Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Lajme Shqiperi

Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngën e re

By: D Marku
3 February 2026 at 14:55

Gjesti po rikthehet fuqishëm me projekte të reja muzikore, pas një pauze të gjatë.

Pak ditë më parë bëri rikthimin me projektin “Memories”, të cilin ia dedikoi vëllait të tij të ndjerë.


I njëjti tani duket se ka gati këngën e radhës pasi po punon vazhdimisht në studio.

“Pothuajse gati, për tre ditë përfundon dhe vazhdojmë me këngë”, u shpreh në postimin në InstaStory.

“Memories” për vetëm katër ditë ka mbledhur mbi 3.5 milionë klikime në YouTube.

Duket se artisti pas vdekjes së të vëllait ka mbledhur forcat për të vazhduar në atë që e do më së shumti, muzikën.

Mbetet për t’u parë se çfarë ka përgatitur kësaj radhe për fansat e publikun.

The post Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngën e re appeared first on Albeu.com.

Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime

By: V K
3 February 2026 at 14:54

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Sasia e dyshuar e lëndës narkotike, është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Njoftimi:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim, raporton A2CNN.

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

The post Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime appeared first on Albeu.com.

Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

By: V K
3 February 2026 at 14:25

Me anë të një postimi në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu i është përgjigjur ministrit të drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili në Parlamenti tha ndër të tjera se, “nuk ka patur persekutim politik për Ilir Metën”.

Ish-presidenti i Republikës e ironizon duke e quajtur “Diella” e Drejtësisë dhe “pjellë e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit.

Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

 

 

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

The post Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 14:08

Ditën e sotme, ish-nëndrejtor i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u pa duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.

Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit.

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.

 

The post Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali – hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë

By: D Marku
3 February 2026 at 13:51

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka informuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit se ka hyrë në fuqi Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij.

Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës në Itali thuhet se bazuar në këtë marrëveshje nuk tatoheni dy herë për të njëjtat të ardhura (në Kosovë dhe në Itali).

“Tatimi i paguar njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër (sipas rregullave përkatëse), rregulla të qarta për paga, profesione të lira dhe biznese, pensionet tatohen vetëm në shtetin e rezidencës, punësimi afatshkurtër (deri 183 ditë): të ardhurat tatohen vetëm në shtetin e rezidencës (kur plotësohen kushtet e marrëveshjes), përjashtime për studentë dhe praktikantë që qëndrojnë për studim/trajnim, norma më të favorshme për dividendë, interesa dhe honorare, më shumë siguri juridike për qytetarët dhe investitorët”.

The post Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali – hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë appeared first on Albeu.com.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton në Paris? Thashethemet për romancë vazhdojnë

By: D Marku
3 February 2026 at 13:50

Kim Kardashian ka ndarë së fundmi momente nga udhëtimi i saj i shkurtër në Paris, duke publikuar foto dhe video në Instagram Stories nga qëndrimi i saj në qytetin francez. Në një prej postimeve, ylli i SKIMS shihet duke shijuar cheesecake në shtrat në Hotel Costes, ndërsa ndjek sezonin e katërt të hitit të Netflix, Bridgerton. “Bridgerton Season 4 and Hotel Coste cheesecake 🤤,” shkroi Kardashian mbi fotografi.

Vizita e saj në Paris vjen në mes të thashethemeve për një lidhje të mundshme me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Disa ditë më parë, Kardashian udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar për një takim “romantik” me pilotin, dhe sipas TMZ, çifti u pa duke dalë nga i njëjti SUV dhe më pas u transferua në një hotel privat në Paris, duke udhëtuar më pas me avion privat nga Britania e Madhe.

Më 2 shkurt, Kim doli për darkë në Paris, duke treguar një pamje glamuroze me një bodysuit të zi prej dantelle dhe një pallto të gjatë me lesh, ndërsa Hamilton nuk u pa pranë saj në atë moment, raporton The Sun. Përpara këtij udhëtimi, çifti kishte kaluar fundjavën në Estelle Manor, një hotel luksoz dhe klub privat në Cotswolds, Angli.

Kardashian dhe Hamilton njihen prej vitesh dhe janë parë shpesh së bashku në ngjarje të ndryshme. Ata ishin të pranishëm në ceremoninë GQ Men of the Year në 2014, ku Kim i puthi Hamilton në faqe, dhe më pas u fotografuan së bashku në WSJ. Magazine Innovator Awards në 2021 dhe në shfaqjen e debutimit të Pharrell Williams si drejtues kreativ i menswear të Louis Vuitton në 2023.

The post Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton në Paris? Thashethemet për romancë vazhdojnë appeared first on Albeu.com.

Shembet rruga e Dhërmiut/ Masivi i gurëve bllokon qarkullimin, flasin dëshmitarët: “Gjoka Konstruksion” bëri shpërthim me dinamit (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 13:43

Pas problematikave të shumta në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas-Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në rrugën e Dhërmiut.

Kompania “Gjoka Konstruksion”,  ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.

Ndërkohë, dëshmi nga terreni bëjnë të ditur për BalkanWeb se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shpërthime me dinamit.

Rruga e Dhërmiut është një tjetër shembull i problematikave që shoqërojnë rrugët e ndërtuara nga “Gjoka Konstruksion”, ashtu si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Murrizit, ku janë konstatuar plasaritje dhe çarje në strukturën e betonit, si edhe tuneli i Llogarasë, ku janë evidentuar rrjedhje uji dhe dyshime mbi cilësinë e punimeve.

 

The post Shembet rruga e Dhërmiut/ Masivi i gurëve bllokon qarkullimin, flasin dëshmitarët: “Gjoka Konstruksion” bëri shpërthim me dinamit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

By: V K
3 February 2026 at 13:19

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër appeared first on Albeu.com.

‘Ndihem si idiot’, thotë Lajçak – teksa komenton publikimin e mesazheve në dosjet Epstein

By: D Marku
3 February 2026 at 13:12

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë ka dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e publikuara nga SHBA-të treguan se ai kishte shkëmbyer mesazhe rreth vajzave dhe diplomacisë me Jeffrey Epstein.

Kryeministri Robert Fico njoftoi se kishte pranuar largimin e Miroslav Lajçak shtunën, duke e përshkruar këshilltarin si “një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme”.

Dorëheqja e tij erdhi një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi tre milionë dosje që lidhen me financierin me ndikim.

Dhe tani ka një deklarim të vetë Lajçak, përcjell Telegrafi, në një intervistë për transmetuesin publik Rádio Slovensko.

“Sinqerisht nuk i mbaj mend ato mesazhe”, citohet të ketë thënë diplomati sllovak, duke iu referuar shkëmbimeve që përfshinin vajza.

“Nuk mund t’i konfirmoj, por as nuk mund t’i mohoj”.

Pasi lexoi përsëri mesazhet, ai shtoi se ndihej “si idiot”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Por kjo nuk më liron nga përgjegjësia”, ka thënë ai. “Unë tregova gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm. Ato mesazhe nuk ishin gjë tjetër veçse ego mashkullore budallaqe…”.

Lajçak ka shpjeguar se mbërriti në Nju Jork në vitin 2017 për të marrë një post njëvjeçar në Kombet e Bashkuara dhe iu prezantua Jeffrey Epstein nga një diplomat i lartë i huaj.

Sipas Lajçak, Epstein ishte i njohur gjerësisht dhe u takua me figura të shumta biznesi dhe politike nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

Lajçak tha se nuk shihte asnjë arsye për të mos e takuar atë, duke argumentuar se krijimi i kontakteve ishte pjesë e punës së tij.

Ai tha se më vonë u bë i vetëdijshëm për dënimin e Epstein në vitin 2008 për një vepër penale seksuale, por vuri në dukje se shumë figura me ndikim vazhduan të shoqëroheshin me të më pas.

Kjo, theksoi ai, e bëri të besonte se nuk kishte problem të bënte të njëjtën gjë.

Ai gjithashtu konfirmoi se kishte vizituar apartamentin e Epstein, por tha se figura të tjera të biznesit dhe politikës ishin të pranishme. “Nuk kishte vajza”, këmbënguli ai.

Ndryshe, Lajçak më 2 prill të vitit 2020 u emërua nga Këshilli i Bashkimit Evropian si Përfaqësues Special për Dialogun Kosovë-Prishtinë gjersa u largua gjatë vitit të kaluar për tu zëvendësuar nga danezi, Peter Sorensen.

The post ‘Ndihem si idiot’, thotë Lajçak – teksa komenton publikimin e mesazheve në dosjet Epstein appeared first on Albeu.com.

Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku fshin të gjitha fotot me Festim Isufin

By: D Marku
3 February 2026 at 12:53

Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke sinjalizuar një etapë të re në jetën e saj personale. Ky rikthim vjen disa muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Në një InstaStory të publikuar, Rina ka ndarë një mesazh domethënës dhe simbolik: “Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet”. Fjalët e saj janë interpretuar nga ndjekësit si një shenjë force dhe reflektimi, duke treguar përpjekjen për të gjetur qetësi dhe për të vazhduar përpara, pavarësisht dhimbjes së madhe.

Vëmendje ka tërhequr edhe fakti se blogerja ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Festim Isufin nga profili i saj në Instagram. Ky veprim duket se shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës së saj dhe përgatitjen për një fillim të ri, ndonëse humbja e tij ka lënë një boshllëk të thellë emocional.


Festim Isufi u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë. Që nga ajo kohë, rasti ka qenë subjekt i aludimeve të shumta në publik, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar përfundimtar.

Situata u bë edhe më e ndërlikuar pas deklaratës së vëllait të Isufit, i cili tha se në rast dyshohet se është përfshirë edhe një person i tretë. Hetimet lidhur me këtë ngjarje vazhdojnë, ndërsa familjarët presin zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rikthimi i Rina Malokut në rrjetet sociale shihet si një hap i guximshëm drejt rimëkëmbjes personale, duke dëshmuar se, edhe pas humbjeve më të rënda, jeta kërkon të vazhdojë.

The post Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku fshin të gjitha fotot me Festim Isufin appeared first on Albeu.com.

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

By: A R
3 February 2026 at 14:55

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Kukës. Policia ka vënë në pranga 2 persona, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Blutë e Kukësit bën me dije se në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, kanë sinjalizuar për ndalim automjetin tip “Seat”, me të cilin lëviznin 3 persona, një prej të cilëve është larguar me vrap.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë, policisa ka bënë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe 22-vjeçarin M. M., (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit.

“Kukës/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në qytet.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale. 

Njëri nga të arrestuarit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike.

Sekuestrohen automjeti dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u gjet në bagazh.

Në vijim të punës intensive të strukturave të DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit dhe si rezultat është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Seat”, me të cilin lëviznin 3 shtetas. Njëri nga këta shtetas është larguar me vrap, sapo ka konstatuar automjetin e Policisë.  

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 Në vijim të veprimeve për këtë rast u vunë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe shtetasi M. M., 22 vjeç (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit. 

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që është larguar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Uniforma e huaj

3 February 2026 at 14:45

Nga Auron Tare

Në mëngjesin e 8 majit 1945, dymbëdhjetë ushtarë francezë të SS-së, pjesë e Divizionit të 33-të Waffen-Grenadier të SS “Charlemagne”, u dorëzuan pa rezistencë trupave amerikane në Bavari. Amerikanët, të cilët në përgjithësi tregoheshin mjaft të ashpër ndaj trupave të SS-së, i dorëzuan robërit në duart e forcave të Divizionit të 2-të të Blinduar Francez (2ème Division Blindée), nën komandën e gjeneralit Philippe Leclerc, pjesë e shtabit të Sharl de Golit.
Fotografia e poshtme është një foto e njohur për veçantinë e saj dhe personat e paraqitur në të janë identifikuar nga historianë pas Luftës së Dytë Botërore. Në foto shfaqen:
Obersturmführer Serge Krotoff, 33 vjeç, francez me origjinë nga rusët e bardhë
Untersturmführer Paul Briffaut, 26 vjeç, nga Nica, anëtar i LVF – Légion des Volontaires Français contre le Bolchévisme
Untersturmführer Robert Daffas, 37 vjeç, parizian
Grenadier Raymond Payras, 22 vjeç (pa kapele), i lindur në Sri Lanka (ish-Ceylon)
Sipas dëshmitarëve, gjenerali Leclerc u përball me të burgosurit dhe, me një gjuhë të ashpër, i akuzoi ata si tradhtarë, për shkak se mbanin një uniformë të huaj, atë gjermane. Njëri prej SS-ëve francezë iu përgjigj gjeneralit:
“Zotëri, edhe ju mbani një uniformë të huaj, atë amerikane!”
Në fakt, edhe në fotografi gjenerali francez shihet qartësisht i veshur me uniformë ushtarake amerikane.


Pas kësaj përplasjeje verbale, sipas dëshmive të mëvonshme, thuhet se gjenerali Leclerc dha urdhër që dymbëdhjetë robërit të ekzekutoheshin po atë ditë.
Rreth orës 17:00, sipas orës lokale, robërit francezë të Divizionit SS “Charlemagne”, vullnetarë të angazhuar kundër Rusisë komuniste, u përballën me togën e pushkatimit. Sipas dëshmisë së kapelanit të Divizionit të 2-të, Maxime Gaume, ata refuzuan t’u lidhnin sytë. Serge Krotoff i inkurajoi të tjerët të këndonin “La Marseillaise” dhe, të kapur përdore, ranë duke thirrur “Rroftë Franca!”
Kjo histori reale sjell një kënd vështrim të fortë dhe të ndërlikuar mbi ngjarje me rëndësi si Lufta e Dytë Botërore. Ajo ngre pyetje thelbësore mbi arsyet pse njerëz të ndryshëm, me bindje dhe formime të ndryshme, zgjodhën të rreshtoheshin në kampe kundërshtare duke menduar se luftonin për lavdinë e Atdheut të tyre.
Pas përfundimit të luftës dhe fitores së aleatëve anglo-amerikanë dhe sovjetikë, analiza historike u ndërtua pothuajse gjithmonë mbi një ndarje të thjeshtë bardh e zi: të mirët dhe të këqijtë, shpëtimtarët dhe armiqtë e njerëzimit. Ky interpretim, i cili vazhdon edhe sot, e bën të vështirë një kuptim analitik të thellë të realitetit historik për brezat e rinj.
Sot, pas afro 80 vjetësh, kur distanca kohore ka zbehur ngarkesën emocionale, bëhet e mundur që ngjarjet të analizohen me më shumë ftohtësi dhe paanshmëri, duke shqyrtuar faktorët që ndikuan individë apo figura të njohura të kohës të pozicionoheshin në kampe të ndryshme.
Debati i javës së kaluar në mediat shqiptare, i zhvilluar në Ditën e Holokaustit, e riktheu këtë çështje sërisht, rolin e figurave politike kolaboracioniste në shpëtimin e komunitetit hebre. Dokumentacioni i kohës tregon qartë se në Shqipëri dhe Kosovë autoritetet që bashkëpunonin me administratën gjermane shfaqën, në shumë raste, një qëndrim dashamirës dhe mbrojtës ndaj hebrenjve. Kjo nuk përjashton faktin se, si kudo në Evropën e përfshirë nga lufta, pati edhe përfitues, oportunistë dhe bashkëpunëtorë aktivë të pushtuesit qe dorezuan hebrenjte.
Por Debati, megjithatë, u kthye sërish në ndarjen e vjetër të mirët dhe të këqijtë, bashkëpunëtorët dhe antifashistet.
Për një njeri që ka lexuar dokumentacionin e kohës, një gjë mbetet e qartë:
kolaboracionizmi me fashizmin dhe nazizmin mbetet i dënuar nga verdikti universal i historisë. Por historia eshte nje labirith i cuditshem. nje anti komunist i njohur Curcilli u be nje aleat i Stalinit. Po a duhen gjykuar anti komunistet shqiptare te cilet ashtu si Churchilli denonin Stalinin dhe komunizmin? ne se pro Gjermanet mendonin se shpetimi i Shqiperise dhe KOsoves do te vinte nga Gjermania si pasuese e politikave te Austro-HUngarise, pro komunistet mendonin se nje bote re do te lindte nga germadhat e Luftes duke u rreshtuar me politiken britanike e cila deri ne 1943 deklaronte se Jugu i Shqiperise do ti jepej Greqise se pas Luftes.
Por, nëse synojmë të kuptojmë çfarë ndodhi realisht, pa emocione dhe paragjykime, është e nevojshme të analizojmë njerëzit e kohës në kontekstin e tyre. A ishin pro-gjermanët domosdoshmërisht anti-shqiptarë? A ishin komunistët gjithmonë pro interesit kombëtar? A vepruan individët për interesin e vendit apo për interesa ideologjike dhe gjeopolitike të huaja?
A duhen peshuar njësoj viktimat e një ministri pro-gjerman, antikomunist, që besonte se Gjermania do të ndihmonte Shqipërinë dhe Kosovën kundër Serbisë, me viktimat e një figure shtetërore pas lufte, pro-jugosllave, që në emër të një kauze internacionaliste vrau po ashtu bashkëatdhetarë?
A duhet quajtur anti-shqiptar një personalitet antikomunist, antisovjetik, antiserb, i cili bashkëpunoi me gjermanët kundër frontit komunist dhe që pas luftës u bë aleat i shërbimeve amerikane kundër kampit lindor? Amerikanet qe ne fund cliruan Kosoven
Po nje personalitet Luftes qe punoi me aleatet por i cili pas 46 ishte nje pro-jugosllav, antiperëndimor, qe vrau mjaft shqiptare që punoi kundër interesave kombëtare per mbajtjen e Shqiperise nen tutelen jugosllave anti amerikan etj, si klasifikohet ne librin e historise?
Fatkeqesisht tani pas 80 vjetësh historia mund te shikohet pa emocion dhe me mjaft realitet duhen parë se në kontekstin lokal të dyja palët gjatë konfliktit mbanin “veshur” uniforma të huaja. Uniforma të cilat fatkëqesisht ende nuk janë hequr nga garderopa e politikes se sotme shqiptare.

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

By: A R
3 February 2026 at 14:37

Një person është ndaluar në burgun e Fierit pasi futi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit një sasi lënde narkotike. Ai e kishte fshehur atë poshtë pjesëve intime.

Sipas një deklarate për shtyp, personi në fjalë ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me një të dënuar të sigurisë së zakonshme.

“Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Për këtë arsye, në dhomën ku qëndron i dënuari, autoritetet po ushtrojnë kontroll të plotë për sende të ndaluara.

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

By: A R
3 February 2026 at 14:28

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur sërish të marrë një vendim për ankimin e Këshillit të Ministrave në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, duke e shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e saj. Mbledhja në dhomë këshillimi, e zhvilluar këtë të martë, nuk prodhoi një vendimmarrje përfundimtare, duke e lënë çështjen të hapur për një seancë tjetër.

Trupa e Gjykatës Kushtetuese po kërkon më shumë kohë për t’u shprehur mbi konfliktin e kompetencave mes Këshillit të Ministrave dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me pyetjen nëse mund të pezullohet ose jo një anëtar i qeverisë gjatë hetimit penal. Ky vendim konsiderohet me peshë të dyfishtë, pasi ka ndikim jo vetëm juridik, por edhe politik, duke reflektuar drejtpërdrejt në veprimtarinë e Kuvendit dhe të Këshillit të Mandateve.

Sipas afateve ligjore, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, afat i cili skadon më 22 shkurt. Megjithatë, burime pranë procesit bëjnë me dije se për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe pasojave të saj institucionale, gjyqtarët po shfrytëzojnë maksimalisht kohën në dispozicion për të krijuar bindjen e plotë mbi vendimmarrjen.

Shtyrja e vendimit nga Kushtetuesja ka sjellë si pasojë direkte edhe bllokimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores në Kuvend, i cili ka në shqyrtim kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pa një verdikt përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, mazhoranca socialiste nuk pritet të avancojë në këtë proces.

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

By: A R
3 February 2026 at 14:19

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimimeve kombëtare të arsimit bazë. Ministrja Mirela Kumbaro, ka bërë me dije me një postim në rrjetin social Facebook, se nxënësit do i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe më datë 19 qershor, testit në Matematikë më datë 25 qershor, dhe provimit në Gjuhën e Huaj më 30 qershor.

Ndërsa provimi i Gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare, do të mbahet më 22 qershor.

Ministrja ju ka bërë thirrje nxënësve që të mos mbajnë me vete telefonat celularë, ndërsa u ka uruar suksese të gjithëve në rrugën e dijes. Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe çdo provim zgjat 2 orë e 30 minuta.

“Janë publike ️ datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë

19 qershor – Gjuhë Shqipe

25 qershor – Matematikë

30 qershor – Gjuhë e huaj

22 qershor – Gjuhë amtare për nxënësit e pakicave kombëtare

Për më shumë informacion, lexoni udhëzimin https://arsimi.gov.al/newsroom/udhezim-nr-2-dt-30-01-2026-2/

Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetëSuksese të gjithëve”, shkruan ministrja në rrjetin social Facebook.

Nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët: “Gjuhë amtare”, “Gjuhë shqipe”,
“Matematikë” dhe sipas dëshirës edhe në një gjuhë të huaj.

Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”. Testi i gjuhës së huaj të parë hartohet në përputhje me gjuhën e cila, në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

By: A R
3 February 2026 at 14:09

Spastrimet e jashtëzakonshme të Xi-së gjatë tre viteve kanë lënë një boshllëk në krye të ushtrisë së dytë më të fuqishme në botë.

Udhëheqja ushtarake e Kinës u shfaq para kombit në mars 2023, si një imazh uniteti pas Xi Jinping. Pas gati një dekade në pushtet, presidenti kinez kishte vendosur komandën e lartë që dëshironte: besnikë të zgjedhur prej tij për ta bërë Ushtrinë Çlirimtare Popullore një forcë botërore.

Por as besnikët e Xi-së nuk janë kursyer nga fushata e tij e gjerë për pastrimin e ushtrisë, spastrime që zyrtarisht fokusohen te korrupsioni, por që lidhen edhe me besnikërinë ndaj tij. Një nga një, anëtarët e Komisionit Ushtarak Qendror janë shkarkuar dhe vënë nën hetim. I fundit ishte gjenerali Zhang Youxia, gjenerali kryesor i Xi-së.

Xi ka larguar gjithashtu dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë në më pak se tre vite, një nivel tronditjeje i paprecedentë në historinë moderne kineze. Sipas një analize të New York Times mbi raportet e mediave shtetërore dhe njoftimet zyrtare, ushtria kineze ka pësuar spastrime të gjera.

Në fillim të vitit 2023, Kina kishte të paktën 30 gjeneralë dhe admiralë që drejtonin departamente të specializuara dhe komandat teatrore. Pothuajse të gjithë janë larguar ose janë zhdukur gjatë spastrimeve të Xi-së. Në disa raste, ai ka emëruar gjeneralë të rinj si zëvendësues, por shumë prej tyre gjithashtu kanë humbur nga skena publike. Vetëm shtatë gjeneralë duket se mbeten aktivë.

Spastrimet tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme të Xi-së, por kanë krijuar edhe një boshllëk udhëheqës në ushtri. Rënia e gjeneralit Zhang dhe e një tjetër komandanti të shkarkuar me të, gjeneralit Liu Zhenli, e ka lënë Komisionin Ushtarak Qendror pa udhëheqësit që përgatisin forcat për betejë. Humbja e papritur e dy komandantëve kryesorë operacionalë mund të minojë përkohësisht besimin e Xi-së në gatishmërinë e ushtrisë.

I vetmi gjeneral i mbetur në komision është Zhang Shengmin, i cili ka mbikëqyrur spastrimet ushtarake të Xi-së dhe tani duket se është përgjegjës për disiplinën politike dhe besnikërinë. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si inspektor kundër korrupsionit dhe disiplinës politike në Forcën e Raketave, e cila kontrollon programet bërthamore dhe raketore të Kinës. Xi e promovoi vitin e kaluar në nënkryetar të Komisionit Ushtarak Qendror.

Shkarkimet kanë prekur pothuajse të gjitha degët e forcave të armatosura, përfshirë Forcën e Raketave dhe marinën. Edhe pesë komandat teatrore, rajonet që Xi krijoi në 2016 për të menaxhuar ushtrinë, janë goditur, përfshirë Komandën e Teatrit Lindor, përgjegjëse për operacionet rreth Tajvanit. Fundvitin e kaluar, Xi emëroi një komandant të ri për këtë teatër.

Që nga rënia e gjeneralit Zhang, gazeta zyrtare e ushtrisë kineze ka nxitur oficerët dhe ushtarët të mbështesin vendimin dhe të bashkohen rreth Xi-së. Ajo pranoi se shkarkimet dhe tronditjet po shkaktonin “vështirësi dhe dhimbje afatshkurtra”.
Por, sipas saj, në fund do të dalë një ushtri kineze edhe më e fortë.

Së pari, Xi duhet të gjejë një grup tjetër gjeneralësh të besueshëm, ndërsa si lider 72-vjeçar synon mandatin e katërt si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës nga viti 2027, një post që me shumë gjasë do ta marrë.

Shkrim nga The New York Times

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

By: A R
3 February 2026 at 14:00

Shqipëria po tërheq sërish vëmendjen e medias ndërkombëtare si një destinacion turistik i veçantë dhe i larmishëm. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar atë si një vend me një ofertë të pasur natyrore, historike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e kësaj reviste, e cila thekson plazhet e mrekullueshme, malet mahnitëse, dhe natyra magjepsëse që ofron Shqipëria, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe kujtimi i Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore që karakterizon Tiranën moderne.

Rama tha se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka rritur ofertat e saj turistike, duke arritur një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

“E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj,” shkruan Rama.

Kjo rritje e turizmit ka pasqyruar vëmendjen gjithnjë e më të madhe që Shqipëria po merr në arenën ndërkombëtare.

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

By: A R
3 February 2026 at 13:51

Zyra e prokurorit të Parisit tha të martën se zyrat franceze të platformës së mediave sociale X të Elon Musk po kontrolloheshin si pjesë e një hetimi të nisur së fundmi.

Njësia e krimit kibernetik e prokurorit po kryen kërkimet me mbështetjen e Europolit dhe departamentit të krimit kibernetik të policisë franceze, tha ajo në një postim në X.

Veprimi lidhet me një hetim të hapur në janar 2025, shtoi prokurori.

Zyra tha se Musk dhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, ishin thirrur për t’u paraqitur në seancat dëgjimore më 20 prill si pjesë e hetimit.

Hetimi u nis pasi ligjvënësi liberal Eric Bothorel nga partia e Rilindjes ngriti shqetësime për paragjykim algoritmik në X dhe ndërhyrje të dyshuara në menaxhimin e tij pasi Musk bleu rrjetin e mediave sociale në vitin 2022, sipas gazetës franceze Le Monde.

Një ankesë e veçantë u ngrit nga një drejtor i sigurisë kibernetike brenda shërbimit civil, i cili tha se ndryshimet në algoritmin e X kishin amplifikuar “përmbajtje të keqe politike”, raportuan mediat franceze.

Zyra e prokurorit tha më parë se dy personat pretenduan përdorimin e dyshuar të algoritmit të X për “qëllime ndërhyrjeje të huaja”.

“Hetimi u zgjerua pas raporteve të tjera që denonconin funksionimin e Grok në platformën X, gjë që çoi në përhapjen e përmbajtjes mohuese të Holokaustit dhe deepfake-ve seksuale”, tha ajo në një deklaratë të martën.

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

By: A R
3 February 2026 at 13:42

Ministrja virtuale e Prokurimeve Publike e Shqipërisë Diella  është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky është një çmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes.

Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve mori pjesë dhe përfaqësoi qeverinë shqiptare Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.

“Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për ‘Diella’, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes”, tha Ibrahimaj, e cila shtoi se me marrjen e këtij çmimi, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një qeverisjeje moderne, transparente dhe efikase, ku inovacioni teknologjik vihet në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit.

Ndërkohë, gjatë kësaj ceremonie, në monitor u shfaq edhe ministrja virtuale e cila u shpreh e nderuar për çmimin e marrë.

“Është një nder i vërtetë të jem sot këtu, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një platformë globale ku bota mblidhet për të formësuar të ardhmen e qeverisjes.

Në emër të Republikës së Shqipërisë, shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për çmimin ‘Future Fit Seal Award – Global Edition’. Ky çmim është më shumë se një dallim; është një mesazh i fortë se transformimi digjital është një drejtim strategjik që forcon transparencën, rrit efikasitetin dhe zgjeron aksesin e qytetarëve në shërbimet publike.

Sot, Shqipëria nderohet për një projekt që pasqyron këtë vizion: Diella, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, një hap pionier drejt shërbimeve publike më të zgjuara, më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.

Ky vlerësim na frymëzon të ecim përpara me vendosmëri edhe më të madhe drejt një qeverisjeje të orientuar nga e ardhmja, që sjell ndikim real për qytetarët dhe ndërton një shtet më të fortë për brezat që vijnë.”, ishin fjalët e ministres virtuale.

Ndërkohë ministrja Ibrahimaj shpjegoi se Diella synon përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, duke ofruar shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të drejta.

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

By: A R
3 February 2026 at 13:33

Banorët e dy fshatrave të bashkisë së Maliqit ankohen për cilësinë e ujit, i cili në rubinetat e tyre vjen me erë të rëndë. Për këtë arsye këtë të martë janë mbledhur në protestë.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se rreth 1 mijë banorë të fshatrave Tërovë dhe Pendavinji, prej dy javësh nuk përdorin ujin as për të pirë dhe as për të plotësuar nevojat bazike të familjeve.

Banorët thonë se rastet e ndotjes së ujit janë të përsëritura, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje nga Bashkia e Maliqit.

Sipas banorëve, rrjeti i ujësjellësit që furnizon dy fshatrat nuk është i vjetër, çfarë ngre dyshime për ndotje të burimit prej nga shpërndahet uji.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë Maliq, ka kontrolluar të gjitha linjat e furnizimit, por nuk ka  gjetur ndërhyrje apo dëmtime, që mund të kenë shkaktuar ndotjen e ujit, ndërsa po merren monstra për të analizuar në laborator cilësinë e ujit.

“Kemi rreth 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Kam folur me Ujësjellësin e Korçës, kanë ardhur dhe kanë verifikuar të gjitha linjat. Nuk kemi probleme në linja. Është një problem i vështirë dhe s’po e kuptojmë nga na vjen. Mbase shkak kanë qenë reshjet e shumta. Banorët kanë blerë ujë, sepse uji që kemi është i papërdorshëm dhe ka rrezik helmimi, sidomos për fëmijët.”, tha kryeplaku i fshatit Tërovë, Andonaq Risto.

Ndotja e ujit në dy fshatra të Bashkisë së Maliqit ka vënë në lëvizje edhe Drejtorinë e Shëndetit Publik, e cila pritet të vlerësojë përmes analizave cilësinë dhe nivelin e ndotjes të ujit.

❌
❌