Normal view

“OpenAI” dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë

11 June 2025 at 07:29

Kompania OpenAI tha se së fundmi arriti në 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore, gati dyfishi i 5.5 miliardë dollarëve të vitit të kaluar.

Siç konfirmoi një zëdhënës i kompanisë për CNBC, kjo shifër përfshin të ardhurat nga produktet e konsumit, versionet e biznesit të ChatGPT dhe përdorimin e API-së së tyre. Aktualisht, OpenAI ka më shumë se 500 milionë përdorues aktivë në javë dhe tre milionë kompani që paguajnë për të përdorur shërbimet e tyre.

Ky zbulim i rëndësishëm i biznesit vjen afërsisht dy vjet e gjysmë pas prezantimit të platformës ChatGPT, e cila shpejt fitoi popullaritet global. Kompania synon të arrijë 125 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2029.

Ndërsa rezultatet janë mbresëlënëse, OpenAI është nën presion për të vazhduar rritjen e të ardhurave me shpejtësi.

Çdo vit, kompania shpenzon miliarda dollarë për punësimin dhe rekrutimin e ekspertëve të lartë për të punuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së nevojshme.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se cilat janë kostot operative apo nëse kompania është afër realizimit të fitimit.

 

Gjërat Tona/ I fundit i Çapjave- Saga e vrasjeve të Elbasanit

18 May 2025 at 20:52

Paraditen e 25 prillit të vitit 2025 zyra e Interpol Tiranës mori një e-mail nga zyra homologe e Abu Dabit. Ishte miratuar ekstradimi i një prej më shtetasve shqiptarë më të kërkuar nga drejtësia.

Vendim që drejtësia shqiptare e priste prej 3 vitesh, që nga viti 2022 kur ai ishte arrestuar në Dubai.

Bëhej fjalë për Florenc Çapjan nga Elbasani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe. I dënuar me një burgim të përjetshëm në mungesë dhe i hetuar si pjesë e një dosje voluminoze të SPAK, si porositës vrasjesh.

Në këtë informacion të rëndësishëm që Interpol Abu Dabi i nisi Policisë Shqiptare, kishte vetëm një kërkesë. Të merreshin masa për ekstradimin e tij.

Jo thjeshtë për të siguruar lëvizjen nga Dubai në Tiranë, por edhe për sigurimin e një vize, për shkak se dokumentacioni i tij kishte përfunduar.

Pasaporta e Florenc Çapjas, e prodhuar më 7 qershor 2012, kishte skaduar më 6 qershor 2022 dhe nuk kishte pasur rinovim të saj.

Por kjo ishte gjëja më e thjeshtë për Policinë shqiptare që e priste prej kohësh ekstradimin e 44-vjeçarit nga Elbasani.

Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe paraditen e 2 majit 2025, një oficer i Interpol Tiranës dhe 3 oficerë të RENEA-s janë nisur drejt Dubait për të marrë në dorëzim Florenc Çapjan. Fluturimi nga atje është bërë transit në Aeroportin e Stambollit, ku gjatë gjithë kohës Çapja ka qenë i shoqëruar nga 4 oficerët e Policisë Shqiptare dhe më tej kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku i shumëkërkuari i është dorëzuar Policisë së Burgjeve.

Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të Interpolit, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Florenc Çapja, 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 44-vjeçari është me masë sigurie “arrest në burg”, nga Gjykata e Posaçme, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndonëse më parë Interpol Tirana kishte kthyer nga Dubai edhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë, i pari Bruno Çobo, më 13 mars 2024, i cili kërkoi vetë që të kthehej në Shqipëri dhe dy të tjerët, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, më 14 gusht të po atij viti, që u depërtuan, Florenc Çapja është i pari që ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Ndërsa është i treti në Europë që ekstradohet, ndonëse asnjë shtet nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi me Dubain. I pari ishte bosi i Camorra-s, Raffaele Imperiale, që u ekstradua në gusht të vitit 2022 në Itali, pas një iniciative të ministres së Drejtësisë, e cila i dorëzoi personalisht kërkesën e tretë për ekstradim homologut të saj në Emiratet e Bashkuara.

I dyti ishte një tjetër shqiptar, po ashtu nga Elbasani, Franc Çopja, i cili u ekstradua në Belgjikë më 30 dhjetor të vitit 2023. Ai ishte një ndër më të kërkuarit, si drejtues i një organizate kriminale. Por për të u ndoq një tjetër rrugë. U zgjodh momenti kur ai lëvizi nga Dubai në Abu Dabi dhe pikërisht ky ishte rasti që u shfrytëzua për të realizuar ekstradimin e tij.

Me ekstradimin e Florenc Çapjas, duket se janë rrëzuar përfundimisht 3 nga grupet kriminale më të rrezikshme të Elbasanit. Pas goditjes së klanit “Alibej” dhe atij “Çopja”, fundi erdhi edhe për grupin “Çapja”. I vetmi që vijon t’i shmanget drejtësisë, ndonëse shumë anëtarë të organizatës së tij janë arrestuar, vijon të jetë Suel Çela, rivali i Çapjave.

Arrestimi i Florenc Çapjas

Më 27 mars të vitit 2021, agjentet e zyrës së Interpol Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me Policinë e Dubait, arrestuan Florenc Çapjan. Pasi janë kryer verifikimet Policia atje ka konfirmuar faktin se, personi i ndaluar ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e kishte shpallur në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars 2021. Por pak orë para se të firmosej urdhër  – arresti, Çapja ishte larguar nga Shqipëria. Ai kishte fluturuar fillimisht drejt Stambollit, në orët e para të mëngjesit e më pas në Dubai. Rastësi apo jo, kjo nuk thuhet me siguri, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë informuar se do të arrestohej e ka vendosur të arratisur drejt vendit nga ku nuk mund të ekstradohej.

Florenc Çapja qëndroi vetëm një muaj në paraburgim duke u liruar kundrejt garancisë pasurore prej 55 mijë eurosh, ashtu siç kishin bërë shumë emrat të tjerë të njohur të krimit në Shqipëri, duke iu shmangur në këtë mënyrë përballjes me drejtësinë. SPAK i nisi menjëherë autoriteteve të Dubait një kërkesë ekstradimi për Florenc Çapjan, por për shumë kohë nuk u dha asnjë përgjigje, deri më 25 prill të vitit 2025, kur Interpol Adu Dabi njoftoi autoritetet shqiptare se ai ishte arrestuar pasi ishte miratuar ekstradimi i tij.

Çapja kërkohej për një ngjarje që ishte hetuar e rihetuar nga Prokuroria e Elbasanit, për të cilën akuzohej edhe Ardian Çapja, por gjithmonë përfundonte duke u pushuar hetimet. Ndërsa në fund dosja e kësaj ngjarje, që bën fjalë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, i kaloi SPAK-ut.

Më 15 nentor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit, dënoi 6 personat që ishin përfshirë në vrasjen e vitit 2012 në Elbasan. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar dënim të përjetshëm për Ardian e Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. 25 vite heqje lirie u vendos për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Florenc Çapja akuzohet për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, më 15 gusht të vitit 2012. Ky i fundit akuzohej se në bashkëpunim me të tjerë kishte ekzekutuar Sokol Çapjan në dhjetor të vitit 2005 në Elbasan. Dosja u rikthye edhe njëherë në duart e drejtësisë pas dëshmisë së dhënë në vitin 2020 nga i penduari Ervis Bardhi, i cili pranoi se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardian dhe Florenc Çapja.

Florenc Çapja ishte arrestuar edhe më herët në Elbasan për vrasje, por ishte lënë i lirë në rrethana të dyshimta. Më 19 nëntor të vitit 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë atë nga burgu, edhe pse konsiderohej me rrezikshmëri të lartë dhe ishte me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Gjyqtari vendosi pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës Fadil Mema, me argumentin se nuk provohej se ai e kishte kryer këtë vepër penale. Policia reagoi në lidhje me lirimin e tij në atë kohë.

Policia e Shtetit

Florenc Çapja është arrestuar në datën 14 qershor 2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Në të njëjtën ditë ku në Elbasan u lirua Florenc Çapja, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, shpalli të pafajshëm edhe armikun e tij, Suel Çelën, të njohur edhe me emrin Marjus Lulaj. Sipas Policisë, Çela gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Policia e kishte shpallur atë në kërkim për ngjarjen e datës 10 shtator 2017, kur pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, të Elbasanit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin goditur me makinë punonjësit e Policisë. Në seancën e datës 4 nëntor 2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare. Akuza ka kërkuar dënimin e tij me 7 vjet burgim, por Gjykata ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Policia e Shtetit

Ky shtetas, Suel Çela, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Por sot, me izolimin në qeli të Florenc Çapjas, historia e një familjeje që për vite me radhë ia doli të ishte e paprekshme, në fund duket se është thyer. Një përplasje e ashpër që nisi dy dekada më parë në qytetin e Elbasanit, me futjen në lojë edhe te killerave me pagesë, atëherë kur Ardian Çapja administronte bizneset e familjes bashkë me të vëllain, Sokolin, shkaktoi dhjetëra viktima. Vrasja e Sokol Çapjas solli përplasje me armë, viktima e të plagosur, që e kthyen Elbasanin në një arenë lufte. Në fillim duke eliminuar ata që i kishin pajtuar për të mbyllur hesapet e tyre e më pas duke përfunduar vetë në shënjestër. Ndërsa tani, historia e Ardian Çapjas, nipit të tij, Florencit dhe e familjes, mori fund pikërisht nga një prej atyre që paguan për t’u hakmarrë ndaj atyre vrasësve që nisën këtë betejë të përgjakshme.

Ervis Bardhi, një djalë që në vitin 2012 lidhi një “kontratë” të për vrarë vrasësin e Sokol Çapjas, u kthye në të penduar. Ai vetë u identifikua nga një gjurmë gishti, në targën e makinës së djegur që u përdor për vrasjen. Në fillim ishte në kërkim. Më pas u dorëzua për të treguar gjithçka që dinte. Tregoi aq shumë, sa sot, i paprekshmi Ardian Çapja është izoluar përjetësisht në burg.

Saga e vrasjeve të Elbasanit

Saga e vrasjeve daton në maj të vitit 2005, atëherë kur Sokol Çapja qëllohet për herë të pare dhe i shpëton një atentati. Sokol Çapja, qëllohet me armë zjarri dhe ndiqen deri në derën e shtëpisë, por iu shpëton plumbave. Autor i këtij sulmi ishte Rezart Çela, me të cilin Sokoli kishte pasur një konflikt. Sokol Çapja, 33 vjeç, administronte bashkë me të vëllain hotelin “Univers”, që ruhej me polici private nga Ilir Rexhepi.

Sulmi me armë ndodhi ne derën e objektit që ruhej nga policët private. Konflikti mes tij dhe Rezart Çelës ndodhi për disa makineta lojërash fati që italiani Paolo Mazzuco, pas shumë vitesh aktivitet në Elbasan ia la në administrim Sokolit dhe vetë iku nga Shqipëria. Për shkak të njohjeve që kishte krijuar në Elbasan, shtetasi italian kishte arritur të shmangte taksat, derisa u kërcënua dhe u detyrua të largohej. Rezart Çela mbikëqyrte një prej pikave me makineta lojërash fati dhe pasi shtetasi italian u largua, ai refuzoi t’ia dorëzonte Sokol Çapjas, që tashmë kishte marrë administrimin e tyre. Kjo ishte shkëndija që solli konfliktin mes tyre, derisa Rezarti qëlloi me armë në drejtim të Sokolit.

Pas sulmit me armë që iu bë, Sokol Çapja kërkon që Rezarti të eliminohej. Këtë detyrë ia ngarkon atij që i ruante bizneset me policë privatë, Ilir Rexhepit. Iliri gjen tre persona për të realizua vrasjen e porositur. Kunatin e vëllait të tij, Dritan Shemen bashkë me kushëririn e tij, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Dritan Sheme kishte disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer një dënim në Holandë për trafik droge.

Ndërsa Armando Hasani dy muaj më parë kishte plagosur një person te pallati i sportit. Sokoli kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e Rezartit. Fillimisht ka paguar 15 mijë euro paradhënie, ndërsa pjesën tjetër ka premtuar se do ia jepte Dritan Shemes pasi të ishte kryer vrasja. Dritani, bashkë me dy të tjerët e realizojnë vrasjen e Rezart Çelës në kohën kur Sokol Çapja kishte udhëtuar drejt Sarandës bashkë me një oficer të lartë Policie.

Më 17 gusht të vitit 2005 Rezarti, 27 vjeç, ekzekutohet në hyrje të shtëpisë së tij, pranë degës së Tatim-Taksave në Elbasan. Disa ditë më vonë, Dritan Sheme kërkon pjesën tjetër të parave, por Sokoli po vazhdonte të vonohej për pagesën. Duke qenë se bisedat nuk po jepnin rezultat, as me ndërmjetësimin e Ilir Rexhepit, në shtator ndodh një përplasje me armë mes dy grupeve, të Çapjas dhe të Shemes. Por duket se ky nuk ishte konflikti i vetëm mes tyre. Sipas dëshmive të asaj kohe, ata ishin prishur edhe në pazare për çështje droge dhe Dritani ishte betuar që do ta vriste Sokolin.

Ai i kalonte shpesh mbrëmjet në një lokal me emrin “Aquario”, në rrugën Rinia në afërsi Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Edhe mbrëmja e 26 dhjetorit të vitit 2005, ishte një nga ato të zakonshmet për të. Sokoli 33-vjeçar, si pronar i kompleksi të madh, edhe influenca e tij ishte e madhe në Elbasan. I shoqëruar nga dy vajza, ai futet në lokalin që e kishte frekuentuar edhe më parë dhe ulet bashkë me dy mikeshat e tij. Nuk kalon shumë kohë dhe aty futen edhe 4 persona të maskuar e të armatosur. Pasi u kërkojnë të pranishmëve që të largoheshin nga lokali, i drejtojnë automatikët nga Sokoli i shkrepin pa mëshirë.

Sokol Çapja bie në tokë i bërë shoshë nga të paktën 22 plumba. Ndërsa autorët, të siguruar për vrasjen, largohen duke hipur në një makinë që i priste jashtë lokalit. Asnjë dëshmitar nuk arriti t’i identifikonte. Por nisur nga konflikti i mëparshëm, Policia kishte tre të dyshuar. Dritan Shemen, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Të tre u ndaluan nga Policia ndonëse më vonë arritën t’i shpëtojnë drejtësisë. Megjithatë nuk i shpëtuan dot hakmarrjes. Dritan Sheme, i afërm shefit të qarkullimit të asaj kohe, Fadil Memës, do të ekzekutohej një vit më vonë në Tiranë. Ndërsa Gentian Beqiri pas 7 vitesh, brenda shtëpisë së tij në Elbasan.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, familja e tij e dinte shumë mirë se cilët ishin autorët, madje ata fajësonin edhe Fadilin. Ai ishte i afërm i Dritan Shemes, që ishte fshehur pas vrasjes së Sokolit. Për t’i dhënë një mesazh Dritanit, më 30 janar të vitit 2006 u qëllua me 11 plumba ndaj Fadil Memës. Autor i plagosjes së Memës u dyshua Florenc Çapja. Florenci u arrit të identifikohej nga Ardian Ibrahimi, kunati i Fadil Memës, i cili ishte dëshmitar në atë ngjarje. Policia e arrestoi, por pas presioneve që nisën ndaj Fadilit e familjes së tij, në një moment ai ndryshoi dëshminë, duke e nxjerrë nga qelia autorin. Por për Çapjat kjo nuk mjaftonte. Ata nuk do ia falnin dëshmitarit Ardian Ibrahimi. Qëndrimi në qeli për një muaj ishte shumë për Florenc Çapjan.

Kunati i Fadil Memës, jetoi vetëm 4 muaj pasi artikuloi emrin e Florenc Çapjas, si autor të plagosjes. Pasi u mbajt nën vëzhgim për disa javë, Ardian Ibrahimi u ekzekutua me 5 plumba më 28 maj të vitit 2006. Ai u vra në një lokal, ku ishte me shokun e vet. Dy persona me motor janë afruar para lokalit dhe më pas kanë hyrë brenda. Të maskuar e të veshur me të zeza, ata kanë hapur zjarr duke vrarë Ardianin. Ndërsa mbeti i plagosur edhe kamarieri. Për këtë ngjarje u arrestua Saimir Bako, i dyshuar si vrasës me pagesë, i cili u identifikua nga analiza e AND.

Më 18 gusht të vitit 2006, Policia ndalon në Fier Ardian, Fejzi, Enver e Agron Çapjan, si dhe kunatin e tyre Behar Shehu. Gjithashtu, bashkë me ta ndalohen edhe Dritan Hatija e Sajmir Baku. Në makinat e tyre u gjetën pistoleta dhe automatikë. Nga të gjithë të ndaluarit, u dënua dhe bëri 6 muaj burg vetëm Ardian Çapja. Policia kishte të dhëna se këta persona ishin nisur për të vrarë Dritan Shemen, pasi ishin informuar se po qëndronte në një hotel në Sarandë. Pas arrestimit të tyre atentati dështoi, por jo për shumë kohë. Autorët arritën të zbulojnë se kush ishte e dashura e Dritanit. E mbajtët në vëzhgim derisa ajo i çoi në adresën ku jetonte. Dritani prej pak kohësh qëndronte në një apartament në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Mbrëmjen e 19 tetorit të vitit 2006, në një rrugicë tërësisht të errët pranë shtëpisë së tij, Dritan Sheme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Edhe sot e kësaj ditë kjo ngjarje vijon të jetë e pa autor.

Pas përplasjeve të përgjakshme dhe paralajmërimeve që mori nga familja Çapja, ish-shefi i Qarkullimit largohet drejt Italisë. Ai vendoset në Torino bashkë me familjen e tij dhe fillon punë. Me një kopje të deklarimeve të tij të dhëna para prokurorit Xhevat Hana në Shqipëri, Fadili ka kërkuar azil në Itali. Ka qenë një material rreth 80 faqe, deklarime të shkruara me dorë mbi, që ai i ka dorëzuar në Torino, në vitin 2006. Kërkesa u pranua nga autoritetet italiane vetëm pas tentativës tjetër të vrasjes, që iu bë në Torino më 2 maj 2009. Fadili u qëllua kur po shkonte në punë, por arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia italiane deklaroi si autor të dyshuar të vrasjes një shtetas me emrin Arsen, nga Cërriku. Familja e tij gjithmonë ka fajësuar familjen Çapja për atë që ka ndodhur.

Kunati i motrës së Dritan Shemes, një prej vrasëse të Sokol Çapjas, humb jetën në një atentat të mirëorganizuar. Ish-agjentit i policisë së Elbasanit, mbeti i vdekur në vend, pasi dy breshëri kallashnikovi u shkrepën mbi të mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009. 36-vjeçari ra në pritë sapo doli nga shtëpia, në lagjen “Vullnetari”, kur po drejtohej për tek parkingu i makinës. Në këtë moment një motor me dy persona të maskuar e të armatosur i ka prerë rrugën duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta. Ngjarja e rëndë është parë nga shumë banorë, madje edhe nga nëna e tij që banonte në pallatin përballë.

Roland Rexhepi, që njihej si “Doda”, për disa vite punonte si agjent i krimesh në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ndërsa më vonë u largua nga Policia, për të punuar si përgjegjës i rojeve privatë të stadiumit. Rreth dy muaj pas vrasjes Rolandit, Policia e Elbasanit konfirmoi se personat e dyshuar në vrasjen e tij ishin Marjus Tafa dhe Armand Llakaj, dy njerëz të afërt të familjes Çapja. Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, ata u dënuan me 23 e 25 vjet burg. Prova e rëndësishme për Prokurorinë ishte akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskat që autorët përdorën në krim.

Për këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim edhe një person i tretë. Donald Hoxha, 35 vjeç, i cili u ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar më 25 prill të vitit 2024. Në janar të atij viti, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë për vrasjen e Roland Rexhepit, në bashkëpunim me Marjus Tafën dhe Armand Llakajn.

Dy vite pas Roland Rexhepit, vritet edhe i vëllai, Ilir Rexhepi. Shefi policisë privatë qe siguronte bizneset e familjes Çapja, u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011 teksa ecte në rrugë, në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan. Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi, Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar 48 vite burg për vrasësit e vëllait të tij, Roland Rexhepit. Për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës në drejtim të Greqisë e më pas në Belgjikë. Më vonë ai u paraqit vetë në Polici dhe ngriti një alibi sikur në momentin e vrasjes ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit me disa miq dhe për këtë paraqiti pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga Prokuroria.

Një nga personat që fillimisht ishte paguar për të kryer vrasje nga Sokol Çapja e më pas mori pjesë në vrasjen e tij, ishte edhe Gentian Beqiri. Në janar të vitit 2006, Gjykata e Elbasanit cakton masën “arrest me burg” për Gentianin, i dyshuar për vrasjen e Sokolit. Gjatë gjykimit të çështjes në ngarkim të tij,  më 12 prill 2012, e njëjta gjykatë konstaton shuarjen e masës dhe i cakton masën “arrest shtëpie”. Me caktimin e kësaj mase, Gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e zgjedhur prej tij, e ndodhur në rrugën “Naum Panxhi”, në Elbasan. Mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Gentianit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur i ati i tij, Neziri, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiri. Ai ishte i shtrirë në dhomën e gjumit, pasi ishte i paralizuar. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit.

Nga goditjet ai pësoi hemorragji në tru e në mëlçi dhe ndërroi jetë. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Sokol Çapjes, Gentian kishte ndryshuar identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij. Në shtëpinë e Gentian Beqirit nuk futej kushdo dhe për këtë arsye ishte thurur një plan nga persona që e njihnin, të cilët arrinin të futeshin brenda shtëpisë. Gjithçka është zbardhur nga i penduari Ervis Bardhi, i cili më 19 qershor të vitit 2019, është paraqitur vetë në ambientet e Policisë së Tiranës duke u vetëdorëzuar. Ai ka përmendur disa emra si pjesëmarrës, organizator dhe urdhërues të vrasjes. Ndërsa ka thënë se ishin paguar 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentianit.

Mes emrave që përmendi Ervis Bardhi ishin: Lorenc Skilja, Etjen Cani, Olsi Leku dhe Klajdi Dokoli. Lorenc Skilja ka pasur njohje me Gentian dhe pasi ai ka dalë nga burgu me arrest shtëpie, Lorenci i ka shkuar disa herë në shtëpi. Në një nga këto takime, Lorenci ka marrë me vete edhe Etjen Canin, i cili pasi u njoh me Gentianin ka filluar të shkojë vetë aty dhe qëndronte gjatë me të. Gjatë kësaj kohe ai hynte e dilte pa u shqetësuar nga policët që e ruanin. Disa muaj përpara vrasjes së Gentian Beqirit, Etjeni e ka ftuar edhe Ervis Bardhin që të shkonte aty. Ervisi po ashtu kishte njohje me Gentianin, pasi kishte qëndruar në një nga qelitë ngjitur me të në burgun e Peqinit, kur ai mbahej në paraburgim për vrasjen e Sokol Çapjas. Hyrjet dhe daljet e tyre kanë qenë të shpeshta në banesën e viktimës. Ditën e ngjarjes, Nezir Beqiri nuk e hapte derën, por pasi I prezantohen ai i lejon të futen brenda. Olsi Leku zbulon që në atë moment  nëna e viktimës po zbriste, i thotë që duhet të ikin. Ervisi godet fillimisht viktimën dhe në mënyrën se si e përshkruan është e njëjtë me pozicionin se si u gjet viktima. Dëshminë e mënyrës  se si është qëlluar viktima, prokurorët e quajnë si provën më të rëndësishme. Prandaj e kthyen dosjen pas për ta përcaktuar si vrasje me pagesë apo vrasje në bashkëpunim.

Ish-shefi i Qarkullimit, që u shpëtoi dy atentateve, mbetet i vrarë teksa po dilte nga banesa ku jetonte në Itali. Më 13 mars të vitit 2015 ai u qëllua 14 herë, ndërsa 7 nga plumbat e goditën në trup duke i marrë jetën. Atentatorët u dyshua se ishin dy dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dosja hetimore që identifikoi autorin e vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi, zbuloi edhe organizatorin e autorin e vrasjes së Fadil Memës në Torino. Sipas Prokurorisë organizator ishte Anastas Çollaku, i cili ka qenë gjithmonë ndërmjetës familjes Çapja në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre. Në herën e parë Çollaku dështoi për ta vrarë duke e lënë të plagosur, ndërsa më pas i mori jetën. Vrasja u organizua bashkë me një shtetas grek, Dimitri Pavlidis, i cili qëlloi duke lënë të vdekur Memën. Ndërsa Sajmir Serjani ka ndihmuar në informacion dhe më pas ka djegur makinën e përdorur gjatë vrasjes, në Asti. Pas vrasjes, Çollaku dhe Pavlidis u zhdukën në Gjermani.

Mbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2016, në lokalin që në Elbasan njihet me emrin “Rrapi i Gonit”, pjesëtarë të familjes Çapja, të afërm e miq të tyre ishin bërë bashkë për një gëzim familjar. Arnoldi, djali i Agron Çapjas, pronarit të lokalit ishte kthyer para 3 ditësh në Shqipëri. Për të festuar kthimin e tij ishin mbledhur 10 vetë. Të paktën kështu deklaronte Policia. Megjithatë mund të kishin qenë edhe më shumë, por emrat e tyre nuk u përmendën askund. Policia shpërndau vetëm emrat e 3 të vrarëve dhe 8 të plagosurve. Nuk kishte kaluar as një orë nga nisja e dollive në lokal, kur në drejtim të tij janë derdhur 65 plumba. Breshëri kallashnikovi, madje dyshohet edhe mitralozi kanë sharruar të gjithë ata që ishin brenda. Bilanci, 3 të vdekur, 8 të plagosur. Viktimat ishin: Agron Çapja, nipi i tij, Ardit Sinakoli dhe miku i familjes, Eno Bedalli. U fol se atë mbrëmje u paraqitën për të marrë mjekim në spital edhe Florenc Çapja e Bledar Muça, por sipas mjekut kishin dëmtime të lehta dhe u larguan. Ndërsa Policia nuk i përmendi si palë të dëmtuar. Vrasja e 3 personave e plagosja e 8 të tjerëve, ndonëse dukej si një krim i paralajmëruar, për askënd në qytet nuk ishte menduar se mund të merrte përmasa të tilla. Pamjet e disa kamerave sigurie, por edhe dëshmitarët, treguan se autorë të masakrës kanë qenë të paktën 4 persona të veshur me uniforma kamuflazhi si ato të forcave speciale të Ushtrisë. Në kokë kishin kapuçë të zinj që mbulonin tërësish fytyrën, përveç syve. Dy prej tyre kanë zbritur nga makinat dhe kanë qëlluar nga afër lokalit, ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar në distancë nga brenda makinave.

Biznesmeni Saimir Beqiri, vëllai Gentianit, të vrarë 4 vite para tij, gjendet i pa jetë në oborrin e një lokali. Ai ishte vrarë më armë zjarri afër karburantit që ndodhet në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Sipas Policisë, viktima ndiqej prej disa ditësh nga atentatorët, derisa u ekzekutua mëngjesin e 11 prillit të vitit 2016, pranë karburantit në pronësi të tij. Personat që e ndiqnin lëviznin me një automjet “Mercedez” dhe mbanin paruke. Policia e Prokuroria ngritën si pistë kryesore të ngjarjes atë të hakmarrjes, lidhur me konfliktin me familjen Çapja. Madje hetimet u përqendruan kryesisht tek ngjarja e ndodhur dy muaj më parë, ku u vranë 3 anëtarë të asaj familje. Policia e Elbasanit arrestoi rojën e karburantit që ndodhej pranë lokalit ku ndodhi vrasja. Shkëlqim Salla, nga Peqini, u arrestua një ditë pas vrasjes se Saimir Beqiri, pasi Policia dyshonte se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka denoncuar.

Një person me veshje kamuflazhi e me kapele në kokë qëllon me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodheshin Floreci dhe Bledari më 6 qershor të vitit 2016. Ai kishte qëndruar i ulur në një lokal, në rrugën “28 nëntori”, në pritje që makina të kalonte. Në këtë kohë ka marrë një telefonatë dhe pak sekonda më pas ka kaluar makina në fjalë. Ai është ngritur nga kafja dhe ka qëlluar makinën në pjesën e pasme, por plumbat nuk kanë depërtuar pasi makina ishte e blinduar. Autori ka vazhduar të qëllojë derisa xhamat janë thyer dhe në këtë kohë Bledar Muça ka marrë një plagë në kokë. Ndërsa Florenc Çapja ka arritur të largohet. Nga të shtënat u plagos edhe një punonjëse policie, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Rreth 20 metër larg vendit të ngjarjes, Policia gjeti armën e atentatorit. Në shkurt të vitit 2017, Policia identifikoi si të dyshuar për këtë atentat, 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj. Ai u arrestua në Holandë nga ku më pas edhe u ekstradua. Ndërsa sot ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça arrestohen për një sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë në Elbasan më 9 qershor të vitit 2016. Ata u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake. Efektivët e njësisë operacionale që kanë qenë në rol vëzhgimi me mbulim, janë sulmuar në mënyrë të papritur nga pjesëtare të familjes Çapja dhe të afërm të tyre. Në këtë moment, efektivët e policisë që ndodheshin në mjetet e vëzhgimit, kanë dalë nga mjetet dhe janë identifikuar se ishin efektivë policie, ndërsa kishin të veshur jelekë dhe shenja identifikuese. Pavarësisht kësaj, efektivët janë gjendur sërish në breshëri plumbash, çka ka bërë që ata të reagojnë. Ndërsa vetë të arrestuarit kanë janë shprehur se po organizohej një sulm ndaj tyre nga persona të veshur si policë. Kanë pretenduar se nuk kanë qenë në dijeni se ata ishin vërtetë punonjës Policie.

Kjo është tentative e parë për vrasjen e Ardian Çapjas, brenda shtëpisë së tij më 6 gusht të vitit 2017. Ngjarja nuk u raportua nga Policia, megjithëse mjeti tip “BMW X3”, nga i cili u lëshua predha e antitankut, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Makina e përdorur nga autorët rezultoi e vjedhur në Durrës, ndërsa i ishin ndryshuar targat në unazën lindore të qytetit. Predha e antitankut u gjet e pashpërthyer nga Policia në oborrin e shtëpisë së Ardian Çapjas dhe u çmontua nga forcat xheniere. Pak minuta pas atentatit të dështuar, makina u gjet e djegur pranë spitalit psikiatrit “Sadik Dinçi”, rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht 2017 të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio, shtetasit Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Urdhër që nuk gjeti zbatim nga Policia vendore, me arsyetimin se në bazë të planit të lejeve vjetore, oficerët që mund të kryenin këto detyra ishin me pushime.

Më 23 dhjetor të vitit 2017, në një rrugicë në lagjen “Emin Matraxhiu”, persona të paidentifikuar kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ardian Çapjas. Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, në drejtim të Ardian Çapjas, i cili ishte pranë shtëpisë së tij, por ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Ekzekutohet me plumb në kokë avokati Ravik Gurra. Në atë kohë ai ishte një nga mbrojtësit e Emiljano Shullazit, por njihej si mik i familjes Çapja, që kishte mbrojtur vazhdimisht interesat e tyre ligjore. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit të vitit 2019, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Pak minuta pas ngjarjes, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit makina tip “Benz”, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga verifikimet rezultoi që automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në Fushë-Krujë.

Në atentatin e tretë të organizuar ndaj tij, në harkun e 3 viteve, Ardian Çapja plagoset rëndë. Në orë 09:10 të mëngjesit të datës 8 qershor 2020, Ardian Çapja, u qëllua nga një plumb spnajperi shumë pranë zemrës dhe u nis me urgjencë në spital. Sipas Policisë qitja është kryer nga një distancë e konsiderueshme, nga kodra e Krastës. Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit, por më pas u transportua për tek Trauma, në Tiranë, ku iu nënshtruar një ndërhyrjeje kuirurgjikale. Vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet. Para se grupi hetimor të mbërrinte në vendin e ngjarjes, një nga efektivët e zjarrfikëses teksa tentonte të shuante flakët u plagos në këmbë, pasi në mjetin e braktisur ndodhej edhe arma me fishek në fole. Zjarri që iu vu makinës për të zhdukur gjurmët, solli shpërthimin e një fisheku.

Në dosjen e SPAK të nëntorit të vitit 2024, është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas. Ndërsa rezulton se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela. Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit që u zhvillua më 24 nëntor të vitit 2024.

Bisedat e zbardhura në platformën SKY kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan. Nga biseda dyshohet se Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kontraktuar me Prekë Kodrën për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur. Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb dhe arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Personat e përfshirë në atentatin ndaj Çapjas janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi, vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes, Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren,  Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.

Më 22 janar të vitit 2022 vritet në Belgjikë Bledar Muça. Miku i ngushtë i Florenc Çapjas, gjendet i pajetë në Antwerp. Ai kishte qenë i dyshuar dhe ishte shoqëruar disa herë për ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera për llogari të familjes Çapja, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Muça është qëlluar me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, sapo ka mbërritur në afërsi të pallatit ku jetonte. Dy persona që po e prisnin në rrugë, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 39-vjecarit dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ky ishte edhe episodi i fundit, të paktën deri tani, në sagën e përgjakshme të “luftës” që nisi në vitin 2005 në Elbasan.

Fundi që erdhi nga të penduarit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit 2023 la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.

E duket se ky vendim, që u ekzekutua edhe për Florenc Çapjan pas ekstradimit në Dubai, rrëzoi përfundimisht nga froni grupin “Çapja”, që dominoi Elbasanin për 18 vjet.

Por për Florenc Çapjan, përballja me drejtësinë nuk është mbyllur ende. Një tjetër dosje ku përmendet emri i tij si porositës vrasjesh po gjykohet në Gjykatën e Posaçme. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka përmendur edhe emrin e tij në rrëfimin para prokurorëve të SPAK, si personi që ka ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, i cili sipas tij ishte pjesë e grupit të Suel Çelës.

Sipas tij, informacionet për të do t’ia jepte Bledar Muça, lidhje e Çapjave dhe Festim Çoli.

Dumani deklaroi në gjykatë se me Florenc Çapjan u prish për shkak se ai kërkoi të pajtohet me Talo Çelën dhe aty dyshoi se ata ishin bashkë.

Nuredin Dumani

Marrëdhënia ime me Florencin dhe Bledarin (Bledar Muçën) u prish për shkak se gjatë një takimi të fundit, ai më tha: “Pse nuk pajtohesh me Talo Çelën?” Unë dyshova se këta janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbrapa shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre. Më pas folëm në SKY. I thashë: “S’jemi më as miq, po shpresoj as armiq…”. Më tha: “Pse, çfarë bëra…?” Unë e pyeta: “Meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelën?”.

 

Në dëshminë e tij Dumani ka deklaruar se vrasja e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini nuk u realizua, pasi Sanxhaktari u arrestua. Ngjarja, për të cilën u vu në pranga Sokol Sanxhaktari ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Ai u akuzua për vrasjen e mikut të tij Florian Lamçe, në bashkëpunim me Adriano Hajdarin. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Më 28 shtator të vitit 2022, Gjykata e Apelit Durrës e dënoi Sanxhaktarin me 15 vite burg. Ndërsa me tetë vite burg dënoi Adriano Hajdarin, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfituan ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg.

Për vite me radhë emrat e drejtuesve të katër grupeve kriminale të Elbasanit lakoheshin pambarimisht nga media, nga Policia e Prokuroria. Të njëjtët emra u përballën disa herë me drejtësinë e përfunduan duke u lënë të lirë nga Gjykatat. Disa të tjerë madje nuk u arrit të kapeshin asnjëherë.

Por duket se fundi i tyre erdhi nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Fillimisht Elvis Bardhi, më tej Nuredin Dumani që kishte “firmosur” kontrata vdekjeje pothuajse për të gjithë e më tej edhe nga Erion Alibej, që ishte vetë në krye të një prej grupeve kriminale të Elbasanit. Ishin ata që zbërthyen gjithçka e që më tej u vulos nga platforma SKY, ku të gjithë, nga Franc Çopja te Suel Çela kishin folur të shpenguar për të gjitha krimet që askush nuk kishte arritur t’i dokumentonte me prova më parë. Dhjetëra persona janë arrestuar e dënuar. Të tjerë janë në gjykim. Ndërsa i vetmi që vijon të jetojë i lirë por në arrati mbetet Suel Çela.

Të paktën prej tri vitesh Elbasani është më i qetë. Dy organizata dhe dy grupe kriminale janë goditur nga SPAK e Policia. Qytetarët duket se kanë nisur të marrin frymë lirisht, të çliruar nga kthetrat e atyre që për dy dekada shkaktuan terror dhe dominuan jo vetëm Elbasanin. E ndoshta sot, me ekstradimin e Florenc Çapjas nga Dubai, shumë kriminelë që gjetën strehë atje, e gjejnë veten më të ekspozuar se kurrë përballë drejtësisë. Mesa duket miti po bie./abcnews.al

 

Fisniku i skulpturës, Thoma Thomai një jetë duke gdhendur: Është e bukur, por e mbushur plot me shqetësime

By: Rovena
2 May 2025 at 10:57

Thoma Thomai është një personaliteteve të arteve pamore shqiptare, veçmas skulpturës, ku në kohë të vështira solli një frymë të re. Është diplomuar në akademinë e arteve në Pragë për skulpturë. Profesor Thomai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe në nxjerrjen e brezave të tërë në fushën e skulpturës. Që në vitin 1969 ka qenë themeluesi i ateliesë së arteve të aplikuara në institutin e lartë të arteve.

Më pas ai ka qenë shef i arteve të aplikuara dhe po ashtu dekan i parë i Fakultetit të Arteve të Bukura. Që nga viti 1995 ai mban titullin profesor. Thoma Thomai ka marrë pjesë në ekspozita kombëtare, por dhe ndërkombëtare. Ai ka ndërtuar disa vepra monumentale, ky më kryesorja monumenti i Skënderbeut në Shkup. Sot e kësaj dite edhe pse në një moshë të thyer atë e gjen në studion e tij duke gdhendur. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai tregon dashurinë e madhe që ka për artin, skulpturën dhe gdhendjen. Për skulptura është dashuri, një dashuri një herë pas here i sjell shqetësime, por prej të cilës nuk ka hequr dorë kurrë, edhe në kohët më të vështira.

“Është e bukur, por është një jetë plot me shqetësime, me probleme. Krijimtaria sigurisht që ka bukurinë e saj, por nuk është kaq e lehtë. Të krijon disa shqetësime, që ndonjëherë përfundojnë edhe me sukses ato shqetësime, nganjëherë jo. Njeriu kur krijon marrëdhënie të sinqerta me atë që bën, kur i do dhe e dashuron atë portret që bën në kuptimin e mirë të fjalës, ka gjithmonë rezultat. Por kur qëndron i ftohtë se ashtu ta duan, atëherë nëse në një moment duken mirë kalon pak kohë dhe këto gjëra të duken të ftohta. Po mos ndjeve fluturimin e shqiponjës brenda vetes, nuk krijon dot. Edhe vepra e tillë është”, tha Thoma Thomai./abcnews.al

1 maji protestë në Kosovë/ Paralajmërojnë bojkot të punës nëse nuk rriten pagat

By: Rovena
1 May 2025 at 14:22

“Po trajtohemi si skllevër” dhe “këto paga nuk po na lënë as të vdesim dhe as të jetojmë”.
Këto ishin disa prej thirrjeve kryesore gjatë protestës së sindikatës së punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, në tubimin e tyre gjatë ditës ndërkombëtare të Punëtoreve.

Ata kërkuan që paga në sektorin privat të rritet në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe ngritja e Gjykates se punës.

Në një protestë të organizuar nga kjo sindikatë, kryetari i saj Jusuf Azemi tha se nëse nuk do të rriten pagat deri me 1 shtator atëherë sektori privat do të bojkotojë punën.

“Kemi ardhur në një shkallë që të kërkojmë kërkesat tona. Në Kosovë po marrim pagë 232 euro, e deputetët për pesë minuta punë në seancë po i marrin 200 euro. E më e keqja nuk po e kryejnë funksionin e tyre”, tha Juzuf Azemi.

Ndërsa njëri nga protestuesit, Hakif Sylejmani tha se 1 Maji në Kosovë nuk është ditë pushimi për punëtorët e sektorit privat.

“Do të protestojmë për të drejtat e punëtorëve, parregullsitë dhe për sakrificat e punëtorëve. 1 maj nuk është një ditë pushimi është një ditë pune që ne e rikujtojmë ditën evropiane ndërkombëtare të punëtorëve”, tha Hakif Sylejmani.

Ndërsa një tjetër protestuese, Hafije Statovci u shpreh se një pagë prej 230 euro nuk po i le as të “vdesin e as të jetojmë”.

“Për të satën herë në vend, që në ditën e sotme të festojmë, ne duhet që të protestojmë. Për të satën herë njoftuam shtetin dhe personat përgjegjës se ne nuk po mundemi të mbijetojmë me pagat që i kemi. Në Kosovë punëtorët e sektorit privat marrin pagë 230 euro kjo pagë nuk po na len të vdesim por as të jetojmë”, tha Hafije Statovci./abcnews.al

ChatGpt hapet edhe për blerje, në sfidë të hapur me Google

29 April 2025 at 15:43

ChatGpt, kompania shumëfunksionale, tani shton edhe mbështetje për blerje, duke intensifikuar kështu rivalitetin e saj me Google, në një kohë kur gjiganTi i kërkimit është nën presion antitrust në Shtetet e Bashkuara.

Përditësimi i OpenAI u lejon blerësve të gjejnë dhe krahasojnë artikujt përmes bisedave dhe më pas të lidhen drejtpërdrejt me tregtarët për të bërë blerje.

“Kërkimi është bërë një nga veçoritë tona më të njohura dhe me rritjen më të shpejtë, me më shumë se një miliard kërkime në internet vetëm javën e fundit”, theksoi kompania me seli në San Francisko në një deklaratë për X.

“Në vend që të shfletoni faqet me rezultate, thjesht mund të filloni një bisedë”, thuhet në postimin e OpenAI, duke shtuar se ‘’përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje të bëjnë pyetje ose të krahasojnë produktet’’.

Funksioni i blerjeve i ChatGpt fillimisht do të përqendrohet në kategoritë e modës, bukurisë dhe elektronikës.

”Rekomandimet e produkteve janë të personalizuara dhe vijnë nga interneti, jo nga reklamat”, tha OpenAI.

Kjo do të thotë që kompania aktualisht nuk do të marrë komisione për blerjet e bëra përmes chatbot-it.

Zëri zbulon kancerin/ Aplikacioni me inteligjencë artificiale, tregon tumorin në mushkëri

29 April 2025 at 15:42

Shkencëtarët në Turqi kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të zbuluar kancerin e mushkërive në një faze të hershme duke përdorur vetëm zërin e pacientit të dyshuar.

I udhëhequr nga Dr. Haydar Ankishan nga Instituti i Qelizave Staminale në Universitetin e Ankarasë, me kontribute nga shkencëtarë nga disiplina të shumta, aplikacioni synon diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive, i cili shpesh identifikohet vetëm në fazat më të avancuara.

“Në studimin tonë, ne morën në konsideratë strukturën e zërit, strukturën anatomike të mushkërive dhe sistemin e qarkullimit të gjakut dhe propozuam që zëri mund të ofrojë informacion në lidhje me kancerin e mushkërive. Ne e ndoqëm këtë ide”, tha Ankishan, duke folur për gazetarët.

Ai tha se pas pothuajse një vit e gjysmë pune kanë arritur “rezultate premtuese”.

“Ne kemi zbuluar se kanceri i mushkërive, veçanërisht në fazat e para, mund të diagnostikohet në një fazë të hershme me një shkallë saktësie prej 90 për qind”, tha ai.

Dr. Bülent Mustafa Yenigün (Bylent Mustafa Jenigun) , i cili jep mësim në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Ankarasë dhe është pjesë e ekipit të kërkimit, theksoi se faktori më kritik në trajtimin e kancerit të mushkërive është zbulimi i hershëm. “Ne e bëmë studimin tonë me një grup të përbërë nga 50 pacientë dhe 50 individë të shëndetshëm. Pacientet folen për dy minuta me aplikacionin ne menyre qe ai te mund te ruante zerin dhe ta studionte ate.” tha ai.

Duke theksuar se të gjitha regjistrimet u bënë dhe u analizuan në kushte identike, ai tha se “aplikacioni ynë zbulon ndryshimet në zë dhe lëshon një paralajmërim se mund të ketë kancer patologjik të mushkërive”. Saktësia prej 90% në diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive konsiderohet një zbulim premtues, megjithatë shkencëtarët në Turqi kanë deklaruar se do të vijojnë punën për të saktësuar aplikacionin e tyre./abcnews.al

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, opsioni i ri i OpenAI që po bën bujë

2 April 2025 at 07:27

OpenAI ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me veglën e re të gjenerimit të imazheve, e cila ka sjellë një rritje masive të përdoruesve brenda një kohe rekord.

Vetëm brenda një ore nga lansimi, platforma ka regjistruar mbi një milion përdorues të rinj, duke e vënë në vështirësi sistemin e krijimit të llogarive të reja.

CEO i OpenAI, Sam Altman, e ka quajtur kërkesën për këtë shërbim si “biblike”, duke reflektuar mbi popullaritetin e jashtëzakonshëm të chatbot-it ChatGPT dhe veçorisë së tij të re për krijimin e imazheve.

Fillimisht, OpenAI synonte ta ofronte këtë shërbim për të gjithë përdoruesit, pavarësisht nga niveli i abonimit, por interesi i lartë ka sjellë vonesa në aksesimin e versionit falas.

Tani, kompania ka raportuar vështirësi me regjistrimin e llogarive të reja, pasi serverët e saj po përballen me një fluks të paprecedentë përdoruesish.

Kjo tregon për interesin e jashtëzakonshëm që ka ky inovacion, duke e kthyer ChatGPT në një nga veglat më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë.

 

Kolosët e letrave shqipe, në “AI”/ Projekti në Universitetin e Elbasanit, të rinjtë më afër letërsisë

17 March 2025 at 15:40

ELBASAN- Kolosët e letërsisë shqipe do të vijnë tek të rinjtë  nëpërmjet inteligjencës artificiale falë një projekti “Studimi i efektit audio-viziv në mësimdhënie”.

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani ka synim që ky projekt  t’i afrojë të rinjtë me letërsinë dhe veçanërisht me letërsinë shqipe, duke ju ardhur në ndihmë nxënësve të gjimnazeve që aftësitë e përfituara në letërsi e teknologji informacioni, t’i trasferojnë nga njëra lëndë tek tjetra.

Për mësuesen Migena Kapllani, letërsia duhet të ndahet vazhdimisht me të rinjtë dhe në forma sesi ata e shohin sa më interesante përmes inteligjencës artificial e përmes rrugëve më të shpejta të tyre.

Gjithashtu edhe nxënësit të cilët punuan në këtë projekt shprehen tepër të kënaqur dhe se forma të tilla inovative nxisin gjithmonë interesin e moshatarëve të tyre për të studiuar veprat letrare shqipe.

Në këtë projekt nxënësit nëpërmjet inteligjencës artificiale përpunuan personazhe si Migjeni, Naim Frashëri, Martin Camaj e De Rada./abcnews.al

“Grushtuesi” shqiptar/ Ajrullai: Në karrierën time kam vetëm dy ndeshje të humbura në boks

10 March 2025 at 08:32

Ajmin Ajrulai është një shqiptar i lindur në Gjermani, i cili ka korrur sukes në boks.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Arjulai u shpreh se në karrierën e tij ka 10 ndeshje profesonale, dy prej të cilave i kam humbur.

“Ka qenë pak e vështirë, doja të fitoja, fituam mirë. Isha mësuar në rrugë të boksoja, trajneri më tha. Ishte karakteri im, kam qenë rrugëve, kam parë sende të këqija dhe kështu e kam stilin të hyj brenda. Ndeshja e fundit ka qenë në maj të 2024, fitova. Kam taktikën, kam qejf gjakderdhjen, është stili im. Si model kam Canelo, meksikanin. Rekordi im, i kam 10 ndeshje profesionale, tetë i kam fituar dhe dy i kam humbur. Njërën ndeshje e kam humbur sepse kisha gjakderdhje”, theksoi ai./abcnews.al

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

17 February 2025 at 07:56

OpenAI ka hedhur poshtë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh nga një konsorcium i udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, duke thënë se startupi nuk është në shitje.

Kjo është përpjekja e fundit e Musk për të bllokuar startupin që ai bashkëthemeloi me CEO Sam Altman – por më vonë u largua.

“OpenAI nuk është në shitje dhe bordi ka refuzuar njëzëri përpjekjen e fundit të Musk. Çdo riorganizim i mundshëm i OpenAI do të forcojë organizatën tonë jofitimprurëse dhe misionin e saj”, tha OpenAI.

Të martën, Altman i tha uebsajtit të lajmeve Axios se OpenAI nuk ishte në shitje.

Ai e kishte refuzuar ofertën me një “jo faleminderit” në X, duke bërë që Musk t’ia kthente: “Mashtrues”.

Ndërsa konsorciumi i udhëhequr nga Musk, duke përfshirë startupin e tij xAI, do të tërhiqte ofertën për degën jofitimprurëse të OpenAI nëse ajo heq dorë nga planet për t’u bërë një entitet fitimprurës, shkruan the Guardian.

Raportohet se investitorë të tjerë në konsorcium përfshijnë Valor Equity Partners, Baron Capital dhe Ari Emanuel.

Ndryshe, Altman dhe Musk kanë qenë në mosmarrëveshje prej vitesh.

Pas largimit të Musk në vitin 2019, OpenAI krijoi një krah fitimprurës që ka tërhequr miliarda dollarë fonde, duke ndezur akuza nga Musk se startupi shkeli misionin e tij origjinal duke e vënë fitimin përpara të mirës më të madhe publike.

Musk paditi Altman, OpenAI dhe mbështetësin e tij më të madh Microsoft në gusht të vitit të kaluar për shkeljen e supozuar të kontratës.

Në nëntor, Musk i kërkoi një gjykatësi të qarkut amerikan një urdhër paraprak për të bllokuar OpenAI nga kalimi në një strukturë fitimprurëse.

OpenAI refuzon ofertën e blerjes për 97 miliardë dollarë nga Elon Musk

15 February 2025 at 10:37

OpenAI ka refuzuar zyrtarisht ofertën prej 97.4 miliardë dollarësh nga Elon Musk për të blerë kompaninë.

“OpenAI nuk është në shitje dhe bordi ka refuzuar njëzëri përpjekjen e fundit të zotit Musk për të prishur konkurrencën e tij,” tha Kryetari i Bordit të OpenAI, Bret Taylor në një deklaratë të postuar në X.

Avokati i OpenAI, William Savitt, në një letër drejtuar avokatit të Musk të premten tha se propozimi “nuk është në interesin më të mirë të misionit të OAI-t dhe refuzohet”.

Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elkon Musk bënë ofertën e pakërkuar për OpenAI në fillim të kësaj jave, mes qëllimit të firmës për t’u bërë një entitet fitimprurës.

Miliarderi tha të mërkurën se do të hiqte dorë nga oferta nëse Open AI ndalonte zhvendosjen e saj fitimprurëse.

OpenAI njoftoi planet për të ristrukturuar kompaninë si një korporatë me përfitim publik në fund të dhjetorit. Firma e AI, e cila filloi si një organizatë jofitimprurëse, aktualisht ka një strukturë unike në të cilën organizata jofitimprurëse e saj kontrollon njësinë fitimprurëse.

Musk, i cili ndihmoi në themelimin e OpenAI në vitin 2015, e ka paditur vazhdimisht CEO-n e kompanisë Sam Altman gjatë vitit të kaluar për dyshime se është larguar nga misioni fillestar./abcnews.al

Zbulohet trashëgimtari ligjor i pasurisë së babait të Princeshës Diana

3 February 2025 at 17:36

Althorp Estate, shtëpia e fëmijërisë së Princeshës Diana, është një pasuri e mbushur me vlera historike dhe sentimentale. Ndodhet në fshatin anglez, në Northamptonshire, dhe ka qenë shtëpia e familjes mbretërore për më shumë se 500 vjet. Diana e kaloi fëmijërinë atje, dhe aty ndodhet edhe varri i saj, në ishullin e izoluar Oval, në zemër të Liqenit Oval.

Edhe pse Althorp Estate ka vlerë të madhe sentimentale për djemtë e princeshës së ndjerë, Princin William dhe Princin Harry, ata nuk do ta trashëgojnë pasurinë. Sipas traditës familjare, trashëgimtari i pasurisë Althorp do të jetë Louis Spencer, Viscount Althorp, nipi i Dianës.

Së fundmi, Princi Harry vizitoi Shtëpinë Althorp me xhaxhain e tij, Charles Spencer, i cili është vëllai i Dianës. Pavarësisht marrëdhënies së ngushtë me familjen e saj, Harry-t i ndalohet të trashëgojë shtëpinë e saj stërgjyshore. Sipas raportimeve, prona do t’i kalojë Louis Spencer, në përputhje me rregullat tradicionale të trashëgimisë së familjes./abcnews.al

Vrau djalin, pranga babait/ Policia zbardh dinamikën: Konflikt i çastit për motive të dobëta

2 February 2025 at 10:16

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 74-vjeçarin Hekuran Gjoni për krim në familje.

Arrestimi i tij u bë pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur prerës djalin e tij Asim Gjoni, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Ai akuzohet për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor, pasi vrau me thikë djalin e tij 37-vjeçar.

Ai ka theksuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte. I moshuari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata i kishte dalë jashtë kontrollit./abcnews.al

Librazhd/ Motra kallëzon vëllain në polici: Më ndihmoni! Është larguar nga shtëpia, vuan nga skleroza

25 January 2025 at 11:18

Një shtetase nga Librazhdi ka kallëzuar në polici vëllain e saj, i cili është larguar nga banesa ditën e premte.

Ajo ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 63-vjeçarit, i cili vuan nga skleroza.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 20.00, ka kallëzuar shtetasja se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer me vëllai i saj shtetasi63 vjeç, banues në Librazhd, i cili vuan nga skleroza. Po punohet për gjetjen e shtetasit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Erjon Isai në SPAK/ Kreu i bashkisë së Ersekës merret në pyetje si person në dijeni

15 January 2025 at 12:10

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas gazetarit Ermal Vija, ai ka qendruar për 60 minuta në SPAK dhe është marrë në pyetje si person që ka dijeni.

Ndaj Isait ka pasur një kallëzim nga një avokat në zonën e Korçës në lidhje me tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.

Kryebashkiaku i Ersekës është pyetur dhe më herët në SPAK. Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e Posaçëm më 30 maj 2023.

Erion Isai u zgjodh kryetar i bashkisë Kolonjë nga zgjedhjet vendore të vitit 2023./abcnews.al

Shefi i “AI” paditet nga e motra/ SHBA, Sam Altman u kallëzua për abuzim seksual ndër vite

8 January 2025 at 15:46

Sam Altman, kreu ekzekutiv I Kompanisë Open AI kompani kjo që bëri të njohur inteligjencën artificiale në mbarë botën është paditu nga motra e tij Annie Atlman e cila pretendon se vëllai I saj ka abuzuar seksualisht me të nga vitit 1997 deri në vitin 2006.

Padia u ngrit në 6 janar në Gjykaten e Distriktit Lindor të Misurit. Motra e Sam Altman ka deklaruar se abuzimi seksual ndaj saj ka nisur kur ajo ishte 3 vjeç ndërsa I vëllai 12 vjeç.

Nëpërmjet një deklaratë të përbashkët Sam Altman se bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij mohuan akuzat dhe thane se këto pretendime ishin krejtësisht të pavërteta. Në këtë deklaratë shkruhet gjithashtu se për familjen e tyre ka qenë e vështirë të përkujdesen për Ann Altman e cila përballet me sfida të shëndetit mendor.

Altman shkroi ne reagimin e tij publikik se motra e tij pavarësisht ndihmës që I është dhënë nga familja, kërkon të përfitojë më shumë para prej tyre edhe përse ata nuk e kanë braktisur kurrë atë.

Në padinë e ngritur motra e Sam Altman ka kërkuar një dëmshpërblim prej 75 mijë dollarësh ndërsa më herët ajo kishte përhapur akuza të tilla në rrjetet sociale.

Sam Altman u martua vitin e shkuar me partnerin e tij Oliver Mulherin në një ceremoni buzë detit në San Francisko./abcnews.al

Hawai/ Festa kthehet në hidhërim, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur pas shpërthimit të fishekzjarreve

2 January 2025 at 14:39

Festa u kthye në hidhërim në ishullin e largët të Hawait.

Një shpërthim i shkaktuar nga fishekzjarre ka vrarë të paktën tre persona në një lagje rezidenciale në Honolulu, Haëaii, duke shënuar një fillim tragjik të vitit të ri në ishullin Oahu. Sipas raportimeve, dy prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 20 persona.

Shpërthimi ndodhi në një shtëpi dhe pamjet nga droni tregojnë një shpërthim të madh fishekzjarrësh që ngriten në një kolonë tymi në qiellin e natës.

Policia dhe grupet hetimore janë angazhuar për të zbardhur ngjarjen e plotë. / abcnews.al

Hawai/ Fëmija rrezikon të bjerë në kraterin e vullkanit, parku ndërmerr masa të rrepta për vizitorët

29 December 2024 at 12:56

Një incident i rëndë ka ndodhurr një park kombëtar në Hawai ku një fëmijë i vogël vrapoi drejt greminës së vullkanit Kilauea. Fëmija u shpëtua në minutë të fundit nga rrëzimi fatal, pasi ishte larguar papritur nga nëna e tij.

Ndëkohë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të forta për të gjithë turistët që vizitojnë parkun për të mos pasur incidente të tjera. Parku tha se incidenti ndodhi në Ditën e Krishtlindjeve, në një zonë të mbyllur të parkut ku familjet kishin ardhur për të parë llavën.

Autoritetet kujtuan vizitorët që të qëndrojnë në shtigje, të shmangin zonat e mbyllura dhe t’i mbajnë fëmijët afër.

Ata që injorojnë paralajmërimet, kalojnë përtej shenjave të mbylljes, humbasin gjurmët dhe futen fshehurazi në zona të mbyllura për të parë nga afër, po e bëjnë këtë me rrezik të madh“- thanë ata.

Kilauea, në Ishullin e Madh të Hawai, është një nga vullkanet më aktive të botës.

Ai shpërthen rregullisht, madje shpërthimi i fundit nisi më 23 Dhjetor. Shpërthimi vijon të jetë aktiv në një nivel të ulët brenda një zone të mbyllur të parkut kombëtar, sipas përditësimit më të fundit të Observatorit të Vullkaneve të Hawai të USGS. / abcnews.al

Masat e policisë për festat/ Mullai: Agjentët kriminalë në terren, bashkëpunim edhe me policinë bashkiake

26 December 2024 at 13:17

Genti Mullai specialist komunikimi në Policinë e Shtetit në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për masat e Policisë së Shtetit të ndërmarra për festat e fundvitit.

Gjatë intervistës, Mullai sqaroi se ka pasur një bashkëpunim të lartë me policinë bashkiake. Gjithashtu nënvizoi se agjentët kriminale gjithashtu do të jenë në terren.

“Janë marrë masa edhe për shtim të monitorimit të kufirit detar. Policia është e angazhuar në sheshe për të marra masa gjatë festimeve. Në planin e masave janë përfshirë të gjitha strukturat pa asnjë përjashtim. E gjitha kjo është bërë për të shmangur çdo incident të mundshëm. Është studiuar e gjithë dinamike e situatës kriminale përgjatë vitit dhe është punuar për hartimin e planit të masave. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe objekteve të rëndësisë së veçantë. Gjatë gjithë këtyre ditëve e gjithë policia kriminale deri në 3 janar janë në terren dhe sidomos gjatë natës, për të siguruar që të parandalojnë vjedhjet”, u shpreh Genti Mullai.

Sa i përket fishekzjarrëve, tha se janë informuar administratorët dhe dyqanet e marketeve për masat e marra për shmangur ndonjë incident, duke shtuar se nuk lejohet që të përdoren nga minorenë.

“Administratorët dhe dyqanet e marketeve janë të informuar që nuk lejohet shitja. Qytetarët nuk mund të hedhin fishekzjarrë në mënyrë të pakontrolluara. Le t’ja lënë institucioneve përkatëse këtë pjesë dhe qytetarët të festojnë me familje”, shtoi më tej ai.

/abcnews.al/

Do të përdoret për punët në bagëti, krijohet roboti me AI në Australi

12 December 2024 at 12:28

Studiuesit në Universitetin e Sidneit kanë krijuar SwagBot, një robot me inteligjencë artificiale (AI) që ata thonë se është në rrugën e duhur për ta bërë blegtorinë më efikase dhe miqësore me mjedisin duke parandaluar degradimin e tokës.

SwagBot u lançua për herë të parë në vitin 2016 si një robot i thjeshtë blegtoral i aftë për të përshkuar një terren të ashpër dhe tani është i pajisur me sensorë, inteligjencë artificiale dhe sisteme të mësimit të makinerive.

Një robot në formë lope që punon me bateri tani mund të përcaktojë cilësinë e kullotave dhe të monitorojë shëndetin e bagëtive, më pas ta përdorë atë informacion për të zhvendosur tufën në kullotat më të mira përpara se toka ku ndodhet të shkatërrohet, raportoi Reuters.

“Sapo tufa të mësohet me robotin, ajo do ta ndjekë atë nëpër kullota”, tha profesoresha e robotikës në Universitetin e Sidneit, Sala Sukarije, ekipi i së cilës krijoi SwagBot.

Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të viçit dhe ka rreth 30 milionë krerë bagëti. Përdorimi i robotëve në blegtorinë në Australi është veçanërisht i përshtatshëm për vende të largëta ku puna është e vështirë për t’u gjetur./abcnews.al

❌