Normal view

Berisha, ‘avokat’ i Veliajt/ Kryetari i PD përshëndet ankimimin e tij në Kushtetuese

29 September 2025 at 15:24

Lutja e doktorit në vesh të Erionit. Berisha përshëndeti vendimin e Veliajt për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

“Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje. Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.”

Por pse kaq i çliruar doktori, a i dha kohë për të gjetur kandidatin?

“S’ka asnjë problem në këtë drejtim, te garantoj se ne kemi jo 1 po disa kandidatë të shkelqyer përballë Korbes se Covidit”

Veliaj e bëri detyrën, fani radhën e ka vetë doktori. 7 minuta pa shkuar ora 1, i bëri presionin Presidentit.

“Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 13:00 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve.”

Berisha vërtet doli bllof me orën, por qëllimit po ia arrin, zgjedhjet e Tiranës nuk kane ende as datë as orë.

Në të njëjtën linjë janë dhe aleatët që po diskuton kandidatin. Blushi i PL tha se me apo pa Veliajn, njesoj është, vetëm përmendi kriteret se kush nga opozita s’duhet të kandidojë.

“Njësoj është, edhe më parë Tirana s’ka patur kryebashkiak, se nuk e kemi konsideruar Veliajn kryebashkiak ndonjëherë. Kandidati ynë sduhet të jetë i përfolur, me të shkuar të errët, të jetë marrë me korrupsion”

Por kur rendiste kriteret, harroi se veç Veliajt, ne burg eshte dhe Presidenti i tij, Ilir Meta.

Doktorin nuk e nxjerrin zbuluar, as Veliaj dhe as Meta. Por të vetët. Si superstari i fushatës së tij, Ilir Vrenozi që me naivitetin e një demokrati të thjeshtë e sheh situatën siç është.

“Lali në radhë të parë me këtë ankimim na shpëtoi ne, se nuk po gjenim dot kandidat. tani vazhdon ankimimi i Lalit deri në janar, deri në janar e kemi gjetur ne kandidatin”/abcnews.al

Meta prezanton përkthimin automatik në WhatsApp për të lehtësuar komunikimin ndërgjuhësor

By: Rovena
24 September 2025 at 09:57

Kompania Meta Platforms njoftoi të martën se po prezanton një veçori të re përkthimi në aplikacionin e saj të mesazheve, WhatsApp, me qëllim lehtësimin e komunikimit mes përdoruesve që flasin gjuhë të ndryshme. Ky funksion i ri vjen në ndihmë më shumë se 3 miliardë përdoruesve aktivë të platformës në mbarë botën.

Fillimisht, përkthimet do të jenë të disponueshme në gjashtë gjuhë për pajisjet Android dhe në 19 gjuhë për iPhone, ndërsa Meta ka paralajmëruar se do të shtohen edhe gjuhë të tjera në të ardhmen.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë në blogun e saj, “Përkthimet e mesazheve janë krijuar për të mbrojtur privatësinë e bisedave tuaja. Për këtë arsye, përkthimi kryhet në pajisjen tuaj dhe WhatsApp nuk ka akses në përmbajtjen e tyre.”

Përdoruesit mund të përkthejnë një mesazh duke shtypur gjatë mbi të dhe më pas duke zgjedhur opsionin “Përkthe”. Ky funksion është i vlefshëm si për bisedat personale dhe grupore, ashtu edhe për përditësimet nga kanalet.

Përveç kësaj, përdoruesit e Android-it kanë mundësinë të aktivizojnë përkthimin automatik të gjithë bisedës, në mënyrë që mesazhet e ardhshme të përkthehen automatikisht./abcnews.al

Meta prezanton syzet me Inteligjencë Artificiale

By: Rovena
18 September 2025 at 15:07

Kompania teknologjike Meta ka prezantuar linjën e re të syzeve me Inteligjencë Artificiale. Në konferencën vjetore për zhvilluesit “Meta Connect”, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg, njoftoi një sërë pajisjesh të reja në bashkëpunim me markat e njohura të syzeve, Ray-Ban dhe Oakley.

Ndër të tjera, Meta prezantoi edhe një byzylyk nervor që lidhet me syzet Meta Ray-Ban Display, duke u mundësuar përdoruesve të kryejnë funksione të tilla si dërgimi i mesazheve përmes lëvizjeve të vogla të dorës.

Kjo risi vjen në një kohë kur Meta, pronare e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, përballet me kritika të vazhdueshme për ndikimin e produkteve të saj, veçanërisht tek fëmijët. Para audiencës, Zuckerberg e cilësoi teknologjinë si një “arritje shkencore të jashtëzakonshme”.

Syzet e reja Meta Ray-Ban Display janë të pajisura me një ekran me rezolucion të lartë dhe me ngjyra të plota në njërën lente, që mundëson thirrje me video dhe lexim mesazhesh. Ato gjithashtu përmbajnë një kamerë 12 megapiksel.

Zuckerberg shpreson që linja e re e aksesorëve inteligjentë të Metës do të shërbejë si platformë kryesore për integrimin e mjetit të saj të inteligjencës artificiale, Meta AI, në jetën e përditshme të njerëzve.

Analistët parashikojnë se syzet inteligjente mund të kenë më shumë sukses sesa projekti shumë miliardë dollarësh i Metës për krijimin e Metaverse, bota virtuale që synojnë të lidhin përdoruesit në një mjedis dixhital të përbashkët.

Ish-presidenti Meta kërkon lirinë, kërkesë në GJKKO për revokim të masës së sigurisë

17 September 2025 at 10:50

Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar sërish kërkesë në GJKKO për revokim të masës së sigurisë. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet në datë 19 shtator, ditë e premte ora 14.00.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024.

/abcnews.al/

Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Avokati: Vendim i duhur. Mund të prishë provat!

8 September 2025 at 23:42

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News u shpreh se ishte vendim i duhur. Sipas tij, ish-presidenti Meta do të përpiqet që të dëmtojë çështjen nëse lirohet.

“Ishte vendim i duhur. Meta mund të prishë provat. Nëse lirohet do përpiqet që të dëmtojë çështjen”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, avokati Kara tha se mbi Metën rëndojnë shumë akuza dhe se për aferën CEZ-DIA dhe lobimin do të marrë dënim.

“Janë pasuruar ndërkohë që Shqipëria shkatërrohej. Dhe për mua e ka barazuar qeverisjen me grabitjen dhe duhet hetuar i gjithë aktiviteti i tyre”, tha ai.

Ndër të tjera bëri thirrje që SPAK të ecë përpara me çështjen dhe që sipas tij të vendoset drejtësia e merituar.

/abcnews.al/

Apeli rrëzon kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Ish presidenti mbetet në burg

8 September 2025 at 10:56

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim./abcnews.al

Meta në Apel, më 8 shtator/ Ish-presidenti kërkon lirimin nga qelia pas mbylljes së hetimeve

2 September 2025 at 11:19

TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shqyrtojë me 8 shtator kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ai e ankimoi të hënën e 25 gushtit në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që e la në qeli.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024/abcnews.al

 

“Lobimi, Berisha të dënohet si Meta”, Beqiri: Zhvatën qytetarët për të blerë vota, LSI e PD dy organizata kriminale

By: Rovena
30 August 2025 at 23:44

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për “ABC News”, akuzoi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për përfshirje në veprimtari kriminale gjatë fushatave elektorale.

Sipas tij, këto parti kanë përdorur para të pista për financimin e fushatave, përfshirë edhe blerjen e votave të qytetarëve.

Beqiri u shpreh se lobimi në SHBA është bërë me qëllim të heqjes së “non gratës” ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar këtë si një krim zgjedhor dhe pastrim parash. Ai kritikoi gjithashtu SPAK-un dhe KQZ-në për mungesë reagimi ligjor dhe kërkoi trajtim të barabartë për të gjithë aktorët politikë, duke theksuar nevojën për ndëshkim konkret në shtator ndaj Berishës dhe familjes së tij.

“Kontratat që PD i ka bërë në fushatë kanë qenë të vjedhura më kusari. Gjithmonë fushatat elektorale i bënë me para të pista dhe këtë gjë e shtynë deri tek LSI. Ku më pas LSI dhe PD u bënë dy organizata kriminale. KQZ nuk ka marrë vendimet ligjore të duhura, për të gjithë paratë që shpërndahen për fushata elektorale, që shpërndaheshin me thasë dhe më pas përfundojnë edhe për të blerë votat e qytetarëve. Lobimi me shumën e madhe u bënë vetëm për të hequr “non gratën” e Berishës.

Ligjërisht ky kjo vetëm që është një krim zgjedhor, Berishën dhe LaCivita-n për ndikimin në zgjedhje, sepse një person nga SHBA nuk ka të drejtë që të bëjë fushatë në Shqipëri. Berisha duhet të japë llogari për ndikimin në zgjedhje dhe për fshehjen e të ardhurave. Kjo është një pastrim i parave që rrjedhin nga krimi. Kjo është një vepër penale. SPAK dhe Gjykata duhet të venë në peshore të drejtën, duhet të kuptojnë që nuk ka standard të dyfishtë.

Duhet që të veprojnë me Berishën njësoj si me Metën. SPAK po përdor dy standard dhe e ka future veten e vet në një llum, pasi po merret me gjëra të vogla dhe kjo të mëdha. Në shtator duhet që të dënohet Berisha dhe familja e tij, në të kundërt SPAK-ut duhen vënë minat”, tha avokati./abcnews.al

Meta: S’kam kë intimidoj, 5 nga 6 dëshmitarët s’janë më pjesë e Partisë së Lirisë

22 August 2025 at 23:00

Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Posaçme për mbajtjen e tij në qeli, nuk është pritur mirë nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me një audiomesazh nga burgu, Meta sqaron se nuk ka asnjë rrezik për të intimiduar dëshmitarët, sepse përveç Petrit Vasilit, 5 të tjerët as nuk janë më anëtarë të partisë së tij, nga Endrit Braimllari, Eriol Braimllari, Luan Rama, ish kryefinancierja Elena Gaçe dhe ish financierja Mirela Merko.

“Ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës. “, thotë Meta.

Sa i përket rrezikimit te prishjes se provave, Meta është i bindur se nuk ka asnjë prove ndaj tij, por fillimisht pala mbrojtëse do të ruajë konfidencialitetin.

“Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.”, thotë ai.

Megjithatë, Presidenti i Partisë së Lirisë për këtë vendim nuk i kurseu akuzat për gjyqtarin dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Për Metën, më i interesuari për të mos u liruar ai, është Edi Rama.

Meta mbetet në burg/ Avokati Kara: Nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët. Drejtësia duhet të veprojë!

19 August 2025 at 23:43

Ilir Meta sipas avokatit Romeo Kara mbahet në burg sepse dyshohet se mund të prishë provat.

“Nuk do ta dalë të paktën deri sa të pyeten dëshmitarët”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati tha se nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët.

“Besoj se do të kemi një zgjerim të SPAK dhe jo një përfundim mandati siç duan kasapët e politikës shqiptare dhe gjenitë e korrupsionit shqiptar. Do kemi një zgjerim me dhjetëra dhe mbase me qindra prokurorë të tjerë. Ne ligjet i kemi dhe Kodin Penal e kishim dhe nuk e zbatuan”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se kanë bërë krime pafund.

Avokati nënvizoi se drejtësia duhet të veprojë jo vetëm për këto raste, por në të gjitha rastet e tjera.

“Lufta për drejtësi është luftë për mbijetesë e këtij populli dhe vendit tonë. Jam që ky popull dalëngadalë të mos i bindet atyre që pengojnë për drejtësisë, dhe të mos i bindet ligjeve të paligjshme. Nuk mund të ngelemi me shpresën se drejtësia jonë do të vijë si pasojë e një pazari politik”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Meta do lirinë, shtyhet seanca/ Avokati kërkon kthimin e gjyqtarit paraprak Erjon Çela

8 August 2025 at 11:00

Këtë të premte u zhvillua seanca për ish-presidentit Ilir Meta. Meta ka kërkuar lirinë nga qelia dhe zëvendësim të masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Seanca është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak u bë kërkesa ligjore e avokatit të Ilir Metës.  Gjyqtari i hetimeve paraprake është Erion Cela. Në mungesë të tij u përzgjidh Erion Bani.

Avokatët kërkuan moskompetencë pasi duan që gjyqtari të jetë i hetimit paraprak pra Erion Cela. Pasi gjykata u tërhoq për vendim u vendos për javën tjetër.

Meta nuk tërhiqet, kërkon lirinë/ Avokatët: Hetimet u mbyllën, nuk prish provat

6 August 2025 at 14:42

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë atë të ndalimt të daljes jashtë vendit.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të lirohet, me argumentin se SPAK ka mbyllur hetimet dhe nuk ekziston më rreziku për prishje provash.

Kërkesa vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA./abcnews.al

WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues, Meta njofton masa të reja mbrojtëse

By: Rovena
6 August 2025 at 10:57

Kompania Meta, pronare e WhatsApp, ka njoftuar se ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrime në gjysmën e parë të këtij viti. Llogaritë ishin pjesë e rrjeteve të mashtrimit që veprojnë në mbarë botën, shumë prej tyre të lidhura me qendra mashtrimi të drejtuara nga grupe kriminale të organizuara në Azinë Juglindore.

Sipas Metës, këto qendra shpesh përdorin punë të detyruar në aktivitetet e tyre dhe synojnë individë të ndryshëm përmes platformave të komunikimit si WhatsApp.

Njoftimi u bë publik ndërkohë që WhatsApp ka prezantuar masa të reja për të luftuar mashtrimet në platformë. Një nga risitë është paralajmërimi për përdoruesit kur shtohen në një bisedë në grup nga dikush që nuk ndodhet në listën e kontakteve të tyre.

Meta thekson se këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar taktikat gjithnjë e më të zakonshme të mashtruesve, të cilët vjedhin llogari të WhatsApp-it ose i shtojnë përdoruesit në grupe ku promovohen skema mashtruese investimi apo oferta të tjera të rreme. Kompania deklaron se ka vepruar në mënyrë parandaluese duke zbuluar dhe mbyllur llogaritë mashtruese para se të aktivizoheshin nga qendrat kriminale.

Në një rast konkret, WhatsApp bashkëpunoi me Meta dhe zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, për të ndërprerë një skemë mashtrimi të lidhur me një grup kriminal në Kamboxhia. Grupi ofronte para në këmbim të “pëlqimeve” në rrjetet sociale për të promovuar një skemë piramidale mashtruese me qira motorësh elektrikë. U zbulua se udhëzimet për viktimat ishin hartuar përmes ChatGPT.

Mashtruesit zakonisht fillojnë kontaktin përmes mesazheve tekst, përpara se të kalojnë komunikimin në rrjete sociale apo aplikacione të mesazheve private. Transaksionet përfundimtare shpesh ndodhin në platforma pagese apo në tregje të kriptomonedhave, sqaroi Meta.

“Ka gjithmonë një kurth që duhet të jetë sinjal paralajmërues për këdo: kërkohet pagesë paraprake për të marrë fitimet e premtuara,” thuhet në deklaratë.

Qendrat e mashtrimit që u shkaktojnë humbje miliarda dollarë viktimave janë të njohura për aktivitetet e tyre në vende si Mianmari, Kamboxhia dhe Tajlanda. Këto qendra gjithashtu rekrutojnë persona që më pas detyrohen të marrin pjesë në skemat mashtruese.

Autoritetet në rajon kanë bërë thirrje për vigjilencë dhe përdorimin e masave mbrojtëse, si aktivizimi i verifikimit me dy hapa në WhatsApp, për të parandaluar vjedhjen e llogarive.

Në Singapor, për shembull, policia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj çdo kërkese të pazakontë që marrin përmes aplikacioneve të mesazheve.

Wall Street kërkon më shumë qartësi mbi projektin sekret të Inteligjenca Artificiale së Mark Zuckerberg në Meta

By: Rovena
31 July 2025 at 08:43

Në qendër të vëmendjes së investitorëve në Wall Street është vënë një iniciativë sekrete e inteligjencës artificiale që po zhvillohet brenda Meta-s, nën drejtimin e Mark Zuckerberg. Kreu i kompanisë ka ndërmarrë një ofensivë të kushtueshme për të rekrutuar emrat më të njohur në fushën e AI dhe për të ndërtuar infrastrukturën që do të mbështesë objektivat e tij ambicioze.

Zuckerberg ka ofruar bonuse që arrijnë në nëntë shifra për të joshur ekspertë të AI nga kompani si OpenAI, Apple dhe Google, me synimin që Meta të pozicionohet si lider global në këtë sektor, pas performancës së dobët të modeleve të saj përballë konkurrentëve.

Burime të afërta me zhvillimet tregojnë se Zuckerberg ka krijuar një njësi të re brenda zyrave të Meta në Menlo Park. Kjo strukturë funksionon e izoluar nga pjesa tjetër e kompanisë dhe është e çliruar nga burokracitë e zakonshme të një korporate me vlerë 1.8 trilionë dollarë. Në krye të saj janë vendosur dy figura të njohura: Alexandr Wang (nga Scale AI) dhe Nat Friedman (nga GitHub). Njësia operon në mënyrë të pavarur dhe mbetet e panjohur edhe për shumë punonjës të tjerë të Meta-s.

Megjithatë, mungesa e transparencës dhe e një strategjie të qartë kanë shkaktuar shqetësim tek investitorët.

“Është njësoj si Projekti Manhattan po hedhin shuma të mëdha në AI pa e ditur saktësisht drejtimin. Në mungesë të një plani të qartë për komercializim, durimi i investitorëve mund të soset,” paralajmëroi Uday Cheruvu nga Harding Loevner.

Ky nuk është eksperimenti i parë i madh për Zuckerberg. Në vitin 2022, ai ndryshoi emrin e kompanisë në Meta dhe investoi miliarda dollarë në ndërtimin e “metaversit” një projekt që rezultoi zhgënjyes dhe uli ndjeshëm vlerën e aksioneve.

Pas suksesit të ChatGPT, Zuckerberg e konsideron AI-në si fazën e ardhshme të zhvillimit teknologjik që mund ta mbajë Metën në krye të rrjeteve sociale dhe industrisë së reklamave online. Kjo teknologji ofron mundësi të reja në personalizimin e përmbajtjes dhe të reklamave, ndërkohë që konkurrentë si OpenAI, Anthropic, Google dhe Amazon po intensifikojnë gjithashtu investimet në këtë fushë.

Meta ka rritur ndjeshëm buxhetin e saj të investimeve kapitale në prill, duke parashikuar shpenzime nga 64 deri në 72 miliardë dollarë. Ndërkohë, përpjekjet për rekrutimin e talenteve në AI – që synojnë zhvillimin e asaj që quhet “superinteligjencë” pritet të rrisin shpenzimet vjetore për kërkim dhe zhvillim me 1.5 deri në 3.5 miliardë dollarë.

Zuckerberg është i bindur se investimi do të japë rezultate pozitive, duke u mbështetur në modelin financiar të qëndrueshëm të Meta. Deri tani, kompania ka rekrutuar rreth 50 studiues të njohur në fushën e AI, përfshirë bashkë-krijuesin e ChatGPT, Shengjia Zhao, i cili do të drejtojë laboratorin e ri të kërkimeve.

Por jo të gjithë ndajnë këtë entuziazëm. Ekspertët paralajmërojnë se një ekip i mbushur me talente nuk është garanci për sukses, ndërsa brenda kompanisë po lindin tensione për shkak të ristrukturimeve dhe ndjesisë se ekipi ekzistues i AI po anashkalohet.

Zuckerberg duket i vendosur të ecë përpara me ritme të shpejta, pavarësisht kritikave që kanë marrë modelet më të fundit si Llama 4. Meta madje ka nisur të lejojë përdorimin e modeleve konkurrente, duke pranuar se produktet e saj nuk janë ende në nivelin e duhur.

Ndërkohë, Meta pritet të publikojë këtë javë raportin me rritjen më të ngadaltë të fitimeve në dy vitet e fundit. Megjithatë, aksionet e saj janë rritur me 20% që nga fillimi i vitit, ndërsa investitorët presin me interes të shohin nëse vizioni i Zuckerberg për AI do të arrijë të justifikojë miliardat e investuara./abcnews.al

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse akuzat provohen, dënimi për Metën mund të shkojë 10-15 vite

30 July 2025 at 23:51

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të rënda korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë intervistës, avokati tha se nëse provohen saktë akuzat dënimi për Metën mund të jetë 10-15 vite, ndërsa për Kryemadhin u shpreh: “nuk mund të them diçka të qartë”.

“Po të ishte një gjyq jo kaq i rëndësishëm nga ana e opinionit mund të shkonte edhe një muaj. Por mund të zgjasë edhe më tepër. Kjo seancë nuk besoj se do t’i kalojë më tepër se gjashtë muaj. Maksimumi them. Shkalla e parë mendohet që duhet të mbyllet edhe brenda 1 viti e gjysmë. Hetimi ka qenë shumë i rëndësishëm, tani jemi përballë vijueshmërisë provave. Le të shpresojmë të jetë një proces i drejtë gjyqësor”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

“Meta” prezanton super-inteligjencën/ Zuckerberg: Do transformojë mënyrën se si njerëzit jetojnë

30 July 2025 at 23:14

Bëhuni gati për superinteligjencën artificiale, që do të ndihmojë secilin prej jush në përditshmëri. Ky është projekti ambicioz i kompanisë Meta, i njoftuar nga Mark Zuckerberg.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, themeluesi i Facebook shprehu optimizmin e tij se superinteligjenca personale do të ndihmojë njerëzimin të përshpejtojë ritmin e progresit.

Por mbi të gjitha sipas tij, ndoshta është fakti se superinteligjenca ka potencialin të fillojë një epokë të re të fuqizimit personal, ku njerëzit do të kenë më shumë mundësi për të përmirësuar botën në drejtimet që zgjedhin.

Zuckerberg tha se kompania Meta, do që t’ua përcjellë superinteligjencën masave, në mënyre që ajo të përdoret nga të gjithë. Ai shprehu bindjen e tij se kjo fuqi duhet të jetë në duart e njerëzve për ta përdorur sipas asaj që vlerësojnë më shumë në jetën e tyre.

CEO i Meta tha se supeinteligjenca personale do I njohë thellë përdoruesit e saj, t’i kuptojë qëllimet dhe t’i ndihmojë të arrijnë ato më të rëndësishmet.

Një nga mënyrat e përdorimit të kësaj superinteligjence, duke se mund të jetë edhe përmes syzeve.

Meta ka modele të shumta të syzeve inteligjente të mundësuara dhe po punon për të zhvilluar një version më të përparuar me ekrane të integruara, duke shfaqur një prototip të teknologjisë, të quajtur “Orion”.

/abcnews.al/

Mbyllet hetimi për “Metat”/ Dosja drejt GJKKO, të ëmës së Kryemadhit i komunikohen sot akuzat

29 July 2025 at 13:16

SPAK ka mbyllur zyrtarisht hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Prokuroria e Posaçme do e dërgojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, teksa këtë të martë, pritet të njihet me akuzat e ëma e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

“Zonja Kryemadhi u paraqit në SPAK. Ajo u shpreh se do të marrë dosjen, për të parë akuzat. Kryemadhi do të njihet me akuzat zyrtare, së bashku me ish bashkëshortin e saj, Ilir Meta. SPAK ka njoftuar se dosja CEZ-DIA dhe lobimi i LSI në SHBA ka përfudnuar. Sot pritet të njihet zyrtarisht me akuzat, Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.

Meta u hetua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij./abcnews.al

/abcnews.al

Avokati i Metës: Jam me pushime/ SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve

29 July 2025 at 11:27

Ilir Metës nuk i komunikohen akuzat pas mbylljes së hetimeve nga SPAK.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani nuk është paraqitur për akuzat, pasi ka deklaruar se është me pushime.

Akuzat do i komunikohen sot ish bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi.

Meta po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij./abcnews.al

“CEZ DIA”, SPAK mbyll hetimet/ Prokuroria merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

28 July 2025 at 14:51

Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënë e Monika Kryemadhit, e cila është paraqitur  mesdoten e së hënës në SPAK për tu njohur me akuzën.

Po Brenda të hënës, akuzat i komunikohen edhe mikeshës së Monika Kryemadhit, Ema Çokut, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest ,e burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

/abcnews.al

❌