Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Një tjetër Ibrahimovic drejt Amsterdamit – Maximilian largohet nga Milani për t’iu bashkuar Ajaxit

10 January 2026 at 23:47


Milani dhe Ajaxi janë në fazën përfundimtare të shkëmbimit të dokumenteve për transferimin e Maximilian Ibrahimovic, i cili pritet të largohet nga Rossonerët për të nisur një aventurë të re në Holandë.

Gati 22 vjet pasi Zlatan Ibrahimovic zbarkoi për herë të parë në Amsterdam, një tjetër Ibrahimovic do të veshë fanellën historike të Ajaxit, duke ndjekur një rrugë që në mënyrë të pashmangshme rikthen kujtime nga e kaluara, por me një histori krejtësisht të re për t’u shkruar.

Marrëveshja mes palëve është arritur në formë huazimi me opsion blerjeje në vlerën e 3.5 milionë eurove. Milani, edhe pse ruan fillimisht kontrollin mbi të ardhmen e anësorit të lindur në vitin 2006, ka përfshirë gjithashtu një përqindje nga rishitja e mundshme në të ardhmen, duke treguar se klubi vazhdon të besojë fort në potencialin e sulmuesit të ri suedez.

Maximilian Ibrahimovic ka lënë gjurmë me Milan Futuro, fillimisht në Serie C dhe më pas në Serie D, ku ka treguar rritje të vazhdueshme në paraqitje. Në këtë sezon, ai ka regjistruar 16 paraqitje, duke kontribuar me 5 gola dhe 4 asistime.

Kalimi te Ajaxi shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij, teksa Maximilian synon të ndërtojë identitetin e vet në futbollin evropian, larg hijes së emrit të madh që mban mbi shpinë./Telegrafi

Before yesterdayMain stream

Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët

By: D Marku
7 January 2026 at 16:04

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë intervistën e tij të parë të madhe në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, ku në një bisedë të hapur me Slaven Bilic ka prekur temat e fëmijërisë së tij në Suedi dhe ndikimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ibrahimovic u rrit në Rosengard të Suedisë dhe, ndonëse babai i tij dhe një pjesë e madhe e familjes vijnë nga Bosnja, ai thekson se nuk pati shumë kontakt të drejtpërdrejtë me luftën dhe agresionin që ndodhnin atje.

Sipas tij, lufta nuk pati ndikim të madh në mënyrën se si u rrit, por gjithsesi ai veçon dy situata që i kanë mbetur në kujtesë nga ajo periudhë.

“Në atë Rosengard ishim të gjithë bashkë. Për ne ishim të gjithë njësoj: boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… Nuk kishte rëndësi nga vije, kishim respekt për njëri-tjetrin. Pastaj filloi lufta. Në ato vite nuk lexonim gazeta, unë as telefon nuk kisha. Kisha një televizor, por nuk shikoja lajme”.

“Gjithçka që ndjeva ishte se babai im ishte gjithmonë në telefon. E kuptova se po fliste me familjen në Bosnje, për t’i ndihmuar. Unë shkoja te nëna ime, zakonisht shkoja atje për të ngrënë. Ata jetonin afër, pesë minuta larg, për hir të fëmijëve. Një ditë shkova te nëna ime dhe të gjithë ishin veshur me të zeza”.
“I pyeta pse ishin të gjithë me të zeza dhe më thanë të dilja jashtë, të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin. Gjyshja ime kishte vdekur në luftë. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë”.

Ibrahimovic zbulon edhe një tjetër moment kur e ndjeu se lufta në rajonin tonë kishte lënë gjurmë, këtë herë përmes ndryshimit të mentalitetit te refugjatët që mbërrinin në Suedi.

“Babai im më bënte të luaja futboll. Më linin jashtë që të mos ndieja çfarë po ndodhte. Pastaj erdhën refugjatët në Suedi dhe ata kishin një mentalitet tjetër. Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ishte ndryshe”.

“Në kokën time ishte ndryshe, për mua ishte Jugosllavia. I kisha të gjithë shokët dhe nuk shihnim kush ishte kush, por ata ishin shumë ndryshe. Luftonim me ta. Nuk e pranonin që gjithçka të ishte kaq e përzier. Për mua ishte ndryshe”

The post Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët appeared first on Albeu.com.

Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët

5 January 2026 at 23:10


Zlatan Ibrahimovic ka dhënë intervistën e tij të parë të madhe në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, ku në një bisedë të hapur me Slaven Bilic ka prekur temat e fëmijërisë së tij në Suedi dhe ndikimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ibrahimovic u rrit në Rosengard të Suedisë dhe, ndonëse babai i tij dhe një pjesë e madhe e familjes vijnë nga Bosnja, ai thekson se nuk pati shumë kontakt të drejtpërdrejtë me luftën dhe agresionin që ndodhnin atje.

Sipas tij, lufta nuk pati ndikim të madh në mënyrën se si u rrit, por gjithsesi ai veçon dy situata që i kanë mbetur në kujtesë nga ajo periudhë.

“Në atë Rosengard ishim të gjithë bashkë. Për ne ishim të gjithë njësoj: boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… Nuk kishte rëndësi nga vije, kishim respekt për njëri-tjetrin. Pastaj filloi lufta. Në ato vite nuk lexonim gazeta, unë as telefon nuk kisha. Kisha një televizor, por nuk shikoja lajme”.

“Gjithçka që ndjeva ishte se babai im ishte gjithmonë në telefon. E kuptova se po fliste me familjen në Bosnje, për t’i ndihmuar. Unë shkoja te nëna ime, zakonisht shkoja atje për të ngrënë. Ata jetonin afër, pesë minuta larg, për hir të fëmijëve. Një ditë shkova te nëna ime dhe të gjithë ishin veshur me të zeza”.

“I pyeta pse ishin të gjithë me të zeza dhe më thanë të dilja jashtë, të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin. Gjyshja ime kishte vdekur në luftë. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë”.

Ibrahimovic zbulon edhe një tjetër moment kur e ndjeu se lufta në rajonin tonë kishte lënë gjurmë, këtë herë përmes ndryshimit të mentalitetit te refugjatët që mbërrinin në Suedi.

“Babai im më bënte të luaja futboll. Më linin jashtë që të mos ndieja çfarë po ndodhte. Pastaj erdhën refugjatët në Suedi dhe ata kishin një mentalitet tjetër. Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ishte ndryshe”.

“Në kokën time ishte ndryshe, për mua ishte Jugosllavia. I kisha të gjithë shokët dhe nuk shihnim kush ishte kush, por ata ishin shumë ndryshe. Luftonim me ta. Nuk e pranonin që gjithçka të ishte kaq e përzier. Për mua ishte ndryshe”./Telegrafi

Ibrahimovic dhe Khabib 'matën' forcën, shikoni si përfundoi

24 December 2025 at 23:21


Ish-kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, u takua me legjendën e futbollit evropian, Zlatan Ibrahimovic, në një takim që nuk kaloi pa vëmendje dhe që u shoqërua me një “ndeshje force” miqësore në luftime trup më trup.

Luftëtari i pamposhtur i MMA-së publikoi fotografi dhe video nga ky takim në rrjetet sociale, ku shihet përballja e tyre sportive dhe miqësore. Në aktivitet morën pjesë edhe djemtë e Ibrahimovicit, Maximilian dhe Vincent, të cilët u panë duke ndjekur nga afër momentet argëtuese mes dy ikonave të sportit. Po ashtu ulur në tavolinë ishte edhe ylli i futbolli Paul Pogba.

Vëmendje të veçantë tërhoqi një video ku Khabib dhe Zlatan zhvillojnë një përballje simbolike dorë më dorë, duke testuar forcën e njëri-tjetrit në mënyrë miqësore, përpara se gjithçka të përfundonte me një përshëndetje të ngrohtë dhe respekt të ndërsjellë.


“Nuk i quan të gjithë vëllezër”, shkroi Khabib në një postim në Instagram, duke e etiketuar Ibrahimovićin dhe duke lënë të kuptohet për respektin e madh që ekziston mes tyre.

Takimi i dy figurave të mëdha të sportit ngjalli interes të jashtëzakonshëm te tifozët në mbarë botën, ndërsa postimi u shpërnda me shpejtësi dhe u shoqërua me reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë moment në një nga temat më të diskutuara sportive të ditës. /Telegrafi/

🇷🇺🇸🇪 Khabib Nurmagomedov vs. Zlatan Ibrahimović in an arm-wrestling match! 😎💪

Khabib: "What do you feel?"

Zlatan: "I feel Spirit"

pic.twitter.com/U9veo71Qv1
— CentreGoals. (@centregoals) December 24, 2025

ZYRTARE/ Djali i Zlatan Ibrahimoviç, firmos kontratën e parë profesionale me Milanin

By: M C
18 December 2025 at 16:39

Vinsent Ibrahimoviç firmosi sot kontratën e parë profesionale me Milanin. 17-vjeçari do vazhdojë me moshat e kuqinjve ku aktivizohet si mesfushor.

Djali i Zlatan Ibrahimoviç u afrua te Milani në vitin 2022. Prej atëherë kontribuon për ato ngjyra.

“Milani ka kënaqësinë të njoftojë se Vinsent Zlatan Seger Ibrahimoviç ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.

Mesfushori, i lindur në vitin 2008, do të jetë pjesë e projektit Milan Futuro, një nismë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj”, shkruhet në deklaratën e Milanit.

The post ZYRTARE/ Djali i Zlatan Ibrahimoviç, firmos kontratën e parë profesionale me Milanin appeared first on Albeu.com.

Zlatan Ibrahimovic "mbush bateritë", shijon xhakuzi në mes të maleve me borë

14 November 2025 at 20:23


Zlatan Ibrahimovic publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke shijuar një xhakuzi në natyrë në një idil me dëborë, ndërsa binte borë në malin ku po qëndronte.

Ibra njihet si hedonist dhe shpesh ndan me ndjekësit momente interesante nga jeta e tij private me fansat e tij, por këtë herë nuk e zbuloi vendndodhjen.

Sidoqoftë, Ibrahimovic dukej shumë i relaksuar në video dhe po shijonte idilinë e dëborës përreth tij.

Ibrahimovic festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 44-të dhe i dhuroi vetes një makinë të re luksoze. Suedezi legjendar shtoi një Ferrari F80 në garazhin e tij.

I lindur në Rosengård të Suedisë, gjatë karrierës së tij ai luajti për disa nga klubet më të mira në botë, duke përfshirë Ajax, Juventus, Inter Milan, Barcelonën, PSG dhe Manchester United. /Telegrafi/

Ibrahimovic shpjegon ndryshimin kryesor midis tre ligave më të forta në të cilat luajti

13 November 2025 at 15:30


Zlatan Ibrahimovic luajti dhe fitoi trofe në pothuajse çdo ligë të madhe evropiane. Pas përfundimit të karrierës së tij, suedezi legjendar u kthye pas në përvojën e tij të pasur dhe krahasoi stilet e futbollit në vendet ku luajti.

Ai e filloi karrierën e tij në Malmo të Suedisë, dhe më pas u afirmua te Ajaxi. Shpejt ai mbërriti në Itali, fillimisht te Juventusi, pastaj te Interi dhe më pas te Milani.

Ibra luajti gjithashtu për Barcelonën, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe së fundmi për LA Galaxy, përpara se të kthehej në Milani dhe ta përfundonte karrierën e tij atje.

Të gjitha këto kultura të ndryshme futbolli, thotë Ibrahimovic, i dhanë atij një perspektivë unike mbi ndryshimet midis ligave më të mëdha evropiane.

“Në Spanjë, atyre u pëlqen të luajnë, të ndërtojnë një sulm nga mbrojtja. Edhe nëse ekipet nuk janë më të fortat, ata gjithmonë përpiqen të luajnë futboll”, tha Ibrahimovic në podkastin Hot Ones, duke komentuar stilin e lojës në La Liga.

@marca 🤔 ¿Qué diferencia hay entre el fútbol español, inglés e italiano? Ibrahimovic lo explica muy clarohttps://t.co/cMU2NMXPIL
— MARCA (@marca) November 13, 2025

Ai kaloi vetëm një sezon në Spanjë, për shkak të një konflikti me Pep Guardiolën, dhe Ibra e njohu më së miri futbollin italian, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij dhe veshi fanellat e tre klubeve më të mëdha - Juventus, Inter dhe Milan.

"Futbolli italian është shumë taktik dhe i studiuar në detaje. Mbrojtja është më e rëndësishme se sulmi. Është shumë e vështirë për një sulmues sepse kundërshtarët janë të përqendruar në mbrojtje, por kur arrin të thyesh atë mur dhe të shënosh një gol, ndjesia është e pabesueshme", shpjegoi suedezi.

Ai përmendi gjithashtu në mënyrë të veçantë Ligën Premier, ku luajti për Manchester United.

"Në Angli, gjithçka ndodh me një shpejtësi të pabesueshme, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Kjo është arsyeja pse, edhe nëse teknikisht je një lojtar i nivelit të lartë, nëse nuk mund ta përballosh atë ritëm, nuk do të kesh sukses, pavarësisht talentit tënd", përfundoi 44-vjeçari. /Telegrafi/

Franco Foda flet për Diant Ramajn dhe Arijon Ibrahimovicin, tregon për kontaktet me dyshen e Heidenheim

10 November 2025 at 17:22


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë sot në konferencë për media në ditën e parë të grumbullimit të Dardanëve, para dy ndeshjeve të fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.

Foda foli për përgatitjet, gjendjen e skuadrës dhe pritjet për dy sfidat vendimtare të nëntorit, duke u ndalur edhe te çështja e dy futbollistëve që janë përfolur së fundmi për një mundësi të përfaqësimit me Kosovën – portierit Diant Ramaj dhe sulmuesit të talentuar Arjon Ibrahimovic. Dyshja luajnë në Heidenheim.

“Në parim, është e rëndësishme të flasim për futbollistët që janë aktualisht pjesë e Kombëtares së Kosovës. Megjithatë, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, po – kemi pasur kontakt me Ramajn dhe Ibrahimovicin,” u shpreh Foda.

“Ibrahimovic tani është ftuar nga Gjermania U21, por kjo nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të luajë për Kosovën, pasi jemi në komunikim".

"Për momentin, duhet të përqendrohemi te futbollistët që janë këtu dhe te këto dy ndeshje që na presin, të cilat janë shumë të rëndësishme. Pastaj, do të shohim se si do të zhvillohen gjërat me këta dy futbollistë,” përfundoi përzgjedhësi gjerman i Dardanëve.

Kosova futet në dy ndeshjet e fundit me 7 pikë në vendin e dytë, ku kërkon minimalisht play-offin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Arijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania

7 November 2025 at 09:48


Sulmuesi Arijon Ibrahimovic që pritej të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për muajin nëntor, ka marrë ftesë nga Gjermania U21.

Anësori i Heidenheim po shkëlqen në Bundesliga pavarësisht rezultateve të dobëta të klubit gjerman, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion aktualisht.

Edhe pse u raportua vazhdimisht se Ibrahimovic më në fund i ka thënë “Po” Kosovës, duket se një situatë e tillë nuk është e vërtetë.

Gjermania U21 ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ku është përzgjedhur edhe vetë lojtari nga Prizreni.


Mit zwei Neuen in die zwei letzten Quali-Spiele 2025 🚀🚀

🇩🇪🇲🇹 14. November, 18 Uhr, Fürth 📺️ @sat1
🇬🇪🇩🇪 18. November, 18 Uhr, Tiflis 📺️ @sat1

_____
Außerdem neu im Team: @Zalando 🤝 Wir freuen uns! 🥳#U21 #GERMLT #GEOGER #UNSEREZUKUNFT | 📸 Thomas Böcker/DFB pic.twitter.com/CmJ3USjKHf
— DFB-Nachwuchs (@DFBNachwuchs) November 7, 2025


Përndryshe, Gjermania U21 këtë herë nuk e ka ftuar fare anësorin e Brightonit Brajan Gruda.

Kujtojmë, Kosova do ta bëjë pas pak ore listën e të ftuarve të Franco Fodas për dy ndeshjet e nëntorit./Telegrafi/

Arijon Ibrahimovic ia bën sefte te Heidenheim, asiston ndaj Frankfurtit

1 November 2025 at 16:20


Lojtari që shumë shpejtë pritet t’i bashkohet Kosovës, sulmuesi Arijon Ibrahimovic ka dhënë kontributin e parë në Bundesliga që kur nënshkroi me Heidenheim.

Futbollisti me prejardhje nga Prizreni dhuroi një asistim fantastik te Budu Zivzivadze, për të kaluar Heidenheim në epërsi.

Me një stil të bukur para portierit dhe mbrojtësit, Ibrahimovic e vendosi gjeorgjianin në një pozitë shumë të favorshme, ku e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia.


🇩🇪 Heidenheim 1-0 Frankfurt | Bundesliga

El equipo en zona de descenso da la sorpresa abriendo el marcador ante un Frankfurt que pelea por torneos internacionales. Gol del georgiano Budu Zivzivadze 🇬🇪pic.twitter.com/qDicDv2KUy
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) November 1, 2025


Mbetet të shihet nëse Ibrahimovic do t’i bashkohet Kosovës qysh në dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./Telegrafi/

Klubi i Bundesligës pritet ta transferojë përfundimisht Arijon Ibrahimovicin

24 October 2025 at 13:57


Mesfushori sulmues 19-vjeçar, Arijon Ibrahimovic iu bashkua Heidenheim në formë huazimi për sezonin 2025/26, duke synuar të fitojë përvojë të vlefshme në ekipin e parë në Bundesligë.

Sipas gazetarit të Sky, Florian Plettenberg, Heidenheim është shumë i interesuar të sigurojë transferimin e përhershëm të Ibrahimovic nga Bayern Munichu.

Edhe pse marrëveshja aktuale e huazimit nuk përfshin një opsion blerjeje, Heidenheim thuhet se po planifikon të hapë bisedime me Bayernin për një transferim të mundshëm të përhershëm.

🚨🆕 Heidenheim are very keen to secure Arijon #Ibrahimovic on a long-term basis.

Talks with Bayern are planned to take place. The current loan deal, which runs until the end of the season, does not include an option to buy. Ibrahimovic’s contract with FC Bayern runs until 2027.… pic.twitter.com/9AEGyh5eUB
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 24, 2025

Kontrata e Ibrahimovicit me klubin bavarez është deri në vitin 2027, që do të thotë se negociatat mund të përfshijnë një tarifë transferimi ose një klauzolë shitjeje në të ardhmen.

Që kur mbërriti në Heidenheim, Ibrahimovic ka bërë tetë paraqitje, të gjitha si titullar, duke kontribuar me një asistim dhe duke lënë mbresa me pjekurinë dhe kreativitetin e tij me topin.

Performancat e tij i kanë bindur drejtuesit e klubit se ai mund të jetë një figurë kyçe për projektin e tyre afatgjatë. /Telegrafi/

Ibrahimovic zgjedh tre lojtarët më të mirë në histori, por në atë listë nuk është CR7

16 October 2025 at 21:30


Ish-futbollist legjendar Zlatan Ibrahimovic ka qenë gjithmonë i qartë dhe i drejtpërdrejtë në gjithçka, përfshirë edhe me kolegët e tij në fushë.

Ky ishte rasti kur gazetarët e pyetën se cilët mendonte se ishin tre lojtarët më të mirë të futbollit në histori.

Ai zgjodhi Ronaldon si më të mirin, por atë brazilianin, të cilin gjithmonë e kishte cilësuar si lojtarin e tij të preferuar.

"Ronaldo ishte futbolli. Kur shikon lojtarë të caktuar, të nesërmen përpiqesh t'i imitosh ata", tha Ibrahimovic.

Në vendin e dytë, ai vendosi të ndjerin Diego Maradona, i cili tha se luante me zemër.

Ai veçoi Leo Messin si të tretin, duke marrë parasysh se ai ka fituar gjithçka që ka mundur në karrierën e tij.

Interesante është se Ibrahimovic nuk e përfshiu Cristiano Ronaldon, pesë herë fitues të Topit të Artë, në listën e tij. /Telegrafi/

Ibra i ashpër: Mourinho të hynte në kokë, Guardiola kishte problemet e veta

11 October 2025 at 17:59


Në Festivalin e Trentos, organizuar nga Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic ishte i ftuari special dhe ndau disa histori të rralla nga karriera e tij madhështore.

Ish-sulmuesi, sot këshilltar i lartë te Milan nën pronësinë e RedBird, foli për marrëdhëniet e tij me trajnerët më të njohur dhe për legjendat që kanë shënjuar futbollin botëror.

Sa i përket periudhës së tij te Interi, suedezi nuk mund ta harrojë Jose Mourinhon.

“Ata ndryshuan futbollin. I pata të dy (Mourinhon dhe Guardiolën), u rrita me ta. Të dy bënë histori dhe më deshën në skuadrat e tyre. Janë persona të ndryshëm; Mourinho ishte gjithë mendësi, të hynte në kokë. Njëri beson në një stil futbolli, tjetri në një tjetër. A e kam falur Guardiolën? Ai kishte problemet e veta, jo unë. U takuam në New York dhe ishte i lumtur të më shihte”.

Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinho

Ibra dha edhe renditjen e tij personale të tre lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke vënë në krye një ish-yll të Interit.

“Ronaldo ‘Fenomeni’ është vetë futbolli, më pas Maradona – një lojtar i vërtetë, që luante me ndjenjë. Në vend të tretë, Messi”.

Në mesin e ish-shokëve të tij te Interi, Ibrahimovic përmendi brazilianin Maxwell, me të cilin e lidh një miqësi të gjatë.

“Maxwell është miku im. Luajtëm bashkë, kishim të njëjtin agjent. U rritëm së bashku – Ajax, Inter, Barcelona, PSG. Si lojtar ishte ndër më elegantët. Flasim shpesh”.

Kur u pyet për kundërshtarët më të vështirë që ka hasur, Ibra përmendi disa nga mbrojtësit më të fortë të Serie A-së.

“Maldini dhe Nesta ishin shumë korrektë, ashtu si Cordoba, Samuel dhe Chiellini".

Zlatan Ibrahimovic mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Interit, me tre tituj të Serie A – dy nën drejtimin e Robert Mancinit dhe një me Mourinhon në stol./Telegrafi/

"Tani të gjithë e dinë emrin tënd, jo vetëm unë" - Ibrahimovic zbulon mesazhet private të Camardas

29 September 2025 at 21:39


Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic, ndau me publikun një histori të veçantë rreth Francesco Camardës, sulmuesit 17-vjeçar të Milanit, i cili aktualisht është i huazuar te Lecce dhe dje shënoi golin të parë të sezonit.

Ibrahimović postoi një mesazh në Instagram nga viti 2019, kur një djalë 11-vjeçar i panjohur i kishte shkruar.

"Unë jam italian dhe tifoz i madh i Milanit. Je një kampion i madh. Faleminderit që erdhe në Milan. Dua të të takoj, ti je heroi im. Unë luaj për Milanin dhe emri im është Francesco Camarda", kishte shkruar i riu në atë kohë.


Së bashku me këtë mesazh, Zlatan publikoi edhe një foto nga ndeshja e fundit e Serie A, ku Camarda shënoi golin e barazimit për Lecce në kohën shtesë ndaj Bolognas (2-2).

"Tani të gjithë e dinë emrin tënd, jo vetëm unë", shkroi legjenda suedeze, duke nxjerrë në pah rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Camardës, nga një tifoz që kontakton idhujt e tij deri tek një sulmues që po bën bujë në media.

Francesco Camarda

Historia ka treguar simbolikisht se si ëndrra e një djali mund të shndërrohet në realitet në skenën e madhe të futbollit. /Telegrafi/

Nga Kane te Ibrahimovic dhe Vieri – mësoni kush janë 11 lojtarët që shënuan më shpejtë 100 gola për klube

27 September 2025 at 12:21


Harry kane shënoi 100 gola për Bayern Munich - duke u bërë lojtari më i shpejtë në histori që arrin këtë shifër për një klub në një nga pesë ligat më të mira të Evropës.

Kapiteni i Anglisë shënoi në të dyja pjesët e fitores 4-0 ndaj Werder Bremen për të arritur këtë rekord në vetëm 104 ndeshje në të gjitha garat që nga transferimi i tij në vitin 2023 nga Tottenham Hotspur.

Kjo arritje e jashtëzakonshme është më e shpejtë se ajo e Cristiano Ronaldos dhe Erling Haalandit, që e arrin me nga 105 ndeshje për Real Madridin dhe Manchester Cityn.

Por, kush renditet tjetër në top dhjetëshen e lojtarëve që kanë arritur më shpejtë 100 gola për ndonjërin prej klubeve nga pesë top ligat evropiane?

I katërti në listë renditet Luis Suarez, i cili shënoi 100 gola për 120 ndeshje me Barcelonën, teksa i pesti është Zlatan Ibrahimovic, me 124 ndeshje për Paris Saint-Germain.

Ruud Van Nistelrooy shënoi 100 gola për 131 ndeshje me Manchester Unitedin, shifër e cila iu desh edhe Ronaldos për të shënuar 100 gola me Juventusin.

Edinson Cavanit iu deshën 135 ndeshje për 100 gola me Napolin, Robert Lewandowskit 136 ndeshje me Bayern Munichun, Kylian Mbappes 137 ndeshje me Paris Saint-Germain dhe Christian Vieri shënoi 100 gola për 138 ndeshje me Interin. /Telegrafi/

Yje të mëdhenj pa kurorë, 10 futbollistët që nuk e ngritën kurrë "Topin e Artë"

22 September 2025 at 00:01


Të hënën e 22 shtatorit, do të mësojmë emrin e fituesit të ri të Topit të Artë. Si zakonisht, do të ketë polemika: disa do të jenë të pakënaqur, ndërsa të tjerë do të mendojnë se kandidati i tyre i preferuar është lënë padrejtësisht jashtë.

Kjo histori përsëritet prej vitesh, ndaj vendosëm të kujtojmë lojtarët që, gjatë këtij shekulli, e meritonin më shumë çmimin prestigjioz, por nuk arritën ta fitonin kurrë.

Për renditjen u morën parasysh niveli i lojës, trofetë e fituar dhe padyshim ndikimi në media. Në listë nuk janë përfshirë lojtarët që ende mund ta fitojnë në të ardhmen, si Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne apo Neymar – pasi shanset e tyre nuk janë shuar ende.

10. Raul Gonzalez

Në vitin 2001, shënoi më shumë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, por çmimin e fitoi Michael Owen. Raul ishte simbol i Real Madridit dhe kapiten shembullor, megjithatë bashkëlojtarët si Luis Figo, Zinedine Zidane dhe Luis Nazario da Lima Ronaldo ia zbehën shanset. Edhe me Spanjën nuk pati fat në turne të mëdha.

9. David Beckham

Në vitin 1999 ishte shumë afër, por mbeti i dyti. I njohur si ikona më e madhe e futbollit anglez, Beckham shënoi epokën me pasimet dhe harkimet e tij të sakta. Pa fitore të mëdha ndërkombëtare, ndikimi i tij mbeti më shumë simbolik se trofeshëm.

8. Andrea Pirlo

“Profesori” i mesfushës fitoi Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, por nuk u rendit kurrë më lart se vendi i pestë. Inteligjenca e tij e lojës u vlerësua nga të gjithë, përfshirë Xavin dhe Giggi Buffonin. Megjithatë, modestia e tij shpesh e mbajti larg vëmendjes.

7. Zlatan Ibrahimovic

Me 11 nominime, Zlatan ishte gjithmonë mes më të mirëve. Por mungesa e trofeve madhorë me klube dhe Suedinë ia pamundësoi çmimin. Ai vetë e quajti Topin e Artë “politik” dhe pretendoi se ishte më i miri në botë.

6. Frank Lampard

Në vitin 2005 u rendit pas Ronaldinhos dhe ishte një nga mesfushorët më produktivë të kohës. Shënoi dhe asistoi në nivele të jashtëzakonshme, duke u bërë lider i Chelseat. Inteligjenca e tij e lojës ishte e rrallë, me rekorde që i befasuan edhe mjekët.

5. Gianluigi Buffon

Portieri legjendar ishte shumë afër në 2006, por çmimi shkoi te Fabio Cannavaro. Buffon shpesh konsiderohet më i miri i gjeneratës së tij dhe lojtari që meritonte më shumë njohje. Ai vetë e quajti mungesën e Topit të Artë për Iniestën padrejtësinë më të madhe.

4. Steven Gerrard

Në vitin 2005, pas finales së famshme të Stambollit, përfundoi i treti. Kapiteni i Liverpoolit ishte simbol i lidershipit dhe vendosmërisë. Messi e quajti lojtarin më të mirë të Anglisë, ndërsa Thierry Henry tha se meritonte "Topin e Artë" atë vit.

3. Xavi

Tri herë radhazi përfundoi i treti (2009-2011), duke qenë truri i Barcelonës dhe Spanjës. Me pasimet dhe vizionin e tij, ndryshoi mënyrën si shihej futbolli. Shumë e konsiderojnë mungesën e Topit të Artë për të si “fyerje për lojën”.

2. Andres Iniesta

Shkëlqeu në vitin 2010 kur Spanja fitoi Kampionatin Botëror, por u ndal nga Messi. France Football madje kërkoi falje që nuk e shpërbleu. Gjithsesi, Iniesta ka mbetur simbol i lojës së pastër dhe gjeniut të heshtur.

1. Thierry Henry


Në vitin 2003 humbi nga Pavel Nedved, por dominonte Ligën Premier me Arsenalin dhe më vonë shkëlqeu me Barcelonën. Shpejtësia, teknika dhe golat e tij e bënë të pakrahasueshëm. Për shumë, ai është lojtari më i madh që nuk fitoi kurrë Topin e Artë. /Telegrafi/

Salah barazon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin për numrin e golave ​​në Ligën e Kampionëve

18 September 2025 at 12:25


Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah po vazhdon të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror dhe gjatë mbrëmjes së mërkurë ai ka arritur një rekord jo të vogël duke barazuar numrin e golave me dy legjenda në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli mposhti Atleticon Madridin me rezultat të ngushtë 3–2 në ndeshjen e luajtur në Anfiedl në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.

Sulmuesi i Reds, Mohamed Salah, dha një asistim për Andrew Robertson në minutën e 4-të dhe shënoi vetë në minutën e 6-të.

Egjiptiani 33-vjeçar ka shënuar golin e tij të 48-të në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar në vendin e 12-të dhe të 14-të në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të turneut.

🇪🇬👑 Mohamed Salah has now scored 48 goals in the Champions League.

He's gone level with Zlatan Ibrahimović and Andriy Shevchenko.

🇸🇪🇺🇦 Great company. pic.twitter.com/SnMuAPW1eK
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) September 17, 2025

Salah e ndan këtë vend me Andriy Shevchenkon dhe Zlatan Ibrahimovicin, por e ka bërë këtë në më pak ndeshje.

Për të arritur shifrën e 48 golave, Salah ka luajtur 89 ndeshje, për dallim nga ukrainasi Shevchenko me 100 ndeshje dhe Ibrahimovic me 124 ndeshje.

Këtë sezon, Salah ka shënuar tri gola dhe ka dhënë dy asistime në 6 ndeshje me klubin anglez. /Telegrafi/


Tabela e golashënuesve para ndeshjes ndaj Atleticos



Rakitic ka zbuluar dy gjërat që i mungojnë në karrierën e tij

12 September 2025 at 09:50


Ivan Rakitic, ish-lojtar i ekipit kombëtar kroat dhe drejtor teknik aktual i Hajduk Splitit, foli për CBS Sports rreth karrierës së tij ku tregoi dy pengjet më të mëdha.

Rakitic foli rreth fanellës më të çmuar në koleksionin e tij. Ai thekson se ndërrimi i tij i preferuar i fanellave ishte me Zlatan Ibrahimovic, të cilin e takoi ndërsa luante për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Ai theksoi veçanërisht shkëmbimin e tij të preferuar të fanellave.

“Shkëmbimi im i preferuar i fanellave ishte me Zlatan Ibrahimovic kur luajta kundër tij në Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, ka thënë fillimisht Rakitic.

@cbssportsgolazo

Ivan Rakitić always wanted to play with Zlatan 🥹 #soccer #football #seriea #fcbarcelona #sevilla

Edhe pse ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet në karrierën e tij, ai pranoi se ka dy gjëra që i mungojnë.

"Gjithmonë u them të gjithë miqve të mi sa mirënjohës jam për karrierën time, por më mungojnë dy gjëra. E para është të luash në Serie A, dhe e dyta, doja të luaja me Zlatanin”, përfundoi legjenda kroate. /Telegrafi/

Ibrahimovic: Jam krenar që jam suedez dhe jam pa masë i lumtur për këtë

2 August 2025 at 15:25

Zlatan Ibrahimovic e bëri të qartë në një intervistë të kohëve të fundit se identifikohet ekskluzivisht me Suedinë, duke u distancuar nga origjina e tij boshnjake dhe kroate.

Ibrahimovic, një nga sulmuesit më të mëdhenj të epokës moderne, nxori një përfundim në lidhje me identitetin e tij kombëtar duke deklaruar se ai përfaqëson vetëm Suedinë – pavarësisht origjinës së tij nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.

I lindur në Malmo, Zlatan lindi nga një baba boshnjak dhe një nënë kroate, gjë që e bëri atë të përshtatshëm për të luajtur për tre ekipe të ndryshme kombëtare. Bosnja dhe Hercegovina dikur ishte vëzhguar në mënyrë aktive nga vëzhguesit, dhe Kroacia ishte një opsion në vitet e tij të para. Megjithatë, ai në fund zgjodhi Suedinë, vendin ku lindi dhe u rrit.

Pasi i dha fund karrierës së tij ndërkombëtare, Ibrahimovic theksoi më tej trashëgiminë e tij suedeze në një intervistë me GQ Hong Kong.

“Jam krenar dhe i lumtur që mund ta përfaqësoj Suedinë kudo që shkoj në botë dhe që jam suedez. Kur tregoj Suedinë në hartë, të gjithë e dinë se ku ndodhet. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Ibrahimovic.

Edhe pse Zlatani shpesh fliste me nostalgji për pushimet e tij në Adriatik dhe edukimin e tij në Ballkan – duke përfshirë muzikën dhe zakonet që ia kishte trashëguar i ati, Shefiku – ai e bëri të qartë se zemra e tij i përkiste Suedisë.

Në autobiografinë e tij, Zlatan kujtoi fëmijërinë e tij të vështirë në Suedi si fëmijë emigrantësh, por theksoi krenarinë që ndjeu për kapërcimin e këtyre pengesave. Edhe pasi statuja e tij u vandalizua jashtë stadiumit të Malmos, ai mbeti sfidues dhe besnik ndaj kombit të tij të lindjes.

Ai luajti 122 ndeshje për Suedinë, shënoi 62 gola dhe u votua 15 herë Lojtari Suedez i Vitit. Për shumë suedezë, ai është lojtari më i madh që ka veshur ndonjëherë fanellën e verdhë dhe blu. /Telegrafi/

The post Ibrahimovic: Jam krenar që jam suedez dhe jam pa masë i lumtur për këtë appeared first on Telegrafi.

“Nuk ka me kë të luajë, s’ka lojtarë në Inter Majemi”, Ibrahimoviç në krah të Mesit

30 June 2025 at 15:37

Humbja e rëndë e Inter Miamit ndaj kampionit aktual evropian PSG në Kupën e Botës për Klube bëri që shumë tifozë, gazetarë dhe njerëz nga bota e futbollit t’ia hidhnin të gjithë fajin lojtarit të parë të ekipit, Lionel Messit, por jo Zlatan Ibrahimoviçit.

Për më tepër, futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave dhe një nga sulmuesit më të mirë të shekullit të 21-të e mbrojti argjentinasin dhe hodhi përgjegësij mbi të gjithë shokët e tij të ekipit.

“Nuk mund të flasësh kështu. Nuk ishte Lionel Messi që e humbi këtë ndeshje, por Interi nga Miami. Nuk ka futbollistë të vërtetë në atë ekip përveç tij. Ka djem atje që mbajnë thasë çimentoje në këmbë dhe nuk kanë idenë se si të lëvizin pa top. Messi nuk ka me kë të luajë dhe nuk mund ta pranoj që faji për humbjen t’i vihet atij”, tha Ibrahimovic.

Ish-sulmuesi i Milanit, Interit, Juventusit, Manchester Unitedit, Barcelonës dhe disa klubeve të tjera të mëdha botërore theksoi se Messi “ende ka magji në këmbët e tij”.

“Nuk mund ta kuptoj që disa ekspertë mendojnë se Messi nuk ka asgjë më shumë për të treguar. Njerëzit e mi, ai mund të bëjë në fushë atë që 99 për qind e futbollistëve të tjerë nuk mund ta bëjnë. Loja e tij është magjike, por ai nuk ka me kë të luajë. Vendoseni në një ekip me futbollistë të vërtetë, si Ronaldo, Mbappe ose unë, dhe pastaj kritikojeni nëse nuk luan mirë, dhe jo kështu kur luan vetëm kundër të gjithëve”, theksoi Ibra.

The post “Nuk ka me kë të luajë, s’ka lojtarë në Inter Majemi”, Ibrahimoviç në krah të Mesit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌