Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhimbja e shpinës dhe truri - ndërlidhja neuroplastike

21 December 2025 at 18:25



Dhimbja e shpinës është një problem i shëndetit publik me prevalencë jashtëzakonisht të lartë, duke prekur individë të të gjitha moshave, nga fëmijët deri tek të moshuarit

Ass. MSc. PT. Rilind Shala
Master i Shkencave të Fizioterapisë

Studimet epidemiologjike tregojnë se më shumë se gjysma e të rriturve do të përjetojnë dhimbje të shpinës të paktën një herë gjatë jetës, ndërsa një e treta e individëve ka dhimbje aktive të shpinës në një moment të caktuar. Ndërsa episodet akute të dhimbjes shpesh janë të vetëkufizuara dhe të lehta për trajtim, dhimbja kronike e shpinës është më komplekse dhe lidhet me ndërveprime të shumta midis faktorëve fizikë, psikologjikë, emocionalë dhe socialë. Ankthi, depresioni, katastrofizimi, frika nga lëvizja dhe somatizimi janë faktorë të njohur që favorizojnë kalimin e dhimbjes nga një episod akut në një gjendje kronike.

Mekanizmat neuroshkencorë të dhimbjes kronike të shpinës

Dhimbja kronike nuk është thjesht pasojë e dëmtimit të indeve periferike; ajo përfshin një riorganizim të gjerë të sistemit nervor qendror. Studimet e neuroimazhërisë kanë identifikuar ndryshime në aktivitetin e shumë zonave të trurit: korteksi somatosensorial primar dhe sekondar, korteksi motorik primar, korteksi premotorik, cerebellumi, korteksi cingulate posterior, insula dhe korteksi orbitofrontal. Këto zona janë pjesë e rrjeteve që përpunojnë informacionin sensorik dhe motorik, menaxhojnë emocionet, përcaktojnë pritshmëritë dhe formojnë reagime kognitive ndaj dhimbjes. Aktiviteti i ndryshuar në këto rrjete tregon se dhimbja kronike është një fenomen që prek lidhjet neuronale mes perceptimit, emocioneve dhe lëvizjes, duke e bërë sistemin nervor qendror pjesë aktive dhe jo pasive të gjendjes patologjike.

Neuroplasticiteti: Adaptim dhe Maladaptim

Neuroplasticiteti është aftësia e sistemit nervor për të ndryshuar strukturën dhe funksionin e vet në përgjigje të stimujve dhe dëmtimeve. Ai mund të jetë adaptiv, duke mbështetur rimëkëmbjen dhe përmirësimin e koordinimit motorik, ose maladaptiv, duke çuar në sensibilizim qendror, rritje të ndjeshmërisë ndaj dhimbjes dhe riorganizim të patologjisë neuronale.

Në pacientët me dhimbje kronike të shpinës, neuroplasticiteti maladaptiv mund të manifestohet me:

  • Zgjerim të fushës së aktivizimit në korteksin motorik gjatë përgatitjes për lëvizje, si pasojë e aktivizimit të vonuar të muskujve të thellë abdominal dhe paraspinal.
  • Reduktim të saktësisë së reagimeve kortikale dhe ulje të eksitabilitetit të rrugëve kortikospinale.
  • Ndryshime strukturore në materien gri të korteksit somatosensorial dhe motorik, që lidhen me përpunimin e sinjaleve nociceptive dhe koordinimin motorik.

Këto ndryshime nuk janë vetëm të lokalizuara; ato ndikojnë në mënyrën se si truri përpunon emocionet, vëmendjen dhe besimet lidhur me dhimbjen. Për shembull, aktiviteti i shtuar në insulë dhe korteksin orbitofrontal lidhet me përforcimin e perceptimit të dhimbjes dhe reagimeve emocionale ndaj saj, duke krijuar një cikël ku dhimbja dhe ankthi ndërveprojnë.

Sensibilizimi periferik dhe qëndror

Dhimbja e shpinës përfshin ndërveprime të ndërlikuara midis nervave periferikë dhe rrjeteve qendrore të trurit. Në nivel periferik, fibrat nervore që përpunojnë stimulimin dhimbës reagojnë më fuqishëm ndaj traumës apo inflamacionit, duke rritur ndjeshmërinë ndaj stimujve normalë. Në nivel qendror, ka rritje të sinjalizimit që ngjitet drejt trurit dhe reduktim të efektivitetit të mekanizmave inhibitorë që normalisht modifikojnë dhimbjen. Kjo kombinim i sensibilizimit periferik dhe qendror mund të çojë në përjetimin e dhimbjes edhe gjatë stimujve jo-dhimbësorë.

Rrjetet sensorimotorike dhe emocionale

Përveç përpunimit të dhimbjes, pacientët kronikë tregojnë ndryshime në rrjetet që lidhen me planifikimin dhe ekzekutimin e lëvizjeve. Kjo përfshin ndërveprime midis korteksit motorik, cerebellumit dhe korteksit premotorik. Ndryshimet në këto rrjete mund të shpjegojnë pse pacientët kanë vonesa në aktivizimin e muskujve stabilizues dhe pse frika nga lëvizja është kaq e zakonshme. Nga ana tjetër, rrjetet emocionale, përfshirë insulën dhe korteksin cingulate anterior, modifikojnë perceptimin dhe reagimet ndaj dhimbjes, duke përforcuar ankthin dhe katastrofizimin. Kështu, dhimbja kronike e shpinës lidhet me një ndërveprim të ngushtë midis rrjeteve sensorimotorike dhe emocionale, duke treguar qartë rolin qendror të trurit.

Implikimet klinike

Njohja e këtyre mekanizmave është thelbësore për fizioterapistët. Trajtimet moderne duhet të adresojnë jo vetëm simptomat lokale dhe muskujt e dobësuar, por edhe modulimin e aktivitetit të rrjeteve qendrore. Intervenimet që përfshijnë edukimin mbi dhimbjen, trajtimin e frikës nga lëvizja, stimulimin sensorimotor dhe aktivitetin fizik të strukturuar mund të ndihmojnë në rivendosjen e funksionit normal të trurit dhe trupit. Strategjitë që synojnë neuroplasticitetin adaptiv, si ushtrimet motorike me adoptim gradual, ushtrimet e balancit dhe trajtimet e integruara kognitive, kanë potencial të reduktojnë sensibilizimin dhe të përmirësojnë funksionalitetin fizik dhe emocional të pacientit.

Përfundim

Dhimbja kronike e shpinës është një gjendje komplekse, ku ndërveprojnë faktorë periferikë, qendrorë, emocionalë dhe kognitivë. Neuroplasticiteti, ndryshimet strukturore dhe funksionale të trurit, si dhe ndërveprimet midis rrjeteve sensorimotorike dhe emocionale janë mekanizmat kyç që përcaktojnë përjetimin dhe mirëmbajtjen e dhimbjes. Njohja e këtyre mekanizmave ofron një bazë të fortë për trajtime më të efektshme dhe për një qasje më holistike në rehabilitimin e pacientëve me dhimbje kronike të shpinës. /Telegrafi/

Analiza/ Si ndikon inteligjenca artificiale në aftësinë e të menduarit

By: Brisi
20 December 2025 at 21:20

Cila ishte gjëja e fundit që i kërkuat një chatboti me inteligjencë artificiale të bënte për ju? Ndoshta i keni kërkuar një strukturë eseje për t’ju ndihmuar të përgjigjeni një pyetjeje të ndërlikuar, të ofroni një analizë të thellë të një grupi të dhënash të stërholluara ose për të kontrolluar nëse letra juaj motivuese përputhet […]

The post Analiza/ Si ndikon inteligjenca artificiale në aftësinë e të menduarit appeared first on BoldNews.al.

Këto pije mund të përmirësojnë shëndetin e trurit, pohojnë nutricionistët

1 December 2025 at 15:50


Ruajtja e shëndetit të trurit bëhet gjithnjë e më e rëndësishme ndërsa plakemi, dhe ai mund të ndikohet negativisht nga dehidratimi, qarkullimi i dobët i gjakut dhe inflamacioni kronik.

Lajmi i mirë është se pije të caktuara mund të kontribuojnë në përqendrim më të mirë, mbrojtje të qelizave të trurit dhe funksion kognitiv afatgjatë.

Ekspertët e të ushqyerit theksojnë se zgjedhja e duhur e pijeve mund të ndihmojë me përqendrimin dhe humorin, kështu që ata kanë veçuar disa pije që pretendojnë se përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ujë kokosi

Uji i kokosit është një zgjedhje e shkëlqyer për hidratim, dhe dehidratimi i lehtë mund të dëmtojë përqendrimin. "Elektrolitet natyrale në ujin e kokosit, veçanërisht kaliumi, ndihmojnë në rregullimin osmotik dhe mund të parandalojnë dehidratimin e lehtë që ndonjëherë manifestohet si lodhje ose mendim i mjegullt", thotë infermierja e neurologjisë Kiara DeWitt për EatingWell .

Ajo thekson se edhe një rënie e vogël e hidratimit ndikon në përqendrim dhe shton: “Nuk është diçka që duhet marrë lehtë, veçanërisht kur shumica e njerëzve hidratohen vetëm pasi ndiejnë etje.” DeWitt rekomandon ujin e kokosit si një alternativë më të mirë sesa pijet me ëmbëlsues artificialë ose elektrolite pluhur.

Kefir

Kefiri nuk është i mirë vetëm për tretjen, por mund të ketë edhe një efekt pozitiv në humor. "Produktet e qumështit të fermentuar si kefiri përmbajnë probiotikë që mund të zvogëlojnë gjendjet negative emocionale si ankthi, tensioni dhe simptomat depresive", thotë dietologia dhe nutricionistja Kim Blum. Mbështetja e një mikrobiote të shëndetshme të zorrëve mund të përmirësojë rregullimin e neurotransmetuesve dhe të zvogëlojë inflamacionin, të cilët janë faktorë të rëndësishëm për mirëqenien mendore.

Lëng panxhari

Lëngu i panxharit mund të përmirësojë qartësinë mendore falë nitrateve të tij natyrale. "Panxhari është një burim natyror i nitrateve që shndërrohen në oksid nitrik, një përbërës që zgjeron enët e gjakut dhe rrit rrjedhën e oksigjenit në tru", thekson dietologia Carolina Schneider. Qarkullimi më i mirë mbështet funksionet njohëse dhe kujtesën, dhe lëngu mund të zbutet me shtimin e një molle ose kombinimeve të smoothie-ve.

Çaj jeshil

Çaji jeshil është i njohur për përbërësit që punojnë së bashku në funksionet mendore. "Çaji jeshil përmban përbërës të shumtë bioaktivë, duke përfshirë L-teaninën, kafeinën dhe katekinat", thotë Blum. Ai shpjegon se L-teanina dhe kafeina së bashku "rrisin valët alfa të trurit dhe përmirësojnë fokusin dhe kujtesën e punës", ndërsa katekinat veprojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit.

‘Smoothie’ me manaferra

Manaferrat janë të pasura me flavonoide që mund të mbështesin shëndetin e trurit. "Manaferrat e pasura me flavonoide kanë treguar se përmirësojnë funksionin njohës", thotë Blum. Këto komponime veprojnë në proceset biologjike që lidhen me kujtesën dhe performancën mendore, dhe është mirë të kombinohen disa lloje manaferrash dhe të shtohet një burim proteinash për energji të qëndrueshme.

Kafe

Kafeja mund të përmirësojë vigjilencën, përqendrimin dhe kujtesën afatshkurtër. "Kafeina vepron si një stimulues i butë duke bllokuar receptorët e adenozinës në tru, gjë që rrit çlirimin e dopaminës dhe noradrenalinës", shpjegon Schneider. Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni me sheqerin dhe aditivë të tjerë.

Lëng rrushi

Lëngu i rrushit është i njohur për përmbajtjen e tij të lartë të polifenoleve. "Lëngu i rrushit është jashtëzakonisht i pasur me komponime polifenolike që kanë veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe neuroprotektive", thotë dietologia Jennifer Pallian. Polifenolet mund të mbështesin funksionin e trurit dhe të mbrojnë qelizat.

Përdorimi i telefonave inteligjentë ndikon në strukturën e trurit te fëmijët

By: Ela
29 November 2025 at 10:28

Asambleja e Përgjithshme e Pediatrisë në Itali – ka ngritur alarmin: përdorimi i tepërt dhe i hershëm i pajisjeve smart midis moshës 3 dhe 5 vjeç ndryshon strukturën e trurit, duke shkaktuar probleme me zhvillimin dhe kujtesën, sipas “La Repubblica”. Marrëdhënia e fëmijëve të vegjël me botën digjitale – telefonat inteligjentë, tabletët – është më […]

The post Përdorimi i telefonave inteligjentë ndikon në strukturën e trurit te fëmijët appeared first on BoldNews.al.

STUDIM – Vitet e adoleshencës zgjasin deri në moshën 32 vjeç

29 November 2025 at 07:35

LONDËR, 29 nëntor /ATSH/- Vitet e adoleshencës zgjasin deri në moshën 32 vjeç – të paktën sipas skanimeve MRI.

Pas analizimit të më shumë se 4,000 imazheve MRI, shkencëtarët arritën të identifikojnë disa faza të zhvillimit të trurit:
• 0 deri në 9 vjeç – fëmijë

• 9 deri në 32 vjeç – adoleshentë; gjatë kësaj periudhe, truri është ende duke u akorduar për të punuar me efikasitet maksimal

• 32 deri në 66 vjeç – të rritur të qëndrueshëm

• Pas moshës 66 vjeç – truri fillon të plaket dhe neuronet fillojnë të prishen.

Adoleshenca zgjat deri në 32 vjeç

Një studim i ri ka zbuluar se truri nuk ndjek një rënie lineare, siç mendohej më parë, por përkundrazi i nënshtrohet pesë transformimeve të thella gjatë gjithë jetës, me kthesa vendimtare në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç.

Për një kohë të gjatë, besohej se zhvillimi i trurit të njeriut ishte një proces relativisht linear: rritje e përshpejtuar në vitet e para, stabilitet në moshën madhore dhe rënie graduale me plakjen.

Neuroshkenca moderne po zbulon një pamje shumë të ndryshme, dhe falë një studimi të kryer nga Universiteti i Kembrixhit, i botuar në “Nature Communications”, tani mësohet se trurit jonë pëson ndryshime të thella strukturore, të cilat nuk ndodhin vazhdimisht, por kalojnë nëpër “pragje” të vërteta biologjike.

Pesë fazat e zhvillimit të trurit

Faza e fëmijërisë
Faza e adoleshencës
Faza e moshës madhore
Faza e plakjes së parakohshme
Faza e vonshme e plakjes

Duke analizuar mbi 4,000 skanime të trurit të individëve nga foshnjëria deri në 90 vjeç, studiuesit kanë identifikuar pesë faza të dallueshme në zhvillimin dhe plakjen e trurit, që korrespondojnë me saktësi me moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç.

Këto nuk janë vetëm kuriozitete shkencore: të kuptuarit se si dhe kur ndryshon truri mund të ndihmojë në shpjegimin pse përjetojmë periudha specifike të cenueshmërisë mendore (siç është rreziku i lartë i çrregullimeve psikiatrike në adoleshencë ose rritja e rasteve të demencës në pleqëri).

Studimi mund të hapë rrugë të reja për parandalim dhe trajtim te këtyre sëmundjeve.

Koordinatorja e studimit, neuroshkencëtarja, Alexa Mousley, e përshkruan trurin si një organ “në riprogramim të vazhdueshëm”, duke forcuar dhe dobësuar lidhjet nervore bazuar në atë që mësojmë dhe përjetojmë.

Megjithatë, ky nuk është një proces i rregullt: ka vite në të cilat riorganizimi përshpejtohet, dhe të tjera në të cilat transformimet ngadalësohen dhe ia lënë vendin stabilitetit.

Është pikërisht alternimi midis këtyre ritmeve që përcakton fazat e jetës së trurit.

Pse ky zbulim është i rëndësishëm?

Sipas studiuesve, fazat e identifikuara të trurit përkojnë në mënyrë të habitshme me momentet kyçe në jetën e njeriut: puberteti, hyrja në moshë madhore, fillimi i përgjegjësive familjare, dalja në pension dhe fazat e vona të plakjes.

Kjo tregon se biologjia e trurit nuk është e izoluar nga aspektet sociale dhe psikologjike të jetës; përkundrazi, ajo i pasqyron dhe ka ndikim te ato.

Të kuptuarit se kur ndryshon truri lejon ndërhyrje më të synuara.

Mbrojtja e shëndetit mendor gjatë adoleshencës së gjatë të trurit, ruajtja e funksionit njohës nga mosha e mesme e tutje dhe ngadalësimi i cenueshmërisë së trurit në plakje mund të kthehen në qëllime konkrete.

Hulumtimi tani po vazhdon të identifikojë ndryshimet midis trurit mashkullor dhe femëror, duke përfshirë ndikimin e ndryshimeve hormonale gjatë menopauzës, të cilat deri më tani janë nënvlerësuar nga neurologjia. //a.i/

The post STUDIM – Vitet e adoleshencës zgjasin deri në moshën 32 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trurin nuk e plakin vitet, por diçka tjetër: Fakti i fshehur që po ju dëmton përditë

28 November 2025 at 02:26


Truri juaj nuk plaket thjesht sepse kalojnë vitet. Ai plaket kur jeta bëhet e parashikueshme

Sipas Harvard Medical School, truri që ekspozohet vazhdimisht ndaj rutinave të njëjta ul aktivitetin e tij elektrik, ndërsa zonat përgjegjëse për kreativitetin dhe përpunimin e memories ngadalësohen.

Neuroshkenca raporton se truri lulëzon me risi, sfida dhe përvoja të reja, sepse këto stimulojnë aktivizimin e neuroneve dhe forcojnë lidhjet ndërmjet tyre. Kur ditët bëhen të njëjta e monotone, neuronët aktivizohen më rrallë, dhe rrugët nervore që lidhen me të nxënit, kujtesën dhe mendimin e thellë fillojnë të dobësohen. Kjo është arsyeja pse një jetë tepër e parashikueshme mund ta bëjë mendjen të ndihet e lodhur, e mpirë ose e pamoshuar, edhe nëse jeni në një moshë relativisht të re.

Studime të botuara nga National Institute on Aging shkruajnë se aktivitetet e panjohura e aktivizojnë fuqishëm hipokampusin, rajonin e trurit që kontrollon kujtesën afatgjatë dhe orientimin hapësinor. Përvojat e reja nxisin çlirimin e dopaminës, e cila rrit fokusin, motivimin dhe kapacitetin për të mësuar.

Revista “Nature Neuroscience” raporton se nëse truri për një periudhë të gjatë nuk përballet me stimuj të rinj, qarkullimet nervore fillojnë të zvogëlohen, një proces që shkencëtarët e quajnë “ngurtësi konjitive”. Kjo gjendje e bën trurin të ndihet më i vjetër sesa mosha biologjike, transmeton Telegrafi.

Ekspertët sugjerojnë se ndryshimet e vogla, por të qëndrueshme, mund ta mbrojnë shëndetin e trurit për dekada të tëra. BBC Science shkruan se të mësuarit e një aftësie të re, qoftë një gjuhë, instrument, sport ose teknologji, rrit aktivitetin e rrjetit nervor dhe rrit fleksibilitetin e trurit. Edhe ndryshimet e thjeshta, si ndërrimi i rrugës së përditshme, rregullimi i mjedisit ku punoni, leximi i autorëve të rinj, apo të folurit me njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme, e mbajnë mendjen më fleksibile dhe më vigjilente. Kur mendja sfidohet, neuronet aktivizohen më shpejt dhe krijojnë lidhje të reja, gjë që e ngadalëson plakjen mendore.

Ekspertët nga MIT thonë se truri nuk synon thjesht komoditetin, ai ka nevojë për stimuj që e mbajnë të gjallë. Prandaj, rutina qetësuese mund të na japë rehatinë e momentit, por nuk e ushqen mendjen. Truri juaj nuk dëshiron një jetë të parashikueshme. Ai dëshiron një jetë që e mban zgjuar. /Telegrafi/

Adoleshenca e trurit zgjat deri në të 30-tat, ndryshe siç është menduar – thotë një studim i ri

27 November 2025 at 10:59


Truri kalon nëpër pesë faza të veçanta gjatë jetës, me pika të rëndësishme kthesash në moshat nëntë, 32, 66 dhe 83 vjeç, kanë zbuluar shkencëtarët.

Rreth 4,000 njerëz deri në moshën 90 vjeç iu nënshtruan skanimeve për të zbuluar lidhjet midis qelizave të trurit të tyre.

Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit treguan se truri qëndron në fazën e adoleshencës deri në fillimin e të tridhjetave, kur ne “arrijmë pikun”.

Ata thonë se rezultatet mund të na ndihmojnë të kuptojmë pse rreziku për çrregullime të shëndetit mendor dhe demencë ndryshon gjatë jetës.

Truri ndryshon vazhdimisht në përgjigje të dijes dhe përvojës së re – por kërkimi tregon se ky nuk është një proces i njëtrajtshëm nga lindja deri në vdekje.

Në vend të kësaj, ekzistojnë pesë faza të trurit:

Fëmijëria – nga lindja deri në moshën nëntë;

Adoleshenca – nga nëntë deri në 32 vjeç;

Mosha e rritur – nga 32 deri në 66 vjeç;

Plakja e hershme – nga 66 deri në 83 vjeç;

Plakja e vonshme – nga 83 vjeç e lart.

“Truri riorganizohet gjatë gjithë jetës. Ai vazhdon të forcojë dhe dobësojë lidhjet, dhe nuk është një model i qëndrueshëm – ka luhatje dhe faza riorganizimi të trurit,” tha për BBC-në autorja kryesore e kërkimit, Dr. Alexa Mousley.

Disa njerëz do t’i arrijnë këto pika më herët ose më vonë se të tjerët – por studiuesit thanë se ishte e habitshme se sa qartë dalloheshin këto mosha në të dhëna.

Këto modele janë zbuluar vetëm tani, për shkak të sasisë së madhe të skanimeve të trurit të përfshira në studim, i cili u publikua në revistën Nature Communications.

Pesë fazat e trurit

Fëmijëria

Kjo është periudha kur truri rritet me shpejtësi në madhësi, por edhe fillon të pakësojë tepricën e lidhjeve mes qelizave nervore, të quajtura sinapse, të krijuara në fillim të jetës.

Gjatë kësaj faze truri bëhet më pak efikas. Ai funksionon si një fëmijë që ecën kuturu nëpër park, duke shkuar kudo që i duket me interes, në vend që të ndjekë një rrugë të drejtë nga pika A në B.

Adoleshenca

Gjithçka ndryshon papritur që nga mosha nëntë vjeç, kur lidhjet në tru kalojnë në një periudhë efikasiteti të rreptë. “Është një ndryshim i madh,” tha Dr. Mousley, duke e përshkruar këtë si ndryshimin më të thellë mes fazave të trurit.

Kjo është gjithashtu periudha kur ekziston rreziku më i lartë që të shfaqen çrregullimet e shëndetit mendor.

Nuk është çudi që adoleshenca fillon rreth fillimit të pubertetit, por ky është zbulimi më i fundit që sugjeron se përfundon shumë më vonë nga sa mendohej. Më parë besohej se ishte e kufizuar në vitet e adoleshencës, pastaj u mendua se zgjaste në të 20-at, dhe tani deri në fillim të të 30-ave.

Kjo fazë është e vetmja periudhë kur rrjeti i neuroneve të trurit bëhet më efikas. Dr. Mousley tha se kjo përputhet me shumë matje të funksioneve të trurit që tregojnë se ai “pikën” e arrin në fillim të të tridhjetave, por shtoi se ishte “shumë interesante” që truri mbetet në të njëjtën fazë nga mosha nëntë deri në 32 vjeç.

Mosha e rritur

Pas kësaj, vjen një periudhë më e qëndrueshme për trurin — faza më e gjatë, që zgjat rreth tre dekada.

Gjatë kësaj kohe, ndryshimet në tru ndodhin shumë më ngadalë, krahasuar me ritmin e shpejtë dhe të fortë të ndryshimeve në fazat e mëparshme.

Në këtë periudhë, përmirësimet në efikasitetin e trurit jo vetëm që ndalen, por fillojnë lehtë të kthehen mbrapsht.

Dr. Mousley tha se kjo periudhë përputhet me një nivel të qëndrueshëm të inteligjencës dhe personalitetit, një fazë ku ato nuk ndryshojnë më shumë, gjë që shumë prej nesh e kanë vënë re apo e kanë përjetuar.

Plakja e hershme

Kjo fazë fillon në moshën 66 vjeç, por nuk është një rënie e beftë apo e menjëhershme. Në vend të kësaj, shfaqen ndryshime në modelet e lidhjeve të trurit.

Në vend që të funksionojë si një organ i vetëm i koordinuar, truri bëhet gjithnjë e më i ndarë në rajone që punojnë ngushtë brenda vetes – si anëtarët e një grupi muzikor që nisin projektet e tyre solo.

Edhe pse studimi analizoi vetëm trurin e njerëzve të shëndetshëm, kjo është gjithashtu mosha kur fillojnë të shfaqen demenca dhe presioni i lartë i gjakut, të cilët ndikojnë në shëndetin e trurit.

Plakja e vonshme

Në moshën 83 vjeç hyjmë në fazën përfundimtare. Ka më pak të dhëna për këtë grup, sepse është më e vështirë të gjenden persona të shëndetshëm për t’u skanuar.

Ndryshimet janë të ngjashme me plakjen e hershme, por më të theksuara. Truri bëhet më i fragmentuar, me rajone që funksionojnë më shumë veç e veç, dhe efikasiteti i rrjetit nervor zvogëlohet dukshëm.

Dr. Mousley tha se ajo që e habiti më shumë ishte sa mirë këto mosha përputhen me momente të rëndësishme të jetës, si puberteti, problemet shëndetësore më vonë dhe ndryshimet sociale të mëdha në fillim të të tridhjetave, si prindërimi.

Komentet e studiuesve

Studimi nuk analizoi veçmas burrat dhe gratë, por mbeten pyetje për ndikimin e menopauzës.

Profesori Duncan Astle, ekspert i neuroinformatikës në Universitetin e Kembrixhit, tha:

“Shumë çrregullime neurozhvillimore, mendorë dhe neurologjike lidhen me mënyrën si është i lidhur truri. Madje ndryshimet në lidhjet e trurit parashikojnë vështirësi me vëmendjen, gjuhën, kujtesën dhe sjellje të tjera”.

Drejtoresha e qendrës për shkencat e trurit në Universitetin e Edinburgut, Prof. Tara Spires-Jones, tha:

“Ky është një studim shumë interesant që tregon sa shumë ndryshon truri ynë gjatë gjithë jetës”.

Ajo shtoi se rezultatet “përputhen mirë me njohuritë tona për plakjen e trurit”, por paralajmëroi se “jo të gjithë do të përjetojnë këto ndryshime të rrjetit të trurit në të njëjtat mosha”.

Zbulim i ri për trurin: Nuk është më ashtu siç mendohej deri tani

25 November 2025 at 19:00


Truri kalon nëpër pesë faza qartë të dallueshme gjatë jetës së njeriut, me pika kyçe kthese në moshat nëntë, 32, 66 dhe 83 vjeç, tregoi studimi më i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Cambridge-it

Rezultatet, të bazuara në skanime të trurit të rreth 4.000 njerëzve të moshës deri në 90 vjeç, u publikuan në revistën “Nature Communications” dhe sipas BBC, u zbulua se adoleshenca, periudha e ndryshimeve të mëdha në lidhjet neuronale, nuk përfundon në vitet e adoleshencës, por zgjat deri në fillim të të tridhjetave.

Sipas autores së studimit, Alexa Mousley, “truri zhvillohet gjatë gjithë jetës, duke forcuar dhe dobësuar lidhjet në faza të ndryshme”.

Shkencëtarët identifikuan pesë fazat e zhvillimit të trurit, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Fëmijëria - deri në 9 vjeç

Kjo është periudha e zhvillimit të shpejtë të trurit, e shoqëruar me zvogëlimin e një numri të madh sinapsesh të formuara herët në jetë. Kjo fazë karakterizohet nga procesi i njohur si “prerja sinaptike” (synaptic pruning), i cili rrit efikasitetin e qarkullimit neuronal.

Adoleshenca - nga 9 deri në 32 vjeç

Ky është kapërcimi më i madh në efikasitetin e lidhjeve të trurit, si dhe periudha me rrezikun më të lartë për shfaqjen e çrregullimeve mendore. Gjatë kësaj kohe ndodh riorganizim i thellë i rrjeteve të kontrollit ekzekutiv dhe emocional, çka shpjegon edhe pse shumë çrregullime si depresioni, ankthi dhe skizofrenia shfaqen pikërisht në këtë moshë.

Mosha e rritur - nga 32 deri në 66 vjeç

Fazë relativisht stabile, me ndryshime më të ngadalshme, gjatë së cilës efikasiteti i rrjetit neuronal fillon të bjerë pak nga pak. Kjo periudhë lidhet me konsolidimin e funksioneve njohëse dhe me ngadalësimin fiziologjik që ndodh natyrshëm me moshën.

Plakja e hershme - nga 66 deri në 83 vjeç

Truri fillon të ndahet gjithnjë e më shumë në rajonet funksionale të specializuara, një proces që mund të lidhet me rritjen e riskut për demencë dhe probleme kardiovaskulare. Ndryshimet në rrjetet e kujtesës dhe proceset e kontrollit njohës bëhen më të dukshme në këtë etapë.

Faza e fundit e plakjes - pas 83 vjeç

Kjo është periudha ku vërehet thellim i ndryshimeve nga faza e mëparshme, edhe pse të dhënat janë më të kufizuara për shkak të numrit më të vogël të pjesëmarrësve të shëndetshëm në këtë moshë. Kjo fazë konsiderohet ende ndër më pak të studiuarat në neuroshkencë.

Profesorët që nuk kanë marrë pjesë në studim e vlerësuan atë si “shumë interesant” dhe në përputhje me njohuritë ekzistuese për zhvillimin dhe plakjen e trurit, duke theksuar megjithatë se dallimet individuale mbeten të mëdha.

Autorët theksojnë se studimi mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të ndryshimeve në riskun për çrregullime mendore dhe demencë gjatë gjithë jetës. /Telegrafi/

FOKUS – Skanimet e trurit zbulojnë një pikë kthese befasuese disa minuta përpara gjumit

16 November 2025 at 07:27

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Një studim i ri tregon se ne vërtet biem në gjumë. Larg idesë se gjumi vjen ngadalë e butë, truri në fakt kalon papritur në gjumë pasi kalon një pikë të caktuar kthese, sipas sciencealert.com.

Duke përdorur skanime të trurit nga mijëra vullnetarë, studiues nga “Imperial College London “(ICL) dhe Universiteti i Surrey në Britaninë e Madhe zbuluan një ndryshim të papritur në aktivitetin elektrik të trurit rreth  4,5 minuta përpara fillimit të gjumit.

“Zbuluam se rënia në gjumë është një bifurkacion, pra, jo një proces gradual me një pikë të qartë kthese që mund të parashikohet në kohë reale”, tha neuroshkencëtari Nir Grossman nga ICL-ja.

Kjo aftësi për të ndjekur se si truri i çdo individi kalon në gjumë ka ndikime të mëdha në kuptimin e procesit të gjumit dhe në zhvillimin e trajtimeve të reja për njerëzit që kanë vështirësi për të fjetur.

Ekipi përdori një model që përpunoi 47 tipare të aktivitetit të trurit, të regjistruara përmes EEG (elektroencefalogramit), dhe i shndërroi ato në një hapësirë matematikore abstrakte.

Kjo lejoi hartimin e ndryshimeve që ndodhin në tru midis zgjimit dhe gjumit, një proces që, në grafik, ngjan me një top që rrokulliset poshtë një pjerrësie gjithnjë e më të thellë derisa bie.

Duke përdorur këtë model, vetëm një regjistrim i një nate nga truri i një personi ishte i mjaftueshëm për të parashikuar momentin e gjumit në netët pasuese me 95% saktësi, me një gabim mesatar prej vetëm 49 sekondash.

“Tani mund të marrim një individ, të matim aktivitetin e trurit të tij dhe, në çdo sekondë, të tregojmë sa afër është nga gjumi me një saktësi që më parë ishte e pamundur”, tha Grossman për revistën “New Scientist”.

Ky është një zbulim themelor për diçka që shumica prej nesh e marrim si të mirëqenë.

Përveç kuptimit më të thellë të gjumit të shëndetshëm, njohuri të tilla mund të ndihmojnë specialistët në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit, si pagjumësia apo përgjumja e tepruar gjatë ditës, si edhe në zhvillimin e teknologjive paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve kur fillojnë të ndihen të përgjumur.

Gjithashtu, kjo metodë mund të ndihmojë në monitorimin më të saktë të anestezisë dhe të shërbejë si tregues i shëndetit të trurit./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Skanimet e trurit zbulojnë një pikë kthese befasuese disa minuta përpara gjumit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Neurologu rekomandon ‘ushqimin’ që mbron trurin tonë: A e përdorni ju?

3 November 2025 at 07:00


A e dini se një filxhan kakao mund ta “qetësojë” trurin tuaj, të përmirësojë kujtesën dhe të mbrojë nervat nga plakja? Ja pse Dr. David Perlmutter rekomandon ta pini më shpesh

Kakaoja nuk është vetëm një përbërës që e zbukuron ëmbëlsirat dhe plotëson dëshirën tonë për çokollatë. Pas atij shijimi të pasur fshihet një thesar i vërtetë me lëndë ushqyese që mbrojnë trurin. Shkenca ka vërtetuar se flavanolet e kakaos, përbërje bimore që gjenden kryesisht në çokollatën e zezë, veprojnë si neuroprotektorë të fuqishëm, duke mbrojtur qelizat nervore nga plakja, stresi dhe inflamacioni.

Këto fakte i thekson edhe Dr. David Perlmutter, neurolog dhe autor me famë botërore, i cili prej vitesh studion mënyrën se si ushqimi dhe stili i jetesës ndikojnë në shëndetin e trurit.

Kakao, kakao e papërpunuar dhe çokollata - të ngjashme, por jo të njëjta

  • Kakao e papërpunuar (cacao) – forma e papërpunuar e bimës, më e pasura me antioksidantë dhe magnez. Vjen në formë kokrrash, copëzash ose pluhuri.
  • Kakao (cocoa) – përfitohet pas fermentimit, tharjes dhe pjekjes së kokrrave. Ka pak më pak flavanole, por ruan pjesën më të madhe të vlerave ushqyese.
  • Çokollata – produkti përfundimtar nga masa e kakaos, gjalpi dhe shtesa si sheqeri apo qumështi. Më e shëndetshme është çokollata e zezë me të paktën 70% kakao.

Sa më pak e përpunuar të jetë kakaoja, aq më e shëndetshme është. Nëse dëshironi ta përfitoni për trurin, zgjidhni kakaon e papërpunuar ose çokollatën e zezë, transmeton Telegrafi.

Si e mbron kakaoja trurin

Neurologët dhe shkencëtarët, përfshirë Dr. Perlmutter, theksojnë se mikroglia, qelizat imune të trurit, janë thelbësore për shëndetin e tij. Kur funksionojnë në mënyrë të ekuilibruar, ato “pastrojnë” trurin nga mbeturinat dhe proteinat e dëmshme. Por, kur aktivizohen tepër, shkaktojnë inflamacion kronik që çon në sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson. Këtu hyn në lojë kakaoja.

  1. Ul inflamacionin nervor
    Flavanolët e kakaos qetësojnë mikroglinë e tepruar, duke parandaluar lirimin e substancave inflamatore (TNF-α, IL-6) që dëmtojnë neuronet.
  2. Nxit rritjen dhe plasticitetin e neuroneve
    Kakaoja stimulon prodhimin e BDNF-së (faktorit të rritjes së qelizave nervore), që do të thotë përqendrim më i mirë, mësim më i shpejtë dhe kujtesë më e mprehtë – sidomos te të moshuarit.
  3. Mbron nga stresi oksidativ
    Epikatehina, një nga flavanolet kryesore, vepron si antioksidant që neutralizon radikalet e lira dhe mbron qelizat nervore.
  4. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru
    Kakaoja rrit prodhimin e oksidit nitrik, i cili zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson furnizimin e trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.


Si ta përfshini kakaon në ushqim

  • Çokollatë e zezë (min. 70%) – 30-40 g në ditë janë të mjaftueshme.
  • Pluhur kakao pa sheqer – shtojeni në smoothie, kos ose tërshërë.
  • Pije e ngrohtë me kakao – përzieni pluhurin me qumësht bajameje dhe pak mjaltë.
  • Copëza kakaoje (nibs) – shtesë krokante për musli apo ëmbëlsira të shëndetshme.
  • Toptha energjikë – me hurma, fruta të thata dhe një lugë kakaoje, shujtë ideale për trurin.

Ushqim për trurin

Kakaoja nuk është vetëm kënaqësi për shijen, është ushqim për trurin. Ajo ndihmon në ruajtjen e kthjelltësisë mendore, zvogëlon inflamacionin dhe ngadalëson plakjen e sistemit nervor. Herën tjetër kur të merrni një copë çokollatë të zezë, kujtohuni: nuk është “mëkat”, por një zgjedhje e mençur për shëndetin e trurit tuaj.

Kush është Dr. David Perlmutter

Dr. Perlmutter është neurolog i certifikuar dhe pesë herë autor në listën e bestselerëve të “New York Times”. Ai është anëtar i Bordit Drejtues dhe Fellow i Kolegjit Amerikan të Ushqyerjes (American College of Nutrition). Librat e tij, të përkthyer në 32 gjuhë, kanë popullarizuar konceptin e “trurit që ushqehet shëndetshëm”, duke ndërthurur mjekësinë, ushqyerjen dhe neuroshkencën.

Në punimet dhe paraqitjet e tij publike, ai shpesh thekson se kakaoja është një nga ushqimet më të nënvlerësuara për ruajtjen e funksioneve njohëse dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative. /Telegrafi/

SHBA – Risi teknologjike, një çip lexon monologun e brendshëm tek individët e paralizuar

21 October 2025 at 21:53

STANDFORD, 21 tetor /ATSH/ – Një implant eksperimental i trurit ka demonstruar se është e mundur të deshifrohet “monologu i brendshëm  i individëve të paralizuar, duke i përkthyer mendimet e tyre në fjalë’’, shkruan focus.it.  

Kjo arritje e jashtëzakonshme, u arrit nga një ekip nga Universiteti i Stanfordit (SHBA), dhe përfaqëson një përparim historik në ndërfaqet tru-kompjuter (BCI). 

Deri më tani, pajisjet BCI mund të lexonin sinjale nervore që lidhen me lëvizjen ose përpjekjet fonatorike, por kjo pajisje shkon më tej: ajo interpreton drejtpërdrejt fjalitë e imagjinuara, pa nxjerë personi një tingull. 

 Kjo arritje hap mundësi revolucionare për ata që kanë humbur aftësinë për të folur, por paraqet sfida të reja dhe shqetësuese etike dhe ligjore. 

Çipi u implantua në rajonet mediale dhe ventrale të gyrusit precentral, i konsideruar si një lloj “pike e nxehtë e të folurit”, d.m.th., ato zona ku truri përpunon afërsinë e të folurit edhe nëse ai ende nuk është artikuluar plotësisht. 

 Si funksionon 

Pajisja është e aftë të interpretojë modelet nervore të lidhura me të folurit e brendshëm dhe t’i shndërrojë ato në tekst, me një fjalor deri në 125,000 fjalë dhe një saktësi deri në 80% për disa fjali.  

Krahasuar me sistemet konvencionale, të cilat kërkojnë përpjekjen fizike për të përkthyer një mendim në gjeste, kjo metodë kërkon më pak përpjekje dhe nuk mbështetet në muskuj ose frymëmarrje.   /os/ 

   

The post SHBA – Risi teknologjike, një çip lexon monologun e brendshëm tek individët e paralizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkencëtarët kultivojnë tru të vegjël njerëzorë për të furnizuar me energji kompjuterët

5 October 2025 at 15:30


Mund të ketë rrënjët e saj në fanta-shkencë, por një numër i vogël studiuesish po bëjnë përparim të vërtetë duke u përpjekur të krijojnë kompjuterë nga qelizat e gjalla. Mirë se vini në botën e çuditshme të biokompjuterizimit.

Siç raporton BBC, midis atyre që po udhëheqin rrugën është një grup shkencëtarësh në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Një ditë, ata shpresojnë se mund të shohim qendra të dhënash plot me servera "të gjallë" që kopjojnë aspekte të mënyrës se si mëson inteligjenca artificiale - dhe mund të përdorin një pjesë të energjisë së metodave aktuale.

Ky është vizioni i Dr. Fred Jordan, bashkëthemelues i laboratorit FinalSpark, transmeton Telegrafi.

Ne të gjithë jemi mësuar me idetë e pajisjeve dhe softuerëve në kompjuterët që përdorim aktualisht.

Termi disi i habitshëm që Dr. Jordan dhe të tjerë në këtë fushë përdorin për t'iu referuar asaj që po krijojnë, është "waterware".

Me fjalë të thjeshta, kjo përfshin krijimin e neuroneve të cilat zhvillohen në grumbuj të quajtur organoide, të cilat nga ana tjetër mund të bashkangjiten në elektroda - në të cilën pikë mund të fillojë procesi i përpjekjes për t'i përdorur ato si mini-kompjuterë.

Dr. Jordan pranon se, për shumë njerëz, vetë koncepti i biokompjuterizimit është ndoshta pak i çuditshëm.

"Në fantashkencën, njerëzit kanë jetuar me këto ide për një kohë mjaft të gjatë", tha ai.

"Kur fillon të thuash, do të përdor një neuron si një makinë të vogël, është një pamje e ndryshme e trurit tonë dhe të bën të vësh në dyshim atë që jemi", shtoi ai.

Për FinalSpark, procesi fillon me qelizat staminale të nxjerra nga qelizat e lëkurës njerëzore, të cilat i blejnë nga një klinikë në Japoni. Donatorët e vërtetë janë anonimë.

Por, ndoshta çuditërisht, atyre nuk u mungojnë ofertat.

"Kemi shumë njerëz që na kontaktojnë. Por ne zgjedhim vetëm qeliza staminale që vijnë nga furnizues zyrtarë, sepse cilësia e qelizave është thelbësore" tha ai.

Në laborator, biologia qelizore e FinalSpark, Dr. Flora Brozzi, dha një enë që përmbante disa sfera të vogla të bardha.

Çdo sferë e vogël është në thelb një mini-tru i vogël, i rritur në laborator, i bërë nga qeliza burimore të gjalla të cilat janë kultivuar për t'u bërë grumbuj neuronesh dhe qeliza mbështetëse - këto janë "organoidet".

Ato nuk janë aspak afër kompleksitetit të një truri njerëzor, por kanë të njëjtat blloqe ndërtimi.

Pasi kalojnë një proces që mund të zgjasë disa muaj, organoidet janë gati të bashkangjiten në një elektrodë dhe më pas të nxiten të përgjigjen ndaj komandave të thjeshta të tastierës.

Ky është një mjet për dërgimin dhe marrjen e sinjaleve elektrike, me rezultatet e regjistruara në një kompjuter normal të lidhur me sistemin.

Është një provë e thjeshtë: shtypni një buton i cili dërgon një sinjal elektrik përmes elektrodave, dhe nëse funksionon (nuk funksionon gjithmonë), mund të shihni një kërcim të vogël aktiviteti në një ekran si përgjigje.

Ajo që shfaqet është një grafik lëvizës që duket pak si një EEG. E shtyp butonin disa herë me radhë të shpejtë, dhe përgjigjet papritmas ndalen. Pastaj ka një shpërthim të shkurtër dhe dallues të energjisë në tabelë.

Kur është pyetur se çfarë ndodhi, Dr. Jordan tha se ende nuk e kuptojnë shumë rreth asaj që bëjnë organoidët dhe pse.

Stimulimet elektrike janë hapa të parë të rëndësishëm drejt qëllimit më të madh të ekipit për të shkaktuar të mësuarit në neuronet e biokompjuterit, në mënyrë që ata të mund të përshtaten përfundimisht për të kryer detyra.

"Për inteligjencën artificiale, është gjithmonë e njëjta gjë. Ju jepni disa të dhëna, dëshironi disa rezultate që përdoren. Për shembull, ju jepni një fotografi të një maceje, dëshironi që rezultati të tregojë nëse është mace" tha ai.

Mbajtja në punë e një kompjuteri të zakonshëm është e thjeshtë - ai thjesht ka nevojë për një furnizim me energji - por çfarë ndodh me biokompjuterët?

Është një pyetje për të cilën shkencëtarët nuk kanë ende një përgjigje.

"Organoidet nuk kanë enë gjaku", tha Simon Schultz, profesor i neuroteknologjisë dhe drejtor i qendrës për neuroteknologji në Imperial College London.

"Truri i njeriut ka enë gjaku që e përshkojnë atë në shkallë të shumëfishta dhe sigurojnë lëndë ushqyese për ta mbajtur atë në funksion të mirë. Ne ende nuk dimë si t'i prodhojmë ato siç duhet. Pra, kjo është sfida më e madhe e vazhdueshme", shtoi ai.

Një gjë është e sigurt megjithatë. Kur flitet për një kompjuter që po vdes, me "wetware" kjo është fjalë për fjalë rasti.

FinalSpark ka bërë disa përparime në katër vitet e fundit: organoidet e tij tani mund të mbijetojnë deri në katër muaj. Por ka disa gjetje të çuditshme që lidhen me vdekjen e tyre përfundimtare.

Ndonjëherë ata vëzhgojnë një fluks aktiviteti nga organoidet para se të vdesin - të ngjashme me rritjen e rrahjeve të zemrës dhe aktivitetit të trurit që është vërejtur tek disa njerëz në fund të jetës.

"Ka pasur disa ngjarje kur kemi pasur një rritje shumë të shpejtë të aktivitetit vetëm në minutat e fundit ose dhjetëra sekonda të jetës", tha Dr. Jordan.

"Mendoj se kemi regjistruar rreth 1,000 ose 2,000 nga këto vdekje individuale gjatë pesë viteve të fundit. Është e trishtueshme sepse duhet ta ndalojmë eksperimentin, të kuptojmë arsyen pse vdiq dhe pastaj ta bëjmë përsëri", shtoi ai. /Telegrafi/

Lidhja mes grupit të gjakut dhe goditjes në tru tek të moshuarit

2 October 2025 at 15:00


Shkencëtarët lidhin grupin e gjakut me rrezikun e goditjes në tru para moshës 60-vjeçare.

Një studim i publikuar në revistën Neurology ka zbuluar se personat me disa grupe të caktuara gjaku mund të kenë një rrezik më të lartë për goditje në tru para moshës 60-vjeçare.

Duke analizuar gati 17 mijë pacientë dhe 600 mijë persona të shëndetshëm, studiuesit kanë gjetur se mbartësit e gjenit A1 kanë 16 për qind më shumë rrezik për goditje para moshës 60-vjeçare.

Në të kundërt, individët me gjenin O1 kanë 12 për qind më pak rrezik, ndërsa gjeni B lidhet me një rritje prej 11 për qind të rrezikut.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo lidhje është vërejtur vetëm tek goditjet që ndodhin para moshës 60; nuk është parë ndonjë lidhje domethënëse tek të moshuarit, gjë që sugjeron se mekanizmat e goditjes ndryshojnë midis të rinjve dhe të moshuarve.

Shkencëtarët sugjerojnë se këto dallime mund të kenë lidhje me mpiksjen e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut.

Megjithatë, ata theksojnë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe personat me grupin A nuk kanë nevojë për ndjekje të veçantë, pasi shumica e goditjeve ndodhin pas moshës 65-vjeçare. /Telegrafi/

FOKUS – Një helmetë me ultratinguj do të ndalojë dridhjet e Parkinsonit

11 September 2025 at 22:33

LONDËR, 11 shtator /ATSH-ANSA/ – Një helmetë që lëshon ultratinguj mund të përdoret për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit duke moduluar aktivitetin nervor në zona specifike të thella të trurit, përgjegjëse për dridhjet karakteristike të sëmundjes.

E prezantuar në ”Nature Communications”, pajisja mund të synojë edhe rajone shumë të vogla të trurit dhe mund të zëvendësojë qasjet ekzistuese, më invazive, si stimulimi i thellë i trurit.

”Helmeta gjithashtu ka potencial për gjendje të tilla si depresioni, sindroma Tourette, dhimbja kronike, sëmundja e Alzheimerit dhe varësitë”, sipas autores Ioana Grigoras të Universitetit të Oksfordit.

Kasketa me ultratinguj, një helmetë me 256 burime që futet në një skaner MRI, dërgon impulse mekanike në tru: një sistem revolucionar i aftë të synojë rajone të trurit 30 herë më të vogla se pajisjet e mëparshme me ultratinguj të thellë të trurit.

Për të testuar sistemin, studiuesit e aplikuan atë te shtatë vullnetarë, duke drejtuar valët me ultratinguj në një rajon të vogël nervor me madhësinë e një kokrre orizi në bërthamën laterale genikulare (LGN), rruga kryesore për informacionin vizual nga sytë në tru.

“Valët arritën objektivin e tyre me saktësi të jashtëzakonshme”, thotë autorja kryesore Charlotte Stagg e Universitetit të Oksfordit.

Eksperimentet pasuese treguan se modulimi i LGN prodhoi efekte afatgjata në korteksin vizual, duke zvogëluar aktivitetin e tij.

Ideja është të bëhet e njëjta gjë edhe tek pacientët me sëmundjen e Parkinsonit, duke synuar një rajon të rëndësishëm për kontrollin motorik, për të eliminuar dridhjet./  /os/

The post FOKUS – Një helmetë me ultratinguj do të ndalojë dridhjet e Parkinsonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Mbipesha dhe obeziteti përshpejtojnë plakjen e trurit

25 August 2025 at 22:27

PENSILVANI, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Mbipesha dhe obeziteti shoqërohen me plakjen e përshpejtuar të trurit dhe atrofi celebrale veçanërisht tek burrat, sipas në studimi që përfshin mbi 46 000 njerëz në 15 projekte kërkimore.

“Të dhënat tregojnë se pesha e tepërt e trupit shoqërohet me plakjen e përshpejtuar të trurit dhe atrofi më të madhe të trurit, krahasuar me ato të një peshe normale. Këto ndryshime në tru mund të ngjajnë me ato të vërejtura në fazat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit”, shpjegon Filippos Anagnostakis, autori i studimit.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për burrat: burrat mbipeshë treguan tru që dukeshin rreth tetë muaj më të vjetër, ndërsa ata me obezitet përjetuan rreth dy vjet më shumë plakje të trurit sesa bashkëmoshatarët e tyre me peshë normale”, shton ai.

Situata është e ndryshme për gratë. Çuditërisht, studimi zbuloi se gratë me peshë normale treguan më shumë shenja të plakjes së trurit dhe atrofisë së ngjashme me Alzheimerin sesa gratë mbipeshë dhe madje edhe sesa burrat me peshë normale.

“Ne e dimë që ndryshimet gjinore ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të demencës ndryshe, por rrugët që shkaktojnë këto pabarazi mbeten të paqarta”, komenton Anagnostakis.

Një faktor tjetër kyç është mosha. Ndikimi i peshës trupore në plakjen e trurit u gjet të ishte më i theksuar tek subjektet më të reja, ndërsa tentonte të zvogëlohej me moshën.

“Rezultatet që morëm na ftojnë të rimendojmë ndikimin e obezitetit jo vetëm nga një perspektivë estetike, por edhe në lidhje me shëndetin e trurit”, përfundon studiuesi. /os/

The post FOKUS – Mbipesha dhe obeziteti përshpejtojnë plakjen e trurit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

COVID-19 bëri që truri ynë të plaket më shpejt?

By: D Marku
24 July 2025 at 13:39

Një efekt ndoshta i papritur i COVID-19 u nxor në pah nga një hulumtim i ri, i botuar më 22 korrik në revistën Nature Communications: Gjatë pandemisë , siç vunë re shkencëtarët, truri ynë u plak me një ritëm më të shpejtë, pavarësisht nëse ishim të infektuar me koronavirus apo jo.

Në mënyrë specifike, ekspertët shqyrtuan testet neuroimazherike në trurin e 1,000 personave gjatë dhe pas pandemisë. Më pas, ata i krahasuan ato me testet e njerëzve nga periudha të tjera, duke u përqendruar në karakteristika të tilla si lënda gri (e cila luan një rol vendimtar në funksione të tilla si kujtesa, emocionet, lëvizja), lënda e bardhë (përcaktuese për transmetimin e sinjaleve elektrike midis neuroneve), aftësitë njohëse dhe mosha biologjike e trurit.

Çfarë zbuluan ata? Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se gjatë periudhës tjetër. Në fakt, ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që tregon se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.

Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se më parë. Ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.

“Ky zbulim ishte interesant dhe ndoshta i papritur “, tha studiuesi kryesor Ali-Reza Mohammadi-Nejad nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Nottinghamit. Studime të tjera kanë treguar efekte negative të koronavirusit në tru, por ky studim zbuloi se mjaftoi të përjetoje pandeminë për t’u prekur negativisht. ” Tregojnë se përvoja e përgjithshme e pandemisë – siç është ndërprerja e jetës sonë të përditshme, stresi, kufizimi i kontakteve dhe aktiviteteve tona shoqërore – pati efekte të matshme në shëndetin e trurit tonë.”

Edhe pse nuk mund ta kthejmë kohën pas, mund ta ngadalësojmë ritmin e plakjes së trurit, ndoshta edhe të përmbysim disa pasoja negative (megjithëse kjo mbetet për t’u studiuar), duke ndjekur udhëzimet e përgjithshme që na janë dhënë nga ekspertët, siç janë një dietë e shëndetshme, ushtrime fizike, gjumë i mjaftueshëm dhe aktivitete shoqërore dhe intelektuale.

The post COVID-19 bëri që truri ynë të plaket më shpejt? appeared first on Albeu.com.

COVID-19 bëri që truri ynë të plaket më shpejt?

By: gaze tare
24 July 2025 at 13:55

Një efekt ndoshta i papritur i COVID-19 u nxor në pah nga një hulumtim i ri, i botuar më 22 korrik në revistën Nature Communications: Gjatë pandemisë , siç vunë re shkencëtarët, truri ynë u plak me një ritëm më të shpejtë, pavarësisht nëse ishim të infektuar me koronavirus apo jo.

Në mënyrë specifike, ekspertët shqyrtuan testet neuroimazherike në trurin e 1,000 personave gjatë dhe pas pandemisë. Më pas, ata i krahasuan ato me testet e njerëzve nga periudha të tjera, duke u përqendruar në karakteristika të tilla si lënda gri (e cila luan një rol vendimtar në funksione të tilla si kujtesa, emocionet, lëvizja), lënda e bardhë (përcaktuese për transmetimin e sinjaleve elektrike midis neuroneve), aftësitë njohëse dhe mosha biologjike e trurit.

Çfarë zbuluan ata? Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se gjatë periudhës tjetër. Në fakt, ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që tregon se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.

Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se më parë. Ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.

“Ky zbulim ishte interesant dhe ndoshta i papritur “, tha studiuesi kryesor Ali-Reza Mohammadi-Nejad nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Nottinghamit. Studime të tjera kanë treguar efekte negative të koronavirusit në tru, por ky studim zbuloi se mjaftoi të përjetoje pandeminë për t’u prekur negativisht. ” Tregojnë se përvoja e përgjithshme e pandemisë – siç është ndërprerja e jetës sonë të përditshme, stresi, kufizimi i kontakteve dhe aktiviteteve tona shoqërore – pati efekte të matshme në shëndetin e trurit tonë.”

Edhe pse nuk mund ta kthejmë kohën pas, mund ta ngadalësojmë ritmin e plakjes së trurit, ndoshta edhe të përmbysim disa pasoja negative (megjithëse kjo mbetet për t’u studiuar), duke ndjekur udhëzimet e përgjithshme që na janë dhënë nga ekspertët, siç janë një dietë e shëndetshme, ushtrime fizike, gjumë i mjaftueshëm dhe aktivitete shoqërore dhe intelektuale.

The post COVID-19 bëri që truri ynë të plaket më shpejt? appeared first on iconstyle.al.

22 Korriku, Dita Botërore e Trurit: Kujdesi për trurin fillon në çdo moshë

By: Kult Plus
22 July 2025 at 10:15

Sot, më 22 korrik, shënohet Dita Botërore e Trurit, një nismë ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit të trurit dhe sfidat që lidhen me sëmundjet neurologjike.

Kjo ditë globale e kujdesit shëndetësor organizohet për të 12-in vit radhazi nga Federata Botërore e Neurologjisë (WFN), dhe këtë vit vjen me një fushatë historike të titulluar “Shëndeti i trurit për të gjitha moshat”. Qëllimi është i qartë: të theksohet rëndësia e mbrojtjes së trurit gjatë gjithë ciklit të jetës, nga fëmijëria e deri në moshën e tretë.

Federata Botërore e Neurologjisë ka përçuar pesë mesazhe kyçe për këtë Ditë Botërore:

Ndërgjegjësimi – Sëmundjet neurologjike janë shkaku kryesor i jetës me aftësi të kufizuara dhe shkaku i dytë i vdekjeve në mbarë botën.

Edukimi – Kujdesi për trurin duhet të nisë që në moshë të hershme dhe të vazhdojë gjatë gjithë jetës.

Parandalimi – Një mënyrë jetese e shëndetshme, aktiviteti fizik, ushqimi i balancuar, gjumi cilësor dhe menaxhimi i stresit janë faktorë kyç në parandalimin e çrregullimeve neurologjike.

Aksesi – Kujdesi neurologjik duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pa dallim statusi social apo ekonomik.

Ndikimi – Politikat globale për shëndetin e trurit duhet të përfshijnë parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e drejtë për çdo individ.

Në një botë ku sëmundjet neurologjike si demenca, epilepsia, sëmundja e Parkinsonit dhe goditjet cerebrale prekin miliona njerëz çdo vit, kjo ditë është një thirrje e fortë për më shumë vëmendje, edukim dhe investim në shëndetin e trurit./KultPlus.com

Dita Botërore e Trurit

22 July 2025 at 07:45

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Dita Botërore e Trurit është një ngjarje globale e kujdesit shëndetësor që shënohet më 22 korrik të çdo viti, duke synuar ndërgjegjësimin për sëmundjet e trurit.

Në këtë ditë, organizata dhe komunitete të ndryshme lokale dhe globale mblidhen duke bërë thirrje për një kujdes më të madh shëndetësor, edukimin dhe kërkimin shkencore mbi kushtet neurologjike.

Ky është viti i 12-të që kremtohet Dita Botërore e Trurit. Këtë vit organizohet fushata historike kushtuar promovimit të “Shëndetit të trurit për të gjitha moshat”. Nisma e këtij viti bazohet në sukseset e fushatave të mëparshme, duke përforcuar angazhimin për shëndetin e trurit si një aspekt themelor i mirëqenies individuale dhe shoqërore.

Këto janë pesë mesazhet e Dites Botërore të Trurit nga Federata Botërore e Neurologjisë:

Ndërgjegjësimi: Çrregullimet neurologjike janë shkaku kryesor i nje jete të kaluar me aftësi të kufizuara dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve.

Edukimi: Shëndeti i trurit duhet të ketë prioritet gjatë gjithë jetës, nga fëmijëria deri në pleqëri.

Parandalimi: Parandalimi i çrregullimeve neurologjike fillon herët, me zgjedhje të një stili jetese të shëndetshëm si ushtrimet e rregullta, ushqimi i ekuilibruar, gjumë cilësor, menaxhimin e stresit, kontrollin e faktorëve të rrezikut vaskular dhe angazhimin social.

Aksesi: Qasja e barabartë në kujdesin neurologjik, diagnostikim dhe terapi është thelbësore për të gjithë, pavarësisht nga statusi socio-ekonomik.

Ndikimi: Një kornizë globale për shëndetin e trurit duhet të fokusohet në vlerësimin e rrezikut, ndërhyrjet e hershme, zbutjen e rrezikut mjedisor dhe kujdesin e barabartë neurologjik. /j.p/

The post Dita Botërore e Trurit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEKESI – Çfarë ndodh në trurin tonë gjatë gjumit?

ROME, 14 korrik /ATSH/ – Diçka e jashtëzakonshme ndodh në trurin tonë gjatë natës. Ndërsa flemë thellë, qelizat e trurit fillojnë të tkurren fjalë për fjalë. Nuk është fantastikë shkencore, është neuroshkencë, .shkruan quelochenonsapevi.it

A mendoni se gjumi është thjesht pushim? Truri juaj ka plane të tjera.

Ky tkurrje krijon më shumë hapësirë midis neuroneve, duke lejuar që lëngu cerebrospinal të rrjedhë si një lumë i brendshëm përmes indeve të trurit.

Është koha për një pastrim të përgjithshëm: ky lumë largon të gjitha toksinat dhe mbetjet metabolike të grumbulluara gjatë ditës.

Gjëja e mahnitshme është se ky proces pastrimi është shumë më efektiv gjatë gjumit sesa kur jemi zgjuar. Truri largon substancat e dëmshme si beta-amiloidi, e njëjta proteinë e lidhur me Alzheimerin.

Në thelb, çdo natë truri ynë bën një rivendosje të plotë, sikur të fshijë skedarët e përkohshëm në një kompjuter për ta mbajtur atë të shpejtë dhe efikas.

Kjo është arsyeja pse gjumi nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Truri juaj e di saktësisht se si të kujdeset për veten; thjesht duhet t’i jepni kohë për ta bërë këtë. /os/

The post MJEKESI – Çfarë ndodh në trurin tonë gjatë gjumit? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌