Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se procesi i nisur me protestë përpara godinës së Kryeministrisë do të mbyllet me rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Baçi tha edhe se PD dhe opozita është për qëndresë dhe rezistencë paqësore, por nuk përjashtoi as mundësinë e akteve të dhunshme, teksa tha se në fund janë qytetarët që do të vendosin nëse do të dalin jashtë kornizave ligjore. ”Është një proces që…
Një shtetas i identifikuar si Romeo Këmbaci është arrestuar nga Policia në Berat pasi akuzohet se dhunonte dhe grabiste varrezat e qytetit dhe më pas sendet i vjedhura i shiste në pazarin e Skraparit. Këmbaci, i identifikuar si “dhunues i varreve”, është pikasur nga kamerat e sigurisë duke grabitur kornizat e bronzit dhe metalit dhe […]
Deputeti i PD, Luan Baçi sqaron zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe akuzat se Partia Demokratike kishte dhënë firmat apo votat për kandidaturën e tij. Baçi mohoi kategorikisht që ndonjë deputet i PD-së ta ketë votuar Shabanin, duke theksuar se mazhoranca është ajo që siguroi 84 votat e nevojshme. Sipas tij, konfuzioni është qëllimshëm i ushqyer nga “propaganda e mazhorancës” për…
Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Wake Up”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila u bë protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje, por që tërhoqi vëmendjen e mediave.
Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi tregoi se ka ndryshuar qasje ndaj dashurisë dhe nuk jep më shumë opinione për çështjet e zemrës. Ajo shprehu se përvoja personale e ka mësuar ta pranojë gabimet e së shkuarës pa stres dhe me një frymë sportive.
“Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjëherë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt eksperiencave të saj personale.
Deklarata e saj tregon pjekurinë dhe reflektimin mbi marrëdhëniet e mëparshme, duke i parë gabimet si një proces të domosdoshëm mësimi dhe jo si dështime. Heidi duket e qartë se ka gjetur një mënyrë për të përballuar të shkuarën dhe për të ecur përpara në jetën sentimentale.
Me këtë qasje të re, ish-banorja e Big Brother VIP duket e vendosur të përqendrohet tek vetja dhe të shijojë momentin, duke marrë mësime nga eksperiencat e kaluara dhe duke ndarë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e saj.
Programi i mëngjesit “Wake Up” vjen me një ndryshim të rëndësishëm në ekran. Heidi Baci, një prej figurave më të komentuara të momentit, është zyrtarisht moderatorja e re që do të shoqërojë Blendi Salajn në drejtimin e emisionit.
Lajmi është konfirmuar përmes një fotografie të publikuar nga studioja e Top Channel, ku Heidi shihet e buzëqeshur në panelin e programit, ndërsa Blendi Salaj shfaqet i entuziazmuar me duart lart një atmosferë që tregon energjinë pozitive të dysheve të re.
Ky është rikthimi i parë i Heidit në një format të madh televiziv pas angazhimeve të saj të fundit në media dhe rrjete sociale. Prania e saj pritet të sjellë një frymë më të freskët, dinamike dhe të afërt me publikun e ri, duke kombinuar eksperiencën e Blendi Salajt me spontanitetin dhe prezencën e saj moderne.
Heidi do të jetë pjesë e përditshme e programit, duke sjellë intervista, tema sociale dhe një qasje të re në rubrikat e mëngjesit.
Ky ndryshim vjen pas largimit të Neada Muces dhe Enxhi Nasufit nga programi per shkak të debateve të tyre të shumta, që më pas u përshkallëzua në zenke fizike mes tyre. Asnjera prej tyre nuk e ka pranuar konfliktin, mirëpo kjo ishte arsyeja pse ato u larguan nga emisoni.
Ristrukturimi i emisionit të mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka qenë temë kryesore e lajmeve rozë ditët e fundit. Pas largimit të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt, vendin e tyre e ka zënë Heidi Baci, e cila moderon emisionin së bashku me Blendi Salajn. Largimi i dy moderatoreve ndodhi pas një sherri të brendshëm […]
Top Channel ka konfirmuar sot largimin e moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nga emisioni i mëngjesit, pas një periudhe tensionesh të vazhdueshme mes dyshes. Megjithëse një ditë më parë ato u përpoqën të zbusin lajmet që qarkullonin, vendimi i drejtuesve të televizionit duket se ishte marrë tashmë dhe hyrë në fuqi menjëherë.
Sipas burimeve pranë produksionit, konfliktet mes moderatoreve kishin nisur prej muajsh dhe shpeshherë pasqyroheshin edhe gjatë transmetimit live, ku publiku vinte re distancën dhe mungesën e bashkëpunimit mes tyre. Situata raportohet se ishte përkeqësuar deri në përplasje fizike, çka e bëri të pashmangshëm reagimin e kanalit.
Këtë mëngjes, emisioni u rikthye me ndryshime të dukshme. Blendi Salaj, i cili vijon të jetë në krye të programit, njoftoi se formati po hyn në një fazë të re me bashkëpunëtorë të rinj. Ai prezantoi edhe të ftuarën e ditës, ish-banoren e “Big Brother VIP”, Heidi Baci, praninë e së cilës shumë e panë si një sinjal se ajo mund të jetë një nga emrat që po merret në konsideratë për drejtimin e programit në vazhdim.
“Programi vjen i ridimensionuar dhe me një energji ndryshe,” u shpreh Salaj, duke shmangur çdo koment të drejtpërdrejtë mbi largimin e kolegeve të tij.
Për momentin, Top Channel nuk ka njoftuar ende se kush do ta zëvendësojë përfundimisht dyshen e larguar, por burime brenda televizionit bëjnë të ditur se faza e përzgjedhjeve ka nisur dhe priten lëvizje të tjera në ditët në vijim.
Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Heidi Baci, ka ngjallur sërish kuriozitet tek ndjekësit me disa postime të bëra mbrëmë në Instagram, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një romancë e re.
Në fotografitë e publikuara, Heidi shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë të personalizuar me dedikim romantik. Gjithçka duket e kuruar me delikatesë, duke krijuar atmosferën e një surprize të menduar posaçërisht për të. Ajo shihet e buzëqeshur dhe e lumtur, ndërsa mesazhet e shkruara prej saj kanë bërë menjëherë bujë në rrjet.
“Ti më bën të ndjehem e veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Heidi mbi një nga postimet, duke mos zbuluar identitetin e personit që i ka dërguar dhuratat.
Edhe pse për momentin, Heidi ka zgjedhur të ruajë privatësinë dhe të mos japë asnjë emër, gjuha e trupit dhe mënyra se si e ka përcjellë emocionin në postime lë të kuptohet se bëhet fjalë për dikë që ka një vend të rëndësishëm në jetën e saj private.
Ndjekësit po presin me kuriozitet nëse ish banorja e ‘BBVA’ do të konfirmojë së shpejti identitetin e personit misterioz, apo nëse kjo romancë do të mbetet për pak kohë “vetëm për zemrën”.
Heidi Baci, moderatorja dhe ish-banore e Big Brother VIP, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe ka lënë të kuptohet se është e dashuruar. Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse beson ende te dashuria dhe nëse aktualisht ndihet e lumtur.
Heidi u shpreh me një buzëqeshje të sinqertë:
“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund t’ju jap një këshillë, mos hiqni dorë nga dashuria. Është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur,” – tregoi ajo, duke e lënë publikun të kuptojë se zemra e saj ka një vend të zënë.
Gjatë bisedës, ajo u pyet gjithashtu nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në Shqipëri dhe nga fama që fitoi pas Big Brother VIP. Heidi tregoi se ka mësuar ta pranojë jetën siç vjen, pa u penduar për asgjë.
“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje,” – u shpreh ajo.
Deklaratat e saj janë pritur me shumë reagime në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të bëjnë hamendësime për identitetin e partnerit të saj, pasi prej kohësh Heidi ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike.
Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në Instagram, ku ka zbuluar detaje mbi raportet që mban me dy ish-banoret e tjera të spektaklit, Jori Dellin dhe Heidi Bacin.
Një prej pyetjeve që i është drejtuar ishte se çfarë marrëdhënie ka aktualisht me to, dhe përgjigjja e Beniadës ka treguar për një lidhje të sinqertë e të qëndrueshme me secilën prej tyre.
“Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë”, u shpreh ajo.
Foto: Instagram
Sa i përket Heidit, Beniada ka treguar se njohja e tyre nisi pas eksperiencës në Big Brother VIP, por ajo ruan konsideratë të veçantë për të.
“E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës”, ka shtuar ajo.
Beniada është e njohur për energjinë pozitive dhe komunikimin e hapur me publikun, duke ndarë shpesh momente në rrjete sociale.
Këto përgjigje kanë treguar edhe një herë se, pavarësisht distancës dhe angazhimeve, Beniada ruan marrëdhënie të mira dhe respekt reciprok me personat që ka njohur gjatë karrierës dhe eksperiencave televizive. /Telegrafi/
Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit e saj një anë më personale të marrëdhënieve që ka me dy mikeshat e saj, Jori Delin dhe Heidi Baçin. Përmes një pyetjeje në “Instagram Story”, ku ajo ftonte ndjekësit të bënin pyetje e kuriozitete, një prej tyre e pyeti: “Çfarë marrëdhënie ke me Jorin dhe Heidin?”
Modelja u përgjigj me sinqeritet, duke treguar se me Jorin e lidh një miqësi shumëvjeçare, e bazuar në mirëkuptim dhe afërsi shpirtërore.
“Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë,”- shkroi ajo, duke treguar se lidhja mes tyre nuk ndikohet nga distanca apo rutina e përditshme.
Ndërsa për Heidin, Beniada zbuloi se njohja e tyre ka nisur pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, ku të dyja u bënë të dashura për publikun shqiptar.
“Me Heidin jemi njohur pas eksperiencës së ‘Big Brother’-it. E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës,” – shtoi ajo.
Beniada i tregoi ndjekësve se pavarësisht famës dhe angazhimeve, ajo i çmon fort miqësitë e vërteta, ato që nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha për t’u ndjerë të thella.
Në buzë të autostradës Fier–Vlorë ndodhet fshati Bishan, por për banorët e tij, autostrada Fier–Vlorë është bërë një pengesë e madhe. Prej ndërtimit të saj në vitin 2009, rreth 100 familje nuk kanë më asnjë rrugë për të shkuar në tokat e tyre bujqësore. Emisioni “Fiks Fare” shkoi për të parë nga afër situatën, ku […]
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar në Kuvend për protestën e naftëtarëve në Fier. Baçi theksoi se këta naftëtarë kërkojnë statusin e tyre të ligjshëm, ku sipas tij, Bankers nuk ja jep. Ai shtoi se ndryshe ndodh në kompaninë Alpetrol, ku naftëtarët e gëzojnë statusin, por sipas tij sepse janë patronazhistë. “Kam një shqetësim […]
Shumëkush mundet të pyesë me të drejtë sot: Si ka mundësi që me gjithë fuqinë e madhe të denoncimit, të nxjerrjes së fakteve në publik për keqqeverisje dhe korrupsion, ne sërish vazhdojmë të mbetemi kaq të pafuqishëm për ndryshim politik? Nuk është një pyetje që i përket vetëm shoqërisë shqiptare, por një pyetje që ka nevojë të domosdoshme që shoqëria shqiptare t’i përgjigjet.
Nuk është një pyetje që ka të bëjë vetëm me faktet për qeverinë, e as vetëm me opozitën, por me të gjithë shoqërinë që duket se ka humbur besimin se të zgjedhurve, në pushtet apo edhe në forume partiake, duhet t’i kërkohet dhënie llogarie dhe mbajtje përgjegjësie. Lidhur me këtë rrezik që vjen prej mosbesimit e theksonte kohë më parë gjatë një vizite në Tiranë, ish-kreu i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, i cili theksoi në fjalën e tij se “demokracitë ekzistojnë për sa kohë që ata që mendojnë në mënyrë demokratike ngrihen në këmbë për ruajtjen e vlerave të këtij sistemi. Sapo ata nuk e bëjnë më këtë, apo nëse ata bien pre e besimit të gabuar se demokracia është e vetëkuptueshme, atëherë rendi demokratik rrezikon të shpërbëhet”.
Pra, sipas politikanit gjerman, nëse ajo pjesë e shoqërisë që ka shërbyer gjithnjë udhërrëfyese për pjesën tjetër - siç janë akademikët, artistët dhe opinionistët e rëndësishëm të mediave - nuk arrijnë më të prodhojnë një mendim mbi lirinë, apo ndalojnë së mbështeturi publikisht për të drejtën dhe të vërtetën, atëherë pushteti do të tentojë ta zërë këtë frekuencë me simbolika që prodhojnë një urrejtje ndaj traditës, ndaj të pasurve të ndershëm, ndaj të diturve dhe atyre që guxojnë te liria.
Por, a besojmë ne të forca e ndryshimit?
Sociologu gjerman Niklas Luhman, në librin e tij “Teoritë e shoqërisë” thotë se “besimi është akt themelor i jetës sociale dhe akti më i rëndësishëm për ndryshim politik”. Dhe ne, sot, e kemi të qartë se kemi faktet, por kemi humbur besimin se mund të ndryshojmë gjendjen aktuale. Ne kemi faktet, por kemi humbur fuqinë tonë morale përballë së keqes. Sepse ne publikojmë qëndrime në rrjete sociale, por nuk bëhemi bashkë në një protestë kundër së keqes, kundër mashtrimit, kundër atyre që vijnë si të fortë për të na rrëmbyer votën e më pas tallen për kohën që janë në pushtet, duke u munduar të justifikojnë gjithçka që nuk shkon sipas asaj që kanë premtuar.
Sa nga ne janë të gatshëm të dënojnë sot shpifjen dhe gjuhën e urrejtjes që është bërë kaq normale në politikë? Sa nga ne refuzojnë politikanët e vetëkënaqur që mund të vënë në vështirësi kundërshtarin apo ta bullizojnë atë përmes sajimit të fakteve, të gënjeshtrave, linçimit dhe jo argumentimit? Sa nga gazetarët solidarizohen me kolegët e mediave të tjera kur atyre u bëhet presion nga pushteti? Sepse, nëse ne nuk arrijmë të ndëshkojmë ata që na gënjejnë, që na mashtrojnë, që përhapin dhunë, që ushqejnë urrejtjen, që bullizojnë, atëherë përse duhet të presim ndryshimin politik, ndryshimin e komunikimit shoqëror që mund t’i kërkojë llogari të zgjedhurve?
Ne sot jemi përballë faktit që kemi shumë dijeni për politikat e mbrapshta që ndodhin rreth nesh, por se këto fakte nuk i përkthejmë në qëndrime morale, në reagime për të drejtën, sepse kemi humbur besimin. Mendimi që ndërtojnë shpesh politikanët se “populli e di më mirë” është një tallje e trashë ndaj publikut, që shpesh, nën cinizmin e thellë, duartrokitet nga ata që mbështesin këtë politikë, edhe pse mosdija për gjithçka u faturohet duartrokitësve.
A e garanton shumica demokracinë?
Politologët bien dakord se shumica nuk nënkupton domosdoshmërish edhe të vërtetën, por më tepër nënkupton interesat. Dhe nën trysninë e interesave, të papërfaqësuarit mund të mbeten sërish të tillë, edhe pse fituesit vijnë në pushtet me parullat “në emër të besimit kombëtar” apo “për një politikë që përfaqëson vetëm popullin”. Një qasje të tillë prej vitesh e bën edhe kryeministri Rama, që është shprehur prej kohësh “përtej të majtës e të djathtës”, ndërkohë që kjo “përtej” duket se i përket vetëm një grushti njerëzish që shpërfillin jo vetëm të djathtën por edhe vetë mbështetësit e kryeministrit.
Kjo sjellje e shpërfilljes së institucioneve, e shpërfilljes së fakteve, e shpërfilljes së kundërshtarëve, duke besuar se “ke besimin kombëtar” për ta bërë një gjë të tillë, se të është dhënë vota, e ka gërryer substancën e funksionimit demokratik dhe ka shkatërruar ndarjen e pushteteve, të cilat tashmë ekzistojnë më së shumti në letër. Madje, nëse nuk do ishte qëndresa e ndërkombëtarëve, edhe SPAK prej kohësh do kishte përfunduar si i pavlerë, ashtu siç edhe rrezikon ende të bëhet “në emër të mbështetjes popullore për kryeministrin”.
“Gjithë pushteti buron nga populli. Por, ku shkon?”, pyeste në mënyrë ironike shumë vite më parë poeti dhe dramaturgu Bertolt Breht, duke vënë gishtin në pasojat e flirtimit demagogjik të populistëve mbi turmat. Si fillim Brehti parashikoi populizmin kulturor, që bazohet te spektakli, çka dërgon më pas në periferi të shoqërive mendimtarët e vërtetë, akademikë e opinionbërës. Me mënjanimin nga shoqëria, e sidomos me korruptimin moral të asaj pjese që është konsideruar gjithmonë si “Të urtët”, rrugët për një transparencë të pushtetit politik duken gjithnjë e më të pamundura, ndërsa tallja bëhet arti i vetëm i komunikimit. Kushdo që kërkon të ndjeje sadopak pushtetin e talljes, mjafton të ndjekë intervistat e kryeministrit, apo fjalimet e tij “me popullin”, ku kushdo që pyet realisht për funksionimin e demokracisë merret për budalla dhe linçohet me shpejtësi marramendëse. / Gazeta “Panorama”/
Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër pas shkarkimeve të fundit në administratën lokale, të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama.
Baçi e akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të mbuluar aferat korruptive.
Sipas tij, dorëheqjet e disa drejtorëve janë një mënyrë për të shmangur hetimet dhe përgjegjësitë ligjore.
Ai kërkoi që Prokuroria të nisë sa më parë hetime, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe në kompaninë shtetërore Albpetrol.
Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu se; opozita do të vijë me një agjendë të qartë në shtator, ndërsa akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve.
Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund të kenë qenë për burg. Prandaj edhe kryeministri Edi Rama donte t’i shkarkonte. Kur jep dorëheqjen vërteton se je i korruptuar. Këta drejtorë japin dorëheqje sepse ata që e dinë se janë për në qeli. Sa i përket asaj që do të bëjë PD, presim shtatorin për të përcaktuar agjendën e opozitës.
Këto nuk ishin zgjedhje. Rama nuk ka zhvilluar zgjedhje, por kishim makineri-shtet që ka paguar dhe ka bërë çdo pisllëk që mund të bëhet për të marrë zgjedhjet. Aq shumë vjedhje ka bërë, sa dolën llogaritë përtej pritshmërive, shkuan 83 deputetë. Ishte grabitje ditën për diell. Kjo qeveri nuk do e ketë të gjatë. Nëse Prokuroria sidomos në Fier, te Bashkia dhe tek Albpetrol, nis hetime, do të gjejë afera të tmerrshme korruptive.
Analisti dhe gazetari Agim Baçi teksa analizon draftin e ri të Kodit Penal, thotë se disa prej ndryshimeve të propozuara, veçanërisht ato që lidhen me lirinë e shprehjes, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe bien ndesh me Kushtetutën. ”Do të komentoj pjesën e cenimit të lirisë së shprehjes në Kodin e ri Penal. Mendoj se është antikushtetuese dhe e rrezikshme”, tha Baçi duke theksuar se qeveria…
Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte
Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.
Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.
“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.
Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.
Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.
Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.
Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Në datë 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci, ka shpjeguar se Erion Veliaj, i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet, ku u njoh me vendimin.
Ky shtetas shpjegon se, “Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë, dhe foli më vëllanë e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë.
Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.
Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se aksioni i kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike dhe disa nismave të tjera ishte e pritshme pas zgjedhjeve. ”Ishte e pritshme që do kishte lëvizje të tilla, goditje të kryeministrit pas mbarimit të vjedhjes së zgjedhjeve. Puna e parë që bëri pas zgjedhjeve në 2013, sulmoi të gjithë, fermerët, të gjithë banorët e fshatit, banorët e qytetit…
Modelja dhe influencuesja e njohur, Heidi Baci, ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet e saj buzë detit, ku shfaqet në formë të jashtëzakonshme.
E veshur me një bikini të kuqe elegante, Heidi rrezaton vetëbesim dhe stil, duke i lënë ndjekësit pa fjalë.
Në një atmosferë relaksuese plazhi, mes dritës së artë të diellit dhe elementeve natyrale që e rrethojnë, Heidi pozon me klas dhe hijeshi.
Foto: Heidi Baci/Instagram
Fotografitë janë pritur me mijëra pëlqime dhe komente, duke treguar edhe një herë ndikimin e saj të madh në rrjetet sociale.
Me mbishkrimin “Jeta është e bukur”, Heidi jep një mesazh pozitiv dhe shijon momentet e verës, ndërsa fansat e saj nuk ngurrojnë të shprehin admirim për stilin dhe sharmin që ajo sjell në çdo postim. /Telegrafi/