Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bajrami: Të ketë transparencë dhe llogaridhënie për fondet e IPARD

21 December 2025 at 11:41

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/  Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, ka kërkuar sot transparencë të plotë për fondet e IPARD.

“Nuk është sqaruar ende se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para të IPARD, fonde të destinuara për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë”, u shpreh Bajrami, duke theksuar se për këtë arsye Bashkimi Europian ka ndalur financimet.

Ajo nënvizoi se fermerët po përballen me vështirësi serioze ekonomike dhe kërkoi veprim nga institucionet përgjegjëse.

“Do të kërkojmë transparencë për çdo euro të IPARD, publikimin e përfituesve dhe përgjegjësi penale e politike për çdo zyrtar të përfshirë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë.

Në përfundim, Bajrami theksoi se, mbështetja për fermerët dhe familjet shqiptare mbetet një prioritet dhe se çështja, sipas saj, nuk do të mbyllet pa sqarim të plotë. /j.p/

The post Bajrami: Të ketë transparencë dhe llogaridhënie për fondet e IPARD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Të shtohet monitorimi real në shkolla

13 December 2025 at 12:47

TIRANË, 13 dhjetor /ASTH/ Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për sigurinë në shkolla. Përmes një deklarate për mediet sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj, theksoi se siguria në shkolla është themeli i çdo sistemi arsimor.

Për të rritur sigurinë në shkolla, Ibraj nënvizoi më tej se Partia e Lirisë kërkon “prezencë të rritur të psikologëve dhe punonjësve socialë të trajnuar”.

“Sot shume shkolla kanë një psikolog për qindra nxënës, çka e bën të pamundur mbështetjen reale”, tha ajo.

Gjithashtu Ibraj kërkoi që të zhvillohet “komunikim i vazhdueshëm me prindërit”.

“Asnjë rast problemesh emocionale, presioni shoqëror, konfliktesh apo sjelljesh të rrezikshme nuk mund të trajtohet i izoluar nga familja. Shkolla duhet të ndërtojë mekanizma të qartë komunikimi me prindërit, për t’i paraprirë ngjarjeve të rënda dhe për të ndërtuar bashkëpunim të shëndetshëm”, theksoi Ibraj.

Më tej, sipas saj, Partia e Lirisë kërkon “monitorim real në shkolla”.

“Oborret, korridoret, hyrjet dhe daljet e shkollave duhet të jenë të siguruara”, tha ajo.

Gjithashtu Ibraj nënvizoi se duhet “ndërhyrje emergjente dhe përgjegjësi nga Ministria e Arsimit”.

“Ministria nuk mund të kufizohet në deklarata pas çdo rasti. Duhet strategji, grup pune, protokolle të qarta, staf të shtuar, mbikëqyrje dhe reagim të menjëhershëm kur një shkolle paraqet rrezik”, tha ajo.

/m.q/j.p/

The post PL: Të shtohet monitorimi real në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çështja e detit me Greqinë, Meta: Mungon transparenca, rrezikohen 40 km² ujëra shqiptare

By: Elva
6 December 2025 at 17:06

Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence për mënyrën se si po trajtohet çështja e detit me Greqinë. Meta tha se mungesa e informacionit për mënyrën si po trajtohet kjo çështje mund të krijojë paqartësi dhe rrezik për interesat kombëtare. Ai theksoi se vendimmarrjet e lidhura me këtë proces duhet të jenë të hapura […]

The post Çështja e detit me Greqinë, Meta: Mungon transparenca, rrezikohen 40 km² ujëra shqiptare appeared first on BoldNews.al.

PL: Nevojiten kushte më të mira për familjen për frenimin e krizës demografike

3 December 2025 at 11:53

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Myrvete Asqeri, deklaroi sot se Shqipëria po përballet me një prej krizave më të rënda demografike në historinë e saj moderne.

Në një deklaratë për mediet, Asqeri theksoi se rënia e lindshmërisë është alarm kombëtar, por qeveria hesht.

Ajo theksoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar 9 664 lindje, duke vijuar trendin negativ të viteve të fundit.

Asqeri u shpreh se shumë familje përballen me kosto të larta jetese, mungesë të mbështetjes pas lindjes dhe kapacitete të pamjaftueshme në çerdhe e kopshte, duke i shtyrë një pjesë të tyre drejt emigrimit.

Në deklaratë ajo nënvizoi se projektbuxheti 2026 nuk parashikon fonde shtesë për nënat e reja apo familjet me të ardhura të ulëta dhe kërkoi masa të menjëhershme si mbështetje financiare pas lindjes, lehtësime për kujdesin ndaj fëmijëve dhe programe punësimi për nënat.

Sipas saj, garantimi i kushteve më të mira për familjet është thelbësor për të frenuar rënien demografike dhe për të siguruar të ardhmen e vendit.

/gj.m/j.p/

 

The post PL: Nevojiten kushte më të mira për familjen për frenimin e krizës demografike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Çlirimit, Partia e Lirisë homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri”

29 November 2025 at 11:41

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kreu sot homazhe pranë monumenti “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut të rënë për Çlirimin e Shqipërisë.

Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Blushi dhe deputetët e Partisë së Lirisë, vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.

“Sot përulemi me mirënjohje, me respekt dhe me nderimin më të thellë para të gjithë të rinjve dhe të rejave, nga Mujo Ulqinaku dhe të gjithë ata të rinj, të cilët që ditën e parë të pushtimit të Shqipërisë, kundërshtuan dhe luftuan me armë në dorë bishën nazi-fashiste”, tha Blushi.

Blushi theksoi se “nderojmë Qemal Stafën, Margarita Tutulanin, Vojo Kushin dhe mijra të rinj dhe të reja që në lule të rinisë dhanë jetën në luftë me pushtuesin për t’i rikthyer lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin Shqipërisë”.

Sipas Blushit “ky përvjetor çlirimi e gjen sot vendin të uzurpuar nga një sekt, i cili jo vetëm ka tradhëtuar vlerat e lirisë, jo vetëm e ka shndërruar Shqipërisë në një vend me të burgosur politik, por dhe në një vend ku më shumë se kurrë të rinjtë dhe të rejat në radhë të parë, duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i rikthyer njëherë e përgjithmonë lirinë të gjithë shqiptarëve”.

“Ndaj ky është dhe do të jetë misioni i Partisë së Lirisë, t’u rikthejmë lirinë të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Blushi.

Këtë datë politika e feston e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj.

1 nga 4

/m.q/ /a.g/

The post Dita e Çlirimit, Partia e Lirisë homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme

22 November 2025 at 13:52

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që kanë prekur disa qarqe të vendit.

Blushi theksoi se reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në banesa, tokë bujqësore, infrastrukturë dhe kanë izoluar disa zona.

“Shqipëria sot është nën ujë sepse qeveria zgjodhi të financojë afera korruptive në vend të mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve” deklaroi Blushi në në dalje për mediet.

Sipas tij, situata paraqitet problematike në qarqet Korçë, Lezhë, Vlorë, Fier, Dibër, Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan, ku janë raportuar përmbytje, rrëshqitje dherash, prishje urash dhe bllokim segmentesh rrugore.

Blushi i kërkon institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë me masa emergjente, të sigurojnë ndihma ushqimore për familjet e prekura, ushqim për bagëtitë, funksionimin e hidrovoreve, si dhe të garantojnë komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe autoritetet lokale për menaxhimin e situatës.

/gj.m/j.p/

The post Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Alfabetit, PL: Buxheti për arsimin larg misionit të vërtetë të dijes

22 November 2025 at 12:30

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Partia e Lirisë reagoi sot në Ditën e Alfabetit  mbi gjendjen e arsimit në Shqipëri, duke e cilësuar buxhetin e vitit 2026 “larg misionit të vërtetë të dijes dhe emancipimit të brezave të rinj”.

Zv.sekretarja e Përgjithshme e PL, Brunilda Haxhiu, deklaroi se investimet kapitale në arsim janë vetëm 0.2–0.3% e PBB-së, niveli më i ulët në rajon, ndërkohë që 40% e shkollave janë ndërtuar para viteve ’90 dhe janë të amortizuara, duke rrezikuar sigurinë e fëmijëve.

Ajo theksoi se kërkimi shkencor financohet me vetëm 0.06% të PBB-së, shumë më pak se mesatarja europiane prej 2.2%, çka e lë arsimin e lartë të mbështetet pothuajse vetëm te projektet e huaja.

PL ngriti shqetësim edhe për mungesën e kushteve bazë në shkolla, klasat e mbingarkuara, mungesën e laboratorëve dhe mjeteve didaktike, transportin arsimor të munguar për mijëra nxënës, si dhe faktin se një psikolog mbulon deri në 1,500 fëmijë.

Sipas Haxhiut, 63% e maturantëve planifikojnë të ikin nga Shqipëria, pasi nuk shohin perspektivë për të ardhmen e tyre.

PL apeloi për një rikonceptim të arsimit, rritje të ndjeshme të financimit, rikthim të figurës së mësuesit si autoritet i dijes, investime në laboratorë, siguri në shkolla dhe politika që u ofrojnë të rinjve mundësi reale punësimi dhe zhvillimi.

/gj.m/j.p/

 

The post Dita e Alfabetit, PL: Buxheti për arsimin larg misionit të vërtetë të dijes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

27 September 2025 at 09:13

Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes. Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë dhe një zë […]

The post Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit appeared first on Reporter.al.

PL: Reforma në drejtësi dështim, 150 mijë dosje të mbetura stok

7 September 2025 at 11:53

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Partia e Lirisë e cilësoi reformën në drejtësi si dështim të kësaj qeverie.

Në një deklaratë për mediet sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Arla Merja tha se “pazaret politike, të sponsorizuara nga brenda dhe nga jashtë, kanë prodhuar vetëm zemërim, zhgënjim dhe dëshpërim të thellë te qytetarët”.

Sipas saj “sot ka 150 mijë dosje të mbetura stok, dhe në gjykatat ende shqyrtohen çështje të vitit 2016”.

Partia e Lirisë listoi sipas saj çështje që faktojnë dhe dëshmojnë se drejtësia është kapur.

“Qytetarët kërkojnë një drejtësi të vërtetë, të shpejtë dhe profesionale, dhe jo lojëra politike që legjitimojnë kapjen e saj”, u shpreh Merja.

Sipas Merjas asgjë nuk është përmirësuar në sistemin e drejtësisë, nga reforma në drejtësi.

“Funksionimi i shtetit është përkeqësuar në mënyrë kritike. Korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe pasiguria ligjore thellohen çdo ditë. Vettingu me dy standarde ka rrëzuar moralin e reformës dhe ka krijuar mosbesim absolut duke prodhuar Irenen me 3 mbiemra dhe variante te saj. Nuk ka asnjë perspektivë që drejtësia të funksionojë minimalisht, ndërsa mungesat në sistem janë ekstreme. Harta gjyqësore po e bën të pamundur aksesin në drejtësi, siç e ka vënë në dukje edhe Parlamenti Europian. Stoku i dhjetëra mijëra dosjeve ka shuar çdo shpresë të qytetarëve për të marrë drejtësi”, u shpreh Merja.

/a.f/

The post PL: Reforma në drejtësi dështim, 150 mijë dosje të mbetura stok appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Nevojitet plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit

20 August 2025 at 12:40

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Partia e Lirisë deklaroi sot se duhet mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet duke ulur koston e jetesës dhe duke mbështetur financiarisht dhe me strehim familjet e reja, si masë për ndaljen e shpopullimit.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediet e cilësoi shpopullimin si sfidën më të madhe që qeveria dhe e gjithë politika do të ketë në vitet e ardhshme.

“Emigrimi masiv, rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë sjellin me vete probleme të mëdha ekonomike dhe sociale. Plakja e vrullshme e popullsisë sjell një raport shumë të ulët të forcës punëtore me pensionistët, duke falimentuar skemën e pensioneve. Nevojitet më shumë shërbim shëndetësor për moshat e treta, ndërkohë që shëndetësia është në ditët e saj më të zeza”, u shpreh Haxhiu.

Ndaj Haxhiu nënvizoi rëndësinë e realizimit të politikave të integrimit në tregun e punës për të rinjtë dhe profesionistët, mbi bazë meritokracie dhe jo lidhjesh nepotike.

Sipas saj, “nevojiten lehtësime fiskale për të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse dhe mbrojtje reale të biznesit të vogël”.

Po ashtu, Haxhiu theksoi se duhen investime reale në arsimin dhe shëndetësinë publike, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve.

“Nevojitet një plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit, duke siguruar mundësi dhe shpresë reale”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post PL: Nevojitet plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse, kredia sovrane mashtrim i qeverisë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për mungesën e financimeve nga qeveria në sektorin e bujqësisë.

Në një deklaratë për mediet, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu theksoi se fermerët dhe prodhuesit e vegjël, po goditen duke u vendosur detyrime “për certifikime të kushtueshme, për fiskalizim dhe për burokraci të papërballueshme, pa ofruar asnjë ndihmë financiare”.

Sipas Haxhiut, fermerëve u kërkohet modernizim, të investojnë dhe të dalin në treg, por në të njëjtën kohë qeveria i ka përjashtuar nga çdo fond mbështetës.

Haxhiu tha se qeveria duhet të jepte një përgjigje për bllokimin e fondeve të IPARD, teksa shtoi se qeveria “zgjodhi të mashtrojë fermerët me premtime boshe, me skema të ashtuquajtura “kredi sovrane”, të cilat as nuk ekzistojnë në praktikë, as nuk janë ndihmë reale për bujqësinë, por thjesht propagandë”.

Haxhiu tha se bujqësia shqiptare po shkon drejt kolapsit total.

“Shqipëria është sot vendi me buxhetin më të ulët në Evropë për bujqësinë. Në të njëjtën kohë, fermerët shqiptarë paguajnë TVSH-në më të lartë në kontinent për prodhimet e tyre. Kjo është një politikë e qëllimshme e shkatërrimit të fshatit dhe prodhimit vendas, që i shërben vetëm interesave të importuesve të mëdhenj dhe oligarkëve të lidhur me pushtetin”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi se Partia e Lirisë e ka zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerit prioritet kryesor të saj.

“Mbështetja për fermerin është më shumë se një politikë ekonomike, është një strategji kombëtare për mbijetesën dhe forcimin e Shqipërisë. Një vend që nuk siguron ushqimin e vet, është i varur nga importet dhe i ekspozuar ndaj krizave globale, çmimeve të larta dhe presioneve të huaja. Investimi në bujqësi do të thotë rritje ekonomike, vende pune në fshat, stabilitet social dhe forcim i sovranitetit ekonomik”, u shpreh Haxhiu.

/m.q/r.e/

The post PL: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse, kredia sovrane mashtrim i qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

By: Elva
8 August 2025 at 11:06

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (GJKKO), lidhur me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj lir Metës. Gjyqtari Erjon Bani, në kërkesë të avokatit të Metës, shpalli moskompetencë, duke bërë me dije se çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ka […]

The post Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

PL: Drafti për Kodin e ri Penal, antikushtetues

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si antikushtetues draftin e ri të Kodit Penal.

Në një deklaratë për mediet Blushi tha sot se drafti është “një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri”.

Deputeti i zgjedhur i PL-së nënvizoi se “ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, “55” për agjitacion dhe propagandë”.

“Shteti i represionit që synohet të instalohet me këtë Kod parashikon: Burg për fjalën e lirë, sepse çdo kritikë, postim apo protestë mund të cilësohet “terrorizëm” apo “dezinformim” dhe kushdo mund të përfundojë me pranga në duar për “agjitacion e propagandë.

“Burg për parkimin, sepse bashkimi i “krimeve” me “kundërvajtjet” i jep fuqi prokurorisë që të kthejë çdo gabim administrativ në vepër penale. Burg për kontratat, sepse bizneset dhe individët ndëshkohen penalisht për mosmarrëveshje civile, ndërkohë që kontrabandistët dhe klientët e Qeverisë përfitojnë imunitet të paprekshëm.

“Liri për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sepse parashikohen hapësira për lirimin e tyre pa asnjë kriter të qartë, duke çelur rrugën për pazare të fëlliqura politike dhe legalizim të korrupsionit gjyqësor. Liri për hajdutët me pushtet, sepse abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe korrupsioni i lartë praktikisht dekriminalizohen përmes kufizimit ekstrem të dispozitave për ndjekjen e tyre”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se “Kodi i ri Penal i pakonsultuar me asnjë grup interesi të mirëfilltë, me asnjë OJF apo organizatë të të drejtave të njeriut, pa pyetur avokatët apo profesionistët e drejtësisë, por i prezantuar në terr, nuk është ligj, por një mjet shtypës”.

Sipas Blushit ky Kod Penal duhet refuzuar, rrëzuar dhe dërguar në koshin e historisë bashkë me regjimin që e prodhoi.

“I bëjmë thirrje çdo qytetari, intelektuali, juristi, çdo përfaqësuesi të shoqërisë civile dhe çdo aktori politik që beson te vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të kundërshtojë me forcë këtë grusht shteti juridik ndaj lirisë, si tentativë kriminale për instalimin e shtetit të mafias”, tha Blushi.

/m.q/r.e/

The post PL: Drafti për Kodin e ri Penal, antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

By: Elva
17 July 2025 at 13:58

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas vendimit, Meta ka reaguar në Facebook, duke e konsideruar procesin si një “telenovelë politike” dhe sistemin e drejtësisë si të kapur nga mazhoranca. Meta përmend […]

The post U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin appeared first on BoldNews.al.

Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillit bashkiak të Tiranës Artan Distafa në një deklaratë për mediet ngriti sot shqetësimin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas tij megjithëse kanë kaluar më shumë se 5 vite nga tërmeti ende banorët e Kombinatit janë në gjendje emergjente.

“Jo për shkak të natyrës, për shkak të mashtrimit të planifikuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës. Qindra familje janë ende pa strehë, të përjashtuar, të braktisur dhe të harruar përballë dramës së tyre”, tha Distafa.

Distafa theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon që të publikohet lista e plotë të përfituesve të banesave në Kombinat, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

”Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojmë urgjentisht transparencë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura; strehim të menjëhershëm për çdo familje që është ende pa çati”, tha Distafa.

“Do të kërkojmë llogari, derisa çdo banor i Kombinatit dhe të gjithë ata banorë që akoma nuk kanë banesat e premtuara, të marrin atë që i takon me të drejtë. Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por përgjegjësi dhe drejtësi”, u shpreh Distafa.

/m.q/j.p/

The post Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin

By: Elva
7 July 2025 at 19:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Apelimi u dorëzua këtë të hënë nga avokatët e Metës dhe pritet të shqyrtohet në Apelin e Posaçëm. Ilir […]

The post GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin appeared first on BoldNews.al.

AGSH dënon gjuhën denigruese ndaj gazetarëve nga zyrtari i lartë të Partisë së Lirisë

4 July 2025 at 16:35

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën Blushi sulmoi gazetarët se ishin ‘mercenarë” dhe të “keqpërdorur” nga SPAK në lidhje me lajmet që ata kishin shkruar për dosjen ndaj Metës, i cili ndodhet në arrest me burg me akuza për tre çështje korrupsioni. “SPAK prej 2 vitesh nëpërmjet gazetarëve mercenarë fabrikonte në media lajme për […]

The post AGSH dënon gjuhën denigruese ndaj gazetarëve nga zyrtari i lartë të Partisë së Lirisë appeared first on Reporter.al.

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë/ Blushi: Shkak korrupsioni, SPAK hesht!

By: user 4
29 June 2025 at 12:46

Partia e Lirisë ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë dhe për këtë ka bërë përgjegjëse Bashkinë e Vlorës, e drejtuar nga Ermal Dredha.

Në një deklaratë për mediat nga qyteti bregdetar, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se shkak për mungesën e furnzimit me ujë të pijshëm në banesat e qytetarëve vlonjatë, është korrupsioni në institucionin vendor, ndërsa fajësoi SPAK për heshtjen.

Së bashku me anëtarën e Këshillit Bashkiak, Anxhela Shenaj, Blushi tha se PL kërkon interpelancë urgjente në Këshill me kryebashkiakun Ermal Dredha.

Deklarata

Përshëndetje nga qyteti i Vlorës, ku së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Vlorës, jemi sot këtu për të denoncuar skandalin e mungesës së ujit të pijshëm në kulmin e sezonit turistik, çka dëshmon edhe njëherë dështimin dhe kapitullimin e këtij sektori jetik në këtë qytet, simbol të turizmit shqiptar.

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës.

Brenda 2-3 viteve të fundit, në këtë bashki janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për projektin e ujësjellësit të Unazës në Lungomare, 12 milionë euro për ujësjellësin e fshatrave të Novoselës, 2 milion euro për ujësjellësin që mbulon zonën e “Kuzum- Baba” dhe lagjes “Partizani”, sot e kthyer ne simbolin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rreth 20 milionë euro pritet të hidhen për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, në total pra rreth 43 milionë euro të avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujë të pijshëm, madje nuk ka as ujë për tu larë.

Dështimi i thellë i ujësjellësit të bashkisë së Vlorës në fakt është dështim i “Rilindjes”, e cila në këto 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujë të pijshëm për vlonjatët e jo më për turistët e shumtë që janë sot në këtë qytet në kulmin e sezonit turistik.

43 milionë euro janë më pak se sa ryshfeti i paguar për tunelin e Llogarasë, që mund të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës ose 43 milionë euro të shpenzuara dhe të avulluara deri tani janë të barabarta me fundin total që “Rilindja” ka përcaktuar për vitin 2025 për gjithë sektorin e bujqësisë.

Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm.

Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngrejmë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet.

Ky nuk është një krim “intelektual”, ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe.

Gjithashtu dua t’ju informoj se grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Vlorës, shumë shpejt do të depozitojnë në Këshill kërkesën për një interpelancë të menjëhershme me kryetarin e papërgjegjshëm të kësaj bashkie, i cili jo vetëm është përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës, por sigurisht edhe përgjegjës për ndotjen alarmante të kësaj bashkie, landfilli i së cilës është një bombë ekologjike që ende vijon të ndoti këtë qytet.

Gjithashtu dua t’ju informoj me konkluzionet më të fundit të bëra publike nga Agjensia Europiane e Mjedisit, që ka renditur së fundmi Shqipërinë në një tjetër rekord të zi, sipas të cilës vetëm 16% e ujrave të notueshme në të gjithë vendin mund të jenë të përdorshme, ndërkohë 84% e deteve, lumenjve dhe liqeneve të mrekullueshme të këtij vendi kanë sot higjienën personale të Edi Ramës ose kundërmojnë erë njësoj siç kundërmon kjo qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar.

Tani ja kaloj fjalën Kryetares së grupit të këshilltarëve tanë në Bashkinë e Vlorës për të dhënë qëndrimin e saj.

Anxhela Shenaj: Unë së bashku me grupin e këshilltarëve të Partisë së Lirisë, shumë shpejt do ti drejtojmë një kërkesë kryetarit të bashkisë ku do ti kërkojmë sqarim në lidhje me situatën e shkaktuar për mungesën e ujit, rrugët e shkatërruara, për plehrat që digjen pa kriter gjë e cila përsëritet çdo vit dhe ndërkohë kalohet në buxhetin e bashkisë po çdo vit një buxhet, i cili kalohet për landfillin e Sheristës dhe nuk ka funksionuar as edhe një ditë.

The post Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë/ Blushi: Shkak korrupsioni, SPAK hesht! appeared first on Lapsi.al.

“Viktima të presionit”/ Partia e Lirisë: Rritja e punësimeve para zgjedhjeve, krim i shëmtuar elektoral

27 June 2025 at 15:54

Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin për rritjen e punësimeve në administratën publike.

Në një deklaratë për media, zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se punësimet janë bërë për të blerë votën përmes vendeve të punës, në vend që të shërbejnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

‘Rritja e punësimeve në administratë publike tre muaj para zgjedhjeve është një krim i shëmtuar elektoral që vetëm SPAK nuk e sheh. Ky krim elektoral i konsumuar në funksion të blerjes së votave më 11 maj, siç denoncoi edhe kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Z.Gahler është jo vetëm një abuzim barbar i taksave të qytetarëve por edhe dëshmi e qartë për keqpërdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale.

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me një rënie dramatike të popullsisë, me mijëra të rinj që largohen çdo vit për mungesë të mundësive të barabarta dhe perspektivës për të ardhmen, qeveria zgjodhi të mbushë zyrat e shtetit me militantë e klientë politikë, jo për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit, por për të blerë votën me vendin e punës. Përdorimi kriminal i administratës publike në fushatë dhe zgjedhje është fytyra me e qartë e kapjes së shtetit’, tha ajo.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, Haxhiu thekson se në tremujorin e parë të vitit 2025, punësimi në sektorin publik është rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me vitin 2019, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror është rritur me 7.3%.

‘Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2025, punësimi në sektorin publik është rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por ajo që është edhe më alarmante është fakti se krahasuar me vitin 2019, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror është rritur nga 172.900 në 185.400, një rritje prej 7.3% – në një kohë kur shumë shërbime ofrohen online dhe kur popullsia e vendit ka rënë ndjeshëm .

Kujt po i shërben kjo rritje? Popullit që ikën, apo partisë që kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht? Një administratë që rritet ndërsa popullsia bie është një paradoks tragjik. Kjo nuk është më qeverisje, por pushtet i bazuar mbi klientelizëm, jo meritokraci. Të punësuarit në administratë nuk janë votues të lirë, por viktima të presionit,kërcënimit dhe shantazhit. Ata detyrohen të marrin pjesë në takime elektorale, të sjellin vota apo të raportojnë mbështetës për partinë në pushtet. Kjo është një shkelje e të drejtës së votës dhe e parimeve të demokracisë funksionale’, tha ajo.

The post “Viktima të presionit”/ Partia e Lirisë: Rritja e punësimeve para zgjedhjeve, krim i shëmtuar elektoral appeared first on Sot News | Lajme.

“Manipulimi masiv dhe vrasja e votës”/ Reagon Partia e Lirisë: S’ka BE për Shqipërinë, nëse nuk garantohet vota e lirë

23 June 2025 at 14:46

Sipas Haxhiut, “manipulimi masiv dhe vrasja e votës pa hyrë ende në kuti, keqpërdorimi barbar i shtetit si makineri zgjedhore kriminale, blerja e votës dhe deformimi i rezultatit janë të papranueshme për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”. Haxhiu shtoi se integrimi evropian nuk mund të ndërtohet mbi votën e vjedhur.

Me procesin zgjedhor të 11 majit, që sipas Partisë së Lirisë u votua nën terror, vendi nuk e meriton integrimin në BE, sipas zv.sekretares së përgjithshme të kësaj partie, Brunilda Haxhiu.

Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu.

Terrori elektoral i 11 Majit ishte një provë e qartë e dështimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Manipulimi masiv dhe vrasja e votës pa hyrë ende në kuti, keqpërdorimi barbar i shtetit si makineri zgjedhore kriminale, blerja e votës dhe deformimi i rezultatit janë të papranueshme për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Integrimi europian nuk është vetëm një kalendar politik, por një angazhim për vlera dhe standarde. E mes këtyre standardeve, zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabarta janë themeli i çdo demokracie europiane.

Sot, Shqipëria është shumë larg këtyre parimeve.Sot, Shqipëria prodhon farsë zgjedhore dhe jo demokraci funksionale. Në Shqipëri, ku fletët e pavlefshme mbushin kutitë dhe ku fletët e votimit janë më shumë se vetë votuesit, institucionet heshtin. Ky standard i dyfishtë është turp për një shtet që synon BE-në, por funksionon me modelet e autokracive ballkanike.

Partia e Lirisë dhe opozita ka denoncuar fakte dhe prova krimin elektoral, që nisi me rrëmbimin terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe u vulos me terrorin elektoral të 11 Majit, nëpërmjet përdorimit të “trenit bullgar”, votimit të parregullt dhe tjetërsimit masiv të votës nëpërmjet patronazhimin dhe kërcënimeve për bukën e gojës.

Në 11 maj standardet e zgjedhjeve u shkatërruan haptazi, përpara kamerave ku institucionet shteterore vepruan si nje grup mafioz i organizuar, si në rastin e Bashkisë së Vorës ku qendrat e votimit u morën peng nga banditë elektoralë dhe ku Task Forca imagjinare e SPAK, e ngritur vetëm për të goditur dhe shantazhuar opozitën, ende sot e kësaj dite nuk ka regjistruar një procedim penal.

Në raportin paraprak të OSBE- ODIHR përmenden përdorimi I burimeve shtetërore, presioni ndaj administratës, shitblerja e votës, kapja e mediave etj.
Partia e Lirisë është e qartë dhe e bindur në qëndrimin e saj se nuk ka integrim të Shqipërisë në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës. Integrimi Europian nuk mund të ndërtohet mbi votën e vjedhur! Nuk mund të ketë integrim europian pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia e Lirisë ka qenë dhe mbetet mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por Integrimi nuk është dekor, as fasadë politike. Është votë e lirë, demokraci funksionale, shtet i së drejtës. Terrori elektoral i 11 Majit kurrë nuk do të pranohet nga Partia e Lirisë.
Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

The post “Manipulimi masiv dhe vrasja e votës”/ Reagon Partia e Lirisë: S’ka BE për Shqipërinë, nëse nuk garantohet vota e lirë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌