Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Lajme Shqiperi

Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –

By: 27
9 February 2026 at 10:32

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e ësaj të hëne ku i pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama.

Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Rama do të niset sot rreth orës 14:00 për në Bruksel. Në mbrëmje do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Pritet të zbulohen “porositë” që Rama do u lërë ministrave para udhëtimit në Bruksel.

 

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –

By: 27
9 February 2026 at 10:30

Kanë vijuar paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që kanë spikatur në fundjavën që u mbyll, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat respektive në kampionatet ku aktivizohen.

Protagonisti absolut i javës ishte Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares realizoi dy gola në fitoren e thellë 0-5 të Adana Demirspor ndaj Bodrumspor, duke shënuar dy golat e parë të takimit dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi bindës. Një paraqitje shumë e mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili u shfaq vendimtar edhe në fazën ofensive.

Paraqitje të shkëlqyer zhvilloi edhe Taulant Seferi në të njëjtën sfidë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e pestë të takimit dhe dhuroi asist për golin e katërt, duke mbyllur një ndeshje perfekte. Ky ishte goli i 13-të sezonal në kampionat për Seferin, i cili vijon të konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij.

Në Turqi spikati gjithashtu Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren 3-0 të Trabzonspor në transfertë ndaj Samsunspor, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat për Ernest Muçin.

Në Itali, Cristian Shpendi ishte protagonist me Cesenan. Sulmuesi shqiptar asistoi për golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Pescarës, ndërsa në fund të takimit pati mundësinë të shënonte edhe nga pika e bardhë, por nuk ia doli, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Titullarë me klubet e tyre këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Anis Mehmeti, të cilët vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me klubet e tyre.

 

Vodhën materiale dhe shuma parash në një biznes në Kamëz, prangosen dy të rinjtë –

By: 27
9 February 2026 at 10:08

Policia e Kamzës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për disa vjedhje të disa bizneseve në këtë zonë.

Sipas policisë, janë lokalizuar dhe arrestuar shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një shtetas 18-vjeçar.

Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një biznes në Kamëz.

Po ashtu, sipas policisë, gjatë veprimeve hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja e dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më parë, për të cilat dyshohet se janë kryer nga të njëjtët autorë. Konkretisht, më 18.11.2025 dhe 29.01.2026, ata dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në dy subjekte tregtare.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”.

Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.

Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Përplasen dy makina në aksin Vlorë-Selenicë, një nga automjetet përfundon në kanal –

By: 27
9 February 2026 at 09:52

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Raportohet se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur një vajzë dhe një djalë.

E lënduara është një vajzë e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit.

Vajza ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa djali ka vetëm dëmtime në kraharor nga goditjet e përplasjes së dy makinave.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njëra nga makinat është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në një kanal anash rrugës.

Familja shqiptare u shua në Itali, mblidhen për dy ditë 75 mijë euro për kthimin e trupave të familjes Kola në atdhe –

By: 27
9 February 2026 at 09:50

 Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i shkaktuar nga një kaldajë gazi.

Fushata ishte iniciuar nga vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, Durim Kola. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.

Sipas medias italiane, dhjetëra donatorë kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro. Prokuroria e Luccas ka hapur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Kaldaja rezulton të ketë qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës. Pritet që trupat të kthehen në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Familja shqiptare u shua në Itali, mblidhen për dy ditë 75 mijë euro për kthimin e trupave të familjes Kola në Shqipëri –

By: 27
9 February 2026 at 09:44

 Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i shkaktuar nga një kaldajë gazi.

Fushata ishte iniciuar nga vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, Durim Kola. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.

Sipas medias italiane, dhjetëra donatorë kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro. Prokuroria e Luccas ka hapur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Kaldaja rezulton të ketë qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës. Pritet që trupat të kthehen në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Serbia dhe Maqedonia Veriut hyjnë në rrjetin e fabrikave AI të Europës, Shqipëria me Diellën mbetet jashtë –

By: 27
9 February 2026 at 09:08

Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë me financime konkrete në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë financime direkte nga Bashkimi Europian për ndërtimin e qendrave kombëtare të IA dhe integrimin në ekosistemin europian të superkompjuterave.

Shqipëria, e cila ka promovuar së fundmi veten si një nga vendet e pakta në botë që ka një ministre të inteligjencës artificiale, të pagëzuar me emrin Diella nuk ka marrë financime në këtë fazë të programeve, sipas hartës dhe listës së publikuar nga Komisoni Europian, ndonëse është pjesë e rrjetit të superkompjuterave të Europës nga qershori i vitit të kaluar.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut përfshihen në dy projektet e “Ai Factory Antennas” (porta rajonale drejt infrastrukturës europiane të inteligjencës artificiale).

Serbia do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro financim nga Bashkimi Europian për projektin SAIFA (Serbian Artificial Intelligence Factory Antenna), një platformë kombëtare për zhvillimin dhe testimin e inteligjencës artificiale.

Projekti synon të krijojë një hub kombëtar që do t’u japë akses institucioneve publike, universiteteve, start-up-eve dhe industrisë në burime kompjuterike, mjete IA, databaza dhe ekspertizë teknike.

SAIFA do të funksionojë si pjesë e rrjetit europian të AI Factories dhe do të lidhet me qendrat PHAROS në Greqi dhe IT4LIA në Itali, duke mundësuar testimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve IA në shkallë europiane. Projekti synon të mbështesë zhvillimin e inteligjencës artificiale në sektorë si shëndetësia, energjia, mjedisi dhe gjuha.

Maqedonia e Veriut ka nisur projektin “Vezilka”, qendra kombëtare e inteligjencës artificiale, me një vlerë totale rreth 6 milionë euro, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian përmes Horizon Europe dhe iniciativës EuroHPC, së bashku me qeverinë dhe partnerë vendorë.

Qendra synon të lidhë universitetet, shtetin dhe industrinë me rrjetin europian të inteligjencës artificiale dhe do të funksionojë si nyje e lidhur me Pharos AI Factory në Greqi, duke u dhënë institucioneve publike, kompanive dhe start-up-eve akses në superkompjuterë dhe databaza europiane.

Sipas autoriteteve të vendit, projekti synon të integrojë Maqedoninë e Veriut në rrjetin europian të qendrave të IA dhe të krijojë mundësi të reja për kërkim shkencor, inovacion dhe zhvillim të industrisë teknologjike.

Në të dy rastet, projektet synojnë të krijojnë akses për start-up-et, SME-të dhe kërkimin shkencor në burime që zakonisht janë të disponueshme vetëm për kompanitë e mëdha teknologjike.

Në nivel europian, këto projekte janë pjesë e iniciativës më të gjerë të AI Factories, një program i Bashkimit Europian për të ndërtuar infrastrukturë industriale të inteligjencës artificiale. Qëllimi i tyre është të bashkojnë superkompjuterë, qendra të të dhënave, universitete dhe industri për të krijuar ekosisteme të plota zhvillimi të IA dhe për të rritur konkurrueshmërinë globale të ekonomisë europiane.

Paralelisht, Bashkimi Europian ka krijuar edhe konceptin e AI Factory Antennas, që janë qendra kombëtare ose rajonale që shërbejnë si pika lidhëse me AI Factories. Këto struktura u japin vendeve që nuk kanë vetë superkompjuterë akses në kapacitetet europiane të IA, në databaza dhe në ekspertizë teknike, duke mundësuar zhvillimin e inovacionit dhe aplikimeve industriale. Në nivel europian, antenat e AI Factory financohen në kuadër të programit Horizon Europe dhe EuroHPC, ku kontributi i BE për një antenë mund të arrijë deri në rreth 5 milionë euro, në varësi të projektit dhe bashkëfinancimit kombëtar.

Projekti europian i AI Factories

Programi i BE për AI Factories është pjesë e strategjisë më të gjerë për të krijuar një ekosistem europian të inteligjencës artificiale, duke u fokusuar te infrastruktura: superkompjuterë, qendra të të dhënave, fuqi llogaritëse dhe akses për startup-et dhe SME-të.

Në periudhën 2021-2027, investimet totale në superkompjuterë dhe AI Factories pritet të arrijnë rreth 10 miliardë euro vetëm përmes EuroHPC dhe programeve të lidhura.

Në të njëjtën kohë, BE ka paralajmëruar edhe plane shumë më të mëdha për AI në përgjithësi. Iniciativa InvestAI synon të mobilizojë deri në 200 miliardë euro investime në AI në nivel publik dhe privat, ku përfshihet edhe fondi rreth 20 miliardë euro për AI “gigafactories” – qendra shumë të mëdha trajnimi modelesh me qindra mijëra GPU secila. Këto qendra janë projektuar si infrastruktura strategjike — një lloj “energjetike e re” për ekonominë dixhitale, që i jep Europës mundësi të konkurrojë me SHBA dhe Kinën në zhvillimin e modeleve të mëdha IA.

Në nivel më specifik, rrjeti i AI Factories dhe Antennas në Europë ka angazhuar mbi 2.6 miliardë euro vetëm për këtë rrjet të parë të fabrikave dhe antenave IA, rreth €55 milionë investim direkt të BE për Antennas, plus bashkëfinancim nga shtetet pjesëmarrëse. Qëllimi është që çdo vend të ketë akses në fuqi superkompjuterike edhe nëse nuk ka fizikisht një AI Factory.

Në qershor 2025, Shqipëria u bë zyrtarisht vendi i 36-të që i bashkohet Nismës së Përbashkët për Kompjuterikë me Performancë të Lartë (EuroHPC Joint Undertaking), rrjetit më të fuqishëm të superkompjuterëve në Europë./Monitor

 

HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg

9 February 2026 at 10:51

HONG KONG, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Një gjykatë në Hong Kong dënoi sot manjatin e medias dhe aktivistin pro-demokracisë Jimmy Lai me 20 vjet burg.

Lai, 78 vjeç, u shpall fajtor në dhjetor për komplot për bashkëpunim me forcat e huaja dhe për publikim të botimeve rebele, vepra penale që mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Bashkëshortja e Lai, Teresa Lai, dhe mbështetës të tij, përfshirë kardinalin katolik Joseph Zen, morën pjesë në dhënien e dënimit.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar vazhdimisht gjyqin.

“Dënimi i ashpër me 20 vjet burg kundër 78-vjeçarit Jimmy Lai është në fakt një dënim me vdekje”, tha Elaine Pearson, drejtoreshë e Azisë në “Human Rights Watch”.

“Një dënim i kësaj madhësie është mizor dhe thellësisht i padrejtë”, shtoi ajo.

Reporterët pa Kufij (RSF) thanë se vendimi i gjykatës thekson kolapsin e plotë të lirisë së shtypit në Hong Kong.

Grupi u bëri thirrje demokracive si, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë presion mbi autoritetet e Pekinit dhe Hong Kongut për të siguruar që Lai dhe gazetarët e tjerë të lirohen nga burgu.

Çështja ka tërhequr vazhdimisht kritika ndërkombëtare, veçanërisht nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ndërsa presidenti Donald Trump tha gjatë fushatës së tij zgjedhore se donte ta lironte Lai nga burgu.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, lëshoi ​​një deklaratë pas dënimit, duke iu referuar “një ndjekjeje penale të motivuar politikisht”.

“Unë mbetem thellësisht e shqetësuar për shëndetin e Lai dhe u bëj thirrje sërish autoriteteve të Hong Kongut që t’i japin fund përvojës së tij të tmerrshme dhe ta lirojnë atë për arsye humanitare”, tha sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, në ​​një deklaratë pas dënimit.

Robert Pang, avokati i Lai ka kërkuar një dënim të reduktuar në javët e fundit, duke përmendur shëndetin e tij.

Ai përmendi gjendjen e tij shëndetësore duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin, ndërsa prokurorët hodhën poshtë shqetësimet për çdo përkeqësim të gjendjes së Lai në burg, duke e përshkruar shëndetin e tij si “të qëndrueshëm”. //a.i/

The post HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria në Hagë kërkon 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

9 February 2026 at 10:50

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/ Në Gjykatën Speciale në Hagë nisën sot deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e nisi fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha prokurorja.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”, u shpreh ajo në deklaratën përmbyllëse. /rel/

The post Prokuroria në Hagë kërkon 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

9 February 2026 at 10:37

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u shpreh sot se pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Koçiu vuri në dukje se  “para e prona, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie apo privilegji, por do të rikthehen aty ku u përkasin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës”.

Si një provë konkrete e këtij angazhimi, theksoi Koçiu, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror.

Koçiu bëri të ditur se fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë.

“Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, veçanërisht i personave dhe grupeve të prekura ose të rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma të tjera të kriminalitetit”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu ftoi të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të aplikojnë e të bëhen pjesë e një përpjekjeje të përbashkët, ku pasuritë e krimit shndërrohen në shpresë, mbështetje dhe zhvillim për komunitetin.

Fushat prioritare të ndërhyrjes përfshijnë, ndër të tjera: rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të shtresave në nevojë; parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave të prekur nga krimi; asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit; rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike; mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës; asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.

Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre një ose më shumë nga këto fusha. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026. Informacione të detajuara mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të AAPSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/m.q/j.p/

The post Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

9 February 2026 at 10:32

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/  9 shkurti i vitit 1908 ishte ditë me rëndësi për Fan Nolin, kur nisi të ngjiste shkallët e hierarkisë klerikale pranë kishës ortodokse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965) është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Ai ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog.

Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç‘është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit. Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet anëtarësimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj.. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së. /j.p/

The post Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Rusia sulmon Odesën, një i vdekur dhe dy të plagosur

9 February 2026 at 10:31

ODESA, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Dronë të shumtë rusë kanë sulmuar qytetin e Odesës gjatë natës.

Një person u vra dhe dy u plagosën, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit të Odesës, Oleh Kiper, kreun e administratës ushtarake të rajonit të Odesës,

Forcat Ajrore raportuan se dronët rusë po lëviznin mbi Detin e Zi drejt Odesës pak pas mesnatës.

Kiper dhe Lysak u bënë thirrje banorëve të Odesës dhe rajonit të Odesës të qëndronin në strehimore.

Raportet fillestare treguan dëme në infrastrukturën banesore dhe disa zjarre. Një tubacion gazi u dëmtua gjithashtu.   /os/

The post UKRAINË – Rusia sulmon Odesën, një i vdekur dhe dy të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani arreston politikanë të shquar reformistë pas protestave masive

9 February 2026 at 10:11

TEHERAN, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Irani ka arrestuar disa figura të shquara reformiste rreth një muaj pasi protestat masive përfshiu vendin.

“Midis të arrestuarve ishte Azar Mansouri, liderja e një partie reformiste, së bashku me disa politikanë të tjerë”, thanë raportet.

Agjencia e lajmeve “Mizan”, e lidhur me gjyqësorin, konfirmoi arrestimin e katër politikanëve pa i emëruar ata, duke thënë se ata akuzoheshin për nxitje dhe përhapje të rrëfimeve të rreme.

Njoftimet e medias thanë se midis të arrestuarve ishte edhe Ebrahim Asgharsadeh, një politikan i njohur dhe kritik i hapur i udhëheqjes së linjës së ashpër të Iranit, i cili më parë shërbeu si ligjvënës dhe anëtar i këshillit të qytetit të Teheranit.

Mohsen Aminzadeh, një ish-zëvendësministër i Jashtëm, nën drejtimin e ish-presidentit Mohammad Khatami dhe një anëtar themelues i një partie reformiste, u arrestua gjithashtu.

Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit për shkak të krizës ekonomike në Iran dhe u përshkallëzuan shpejt në demonstrata mbarëkombëtare kundër sundimit autoritar të vendit.

“Në kulmin e trazirave, forcat e sigurisë vranë mijëra protestues gjatë netëve të 8 dhe 9 janarit”, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

Autoritetet iraniane e kanë hedhur poshtë këtë rrëfim, duke fajësuar në vend të kësaj atë që e përshkruajnë si sulme terroriste të kryera nga mercenarë të punësuar nga armiqtë e betuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Disa gazetarë të shquar dhe politikanë reformistë e kishin kritikuar publikisht rrëfimin zyrtar të ngjarjeve, duke i ekspozuar ato ndaj veprimeve të mundshme ligjore. //a.i/

The post TEHERAN – Irani arreston politikanë të shquar reformistë pas protestave masive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Mosmarrëveshje të reja mes Greqisë dhe Turqisë në Egje

9 February 2026 at 09:30

ANKARA, 9 shkurt /ATSH/- Një takim midis udhëheqësve të Greqisë dhe Turqisë javën e ardhshme synon të ringjallë një proces të ngecur të afrimit midis vendeve fqinje, mes tensioneve në rritje dhe frikës nga një ndërhyrje e paparashikueshme nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Greqia dhe Turqia pritet të rifillojnë bisedimet në nivelin më të lartë. Duke filluar nga sot në Ankara do të mblidhet Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi, sipas DW.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojnë një takim.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit.

Ende nuk është arritur nje sukses i madh. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një axhendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit.

Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bën kërkesa dhe pretendime territoriale të njëanshme, që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk mund të jenë temë serioze për diskutim”, tha në atë kohë Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Athinës.

“Greqia pret që Turqia të përmbushë gjithmonë kërkesat e saj dhe të bëjë lëshime”, tha Fuat Aksu, shkencëtar politik në Universitetin Teknik Yildiz, në Stamboll.

Navtex, një pikë e re debati

Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë në Detin Egje. Tensioneve u shtohet një pikë tjetër debati: Të enjten e kaluar Turqia përdori sistemin navigacionit detar “Navtex” për të paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe aktivitetet ushtarake greke. Paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Në fund të fundit bëhet fjalë për autoritet në Egje: Kush ka të drejtë të deklarohet përgjegjës për çështjet e sigurisë? Athina flet për një përpjekje të paligjshme të fqinjit të saj për të zgjeruar ujërat e tij territoriale. Një “provokim të ri turk” e konsideron këtë gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga këndvështrimi turk kjo është thjesht një çështje rutine, që përputhet me legjislacionin aktual. Por mund të jetë më shumë se kaq: sipas gazetës proqeveritare Türkiye: “Navtex ka shkaktuar panik në Greqi dhe ka ndryshuar status quonë në Egje”.

Për kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrëveshja për Navtex do të thotë edhe më shumë presion nga e djathta. “Turqia po rrëmben gjysmën e Egjeut, por qeveria jonë nuk sheh asnjë arsye për shqetësim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisë së djathtë populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretë, përsa i përket mbështetjes së votuesve.

Debate të pafundme pavarësisht Konventës së OKB-së mbi Ligjin e Detit

Prej disa dekadash Greqia dhe Turqia kane mosmarrëveshje për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për zgjerimin e mundshëm të ujërave territoriale në Egje.

Në kuadër të doktrinës së saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej më shumë se 450,000 kilometra katrorë para bregdetit të saj.

Si busull ligjore në raste të tilla shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982 mbi të Drejtën e Detit, megjithëse Turqia nuk e ka nënshkruar atë. Por ajo mund të zbatohej: sipas mendimit mbizotërues të juristëve ky traktat pasqyron të drejtën ndërkombëtare zakonore ekzistuese – dhe për këtë arsye është i detyrueshëm edhe për ata, që nuk e kanë nënshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare.

Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

Që në vitin 1995 parlamenti turk shpalli zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Egje “shkak për luftë”, pasi në një rast të tillë Egjeu do të bëhej një lloj deti i brendshëm grek.

Në vitin 2021 qeveria e Athinës zgjeroi ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon drejt Italisë. “Sot Greqia rezervon në mënyrë të qartë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale edhe në Detin Egje”, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias për stacionin televiziv të Athinës “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë.

Por, ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Kjo çështje është diskutuar që nga viti 1976. Deri më tani pa sukses.//a.i/

The post FOKUS – Mosmarrëveshje të reja mes Greqisë dhe Turqisë në Egje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Herzog viziton Australinë mes masave të rrepta të sigurisë dhe thirrjeve për protesta

9 February 2026 at 09:03

LONDËR, 9 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti izraelit, Isaac Herzog, mbërriti në Sydney, Australi, të hënën për një vizitë zyrtare shtetërore mes masave të rrepta sigurie dhe thirrjeve për protesta nga grupet pro-palestineze dhe të të drejtave të njeriut.

Menjëherë pas mbërritjes së tij, Herzog vizitoi Bondi Beach, ku vendosi një kurorë jashtë pavijonit në nder të 15 viktimave si pasojë e të shtënave masive që ndodhën gjatë një festimi të Hanukkah më 14 dhjetor 2025, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC).

Sulmi terrorist ndodhi kur dy persona të armatosur hapën zjarr.

Duke iu drejtuar mediave, Herzog dënoi “përhapjen e antisemitizmit si një emergjencë globale”.

Siguria në Sydney është forcuar, me mbyllje rrugësh në disa pika dhe më shumë se 3.000 oficerë policie të vendosur.

Grupet pro-palestineze po planifikojnë protesta në të gjithë Australinë të hënën pasdite kundër vizitës së Herzog.

Një komision i posaçëm hetimor i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për luftën në Rripin e Gazës zbuloi vitin e kaluar se Izraeli po kryente gjenocid dhe tha se komentet e bëra nga Herzog pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ishin prova të qëllimit gjenocidal.

Policia ka negociuar me protestuesit, duke u kërkuar atyre të ndryshojnë rrugën e tyre jashtë një zone të kufizuar nëpër zemër të Sydneyt.

Protestuesit e kanë mohuar kërkesën dhe këmbëngulin se do të mblidhen në Bashkinë e Sydneyt përpara se të marshojnë drejt parlamentit të Uellsit të Ri Jugor.

Qeveria shtetërore e Uellsit të Ri Jugor e shpalli vizitën e Herzog një ngjarje të madhe, duke i dhënë policisë kompetenca shtesë për të mbyllur zonat e caktuara dhe për të urdhëruar njerëzit të largohen.   /os/

The post BM – Herzog viziton Australinë mes masave të rrepta të sigurisë dhe thirrjeve për protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe 3 komandantët e UÇK-së

By: Brisi
9 February 2026 at 10:53

Prokuroria e Hagës ka kërkuar 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas raportimeve, në seancën gjyqësore ku ka filluar faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, dënimi prej 45-vjetësh burgim është kërkuar nga kryeprokurorja Kimberly West, me argumentin […]

The post Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe 3 komandantët e UÇK-së appeared first on BoldNews.al.

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës/ EMRI

By: Ela
9 February 2026 at 10:48

Skerdilajd Xhindi është personi që ka goditur me dorezë hekuri avokatin Kujtim Cakrani, raporton TopNews. Ditën e djeshme Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës. Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy […]

The post Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Antibiotikun ia dhanë vonë në QSUT/ Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri

By: Brisi
9 February 2026 at 10:27

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Massimo Ferro, biznesmenit italian 54-vjeçar, i cili humbi jetën në Tiranë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut. Sipas mediave të huaja, pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital”, ai ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar në QSUT. Këtu sipas informacioneve, antibiotiku është […]

The post Antibiotikun ia dhanë vonë në QSUT/ Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Para udhëtimit për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar, i bashkohet edhe Balluku

By: Ela
9 February 2026 at 10:17

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e ësaj të hëne ku i pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama. Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Rama do të niset sot rreth orës 14:00 për në Bruksel. […]

The post Para udhëtimit për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar, i bashkohet edhe Balluku appeared first on BoldNews.al.

Autorë të disa vjedhjeve në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë /VIDEO

By: Brisi
9 February 2026 at 09:57

Policia e Kamzës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për disa vjedhje të disa bizneseve në këtë zonë. Sipas policisë, janë lokalizuar dhe arrestuar shtetasit Admir Sina, 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një 18-vjeçar. Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur […]

The post Autorë të disa vjedhjeve në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë /VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌
❌