Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Lajme Shqiperi

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot?

By: gaze tare
4 February 2026 at 08:53

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të ndjeshme të motit në të gjithë territorin. Parashikohet që orët e para të ditës të nisin me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen edhe të dendura, sidomos në zonat veriore dhe qendrore.

Duke filluar nga orët e mesditës, pritet përkeqësim gradual i kushteve atmosferike, me reshje shiu me intensitet të ulët që do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Gjatë pasdites, reshjet do të bëhen më të shpeshta dhe në disa zona edhe të vazhdueshme, duke arritur lokalisht intensitet të ulët deri mesatar. Këto reshje do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë vendin, duke sjellë mot të vranët dhe me lagështi.

Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat malore të Alpeve, si edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 900–1000 metra, reshjet e shiut do të shndërrohen në dëborë. Dëbora pritet të jetë me intensitet të ulët, por në disa zona të izoluara mund të arrijë edhe intensitet mesatar, duke krijuar vështirësi të lehta në qarkullim.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–verilindje me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/s. Si pasojë, deti do të jetë i trazuar, me valëzim të forcës 5 deri në 6 ballë.

The post Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

By: gaze tare
4 February 2026 at 07:58

Dashi

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht dhe do të mund të keni diçka të bukur. Në punë, mos kërkoni të pamundurën, por mundohuni që të kënaqeni me çka keni.

Demi

Lini pas shpine gjithë ata që nuk ju duan dhe që nuk ju marrin në konsideratë siç dëshironi. Marsi do të ketë ndikim negativ, por komunikimi në këtë moment do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Në punë duhet të sqaroni çdo gjë që nuk shkon.

Binjakët

Duhet të qëndroni pozitiv dhe të tregoheni të kujdesshëm me nervozizmin. Duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë njohje të reja. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë.

Gaforrja

E mërkura do të mbyllet me një lodhje ekstreme. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe do të ketë rikuperim. Ndërsa në punë duhet të rrini të qetë dhe të mundoheni që të mos acaroheni, gjë e cila do të jetë e vështirë në këto momente.

Luani

Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos lodheni shumë. Në dashuri keni mundësi që të kapërceni një krizë, pasi emocionet e reja do të dominojnë. Në punë keni nevojë për ndryshim.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar, thuajse trysnuese. Duhet durim për të kaluar vështirësitë. Ndikimi i kundërt i Venusit nuk do ua bëjë aspak të lehtë ditën. Përmirësime priten në sferën profesionale.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të sforcoheni në mënyrë që të bëni që të funksionojnë gjërat në dashuri. Nëse ka pasur probleme, duhet ti zgjidhni. Me financat duhet të bëni kujdes.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Keni nevojë për organizim, në mënyrë që të shijoni çdo moment. Në punë, nëse keni pasur probleme apo debate, ka ardhur momenti për ti kapërcyer.

Shigjetari

Në dashuri mund të ketë probleme dhe debate, ku zgjidhja e tyre do të varet vetëm nga partneri/ja. Në punë, Saturni do të plotësojë dëshirën për ndryshim.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni në ankth dhe nervoz. Shqetësimet nuk do të mungojnë. Ndikimi i kundërt i Hënës do të krijojë disa shqetësime, shkruan noa.al. Në punë, keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku edhe zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të njohin dikë. Duhet bërë kujdes veçse me luhatjet e humorit. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, por irritimi gjatë kësaj dite është thuajse i pashmangshëm.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por kjo gjë nuk mjafton, pasi në dashuri do të ketë sërish probleme. Nëse jeni vetëm do të merrni përgjigje pozitive, por do të ketë shumë gjëra mbi të cilat duhet të reflektoni. Marrja e një vendimi, nuk do të jetë aq e lehtë sa e kishit menduar.

The post Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

Pagat e gjyqtarëve/ Rama: S’ka ligj e Kushtetutë që ua jep këtë të drejtë, arritën në pikën që të sulmojnë publikisht qeverinë

By: V K
4 February 2026 at 08:54

Në një lidhje live në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, thotë se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka as ligj e kushtetutë, që ua jep atyre këtë të drejtë.

Rama thekson se me qëndrimet publike që ka mbajtur, nuk ka përmendur asnjë emër, por ka reaguar ndaj kësaj kërkese që sipas tij nuk është e drejtë.

Gjithashtu, kryeministri përmendi shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë kërkojnë një rritje mujore page nga 3360 euro në 5300 euro, ndërsa për të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro.

Kryeministri tha se ajo që e bën edhe më serioze çështjen është fakti se gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë pagë sesa vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe krahasohen me ato që ka Greqia.

“Unë e kam provuar linçimin, është diçka krejt tjetër nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik ku nuk është as përmendur njeri me emër dhe as është fyer njeri, por është ngritur një problem i madh serioz. Ju kërkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e shkallës së parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro.

3 mijë euro doni t’i rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë në emër të ligjit e kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e kushtetutë që iu jep juve këtë të drejtë”, tha Rama.

Sipas Ramës, “ju me këtë tentativë në GJK doni të jeni ligji”.

Po ashtu, shtoi ai, Shoqata e Gjyqtarëve arriti në pikën që të sulmonte publikisht qeverinë dhe kryeministrin.

“Si arrini deri në pikën që të sulmoni publikisht qeverinë, kreun e këshillit të ministrave, mediave de t’i akuzoni të gjithë për histeri. Për çfarë histerie e keni fjalën? 37 mln euro plus që kërkoni nga buxheti janë para që duhet të hiqen nga diku tjetër”, shtoi kryeministri.

The post Pagat e gjyqtarëve/ Rama: S’ka ligj e Kushtetutë që ua jep këtë të drejtë, arritën në pikën që të sulmojnë publikisht qeverinë appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në ishullin grek/ Përplaset anija me emigrantë, humbin jetën 15 prej tyre

By: V K
4 February 2026 at 08:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e ishullit grek të Kios, ku një anije me emigrantë u përplas me një mjet të Rojës Bregdetare Helenike, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Numri i viktimave nga përplasja e një mjeti lundrues që transportonte emigrantë me një anije patrulluese të Rojës Bregdetare greke, ka shkuar deri më tani në 15 persona.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në zonën detare Myrsinidio, në ishullin e Kiosit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dhjetëra persona mbetën të plagosur, ndërsa vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të mundshëm të zhdukur.

Sipas informacioneve të deritanishme, në Spitalin e Përgjithshëm të Kiosit janë transportuar gjithsej 26 të plagosur me autoambulanca të shërbimit emergjent.

Prej tyre, 24 janë shtetas të huaj dhe dy janë efektivë të Rojës Bregdetare. Rreth mesnatës, një grua e plagosur ndërroi jetë në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 15.

Deri më tani janë nxjerrë të pajetë 11 burra dhe katër gra. Pak pas mesnatës ka nisur transportimi i trupave të pajetë të 14 prej viktimave me autoambulanca drejt spitalit të Kiosit.

Sipas të njëjtave burime, deri tani nuk është konstatuar asnjë vdekje nga mbytja në det.

The post Tragjedi në ishullin grek/ Përplaset anija me emigrantë, humbin jetën 15 prej tyre appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar

By: V K
4 February 2026 at 08:05

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.

Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%.

Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%.

Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.

Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re.

Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore.

Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.

Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative.

Rënia me rreth 18,333 të rinjsh brenda një viti, do të thotë se Shqipëria po humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë vetëm nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit.

Ndërkohë që Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së tyre të re (përkatësisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerëzor që humbet Shqipëria po shërben si “karburant” për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm.

Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë.

The post Eurostat: Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar appeared first on Albeu.com.

54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon

By: V K
4 February 2026 at 07:42

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare, nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000 euro.

Sipas të dhënave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që nuk përballojnë një emergjencë.

Shqipëria raporton shkallën më të lartë të pasigurisë financiare në Rajon në vitin 2025, me 54.5% e të anketuarve që deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë në mënyrë të pavarur, një rritje e lehtë nga 53.3% në 2024.

Ngjashëm, Maqedonia e Veriut tregon një nivel të lartë, me pothuajse gjysmën (48.1%) të popullsisë të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.

Në të kundërt, Kosova spikat me nivele relativisht më të larta të përballimit të emergjencave, ku 50.1% e të anketuarve ranë dakord se mund ta mbulonin shpenzimin, një përmirësim i dukshëm nga 38.2% në vitin 2024.

Bosnja dhe Mali i Zi, shfaqen përmirësime në 2025 me rreth një të tretën e popullsisë që bien dakord se mund ta menaxhonin koston në vitin 2025.

Serbia paraqet një trend me shqetësues. Në vitin 2025, vetëm 25.2% e të anketuarve thanë se mund ta përballonin një shpenzim prej 1,000 euro, një rënie e ndjeshme nga 35.0% në vitin 2024.

Për më tepër, Serbia kishte një përqindje të lartë të të anketuarve që u përgjigjën “vështirë të thuhet” në vitin 2025, me 38.7%, duke treguar pasiguri në rritje ose mungesë qartësie mbi financat e familjes.

Të dhënat e vitit 2025 zbulojnë se vetëm një e treta (33.1%) e të anketuarve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të sigurte se familja e tyre mund të menaxhojë një shpenzim të papritur prej 1,000 euro pa marrë hua ose pa u mbështetur tek të tjerët.

Kjo shënon një rënie të lehtë nga 36.7% që ishte në vitin 2024, çka sugjeron një përkeqësim të perceptimit mbi qëndrueshmërinë financiare.

Të dhënat tregojnë se, situata është përkeqësuar në shumë vende të Ballkanit Perëndimor midis viteve 2024 dhe 2025, duke reflektuar brishtësinë ekonomike të vazhdueshme dhe presionet që mund të nxisin emigrimin ose të kufizojnë mirëqenien në rajon./Monitor

The post 54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 4 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
4 February 2026 at 07:32

Sot, 4 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.5 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.7 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez,, sot në blerje këmbehet me 59.5 lekë, ndërsa në shitje me 60.7 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 4 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
4 February 2026 at 07:24

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, Verilindje-Lindje-Juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era me drejtim Juglindje-Verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 25m/s

The post Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

By: e xh
4 February 2026 at 08:41

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një hetim penal ndaj Peter Mandelson, ish-ministër i qeverisë laburiste dhe ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, për dyshime për sjellje jo të hijshme në ushtrimin e detyrës publike.

Hetimi lidhet me akuza se ai ka përcjellë informacion qeveritar të ndjeshëm ndaj tregut te financuesi amerikan Jeffrey Epstein gjatë vitit 2009, kur Mandelson ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown.

Hetimi u hap pas publikimit të miliona dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ku email-e të supozuara tregojnë diskutime mbi masa ekonomike gjatë krizës financiare globale, përfshirë taksën mbi bonuset e bankierëve dhe një paketë shpëtimi të BE-së.

Dokumentet sugjerojnë gjithashtu pagesa financiare nga Epstein drejt Mandelson, të cilat Mandelson i ka mohuar ose ka thënë se nuk i kujton. Mandelson nuk ka komentuar publikisht, por ka mohuar çdo veprim kriminal dhe ka deklaruar se nuk ka përfituar financiarisht.

Ai ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve, megjithëse do të ruajë titullin e fisnikut për jetë, i cili mund t’i hiqet vetëm me ligj të veçantë. Qeveria britanike ka thënë se po bashkëpunon plotësisht me policinë dhe po shqyrton legjislacionin për heqjen e titullit të tij.

Kryeministri Sir Keir Starmer e quajti çështjen “të turpshme”, ndërsa opozita po kërkon publikimin e dokumenteve dhe hetime të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Mandelson si ambasador.

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

By: e xh
4 February 2026 at 08:38

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, Muamar Gaddafi, është vrarë në Libi.

Ahmed Khalifa, një korrespondent i Al Jazeera në arabisht në Libi, tha të martën se Gaddafi se është qëlluar dhe vrarë në qytetin perëndimor libian të Zintanit, ku ai ka qenë i vendosur për dekadën e fundit.

Vrasja e 53-vjeçarit u konfirmua nga këshilltari i tij politik, Abdullah Othman, por sulmuesit dhe rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura.

Saif al-Islam Gaddafi nuk ka pasur kurrë një pozicion zyrtar në Libi, por konsiderohej numri dy i babait të tij nga viti 2000 deri në vitin 2011.

Ky ishte viti kur opozita libiane vrau Muammar Gaddafin, duke rrëzuar regjimin e tij.

Saif al-Islam Gaddafi u burgos fillimisht në Zintan në vitin 2011, përpara se të lirohej në vitin 2017.

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

By: e xh
4 February 2026 at 08:34

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike dhe çmimeve konkurruese, shkruan faqja turistike ”Turisti per caso”.

Një udhëtim 7-ditor mjafton për të zbuluar esencën e vendit, duke përfshirë qytete historike, peizazhe malore dhe plazhe që rivalizojnë destinacionet më të famshme të Mesdheut.
Tirana, porta hyrëse e turizmit shqiptar

Udhëtimi nis në Tiranë, kryeqytetin dinamik të Shqipërisë.

Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar, Xhamia Et’hem Bej dhe zonat kulturore si Blloku ofrojnë një panoramë të qartë të transformimit urban dhe historik të vendit.

Për turistët që kërkojnë natyrë, mali i Dajtit ofron pamje panoramike dhe ajër të pastër vetëm pak minuta nga qendra e qytetit.

Kruja dhe Shkodra, histori dhe identitet kombëtar

Vetëm një orë larg Tiranës ndodhet qyteti simbol i rezistencës shqiptare. Kalaja dhe pazari karakteristik osman mbeten ndër atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj.

Në veri, Shkodra përfaqëson një tjetër shtyllë të rëndësishme kulturore, me kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës dhe traditën e pasur artistike që e ka bërë këtë qytet një qendër historike të rëndësishme.

Berati dhe Gjirokastra, pasuri botërore e UNESCO-s

Itinerari vijon drejt jugut me ndalesë në Berat, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”.

Lagjet Mangalem dhe Gorica, si dhe kalaja mbi qytet, përbëjnë një nga komplekset urbane më autentike në Ballkan.

Gjirokastra, po ashtu pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, tërheq vizitorë me arkitekturën e saj unike prej guri, rrugicat karakteristike dhe kalanë madhështore që dominon qytetin.

Riviera Shqiptare, perla e Mesdheut

Pika kulmore e udhëtimit mbetet Riviera Shqiptare. Plazhe si Ksamil, Dhërmi dhe Himara ofrojnë ujëra kristal, natyrë të paprekur dhe një atmosferë gjithnjë e më të zhvilluar turistike.

Kjo zonë po promovohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare si një alternativë cilësore ndaj destinacioneve të shtrenjta të Greqisë dhe Italisë.

Durrësi dhe Apollonia, fundi i udhëtimit

Në kthim drejt Tiranës, turistët mund të ndalen në Durrës, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i njohur për amfiteatrin romak dhe bregdetin e gjatë.

Një tjetër ndalesë me vlerë historike është Apollonia, një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Turizmi në rritje dhe potenciali i pashfrytëzuar

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se Shqipëria ofron një përvojë të plotë brenda një territori të vogël, ku distancat janë të shkurtra dhe larmia e përvojave është e madhe.

Mikpritja tradicionale, kuzhina autentike dhe zhvillimi i infrastrukturës po e bëjnë vendin gjithnjë e më tërheqës për turistët europianë dhe ndërkombëtarë.

Me një itinerar të balancuar mes kulturës, natyrës dhe relaksit, Shqipëria po afirmohet si një destinacion ideal për pushime intensive, duke u renditur gjithnjë e më lart në hartën turistike të Evropës.

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

By: e xh
4 February 2026 at 08:32

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje-lindje-juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 25m/s
Valëzimi në det i forcës 5-6 ballë.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

By: e xh
4 February 2026 at 08:32

Dashi

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht dhe do të mund të keni diçka të bukur. Në punë, mos kërkoni të pamundurën, por mundohuni që të kënaqeni me çka keni.

Demi

Lini pas shpine gjithë ata që nuk ju duan dhe që nuk ju marrin në konsideratë siç dëshironi. Marsi do të ketë ndikim negativ, por komunikimi në këtë moment do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Në punë duhet të sqaroni çdo gjë që nuk shkon.

Binjakët

Duhet të qëndroni pozitiv dhe të tregoheni të kujdesshëm me nervozizmin. Duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë njohje të reja. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë.

Gaforrja

E mërkura do të mbyllet me një lodhje ekstreme. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe do të ketë rikuperim. Ndërsa në punë duhet të rrini të qetë dhe të mundoheni që të mos acaroheni, gjë e cila do të jetë e vështirë në këto momente.

Luani

Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos lodheni shumë. Në dashuri keni mundësi që të kapërceni një krizë, pasi emocionet e reja do të dominojnë. Në punë keni nevojë për ndryshim.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar, thuajse trysnuese. Duhet durim për të kaluar vështirësitë. Ndikimi i kundërt i Venusit nuk do ua bëjë aspak të lehtë ditën. Përmirësime priten në sferën profesionale.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të sforcoheni në mënyrë që të bëni që të funksionojnë gjërat në dashuri. Nëse ka pasur probleme, duhet ti zgjidhni. Me financat duhet të bëni kujdes.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Keni nevojë për organizim, në mënyrë që të shijoni çdo moment. Në punë, nëse keni pasur probleme apo debate, ka ardhur momenti për ti kapërcyer.

Shigjetari

Në dashuri mund të ketë probleme dhe debate, ku zgjidhja e tyre do të varet vetëm nga partneri/ja. Në punë, Saturni do të plotësojë dëshirën për ndryshim.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni në ankth dhe nervoz. Shqetësimet nuk do të mungojnë. Ndikimi i kundërt i Hënës do të krijojë disa shqetësime, shkruan noa.al. Në punë, keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku edhe zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të njohin dikë. Duhet bërë kujdes veçse me luhatjet e humorit. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, por irritimi gjatë kësaj dite është thuajse i pashmangshëm.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por kjo gjë nuk mjafton, pasi në dashuri do të ketë sërish probleme. Nëse jeni vetëm do të merrni përgjigje pozitive, por do të ketë shumë gjëra mbi të cilat duhet të reflektoni. Marrja e një vendimi, nuk do të jetë aq e lehtë sa e kishit menduar.

Media spanjolle rekomandon Rivierën Shqiptare si destinacionin kryesor për vitin 2026

4 February 2026 at 08:00

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/- Harrojini destinacionet e njohura turistike! Këtë vit, ne ju rekomandojmë vende ku do të zbuloni luksin e autenticitetit, qetësinë aziatike, dizajnin portugez dhe kryeqytetin e paparashikueshëm kulturor shqiptar, shkruan Gabriel Echeverría në një artikull të botuar në median spanjolle “The Officer”.

Nëse janari ishte muaji i premtimeve, shkurti duhet të jetë muaji i planifikimit të pushimeve tuaja!

Kjo, pasi udhëtimet në vitin 2026 nuk duhet t’i kushtohen destinacioneve klasike ku të gjithë turistët shkojnë për të bërë të njëjtën foto – por, zbulimit të “luksit të qetë” që nuk mund të blihet me para, por me kuriozitet!

Duke kombinuar të dhënat e trendit global me axhendën tonë editoriale, ne kemi zgjedhur destinacionet më të mira për t’u vizituar për pushime në vitin 2026 – vende ku është ende e mundur të ndihesh si udhëtar, dhe jo si turist!

Eksperiencë e zgjuar: Riviera Shqiptare

Nëse hapni Instagram-in ose TikTok-un, imazhet e bregdetit shqiptar shfaqen kudo!

Shqipëria është shndërruar nga një destinacion sekret në një obsesion evropian. Dhe kjo është kuptimplote!

Vija bregdetare shqiptare është e ngjashme me ujërat bruz të Greqisë dhe Italisë, por shërbimet ofrohen me gjysmën e çmimit dhe ka më pak turma vizitorësh, të paktën për momentin!

Pikat e nxehta si Ksamili ose Dhërmiu ofrojnë pushime verore mesdhetare të viteve ’90: natyrë e egër dhe e thjeshtë.

Udhëtoni drejt Tiranës, kryeqytetit të gjallë dhe kulturor që të surprizon, dhe më pas vizitoni jugun e Shqipërisë!

Qëndroni në hotele me pamje nga deti Jon dhe shijoni prodhimet e freskëta të detit.

Nxitoni, pasi deri në vitin 2027 – e gjithë kjo mund të ndryshojë!

Mos prisni deri në gusht. Trendet e vitit 2026 favorizojnë turistët që udhëtojnë gjatë sezoneve maj-qershor ose shtator-tetor.

Mot i ngrohtë, shërbim më i mirë dhe ndjesi e paçmuar e të pasurit qytetin tërësisht për veten tuaj!

Revista spanjolle “The Officer” ka renditur destinacionet më të mira për t’u vizituar për pushime në vitin 2026:

1. Eksperiencë e zgjuar: Riviera Shqiptare, Shqipëri

2. Shteti Zen: Shtegu Okinawa, Japoni

3. Parajsa e Dizajnit: Alentejo, Portugali     //a.i/

https://theofficer.es/destinos-turisticos-vacacionar-2026/

 

 

 

The post Media spanjolle rekomandon Rivierën Shqiptare si destinacionin kryesor për vitin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURIZËM – Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

4 February 2026 at 07:34

TIRANE, 3 shkurt /ATSH/ – Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike dhe çmimeve konkurruese, shkruan faqja turistike ”Turisti per caso”.

Një udhëtim 7-ditor mjafton për të zbuluar esencën e vendit, duke përfshirë qytete historike, peizazhe malore dhe plazhe që rivalizojnë destinacionet më të famshme të Mesdheut.
Tirana, porta hyrëse e turizmit shqiptar

Udhëtimi nis në Tiranë, kryeqytetin dinamik të Shqipërisë.

Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar, Xhamia Et’hem Bej dhe zonat kulturore si Blloku ofrojnë një panoramë të qartë të transformimit urban dhe historik të vendit.

Për turistët që kërkojnë natyrë, mali i Dajtit ofron pamje panoramike dhe ajër të pastër vetëm pak minuta nga qendra e qytetit.

Kruja dhe Shkodra, histori dhe identitet kombëtar

Vetëm një orë larg Tiranës ndodhet qyteti simbol i rezistencës shqiptare. Kalaja dhe pazari karakteristik osman mbeten ndër atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj.

Në veri, Shkodra përfaqëson një tjetër shtyllë të rëndësishme kulturore, me kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës dhe traditën e pasur artistike që e ka bërë këtë qytet një qendër historike të rëndësishme.

Berati dhe Gjirokastra, pasuri botërore e UNESCO-s

Itinerari vijon drejt jugut me ndalesë në Berat, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”.

Lagjet Mangalem dhe Gorica, si dhe kalaja mbi qytet, përbëjnë një nga komplekset urbane më autentike në Ballkan.

Gjirokastra, po ashtu pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, tërheq vizitorë me arkitekturën e saj unike prej guri, rrugicat karakteristike dhe kalanë madhështore që dominon qytetin.

Riviera Shqiptare, perla e Mesdheut

Pika kulmore e udhëtimit mbetet Riviera Shqiptare. Plazhe si Ksamil, Dhërmi dhe Himara ofrojnë ujëra kristal, natyrë të paprekur dhe një atmosferë gjithnjë e më të zhvilluar turistike.

Kjo zonë po promovohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare si një alternativë cilësore ndaj destinacioneve të shtrenjta të Greqisë dhe Italisë.

Durrësi dhe Apollonia, fundi i udhëtimit

Në kthim drejt Tiranës, turistët mund të ndalen në Durrës, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i njohur për amfiteatrin romak dhe bregdetin e gjatë.

Një tjetër ndalesë me vlerë historike është Apollonia, një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Turizmi në rritje dhe potenciali i pashfrytëzuar

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se Shqipëria ofron një përvojë të plotë brenda një territori të vogël, ku distancat janë të shkurtra dhe larmia e përvojave është e madhe.

Mikpritja tradicionale, kuzhina autentike dhe zhvillimi i infrastrukturës po e bëjnë vendin gjithnjë e më tërheqës për turistët europianë dhe ndërkombëtarë.

Me një itinerar të balancuar mes kulturës, natyrës dhe relaksit, Shqipëria po afirmohet si një destinacion ideal për pushime intensive, duke u renditur gjithnjë e më lart në hartën turistike të Evropës. /os/

The post TURIZËM – Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 04.02.2026

4 February 2026 at 07:33

ABU DABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Pritet të rifillojnë bisedimet midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

BOTA – Dita Botërore e Kancerit.

BERLIN (Gjermani) – Turne i kancelarit gjerman Friedrich Merz në vendet e Gjirit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim në Parlamentin Evropian mbi zbatimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA.

LA CORUNA (Spanjë) – Samit ndërkombëtar mbi përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në ushtri.

ROTERDAM (Holandë) – Rihapja e Muzeut Kombëtar të Fotografisë në Roterdam.

FORT PIERCE (Shtetet e Bashkuara) – Dënimi i Ryan Routh për tentativën e vrasjes së Donald Trump në shtator 2024.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Sekretari i Thesarit të SHBA-së dëshmon para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

RIAD (Arabia Saudite) – Vizitë e kancelarit gjerman, Friedrich Merz./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 04.02.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vranësira në të gjithë territorin, pasdite nisin reshjet e shiut

4 February 2026 at 07:30

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe intervale me kthjellime, ndërsa pas orëve të mesditës prezencë e vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut priten të dobëta dhe lokale me intensitet të ulët në jug e qendër të vendit, deri në mesditë, ndërsa gradualisht gjatë orëve të pasdites reshjet e shiut pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të  vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-lindje me shpejtësi 10 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet era pritet të fitojë shpejtësi 25 m/s, me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.  

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/16 Diell re shi
Kukës 2/9 Diell re shi/borë
Lezhë 6/17 Diell re shi
Dibër 4/12 Diell re shi/borë
Durrës 11/19 Diell re shi
Tiranë 9/19 Diell re shi
Elbasan 9/19 Diell re shi
Berat 9/20 Diell re shi
Vlorë 12/20 Diell re shi
Korçë 2/8 Diell re shi
Gjirokastër 14/17 Diell re shi
Sarandë 9/18 Diell re shi

/r.e/

The post Vranësira në të gjithë territorin, pasdite nisin reshjet e shiut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagat e gjyqtarëve/ Rama vijon sulmet: Tymnajë populiste, shfaqen si parti politike

By: Brisi
4 February 2026 at 08:43

Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar sërish ditën e sotme gjyqtarët për çështjen e rritjes së pagave. Në një lidhje live në rrjete sociale, Rama ka përmendur reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve e cila u shpreh një ditë më parë se po ushtrohet presion dhe linçim publik ndaj GJK, ndërsa e ka cilësuar situatën si një tymnajë […]

The post Pagat e gjyqtarëve/ Rama vijon sulmet: Tymnajë populiste, shfaqen si parti politike appeared first on BoldNews.al.

54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon

By: Ela
4 February 2026 at 08:39

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000 euro. Sipas të dhënave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që nuk përballojnë një emergjencë. Shqipëria raporton shkallën më të […]

The post 54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon appeared first on BoldNews.al.

Kush u eliminua nga Big Brother VIP Albania mbrëmjen e djeshme

By: Ela
4 February 2026 at 08:28

Pas një televotimi të hapur gjatë spektaklit të “BBV”, publiku ka votuar për banorin që do të shpëtojë. Teksa të gjithë prisnin që të eliminohej Ina, Stelina është votuar më pak në këtë votim, duke u eliminuar nga gara. Ajo kishte edhe një biletë fati, por nuk ishte në anën e saj, pasi ishte vetëm […]

The post Kush u eliminua nga Big Brother VIP Albania mbrëmjen e djeshme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌