Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Lajme Shqiperi

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77%

By: M C
28 December 2025 at 20:36

Sipas të dhënave të KQZ-së për 16% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin me 46.77% të votave.

Pas saj renditet PDK-ja me 19.77%, ndërsa LDK-ja ka marrë 13.5% të votave.

AAK-ja aktualisht ka siguruar 7.57% të votave, sipas këtyre rezultateve të përkohshme.

Zgjedhjet parlamentare u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

The post Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77% appeared first on Albeu.com.

Moskë konfirmon bisedën telefonike Trump-Putin: Zgjati mbi një orë

By: M C
28 December 2025 at 20:17

Kremlini ka konfirmuar se Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati 1 orë e 15 minuta, sipas këshilltarit të politikës së jashtme të Rusisë, Yuri Ushakov.

Ai theksoi se telefonata kishte një ton miqësor dhe përfshinte shkëmbimin e urimeve për Krishtlindje, duke u iniciuar nga SHBA-ja, me qëllim diskutimin e konfliktit në Ukrainë para takimit të Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Florida.

Ushakov shtoi se Trump “dëgjoi me kujdes” vlerësimin e Rusisë mbi mundësitë e një marrëveshjeje paqeje, dhe si Putin ashtu edhe Trump janë të mendimit se Kievi duhet të marrë vendime pa vonesë për të ardhmen e rajonit të Donbasit.

The post Moskë konfirmon bisedën telefonike Trump-Putin: Zgjati mbi një orë appeared first on Albeu.com.

Nis numërimi i votave/ KQZ: Nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve

By: M C
28 December 2025 at 20:10

Kreu i KQZ, tha se ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në shumicën e vendit. Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.

The post Nis numërimi i votave/ KQZ: Nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

By: e xh
28 December 2025 at 20:18

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.

Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Më pas ata vijuan protestën e tyre dhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

By: e xh
28 December 2025 at 20:05

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri.

Këtë nismë e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë që do të përfitojnë dhe se sa është numri.

“Nga zbatimi i kësaj amnistie, në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, tha mes të tjerash Ministri i Drejtësisë.

Lamallari shton gjithashtu se në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Ministri i Drejtësisë ka bërë të ditur gjithashtu kategoritë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga kjo nismë.

“Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë”, tha Lamallari duke theksuar se kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre.

“Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike europiane”, thotë ministri Lamallari.

Më poshtë mesazhi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.

Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.

Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.

Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike.

Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.

Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:

-popullimi në burgje ulet me gati 7%

-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit

-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor

Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.

Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

By: e xh
28 December 2025 at 19:24

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Po ashtu mësohet se ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në Veri, të banuara me shumicë serbe. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote rreth 2 milionë shtetas të Kosovës. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

20:59 Babai i Mal Retkocerit reagon pas refuzimit në BBVIP: Akuza të forta ndaj Violetë Kukaj

By: Monika
28 December 2025 at 20:59

Pas refuzimit të Mal Retkocerit për ta takuar gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP Albania”, babai i tij ka folur për mikrofonin e “Fan Club” menjëherë pas daljes nga studio, duke bërë deklarata të forta publike.

Ai ka hedhur akuza direkte ndaj ish-bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Violetë Kukaj, duke pretenduar se është ajo që nuk lejon ribashkimin e tij me djalin. Sipas tij, dëshira për t’u afruar dhe për të qenë pjesë e familjes ekziston, por pengesa kryesore mbetet ish-gruaja.

“Unë jam i gatshëm të bashkohem me familjen, por ajo nuk dëshiron”, u shpreh ai, duke shtuar se Malin nuk e lejojnë të takohet me të. I pyetur për mesazhin që kishte për të birin, ai tha shkurt: “Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”.

Deklaratat u bënë edhe më të forta kur ai foli për marrëdhënien me ish-bashkëshorten në aspektin profesional. Sipas tij, ai ka qenë personi që e ka ndihmuar Violetë Kukajn të ndërtojë karrierën e saj muzikore.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë”, deklaroi ai, duke shtuar gjithashtu se ajo vinte nga një familje me kushte të vështira ekonomike para martesës së tyre.

Këto deklarata vijnë në vazhdën e situatës së tensionuar familjare që u bë publike gjatë spektaklit, pas vendimit të Mal Retkocerit për të mos e realizuar takimin me babanë e tij para kamerave. Deri tani, nga ana e Violetë Kukaj nuk ka pasur një reagim publik lidhur me akuzat e bëra./mxh

20:49 Tottenham rikthehet te fitorja, zhgënjen Sunderland i Xhakës

By: Monika
28 December 2025 at 20:49

Tottenham u rikthye te fitorja në Premier League duke mposhtur minimalisht Crystal Palace në javën e 18-të të kampionatit.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Gray në minutën e 42-të të pjesës së parë. Me këtë rezultat, Tottenham është ngjitur në vendin e 11-të të renditjes me gjithsej 25 pikë të grumbulluara. Crystal Palace mbetet në vendin e nëntë me 26 pikë, pavarësisht kësaj humbjeje në fushën e tyre.

Sunderland barazoi 1-1 me skuadrën e Leeds në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për ekipin e Sunderland, pjesë e të cilit është edhe mesfushori Granit Xhaka.

Sunderland aktualisht pozicionohet në vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa Leeds ndodhet në vendin e 16-të me 20 pikë./mxh

20:39 Lara Colturi ‘fluturon’ në Semmering dhe shënon tjetër podium, e treta në Slalomin Special

By: Monika
28 December 2025 at 20:39

Atë që nuk mundi dot të bëjë ditën e shtunë në Slalomin gjigant në Semmering të Austrisë, Lara Colturi arrin ta bëjë këtë të dielë teksa i shtoi një tjetër podium karrierës së saj në këtë sezon, këtë radhë në Slalomin Special.Skiatorja kuqezi bëri një garë të shkëlqyer në këtë disiplinë duke u renditur në vendin e tretë me kohën 1 minutë 49 sekonda e 32 të qintat. Më mirë se ajo bënë vetëm Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast që u pozicionuan në dy vendet e para.

Në zbritjen e parë, Lara Colturi ishte në kufijtë e perfektes teksa e mbylli këtë fraksion në vendin e dytë me kohën 54.79 sekonda, vetëm 9 të qindtat më shumë se Camille Rast duke lënë pas edhe mbretëreshën e këtij sporti, Mikaela Shiffrin. Edhe në zbritjen e dytë Lara Colturi bëri një paraqitje shumë të mirë teksa shënoi kohën e 5 më të mirë me 54.79 sekonda për të siguruar vendin e tretë në këtë garë pas përfundimit të të dyja zbritjeve.

Vendi i tretë në garën e Slalomit special në garën e Semmering i jep Lara Colturit 60 pikë të tjera për klasifikimin e Kupës së Botës. 19 vjecarja shkon në kuotën e 362 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7 të klasifikimit, ndërkohë që në krye vazhdon të jetë Mikaela Shiffrin me 698 pikë, e ndjekur nga Camille Rast me 503 pikë në vendin e dytë, ndërkohe që në vendin e tretë është Alice Robinson me 484 pikë./mxh

20:27 Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

By: Monika
28 December 2025 at 20:27

Adriana Kalaja, një nga kandidatet për Avokatin e Popullit, ka njoftuar se ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpallje të pavlefshme dhe antikushtetuese të zgjedhjes së Avokatit të popullit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kalaja ka njoftuar se po ashtu ka kërkuar pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi, që sipas saj është antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare.

“Të Nderuar Miq dhe Mbështetës.

Duke uruar të jeni shumë mirë, si dhe duke ju falënderuar për gjithë mbështetjen pa kushte dhe të pakufishme që më keni dhënë lidhur me kandidaturën time për postin kushtetues të Avokatit të Popullit, Ju bëj me dije se nesër, më datë 29.12.2025, depozitoj në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën time me objekt:

– Konstatimin e antikushtetutshmërisë dhe pavlefshmërisë, së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 11 dhjetor 2025.

Po kështu, kam kërkuar edhe pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare.

Për më shumë detaje, më ndiqni nesër në ora 10.00, në deklaratë për media nga Gjykata Kushtetuese.

Kush është hapi i rradhës? Së shpejti……”, shkruan Kalaja./mxh

20:17 Mbaron ndërprerja prej Krishtlindjes/ Fermerët grekë nisin bllokada të reja

By: Monika
28 December 2025 at 20:17

Fermerët grekë duket se janë të vendosur të përshkallëzojnë luftën e tyre, pasi do të vendosin për lëvizjet e tyre të ardhshme me tubime të njëpasnjëshme në bllokada.

Mediat greke shkruajnë se të hënë në orën 12:00, qarkullimi për në Athinë do të mbyllet për një kohë të pacaktuar në bllokadën kryesore të Malgarit. Bllokimi është planifikuar gjithashtu në kryqëzimin e Kalcedonës për tre orë në pasdite. Si pjesë e protestave, fermerët po mbyllin edhe zyrën doganore Evzone.

Megjithatë, ura ajrore në Nikea, Larisa do të mbyllet sot, me fermerët që përgatisin propozimet e tyre për takimin në bllokadën kryesore. Mbikalimi u hap për trafik të mërkurën, duke lehtësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve. Megjithatë, që nga sot, fermerët kanë vendosur që ajo të rihapet, ndërsa do të mbyllet përsëri në natën e Vitit të Ri.

Të hënën, fermerët theksojnë se do të mbyllin rrugët anashkaluese, ndërsa do të hapen përsëri për t’i lehtësuar ato.

Ditën e Vitit të Ri, qytetarët do të lëvizin lirshëm si në Krishtlindje, pasi siç raporton transmetuesi publik ERT, mbikalimi është i hapur dhe automjetet që devijohen nga kryqëzimi i Platikambos që lëvizin nga Selaniku në Athinë, nëpërmjet Rrugës së Vjetër Kombëtare do të rihyjnë në autostradë në kryqëzimin e Kileer./mxh

20:16 “Rrugë që nuk vijnë kurrë!”

By: Monika
28 December 2025 at 20:16

Last Updated on 28/12/2025 by Monika

Nga Klevis Bakillari

Edhe një vit tjetër deri në Tomorricë?
Pyetja që rëndon si faj politik mbi PS dhe një emergjencë infrastrukturore e vonuar.
Tomorrica nuk është thjeshtë një krahinë e harruar në hartën administrative të Shqipërisë. Është truall historie, sakrifice dhe identiteti, një hapësirë ku natyra dhe shpirti shqiptar janë lidhur në mënyrë organike me malin e shenjtë të Tomorrit. E megjithatë, sot Tomorrica gjendet shumë e izoluar, shumë e braktisur dhe dhumë e përdorur politikisht vetëm në fushata!
Në qendër të këtij realiteti qëndron sigurisht vetëm Partia Socialiste.
Është e papranueshme që një zonë me këtë peshë historike dhe simbolike të trajtohet sot si një fund rruge, pa rrugë.
Ka potenciale natyrore dhe shpirtërore të pashfrytëzuara.
Mali i Tomorrit nuk është vetëm një destinacion turistik. Ai është simbol shpirtëror, mitologjik dhe fetar, i njohur ndër breza dhe komunitete. Tomorrica ka peizazhe alpine unike,
burime ujore,tradita kulturore e mikpritëse,potencial për turizëm malor, fetar dhe ekologjik.
Por pa rrugë, asnjë potencial nuk zhvillohet. Turizmi nuk ecën mbi lutje politike, por mbi asfalt, ura dhe lidhje funksionale.
Emergjenca infrastrukturore: rrugë që nuk vijnë kurrë!
Lidhja rrugore:
Tomorricë – Gramsh
Tomorricë – Moglicë
nuk është luks. Është domosdoshmëri jetike.
Çdo vit që kalon pa këto investime është një vit i humbur, një premtim i thyer dhe një përgjegjësi politike e pambajtur e Deputetëve jo vetëm të Skraparit, por edhe të Qarkut Berat.
Tomorrica ka nevojë për avokat politik, jo për menaxher pritjeje.
Edhe një vit tjetër deri në Tomorricë?
Kjo pyetje nuk është retorike. Është akuzë morale dhe politike. Sa vite të tjera do të presë Tomorrica? Sa banorë të tjerë do të largohen? Sa mundësi do të humbasin?
Tomorrica nuk kërkon lëmoshë. Kërkon drejtësi!Kujtesë!
Nëse nuk veprohet sot, nesër nuk do të ketë më kë të lidhësh me rrugë.

20:05 Protestë për ujin në Vlorë, anulohet mbrëmja Gala (VIDEO)

By: Monika
28 December 2025 at 20:05

Me pankarta në duar ku shkruhej “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë”, si dhe me thirrje “Poshtë qeveria”, përfaqësues të së djathtës dhe qytetarë mbështetës u mblodhën dhe marshuan drejt skenës së Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku ishte planifikuar të mbahej mbrëmjen e sotme Gala e festave të fundvitit.

Protesta tensionoi situatën në zonë, duke detyruar organizatorët të ndërpresin aktivitetin. Artistët u larguan nga skena për arsye sigurie, ndërsa eventi u anulua./mxh

b5ec9fc1-bf1c-4b7e-ba80-37ac0c518543

19:58 A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit

By: Monika
28 December 2025 at 19:58

Negociatorët amerikanë zhvilluan të shtunën takime në Florida me zyrtarë rusë, në kuadër të një iniciative të re të administratës së Donald Trump për të çuar përpara përpjekjet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

Takimet, të mbajtura në Majami, vijnë vetëm një ditë pas kontakteve që Shtetet e Bashkuara patën me përfaqësues të Ukrainës dhe vendeve evropiane, si pjesë e një plani paqeje që ka krijuar pritshmëri të kujdesshme për uljen e tensioneve në konfliktin e nisur me pushtimin rus në shkurt të vitit 2022.

I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, mbërriti në Majami për bisedime me të dërguarin amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Marco Rubio, ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes në një pjesë të këtyre takimeve.

Takime të ngjashme janë zhvilluar edhe më herët në klubin e golfit të Witkoff në Hallandale Beach, pranë Majamit. Zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë kanë raportuar progres gjatë javës, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë për Kievin, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto kushte do të pranohen nga Moska. Një burim rus theksoi se nuk parashikohet takim mes Dmitriev dhe negociatorëve ukrainas./mxh

19:49 Ronaldo merr çmimin e rëndësishëm, i shtohet koleksionit të trofeve personal

By: Monika
28 December 2025 at 19:49

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo u vlerësua si “Lojtari më i Mirë” i Lindjes së Mesme në Globe Soccer Awards 2025.

Ylli portugez mori çmimin në një mbrëmje gala në Dubai, ku morën pjesë futbollistë, presidentë klubesh dhe figura globale të sportit.

Duke folur në skenë pasi mori çmimin, Ronaldo tha se se është i motivuar, pavarësisht se ku luan.

“Fokusi im do të vazhdojë të jetë në shënimin e golave, fitimin e më shumë trofeve dhe tek arritjet personale”, tha Ronaldo.

Çmimi i Ronaldos vjen në mes të një sezoni në të cilin ai ka vazhduar të luajë një rol kyç në kampionatin arab me Al Nassr./mxh

19:38 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dalin EXIT POLL-et e para

By: Monika
28 December 2025 at 19:38

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjeve parakohshme parlamentare të Kosovës.

Në daljen e exit poll-eve të para, ai që kryeson është Albin Kurti me Vetëvendosjen me 44.1% që përkthehet në 49 deputetë.

Në vendin e dytë është PDK me 23.9% që përkthehet në 27 deputetë ndërsa e treta është LDK-ja me 16.1% që do të thotë 18 deputetë.
Exit Poll-i i parë (Klan Kosova)

LVV 44.1%- 49 deputetë
PDK 23.9%- 27 deputetë
LDK 16.1%- 18 deputetë
AAK 5.8%- 6 deputetë
Nisma 1.1%- 0 deputetë
Të tjera 9%- 20 deputetë/mxh

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

By: 27
28 December 2025 at 20:52

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave të hedhura sot nga qytetarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në uebsajtin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës thuhet se nga numërimi i 1236 kutive të votimit, nga 2,557 në total, rezulton se:

Lëvizja VETËVENDOSJE ka marrë 49.18% të votave
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK) ka marrë 19.99% të votave
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK) ka marrë 14.01% të votave
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK) ka marrë 7,11% të votave
SRPSKA LISTA ka marrë 3.42% të votave
NISMA SOCIALDEMOKRATE (NISMA) ka marrë 1.51% të votave

Sot në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave preliminare, dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte  45 për qind.

gijotina.com/

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera appeared first on 27.

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

By: 27
28 December 2025 at 20:28

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mar-a-Lago për takimin me presidentin amerikan Donald Trump, për raundin e fundit të bisedimeve që synojnë t’i japin fund gati katër viteve të luftës me Rusinë.

Në mbërritje, Zelensky, i veshur me xhaketë për këtë rast, u prit nga Trump, me të cilin shkëmbyen një shtrëngim duarsh para mediave.

Pas takimit, Trump dha disa deklarata mbi zhvillimet diplomatike që lidhen me luftën në Ukrainë. Ai u shpreh se Presidenti rus Vladimir Putin është “shumë serioz për paqen”, duke shtuar se pas përfundimit të takimit me Zelenskyn do të zhvillojë një tjetër bisedë me presidentin rus.

Trump theksoi gjithashtu se pret një takim të mirë me presidentin ukrainas, ndërsa vlerësoi rolin e liderëve evropianë, duke deklaruar se “kanë qenë fantastikë” dhe se vendet evropiane janë në një linjë me marrëveshjen e mundshme.

“Kam zgjidhur tetë luftëra, kjo është e vështirë”, u shpreh Trump, por shtoi se negociatat ndodhen tashmë në fazën përfundimtare. Sipas tij, ekziston një mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje, pavarësisht kompleksitetit të situatës.

Trump dhe Zelensky do të diskutojnë një version të përditësuar të një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë së SHBA-së.

Takimi i tyre në shtëpinë e Trump në Mar-a-lago vjen pas bombardimeve intensive ruse të Kievit gjatë fundjavës, të cilat presidenti ukrainas i tha se janë dëshmi se Moska “nuk dëshiron paqe”. Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë që synonin kryeqytetin e Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur.

Zelensky pritet të ngrejë çështje mbi garancitë e sigurisë dhe lëshimet territoriale për Ukrainën në takimin e tij të së dielës me Trump, të cilat janë të dyja çështje për të cilat Rusia më parë nuk ka qenë e gatshme të bëjë kompromis. Ata do të diskutojnë gjithashtu planin e ri të paqes me 20 pika, një version i rishikuar i planit të mëparshëm prej 28 pikash të hartuar nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili u pa gjerësisht si shumë i favorshëm për Rusinë.

Kontrolli i Donbasit lindor të Ukrainës ka qenë një pikë e rëndësishme pengese në bisedimet deri më tani, por Zelensky tani ka thënë se një “zonë e lirë ekonomike” mund të jetë një mundësi. Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Rajonet njihen kolektivisht si Donbas.

Kremlini nuk ka komentuar ofertën e Zelensky-t për të tërhequr trupat nga rajoni lindor i Donbasit, nëse edhe Rusia tërhiqet. Por ditën e djeshme, presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina “nuk po nxitonte ta zgjidhte këtë konflikt në mënyrë paqësore”, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Putin shtoi se nëse Kievi nuk donte ta zgjidhte konfliktin në mënyrë paqësore, Rusia do t’i arrinte objektivat e saj ushtarakisht.

Presidenti ukrainas ka shprehur optimizëm në lidhje me draftin e ri të planit të paqes, duke e përshkruar atë si “një dokument themelor për përfundimin e luftës”. Të premten, ai u tha gazetarëve se plani 20-pikësh ishte 90% i përfunduar: “Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka është 100% gati.”

Por në një intervistë me Politico , Trump paralajmëroi se Zelensky “nuk ka asgjë derisa unë ta miratoj”.

Trump shtoi se priste ta shihte draftin e ri të dielën. “Mendoj se do të shkojë mirë me të. Mendoj se do të shkojë mirë me Vladimir Putinin”, tha Trump në intervistë, duke shtuar se pret të flasë me presidentin e Rusisë “së shpejti”. Pas takimeve me kryeministrin kanadez Mark Carney, Zelensky tha se sulmi i fundit i Moskës ndaj Kievit ishte “përgjigjja e Rusisë ndaj përpjekjeve tona për paqe dhe kjo tregon vërtet se Putini nuk dëshiron paqe”.

Zelensky gjithashtu mori një telefonatë me udhëheqësit evropianë për të diskutuar “prioritetet” diplomatike përpara takimit të tij me Trump, duke shtuar se “nevojiten pozicione të forta” për të ecur përpara me planin. Kievi ka “mbështetjen e plotë” të udhëheqësve evropianë dhe të NATO-s, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz.

gijotina.com/

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –

By: 27
28 December 2025 at 19:52

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.

Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

gijotina.com/

LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj –

By: 27
28 December 2025 at 19:12

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, ku 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë pasur të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00 është afro 40%.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga UBO Consulting në bashkëpunim RTV Dukagjinime, rezultatet e Exit Poll‑it tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prinë me rreth 45.7% të votave, duke u renditur e para në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me rreth 22.0% të përkrahjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me rreth 15.6% të votave.

Rezultatet e sondazhit gjithashtu tregojnë një përqindje prej rreth 5.3% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe përkrahje e vogël për Nisma Socialdemokrate 1.7%.

Exit‑poll‑i u realizua përmes një mostre të konsiderueshme ndër qytetarë gjatë ditës së votimit, dhe paraqet një pasqyrë paraprake të mundshme të rezultateve përpara përfundimit të numërimit zyrtar.

Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 9 mijë anketa në 80 qendra të votimit, me margjinë të gabimit 1%.

gijotina.com/

 

❌
❌