Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maqedonia e Veriut ka humbur 275 mijë metër kub dru nga zjarret

15 October 2025 at 18:30


Maqedonia e Veriut këtë vit ka humbur 275 mijë metër kub dru nga zjarret në pyje. Drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, tha se nga rreth 160 zjarre, janë djegur mbi 17 mijë hektarë sipërfaqe pyjore në territorin e të gjithë shtetit.

“Këtë vit, deri në këtë moment, kemi të regjistruara 167 zjarre pyjore. Këtu më duhet të bëhet dallim i qartë se ne udhëheqim analiza statistikore vetëm për zjarret që kanë qenë në korniza të hapësirave pyjore. Është përfshirë sipërfaqe prej 17 mijë 422 hektarë dhe për fat të keq, është humbur dru prej 275 mijë metra kub”, tha Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Trajanov nënvizoi se situata do të ndiqet në terren ku një pjesë e druve do të hiqen nga sipërfaqet e djegura, ndërsa pjesa tjetër nëse ka kushte do të mbillet. Krahasuar me vitin e kaluar situata ka qenë më e mirë, nënvizoi ai, ndërsa njoftoi se sipas statistikave nga viti 2000 e këtej, në Maqedoninë e Veriut zjarret i kanë djegur rreth 270 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.

“Ne udhëheqim tregues statistikorë, sa sipërfaqe është djegur, më duhet ta theksoj se statistika të tilla kemi prej vitit 2000 e këndej, deri tani nga viti 2000 kemi rreth 5 mijë 386 zjarre, është humbur sipërfaqe prej, kushtimisht thënë 270 mijë hektarë”, u shpreh Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Megjithatë ai sqaroi se kjo nuk llogaritet humbje e sipërfaqeve përgjithmonë, pasi siç tha natyra vetë rigjenerohet, pra një pjesë e pyjeve ripërtërihen vetë. /Alsat/

QMK: Tre zjarre aktive, katër janë nën kontroll

25 September 2025 at 09:38


Deri në ora 7 e mëngjesit të sotëm, në Maqedoni ka pasur gjithsej 28 zjarre që digjen në sipërfaqe të hapura, tre prej të cilave janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 21 zjarre janë shuar, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në komunën e Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda, ku digjen pyll lisi dhe fier, në komunën e Çuçer Sandevës dhe Likovës, fshatrat Malino, Tanushevci dhe Lukare, ku një pyll i përzier është prekur nga zjarri.

Zjarri është aktiv edhe në komunën e Prilepit, fshatin Dabnicë dhe ku digjen bimësi të ulët dhe mbeturina.

Zjarri në Trubarevë, 30 ditë paraburgim ndaj një personi

19 September 2025 at 15:07


Gjykata Themelore Penale në Shkup e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit të parë të dyshuar, i cili është i lidhur me kompaninë në objektin e së cilës për mbeturina elektronike në Trubarevë, të shtunën shpërtheu një zjarr i madh.

Për tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë njoftoi se, pas analizës së të gjitha provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, ka hapur procedurë hetimore kundër katër personave fizikë dhe një personi juridik për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, nga neni 230 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokurori kompetent ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë, ndërsa për tre të tjerët është kërkuar masa e arrestit shtëpiak.

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër M.D. (56), L.D. (26), V.M. (43) dhe Z.S. (59), si dhe kundër një personi juridik me seli në Trubarevë, për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”.

QMK: Dy zjarre janë akoma aktive, një pranë fshatit Vinçe dhe një në Kozhuf

19 September 2025 at 09:06


Gjithsej 31 zjarre në zona të hapura janë regjistruar në vend deri sot në mëngjes, gjegjësisht deri orën 07:00, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 27 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarri pranë fshatit Vinçe, ku po digjet një pyll me rritje të ulët është ende aktiv, si dhe në malin Kozhuf, ku është prekur një pyll ahu.

Zjarret në deponinë Drsilla dhe në Ostrec të Delçevës janë nën kontroll.

Ministria e Mjedisit Jetësor: Ajri në Trubarevë nuk është i ndotur dhe nuk ka rrezik për qytetarët

18 September 2025 at 17:00


Ministria e Mjedisit Jetësor ka publikuar raportin përfundimtar të matjeve të cilësisë së ajrit të grimcave PM10 në Trubarevë, ku theksohet se gjatë periudhës së monitorimit, respektivisht që nga dita e djeshme e deri më sot nuk është tejkaluar vlera e lejuar e grimcave PM10, me çka konstatojnë se ajri nuk është i ndotur dhe nuk ka rrezik nga thithja e ajrit në Trubarevë.

“Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare. Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Urdhëresën për vlera kufitare për substanca ndotëse në ajrin ambijental”, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërkohë, dje Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) theksoi se pas analizave të kryera për radioaktivitetin në ujë dhe tokë si dhe mostrat për analiza të metaleve të rënda, është konstatuar se në zonën e prekur në Trubarevë nuk ka prani të materieve të dëmshme në tokë si dhe nuk ka prani të metaleve të rënda në ujë. Është vërejtur rritje vetëm e bakrit dhe zinkut, që sipas Institutit është në kuadër të normales.

Nga dita e shpërthimit të zjarrit në Trubarevë, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Tokiskologjisë, madje ka pasur edhe të shtruar në klinikë. Në dy ditët e kaluara edhe shtatë pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa tani më nuk ka pacientë të shtruar në klinikë si pasojë e zjarrit.

U vazhdohet paraburgimi katër të dyshuarve për zjarrin në Trubarevë

17 September 2025 at 12:59


Katër persona të dyshuar për zjarrin në Trubarevë do të qëndrojnë në paraburgim për të paktën 48 orë të tjera, njoftoi sot Prokuroria Publike.

"Veprimet e tyre specifike po hetohen, por po flasim për një menaxher dhe pronar 56-vjeçar të 2 personave juridikë, një menaxher 22-vjeçar të një personi të tretë juridik, një 42-vjeçar në cilësinë e tij si drejtues i një dege dhe një punonjës 59-vjeçar të një personi juridik. Përgjegjësia e mundshme e personave të tjerë po hetohet gjithashtu", thonë nga Prokuroria.

Sipas njoftimeve, inspektimi në vend i shkaqeve të zjarrit duhet të fillojë sot.

Zjarri shpërtheu më 13 shtator rreth orës 14:00 në një depo riciklimi mbeturinash në Trubarevë dhe u dogj për më shumë se 15 orë, gjatë së cilës kohë, grimca kancerogjene u çliruan nga mbeturinat e rrezikshme.

QMK: Katër zjarre aktive, gjithsej ka pasur 20 vatra në ambiente të hapura

17 September 2025 at 08:52


Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll.

Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës.

Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll.

“Zjarri në Trubarevë”, caktohet masa e paraburgimit për katër persona

15 September 2025 at 09:47


Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale të Shkupit ka urdhëruar masë paraburgimi prej 48 orësh për katër të dyshuar për zjarrin në Trubarevë.

Personat në fjalë dyshohen për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe ambientit me mbeturina”.

“Gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike – Shkup caktoi masën e paraburgimit për 4 persona: V.M., Z.S., M.D. dhe L.D.”, njoftojnë nga Gjykata.

Ndërkohë që opinioni është në pritje të rezultateve nga matja e ndotjes të kryera nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Drislla dhe Vardarishte helmojnë banorët e Shkupit, Angellov: Shiu nuk ndihmoi shumë

11 September 2025 at 10:25


Shiu nuk ndihmoi shumë në shuarjen e zjarrit në deponinë e Drislës. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, thotë se shumë ton ujë janë hedhur në deponi ditët e mëparshme, por tymi vazhdon.

Ai thotë se po merren masa të tjera.

Një erë e padurueshme e gomës së djegur dhe tymit mund të ndihet në lagjet e Shkupit Aerodrom, Novo Lisice, Draçevo, Kisella Voda dhe Qendër. Banorët ankohen vazhdimisht për erën e keqe dhe ajrin e ndotur.

Angelov tha mbrëmë se arsyeja për erën e keqe në Shkup është se era ka ndryshuar drejtim dhe po fryn nga deponia drejt Shkupit.

Pushteti nuk e merr përgjegjësinë për ndotjen e shkaktuar nga djegia në Drislla

10 September 2025 at 18:48


Zjarret në deponinë në Drislla dhe Vardarishte janë të qëllimshme sipas kryeministrit dhe shkaktohen nga ata që kjo u shkon përshtat në prag të zgjedhjeve. Mickoski thotë se nuk ka zgjidhje ad-hoc për ndotjen e shkaktuar gjatë ditës nga këto dukuri por premton zgjidhje në Drislla pasi të marrë pushtetin në Qytetin e Shkupit.

“Vardarishten nuk e kemi krijuar ne për këto 15 muaj. Ajo është krijuar për 35 e më shumë vjet. Por, ne do ta zgjidhim. Ashtu siç do ta rregullojmë Drisllën kur t’i marrim kompetencat, do ta paketojmë dhe do të ngjajë me deponi modern evropiane me fabrikë që do të prodhojë energji elektrike dhe e cila do t’i mbledhë mbeturinat dhe do t’i riciklojë. Do të jetë partneritet publik-privat, e them që tani, përmes tenderit publik me kritere të qarta… Metani që rrezaton mund të fiket sot por ai përsëri rrezaton dhe ndizet vetëm me një bisht cigareje. Dhe këtë na e bëjnë secilën ditë. Tani, kujt i përshtatet kjo temë para zgjedhjeve? Neve sigurisht që jo. Nëse doni ta dini kush e bën gjithë këtë, shikoni se kush përfiton”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

LSDM-ja thotë se dukuritë e dëmshme në Drislla dhe në Vardarishte janë dështim i sistemit të menaxhimit të mbeturinat, të kësaj qeverie.

“Pas Vardarishtes, zjarri në Drisla u dha fund banorëve të Shkupit. Kjo është prova më e mirë e menaxhimit të papërgjegjshëm dhe të paaftë të qytetit nga VMRO-DPMNE. Për katër vjet, ata nuk kanë pasur asnjë zgjidhje sistematike për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa rreziku për shëndetin e banorëve të Shkupit po rritet çdo ditë. Në vend të masave konkrete, kemi marrë vetëm populizëm dhe premtime boshe. Ndërsa qyteti po mbytet në mbeturina dhe tym, ata mbajnë konferenca shtypi për festivale joreale dhe parqe në tokë të kontaminuar, për pikë politike”, u shpreh Kaja Shukova, LSDM, Kandidate për Qytetin e Shkupit.

Kryeministri konfirmoi se qeveria nuk e ka në plan të marrë komptencat nga Qyteti i Shkupit, për menaxhimin me Drisllën.

Ndalohen dy persona, dyshohen për zjarrvënie në Kavadar dhe Strugë

10 September 2025 at 12:40


Policia njofton se dy persona janë ndaluar në rrethinën e Kavadarit dhe Strugës, pasi dyshohen për shkaktim të zjarrit.

Siç raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje (09.09.2025) në orën 16:45 në fshatin Koshani, Kavadar, oficerët e policisë arrestuan V.V. (34) nga fshati Begnishte, Kavadar, nën dyshimin se rreth orës 14:00 në arën e saj pranë një vendi të quajtur "Ramna" në rrugën lokale midis fshatit Begnishte dhe fshatit Koshani, ajo kishte vënë flakën në objekte të vjetra, dhe zjarri u përhap dhe preku pemët autoktone në pronësi të saj dhe tre vreshta në pronësi të M.T. (41) dhe Z.P. (45), të dy nga fshati Begnishte dhe K.T. (74) nga Kavadari. Zjarri u shua nga një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kavadarit, dhe nuk pati të lënduar.

"Gjithashtu, dje në orën 11:20 në fshatin Labunishtë, rrethina e Strugës, oficerët e policisë kanë arrestuar Q.B. (83) nga fshati Labunishtë. Ai dyshohet se rreth orës 10:00 të mëngjesit i ka vënë flakën barit të thatë, pas së cilës zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një fushë me kashtë. Zjarri është shuar nga popullsia lokale dhe një ekip i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve të Strugës, dhe nuk ka pasur të lënduar".

"Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 288 të Kodit Penal - “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, njofton Ministria e Brendshme.

QMK: Zjarre aktive në Likovë dhe Studeniçan

9 September 2025 at 09:23

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 33 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 29 janë shuar. Zjarret aktive janë në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, dhe në territorin e Komunës së Studeniçanit, pranë fshatrave Varvara dhe Draçevicë, ku janë prekur pyje të përziera dhe bimësi e ulët.

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarret në komunën e Berovës dhe në komunën e Gazi Babës, janë vënë nën kontroll.

“Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në territorin e komunës së Gjorçe Petrov – rruga “Shar Planina” (deponi e mbeturinave), komunës së Gazi Babës – fshati Rastak (me bimësi të ulët) dhe Kamnik (me bimësi të ulët), komunës së Sopishtes – fshati Jabolci – Govrlevska Krasta (me bimësi të ulët) dhe komunës së Sarajit – fshati Rashçe (me bimësi të ulët)”.

“Zjarret janë shuar edhe në komunat e Manastirit, Dollnenit, Resnjës, Krushevës, Strumicë, Strugës, Kavadarit, Çeshinovës-Obleshevës, Delçevës, Koçanit, Likovës, Kumanovës, Staro Nagoriçanit, Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post QMK: Zjarre aktive në Likovë dhe Studeniçan appeared first on Telegrafi.

QMK: Zjarri në Kozhuf është vendosur nën kontroll, janë shuar gjithsej 22 vatra

4 September 2025 at 09:51

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në mëngjesin e sotëm, në territorin e vendit janë regjistruar 23 zjarre në ambiente të hapura.

Siç njoftojnë prej atje, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht.

“Zjarri në malin Kozhuf është vendosur nën kontroll. Ndërsa zjarret që janë shuar kanë qenë në komunat Ilinden, Gazi Baba, Strugë, Tetovë, Krivogashtani, Prilep, Kumanovë, Zelenikovë, Makedonski Brod, si dhe në Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër”, thonë nga QMK.

The post QMK: Zjarri në Kozhuf është vendosur nën kontroll, janë shuar gjithsej 22 vatra appeared first on Telegrafi.

QMK: Dy zjarre aktive në Maqedoni, tre janë nën kontroll

2 September 2025 at 09:47

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se në 24 orët e fundit, deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në ambient ​​të hapur, nga të cilat 2 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 13 janë shuar.

“Dy zjarre janë aktive, në komunën e Dollnenit – fshati Crnilishte dhe fshati Dolgaec (digjet bimësia e ulët) dhe në komunën e Likovës – fshati Nikushtak (digjet pyll i përzier)”.

“Tre zjarre janë nën kontroll: komuna e Gjevgjelisë – mali Kozhuf (zjarr nëntokësor); komuna e Makedonski Brod – Zona Shumëqëllimore Jasen (pyll i përzier) dhe komuna e Gazi Babës – Vardarishte (deponi mbeturinash)”, thonë nga QMK.

Gjithashtu theksojnë se janë shuar 13 zjarre në ambient ​​të hapur.

The post QMK: Dy zjarre aktive në Maqedoni, tre janë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

DMSH: Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive

29 August 2025 at 09:41

Aktive janë katër zjarre në hapësirë të hapur, të cilat janë nën kontroll të plotë ose të pjesshëm, ndërsa tërësisht është shuar zjarri i cili shpërtheu dje në territorin e komunës së Zhelinës, në hyrje të fshatit Cerovë dhe në orët e mbrëmjes është zgjeruar në drejtim të vendit Karpallak afër autostradës Shkup-Tetovë, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Në shuarjen e zjarrit në Zhelinë janë përfshirë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë dhe Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit.

Nga DMSH dërgojnë falënderim për zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës të cilët, siç theksojnë, në kushte të natës arritën ta shuajnë këtë zjarr të madh i cili në disa pjesë është zhvilluar në terren vështirë të arritshëm.

Gjatë ditës së djeshme plotësisht janë shuar 29 zjarre në hapësirë të hapur.

The post DMSH: Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive appeared first on Telegrafi.

QMK: Nuk ka zjarre aktive, nën kontroll janë zjarret në Dollnen dhe në Kozhuf

27 August 2025 at 08:52

Nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura në territorin e shtetit, sipas të dhënave deri në orën 7 të mëngjesit, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza.

Janë vënë nën kontroll zjarret në komunat Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dollnen.

Në “Jasen” është djegur pyll i përzier. Në malin Kozhuf ka zjarr tokësor. Në territorin e fshatrave Dollgaec dhe Strovi, gjithashtu është djegur pyll i përzier.

The post QMK: Nuk ka zjarre aktive, nën kontroll janë zjarret në Dollnen dhe në Kozhuf appeared first on Telegrafi.

QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll

25 August 2025 at 08:39

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat një është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe 24 zjarre janë shuar.

Zjarret janë aktive në Komunën e Dollnenit, fshatin Dolgaec (pyll i përzier), dy janë nën kontroll në Komunën e Makedonski Brod në zonën e Jasenit (pyll i përzier); dhe në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozuf (pyll i lartë).

Siç raportohet nga Departamenti Qendror i Zjarrfikësve, janë shuar 24 zjarre.

The post QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Parandalimi i zjarreve, 352 kandidatë nesër do të nënshkruajnë kontrata pune

7 August 2025 at 17:53

Nga 499 kandidatë që u paraqitën në thirrjen publike për masën “Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe gjelbërim të mjedisit”, 364 ndoqën trajnimin, ndërsa 352 prej tyre do të angazhohen për punë konkrete nëpër komuna.

Trajnimi dyditor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njësitë territoriale të zjarrfikësve, ndërsa nënshkrimi i kontratave do të bëhet nesër. Pjesë e rëndësishme e procesit ishte edhe ndihma e Kryqit të Kuq në trajnimet lokale.

“352 persona gjatë ditës së nesërme do të lidhin kontratë për angazhim të punës me agjencinë për punësime, ku si partner paraqitet gjithashtu edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe komunat që janë pjesë e kësaj mase qeveritare”, tha Stojançe Angellov – drejtor i DMSH-së.

The post Parandalimi i zjarreve, 352 kandidatë nesër do të nënshkruajnë kontrata pune appeared first on Telegrafi.

Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës

6 August 2025 at 10:49

“Saktësisht 364 persona, 34 prej të cilëve në Shkup, do të përfitojnë nga masa e Qeverisë, në të cilën do të marrin trajnim teorik dhe praktik për përballimin me zjarret në Maqedoni. Angazhimi i tyre do të jetë sezonal dhe do të mbështetet financiarisht nga Qeveria me 24 mijë për secilin punëtor”, njoftoi sot OBRM-PDUKM.

Ata informojnë se trajnimi tashmë është duke u zhvilluar në 13 qytete në vend, duke mbuluar 28 komuna në të gjithë vendin. Të rinjtë që janë regjistruar për trajnim do t’i nënshtrohen një trajnimi dy-ditor, i cili do t’i përgatisë ata të dalin në terren për përballimin e zjarreve vetëm brenda një jave.

“Disa nga këta persona do të vendosen në njësitë lokale territoriale të zjarrfikësve, dhe një pjesë tjetër e tyre do të jetë në Shkup në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Personat që do të vendosen në Shërbimin Shtetëror të Zjarrfikësve do të vazhdojnë trajnimin e tyre, dhe pas shfaqjes së zjarreve të vogla që nuk paraqesin rrezik të lartë, punëtorët sezonalë do të përdoren gradualisht për të punuar në terren dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre”.

“Me këtë masë, Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM tregon se synon të stimulojë të rinjtë që nuk janë të punësuar të bëjnë hapin e parë, dhe më pas ata që dëshmojnë veten të punësohen në njësitë e zjarrfikësve në të gjithë vendin. Të kujtojmë gjithashtu se për herë të parë në 7 vjet, po përdoren 38 automjete të konvertuara të ushtrisë dhe policisë, si dhe janë në dispozicion helikopterë dhe aeroplanë, me të cilët po përballemi me sukses me zjarret që kanë ndodhur këtë verë”, thotë nga OBRM-PDUKM.

The post Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës appeared first on Telegrafi.

Rreth 200 ushtarë ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në gjashtë komuna në RMV

28 July 2025 at 22:50

Rreth 200 pjesëtarë të Ushtrisë janë angazhuar sot në shuarjen e zjarreve aktive që kanë përfshirë disa rajone në Maqedoni.

Sipas informacioneve nga Ushtria, ushtarët po veprojnë në komunat Makedonski Brod, Radovish, Vasilevë, Kratovë, Kriva Palankë dhe Shtip.

Angazhimi u krye me kërkesë të institucioneve kompetente, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për t’u përballur me situatën serioze të zjarreve që ka përfshirë vendin.

Nga Ushtria njoftuan se pjesëtarët e forcave të armatosura janë përfshirë në mënyrë aktive në ndërhyrjet në terren, duke ndihmuar forcat lokale me burime dhe kapacitete njerëzore.

The post Rreth 200 ushtarë ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në gjashtë komuna në RMV appeared first on Telegrafi.

❌
❌