAK. Foto: LSA.
Një hetim i filluar në vitin 2020 për tenderin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, lidhur me ndërtimin e lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë 2.8 miliardë lekë, zbuloi se projekti bazohej në një procesverbal të falsifikuar dhe se fondi limit është përcaktuar nga njëra prej kompanive që fitoi më vonë kontratën e mbikëqyrjes. […]The post Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë appeared first on Reporter.al.

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

17 June 2026 at 07:10
delta palase green coast (1)
Kompleksi Green Coast në Palasë i fotografuar nga ajri. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.
Në fund të janarit të vitit 2021, një grup i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës i ktheu sytë nga njëri prej projekteve më të lakmueshme të bregdetit shqiptar – resorti Green Coast buzë detit Jon në Palasë. Përmes aplikacionit SKY ECC, anëtarët e këtij grupi nisën të shkëmbenin fotografi të projekteve të zgjerimit të […]The post Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast appeared first on Reporter.al.

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

14 June 2026 at 10:44
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, goditi të premten një rrjet të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove të përfituara nga kjo veprimtari kriminale në sektorin e ndërtimit, kryesisht në kulla dhe projekte turistike në bregdetin shqiptar. Gjykata e Posaçme miratoi 15 masa arresti […]The post Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës appeared first on Reporter.al.

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

8 June 2026 at 19:25
Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.
Genc Ruli, ish-ministri i Ekonomisë i qeverisë “Berisha” gjatë periudhës 2005-2009, u pyet të hënën, më 8 qershor, në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit penal ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë, lidhur me privatizimin e ambienteve të ish-klubit sportiv “Partizani”. Hetimi ndaj […]The post Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave appeared first on Reporter.al.

Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë

31 May 2026 at 09:35
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)
Foto nga PPNEA
Një gardh kilometrik prej hekuri dhe telash me gjemba ka copëtuar peizazhin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Makineritë e rënda kanë nisur hapjen e rrugëve dhe ngritjen e kantierit. Ndërkohë, aktivistët e mjedisit kanë filmuar me dron se si kanalet që lidhin lagunën me detin dhe që janë jetike për ekosistemin janë bllokuar për të […]The post Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë appeared first on Reporter.al.

‘Fasada digjej si letër’: Mungesa e ligjit shmang përgjegjësitë për pallatin e djegur në Tiranë

16 April 2026 at 08:12
Banorët shikojnë se si shtëpitë e tyre shkrumbohen brenda pak orësh. Foto: LSA.
Prej hyrjes së bërë blozë të pallatit në zonën e quajtur “Farmacia 10” në Tiranë vijon të dalë tym dhe avuj të nxehtë edhe gati 24 orë pas zjarrit që shkatërroi dhjetëra apartamente dhe vuri në rrezik qindra banorë prej mesditës së të martës. Brenda shiritave rrethues të skenës së krimit, zjarrfikës, forca të ushtrisë […]

Gjykata rrëzon kërkesën e Malltezit për pasuritë e sekuestruara

7 April 2026 at 19:38
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata e Posaçme rrëzoi të martën kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirimin e pasurive të tij nga masa e sekuestrimit. Pasuritë e Malltezit janë sekuestruar pas një procesi penal për akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Malltezi e kundërshton akuzën si të ngritur mbi fakte të rreme. Në seancën […]

The post Gjykata rrëzon kërkesën e Malltezit për pasuritë e sekuestruara appeared first on Reporter.al.

Gjykata tërhiqet për vendim lidhur me pasuritë e Jamarbër Malltezit

2 April 2026 at 18:28

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë u njoh të enjten më 2 prill me qëndrimin e SPAK kundrejt kërkesës së Jamarbër Malltezit për lirimin nga sekuestroja të pasurive të tij. Malltezi po përballet me një proces gjyqësor për akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv, “Partizani”, akuzë të cilën ai […]

The post Gjykata tërhiqet për vendim lidhur me pasuritë e Jamarbër Malltezit appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e 10 personave të akuzuar për trafik kokaine

27 January 2026 at 17:24

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 27 janar përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të një çështje penale në ngarkim të 10 personave të akuzuar për trafikim të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Të pandehurit janë Aldi Zonja, […]

The post SPAK kërkon gjykimin e 10 personave të akuzuar për trafik kokaine appeared first on Reporter.al.

Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania merr të pandehur kreun e Milton Group

8 January 2026 at 13:27

Mikheil Biniashvili, 50 vjeçar, me shtetësi gjeorgjiane, u mor i pandehur të mërkurën nga Prokuroria e Bambergut në landin e Bavarisë, i konsideruar si kreu i një rrjeti ndërkombëtar mashtrimi, i njohur si Milton Group, i cili dyshohet se mashtroi më shumë se 1000 qytetarë në vende europiane gjermanisht-folëse nëpërmjet investimeve fiktive. Biniashvili akuzohet se […]

The post Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania merr të pandehur kreun e Milton Group appeared first on Reporter.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje të shtëpive

6 December 2025 at 08:08

Pas gjashtë vitesh pritje, një grup njerëzish u mblodh të enjten para portës së shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Me duart që shtrëngojnë letrat e aplikimeve, nervozë dhe të mbërthyer nga ankthi, ata mbajnë sytë nga zyrtari që lexon emrat një e nga një. Zëri i tij kumbon mes zhurmës dhe trupave që shtyhen për […]

The post Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje të shtëpive appeared first on Reporter.al.

Si i shkojnë punët shqiptare Krasznahorkai-t

14 October 2025 at 08:02

Dy romanet e parë të László Krasznahorkai-t që botuesi i tij shqiptar i “Aleph”-it, Gentian Çoçoli, kishte lexuar në anglisht, ishin “Melankolia e qëndresës” dhe “Tangoja e Satanait”. Vendosi t’i botojë duke pasur parasysh një lexues si vetja, që është lexuesi që do jazz-in, muzikën klasike, që i pëlqen shëtitja, që është një lloj materie […]

The post Si i shkojnë punët shqiptare Krasznahorkai-t appeared first on Reporter.al.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

24 September 2025 at 16:09

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur për nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e […]

The post Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera appeared first on Reporter.al.

❌