Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025, më e larta në dy vjet

By: Ela
14 January 2026 at 11:33

Inflacioni bazë e mbylli në rritje vitin 2025. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për dhjetorin inflacioni bazë arriti nivelin 3.03%, nga 2.5% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni bazë gjithashtu shënoi një rritje të lehtë edhe krahasuar me nivelin 2.98% të muajit nëntor. Inflacioni bazë iu kthye rritjes për herë të parë […]

The post Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025, më e larta në dy vjet appeared first on BoldNews.al.

ESHS: Në të gjithë sektorët u regjistrua rritje e çmimeve me pakicë

10 January 2026 at 19:15


Rritje e çmimeve me pakicë u regjistrua në të gjitha sektorët e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Mesatarisht rritja është 3.7 përqind në dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak, por në disa sektorë ka pasur rritje edhe më të madhe.

Rritje më të madhe ka pasur te produktet ushqimore industriale (5.1 %), produktet ushqimore (4.9 %), ndërsa rritje më e vogël te pijet alkoolike dhe joalkoolike.

“Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që kosto e jetesës prej nëntorit në dhjetor u rrit për 0.4 përqind.

Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë

7 January 2026 at 20:42


Kur kosovarët e diasporës kthehen në vendlindje për pushime, ata gjejnë kënaqësi në kohën e kaluar me familjarët, por gjithashtu shprehin shqetësime për kushtet e jetesës në Kosovë, veçanërisht për çmimet e larta dhe të ardhurat jo të kënaqshme.

Megjithatë, mërgimtarët ua qajnë hallin atyre që jetojnë në Kosovë, për shkak të kushteve të jetës, të cilat lidhen me të ardhura jo të kënaqshme, e çmime të zorshme.

Qytetari Ajet Jonuzaj shprehu shqetësime për çmimet, të cilat sipas tij janë më të shtrenjta se vitet e kaluara.

“Dy javë… çmimet shumë ma të shtrenjta se vitet e kaluara… jo nuk janë të përballueshme çmimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.”, tha:Jonuzaj.

Edhe Shpejtim Klinaku thotë se kaloi mirë, pasi bëri shumë vizita e shëtitje, por edhe këtij i vjen keq për situatën ekonomike në vendlindje.

“3 javë jemi kon te familja jem, gruja te familja e vet, kemi dalë, kemi shëtit, ma mirë se në Kosovë nuk ka kërkun… vallahin te çmimet veç gruja se une s’e di, ka ndryshime diçka pak, ama mendimi jem janë shumë këtu në Kosovë, çfarë rrogash i kanë, çmimet janë shumë të shtrenjta, domethënë sipas jush nuk janë çmimet e përballueshme për qytetarët? Ashtu është… pozitive mendimi jem është se përpara kur kemi ardhë këtu jemi marrë shumë me dokumente, me letërnjoftime të shkijeve, mendimi jem tash është mirë se veç ia jep letërnjoftimin, del, hyn edhe pa kurrfarë problemi, qajo është më e mira për neve… s’ka kurrfarë shqetësimi kur të vish në Kosovë s’ka as Amerikë as Dubai.”,theksoi:Klinaku.

Mira Hajdari dhe bashkëshorti i saj kaluan 10 ditë të pushimeve për festat e fundvitit në Kosovë. Ata përjetuan momente të mira, por thonë se vërejtën edhe ndryshime.

“10 ditë kemi qëndru… ka ndryshime, mua më duket personalisht kur vi për pushime, ndryshimet janë shumë të mëdha… për mu jo, për këta këtu në Kosovë është shumë zor… me 350 euro është shumë vështirë me ja dal… më e mira e këtuhit është se ka gjallni, shumë mirë është; shqetësuese është trafiku… veç, mundohem disi sikur me kon të huj, veç nuk vi mo kurr, qato e bojm me vje shumë keq”, shprehen ata për KP.

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë kanë hyrë mbi 928 milionë euro si remitenca nga diaspora.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkohet nga Qeveria t’i vëzhgojnë bizneset

4 January 2026 at 09:49


Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, është shprehur se qytetari konsumator nuk është njohur si sovran, taksapagues dhe faktor i rëndësishëm në vendimmarrje, por i diskriminuar dhe i anashkaluar. Krahas rritjes së çmimit në produktet esenciale, qytetarët kërkojnë edhe rrijte të pagës.

“Edhe ky vit ka qenë shumë i vështirë për arsye se ka pasur shumë lëvizje të çmimeve. Për fat të keq, shumica e çmimeve kanë lëvizur nga lart dhe fati edhe më i keq është se as sivjet, as kjo legjislaturë qeveritare nuk e ka njohur konsumatorin e Kosovës, nuk e ka njohur as si sovran, as si elektoral, as si konsumator, as si taksapagues ligjërues të buxhetit të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto mosnjohje dëshmojnë se qytetari konsumator nuk është njohur dhe nuk i njihet e drejta demokratike e njeriut, as e njeriut qytetar konsumator dhe këto janë elemente shumë indinjuese dhe qytetari konsumator po ndihet shumë i shkelur, shumë i diskriminuar dhe i indinjuar", tha Kaçaniku në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas tij, pandemia, luftërat dhe mungesa e kapaciteteve qeverisëse kanë ndikuar në rritjen e çmimeve dhe në mosbashkëpunim me shoqërinë civile.

“Mendoj që pesë vjeçari ka shumë pak dallim, sepse me fillimin e pandemisë kanë filluar të shtohen telashet, sepse COVID-i ka ardhur si problem kombëtar, si problem i tregut global. Pastaj filluan edhe luftërat, duke filluar nga Ukraina dhe të tjerat. Të gjitha këto ngjarje sikur e hoqën nga takti edhe menaxhmentin diplomatik e politik dhe ne, në një klasë politike dhe qeverisëse të njomë, si shtet i njomë, si duket nuk patëm kapacitet të mjaftueshëm dhe jemi këtu ku jemi, të mosnjohur dhe pak të interesuar që në bashkëpunim me qeverinë ta japim kontributin tonë”, u shpreh ai.

Qytetarët kërkojnë që rritja e çmimeve të shoqërohet me rritje të pagave dhe pensioneve, ndërsa shprehin shqetësim për rritjen e energjisë elektrike dhe barrën që, sipas tyre, po bie mbi shtresat e varfra.

Qytetari që nuk deshi të prononcohet me emër tha se me rritjen e çmimeve duhet të rriten edhe pagat dhe pensionet.

“Si janë rritur çmimet, t’i rrisin edhe pagat edhe pensionet dhe të gjitha. Si shkojnë çmimet, shkojnë pagat. Energjia elektrike nuk bën me u ngrit, sepse më shumë e prodhon Kosova. Dikush nga ata që kanë mundësi e paguajnë, ndërsa këta milionerët paguajnë si të dojnë, ka gjasa që nuk paguajnë fare, e paguajnë të varfrit.”

Kurse Ilir Binaka kërkon më shumë reflektim dhe ndërhyrje nga qeveria për të ndalur rritjen e çmimeve.

Ai tregon raste të abuzimit, ku produktet shiten më lirë për shkak se janë të skaduara, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorin.

“Duhet më shumë me reflektuar edhe qeveria, edhe pse konsiderohet centralizim qeveria për ta ndaluar rritjen e çmimeve. Shkova e mora një produkt i cili kishte rënë prej 15 euro në gjashtë euro, por shkova në banesë e pashë që i kishte skaduar afati. U interesova te ai produkt dhe e pashë përsëri produktin e skaduar dhe këtu e pëson konsumatori. Nuk është vetëm ky rast dhe këtu duhet me pasur dorë shteti dhe jo me u arsyetuar. Ka rritje të çmimeve, ka lojëra të çmimeve”, shprehet Binaka.

Ndërsa qytetari Izet Zhitia theksoi se kjo rritje po e ul mirëqenien familjare dhe çmimet mund të bien vetëm në kushte stabiliteti global.

“Ne nuk mundemi me u nda prej botës, po e shihni se çka po bëhet, luftëra gjithandej. Çmimet janë të parat që reagojnë, edhe biznesi edhe njerëzit. Biznesi reagon duke i rritur çmimet, konsumatorët janë të pakënaqur sepse rritja e çmimeve ia zvogëlon buxhetin, mirëqenien sociale në familjen e vet. Çmimet vetëm në situatën kur është qetësia botërore mund të ulen”, përfundoi Zhitia.

Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

31 December 2025 at 16:34


Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare, e cila tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime.

Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila natyrisht ka edhe koston e saj.

Gazetari Mario Brakaj bëri një përllogaritje në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN të faturës për një darkë të Vitit të Ri me të gjithë produktet bazë, që zakonisht nuk mungojnë në tryezat shqiptare.

“Tradicionalisht, gjeli i detit nuk mungon në tryezat shqiptare. Ne kemi marrë si referencë një gjel deti rreth 5 kilogramë, me çmim mesatar 1200 lekë të vjetra për kilogram, duke iu referuar tregut të Tiranës.

Në total, gjeli i detit kushton rreth 60 000 lekë të vjetra apo rreth 60 euro. Për pijet alkoolike, kemi përllogaritur dy shishe verë ose pije shoqëruese, me një kosto totale rreth 32 000 lekë të vjetra apo 3.20 euro. Bakllavaja, rreth 2–3 kilogramë, e blerë e gatshme, kushton mesatarisht 19 000 lekë të vjetra apo rreth 20 euro.

Nëse do të përgatitej në shtëpi, kostoja mund të ishte disi më e ulët, por gjithsesi rreth kësaj shifre do të vërtitej”, thotë Brakaj.

“Më tej kemi antipastat, gjalpin, mishin e viçit apo qengjit si alternativë, sallatën ruse, panetonen, frutat, perimet, zarzavatet, bukën, e cila edhe pse mund të duket e tepërt për darkën festive, nuk mungon. Djathin, arrat, ullinjtë, miellin, vezët, qumështin, si dhe koston e energjisë elektrike. Vetëm për gatimin, soba qëndron e ndezur pothuajse gjithë ditën dhe kjo përkthehet në rreth 500 lekë të reja shpenzim energjie. Në total, kostoja e një darke fundviti arrin rreth 250.000 lekë të vjetra”.

Sipas Brakajt, krahasuar me vitin 2024, ka një rritje të ndjeshme çmimesh, veçanërisht për mishin, si pasojë e braktisjes së blegtorisë dhe rritjes së importeve. “Kur çmimet rriten jashtë, ato reflektohen edhe më fort në tregun vendas. Mishi, djathi, vaji dhe produktet e tjera bazë janë më të shtrenjta këtë vit. Sipas të dhënave të INSTAT, një familje me tre anëtarë ka të ardhura mesatare mujore rreth 93.042 lekë të reja. Ndërkohë, darka e fundvitit kushton rreth 24.940 lekë të reja, që do të thotë se zë 26.8% të të ardhurave mujore. Pra, më shumë se një e katërta e buxhetit familjar shkon vetëm për një darkë”, tha ai.

“Për pensionistët, barra është edhe më e rëndë. Një çift pensionistësh me të ardhura mujore rreth 39.200 lekë të reja, duhet të shpenzojë rreth 63.6% të të ardhurave për tryezën e fundvitit. Shumë prej tyre e pohojnë se pa ndihmën e fëmijëve apo familjarëve, kjo darkë do të ishte e pamundur”.

Përveç ushqimeve, një tjetër element i rëndësishëm janë dhuratat.

“Gjatë festave dhuratat janë kthyer në traditë. Më të shpeshtat janë produktet kozmetike dhe parfumet, me çmime që variojnë nga 20 000 deri në 100 000 lekë të vjetra. Aksesorët dhe bizhuteritë nisin nga 15 000 deri në 80 000 lekë të vjetra, ndërsa ari ka çmime shumë më të larta. Lodrat për fëmijë kushtojnë nga 5000 deri në 50 000 lekë të vjetra. Pajisjet elektronike, si kufje, tabletë apo telefona, variojnë nga 50 000 deri në 500 000 lekë. Librat janë më ekonomikë, me çmime nga 500 deri në 5000 lekë të vjetra”, tha ai.

Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme

14 December 2025 at 11:02


Si shumë familje, edhe ajo e Artan Dubovës që jeton në Prishtinë mezi po arrin të ia dal me çmimet e produkteve esenciale. 45 vjeçari thotë se nuk janë të rralla netët kur detyrohen të flenë pa ngrënë.

Ai thotë për emisionin ekonomik `Shtylla` të realizuar nga KosovaPress, se rritja e çmimeve po i shtyn drejt kufijve të mbijetesës.

Dubrova shton se nuk ka as mjete për ngrohje dhe se mishi është bërë luks për të, duke kërkuar rritje të ndihmave sociale nga shteti.

Hallin e rritjes së çmimeve e kanë thuajse të gjithë. Dikush më shumë e dikush më pak ankohen se me këtë situatë nuk po arrijnë të ia dalin.

Qytetari nga Prishtina shprehet se situata ekonomike aktuale është më e vështira që ka përjetuar ndonjëherë. Sipas tij, shumica e familjeve po përballen me vështirësi serioze, përjashtuar zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët, siç thotë ai, nuk e njohin realitetin e varfërisë.

Një pensioniste shprehet se me pensionin prej 230 eurosh në muaj nuk po arrin të përballojë shpenzimet jetësore dhe se është e detyruar të kërkojë ndihmë tek shoqet e saja për t’ia dalë.

E ky nuk është vetëm perceptim i qytetarëve. Në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit të Kosovës, vërehet dukshëm një rritje për periudhën 2024-2025. Inflacioni vjetor për periudhën janar - nëntor 2025 është 5.3 për qind. Ndërsa, për vitin 2024, 1.6 përqind, në vitin 2023 4.9 përqind. Madje, njohësi i ekonomisë, Ilir Hajdini thotë se rritja është edhe më e madhe se që raportohet nga institucionet. Sipas tij, shtrenjtimi i rrymës ka pasur ndikimin më të madh.

Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe importi i madh i mallrave kanë pasur ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit të përgjithshëm në vend, duke reflektuar drejtpërdrejt në përvojën e përditshme të qytetarëve.


Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku thotë për KosovaPress, se rritje reale të çmimeve ka, ndërsa zbritjet nuk vërehen. Ai thekson se çdo lëvizje në treg rëndon mbi konsumatorin, i cili njëkohësisht është edhe taksapagues. Sipas Kaçanikut, shtresa që dikur konsiderohej e varfër tashmë ka falimentuar, ndërsa shtresa e mesme po mbijeton prej kohësh përmes kredive, çka sipas tij dëshmon mungesë të politikave dhe programeve serioze për mbrojtjen e konsumatorit nga ana e qeverive.

Agjencia e Statistika të Kosovës ka dërguar edhe një raport me çmimet e produkteve esenciale gjatë vitit 2024 dhe periudhës janar-tetor 2025.

Në këtë raport 1 kg oriz në vitin 2024 ka kushtuar 1.68 euro, në tetor 1.77. Mielli në 2024 ishte 0.81 Cent, ndërsa në tetor 0.84 cent, buka 500 gr në 2024 0.52 cent, në tetor 0.84, mish pule në 2024 ka qenë 4.08 euro një kilogram, në tetor 4.64 euro.

Ndërsa një litër qumësht në vitin 2024 ka qenë 1.21 euro, në tetor 1.25 euro, një litër jogurt një vië parë ka qenë 1.19 euro, në tetor 1.25 euro, po ashtu 30 copë vezë në 2024 kanë kushtuar 2.88 euro, në tetor ka arrit 3.82 euro, gjithashtu një litër vaj në 2024 ka qenë 1.47 euro, në tetor arriti 1.66 euro.

Gjithashtu sipas ASK-së, 1 kg sheqer më 2024 ka qenë 1.23 euro, në tetor të 2025 ka shënuar një rënie prej 1.19. Kurse, 1 kg kafe e bluar një vit më parë ka qenë 13.08 euro, në tetor ka arrit 15.62 euro, çaji 9.27, në tetor 9.45 euro, uji 1.5 litër 0.37 në 2024, në tetor 0.39 euro.

Ndërsa energjia elektrike (pa kosto fikse), 1 kwh në 2024 ishte 0.07 cent, ndërsa në tetor të 2025 0.08.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në një mesatare në nëntor shënuan rritje prej 5. 3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Krahas të ardhurave mujore në Kosovë, sipas ASK-së, pensioni bazik në vendin tonë është 150 euro tani, paga minimale aktuliasht është 350 euro bruto dhe paga mesatare 639 euro për vitin 2024./KP/

- YouTube www.youtube.com

Rritja e çmimeve, Tahiri: Në Kosovë, çdo ditë më shtrenjtë

7 December 2025 at 13:10


Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve esenciale, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe dëshmi të një menaxhimi të dobët qeveritar.

Tahiri ka theksuar se çmimet e produkteve bazike, përfshirë qumështin, produktet e qumështit, frutat dhe artikuj të tjerë ushqimorë, janë rritur në mënyrë drastike dhe shpesh janë më të larta sesa në vendet më të zhvilluara të Evropës, si Zvicra, Gjermania, Italia apo Franca.

“Çfarë është tu ndodh kështu? Çdo ditë po shtrenjtohen çmimet, janë shku në hava. Si është e mundur që produktet elementare në Kosovë të kushtojnë më shumë se në vendet me standard shumë më të lartë?”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se ndërkohë që qytetarët përballen me rritje të pandalshme të kostos së jetesës, pagat vazhdojnë të mbeten të ulëta dhe të papërditësuara.

“Në Kosovë, me këtë qeveri, duket se të vetmet gjëra të lira kanë mbetur pagat. Pesë vjet me radhë – vetëm fjalë, përralla e premtime, pa asnjë rezultat konkret për ekonominë e qytetarëve”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

​Vezët po bëhen luks, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

23 November 2025 at 12:02


Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë.

Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik.

Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.

Qytetari ka thënë se rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve të tjera ushqimore po ndikon drejtpërdrejt në familjet në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale.

Ai theksoi se vezët janë pjesë e përditshme e mëngjesit në shumicën e familjeve shqiptare, ndaj rritja e çmimit të tyre po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike.

“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. ... Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha ai.

Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarët. Ai tha se megjithatë njerëzit detyrohen t’i blejnë, pasi janë produkte të domosdoshme për çdo familje.

“Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh ai.

Sabit Makolli ka deklaruar se nuk është vërejtur asnjë përmirësim në çmimet e produkteve bazë, përkundrazi vetëm rritje. Ai theksoi se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve.

Sipas tij, artikujt ushqimorë të përditshëm janë të domosdoshëm dhe qytetarët nuk kanë ku të drejtohen tjetër, pavarësisht rritjes së çmimeve.

“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat”, theksoi ai

Qytetari Avdyl Kuleta deklaroi se rritja e çmimeve po ndikon dukshëm te qytetarët, por sipas tij, ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse t’i përballojnë këto ndryshime.

“Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten", shtoi ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.

Sipas buletinit Ekonomik, kompleti prej 30 vezëve ka arritur çmimin prej 4,20 euro, por në disa markete të Prishtinës çmimi arrin në4,89 euro.

Çmimi i vezëve është ngritur edhe në Maqedoni të veriut, duke u bërë kështu 0.20 cent një vezë./KP/

Shala: Mbi 168 milionë euro për importin e energjisë - pasojat e kësaj keqqeverisje po i bart qytetari

16 November 2025 at 15:44



Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka ngritur shqetësimin për rritjen e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë elektrike, duke theksuar se kostoja financiare po bie mbi qytetarët.

Sipas tij, Kosovës i është rritur ndjeshëm fatura e importit gjatë viteve të fundit.

“Nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka parë një rritje të madhe të varësisë nga importi i energjisë elektrike. Shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024”, ka shkruar Shala në një postim në Facebook.

Edhe sasia e energjisë së blerë nga jashtë, sipas tij është rritur në mënyrë serioze.

“Sasia e energjisë së importuar është rritur nga 890 mijë MËh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MËh në vitin 2024”, ka shkruar deputeti.

Shala fajëson performancën e dobët të prodhimit vendor, veçanërisht termocentralet e KEK-ut.

“Këto shifra janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët”, u shpreh ai.

Deputeti ka theksuar se çdo mungesë në prodhim po mbulohet me import, shpesh me çmime të larta dhe se më fund pasojat i bart qytetari.

“Çdo mungesë në prodhim duhet mbuluar me import, duke krijuar hapësirë për përfitime të ndërmjetësve dhe tregtarëve. Barrën e paguajnë qytetarët, përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE”, ka theksuar Shala.

Shala e quan këtë situatë rezultat të keqqeverisjes aktuale dhe thotë se kërkohen masa urgjente.

“Kjo krizë e krijuar nga keqqeverisja aktuale e bën më të domosdoshme se kurrë investimet e qëndrueshme në kapacitete të reja prodhuese dhe përmirësimin e menaxhimit në KEK. Sa më shpejt të largohet nga pushteti ky mentalitet që bllokon zhvillimin e projekteve të reja, aq më shpejt qytetarët do të kenë çmime të përballueshme dhe furnizim të qëndrueshëm”, ka shkruar deputeti i PDK-së. /Telegrafi/



Qeveria nuk planifikon masa për frenimin e shtrenjtimeve

13 November 2025 at 22:50


Megjithëse çmimet po shënojnë rritje, për momentin qeveria nuk parashikon masa të reja për frenimin e shtrenjtimeve.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, vlerëson se me trendin aktual të inflacionit nuk ka nevojë për ngrirje apo kufizim të marzheve tregtare. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes nëse çmimet rriten gjatë periudhës para festave, veçanërisht për produktet që tradicionalisht shtrenjtohen në atë kohë.

“Për momentin nuk shoh asnjë arsye për të marrë vendim për ngrirjen ose kufizimin e marzhës bruto të fitimit në tregtinë me shumicë ose pakicë në 10%, siç bëmë vitin e kaluar. Ne i analizojmë çdo javë çmimet, nëse ato rriten nga tregtarët, sidomos gjatë periudhave të festave, duke ditur se cilat produkte konsumohen më shumë në atë kohë dhe çmimet e tyre luhaten, natyrisht që do të marrim vendim”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Nuk do të ketë as rritje të pagës minimale. Durmishi thotë se për momentin nuk ka arsyetim ekonomik për ndërhyrje para harmonizimit të rregullt në mars. Pavarësisht presionit nga sindikatat, autoritetet paralajmërojnë se një rritje ad-hok mund të shkaktojë presion të ri ndaj inflacionit dhe një barrë shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, për momentin nuk shohim arsyetim ekonomik për rritje të ndërhyrjes së pagës minimale para rregullimit të rregullt që ligjërisht parashikohet në muajin mars. Presioni që na ushtrojnë sindikatat me një vendim të tillë do të krijonte presion mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat për shkak të këtij presioni nuk do të kishin mjete financiare për të paguar punonjësit e tyre dhe në njëfarë mënyre do të detyroheshin t’i largonin nga vendet e punës, gjë që do të ndikonte edhe në inflacion”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Sipas përllogaritjeve të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, inflacioni në nivel vjetor arrin në 4,5%. /Alsat.mk

Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur/ Çmimet e konsumit rriten mesatarisht 5.1%

By: M C
11 November 2025 at 23:05

Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit në një mesatare prej 5.1% në tetor 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Inflacioni mujor arriti në 0.6% në tetor 2025.

Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave të fundit çmimet e konsumit janë rritur për 5,1 për qind në tetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkohë, inflacioni mujor ka qenë 0,6 për qind, duke treguar se valët e shtrenjtimit po vazhdojnë edhe në prag të dimrit. Rritja e çmimeve përfshin pothuajse të gjitha grupet e konsumit.

“Rritja e çmimeve u ndikua kryesisht nga disa kategori të konsumit: pushimet e organizuara (23.7%), biletat e fluturimeve (21%), energjia elektrike (20.3%), pemët (15.3%), kafe, çaj dhe kakao (13.1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12.4%), mishi (12.3%) dhe shërbimet hoteliere (9%)”.

Sipas raportit, çmimet janë rritur më së shumti te:

Kafja, çaji dhe kakao (+13,1%)

Shërbimet hoteliere (+9,0%)

Shërbimet ambulantore (+8,9%)

Drutë e zjarrit, peletët e lëndët djegëse të ngurta (+8,0%)

Qumështi, djathi dhe vezët (+7,5%)

Buka dhe drithërat (+5,3%)

Prodhimet ushqimore në përgjithësi (+5,2%)

Këto shifra tregojnë se inflacioni po e godet drejtpërdrejt koston e jetesës së familjeve — që nga buka e përditshme e deri te energjia elektrike dhe ngrohja dimërore.

Rënie të lehta çmimesh janë vërejtur vetëm në disa produkte:
karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-2,6%) dhe blerja e automjeteve (-1,2%), që megjithatë kanë pasur ndikim minimal në uljen e përgjithshme të inflacionit.

Edhe krahasimi mujor, tetor me shtator, tregon se çmimet po vazhdojnë të rriten me ritëm të qëndrueshëm.
Në këtë periudhë, ngritjet më të mëdha janë regjistruar te:

Drutë e zjarrit dhe peletët (+8,4%)

Buka dhe drithërat (+1,2%)

Shërbimet hoteliere (+0,9%)

Karburantet për transport personal (+0,6%)

Ndërsa ulje çmimesh janë shënuar te biletat e fluturimeve (-6,8%) dhe pemët (-3,8%).

Në përmbledhje, të dhënat e tetorit tregojnë qartë se inflacioni po mbetet problem serioz për ekonominë e vendit, me ndikim të drejtpërdrejtë në standardin e jetesës së qytetarëve.

Çmimet e ushqimit, energjisë dhe shërbimeve bazë po rriten vazhdimisht, ndërsa paga mesatare dhe fuqia blerëse nuk po e ndjekin këtë ritëm. Nëse ky trend vazhdon, dimri 2025/26 mund të jetë ndër më të shtrenjtët për familjet e Kosovës.

“Norma mujore dhe vjetore e inflacionit, sipas IHÇK, vazhdon të tregojë presion mbi çmimet e konsumit në vend, duke reflektuar ndryshime të ndjeshme në disa nga grupet kryesore të konsumit, veçanërisht energjinë, ushqimin dhe shërbimet turistike.”/MONITOR

The post Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur/ Çmimet e konsumit rriten mesatarisht 5.1% appeared first on Albeu.com.

Raporti i Progresit: Papunësi e lartë, boshllëqe gjinore dhe rritje çmimesh në Kosovë

4 November 2025 at 16:49


Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, ku theksohen sfidat e vazhdueshme në tregun e punës, rritja e çmimeve dhe vonesat në publikimin e të dhënave zyrtare.

Në raport thuhet se tregu i punës në Kosovë “karakterizohet nga pjesëmarrje ende shumë e ulët, papunësi e lartë dhe boshllëqe të mëdha gjinore”.

Sipas rapotit, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore publikohen me vonesë, me të dhënat më të fundit që i referohen vitit 2024.

“Ndërkohë, shkalla e papunësisë ra me 0.1 pikë përqindjeje në 10.8%, pavarësisht rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në 43.3% nga 40.7% në vitin 2023. Hendeku midis shkallës së punësimit të meshkujve dhe femrave (55.9% dhe 21.2%) u zgjerua. Në vitin 2024, pjesa e të rinjve (15-24 vjeç) që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim ra në 31.4%, nga 33.4% një vit më parë”, thuhet në raport.

Sipas BE-së, këto rezultate të dobëta në tregun e punës po kontribuojnë në normat e larta të emigrimit.

Raporti gjithashtu thekson se inflacioni i çmimeve të konsumit është rritur ndjeshëm në vitin 2025. “Inflacioni u rrit në një mesatare prej 2.8% në vit në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe më tej në 4.3% dhe 4.5% në korrik dhe gusht, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ushqimit dhe pijeve joalkoolike”, theksohet në dokument.

BE kujton se më 16 prill, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kishte miratuar një rritje lineare të tarifës së energjisë elektrike prej 16.1% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, e cila hyri në fuqi më 1 maj.

Në anën tjetër, raporti e vlerëson pozitivisht nivelin e borxhit publik të Kosovës, i cili mbetet ndër më të ulëtit në rajon.
“Në sajë të një suficiti primar margjinal dhe rritjes së lartë nominale të PBB-së, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ra në 16.9% në fund të vitit 2024 – niveli më i ulët që nga viti 2017 – dhe më tej në 16% në fund të qershorit 2025”, thuhet në raport.

Megjithatë, borxhi i jashtëm u rrit me 12% në vitin 2024, për shkak të kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Raporti vëren se “bllokimi politik ka penguar ratifikimin e marrëveshjeve të reja të financimit të jashtëm me institucionet financiare ndërkombëtare”.

Në maj 2025, Fitch Ratings riafirmoi vlerësimin e saj sovran për Kosovën në nivelin ‘BB-’ me perspektivë të qëndrueshme, duke përmirësuar mundësitë e aksesit të vendit në tregjet ndërkombëtare financiare.

Fluturojnë çmimet e banesave në kryeqytet, edhe qiratë nuk qëndrojnë mbrapa

By: V K
10 October 2025 at 08:38

Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Megjithëse sektori i ndërtimit është në kulm prej vitesh, me shtim të ofertës për banesa, zgjerimi i kërkesës nga turistët dhe mbajtja në stok të pa përdorur e një pjese të objekteve të reja, po rrit nivelin e qirave përtej mundësive të qytetarëve me të ardhura mesatare, sidomos në Tiranë.

Në shtator 2025, përbërësi kryesor i inflacionit ishin çmimet e qirave; më parë, rritja mesatare e çmimeve dominohej nga ushqimet.

Në shtator 2025, inflacioni shënoi 2.4%. Në këtë rritje, qiraja kontribuoi me 34.5 pikë përqindje, ushqimet me 26.2 pikë përqindje, ndërsa pjesa tjetër nga grupet e tjera të mallrave të konsumit.

Sipas një raporti të mëparshëm të Deloitte, rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në rritje të qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror).

Të dhënat afatgjata tregojnë se nga viti 2016 deri në pandemi, rritjet vjetore të qirave ishin minimale, duke lëvizur nga 0.0% – 1%.

Nga viti 2023 e në vijim, ritmi i rritjes së çmimeve të qirave nisi të përshpejtohet. Gjatë gjithë vitit 2024, indeksi ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga rreth 0.9% në janar, në mbi 3% në pranverë, për të arritur rreth 5.2% në gusht.

Në të dhënat e vitit 2025, vërehet se rritja është bërë edhe më e fortë. Indeksi i çmimeve për qiratë në janar 2025 është rreth 0.9%, por më pas shënon ngjitje të fortë në mars (2.1%), prill (2.5%), maj (3.6%) dhe veçanërisht në verë, ku në korrik arrin 5.4% dhe në shtator 6.6%.

Inflacioni i qirave tregon se presioni mbi tregun e banesave është rritur ndjeshëm gjatë vitit, për shkak të kërkesës së lartë nga turizmi dhe rritjes së çmimeve të banesave.

Çmimet e larta të banesave po frenojnë planet e qytetarëve për të blerë shtëpi dhe, në këtë mënyrë, rrisin kërkesën për qira.

Në vitet 2016–2020, tregu i qirave në Shqipëri ka qenë relativisht i qëndrueshëm, me luhatje të vogla. Kjo periudhë përkoi me një ofertë të bollshme apartamentesh të reja, veçanërisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare, ndërsa kërkesa ishte e kufizuar për shkak të emigracionit dhe ngadalësimit të ritmeve të rritjes së të ardhurave.

 

 

Kriza pandemike e vitit 2020, e ndjekur nga kufizimet në lëvizje dhe mbyllja e tregut turistik, çoi përkohësisht në ulje të qirave, duke e mbajtur indeksin nën nivelin e inflacionit.

Pas vitit 2022, panorama ndryshoi ndjeshëm. Rritja e kërkesës nga turizmi dhe platformat Airbnb dhe Booking kanë reduktuar ndjeshëm ofertën për qira afatgjata. Një pjesë e madhe pronash të lira, sidomos në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, janë kthyer në njësi për qira ditore.

Sipas të dhënave të tjera nga Airbnb rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në fund të vitit 2024. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 85 milionë eurosh, pothuajse dy herë më e lartë se në vitin 2023.

Gjithashtu, lëvizja e popullsisë drejt zonave urbane, veçanërisht drejt Tiranës, është një shtysë e përhershme për rritjen e qirave në kryeqytet.

Megjithëse ndërtimi i apartamenteve të reja ka qenë intensiv, për shkak të çmimit të shtrenjtë, me një mesatare prej 2000-2100 euro/m2 shumë prej tyre janë blerë për investim apo nga emigrantë që nuk i përdorin për banim të përhershëm. Kjo ka krijuar një mungesë reale të ofertës së qirave funksionale, duke rritur presionin mbi tregun aktiv./ Monitor

The post Fluturojnë çmimet e banesave në kryeqytet, edhe qiratë nuk qëndrojnë mbrapa appeared first on Albeu.com.

Sondazhi nga IRI: 56% e qytetarëve të Kosovës kërkojnë ndryshim, shqetësimet kryesore çmimet e larta dhe papunësia

25 September 2025 at 21:59


Sipas sondazhit rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar gjatë maj–qershor 2025, qytetarët e Kosovës shprehin pakënaqësi në drejtimin politik të vendit, duke kërkuar ndryshim dhe lidership të ri.

Në pyetjen “Çka i duhet më së shumti vendit në këtë kohë?”, 56% e të anketuarve zgjodhën ndryshim, duke nxjerrë në pah nevojën për ndryshime ekonomike dhe ndërrim të lidershipit, të cilat përbëjnë 82% të përgjigjeve.

Sondazhi IRI

Nga të anketuarit që mbështesin ndryshimin:

44% kërkojnë ndryshim ekonomik dhe përmirësim të drejtësisë sociale

38% duan ndërrim të drejtuesve kryesorë politikë dhe partive në pushtet

9% kërkojnë ndryshim të standardeve kulturore dhe arsimore, përfshirë median dhe uljen e dhunës

9% duan ndryshim të standardeve administrative dhe ulje të korrupsionit

1% nuk e dinë ose refuzuan të përgjigjen


Performanca e qeverisë shihet e ndarë dhe e prirur kah negativiteti:

  • 38% e vlerësojnë “disi të mirë”
  • 22% “disi të keqe”
  • 25% “shumë të keqe”
  • 12% “shumë të mirë”
  • 2% pa përgjigje

Në pyetjen nëse politikanët aktualë janë drejtuesit e duhur për të ardhmen:

  • 50% besojnë se nevojitet një lider i ri
  • 44% mendojnë se politikanët aktualë janë të përshtatshëm
  • 7% nuk e dinë ose refuzuan

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish:

  1. Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%
  2. Papunësia – 19%
  3. Korrupsioni – 6%

Ndërkohë që korrupsioni përmendet më pak si problem kryesor, ai mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit.

"Blejmë kur ka aksione": Familjet kosovare nën presionin e inflacionit

24 September 2025 at 17:58


Familjet në Kosovë po përballen me rritje të lartë të çmimeve, duke shpenzuar më shumë, por duke blerë më pak.

Anketa e IRI-së zbulon se 45% e qytetarëve e konsiderojnë koston e jetesës si problemin kryesor, një rritje nga 28% vitin e kaluar.

Inflacioni në gusht 2023 arriti 4.5%, me rritje të ndjeshme të çmimeve për energjinë elektrike (17%) dhe ushqimet (9.2%).

Teuta Halimi, rreth të 40-tave, hap derën e dyqanit dhe del me pak gjëra. Çmimet janë rritur aq shumë, saqë çdo javë thotë se i duhet të shkurtojë listën e blerjeve.

Jeton në Prishtinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, punon në sektorin publik dhe merr një pagë prej rreth 630 eurosh në muaj.

“Qumështi, vaji, kafeja, sheqeri - të gjitha janë shtrenjtuar. Për t’i mbuluar vetëm gjërat bazike, do të duheshin tri paga”, thotë Teuta për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëshorti i saj punon, por pagat e tyre shkojnë pothuajse tërësisht për ushqime dhe fatura, duke e bërë çdo muaj sfidë për familjen.

“Po shpenzojmë më shumë, por po blejmë më pak. Blejmë vetëm kur artikujt janë në aksion [në zbritje]”, thotë Teuta.

E, situata e saj reflekton realitetin e shumë familjeve në Kosovë.

Një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën maj-korrik të këtij viti, tregon se 45% e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë koston e jetesës dhe çmimet e larta si problem kryesor - një rritje e ndjeshme krahasuar me 28% vitin e kaluar.

Kjo përqindje është, po ashtu, më e larta mes pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas 45 vjetësh punë, të varur nga ndihma e fëmijës

Pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekur nga rritja e çmimeve - shpesh të detyruar të heqin dorë nga produktet e caktuara ose t’i shtyjnë pagesat e domosdoshme.

Xhylnaze Hima dhe Muharrem Vataj kanë punuar për rreth 45 vjet, por sot jetojnë me dy pensione që bashkë kanë vlerën e 440 eurove.

“Në përgjithësi, ushqimet janë shtrenjtuar pa masë dhe pa kontroll. Sot qumështi ka një çmim, nesër krejt tjetër”, thotë Muharremi, ndërsa bashkë me Xhylnazen qëndrojnë të ulur në një park në kryeqytet.

Edhe ky çift thotë se përpiqet të kursejë duke blerë kryesisht gjatë aksioneve në dyqane.

Por më e dhimbshmja, thotë Xhylnazja, është se pas gjithë viteve të punës, tani janë të detyruar të varen nga ndihma e vajzës së tyre që jeton në Shtetet e Bashkuara.

“Na vjen keq për të. Ne kemi kontribuar gjithë jetën, e tani pensioni nuk na mjafton. Vajza na thotë: ‘Mos u mërzisni, kërkoni çfarë ju nevojitet’...”, rrëfen Xhylnazja.

Rritje e inflacionit

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se inflacioni, që reflekton rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, është rritur për 4.5% në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e ndjeshme u regjistrua tek energjia elektrike, me 17%, e ndjekur nga produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike, që u shtrenjtuan për 9.2%.

Për shembull, në gusht të vitit 2024, një litër vaj kushtonte 1.43 euro, krahasuar me 1.66 euro muajin e kaluar, ndërsa pakot e vezëve u shtrenjtuan nga 2.50 euro në 3.55 euro.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Arbër Hoti, thotë se inflacioni nuk është thjesht një shifër statistikore - ai përkthehet drejtpërdrejt në ulje reale të fuqisë blerëse të qytetarëve.

“Me çdo euro që një familje fiton sot, blen më pak produkte dhe shërbime sesa blinte një vit apo dy vjet më parë”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Inflacioni në Kosovë kulmoi në mbi 14% në vitin 2022, pas krizës së tregjeve që pasoi luftën në Ukrainë.

Ai ra gradualisht duke arritur një mesatare vjetore prej rreth 2% vitin e kaluar, por tani është rikthyer në rreth 4-5%.

Hoti thotë se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj inflacionit, pasi shumica e produkteve konsumohen nga importet - duke importuar indirekt edhe rritjen e çmimeve jashtë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

By: Ela
24 September 2025 at 15:08

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj të njëjtën periudhë të një viti […]

The post BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë appeared first on BoldNews.al.

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n, zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

By: V K
17 September 2025 at 07:56

Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Kjo vlerë ishte 16.3 % më e ulët se paga mesatare mujore bruto prej 83,906 lekësh në të njëjtën periudhë.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2025 paga reale ishte 13,678 lekë më e ulët se paga mesatare.

Kjo do të thotë se me rreth 84 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me 70.3 mijë lekë.

Të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të vitit 2025, tregojnë se paga mesatare mujore arriti 83,906 lekë, ndërsa paga reale prej 70,228 lekë.

Krahasuar me vitin 2020 (viti bazë për ICK), rritja është mbi 50% në terma nominalë, por në terma realë rritja rezulton rreth 27%.

 

 

Ecuria e pagave në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2025 tregojnë një rritje të fortë të nominale, por ecuria e çmimeve ka zbehur rritjen reale të të ardhurave të punonjësve.

Gjatë vitit 2021, pagat nominale u rritën në mbi 59 mijë lekë, ndërsa pagat reale në rreth 57,800 lekë, ç`ka tregon se inflacioni mbeti i ulët dhe rritja e pagave u përkthye drejtpërdrejt në më shumë fuqi blerëse.

Në vitin 2022, ndikimi i rritjes së çmimeve u bë i dukshëm. Edhe pse paga nominale arriti në 66 mijë lekë në fund të vitit, paga reale mbeti në rreth 59,383 lekë, pothuajse në nivelin e vitit të kaluar.

Kjo tregon se inflacioni i lartë i asaj periudhe e zbehu ndjeshëm efektin e rritjes së pagave.

Në vitin 2023 rritja e fortë e pagave arriti të tejkalojë inflacionin. Paga reale u ngjit në 64,957 lekë, duke rikuperuar humbjet e një viti më parë, po mbeti shumë më e ulët se paga nominale 75 mijë lekë.

Në vitin 2024, paga reale për herë të parë kaloi pragun e 70 mijë lekëve, në një kohë kur paga nominale arriti mbi 83 mijë lekë.

Paga reale ishte sa 84 për qind e pagës mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025, në raport me 90 për qind që ishte në vitin 2022.

Edhe pse politikat për rritjen e pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe atë privat kanë ndihmuar në rritjen e shpejtë të të ardhurave zyrtare, inflacioni ka neutralizuar pjesën më të madhe të këtij përfitimi.

Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të ushqimeve, dhe qirave ka bërë që qytetarët të ndjejnë më pak efektin e rritjes së pagës në jetën e përditshme.

Ecuria e pagës reale tregon se rritja e pagave fillimisht duhet të përmirësojë fuqinë blerëse, në të kundërt diferenca në rritje mes pagës në letër dhe realitetit të konsumatorëve do të vazhdojë të thellohet./ Monitor

The post Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n, zhvlerësimi nga rritja e çmimeve appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

By: V K
17 August 2025 at 15:03

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët.

Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara. Por kjo rritje çmimesh, duket se nuk shkon në proporcion me cilësinë, për të cilët qytetarët kanë jo pak ankesa.

Ata e vendosin theksin tek papastërtia e bregdetit apo menaxhimi i hapësirës publike në plazhe.

Ndërsa për emigrantët situata është krejt ndryshe. Me pagat apo pensionet që ata kanë në vendet e tyre të punës pushimet në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë janë të përballueshme.

Në Vlorë duke nisur nga muaj maji, çdo produkt jetësor, duke filluar nga ata bazë të shportës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Edhe produktet e servirura në bare dhe restorante vijnë sot me një çmim 30-40% më lartë se një vit më parë./ A2CNN

The post Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

By: Ardit
17 August 2025 at 14:35

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët. Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara. Por kjo rritje çmimesh, duket […]

The post Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë

By: V K
3 August 2025 at 08:34

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë verë.

Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike.

Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin mes 1-2 javë. Lidhur me destinacionin, 50% kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe pjesa tjetër jashtë, ku e preferuara është Greqia.

Akomodimi i parapëlqyer mbeten hotelet dhe apartamentet në platforma si Booking dhe Airbnb me përkatësisht 40% dhe 38% të përgjigjeve.

Këtë verë vihet re rritja e peshës së shpenzimeve në buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% të përgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura të aktiviteteve, transportit apo ushqimeve.

Vera e këtij viti, ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës, por ritmi i rritjes është ngadalësuar.

Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë, sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.

Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.

Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.

Në fakt, një pjesë jo e vogël e vendasve zgjedhin këtë bregdet jo vetëm për fundjava, por edhe për pushime më të gjata verore.

Për të kuptuar më shumë rreth tendencave të pushimit të vendasve, kostove, preferencave të akomodimit, plazheve apo aktiviteteve plotësuese, “Monitor” zhvilloi edhe këtë verë një sondazh përmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u përgjigjën 266 persona duke dhënë kështu një panoramë të përgjithshme mbi pushimet e shqiptarëve, kohëzgjatjen dhe problematikat që ata konstatojnë këtë sezon.

84% e të anketuarve do të bëjnë pushime, tek ata që nuk do të pushojnë dominon pamundësia ekonomike

Ende pa gjetur shkëlqimin e saj turistik, pushimet e verës dominoheshin kryesisht nga vendasit, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e dy vendeve që jeton jashtë kufijve.

Me promovimin ndërkombëtar dhe sidomos efektin e rrjeteve sociale, pavarësisht se vendasit dhe shqiptarët e Kosovës mbeten ende pjesa dominuese e atyre që frekuentojnë bregdetin, pesha e grupeve të tjera është rritur dukshëm.

Në sy bien italianët, gjermanët apo francezët me rritje nga viti në vit, por edhe grupet e organizuara ku mbizotërojnë polakët e çekët dhe më pak spanjollët apo vendet e tjera baltike.

Por teksa sytë janë te të huajt, sa prej vendasve parashikojnë të pushojnë këtë verë?

Ajo që bie në sy është se shumica e të anketuarve kanë planifikuar të kenë pushime verore këtë vit. Të paktën 84% e tyre janë përgjigjur me po në pyetjen: A keni planifikuar që të bëni pushime verore këtë vit? Por një përqindje jo e vogël, 16% janë përgjigjur se këtë verë nuk parashikojnë të bëjnë pushime.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, por në 73% të rasteve kur janë përgjigjur me “jo”, arsyeja lidhet me pamundësinë ekonomike.

Në të tjera raste, shkak për të mos pushuar gjatë verës kanë qenë: arsyet personale, fakti që ende ishin të pavendosur mbi atë që do të bënin, pamundësia për t’u shkëputur nga puna apo edhe vendimi për të udhëtuar në periudha të tjera të vitit.

Një tjetër tregues i nxjerrë nga të dhënat e anketës sa u takon atyre që nuk do të pushonin këtë verë, ishte ai mbi mundësinë që kishin pasur për të pushuar në pesë vitet e fundit gjatë verës.

Të paktën 19% e atyre që nuk planifikonin të udhëtonin, thanë se nuk kishin bërë asnjëherë pushime në pesë vitet e fundit.

Mbizotëronin edhe përgjigjet e atyre që kishin pasur mundësi të pushonin vetëm një herë në pesë vitet e fundit.

Të dhënat e përpunuara nga përgjigjet e 266 të anketuarve, tregojnë se 72% e atyre që janë përgjigjur ishin meshkuj.

Lidhur me grupmoshat 20% e të anketuarve ishin 20-29-vjeç, 35% ishin 30-39 vjeç, 30% ishin të grupmoshës 40-49-vjeç.

 

 

Pushimet e verës, shumica zgjedh bregdetin, 57% deri në dy javë

Alternativat e pushimeve mund të jenë të ndryshme në verë, por për shumicën ato përfshijnë detin, rërën dhe diellin. Edhe në anketën tonë 92% e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë zgjedhin zonat bregdetare, një pakicë tjetër kanë zgjedhur zonat malore ose qytete urbane.

Kjo tregon se shqiptarët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në det teksa në botë është vënë re se qasja e turistëve për verën po ndryshon.

BBC publikoi në qershor një artikull ku shkruhej se ndryshimet klimatike po ndryshojnë planet e udhëtimit.

Më së shumti, kjo i referohet një tendence të turistëve për të shmangur zonën e Mesdheut, e cila është goditur viteve të fundit nga valë ekstreme të të nxehtit, duke zgjedhur vende me klimë më të butë dhe në afatgjatë kjo tendencë mund të theksohet.

Nëse ajo do të bindë vendasit të qëndrojnë më pak te pushimet tradicionale apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, për t’ju referuar sërish sondazhit, rreth kohëzgjatjes së pushimeve, shifrat tregojnë se të paktën 57% planifikonin që pushimet e tyre verore të ishin mes 1-2 javësh.

Në një përqindje të konsiderueshme janë edhe ata që pushimet verore i kanë parashikuar më pak se një javë, duke përfaqësuar 35% të atyre që iu përgjigjën anketës.

Të paktën 7% parashikonin që pushimet e tyre të ishin dy-tre javë, ashtu sikurse 1% thanë se kishin një muaj pushime të programuara vere.

 

 

Plazhet, shezloni shpenzim i planifikuar, shumica 1000-1500 lekë dita

Kjo verë është shoqëruar me një prani të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë në zonat bregdetare duke vënë theksin sidomos te plazhet publike që për hir të së vërtetës janë në sipërfaqe më të mëdha sesa vitet e kaluara.

Kryeministri madje ka ndarë disa herë gjatë këtij viti pamje nga plazhet publike, apo nga ato të zëna nga privatët në mënyrë të padrejtë, të cilëve iu janë hequr shezlonet. Premtimi në fakt është që vitin e ardhshëm të ketë hapësira edhe më të shumta plazhesh publikë, duke qenë se mbarojnë një seri kontratash 5-vjeçare.

Pavarësisht kësaj, duket se kostoja e një shezloni apo qëndrimi në shezlone te subjekte private është pjesë e pandarë kur planifikojmë pushimet. Shpesh kjo lidhet me faktin që plazhet publike kanë mungesë dushesh, banjash apo pastërti dhe kujdes për rërën është minimal.

Në anketën e “Monitor”, 73.5% e atyre që do të pushojnë në bregdet thanë se zona ku planifikojnë të pushojnë ka akses në plazh publik. Pavarësisht kësaj, ata parashikojnë te shpenzimet e tyre çadrat dhe shezlonet.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur, pra 25%, parashikojnë një kosto 1000-1500 lekë në ditë, 22% një kosto 700-1000 lekë, 19% jo më shumë se 500-700 lekë në ditë dhe pjesa tjetër më pak se 500 lekë në ditë.

Lidhur me mënyrën e parapëlqyer të transportit për në destinacionin e pushimeve duket se shumica zgjedhin komoditetin e makinës personale me 77.78% të përgjigjeve, ndërkohë që pjesa tjetër është me transport ajror, në masën 16.2%.

Më pak përgjigje përfshijnë kamperin apo autobusin me 0.46% dhe 5.56%. Dominimi i makinës personale lidhet me faktin që një pjesë e mirë e turistëve kanë distanca të afërta për të përshkruar brenda vendit, por edhe në vende fqinjë siç është Greqia.

 

 

50% do të pushojnë jashtë Shqipërisë, kryeson Greqia, pas saj Italia dhe Turqia

 

Të paktën gjysma e të anketuarve që thanë se kishin planifikuar pushime verore parashikonin që t’i kalonin jashtë Shqipërisë. Destinacionet janë nga më të ndryshmet, por peshën kryesore e mban Greqia.

Ky treg po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët si efekt i ofertave me të gjitha të përfshira që janë mjaft konkurruese por edhe për alternativat që ofron vija bregdetare e këtij vendi, ku disa rajone si Halkidiki apo Korfuzi mbeten ekonomike.

Fillimi i fluturimeve të linjave low cost me një seri destinacionesh, sidomos me Italinë, edhe me dy fluturime brenda ditës për të njëjtin destinacion, e kanë kthyer këtë vend në të preferuar.

Teksa italianët po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë duket se tashmë edhe shqiptarët po “i kthejnë” vizitën me më shumë udhëtime.

Në vendin e tretë është Turqia, e cila ka qenë historikisht pjesë e verës të një përqindje të konsiderueshme shqiptarësh.

Ofertat e Turqisë janë të shumta dhe çdo vit prezantohen resorte të reja dhe popullore në brigjet e këtij vendi, edhe pse çmimet gradualisht janë rritur.

Portugalia, Spanja janë gjithashtu vende që kanë marrë vëmendje dhe jo pak persona janë përgjigjur se parashikojnë që këto vende të jenë destinacionet e tyre të verës.

Të tjera shtete me kuriozitet për verën janë Kroacia, Malta por edhe Suedia.

 

 

Akomodimi, shumica parapëlqejnë hotel, 49% parashikojnë kosto mes 50-100 euro/nata

Strukturat akomoduese këtë vit u përballën me vendosjen e referencës duke kërkuar që të deklarojnë zënien që kanë gjatë vitit sipas referencave që miratoi qeveria.

Këto referenca ishin të ndara në dy periudha duke përfshirë maj-shtator dhe atë tetor-prill.

Një situatë e tillë krijoi pakënaqësi në një pjesë të mirë të rasteve lidhur kjo me faktin që sidomos në zonat bregdetare në Jug, zënia e dhomave ishte dukshëm më e ulët se referenca në sezonin jashtë pikut të verës.

Në atë kohë u nënvizua se kjo mund të ndikonte te kostot dhe një rritje të çmimeve në një pjesë të tyre. Ajo që ka ndodhur në fakt me çmimet këtë vit duket më shumë si një rregullim i tregut, ku operatorët turistikë thonë se ka një rritje të lehtë për strukturat cilësore dhe një ulje apo qëndrim në vend të atyre që nuk kanë investuar apo që u duhet të konkurrojnë me çmim.

Një pjesë agresive e këtij tregu janë bërë edhe apartamentet në Airbnb apo Booking të cilët falë ekspozimit në këto platforma janë bërë të preferuar.

Në sondazhin e “Monitor”, të paktën 40% e atyre që janë përgjigjur kanë thënë se do të zgjedhin një hotel si strukturë akomodimi për pushimet verore.

Ndërkohë 38% do të marrin një apartament me qira ditore në Airbnb apo Booking.

Të paktën 9% do të qëndrojnë tek të afërmit, 6% në resort dhe po kaq në shtëpi fshati, teksa 1% kanë zgjedhur një bujtinë. Edhe te shpenzimet ditore të planifikuara për një strukturë akomodimi, të paktën 49% parashikojnë një kosto ditore mes 50-100 euro/nata.

Një vit më parë, për të njëjtin sondazh përgjigjet që dominonin ishin për një buxhet deri në 50 euro/nata. Ndërkohë, ky grup që kërkon struktura më ekonomike këtë herë ka kaluar në vend të dytë, ku 21% parashikojnë këtë kosto për këtë verë për një natë.

Të paktën 17% parashikojnë që një natë të kushtojë 100-200 euro, ndërkohë që 9% mbi 300 euro/nata./ Monitor.al

 

 

The post Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë appeared first on Albeu.com.

❌
❌