Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Lajme Shqiperi

21:30 Qelitë plot me të paraburgosur/ Më shumë se gjysma e njerëzve ne burgje, pa dënim nga gjykata

By: EL
29 January 2026 at 21:30

Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të paraburgosurve në Evropë. Numri i lartë i paraburgimeve përbën një nga sfidat më të ndjeshme në sistemin e drejtësisë.

“Të dhënat flasin qartë: përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit nuk është vetëm një problem statistikor, por një problem thelbësor i të drejtave të njeriut, i prezumimit të pafajësisë dhe i proporcionalitetit të ndërhyrjes së shtetit. Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë”, tha ai.

Që prej nëntorit te viti 2025 mbi 4500 persona ndodhen ne burgje, me shume se gjysma e tyre ndodhen ne paraburgim.

“Pra, mbi gjysma e personave që ndodhen në burgjet tona janë ende pa një vendim të formës së prerë, për më tepër, për një kohë shumë herë më të gjatë se ajo e zbatueshme në vendet e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Lamallari theksoi se Shqipëria vend kandidat i Bashkimit Evropian duhet të ndahet një herë e mirë nga mendësia dhe politika e ashpër penale për të paraburgosurit.

“Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në Bashkimin Evropian për të njëjtat vepra penale; Kodi i Procedurës Penale, do duhet ndryshuar për të garantuar qartë dhe pa ekuivok të njëjtat garanci procedurale për lirinë dhe sigurinë e personit, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi ai./et

21:23 Dokumentar i ri për Michael Schumacherin do të publikohet në Netflix këtë vit

By: EL
29 January 2026 at 21:23

Shërbimi i njohur i transmetimit Netflix ka njoftuar se një dokumentar i ri bazuar në sezonin në të cilin kampioni shtatë herë i Formula 1, Michael Schumacher, fitoi titullin e tij të parë do të publikohet këtë vit.

Schumacher është një nga pilotët më të suksesshëm në historinë e Formula 1 me një rekord prej shtatë titujsh dhe 91 fitoresh në gara midis viteve 1991 dhe 2012. Piloti aktual i Ferrarit, Lewis Hamilton, ka të njëjtin numër titujsh.

Gjermani siguroi kurorën e tij të parë me ekipin Benetton në vitin 1994 dhe e mbrojti titullin sezonin pasardhës përpara se të siguronte pesë tituj radhazi me Ferrarin midis viteve 2000 dhe 2004.

Sezoni i vitit 1994 u shënua nga vdekja e kampionit të trefishtë të botës Ayrton Senna në Çmimin e Madh të San Marinos, me Schumacher që përfundimisht siguroi titullin në rrethana të diskutueshme në finalen e sezonit në Adelaide pas një përplasjeje me Damon Hill.

Benetton u vu gjithashtu nën akuza për mashtrim të pavërtetuara pasi u vendos ndalimi i ndihmave për shoferët, përfshirë kontrollin e tërheqjes, në fund të sezonit 1993.

Netflix njoftoi në një aktivitet në Berlin të mërkurën se fitorja e Schumacher në vitin 1994 do të përjetësohet në një dokumentar të ri të quajtur “Schumacher ’94”, i cili do t’i sjellë në jetë ngjarjet e atij sezoni.

Gruaja e Schumacherit, Corinna, do të shfaqet në film, i cili është prodhuar nga LEONINE Documentaries dhe drejtuar nga Christine Freitag. Filmi do të shfaqet premierë këtë vit.

“Viti 1994, i cili është ndër sezonet më dramatike dhe emocionuese të garave në historinë e Formula 1, u shënua nga ngjarje me ndikim të tilla si aksidenti fatal i Ayrton Sennës, si dhe akuza për manipulim dhe manovra të padrejta drejtimi. Në të njëjtën kohë, u shfaq një ‘mani Schumi’ e vërtetë. Gruaja e Michaelit, Corinna Schumacher, dhe të tjerë të afërt me të e kujtojnë atë nga ajo kohë. Ata kujtojnë një luftëtar të pakompromis në pistën e garave dhe një burrë të ndjeshëm dhe empatik jashtë pistës. Corinna Schumacher, e cila gjithmonë ka qenë mbështetja e tij emocionale, ofron gjithashtu një pasqyrë të fillimeve të një historie dashurie të jashtëzakonshme, një histori që vazhdon të jetë e fortë edhe sot”, thuhet në trailerin e filmit.

Netflix, i cili prodhon një seri dokumentarësh vjetorë rreth F1 të quajtur “Drive to Survive”, më herët në vitin 2021 publikoi një dokumentar rreth jetës së Schumacher, të titulluar thjesht “Schumacher”.

Schumacher nuk është parë në publik që kur pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në dhjetor 2013. /et

21:11 Miqësitë me tre persona rrallë funksionojnë: Pse gjithmonë dikush ndihet “tepricë” (Lifestyle)

By: EL
29 January 2026 at 21:11

Si krijohet çekuilibri në treshe dhe pse ndjenja e përjashtimit është kaq e zakonshme

A jeni gjendur ndonjëherë në një dinamikë miqësie ku vazhdimisht ndiheshit si “tepricë”? A ju ka ndodhur të mësoni për aktivitete ku, me sa duket, ftesa juaj kishte munguar? Nëse po, a ishte ajo një miqësi me tre persona?

Miqësitë me tre anëtarë janë të vështira për t’u menaxhuar dhe mund të bëhen shpejt toksike, nëse të gjithë nuk ndihen të përfshirë.

Pse janë këto miqësi kaq të vështira?

Kur bëhet fjalë për miqësinë, mund të mendoni se “sa më shumë, aq më mirë”. Por te të ashtuquajturat miqësi treshe, ekziston një çekuilibër i natyrshëm që shpesh është i vështirë për t’u kapërcyer.

– Ekziston një çekuilibër i brendshëm në një grup prej tre personash, ku lidhja mes dy anëtarëve mund ta bëjë lehtësisht të tretin të ndihet i nënvlerësuar, shpjegon psikologia klinike Sabrina Romanoff për Verywell Mind, përcjell Telegrafi.

– Kërkohet një nivel i lartë pjekurie emocionale, konsiderate dhe vetëdijeje, që komunikimi dhe vendimmarrja të ndodhin në mënyrë të tillë që të gjithë të dëgjohen, të pranohen dhe që kontributi i secilit të vlerësohet.

A mund të jenë të shëndetshme miqësitë me tre persona?

Nuk është për t’u habitur që disa nga problemet më të shpeshta në këto miqësi janë ndjenja e përjashtimit, pasiguria për vendin personal në grup dhe mungesa e reciprocitetit. Mjafton një shaka e brendshme, një interes i përbashkët ose një hobi i përbashkët që dy anëtarë të ndihen më të afërt, duke e lënë të tretin pas.

– Elementi kyç i një tresheje të shëndetshme është njohja e këtij çekuilibri dhe përpjekjet e qëllimshme për t’u rilidhur dhe përfshirë të gjithë, shton ajo.

Kjo mund të përfshijë hapjen e bisedave dhe shakave ku të gjithë anëtarët mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë. Njëkohësisht, është krejtësisht në rregull që secili të ketë edhe miqësi individuale.

Në miqësitë treshe shpesh ekziston pritshmëria që gjithçka të bëhet së bashku, por psikologët këshillojnë se duhet të ketë hapësirë edhe për dinamikën një-me-një. Vetëm pse dy persona nga grupi dalin ndonjëherë bashkë për kafe ose ndajnë një shaka të brendshme, kjo nuk do të thotë automatikisht se personi i tretë është i përjashtuar. /et

21:00 Monitorim satelitor në të gjithë vendin! Shqipëria zgjat me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane Satellogic

By: EL
29 January 2026 at 21:00

Qeveria shqiptare ka zgjatur marrëveshjen me kompaninë amerikane Satellogic për monitorim të satelitor të të gjithë vendit.

Lajmi është bërë publik nga vetë kompania në faqen e saj të internetit.

Zgjatja e kontratës për 11 muaj vjen mbi bazën e një marrëveshjeje trevjeçare të nënshkruar më herët në vitin 2022, e cila i garantoi Shqipërisë kapacitet të dedikuar satelitor nëpërmjet dy satelitëve Albania-1 dhe Albania-2 të cilët u lëshuan në hapësirë në janar të vitit 2023.

Sipas marrëveshjes së zgjatur, institucionet shqiptare do të vijojnë të marrin imazhe satelitore me rezolucion të lartë, deri në 50 centimetra, që mbulojnë të gjithë territorin e vendit. Kjo u mundëson autoriteteve shqiptare mbikëqyrje të vazhdueshme dhe një rrjedhë të centralizuar informacioni për prioritetet kombëtare.

Monitorimi satelitor do të përdoret për disa fusha kyçe, përfshirë ndërtimet pa leje, shpyllëzimin, menaxhimin e burimeve natyrore, si edhe reagimin ndaj emergjencave dhe fatkeqësive natyrore. Qasja e re synon kalimin nga reagimi pas ngjarjeve, drejt një vëzhgimi të vazhdueshëm dhe parandalues.

“Jemi të kënaqur që po vazhdojmë partneritetin me Shqipërinë, e cila po i jep përparësi monitorimit në shkallë kombëtare,” tha Jeff Kerridge, zëvendëspresident për shitjet globale në Satellogic. “Qeveritë kanë nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme, jo vetëm pamje sporadike. Kjo marrëveshje tregon se monitorimi i përhershëm është tashmë i nevojshëm dhe i përballueshëm ekonomikisht.”

Në bazë të marrëveshjes fillestare, dy satelitët do të përdoren për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të vendit për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Marrëveshja për ngritjen e satelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit Satellogic USA Inc u nënshkrua më 29 shtator të vitit 2022 me një vlerë prej 6 milionë dollarësh./ET

20:50 Pse stabiliteti i Iranit është bërë çështja numër një për Ankaranë?

By: EL
29 January 2026 at 20:50

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë (MGK) mbajti të mërkurën një mbledhje të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, në të cilën u shqyrtuan çështje kyçe rajonale dhe globale, me fokus të veçantë te Irani, Siria dhe Gaza.

Në deklaratën e publikuar pas mbledhjes, Këshilli theksoi se stabiliteti dhe paqja në Iran janë me rëndësi jetike për sigurinë më të gjerë rajonale. Gjatë takimit u analizuan zhvillimet politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 2025, si dhe u përcaktuan hapat strategjikë dhe masat që Turqia do të ndërmarrë në vitin 2026 për të ruajtur sigurinë kombëtare.

Këshilli riafirmoi mbështetjen e palëkundur për përpjekjet e Sirisë në ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit politik. Theks i veçantë iu kushtua krizës humanitare në Palestinë.

Anëtarët e Këshillit u informuan për operacionet e suksesshme kundër organizatave terroriste si PKK/KCK-PYD/YPG, FETÖ dhe ISIS, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Gjithashtu, u theksua mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Somalisë. Ankaraja bëri të ditur se do të vazhdojë të përmbushë “detyrimet vëllazërore” në mbështetje të luftës së popullit somalez kundër terrorizmit.

U diskutua edhe situata aktuale e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve për veprim të përgjegjshëm, në mënyrë që pasojat e konfliktit të mos rrezikojnë stabilitetin në rajonin e Detit të Zi.

“Turqia do të vazhdojë të investojë përpjekje për t’i dhënë fund luftës që rrit rreziqet globale dhe do të punojë për përcaktimin e shpejtë të kushteve për një paqe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim theksohet se Turqia do të vazhdojë edhe në vitin 2026 diplomacinë multidimensionale, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në zonat e krizës, nga fqinjësia e afërt deri në Azi, Afrikë dhe Evropë.

Ky mesazh i Këshillit turk vjen në kulmin e tensioneve më të mëdha mes Uashingtonit dhe Teheranit në vitet e fundit. Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëron ndërhyrje ushtarake dhe dërgon flotën detare drejt brigjeve iraniane, shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, paralajmëron se një sulm ndaj Iranit do të ishte “një gabim katastrofal”.

Fidan u ka thënë së fundmi partnerëve amerikanë se Irani nuk duhet të bëhet “Venezuela e re”, duke theksuar se Ankaraja nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj përpjekjeve për destabilizimin e fqinjit të saj të drejtpërdrejtë.

Pak më vonë, shefi i diplomacisë turke përsëriti se një konflikt i ri me Iranin do të ishte një gabim i madh, duke theksuar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në negociatat për programin bërthamor. /et

20:38 Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

By: EL
29 January 2026 at 20:38

Nga Eduard Zaloshnja

Në çdo protestë që thërret Berisha, paralajmëron se fundi i regjimit të “Ramaduros” është fare afër (“në kilometrin e fundit”, deklaroi në protestën më të fundit). Por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë opozitarë, nga rreth 500 mijë që votuan brenda vendit për koalicionin “madhështor” PD-ASHM (më 11 maj 2025).

Ata pak mijë protestues që sjellin në bulevard degët e PD-së janë mësuar tashmë me ritualin e protestave të Berishës – pasi mbaron fjalimin “Baca”, ca çuna të organizuar hedhin molotovë e fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, e pastaj shkojnë drejt shtëpisë…

Në sondazhin më të fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se plot 33% e të anketuarve i mbështesin arësyet e thirrjes së protestës nga Berisha. Me ekstrapolim të përafërt statistikor, i bie që rreth 630 mijë banorë të rritur të vendit i mbështesin arësyet e thirrjes së protestës nga Berisha, por ama, në protestën e fundit të thirrur prej tij nuk dolën as 1% e 630 mijëve…

Në qoftë se të paktën 15% e 630 mijëve të mësipërm do t’i përgjigjeshin thirrjes së Berishës 81-vjeçar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk do të gjehej dot vend ku të hidhej kokrra e mollës, dhe protesta do të zgjaste patjetër goxha më shumë se 2 orë…/et

20:30 Kur sporti kthehet në politikë, Macron nuk dëshiron të ulet pranë Vance në ceremoninë olimpike

By: EL
29 January 2026 at 20:30

Përgatitjet për ceremoninë hapëse të Olimpiadës Milano-Cortina po ecin me një ritëm shumë intensiv. Siç shkruan Corriere della Sera, takimi është më 6 shkurt, për spektaklin dhe ndezjen e flakadanit olimpik në stadiumin San Siro.

Këto ditë janë në punë edhe ambasadat e vendeve kryesore, në koordinim të ngushtë me Komitetin Olimpik.Uashingtoni ka konfirmuar praninë e zëvendëspresidentit J.D. Vance dhe të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Por ende mbetet e pasigurt, mes të tjerëve, është ardhja e Emmanuel Macron.

Në tribunën e autoriteteve në stadiumin Meazza, presidenti francez pritet të ulet pranë Vance. Por, sipas zërave, Macron do të preferonte të ulej diku tjetër. Me sa duket, në Paris ende nuk janë harruar tonet fyese të përdorura disa herë nga Donald Trump ndaj kreut të shtetit francez.

Sjellim ndërmend se presidenti amerikan fillimisht e talli Macron-in për syzet e tij me xhama blu pasqyrë, të cilat në fakt i përdorte për të trajtuar një irritim të syve. Më pas u mburr se mund ta detyronte kreun e Elizesë t’u nënshtrohej kërkesave të tij për çmimin e barnave. Së fundi, pati edhe përplasjen për Groenlandën, e cila tani duket sikur është në rrugën e zgjidhjes.

Është e mundshme që Komiteti Olimpik të gjejë një zgjidhje, edhe pse duket e vështirë që Macron të mungojë në një ceremoni ku pritësi do të jetë presidenti italian Sergio Mattarella. Për më tepër, Franca do të presë edicionin e ardhshëm të Olimpiadave Dimërore. Të shohim.

Paralelisht po përgatitet një rrjet i dendur takimesh bilaterale, në kuadër të eventeve zyrtare të planifikuara mes 5 dhe 6 shkurtit. Në veçanti, vëmendja përqendrohet te darka e liderëve botërorë, me praninë e Mattarella-s, mbrëmjen e 5 shkurtit, në Fabbrica del Vapore, gjithashtu në Milano.

Janë parashikuar takime edhe në javët pasuese. Për shembull, kancelari gjerman Friedrich Merz pritet të mbërrijë rreth datave 12 ose 13 shkurt. Ende nuk dihet se cili do të jetë programi i tij zyrtar./et

20:29 Kosova, vendi më i lirë për darkë në Evropë: Zvicra dhe Danimarka më të shtrenjtat

By: EL
29 January 2026 at 20:29

Last Updated on 29/01/2026 by EL

Një studim i fundit mbi çmimet e darkës për dy persona në vendet e Evropës ka zbuluar se një darkë në një restorant mesatar, pa pijet, mund të kushtojë shumë ndryshëm në varësi të vendit ku gjendeni.

Sipas të dhënave për vitin 2026 nga portali Ferrygogo, çmimet mesatare të një darke për dy persona në Evropë variojnë nga rreth £17.35 (rreth 20 €) deri mbi £139.56 (rreth 160.86 €) — me diferencë të ndjeshme mes vendeve veri‑perëndimore dhe juglindore.

Në këtë listë, Kosova renditet si vendi me darkën më të lirë për dy persona në Evropë, me një mesatare prej rreth £17.35 (20 €) për një vakt tre‑kursesh në një restorant të nivelit të mesëm, raporton ferrygogo.

Në krye të listës së vendeve më të shtrenjta janë Zvicra dhe Danimarka, ku çmimet e një darke për dy persona janë ndër më të lartat në kontinent.

Çmimet në Evropë: nga më lirët te më të shtrenjtë

Vendet me darkën më të lirë (për dy persona):

Kosova – rreth £17.35 / 20 €

Maqedonia e Veriut – rreth £21.15 / 24.38 €

Moldavia – rreth £26.30 / 30.32 €

Bosnja e Hercegovina – rreth £26.68 / 30.75 €

Serbia – rreth £33.26 / 38.34 €

Vendet me darkën më të shtrenjtë (për dy persona):

Zvicra – rreth £93.04 / 107.24 €

Danimarka – rreth £81.29 / 93.69 €

Luksemburgu – rreth £78.08 / 90.00 €

Norvegjia – rreth £77.96 / 89.86 €

Holanda / Irlanda / Finlanda / Belgjika – rreth £69.41 / 80.00 €

Në qytete të caktuara, çmimet mund të jenë edhe më të larta: në Lugano dhe Zug të Zvicrës, një darkë për dy persona mund të arrijë deri në £139.56 (160.86 €).

Vlerësime të tjera për pushime dhe vlera turistike

Studimi sugjeron se disa vende të Mesdheut ofrojnë një kombinim të mirë midis çmimeve të ushqimit dhe eksperiencave turistike.

Për shembull, Portugalia, Spanja, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë vlerë të mirë për turistët që dëshirojnë të shijojnë një darkë të këndshme pa çmime të larta, ndërsa vendet e veriut të Evropës mbeten më të kushtueshme për shpenzimet e restoranteve.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga hulumtimi i çmimeve mesatare të një darke tre‑kursesh për dy persona në restorante të klasit të mesëm, pa përfshirë pijet, në Europë për vitin 2026./et

20:22 Mario Mitaj kthehet titullar te klubi arab, ia lë vendin në ekip Benzema se refuzon të luajë “gratis”

By: EL
29 January 2026 at 20:22

Mario Mitaj është kthyer të luajë sot përsëri si titullar në radhët e klubit të Al Itihad në kampionatin arab të futbollit, në barazimin 2-2 që skuadra e tij regjistroi në transfertën ndaj Al Fateh.

Mbrojtësi është alternuar në këtë periudhë mes formacionit dhe tribunës, për shkak të limiteve me të huajt që janë në kampionatin arab të futbollit. Por prania e sotme në fushë ka të bëjë me një situatë të pazakontë që ka ndodhur me yllin e këtij ekipi, Karim Benzema.

Ky i fundit ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Al Itihad dhe përfaqësuesit e tij kishin shkuar të negocionin me sheikët për rinovimin e marrëveshjes. E ndërsa ata ishin në pritje të një oferte të ngjashme apo më të mirë se kjo aktuale, propozimi financiar i Al Itihad i ka lënë pa fjalë.

Shifrat që i janë vendosur para në tavolinë raportohet se kanë qenë shumë më të ulëta se ato që përfiton aktualisht futbollisti dhe përfaqësues të lojtarit i kanë cilësuar si tentativë për të bindur futbollistin të lante “gratis” për sheikët. Kësisoj, ato janë refuzuar, ndërsa edhe vetë Benzema, e ka cilësuar këtë si një dëm ndaj imazhit të tij dhe raportohet që ka refuzuar të luajë në ndeshjet e radhës të Al Itihad.

Kësisoj, në skuadër është hapur një vend për një të huaj dhe nga kjo ka përfituar Mitaj, i cili është përfshirë menjëherë në rreshtim nga trajneri Konseisao për takimin e sotëm./et

20:11 Shtohen tensionet SHBA-Iran, anije luftarake shtesë nisen drejt Lindjes së Mesme

By: EL
29 January 2026 at 20:11

Marina amerikane ka dërguar një anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan për Reuters të enjten, mes një grumbullimi të madh ushtarak në rajon dhe tensioneve në rritje.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se anija luftarake USS Delbert D. Black kishte hyrë në rajon në 48 orët e fundit.

Shkatërruesi amerikan i pajisur me raketa të drejtuara USS Delbert D. Black është vërejtur duke kaluar përmes Kanalit të Suezit në drejtim të Gjirit, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga faqja e gjurmimit MarineTraffic

Aktualisht, të paktën 10 anije luftarake të SHBA-së besohet se ndodhen në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln./et

DOKUMENTI/ Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI

By: Fax Web
29 January 2026 at 20:02

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka përzgjodhur kompaninë “Advanced Business Solutions”, në pronësi të biznesmenit Gerond Meçe, si fituese për tenderin e mirëmbajtjes së sistemit elektronik të vizitave dhe hyrje-daljeve në burgjet e vendit.

Kontrata me fond limit prej rreth 590 mijë eurosh është fituar nga kompania e Meçes me një çmim prej rreth 480 mijë euro.

Sipas njoftimit të fituesit, në garën për mirëmbajtjen e sistemit të vizitave në burgje u paraqitën 5 oferta nga kompani të ndryshme.

“Advanced Business Solutions” ishte eliminuar nga tenderat e AKSHI-t prej gati dy vitesh. Ndonëse kompania konkurronte thuajse në të gjithë tenderat e teknologjisë së informacionit ajo skualifikohej nga AKSHI.

DOSJA E SPAK

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, i cili u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë.

Në dëshminë e dhënë Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pasi e kishin marrë brenda në makinë ata i kishin komunikuar se ishte arrestuar dhe i kishin vendosur kapuçin në kokë për të mos parë itinerarin e lëvizjes.

Megjithatë Meçe thotë se e kishte kuptuar që ishte marrë peng pasi personat në makinë që ishin prezantuar si punonjës të BKH-së nuk dinin të vendosnin pranga.

SPAK ka akuzuar dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri se kanë urdhëruar pengmarrjen e Meçes.

Shifra rekord për Mbappe në Champions League, francezi në gjurmët e më të mëdhenjve

By: Fax Web
29 January 2026 at 19:52

Edhe në mbrëmjen e hidhur të Lisbonës, Kylian Mbappe la gjurmë.

Pavarësisht humbjes së Real Madridit ndaj Benfica (4-2), sulmuesi francez shënoi një dopietë, duke e çuar totalin e tij në 13 gola në fazën e ligës së Champions League.

Një rekord absolut, i ndihmuar edhe nga formati i ri me 8 ndeshje për skuadër.

Rruga e tij finalizuese ka qenë mbresëlënëse: dopietë ndaj Marseille, tripletë kundër Kairat Almaty, 4 gola ndaj Olympiacos, 2 kundër Monaco dhe dopieta e Lisbonës.

Një vazhdimësi që e bëri kryegolashënues të fazës së ligës, me 5 gola më shumë se Harry Kane.

Mbappe ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon më të mirë në fazën e grupeve (11 gola në 2015/16), ndërsa Messi, Lewandowski dhe Haller kishin arritur 10 gola.

Në raport me minutat, rekordi ndryshon: Lewandowski kryeson me 10 gola në 437 minuta (2019/20).

Në total, Mbappe ka 68 gola në 94 ndeshje në Champions League me Monaco, PSG dhe Real Madrid, më mirë se CR7 në të njëjtin numër paraqitjesh.

Kujdes edhe nga Erling Haaland; 56 gola në 56 ndeshje europiane.

Lubonja: Kushtetuesja po “luan volejboll” me Ramën, drejtësia me regji

By: armand
29 January 2026 at 21:29

Analisti Fatos Lubonja komentoi në Studio24, zvarritjen e procesit Balluku në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend. Fillimisht duke prekur komentet e deputetëve socialistë për shtyrjen në Këshillin e Mandateve, Lubonja u shpreh se nuk ka koment. Më tej, analisti shtoi se Kushtetuesja me shtyrjen tregon se po luan volejboll me Ramën, […]

The post Lubonja: Kushtetuesja po “luan volejboll” me Ramën, drejtësia me regji appeared first on BoldNews.al.

I sëmurë me tumor, pronari s’i jep paratë e raportit

By: Elva
29 January 2026 at 21:21

Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, udhëtoi nga Puka drejt Tiranës për të kërkuar zgjidhje për mospagesën e raporteve mjekësore për periudhën qershor–dhjetor 2025. Sipas ligjit, 14 ditët e para të raportit duhet të paguheshin nga punëdhënësi, HEC-i i Arstit, ndërsa pjesa tjetër nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por pagesat nuk janë kryer. […]

The post I sëmurë me tumor, pronari s’i jep paratë e raportit appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi (EMRI)

By: armand
29 January 2026 at 21:10

Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinës në Greqi, ku është plagosur me thikë një shtetas shqiptar i cilësuar nga autoritetet si një nga ekzekutorët më të rrezikshëm të botës së krimit. Mësohet se i plagosuri është Dhimitër Meci, 46-vjeç nga Labova e Gjirokastrës. Sipas informacioneve të mediave greke, […]

The post Plagoset me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Edison Memolla i dha rindërtimin e banesave në Rrogozhinë një komapine pa licencë

By: Elva
29 January 2026 at 20:55

Emisioni “Vetting” Në fakt e gjithë historia e Rindërtimit me grante individuale në njësinë administrative Sinaballaj të Rrogozhinës ka filluar në 30 mars 2023, kur administratorja Arta Danaj do të regjistronte kompaninë “Duka Tr Construction” me veprimtari në fushën e ndërtimit në kryeqytet. Këtu do të nisnin edhe dyshimet e para sepse për të realizuar […]

The post Edison Memolla i dha rindërtimin e banesave në Rrogozhinë një komapine pa licencë appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Vijojnë dëshmitë nga Elbasani, partnerja e mbron në seancë: Nuk është agresiv

By: armand
29 January 2026 at 20:42

Disa dëshmitarë kanë kaluar njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, e cila aktualisht po gjykon nëntë persona për vrasjen e Ardit Spahiut, kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Nga dëshmitarët, partnerja aktuale e Franc Gergely-t, i njohur si Çopja, i dyshuari kryesor për vrasjen, mori […]

The post Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Vijojnë dëshmitë nga Elbasani, partnerja e mbron në seancë: Nuk është agresiv appeared first on BoldNews.al.

Dimër ekstrem në Moskë, regjistron reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

By: Elva
29 January 2026 at 20:40

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka regjistruar gjatë muajit janar reshjet më të mëdha të dëborës në më shumë se dy shekuj, sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 29 janar janë matur rreth 92 milimetra reshje dëbore, shifra më e lartë e regjistruar në 203 vitet e fundit. Në […]

The post Dimër ekstrem në Moskë, regjistron reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet appeared first on BoldNews.al.

“Ka orë të tëra filmimesh”/ Këlliçi: Të gjithë shkonin te zyrat e Edi Ramës për leje dhe tendera

By: armand
29 January 2026 at 20:31

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka treguar sot se ekzistojnë orë të tëra filmimesh, dokumentimesh e fotografish, që tregojnë sesi funksionon shteti i qeverisur nga Edi Rama. I ftuar në A2 CNN, Këlliçi u shpreh se bazuar në këto materiale, rezulton se shumë individë shkonin direkt te zyra e kryeministrit për projekte në jug, leje kullash […]

The post “Ka orë të tëra filmimesh”/ Këlliçi: Të gjithë shkonin te zyrat e Edi Ramës për leje dhe tendera appeared first on BoldNews.al.

“Duka Tr Construction” shemb shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Rrogozhinë dhe braktis punimet

By: Elva
29 January 2026 at 20:20

Emisioni “Vetting” “Edhe këto rrjedhin. Ne s’kemi hyrë këtu brenda, ku do rrimë këtu brenda ne? Ato dy divane kanë qenë aty, po rrinë aty kot. Ne s’kemi… ku do të hysh këtu? Shtëpia e re kjo është, por halli është që çatia rrjedh. Ja! Shi, edhe ka pikuar! Kur ka rënë shi, që pikojnë […]

The post “Duka Tr Construction” shemb shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Rrogozhinë dhe braktis punimet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌