Kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani për ftesën që mori nga presidenti amerikan, Donald Trump që Kosova të jetë pjesë e Bordit të Paqes,
Rama në një postim në platformën X shkruan se ftesa e presidentit Trump është tejet domethënës dhe forcon raportet me SHBA-të.
Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.
Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht. /Telegrafi/
Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e… — Edi Rama (@ediramaal) January 21, 2026
Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump është në rrugë për në Davos, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në Kiev.
Ai raportohet se po merret me krizën më të rëndë energjetike të shkaktuar nga sulmet masive ruse që vazhdojnë çdo natë dhe ditë.
Megjithatë, Ukraina është e përfaqësuar në Davos: ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Rustem Umerov, shefi i zyrës Kyrylo Budanov dhe David Arakhamia, kreu i partisë “Shërbëtori i Popullit”, ndodhen në Forumin Ekonomik Botëror.
Air defense missiles are needed daily. Weapons are needed daily. Equipment for recovery and reserves is needed daily. If the Davos format delivers this—real results for Ukraine—Ukraine will be represented there. pic.twitter.com/Z2rRvo4nCy — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 20, 2026
"Ata punojnë aktivisht me palën amerikane, punojnë me përfaqësues evropianë për takime të mundshme dhe për paketat e ndihmës. Raketat për mbrojtjen ajrore nevojiten çdo ditë. Arma nevojitet çdo ditë. Pajisje për rindërtim, për rezervat, janë të nevojshme çdo ditë", tha lideri ukrainas në një fjalim mbrëmjeje të martën.
"Nëse forumi sjell rezultate reale për Ukrainën – Ukraina do të përfaqësohet aty. Askush nuk ka nevojë për politikë boshe dhe biseda pa rezultate", shtoi ai.
Ndryshe, Kosova në këtë forum ndërkombëtar ekonomik po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pesë prej tyre të mitur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gaçkë të Ferizajt, të martën në ora 22:55.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pesë prej tyre të mitur. Dy nga të dyshuarit kanë marr lëndime trupore nga mjeti i mprehtë (thikë) dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Pesë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të mitur janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Me hyrjen në fuqi të subvencioneve të reja për automjetet elektrike në Gjermani, prodhuesit e veturave kanë filluar të ofrojnë oferta të gjera.
Citroen tani ka një veturë elektrike për më pak se 8000 euro. Marka shton të njëjtën shumë mbi subvencionin shtetëror, pra 6000 euro. Nëse blerësi ka të drejtë për subvencionin maksimal, blerja e ë-C3 Urban Range në variantin e pajisjes YOU sjell një ulje çmimi deri në 12 mijë euro krahasuar me çmimin e rekomanduar të shitjes. Me një çmim fillestar prej 19,990 eurosh, çmimi bie në 7,990 euro.
Modeli ka bateri LFP prej 30 kWh, e cila i mundëson një autonomi deri në 204 km, dhe një motor me 113 kuaj-fuqi. Të gjitha këto e bëjnë atë të përshtatshëm për vozitje në qytet. Ngarkimi i shpejtë me maksimalisht 30 kW kushton 500 euro shtesë. Kondicioneri dhe sensorët e parkimit në pjesën e pasme janë standard.
Qëllimi i financimit shtetëror është të bëjë automjetet elektrike të arritshme për sa më shumë njerëz, veçanërisht për familjet private me të ardhura të mesme dhe të ulëta, dhe supozohet se Citroen ka shtuar zbritjen e tij për të nxitur shitjen e automjeteve elektrike dhe për të ulur emetimet e CO2 në shitjet totale, duke shmangur kështu gjobat financiare nga Bashkimi Evropian.
Financimi shtetëror është i destinuar ekskluzivisht për blerësit privatë. Ai mbështet blerjen ose leasing-un e një automjeti të ri M1 me energji elektrike ose hibride me ngarkim të jashtëm, i cili do të regjistrohet për herë të parë në Gjermani.
Të drejtën për financim shtetëror e kanë blerësit të cilëve të ardhurat vjetore të tatueshme të familjes nuk tejkalojnë 80 mijë euro, ndërsa shuma maksimale e subvencionit është 6000 euro. /Telegrafi/
Pas publikimit të pamjeve nga testimi i dronit kosovar “Skifteri K1”, i cili demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se nuk kanë informacione në lidhje me këtë zhvillim.
Në një përgjigje dërguar Telegrafit nga ministria thonë se me drejtuesin e kompanisë Future Minds Academy kanë pasur një kontakt, mirëpo se pas kësaj nuk kanë zhvilluar ndonjë diskutim për dronin “Skifteri K1”.
Po ashtu, nga ministria thonë se “nuk disponojmë informacione të mjaftueshme në lidhje me prodhimin, lejet për testim, procesin e testimit apo çështje të tjera përkatëse”.
“Drejtuesin e kompanisë Future Minds Academy e kemi takuar në kuadër të aktivitetit Sharkathon, të mbajtur më 8 tetor 2025, i cili kishte për qëllim demonstrimin e inovacionit vendor në fushën e teknologjisë së dronëve. Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe në kuadër të këtij eventi janë testuar vetëm dronë komercialë, dhe jo ndonjë kategori tjetër e dronëve. Lidhur me dronin e quajtur ‘Skifter K1’, nuk kemi zhvilluar asnjë diskutim dhe nuk disponojmë informacione të mjaftueshme në lidhje me prodhimin, lejet për testim, procesin e testimit apo çështje të tjera përkatëse”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas tyre çdo testim që bëhet brenda territorit të Kosovës duhet të ketë një leje, mirëpo siç thanë nuk ka informacione për rastin në fjalë.
Nga Ministria e Mbrojtjes po ashtu thonë për Telegrafin se institucionet përkatëse janë duke e përcjellë situatën për të gjitha aspektet e nevojshme, në përputhje me kompetencat ligjore.
“Sa i përket pyetjes suaj, po sigurisht kërkohet një leje për testim, dhe përderisa nuk kemi informacion që janë ndjekur këto procedura nuk mund të themi që testimi ka qenë real apo i gjeneruar nga AI. Megjithatë, inkurajojmë dhe mirëpresim çdo inovacion teknologjik në fushën e dronëve që synon zhvillimin dhe prodhimin vendor në Republikën e Kosovës, përderisa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndryshe, ditë më parë Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve ka bërë të ditur për Telegrafin se testimi nuk është zhvilluar në territorin e Kosovës, por jashtë vendit.
“Testimi është bërë jashtë Kosovës, në lokacionin e klientit. Goditja është e vërtetë, mirëpo për shkaqe të sigurisë edhe me kërkesë të klientit tonë, pamjet janë bërë invert dhe me night vision on. Më shumë informata nuk mundem të jap”, kishte deklaruar Aliu për Telegrafin.
Sipas tij, kufizimi i informatave lidhet drejtpërdrejt me aspektet e sigurisë dhe marrëveshjen me klientin, ndërsa projekti konsiderohet i ndjeshëm për shkak të kapaciteteve teknologjike që posedon droni.
Se cila është e vërteta në këtë situatë Telegrafi do të raportojë në vazhdimësi. /Telegrafi/
Nga: David Byrne (nga albumi “Remain in Light”, Talking Heads, 1980) Përktheu: Agron Shala
Mozhiku sheh fshatin e vet Nga një kodër pranë Mozhiku mendon për ditët Para se të vinin amerikanët Ai u shërben të huajve që rriten në numër Ai i sheh të huajt në shtëpi luksoze Ai ëndërron për ditët që ende mund t’i kujtojë
Mozhiku mban një pako Në duart e tij që dridhen Mozhiku dërgon pakon Te burri amerikan Lehtësisht, rrëshqet përgjatë rrugëve dhe rrugicave Vjen era që i shtyn ata të ikin për strehim Ai ndjen, se koha është me siguri tani ose kurrë më
Era në zemrën time, era në zemrën time Pluhuri në kokën time, pluhuri në kokën time Era në zemrën time, era në zemrën time vjen për të Dëbuar ata, dëbuar ata
Mozhiku blen pajisjet e veta Në treg Mozhiku vendos pajisjet Në Zonën e Tregtisë së Lirë Ai ndjen se era ngre lart popullin e tij Ai e thërret erën që ta udhëheqë në misionin e tij Ai e di, që miku i tij - era - është gjithmonë aty pranë
Mozhiku nuhat erën Që vjen nga larg Mozhiku pret lajme Në një vend të qetë Ai ndjen praninë e erës afër tij Ai ndjen fuqinë e së kaluarës pas tij Ai ka dijeninë e erës për ta udhëhequr
Era në zemrën time, era në zemrën time Pluhuri në kokën time, pluhuri në kokën time Era në zemrën time, era në zemrën time vjen për të Dëbuar ata, dëbuar ata
Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.
Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit, raporton euronews.al.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova organizoi pritjen tradicionale vjetore për përfaqësuesit e trupit diplomatik në Ohër, ku theksoi rëndësinë e aktiviteteve kulturore, ekonomike, sportive dhe shkencore, përveç diplomacisë tradicionale.
Sipas Presidentes, diplomacia nuk është vetëm një sërë aktivitetesh protokollare, por një mekanizëm i provuar civilizues që arrin të shembë njëkohësisht mure dhe të ndërtojë ura.
"Ju, diplomatë, personifikoni njohuritë, aftësitë, moderimin, shkathtësinë dhe këmbënguljen në kërkimin e zgjidhjeve për problemet serioze, duke preferuar negociatat, marrëveshjet dhe nënshkrimet, në vend të konflikteve, shantazhit dhe armëve", tha Siljanovska-Davkova dhe shtoi se personalisht, ajo beson më shumë në fuqinë e argumentit sesa në argumentin e forcës.
Ajo theksoi se e tashmja është realiteti i ri, konfuz, kontradiktor dhe i pasigurt. Rendi ndërkombëtar nuk bazohet në të drejtën ndërkombëtare, e aq më pak në drejtësi, etikë dhe moralitet, por apelon hapur për pushtet, armët nuk qëndrojnë në vend, por aktivizohen, debati për harmoninë me natyrën po shuhet, euroatlanticizmi nuk është sinonim i një aleance të koordinuar dhe solidare.
Lidhur me eurointegrimet evropiane të vendit, Siljanovska tha se është e çuditshme "të referohesh kritereve të Kopenhagenit, ndërkohë që këmbëngul në kërkesat e ballkanike, të presësh reforma dhe sundim të ligjit, ndërkohë që toleron bilateralizimin, veton dhe standardet e dyfishta. Demokracia mësohet nga demokratët dhe me demokratët. Besimi ndërtohet nëpërmjet mirëkuptimit dhe ndihmës, jo nëpërmjet kushtëzimeve dhe shantazheve"./Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump ka ftuar përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës në Bordin e Paqes për Gazën, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Lideri amerikan ka formuar një trup këshillues për Gazën, i njohur më mirë si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit të Hamasit.
Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Synimi është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.
Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.
Megjithatë jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur iniciativën e presidentit amerikan.
Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj iniciative është Franca, ku këtë e ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron.
Gjithashtu mediat kanë bërë të ditur se kryeministri britanik, Keir Starmer do ta refuzojë ftesën e Trumpit.
Theksojmë se Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani ndërsa Shqipërinë, kryeministri Edi Rama.
Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Bordi i Paqes
Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si "ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
Steve Witkoff, negociatori special i Trump
Jared Kushner, dhëndri i Trump
Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
Marc Rowan, miliarder financier amerikan
Ajay Banga, president i Bankës Botërore
Robert Gabriel, ndihmës besnik i Trump në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës
Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të "mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza".
Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)
Bordi ekzekutiv i Gazës
Ky entitet ka për qëllim të "mbështesë qeverisjen efektive" dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.
Steve Witkoff
Jared Kushner
Tony Blair
Marc Rowan
Nickolay Mladenov, diplomat bullgar
Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Udhëheqësit që thanë se ishin ftuar të bashkoheshin
Raportime tronditëse kanë dalë në dritë që akuzojnë mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Lucas Hernandez, dhe gruan e tij, Victoria Triay, për trafikim qeniesh njerëzore dhe punë të padeklaruar.
Një familje kolumbiane, e përbërë nga një baba, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre, punuan për çiftin midis shtatorit 2024 dhe nëntorit 2025 pa status ligjor.
Ata mbërritën plot shpresë, të frymëzuar nga disa premtime: një jetë më e mirë dhe mundësia për të ndihmuar familjet e tyre në shtëpi. Por, gjithçka ndryshoi shpejt.
Sipas informacioneve nga Paris Match, Lucas Hernandez, mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe fituesi i Kupës së Botës në Francë në vitin 2018, është subjekt i një ankese për punë të padeklaruar dhe trafikim qeniesh njerëzore, të paraqitur së fundmi në zyrën e prokurorit të Versajës.
Le joueur et sa femme sont accusés de traite d'êtres humains et de travail dissimulé par une famille colombienne. Entre septembre 2024 et novembre 202, un père, sa femme et leurs trois enfants ont été employés par le couple, sans cadre légal et... https://t.co/rwKnit6Xw2 — Paris Match (@ParisMatch) January 21, 2026
Paditësit janë anëtarë të një familjeje kolumbiane të cilët, për më shumë se një vit, kanë mbajtur punë të ndryshme me lojtarin dhe gruan e tij, Victoria Triay.
Ata punuan si roje, roje sigurie, pastruese shtëpie, kuzhinierë dhe dado, duke bërë që kjo familje të ngrit akuza kundër çiftit për punësimin e tyre për orë tepër të gjata pune. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj një gruaje në Lipjan.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 12:50.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Real Madrid dhuroi një mbrëmje spektakolare në ‘Santiago Bernabeu’ me fitoren bindëse 6–1 ndaj Monacos, por vëmendja kryesore e ndeshjes shkoi te Vinicius Junior.
Ylli brazilian ishte protagonist absolut, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asistime, në një paraqitje që konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të futbollit evropian.
I vërshëllyer fillimisht nga një pjesë e tifozëve, Vinicius arriti t’i kthejë fishkëllimat në duartrokitje përmes lojës së tij elektrizuese dhe ndikimit direkt në rezultat.
Përveç kontributit vendimtar në fitoren e thellë, 23-vjeçari shënoi edhe një arritje historike personale.
Me dy asistimet kundër Monacos, Vinicius Junior arriti kuotën e 30 asistimeve në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditjen e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion prestigjioz.
Top 10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve:
Cristiano Ronaldo – 42 asistime
Angel Di Maria – 41 asistime
Lionel Messi – 40 asistime
Neymar – 33 asistime
Kevin De Bruyne – 31 asistime
Ryan Giggs – 31 asistime
Xavi Hernandez – 30 asistime
Vinicius Junior – 30 asistime
Thomas Muller – 30 asistime
Karim Benzema – 29 asistime
Ngjitja e Vinicius Junior në këtë listë elitare dëshmon jo vetëm talentin e tij individual, por edhe pjekurinë që ka fituar vitet e fundit në fanellën e Real Madridit.
Me ritmin aktual dhe moshën e re që ka, braziliani ka të gjitha mundësitë që në vitet në vijim të ngjitet edhe më lart në këtë renditje historike. /Telegrafi/
Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinë, ka dalë sot më 21.01.2026 para Gjykatës në seancën e shqyrtimit fillestar për t`u ballafaquar me aktakuzën e prokurorisë lidhur me mosraportim të pasurisë.
Sipas aktakuzës i pandehuri Shpend Ahmeti nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54,400.00 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, i akuzuari Shpend Ahmeti u deklarua rreth fajësisë.
Ahmeti tha se nuk ndihet fajtor për veprën e cila i vihet në barrë.
Tutje, pas deklarimit të tij, gjyqtari Leon Përlaska njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtjen e tij se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe të paraqesin kërkesë për hedhje të aktakuzës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23.12.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com thuhet se i pandehuri Shpend Ahmeti në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në Prishtinë, në cilësinë e Kryetarit të Komunes së Prishtines edhe pse i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë vjetore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë duke mos deklaruar te ardhurat reale.
“Si person zyrtar, ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e saktë, të plotë dhe në kohë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, me rastin e paraqitjes se deklaratave vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar të ardhurat reale, respektivisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme (cash) të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse, si drejtëpërdrejt ashtu edhe përmes bankomatëve (ATM), në llogaritë e tij personale pranë Bankës Ekonomike dhe Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), në vlerë të përgjithshme prej 118,200.00 euro.”- thuhet në aktakuzë.
Sipas PSRK-së i pandehuri Ahmeti në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raspotimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.
Ahmeti ishte për dy mandate kryetar i Prishtinës, i njëjti kishte fituar si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje mandatin e parë në vitin 2013-të dhe përfundoi mandatin e dytë në vitin 2021.
Për herë të parë në më shumë se 100 vjet, ushtria kanadeze po modelon përgjigjen e saj ndaj një pushtimi hipotetik të SHBA-së, ndërsa tensionet rriten midis administratës së presidentit Donald Trump dhe aleatëve të NATO-s, sipas një raporti të ri, shkruan Independent.
Modeli përshkruan strategjinë shumëplanëshe të Forcave të Armatosura Kanadeze për t'iu kundërvënë një pushtimi të mundshëm ushtarak të SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Ai përfshin plane për të përdorur taktika asimetrike, luftë me dronë dhe kërkesa për mbështetje evropiane, sipas dy zyrtarëve të lartë kanadezë që folën për The Globe and Mail.
Modeli është thjesht teorik dhe parandalues, me zyrtarët që theksojnë se një pushtim i SHBA-së nuk ka gjasa të ndodhë. Megjithatë, ai ilustron shkallën në të cilën marrëdhëniet midis dy kombeve - aleatë të hershëm dhe partnerë të rëndësishëm tregtarë - janë prishur gjatë vitit të kaluar.
Deri në këtë pikë, një sondazh i kryer këtë verë zbuloi se shumica e kanadezëve tani e shohin SHBA-në si kërcënimin më të madh të vendit të tyre.
Që nga marrja e detyrës janarin e kaluar, Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të përvetësuar Kanadanë, të cilën e përshkroi në shumë raste si "shteti i 51-të".
Dhe në javët e fundit, thuhet se ai e ka kthyer vëmendjen përsëri te Kanadaja, duke u fiksuar te "vulnerabiliteti" i vendit ndaj kundërshtarëve të huaj në zonat e saj arktike.
Në të njëjtën kohë, presidenti 79-vjeçar e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të marrë kontrollin e Grenlandës, një territor i Mbretërisë së Danimarkës, një tjetër aleat i NATO-s.
Shtëpia e Bardhë, e cila thotë se i duhet Grenlanda për qëllime sigurie kombëtare, sheh disa mundësi për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë përdorimin e forcës ushtarake.
Përpjekjet e Trump kanë alarmuar partnerët e NATO-s, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, dhe i kanë çuar ata të vendosin trupa në Grenlandë. Zyrtarët kanadezë po shqyrtojnë edhe dërgimin e forcave në ishullin arktik.
"Për sovranitetin e Arktikut, ne qëndrojmë fort me Grenlandën dhe Danimarkën dhe mbështesim plotësisht të drejtën e tyre unike për të përcaktuar të ardhmen e Grenlandës", tha kryeministri kanadez Mark Carney në Zvicër të martën.
Javën e kaluar, ai u zotua për forcimin e lidhjeve me Kinën dhe krijimin e një "rendi të ri botëror" - duke nënvizuar rënien e dukshme të sistemit të aleancave të udhëhequra nga SHBA-të.
Modeli i ushtrisë kanadeze parashikon që një pushtim amerikan do të fillonte në jug, me amerikanët që do të lëviznin me shpejtësi rrufeje për të pushtuar asetet strategjike.
Forcat kanadeze nuk kanë ushtarë ose pajisje të mjaftueshme për të zmbrapsur një sulm konvencional, kështu që ato do të mbështeteshin në "luftë jokonvencionale", e cila do të përfshinte sabotim, prita dhe luftë me dronë, raportoi The Globe and Mail.
Një zyrtar tha se modeli është frymëzuar nga Muxhahedinësh, një grup luftëtarësh guerilas në Afganistan që luftuan rusët në Luftën Sovjetike-Afgane duke përdorur taktika "godit dhe ik".
"Qëllimi i taktikave të tilla do të ishte të impononin viktima masive mbi forcat pushtuese amerikane", tha zyrtari.
Nëse SHBA-të sulmojnë, qeveria kanadeze ka të ngjarë të kërkojë ndihmë nga fuqitë e tjera bërthamore, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
"E dini, nëse vini pas Kanadasë, do të keni botën që vjen pas jush, madje më shumë se Grenlandës. Njerëzit interesohen për atë që i ndodh Kanadasë, ndryshe nga Venezuela", tha gjeneral-major në pension David Fraser, i cili udhëhoqi trupat kanadeze në Afganistan.
“Mund të shihni anije gjermane dhe aeroplanë britanikë në Kanada për të përforcuar sovranitetin e vendit”, shtoi ai.
Megjithatë, një zyrtar tha se marrëdhëniet midis forcave ushtarake të Kanadasë dhe SHBA-së mbeten pozitive. Këtë javë, të dy vendet punuan së bashku në një stërvitje NORAD në Grenlandë.
Dhe gjenerali në pension Mike Day, i cili drejtoi Komandën e Forcave Speciale Kanadeze, i tha The Globe and Mail se është “imagjinare” të besosh se amerikanët do të nisnin një pushtim të Kanadasë.
Të tjerë, megjithatë, theksuan se forcimi i mbrojtjes kanadeze dhe hartimi i planeve do të ndihmonin në pengimin e kërcënimit të pushtimit - edhe nëse është minimal.
“Sa më mirë që Kanadaja ta përqafojë këtë qasje ndaj mbrojtjes së atdheut”, tha Aisha Ahmad nga Universiteti i Torontos, “aq më pak të ngjarë që të gjitha këto skenarë të tmerrshëm që askush nuk i dëshiron të ndodhin ndonjëherë”. /Telegrafi/
Pas risjelljes së idesë për blerjen e Grenlandës nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë në pah një tjetër territor që Shtetet e Bashkuara e kanë blerë nga Danimarka në vitin 1917.
Bëhet fjalë për Ishujt Virgjër amerikanë, dikur të njohur si Indet Perëndimore daneze.
Në rrjetet sociale është theksuar se brenda këtij territori ndodhet edhe ishulli Little Saint James, më i njohur si ishulli famëkeq i pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein, shkruan Newsweek.
Në vitin 1917, SHBA-ja pagoi 25 milionë dollarë në ar për të marrë kontrollin mbi ishujt Saint Thomas, Saint John dhe Saint Croix.
Ishulli Little Saint James ishte pjesë e kësaj blerjeje dhe më vonë, në vitin 1998, iu shit Epsteinit.
Ishulli u bë famëkeq si pronë private ku Epstein dyshohet se kreu krime seksuale, duke u shndërruar në qendër të hetimeve penale dhe padive civile pas arrestimit dhe vdekjes së tij.
Edhe sot, Little Saint James mbetet një temë diskutimi publik, me shumë që kërkojnë të dinë se kush dhe kur e ka vizituar ishullin.
Kjo u shtua edhe më shumë pas hapjes së dosjeve të Epsteinit, të cilat hodhën dritë mbi rrjetin e tij të kontakteve dhe procedurat ligjore në vazhdim. /Telegrafi/
Pas reshjeve të borës që kapluan vendin sot, nga LSDM thonë se institucionet nuk po funksionojnë, rrugët dhe rrugicat nuk pastrohen. Fotot nga kolapsi në Shkup dhe Maqedoni tregojnë se trafiku është i pasigurt.
"Qytetarët kanë mbetur vetëm, por kryetarët e komunave dhe zyrtarët e OBRM-PDUKM-së po fërkojnë duart. Tenderët për pastrimin e borës janë një nga të preferuarit e OBRM-PDUKM-së. Shtrirjet e borës në rrugë janë një idil për kryetarët e bashkive nga koalicioni i tenderëve OBRM-PDUKM-ZNAM, të cilët do të faturojnë mijëra ton kripë sot".
"Megjithatë, është e vështirë të gjesh kripë, kështu që duhet të numërojnë paratë që vodhën nga qytetarët. Nuk ka para për paga, për pensione, për pajisje pastrimi. Ka vetëm para për tendera për OBRM-PDUKM-në dhe miqtë e Mickoskit", thonë nga LSDM.
Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga Instagrami i Brikenës, i cili siç shihet menaxhohet nga familja.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Ndjejmë përgjegjësi të sqarojmë një parim të thjeshtë: fjala e dhënë nuk është temë loje dhe çështjet e jetës personale nuk përdoren për strategji apo përfitim publik.
Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet, pavarësisht rrethanave të lojës.
Vendimet që pasojnë janë pasojë e thyerjes së këtij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale.
Të qenit figurë publike nënkupton përgjegjësi dhe transparencë në atë që është publike, por nuk e shfuqizon të drejtën për privatësi dhe as nuk e justifikon hapjen e detajeve personale që nuk i shërbejnë askujt.
E kaluara private nuk është material loje.Ne zgjedhim të mos hyjmë në detaje dhe as të drejtojmë gishtin.
Qëndrimi ynë është mbrojtje e privatësisë dhe e dinjitetit, jo sulm ndaj askujt.
Si familje, qëndrojmë në mbrojtje të një parimi bazë: fjala e dhënë respektohet dhe kufijtë personalë nuk tejkalohen për strategji apo vëmendje. Respekt për të gjithë". /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë, i cili dyshohet se ka ndodhur brenda rrethit familjar.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i dyshuari F.B. dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre.
Rasti është raportuar në orët e hershme të mëngjesit, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknika si dhe zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes dhe përfundimit të procedurave hetimore.
Nga të dhënat zyrtare të Prokurorisë Themelore në Prizren, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë më herët në tri raste penale të dhunës në familje.
Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, prokuroria kishte ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, kishte ngritur aktakuza dhe ishin nxjerrë aktgjykime dënuese.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të vdekjes. /Telegrafi/