Kayserispor ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato duke zyrtarizuar brenda së njëjtës ditë transferimin e dy futbollistëve shqiptarë, Florent Hasanit dhe Taulant Seferit.
Klubi turk ka njoftuar afrimin e dy sulmuesve, të cilët pritet të forcojnë repartin ofensiv të skuadrës për sezonin e ri në Superligën turke.
Florent Hasani, reprezentues i Kosovës, vjen te Kayserispor pas eksperiencës së fundit me klubin tjetër turk Amed me të cilët në 37 ndeshje realizoi 18 gola dhe pati shatë asistime.
Në të njëjtën kohë, Kayserispor ka siguruar edhe shërbimet e Taulant Seferit, sulmuesit shqiptar që ka shpërthyer sezonin që lamë pas me Bodrumin, duke qenë autor i 16 golave të realizuar dhe shtatë asistimeve.
Me këto dy përforcime, klubi turk ka krijuar një dyshe shqiptare në repartin ofensiv, duke shtuar konkurrencën dhe opsionet për trajnerin.
Afrimi i Hasanit dhe Seferit tregon gjithashtu interesimin e Kayserisporit për tregun shqiptar, ndërsa të dy futbollistët synojnë të lënë gjurmë në futbollin turk dhe të ndihmojnë skuadrën në objektivat e sezonit të ri./Telegrafi/
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet sonte.
Kadrijaj në një përgjigje me shkrim për KosovaPress tha se deputetët do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme.
Kujtojmë se sonte skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur nëse do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë të enjten.
Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë politike me synim arritjen e një marrëveshjeje politike. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga Kuvendi për kohën e vazhdimit të saj.
Nëse seanca nuk mbahet dhe procesi i konstituimit nuk përfundon brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, situata mund të krijojë pasoja të reja juridike dhe politike, për të cilat pritet interpretim nga institucionet kompetente, gjegjësisht Gjykata Kushtetuese.
Një detaj i vogël mund të ndryshojë krejt pamjen e fytyrës – ja si ta gjeni nuancën që ju përshtatet
Zgjedhja e gabuar mund ta bëjë fytyrën të duket e lodhur, të theksojë rrudhat dhe t’ju shtojë disa vite, ndërsa nuanca e duhur mund të ketë efekt krejt të kundërt.
Një parukiere dhe konsulente për analizën e ngjyrave shpjegon se problemi zakonisht nuk qëndron te flokët biondë në vetvete, por te zgjedhja e një nuance që nuk përshtatet me ngjyrën dhe nëntonin natyral të lëkurës.
Si shembull, ajo përmendi aktoren Gwyneth Paltrow, së cilës, sipas saj, flokët biondë i shkojnë shumë, por jo çdo nuancë.
“Gwyneth është shembull i një personi që duket shkëlqyeshëm me flokë biondë, por jo me çdo nuancë. Një bionde më e ngrohtë, e artë, e kombinuar me flokë më të gjatë dhe kontraste më të errëta, disi i mbizotëron tiparet e saj delikate”, shpjegoi parukierja.
Për të treguar ndryshimin, ajo imagjinoi aktoren me një nuancë më të ftohtë bionde shampanjë, një prerje elegante bob dhe stil minimalist.
“Nuancat më të buta dhe linjat e thjeshta krijojnë harmoni me tiparet e saj natyrale. Papritur duket më e freskët, më e kuruar dhe më elegante. Jo sepse flokët e shkurtër janë automatikisht më të mirë apo sepse biondja nuk i shkon, por sepse është zgjedhur nuanca e duhur”, tha ajo.
Si të zgjidhni nuancën ideale të biondes?
Hapi i parë është përcaktimi i nëntonit të lëkurës. Ai mund të jetë i ftohtë, i ngrohtë ose neutral dhe ndikon shumë në mënyrën se si do të duket ngjyra e flokëve.
Personave me nënton të ftohtë zakonisht u përshtaten më mirë nuancat ash, perla, akull dhe bionde shampanjë. Gratë me nënton të ngrohtë, nga ana tjetër, shpesh duken më mirë me nuanca mjalti, gjalpë, karamel dhe të arta.
Nëntoni neutral ofron më shumë mundësi, pasi mund të përshtatet si me nuancat e ftohta, ashtu edhe me ato të ngrohta, transmeton Telegrafi.
Një tjetër gabim i zakonshëm është ngjyrosja e flokëve me një nuancë plotësisht uniforme. Për këtë arsye, parukierët rekomandojnë gjithnjë e më shumë teknika si balayage, fijet babylights ose hijezimin e lehtë të rrënjëve.
Rrënjët pak më të errëta krijojnë thellësi dhe i japin flokëve pamje më natyrale. Ato gjithashtu mundësojnë që vizitat te parukieri të jenë më të rralla. Kontrasti më i butë mes rrënjëve, flokëve dhe lëkurës e bën edhe fytyrën të duket më harmonike.
Kujdes me nuancat shumë të verdha
Një nga gabimet më të zakonshme është zgjedhja e një biondeje shumë të artë ose të verdhë, veçanërisht te personat me nënton të ftohtë. Një ngjyrë e tillë mund ta bëjë lëkurën të duket e zbehtë ose pa jetë, ndërsa rrathët poshtë syve dhe rrudhat e imta mund të bëhen më të dukshme.
Por as nuancat tepër të hirta nuk janë ideale për të gjithë. Nëse janë shumë të ftohta në raport me lëkurën, fytyra mund të duket e zbehtë dhe pa freski.
Prandaj, ekspertët këshillojnë që ngjyra të zgjidhet sipas karakteristikave individuale dhe jo vetëm sipas tendencave të momentit apo fotografive të personazheve të famshme.
Prerja dhe gjatësia bëjnë diferencën
Ngjyra nuk është faktori i vetëm që ndikon në pamjen e përgjithshme. Edhe prerja dhe stilimi mund ta theksojnë ose ta zbusin efektin e ngjyrës.
Te personat me flokë të hollë, një prerje bob e shkurtër ose me gjatësi mesatare shpesh krijon përshtypjen e flokëve më të dendur dhe më modernë. Ndërsa flokët e gjatë kërkojnë më shumë kujdes që të mos duken të thatë dhe të dëmtuar.
Në fund të fundit, flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim japin gjithmonë një pamje më të freskët, pavarësisht gjatësisë.
Kujdesi është po aq i rëndësishëm
Flokët biondë kërkojnë zakonisht më shumë kujdes sesa tonet e errëta. Hidratimi i rregullt, maskat ushqyese dhe produktet e posaçme për flokët biondë ndihmojnë që flokët të mbeten të butë, elastikë dhe me shkëlqim.
Shampoja vjollcë mund të ndihmojë në neutralizimin e toneve të padëshiruara të verdha, por nuk duhet përdorur në çdo larje, pasi mund t’u japë flokëve një refleks të hirtë.
Në fund, qëllimi nuk është të gjeni “nuancën më të bukur” të biondes, por atë që harmonizohet më mirë me tiparet tuaja natyrale.
Nëse mendoni se flokët biondë nuk ju kanë shkuar kurrë plotësisht, problemi mund të mos jetë vetë ngjyra. Ndoshta thjesht ende nuk e keni gjetur nuancën që ju përshtatet. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për nesër i kësaj seance, që sipas opozitës, është shkelje kushtetuese.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025", shkroi fillimisht ai.
Me 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin"".
Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese"".
Çka kanë sot?”, "përfundon postimi i Muratit në Facebook. /Telegrafi/
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë ftesë publike Lëvizjes Vetëvendosje për vazhdimin e seancës konstituive gjatë ditës së sotme.
Lushaku-Sadriu, në një prononcim para mediave nga oborri i Kuvendit, tha se deputetët kanë obligim që ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe t’i funksionalizojnë institucionet e vendit brenda afateve kushtetuese.
“Dola këtu për t’i bërë një ftesë publike subjektit më të madh të Kuvendit të Kosovës për ta thirrur seancën ose vazhdimin e seancës konstituive me qëllim që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sonte, brenda afateve kushtetuese. Vërtetë është për keqardhje që sillet institucioni më i lartë legjislativ në vend në një pozitë të tillë ku sfidohet edhe kushtetutshmëria edhe funksionaliteti, pamundësohet puna e deputetëve për çka kemi marrë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës. Prandaj, është e papranueshme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të mos ndodhë sonte. Ne si deputetë të LDK-së jemi këtu dhe po presim ftesën që kurdo që thirret seanca të bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe të fillojmë funksionalitetin e institucioneve. Pavarësisht marrëveshjeve politike, është obligimi ynë që t’i japim Kosovës institucione”, tha Lushaku-Sadriu.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje publike subjektit të parë parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive dhe përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues.
Lushaku-Sadriu, në një prononcim nga oborri i Kuvendit, tha se deputetët kanë obligim që ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe t’i japin vendit institucione funksionale.
“Dola këtu për t’i bërë një ftesë publike subjektit më të madh të Kuvendit të Kosovës për ta thirrur seancën ose vazhdimin e seancës konstituive me qëllim që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sonte, brenda afateve kushtetuese”, tha ajo.
Sipas deputetes së LDK-së, është e papranueshme që Kuvendi të mbetet i pakonstituuar, duke vlerësuar se kjo situatë po cenon funksionalitetin e institucioneve dhe ushtrimin e mandatit të deputetëve.
“Vërtetë është për keqardhje që sillet institucioni më i lartë legjislativ në vend në një pozitë të tillë ku sfidohet edhe kushtetutshmëria edhe funksionaliteti, pamundësohet puna e deputetëve për çka kemi marrë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.
Ajo tha se deputetët e LDK-së janë të gatshëm të marrin pjesë në seancë, pavarësisht nëse partitë kanë arritur apo jo marrëveshje politike.
“Prandaj, është e papranueshme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të mos ndodhë sonte. Ne si deputetë të LDK-së jemi këtu dhe po presim ftesën që kurdo që thirret seanca të bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe të fillojmë funksionalitetin e institucioneve”, tha ajo.
Në fund, Lushaku-Sadriu theksoi se detyrimi për krijimin e institucioneve nuk duhet të kushtëzohet nga marrëveshjet politike.
“Pavarësisht marrëveshjeve politike, është obligimi ynë që t’i japim Kosovës institucione”, përfundoi deputetja e LDK-së.
Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit, pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte negociuar dhe konsiderohej praktikisht e përfunduar.
Sipas Sky Sport Deutschland, transferimi është bllokuar për shkak të shqetësimeve mjekësore të evidentuara gjatë kontrolleve.
Raportohet se Leipzig dhe përfaqësuesit e Asllanit kishin negociuar të gjitha detajet e marrëveshjes. Sulmuesi shqiptar pritej të nënshkruante një kontratë afatgjatë me klubin gjerman, e cila do ta mbante atë në Leipzig deri në vitin 2031.
Marrëveshja parashikonte një paketë financiare prej rreth 25 milionë eurosh. Megjithatë, pavarësisht dakordimit për kushtet, transferimi nuk do të realizohet.
Kontrollet mjekësore ndryshuan gjithçka në momentet e fundit, duke bërë që Leipzig të tërhiqej nga operacioni.
Si pasojë, Asllani nuk do t’i bashkohet klubit gjerman.
Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit, pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte negociuar dhe konsiderohej praktikisht e përfunduar.
Sipas Sky Sport Deutschland, transferimi është bllokuar për shkak të shqetësimeve mjekësore të evidentuara gjatë procesit të kontrolleve.
Raportohet se Leipzig dhe përfaqësuesit e Asllanit kishin negociuar të gjitha detajet e marrëveshjes. Sulmuesi shqiptar pritej të nënshkruante kontratë afatgjatë me klubin gjerman, e cila do ta mbante atë në Leipzig deri në vitin 2031.
Madje, marrëveshja parashikonte një paketë financiare prej rreth 25 milionë eurosh, por pavarësisht dakordimit për kushtet, transferimi nuk do të realizohet.
❌ Wegen medizinischer Bedenken: Asllani-Deal mit RB Leipzig geplatzt. Alles ausverhandelt. Bis 2031 mit 25 Mio € AK. Jetzt ist der Transfer geplatzt! Asllani wird nicht nach Leipzig wechseln. @SkySportDEpic.twitter.com/ySyJNURKzV — Philipp Hinze (@philipphinze24) August 7, 2026
Kontrollet mjekësore kanë ndryshuar gjithçka në momentet e fundit, duke bërë që Leipzig të tërhiqet nga operacioni. Si pasojë, Asllani nuk do t’i bashkohet klubit gjerman.
Dështimi i këtij transferimi vjen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për sulmuesin kosovar, i cili ishte pranë një tjetër hapi të madh në karrierën e tij.
Për momentin, mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Asllanit dhe nëse klubet e tjera të interesuara do të vazhdojnë garën për firmën e tij pas zhvillimeve të fundit./Telegrafi/
Tre të burgosur humbën jetën dhe 23 të tjerë mbetën të plagosur pas një serie trazirash që shpërthyen në disa burgje të Sri Lankës, duke detyruar autoritetet të angazhojnë forca të shumta policore dhe njësi speciale për të rikthyer rendin.
Sipas ministrit të Sigurisë Publike, Ananda Uijepala, incidenti i parë ndodhi të enjten në mbrëmje në burgun Neu Magazine në kryeqytetin Colombo, ku rreth 40 të burgosur dolën nga qelitë e tyre. Gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, një i burgosur u vra. Të premten në mëngjes shpërtheu një tjetër revoltë në burgun e Kuruuita, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, ku humbën jetën edhe dy të burgosur të tjerë.
Ministri bëri të ditur se gjithsej 23 të burgosur u plagosën në të dyja incidentet dhe u dërguan për trajtim në spital. Ndërkohë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë të të burgosurve edhe në burgun e hapur të Negombos, ku situata u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Autoritetet raportuan se gjatë trazirave shumë të burgosur u ngjitën mbi çatitë e objekteve ose dolën në hapësira të hapura, ndërsa policia dhe njësitë speciale punuan për t’i rikthyer ata në pavijonet përkatëse.
Sipas ministrit Uijepala, dhuna lidhet me përplasje mes grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës që ndodhen në burgje. Ai tha se qeveria po heton mundësinë që incidentet të kenë qenë të koordinuara dhe të organizuara, me qëllim destabilizimin e sistemit penitenciar.
Ngjarjet ndodhin vetëm një muaj pasi dhjetë punonjës të burgjeve dhe njëzet të burgosur humbën jetën gjatë përleshjeve në një burg në Negombo. Po ashtu, fundjavën e kaluar një tjetër i burgosur humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një revolte në burgun e Maharas.
Kriza në burgjet e Sri Lankës është përkeqësuar për shkak të mbipopullimit ekstrem. Aktualisht, mbi 39 mijë të burgosur mbahen në institucione me kapacitet prej vetëm 10 mijë vendesh. Organizatat për të drejtat e të burgosurve theksojnë se një pjesë e madhe e të ndaluarve janë persona në paraburgim për vepra të lidhura me narkotikët, ndërsa ligjet më të ashpra për lirimin me kusht kanë rritur ndjeshëm numrin e të burgosurve.
Për të përballuar krizën, qeveria e Sri Lankës planifikon ndryshime kushtetuese që do të zgjasin mandatin e gjyqtarëve të gjykatave të larta me dy vjet, me synimin për të përshpejtuar shqyrtimin e mbi një milion çështjeve gjyqësore të prapambetura dhe për të ulur mbipopullimin në burgje.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur aksionin për largimin nga tregu të produkteve të deklaruara se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, përfshirë vajin e palmës dhe vajin e kokosit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas urdhëresës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila gjatë ditës së sotme ka urdhëruar nëntë kompani që t’i tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.
Sipas MINTI-t, Inspektorati ka nisur gjatë pasdites kontrollet në marketet e kategorive B dhe C, me qëllim identifikimin e produkteve dhe largimin e tyre nga ekspozimi dhe shitja.
Produktet e deklaruara me yndyrë me origjinë bimore nga kompanitë “Drena” SHPK, “Bylmeti KS” SHPK, “Koral Dayri” SHPK, “Magic Ice Joint Stock” Sh.A., “Opatija Comerc” SHPK, Qumështorja “Aldi”, “Gexha” SHPK, “ABI” SHPK dhe “Natyra-G” SHPK duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu.
Ndërkaq, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita”, procesi i inspektimit është ende në zhvillim.
Subjektet e përfshira në masë janë urdhëruar gjithashtu që të ndërpresin menjëherë përpunimin dhe paketimin e produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore.
“Subjektet e lartcekura janë urdhëruar që të ndërpresin menjëherë aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në këtë masë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
MINTI ka paralajmëruar se monitorimi i zbatimit të masave do të vazhdojë në të gjithë territorin e Kosovës.
“Do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente”, thuhet në njoftim.
Ministria ka deklaruar se masat synojnë mbrojtjen e konsumatorëve, zbatimin e legjislacionit dhe garantimin e një tregu të sigurt dhe të drejtë. /Telegrafi/
Këngëtarja Donna Dafi po përgatitet për publikimin e videoklipit të saj të radhës.
Artistja ka ndarë në profilin e saj personal në Instagram pamjet e para nga projekti i ri, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën e publikimit – 21 gusht.
“Vajzë, kjo është për ty. Mos harro kurrë: TI JE NJË PERËNDESHË!”, ka shkruar Donna krahas videos, duke paralajmëruar një projekt që përcjell një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë.
Në pamjet e para, Donna Dafi shfaqet elegante dhe tejet tërheqëse, në një atmosferë verore pranë detit.
Me një paraqitje plot shkëlqim dhe feminilitet, artistja sjell një estetikë sensuale dhe verore, ndërsa sekuencat e para të videoklipit kanë shtuar kureshtjen për atë që ajo po përgatit për publikun.
Projekti i ri vjen pas “Trouble”, këngës së publikuar më 19 qershor, me të cilën Donna Dafi mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare.
Tashmë mbetet të presim 21 gushtin për të zbuluar surprizën e radhës nga këngëtarja Donna Dafi. /Telegrafi/
Barcelona dhe mesfushori i ri Tommy Marques kanë zhvilluar bisedime për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere, me klubin katalunas që po shqyrton një marrëveshje që do të përfshinte edhe një klauzolë rikthimi, raporton Mundo Deportivo.
19-vjeçari është përballur me një situatë të vështirë pas afrimit të mundshëm të Rodrit, pasi ardhja e mesfushorit të Manchester Cityt pritet të ulë ndjeshëm hapësirat për talentet e rinj në skuadër.
Për këtë arsye, Marques po shqyrton disa oferta për të siguruar më shumë minuta dhe vazhdimësi në zhvillimin e tij.
Një prej klubeve më të interesuara është Manchester City, i cili dëshiron ta transferojë mesfushorin afatgjatë. Plani i klubit anglez është që fillimisht ta huazojë atë te Girona, ku do të kishte mundësi të luante rregullisht dhe të fitonte përvojë në La Liga.
Ndërkohë, Sporting Braga është klubi që po shtyn më shumë për transferimin e tij. Trajneri Carlos Vicens dëshiron ta ribashkojë Marques me ish-bashkëlojtarin e tij, Pau Victor, në kampionatin portugez.
Interes konkret ka shfaqur edhe Borussia Dortmundi, i cili ka marrëdhënie të mira me Barcelonën dhe po monitoron nga afër situatën e talentit katalunas.
Marques debutoi me ekipin e parë të Barcelonës sezonin e kaluar dhe fillimisht shihej si një kandidat për të marrë rolin e Marc Casados në mesfushë. Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe largimi i tij nga ‘Camp Nou’ tashmë duket gjithnjë e më i mundshëm.
Barcelona nuk dëshiron ta humbasë plotësisht kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit dhe një marrëveshje me opsion rikthimi mund të jetë zgjidhja ideale për të dyja palët./Telegrafi/
Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi Japoninë, ndërsa kirurgët po operonin një pacient në një spital, duke e detyruar ekipin mjekësor të përballet me dridhje të forta brenda sallës së operacionit.
Pamjet nga salla e operacionit tregojnë mjekët duke kapur tavolinën e operacionit dhe duke mbrojtur pacientin ndërsa dhoma dridhet.
Një mjek është rrëzuar në dysheme ndërsa përpiqej të stabilizonte makineritë në lëvizje, ndërsa dy të tjerë kapen pas tavolinës së operacionit për ta ndaluar atë të lëvizë gjatë tërmetit.
Raportohet se operimi u ndërpre për pak kohë, por më vonë rifilloi dhe përfundoi me sukses.
Spitali u rikthye në shërbim normal më 5 gusht.
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin jugor të Kyushu në Japoni pasditen e 28 korrikut, duke lënë rreth 38 të vdekur dhe më shumë se 120 të lënduar.
Shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shembën, rrugët u çanë dhe mijëra prona mbetën pa energji elektrike si pasojë e kësaj.
Kerim Alajbegoviq është një nga talentet e mëdhenj të futbollit. 18-vjeçari u transferua më 2 gusht te Juventusi nga Bayer Leverkuseni, në një marrëveshje prej 32 milionë eurosh.
Në ndeshjen e mesjavës ndaj Chelseat, të cilën Juventusi e fitoi 1:0 falë supergolit të Edon Zhegrovës, Alajbegoviq nuk u aktivizua.
Megjithatë, talenti boshnjak iu bashkua festës së lojtarëve të Juventusit pas golit të Zhegrovës.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mënyra se si Alajbegoviq iu drejtua Zhegrovës gjatë festës.
“Shqipe, shqipe”, dëgjohet duke thënë Kerim Alajbegoviq.
Videon e këtij momenti e ka publikuar të premten mediumi boshnjak, “Klix”.
Duket më luksoze, kursen hapësirë, pastrohet më lehtë dhe është më e sigurt për të gjithë familjen
Për vite me radhë, vaska ishte pjesë e pandashme e pothuajse çdo banje. Më pas, për shkak të mungesës së hapësirës dhe nevojës për zgjidhje më praktike, ajo u zëvendësua nga kabinat klasike të dushit. Por vitet e fundit po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet një alternativë e re, që kombinon estetikën, funksionalitetin dhe ndjesinë e një hapësire më të madhe.
Bëhet fjalë për dushin italian, i njohur edhe si dushi pa prag, i cili po zgjidhet gjithnjë e më shpesh nga ata që rinovojnë banjën. Popullariteti i tij rritet falë pamjes moderne, mirëmbajtjes së lehtë dhe komoditetit që ofron në përdorimin e përditshëm.
Çfarë është dushi italian dhe pse po e zgjedhin të gjithë?
Ndryshe nga kabinat tradicionale të dushit, të cilat kanë bazament të ngritur dhe një hapësirë të mbyllur për larje, dushi italian ka një koncept krejtësisht tjetër.
Ai nuk ka prag, nuk ka bazament të ngritur dhe hyrja në të është plotësisht e lirë. Zona e dushit zakonisht ndahet vetëm me një panel xhami, ndërsa në disa banja moderne nuk ka asnjë ndarje.
Ky koncept i hapur i jep banjës një pamje më luksoze dhe krijon ndjesinë e një hapësire më të madhe, edhe kur bëhet fjalë për banja me përmasa të vogla, transmeton Telegrafi.
Zgjidhja ideale për banjat e vogla
Një nga arsyet kryesore pse dushi italian po instalohet gjithnjë e më shpesh është fakti se e bën hapësirën të duket vizualisht më e madhe.
Ndryshe nga kabinat klasike, të cilat e ndajnë vizualisht banjën dhe e bëjnë të duket më e ngushtë, dushi pa prag krijon një vazhdimësi natyrale të dyshemesë. Pllakat mund të shtrihen në të gjithë banjën, duke krijuar një pamje harmonike dhe bashkëkohore.
Falë dizajnit minimalist, ai përshtatet lehtësisht me stile të ndryshme – nga ambientet moderne me linja të pastra deri te banjat klasike me materiale natyrore si druri dhe guri.
Më pak pastrim dhe më pak gëlqere
Përveç pamjes, një nga avantazhet më të mëdha të dushit italian është prakticiteti.
Tek kabinat klasike krijohen shpesh depozitime gëlqereje, mbetje sapuni dhe papastërti në dyer, shina dhe qoshe. Dushi italian, falë dizajnit të hapur, ka më pak sipërfaqe ku mund të grumbullohet papastërtia, ndaj pastrohet shumë më lehtë.
Mjafton të fshihet rregullisht paneli i xhamit dhe të pastrohet kanali i kullimit që banja të mbetet e pastër dhe funksionale.
Më i sigurt për të gjithë familjen
Një tjetër përparësi e rëndësishme është aksesueshmëria. Meqenëse nuk ka prag të lartë, dushi italian është më praktik për të moshuarit, personat me lëvizshmëri të kufizuar, por edhe për familjet me fëmijë të vegjël.
Hapësira e lirë e bën lëvizjen më të lehtë dhe larjen më të rehatshme e më të sigurt.
A ka ndonjë mangësi?
Edhe pse ka shumë përparësi, para instalimit duhet të planifikohen me kujdes disa detaje. Më e rëndësishmja është vendosja e saktë e sistemit të kullimit dhe pjerrësia e dyshemesë, në mënyrë që uji të rrjedhë pa probleme dhe të mos grumbullohet në pjesët e tjera të banjës.
Po ashtu, tek modelet plotësisht të hapura duhet të merret parasysh spërkatja e ujit, sidomos në banjat me hapësirë të kufizuar.
Megjithatë, me një projektim të mirë dhe një realizim cilësor, dushi italian mund ta transformojë plotësisht banjën, duke e bërë atë më moderne, më praktike dhe shumë më komode. /Telegrafi/
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur largimin nga tregu të nëntë produkteve të qumështit, të cilat, sipas gjetjeve, përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, përfshirë vaj palme dhe vaj kokosi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita” inspektimet ende janë duke vazhduar. Ky aksion është ndërmarrë me urdhrin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi, IQMT-ja ka nisur gjatë pasdites inspektime në marketet e kategorive B dhe C, me qëllim identifikimin dhe largimin e produkteve të përfshira nga ekspozimi dhe shitja.
Sipas njoftimit, produktet e kompanive “Drena” SHPK, “Bylmeti KS” SHPK, “Koral Dayri” SHPK, “Magic Ice Joint Stock” Sh.A., “Opatija Comerc” SHPK, Qumështorja “Aldi”, “Gexha” SHPK, “ABI” SHPK dhe “Natyra-G” SHPK duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu.
“Ndërkohë, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita”, procesi i inspektimit ende është në zhvillim”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, subjektet e përfshira në këtë masë janë urdhëruar të ndërpresin menjëherë përpunimin dhe paketimin e produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në vendim.
MINTI ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas ministrisë, ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente do të ndërmerren veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.
Sipas MINTI-t, këto masa synojnë mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt.
Muzikantja amerikane Joan Jett ka anuluar dy shfaqje të planifikuara për në shtator, pasi iu nënshtrua një operacioni ortopedik për një rruazë të thyer, njoftoi ekipi i saj.
Në një postim në Instagram Story, ekipi i saj deklaroi se, pas konsultimit me mjekët, Jett nuk do të jetë në gjendje të performojë më 5 shtator në Costa Mesa, Kaliforni dhe më 24 shtator në Louisville, Kentucky.
"Në konsultim me mjekët e saj, Joan nuk do të jetë në gjendje të performojë në koncertet e saj të ardhshme në shtator", deklaruan ata.
Ekipi deklaroi se këngëtarja do ta përdorë periudhën e rikuperimit për fizioterapi dhe trajtim. Në të njëjtin mesazh, ata thanë gjithashtu se shpresojnë që ajo të rikthehet në skenë.
"Ndërsa Joan urren t'i zhgënjejë fansat e saj, ajo do ta përdorë këtë kohë për t'u përqendruar në terapi fizike dhe rikuperim", shtuan ata.
Detajet se si e lëndoi shpinën nuk janë bërë të ditura. Në fillim të javës, Jett promovoi performancat e përmendura amerikane në rrjetet sociale, pasi muajin e kaluar përfundoi turneun e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar pas 16 vitesh me grupin The Blackhearts.
Në një intervistë të mëparshme, ajo foli për sa shumë domethënë për të performancat live dhe kontakti me publikun. Joan Jett u bë e famshme në vitet 1970 me grupin The Runaways, dhe më vonë arriti hite të mëdha me The Blackhearts, përfshirë "I Love Rock 'n Roll". /Telegrafi/
Qndra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se deri në orën 18:00, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave katër janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar.
Aktive janë zjarret në fshatin Gneotinë, në vendin e quajtur Ergela në Komunën e Novacit, ku digjet vegjetacion i ulët, në fshatrat Ropotovë dhe Belo Pole në Komunën e Dollnenit, ku digjen hamullore, në dalje të fshatit Saçevë drejt fshatit Murtinë në Komunën e Strumicës, ku digjen hamullore dhe vegjetacion i ulët, si dhe në fshatin Sllatinë, në vendin e quajtur Ura e Sllatinës, në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen vegjetacion i ulët dhe shkurre.
Nën kontroll janë zjarret në deponinë në Dellçevë dhe në fshatin Greshnicë, në vendin e quajtur Lagjja e Stojanovës, në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen vegjetacion i ulët, pyll i degraduar dhe shkurre.
Janë shuar zjarret ndërmjet fshatrave Konjare e Epërme dhe e Poshtme (vegjetacion i ulët) në Komunën e Petrovecit, në Momin Potok (vegjetacion i ulët dhe shkurre) në Komunën e Karposhit, në fshatin Luboten (mbeturina) në Komunën e Butelit, në fshatin Patallisht (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët); në Kejin e Vardarit (mbeturina) dhe ndërmjet fshatrave Çajle dhe Forinë (vegjetacion i ulët) në Komunën e Gostivarit, në fshatin Selcë (mbeturina) në Komunën e Tetovës, në fshatin Dobroshincë (deponi) në Komunën e Vasilevës, në fshatin Cërvicë (hamullore) në Komunën e Kërçovës, në fshatin Mogillë, pranë lumit (vegjetacion i ulët dhe mbeturina) në Komunën e Mogillës si dhe në vendin e quajtur Varrezat Gjermane (vegjetacion i ulët) në Komunën e Prilepit.