Normal view

Nis gjyqi për Ilir Metën/ Frrok Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

18 March 2026 at 23:45

Analisti Frrok Çupi thotë se ish-presidenti Ilir Meta është kupola e krimit dhe bizneseve të pista, teksa Gjykata e Posaçme dërgoi në gjyq dosjen ndaj tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se në gjyq u dërgua e gjithë kupola e LSI.

Sipas Çupit, partia e Ilir Metës dhe Monka Kryemadhit është një organizatë kriminale.

“Gjykata Speciale ka vendosur që Ilir Meta, është kupola e këtij lloj krimi dhe bizneseve të pista, të fillojë çështjen gjyqësore ndaj tij. Në gjyq, u dërguan e gjithë kupola e LSI. Vetë Ilir Meta, zonja Kryemadhi, dhe babai i nënkryetares Xhixho. Mendoni një organizatë, që si të mos quhet organizatë kriminale. Konstatohet fakti se i vetmi rast që Ilir Meta u revoltua, gruaja e tij u bë më me humor të zi, ishte dita e sotme. Asnjëri prej tyre nuk e priste që GJKKO të fillonte çështje gjyqësore ndaj tyre. Ndaj Berishës dhe ndaj Metës, nuk do fillonin çështje gjyqësore. Çështja ndaj Berishës do të zvarritej. Druaj se SPAK është kthyer në institucion që lëviz nga shkon era”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO kalon për gjykim Metën e Kryemadhin, i pandehur edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho

18 March 2026 at 11:29

GJKKO vendos të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Cokut. I pandehur është marrë edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Sipas hetimeve të SPAK, Ilir Meta i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024 akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz CEZ – DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.

Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash./abcnews.al

U kap me armë e tritol në makinë/ Urim Meta: Do i çoja në Maqedoninë e Veriut, mora 400 euro paradhënie

18 March 2026 at 11:15

Urim Meta i cili u arrestua një ditë më parë nga policia për trafik armësh ka pranuar akuzat që në momentin e arrestimit.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka konfirmuar dhe dyshimet e grupit hetimor që armët do të shiteshin në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë dëshmisë së tij Urim Meta ka thënë se porosinë e ka marrë nga një ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi që do i merrte në Maqedoninë e Veriut.

“Do i çoja deri atje, paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër pasi të dorëzoja armët dhe municionet”, tha thënë ai ndërsa ka theksuar se është përfshirë në trafik armësh pasi kishte nevojë për para./abcnews.al

Gjyqi për Ilir Metën/ Në 18 mars vendimi për nisjen e gjykimit në themel

12 March 2026 at 13:31

Seanca e radhës për ish-presidentin Ilir Meta do të zhvillohet me datë 18 mars në orën 10:00, ku do të jepet vendimi nëse dosja kalon për gjykim ose jo.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Meta u tërhoq nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, “arrest në burg”, që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Shkak është një rekurs i bërë në Gjykatën e Lartë dhe mbrojtja e Metës është në pritje të shqyrtimit nga kjo gjykatë.

Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024 dhe po hetohet nga SPAK për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz Cez DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.

Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie./abcnews.al

“Berisha dhe Meta, gjarpër me dy koka”/ Beqiri: Kanë marrë mision nga Serbia dhe Greqia që…

By: Rovena
6 March 2026 at 23:46

Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta, duke i cilësuar ata si figura që, sipas tij, veprojnë kundër interesave të Shqipërisë.

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se Berisha dhe Meta përpiqen të ulin imazhin dhe arritjet e vendit në arenën ndërkombëtare, teksa theksoi se Shqipëria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, sipas tij, po arrin nivele më të larta zhvillimi dhe integrimi.

Ai shtoi gjithashtu se opozita, në bashkëpunim me figura të tjera politike, synon të krijojë tensione dhe të dëmtojë, sipas tij, progresin e vendit.

“Berisha të gjitha aktet që bëjnë të gjithë shqiptarët këtu brenda dhe kryeshqiptari Edi Rama, që e ka çuar Shqipërinë në majat më larta, kur shikon Ramën krah Trump dhe Shqipëria po hyn në BE, kërkon që ta ulë. Bashkë me Serbinë kërkon që ulë lartësinë e Shqipërisë. Berisha, Meta dhe Beleri, janë antishqiptarë të deklaruar, madje do thoja që janë të tërbuar.

Berisha dhe Meta janë gjarpër me dy koka. Meta është e pjellë e Berishës, i ka bashkuar antishqiptarizmi. Kanë marrë mision nga Serbia dhe Greqia, që Shqipëria hedh hapat më të larta dhe bëhet faktor stabiliteti në të gjithë Europën, kërkojnë që të gjejnë akuza, të hedhin molotovë dhe të bëjnë krime. Për të ngritur stuhinë në gotë dhe për zvogëluar këtë forcë dhe madështi. Kjo gjë i çmend”, u shpreh avokati Beqiri.

Ilir Meta mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu

By: Rovena
6 March 2026 at 18:08

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Kërkesa e Metës nuk u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka me arsyetimin se përfaqësuesit ligjorë të Metës hoqën dorë nga shqyrtimi i kësaj kërkese.

Meta ka depozituar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, ku ankimoi një vendim të mëparshëm të Apelit të GJKKO-së që e la në qeli.

Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024 dhe po hetohet nga SPAK për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Dosja në ngarkim te Metes, ish-bashkëshortes se tij dhe 3 të pandehurve të tjerë ndodhet në gjykim paraprak ndërsa pritet që gjyqtarja Irena Gjoka të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim themeli.

Seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, shtyhet më 12 mars

5 March 2026 at 11:34

Shtyhet seanca paraprake për dosjen për Ilir Metën. Seanca e radhës pritet të mbahet më datë 12 mars.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos.

I pranishëm në seancë këtë të enjte ka qenë ish-presidenti Ilir Meta, ndërsa SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani.

Spanja i shpall luftë gjigantëve të teknologjisë: X, Meta dhe TikTok po hetohen për pornografi të fëmijëve me IA

By: Rovena
17 February 2026 at 19:24

Qeveria spanjolle ka urdhëruar prokurorët të hetojnë platformat e mediave sociale XMeta dhe TikTok për shpërndarjen e dyshuar të materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Kështu ka deklaruar këtë të martë, kryeministri Pedro Sanchez.

Ky njoftim vjen ndërsa rregullatorët evropianë po ashpërsojnë masat ndaj kompanive të mëdha teknologjike, duke i akuzuar për praktika abuzive në platformat online, që variojnë nga sjellje anti-konkurruese në reklamat digjitale deri tek dizajni i qëllimshëm i veçorive që krijojnë varësi në rrjetet sociale.

Rritja e vëzhgimit global ndaj platformave teknologjike

“Këto platforma po minojnë shëndetin mendor, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve tanë,” shkroi Sanchez në llogarinë e tij në X. “Shteti nuk mund ta lejojë këtë. Duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së këtyre gjigantëve.”

Ai tha se qeveria do t’u kërkojë prokurorëve të “hetojnë krimet që X, Meta dhe TikTok mund të jenë duke kryer përmes krijimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve duke përdorur Inteligjencën Artificiale”.

Spanja nuk është i vetmi vend që po heton përmbajtje seksuale të gjeneruar nga chatbot-i Grok i xAI të Elon Musk në X. Edhe qeveri të tjera kanë nisur hetime, ndalime dhe kërkesa për masa mbrojtëse në një përpjekje globale në rritje për të frenuar materialet e paligjshme.

Më herët këtë muaj, Sanchez shpalli disa masa për të frenuar abuzimin online dhe për të mbrojtur fëmijët, përfshirë një ndalim të propozuar për aksesin në platformat e mediave sociale për ata nën moshën 16 vjeç.

Po atë ditë, policia franceze bastisi zyrat e X të Musk-ut dhe prokurorët urdhëruan miliarderin e teknologjisë të përballet me pyetje në një hetim të zgjeruar, mes rritjes së vëzhgimit të autoriteteve në mbarë Evropën.

Në nëntor, Sanchez tha se parlamenti i Spanjës do të hetonte Meta-n për shkelje të mundshme të privatësisë së përdoruesve të Facebook dhe Instagram.

Ndërkohë, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë tha të martën se kishte hapur një hetim formal mbi Grok lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe potencialin e tij për të prodhuar imazhe dhe video të dëmshme të seksualizuara, përfshirë edhe të fëmijëve.

KE paralajmëron kompaninë Meta për politikën e WhatsApp për inteligjencën artificiale

9 February 2026 at 17:09

Komisioni Evropian të hënën njoftoi kompaninë Meta për pikëpamjen e tij paraprake se kompania mund të ketë shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së duke përjashtuar asistentët e inteligjencës artificiale (IA) të palëve të treta nga WhatsApp, një veprim që mund të dëmtojë konkurrencën në tregun e IA-së që po rritet me shpejtësi.

Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se ndryshimi i politikës së kompanisë Meta rrezikon të bllokojë konkurrentët nga hyrja ose zgjerimi në tregun e asistentëve të IA-së për qëllime të përgjithshme.

Prandaj, Brukseli po shqyrton masa të përkohshme për të anuluar përjashtimin ndërsa hetimi vazhdon. Meta, produktet kryesore të së cilës përfshijnë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger, gjithashtu ofron mjetin e vet të IA-së për qëllime të përgjithshme, Meta AI.

Sipas Komisionit Evropian, Meta njoftoi një përditësim të Kushteve të Zgjidhjes së Biznesit të WhatsApp në tetor 2025, duke ndaluar në mënyrë efektive asistentët e IA-së të palëve të treta nga qasja dhe bashkëveprimi me përdoruesit në platformë. Që nga janari, Meta AI ka qenë asistenti i vetëm i IA-së i disponueshëm në WhatsApp.

Komisioni i BE-së tha se paraprakisht e konsideron këtë sjellje si shkelje të rregullave antitrust të BE-së. Në këtë fazë të hetimit, komisioni konsideron se Meta ka të ngjarë të mbajë një pozicion dominues në tregun e Zonës Ekonomike Evropiane për aplikacionet e komunikimit me konsumatorët, veçanërisht përmes WhatsApp.

Ai gjithashtu mban qëndrimin paraprak se Meta mund të jetë duke abuzuar me këtë pozicion dominues duke refuzuar aksesin në WhatsApp për asistentët e inteligjencës artificiale të palëve të treta.

Sipas Komisionit Evropian, sjellja e Metës mund të rrisë pengesat për hyrje dhe zgjerim dhe të margjinalizojë në mënyrë të pakthyeshme konkurrentët më të vegjël në tregun e asistentëve të inteligjencës artificiale.

Meta tani ka mundësinë t’u përgjigjet shqetësimeve të komisionit dhe të ushtrojë të drejtat e tij të mbrojtjes. Pas dëgjimit të mbrojtjes së Metës, nëse Komisioni Evropian arrin në përfundimin se kushtet ligjore janë përmbushur, ai mund të miratojë një vendim që vendos masa të përkohshme. Një vendim i tillë nuk do të paragjykojë gjetjet përfundimtare mbi thelbin e çështjes.

“Inteligjenca artificiale po u sjell konsumatorëve inovacione të jashtëzakonshme dhe një prej tyre është tregu në zhvillim i asistentëve të inteligjencës artificiale. Ne duhet të mbrojmë konkurrencën efektive në këtë fushë të gjallë, që do të thotë se nuk mund të lejojmë që kompanitë dominuese të teknologjisë të shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme dominimin e tyre për t’i dhënë vetes një avantazh të padrejtë”, tha Teresa Ribera, zëvendëspresidente ekzekutive e Komisionit Evropian për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues.

Dhunohet avokati i Ilir Metës/ Policia e Vlorës: Kujtim Cakrani u godit nga dy persona, pas një konflikti në karburant

By: Rovena
8 February 2026 at 14:33

55-vjeçari, Kujtim Cakrani, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës, në repartin e kirurgjisë, pas një përplasjeje fizike me një person tjetër.

Ngjarja është regjistruar rreth mesditës së sotme në qytetin bregdetar. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht si një grindje verbale mes dy personave, për shkak të lënies hapur të derës së një automjeti. Situata më pas ka degraduar në përplasje fizike, ku 55-vjeçari është dëmtuar pasi është goditur nga dera e automjetit.

Menjëherë pas incidentit, i dëmtuari është transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka mbërritur në ambientet e spitalit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Kujtim Cakrani njihet edhe si avokati i ish-presidentit Ilir Meta.

Gjykimi i Ilir Metës/ Procesi paraprak drejt fundit, pritet kalimi për gjykim

5 February 2026 at 15:25

SPAK ka përfunduar parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar.

Ndaj këtyre personave rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave. Ndërkohë seanca e radhës pritet të mbahet të enjten në orën 12:00.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje. /abcnews.al

 

 

Gjyqi i Ilir Metës/ Vijon paraqitja e akuzave dhe gjetjeve nga SPAK

29 January 2026 at 13:45

Vijon këtë të enjte në GJKKO, seanca paraprake për ish Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.

Prokurorëve të Posacëm iu është kërkuar të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, 214 faqe në total.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje./abcnews.al

“Monologu i Metës për fshehur të vërtetën”/ 21 Janari, Beqiri: Skenar me Berishën për të vrarë protestuesit

By: Rovena
28 January 2026 at 23:35

Ilir Meta, nga qelia, ka reaguar sërish për ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke pretenduar se protesta ku humbën jetën katër persona nuk ishte një reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar, ku ai shfaqej duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, por një ngjarje e parapërgatitur.

Ndërkohë, në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta ndaj Metës, duke deklaruar se ai ka tentuar të justifikojë veten dhe të fshehë të vërtetën për rolin e tij në protestë, ndërsa paralajmëroi se hetimi për 21 Janarin do të jetë i plotë dhe mund të shkojë deri në gjykatat ndërkombëtare.

“Megjithëse se SPAK nuk e  thirri si dëshmitar, Meta shkoi vetë dhe kjo tregon shumë. Nuk mjaftoi me aq, sepse faktikisht nuk tha gjë në SPAK, por shkoi për të justifikuar veten. Ilir Meta ndenji 15 pa folur për “21 Janar”. Ky monologu sot i Metës është një përpjekje për të fshehur të vërtetën. Meta e di shumë mirë se hetimi i plotë që po i bëhet “21 janarit” do të jetë i plotë dhe shterues. Ai e di shumë mirë që ai ishte shkaku. Meta për të fshehur rolin e tij në këtë krim, mundohet që të bënte të diturin, sikur protesta do të bëhej kohë më parë dhe do të ishte e dhunshme. Të gjitha këto i bien sepse nuk kishte asnjë armë në protestë.

Kjo nuk e justifikon faktin që Garda përdori armë ndaj protestuesve. Planin për ekzekutimet Meta e bëri bashkë me Sali Berishën, i nxitën protestuesit që të protesta të bëhej më e rëndë. Sepse ende pa nisur protesta ata përdorën gaz lotsjellës. Ky ishte një skenar. Me çdo kusht kërkonin që protestuesit të shkonin brenda gardhit dhe të justifikonin vrasjet, por nuk ia arritën dot. Kur ikën protestuesit, atëherë bënë vrasjet. Të gjitha ato që janë atje, janë për të mbuluar të vërtetën. Metës po i djeg miza nën kësulë, sepse e di shumë mirë që edhe po s’bëri gjë SPAK çështja do të shkojë në gjykatë, madje deri në Strasburg. E di shumë mirë që e vërteta do dalë. Meta është pjesë e urdhërimit të vrasjeve bashkë me Berishën dhe Bashën”, tha avokati./abcnews.al

Meta rrëfen 21 janarin e tij/ Rrëfimi nga qelia: Rrëmuja u organizua më parë

28 January 2026 at 15:26

Ilir Meta, nga qelia pretendon se protesta e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër persona, duke u shfajesuar se nuk ishte një reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar, ku ai shfaqej duke bërë pazare me Dritan Priftin, por një ngjarje e parapërgatitur.

“Nëse populli do të ishte revoltuar realisht për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar, do të kishte dalë që atë natë në rrugë. Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodhi vetëm 10 ditë pas publikimit,” -shkruan Meta.

Videon me Dritan Priftin, Ilir Meta e quan të montuar.

“Montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë. Problemi nuk ishte kush ishte në video, por vërtetësia e bisedës dhe montimet e bëra” vijon ai.

Megjithatë, Meta i quan vrasjet e 4 personave “viktima të pafajshëm”, ai nuk përmend momentet e ekzekutimit të tyre, që në fakt u urdhëruan dhe nuk ishin vrasje aksidentale.

Meta thotë se sulmuesit në protestën e 21 Janarit nuk ishin anëtarë të Partisë Socialiste, por persona të rekrutuar për të shkaktuar dhunë.

“Nuk ishin socialistët që sulmuan me dhunë Kryeministrinë. Socialsitët ishin te ura e Lanës dhe përtej. Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë” thekson Meta.

Ngjarja e 21 Janarit 2011 la pas katër viktima dhe mbetet një nga episodet më të rënda të përplasjes politike pas viteve ’90, ndërsa hetimi për përgjegjësit mbetet në duar e SPAK, që deri më tani, ka marrë në pyetje  zyrtarë të lartë të kohës kur u dhanë urdhër për të qëlluar Portestuesit. Në pyetje është marrë, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe me vet ofrimin e tij edhe Ilir Meta./abcnews.al

Ilir Meta kërkon lirinë/ Ankimon në Apelin e GJKKO masën e sigurisë ‘arrest në burg’

28 January 2026 at 10:42

Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje për t’u liruar nga qelia.

Ish Presidenti i arrestuar prej mbi një vit i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit duke ankimuar vendimin e GJKKO të datës 5 janar që e la sërish në burg.

Meta kërkon që kjo masë të zbutet në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje. Apeli i Posaçëm do të vendosë më 30 janar për këtë kërkesë të Metës, i cili mbahet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Meta thotë se pas mbylljes së hetimeve dhe nisjes se gjykimit, ai nuk ka mëasnjë mundësi për të prishur provat, sic pretendon SPAK.

Hetimi përfshin tre çështje të bashkuara në një dosje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror./abcnews.al

 

Gjyqi i Ilir Metës/ Ish presidenti i akuzuar për korrupsion e pastrim parash

22 January 2026 at 15:25

Ka nisur seanca në GJKKO, seanca paraprake ndaj ish Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit e të pandehurve të tjerë.  Gazetari Ervin Leka, tha për ABC Neës se deri më tani nuk kemi mungesë të avokatëve, c’ka ishte shkak për shtyrjen e seancës së mëparshme.

Mësohet se në seancë është i pranishëm edhe vet ëish Presidenti Meta por edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Gazetari Leka tha se pritet që avokatët e Metës të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e saj nga seanca.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim./abcnews.al

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-presidentit

12 January 2026 at 15:17

Këtë të hënë u zhvillua në GJKKO procesi paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se Ilir Meta është i pranishëm në seancën gjyqësore.

Në përfundim, seanca është shtyrë sërish. Data e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës është vendosur më 22 janar.

/abcnews.al/

 

Meta mbetet në qeli/ Gjykata rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

5 January 2026 at 13:47

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin  e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.

Gazetari Ervin Leka për ABC News se Meta ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë, gjë e cila nuk është pranuar.

Duke lënë në këtë mënyrë në qeli Ilir Metën.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit; dosje që përfshiu tre hetime në një: aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta e Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Në paraburgim prej më se një viti/ Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

By: Rovena
29 December 2025 at 13:48

Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kërkesa është regjistruar, teksa pritet të caktohet data për zhvillimin e seancës brenda afatit 5 ditor që parashikon ligji.

Kërkesa e Metës për zëvendësimin e masës është rrëzuar më parë nga 3 shkallët e gjyqësorit të cilat kanë lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij, atë të arrestit në burg./abcnews.al

“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

18 December 2025 at 18:36

TIRANË- Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

❌