Los Anxhelos, 2 shkurt /ATSH/ – Regjisori i njohur amerikan Steven Spielberg ka fituar Grammy-n e tij të parë, si producent i dokumentarit “Music by John Williams”, i cili u vlerësua me çmimin “Best Music Film” në ceremoninë e sivjetme të çmimeve Grammy.
Me këtë fitore, Spielberg i afrohet statusit prestigjioz EGOT, duke qenë tashmë vetëm një Tony Award larg arritjes së plotë që përfshin çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.
Në një deklaratë pas marrjes së çmimit, Spielberg falënderoi votuesit e Grammy-ve dhe ekipin e realizimit, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi për të dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai nënvizoi se ky çmim është veçanërisht domethënës, pasi konfirmon ndikimin e jashtëzakonshëm që kompozitori legjendar John Williams ka pasur në kulturë dhe muzikë për më shumë se pesë dekada.
“Ndikimi i John Williams në kulturë dhe muzikë është i pamatshëm dhe trashëgimia e tij artistike është e pakrahasueshme,” u shpreh Spielberg, duke shtuar se është krenar që është pjesë e këtij dokumentari.
Dokumentari “Music by John Williams”, me regji nga Laurent Bouzereau, i kushtohet jetës dhe karrierës së kompozitorit të njohur për kolonat zanore të disa prej filmave më ikonë të historisë së kinemasë.
Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar. Lërini pas krahëve edhe ato që keni kaluar. Beqarët do i marrin gjërat më seriozisht dhe në çdo moment do e kërkojnë princin e tyre të kaltër. Financat do mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë kohës. Asgjë dhe askush nuk do mund t’i trazojë ato.
DEMI
Venusi do ndikojë pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Më në fund do pajtoheni me personin që keni në krah dhe do e shihni me pozitivizëm të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por në asnjë moment nuk do mendojnë të krijojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar tregohuni gjatë gjithë kohës të vëmendshëm, sepse përndryshe do keni vështirësi.
BINJAKËT
Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Si kurrë më parë do flisni hapur edhe për disa tema delikate. Beqarët do luajnë me zjarrin dhe ka rrezik të digjen rëndë. Gjërat e nxituara asnjëherë nuk dalin për mirë. Sektori i financave do jetë i animuar. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi të mëdha, megjithatë maturia duhet të mbizotërojë.
GAFORRJA
Ka rrezik që gjatë kësaj dite të ketë mjaft konflikte në jetën tuaj sentimentale. Marrëdhënia me partnerin do jetë delikate. Beqarët do ndihen gati për të filluar një histori dashurie dhe do i shohin me kujdes të gjitha mundësitë që do iu jepen. Edhe gjendja e të ardhurave do përmirësohet ndjeshëm, kështu që do jeni më të qetë kur të kryeni ndonjë shpenzim.
LUANI
Do tregoheni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do lejoni të krijohet asnjë lloj problemi me personin që keni në krah. Beqarët do jenë nervozë dhe nuk do mund të fillojnë dot një lidhje serioze. Duhet të presin edhe pak kohë për të ndryshuar status. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet më tepër.
VIRGJËRESHA
Ata që janë në një lidhje nuk do ndihen të qetë gjatë kësaj dite. Të shumtë do jenë personat që do ju thonë histori nga më të ndryshmet në mënyrë që t’iu ngrenë dyshimet mbi partnerin. Mos ua bëni qejfin. Për beqarët ka shumë mundësi që një miqësi të përfundojë në diçka më shumë. Në planin financiar duhet të ndërmerrni disa rreziqe që gjendja më pas të rregullohet.
PESHORJA
Do ia njihni të gjitha cilësitë partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe do marrin propozime nga më mbresëlënëset. Gjendja e të ardhurave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar dhe kjo edhe falë ndihmës së disa familjarëve.
AKREPI
Do ndiheni mjaft xhelozë sot për atë që keni në krah dhe kjo mund të nxisë edhe debate të njëpasnjëshme. Asgjë nuk ka për të ecur si e kishit ëndërruar. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje dhe do iu bien me shkelm edhe mundësive të mira që do iu jepen. Në planin financiar perspektivat janë goxha të mira. Nëse hiqni para mënjanë, keni për t’u pasuruar shpejt.
SHIGJETARI
Do e ngrini në piedestal gjatë kësaj dite partnerin, sepse në fakt ai i meriton të gjitha. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar që sot e tutje. Beqarët do fillojnë aventura kalimtare të cilat do i bëjnë të ndihen mjaft mirë. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do lodheni pak duke marrë masa strikte, por rezultati do ju bëjë të ndiheni të qetë.
BRICJAPI
Mos ëndërroni gjëra të cilat partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot sot, sepse do lëndoni veten tuaj. Jo gjithçka do jetë në dorën e tij. Beqarët do jenë sensualë dhe gati për të pranuar ftesat që do ju bëhen. Me shumë gjasë do fillojnë histori të bukura dashurie. Financat nuk do mbeten në gjendjen që ishin, pasi ndihma e një të afërmi do iu ndihmojë mjaft.
UJORI
Fatmirësisht kjo ditë nuk do jetë aspak e tensionuar për jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe gjërat do ecin për mrekulli. Beqarët do i mendojnë gjërat me kujdes dhe nuk do nxitohen të fillojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet.
PESHQIT
Duhet të tregoheni sa më besnikë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah, përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet më tepër nga sa mund ta keni menduar ndonjëherë. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe nuk do arrijnë të krijojnë dot një lidhje. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme, sepse gjendja do jetë goxha e qëndrueshme
“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e një takimi për të negociuar një marrëveshje bërthamore”. Kështu i ka thënë një zyrtar i lartë amerikan portalit të lajmeve Axios, mes një rritjeje të konsiderueshme të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Dy burime anonime rajonale kanë specifikuar se autoritetet në Turqi, Egjipt dhe Katar po punojnë për të organizuar një takim midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe zyrtarëve të lartë iranianë.
Takimi pritet të zhvillohet këtë javë në Ankara. “Po bëjmë çmos”, tha një zyrtar anonim nga një prej tre vendeve.
Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë sqaruar se Presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi mundësinë e sulmit ndaj Iranit dhe se ai mbetet i hapur për një zgjidhje të mundshme diplomatike.
Në javën e 23-të të Serisë A, Juventusi mposhti Parmën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në Tardini dhe, përpara ndeshjes Udinese-Roma, u zhvendos në vendin e katërt në renditje, duke i kaluar verdhekuqtë.
Bardhezinjtë ishin menjëherë efektivë. Bremer zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa McKennie dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Yildiz, i cili nuk ishte plotësisht në formë, u zëvendësua menjëherë nga Miretti.
Vendasit e rihapën ndeshjen me autogolin e pabesueshëm të Cambiasos (51′), por tre minuta më vonë, Bremer shënoi me kokë për ta bërë rezultatin 3-1. David arriti të shënonte në minutën e 64-të për një rezultat përfundimtarë 4-1.
Me këtë fitore formacioni i Spallettit është në zonën e Ligës së Kampionëve. Parma mbetet me 23 pikë, por gjithashtu gjashtë pikë përpara Fiorentina dhe zonës së rënies nga kategoria.
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në sfidat e së dielës.
Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund të takimit.
Në “Egnatia Arena”, Tirana arriti një sukses të rëndësishëm 1-0 përballë kampionëve në fuqi të Egnatias. Një fitore me peshë për bardheblutë, që vazhdojnë serinë pozitive dhe ngjiten në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të tetë.
Takimet e së shtunës u mbyllën me barazime. Përballja mes Vorës dhe Flamurtarit përfundoi 0-0, në një ndeshje të luftuar dhe të balancuar. Barazim 2-2 u regjistrua edhe në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe AF Elbasanit, në një sfidë me ritëm të lartë dhe gola nga të dyja skuadrat.
Pa gola u mbyll edhe takimi mes Dinamo City dhe Bylisit në stadiumin “Air Albania”, ku të dyja ekipet ndanë nga një pikë pas një përballjeje të fortë.
Rei Manaj ka mbërritur në Turqi, ku pritet të firmosë me skuadrën e Sivaspor dhe të bëhet pjesë e saj për vijimin e sezonit. Ai është pritur si hero në aeroport nga tifozët një ditë më parë dhe sot, është përshëndetur po si i tillë edhe në stadium para ndeshjes që SIvaspor luante ndaj Pendikspor.
Ndryshe nga ajo që mendonin tifozët, Manaj i ka përshëndetur dhe pastaj është ulur në tribunë, duke ndjekur sfidën si një tifoz, pa mundur të japë kontributin e tij në fushën e lojës në duelin që u mbyll 0-0.
Ai është lojtar i lirë dhe ka gjetur akordin me SIvaspor edhe për detajet ekonomike të marrëveshjes së re. Por tashmë ka një pengesë tjetër që ndalon për momentin firmën.
Klubit të SIvaspor i duhet të largojë një lojtar të huaj nga kontingjenti aktual, për të liruar vendin për Manajn në ekip. Kjo, pasi për këtë edicion, klubeve të kategorisë së dytë turke u lejohet të regjistrojnë deri në 14 lojtarë të huaj dhe dy prej tyre duhet të jenë nën moshën 23-vjeçare.
Ndaj pa u çregjistruar një nga lojtarë e huaj që ka aktualisht në përbërje, Sivaspor nuk mund të bëjë regjistrimin e Manajt.
Një përfundim zhgënjyes, por Manchester City nuk dorëzohet. Pep Guardiola foli për Sky Sports UK pas barazimit 2-2 me Tottenham:
“Ishte një ndeshje e mirë. Pasi pësuam golin e parë, patëm vështirësi, por u rikthyem në rrugën e duhur në finale”.
“Në përgjithësi, performanca ishte pozitive, por për fat të keq, nuk mundëm të fitonim. Plani ynë ishte të luanim me topin në tokë, të shënonim dhe të mos pësonim gol”.
“Pas golit të tyre, ata morën kontrollin dhe ne nuk arritëm ta rifitonim menjëherë, por kjo nuk ishte problem. Po luajmë në një nivel të lartë, thjesht duhet të gjejmë qëndrueshmërinë për të fituar ndeshjet”.
Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mori një fitore të lehtë ndaj Parmës me rezultatin 4-1 dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë Milanit dhe Napolit, me kuqezinjtë që do të luajnë të hënën ndaj Bolonjës, ndërkohë që për momentin parakalon edhe Romën në vendin e katërt që do të luajë me Udinesen.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të Juventus, një avantazh ky mëse i merituar nga bardhezinjtë. Juventusi që në minutat e para u hodh në sulm duke krijuar dy raste të mira me Conceiçao, i cili në një prej këtyre shanseve u ndal nga shtylla. Në minutën e 15 Zonja e Vjetër zhbllokoi rezultatin me golin e Bremer për të marrë avantazhin 1-0, ndërsa në minutën e 37 ishte McKennie që hodhi firmën e tij duke shënuar golin e dytë pas një krosimi nga krahu i djathtë i Bremer
Por në fillimin e pjesës së dytë, Parma rihapi llogaritë e sfidës teksa falë autogolit të Cambiaso shkurtoi diferencën në 2-1. Gjithsesi reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm me bardhezinjtë që vetëm 3 minuta më vonë shënuan edhe golin e tretë sërish me Bremer që plotësoi dygolëshin e tij personal. Juventus nuk e la me kaq dhe në minutën e 64 shënoi edhe golin e 4-t këtë radhë me Jonathan David. Në minutat shtesë shënoi edhe openda por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje dhe sfida u mbyll 4-1 me Juventusin që mori 3 pikët e kësaj përballjeje me Zonjën e Vjetër që shkon në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Parma mbetet me 23 pikë në vendin e 16 të klasifikimit.
Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali.
Duke pasur parasysh konfliktet e shumta të armatosura në të gjithë botën, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje sot udhëheqësve të bëjnë veprime konkrete për të ulur tensionet dhe për të kërkuar dialog.
Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore fillojnë të premten dhe më pas do të zhvillohen Lojërat Paralimpike. Qytetet pritëse janë Milano dhe Cortina d’Ampezzo.
Teksa ka folur para dhjetëra mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Leo i cilësoi të dyja ngjarjet si “shenja të forta vëllazërie që frymëzojnë shpresë për një botë në paqe”. Ai u bëri thirrje politikanëve të ndjekin këtë shembull.
Ideja e një armëpushimi olimpik, të paktën një armëpushim gjatë garave, daton që nga kohërat e lashta. Megjithatë, thirrje të tilla rrallë merren parasysh.
Në vitin 2014, Lojërat Olimpike Dimërore u mbajtën në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi, pak para se Rusia të pushtonte gadishullin ukrainas të Krimesë. Presidenti rus Vladimir Putin më pas urdhëroi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në hetim nga policia.
Policia Shkodër – Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për tetë orë aksi Librazhd-Prrenjas është bllokuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, ndërkohë që qindra milionë euro janë shpenzuar për infrastrukturën.
Balliu shton se fajtor për situatën e krijuar është vjedhja dhe korrupsion I kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku.
Postimi i plotë:
Qindra milionë euro taksa për rrugët dhe infrastrukturën, ndërsa realiteti është alarmant. Ja se çfarë po ndodh në aksin Librazhd–Prrenjas në këtë moment.
Çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve.
Arsyeja është e qartë: vjedhja dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ky pushtet rrezikon jetën e njerëzve për të mbushur xhepat e tij.
Më 10 shkurt, të bashkohemi në protestë kundër narkopushtetit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bërë e ditur pas kapjes së pesë tonëve të marihuanës në pronën e një zyrtari lokal të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS).
Ai ka thënë se policia “ka arrestuar njerëz” dhe që kundërshtarët e tij politikë “kanë kthyer gjithçka mbrapsht” dhe pretendojnë se shteti është mbrapa aferës.
“Njerëzit nga Policia gjetën pesë tonë të një lloj droge. Tani, nëse vetëm djali e ka ditur për këtë apo të dy, edhe djali edhe babai, kjo është çështje tjetër, le ta vendosin autoritetet kompetente, nuk dua të pretendoj asgjë. Ne e kemi kryer atë operacion”, ka thënë Vuçiq për Televizionin Pink.
Më 29 janar, Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar ka konfiskuar pesë tonë marihuanë në zonën e fshatit Konjuh afër Krushevcit, në Serbinë qendrore.
Të dyshuar për këtë rast janë Aleksandar Mijajlloviq, Nebojsha Spasojeviq, Rade Spasojeviq, Ivan Dragniq and Urosh Mlladenovski.
Autoritetet kanë kërkuar lëshimin e një fletarrestimi, përfshirë edhe atë ndërkombëtar për Aleksandar Mijajlloviqin, i cili është identifikuar si organizator i grupit të organizuar kriminal dhe tani është në arrati.
Sipas autoriteteve serbe, grupi ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe ka përvetësuar pesë tonë të marihuanës në territorin e Maqedonisë së Veriut përgjatë muajit janar.
Presidenti i partisë opozitare Lëvizja Popullore e Serbisë, Mirosllav Aleksiq, ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter, se njëri prej të arrestuarve gjatë sekuestrimit të drogës ishte një këshilltar i Partisë Përparimtare Serbe, parti në pushtet, në Krushevc.
Aleksiq ka thënë se personi i arrestuar është “mik dhe ndihmës i ngushtë” i familjes së ministrit të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq.
Ministri Gashiq nuk ka bërë ndonjë koment pas akuzave dhe as nuk e ka përmendur emrin e personit të arrestuar.
Përmes një deklarimi të publikuar në gazeta serbe, ai i ka përgëzuar autoritetet policore dhe të sigurisë për aksionin, duke thënë se veprime si këto tregojnë se “nuk ka njerëz të mbrojtur në Serbi”./REL
Erald Kapri ka reaguar në lidhje me situatën ku u gjendën sot mijëra qytetarë, të cilët për rreth 8 orë u bllokuan në aksin kombëtar Prrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve nga mali në zonë e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Shkak për shembjen e masivit gjigant të gurëve e dherave u bënë punimet në kodër në kuadër të Korridorit VIII.
Në një postim në rrjetet sociale, Kapri shkruan se Kompania ANK sh.p.k e ish-deputetit socialist Ndue Kola mori 20 mln euro për zgjerimin e rrugës, ndërsa në total për aksin Elbasan–Qafë Thanë janë shpenzuar 80 milionë euro, vetëm që kjo e fundit të shembet në shiun e parë.
Ai ka renditur edhe disa rrugë dhe tunele të dëmtuara që sipas tij tregon se qëllimi i kësaj qeveri nuk është të ndërtojë infrastrukturë të sigurt, por që të ndaj tenderat me kompani afër pushtetit.
Postimi i plotë:
Kanë kaluar shtatë orë dhe mijëra qytetarë vijojnë të jenë të bllokuar në aksin Librazhd–Elbasan.
Të sëmurët janë detyruar të kalojnë me barrela.
Në këtë segment të shkurtër janë dhënë 20 milionë euro kompanisë ANK, në pronësi të ish-deputetit socialist Ndue Kola, për zgjerimin e aksit.
Në total, për Elbasan–Qafë Thanë janë shpenzuar 80 milionë euro.
Çfarë ndodhi?
U shemb me shiun e parë.
Ky nuk është rast i izoluar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aksin Qukës–Qafë Plloçë, ku pavarësisht se u shpenzuan 6 milionë euro për kilometër, rruga u shemb. Pikëpyetje serioze ka edhe për tunelin e Llogarasë dhe tunelin e Murrizit.
Pas vitit 2013, nuk kemi asnjë kompani perëndimore që të ketë ardhur në Shqipëri dhe të ketë fituar një tender për ndërtimin e rrugëve. Arsyeja është e qartë; qeveria ka ndërtuar kritere të tilla që tenderat t’i fitojnë kompani të afërta me pushtetin, për të ndarë fitimet.
Këta nuk kanë interes të ndërtojnë rrugë me standarde apo rrugë të sigurta. Interesi i tyre i vetëm është të përfitojnë sa më shumë para nga tenderat.
Dhe kush i vuan pasojat e gjithë këtyre aferave korruptive?
Qytetarët, që edhe sot vijojnë të presin të bllokuar për të kaluar rrugën.
Një skiator është plagosur ditën e sotme në Brezovicë nga një ortek dëbore. Bëhet me dije se gjendja shëndetësore e skiatorit është e mirë dhe se ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Sipas faqes “Brezovica Info” në Kosovë, tre skiatorë kishin hyrë për të skijuar jashtë pistave zyrtare, çfarë dyshohet se ka shkaktuar ortekun e dëborës.
Ndërkohë iu është bërë thirrje të gjithë skiatorëve që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, për arsye sigurie./mxh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bërë e ditur pas kapjes së pesë tonëve të marihuanës në pronën e një zyrtari lokal të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS).
Ai ka thënë se policia “ka arrestuar njerëz” dhe që kundërshtarët e tij politikë “kanë kthyer gjithçka mbrapsht” dhe pretendojnë se shteti është mbrapa aferës.
“Njerëzit nga Policia gjetën pesë tonë të një lloj droge. Tani, nëse vetëm djali e ka ditur për këtë apo të dy, edhe djali edhe babai, kjo është çështje tjetër, le ta vendosin autoritetet kompetente, nuk dua të pretendoj asgjë. Ne e kemi kryer atë operacion”, ka thënë Vuçiç për Televizionin Pink.
Më 29 janar, Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar ka konfiskuar pesë tonë marihuanë në zonën e fshatit Konjuh afër Krushevcit, në Serbinë qendrore.
Të dyshuar për këtë rast janë Aleksandar Mijajlloviç, Nebojsha Spasojeviç, Rade Spasojeviç, Ivan Dragniç and Urosh Mlladenovski.
Autoritetet kanë kërkuar lëshimin e një fletarrestimi, përfshirë edhe atë ndërkombëtar për Aleksandar Mijajlloviçin, i cili është identifikuar si organizator i grupit të organizuar kriminal dhe tani është në arrati.
Sipas autoriteteve serbe, grupi ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe ka përvetësuar pesë tonë të marihuanës në territorin e Maqedonisë së Veriut përgjatë muajit janar.
Presidenti i partisë opozitare Lëvizja Popullore e Serbisë, Mirosllav Aleksiç, ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter, se njëri prej të arrestuarve gjatë sekuestrimit të drogës ishte një këshilltar i Partisë Përparimtare Serbe, parti në pushtet, në Krushevc.
Aleksiç ka thënë se personi i arrestuar është “mik dhe ndihmës i ngushtë” i familjes së ministrit të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç. Ministri Gashiç nuk ka bërë ndonjë koment pas akuzave dhe as nuk e ka përmendur emrin e personit të arrestuar.
Përmes një deklarimi të publikuar në gazeta serbe, ai i ka përgëzuar autoritetet policore dhe të sigurisë për aksionin, duke thënë se veprime si këto tregojnë se “nuk ka njerëz të mbrojtur në Serbi”./mxh
Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Archange Bintsouka për pjesën e mbetur të sezonit.
Futbollisti kongolez largohet nga Partizani pas një periudhe ku hapësirat e tij në formacion u reduktuan pas ndryshimeve në stafin teknik të të kuqve.
Gjatë verës, Bintsouka ishte në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës, proces që u mbyll me vonesë dhe ndikoi në fazën e tij përgatitore.
Përforcim në sulm, Flamurtari prezanton lojtarin nga rivalët e
Drejtuesit e Partizanit dhe lojtari ranë dakord që huazimi te vlonjatët do të shërbente si zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Flamurtari e prezantoi sulmuesin si një përforcim që shton fizikun dhe alternativat në repartin e avancuar.
Bintsouka pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit për të nisur stërvitjen me grupin e ri./mxh
Sipas The Daily Mail të Londrës, që i referohet ekspertëve të shërbimeve sekrete, Jeffrey Epstein, financier pedofil amerikan i gjetur i vdekur në një qeli të një burgu në Nju Jork në 2019, drejtonte operacionin më të madh seksual për të vënë në kurth njerëz të fuqishëm të botës, në emër të ish-KGB-së ruse, në kohën kur u ofronte gra për shërbime seksuale.
Publikimi i 3 milionë dosjeve bën më të besueshme pretendimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë se Epstein punonte për Moskën, e ndoshta edhe për Izraelin, kur lehtësonte kontakte të dyshimta me gra dhe vajza për disa nga njerëzit më të fuqishëm të botës.
Në fashikujt e nxjerra përfshihen, sipas tabloidit britanik, 1.056 dokumenta ku përmendej presidenti rus Putin dhe në 9.629 i referoheshin Moskës. Epstein duket se ka siguruar edhe audiencë me Putin pas shpalljes së tij fajtor për krime dhe pedofili në vitin 2008.
Burimet që i referohet The Daily Mail thonë se kjo shpjegon edhe pse ish-financieri amerikan bënte një jetë mjaft ekstravagante dhe të pasur, edhe pse nuk ka evidenca dokumentare që e lidhin Putin dhe spiunazhin e tij drejtpërdrejtë me aktivitetet e paligjshme të Epstein.
Por burimet që i referohet tabloidi britanik pretendojnë se ndërkohë që shërbimet sekrete amerikane “monitoronin” lidhjet ruse të Epstein për vite me radhë, ekuivalentët e tyre britanik ishin hezitues për shkak të lidhjeve të ish-financierit amerikan me ish-princin Andrew, djalin e Mbretëreshës.
Sipas ekspertëve të inteligjencës amerikane, ata besojnë se Epstein ishte përfshirë në botën e spiunazhit përmes lidhjeve të biznesit me Robert Maxwell, ish-manjatin e mediave, që në fakt kishte lidhje intime me vajzën e tij, Ghislaine Maxwell, e cila është duke vuajtur 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera penale të lidhura me ish-të dashurin e saj, financierin amerikan Epstein.
Maxwell ndërroi jetë njësoj si Epstein, në rrethana misterioze, ku trupi i ish-manjatit të mediave u gjet në ujërat e Oqeanit Atlantik në vitin 1991, pasi dukej sikur kishte rënë nga jahti në ujërat e oqeanit. Burimet e sigurisë, sipas The Daily Mail, besojnë se ish-manjati i medias Maxwell ishte rekrutuar nga rusët në vitet 1970, kur punonte për ekstradimin e hebrenjve rusë në Izrael me përfshirjen e shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.
Ndërkohë, një dokument tjetër zbulon se FBI-ja kishte paralajmëruar se Epstein besohej të ishte edhe spiun i Mossad-it izraelit, pasi ishte i afërt me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak dhe ishte trajnuar si spiun i izraelitëve në kohën kur Barak ishte kryeministër i Izraelit.
The Daily Mail shkruan edhe për lidhjet e Epstein me njerëz të afërt të Presidentit Trump dhe kontaktet e tij me politikanë të tjerë evropianë, si ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, norvegjezin Jagland, duke i sugjeruar t’i kalonte një mesazh Putinit për atë se si të trajtonte Presidentin amerikan Trump, shkruan tabloid britanik Daily Mail këtë të diel./mxh
Qeveria portugeze ka njoftuar një paketë rindërtimi dhe ndihme prej 2.5 miliardë eurosh, pas stuhisë shkatërruese Christine që përfshiu vendin javën e kaluar dhe la pesë të vdekur.
Kryeministri portugez Luis Montenegro njoftoi gjithashtu se gjendja e gatishmërisë, e cila është vendosur në shumë pjesë të vendit, do të zgjatet deri më 8 shkurt, pasi priten më shumë shira në ditët në vijim.
Kjo masë, e vendosur fillimisht të enjten, u lejon autoriteteve të zbatojnë masa sigurie dhe të koordinojnë përpjekjet për reagim ndaj emergjencave.
“Disa zona do të përballen me situata më serioze që madje mund të kërkojnë evakuim”, paralajmëroi kryeministri i vendit në një konferencë për shtyp pas një takimi urgjent të qeverisë.
Agjencia meteorologjike portugeze IPMA ka vënë të gjithë territorin e Portugalisë në gatishmëri për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra deri në 100 km/orë.
Sipas parashikimeve aktuale të motit, dëmet mund të jenë të konsiderueshme, paralajmëroi kreu i Mbrojtjes Civile, Mario Silvestro.
Mbrojtja Civile dërgoi mesazhe në telefonat celularë në pjesën më të madhe të vendit për të paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve./mxh