Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Askush nuk na jep zgjidhje –

By: 27
10 February 2026 at 10:58

Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente për situatën e tyre.

Nga 380 punonjës, tashmë kjo kompani ka vetëm 120, të cilët pohojnë se prej 7 muajsh nuk iu janë dhënë pagat.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna e tyre vazhdon, por pa pasur asnjë garanci financiare.

Punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.

Protestuesit thonë se janë zhytur në borxhe, kredi dhe detyrime të papërballueshme, ndërsa familjet e tyre po përballen me pasiguri sociale dhe ekonomike. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga drejtuesit e Bankers Petroleum dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata ka kaluar çdo limit durimi.

“Po punojmë çdo ditë, por pa paga. Jemi të zhytur në borxhe, askush nuk na jep përgjigje konkrete.”

Ndërkohë, punonjësit pohojnë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e kompanisë, por, sipas tyre, janë mbajtur vetëm me premtime boshe dhe shpresa të rreme, pa afate dhe pa zgjidhje reale.

Përballë kësaj situate alarmante, protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur kërkesa e tyre e vetme dhe legjitime të marrë zgjidhje: pagesa e pagave të prapambetura dhe garanci për të ardhmen e punësimit.

330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi –

By: 27
10 February 2026 at 10:50

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Pak ditë pasi Roshi u paraqit në SPAK dhe firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj depozitoi në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim.

Hetimi ndaj Roshit nisi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015. Sipas kallëzimit, Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh përmes procedurave të tenderimit për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u konstatuan pas një auditi për periudhën janar 2013 – dhjetor 2014. Në raport përmenden 12 tendera, kryesisht për rikonstruksion rrugësh, hapësirash publike dhe mbjellje pemësh dekorative.

Sipas KLSH-së, në disa raste është ndjekur standard i dyfishtë në vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët. Në tre tendera të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët ishte skualifikuar padrejtësisht për shkak të llogaritjeve të gabuara.

Ndërkohë, më 17 maj 2025, SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale ndaj tij në kuadër të një hetimi tjetër, nën dyshimet për korrupsion zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

By: 27
10 February 2026 at 10:28

Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasuritë e vendosura nën sekuestro janë një apartament në Selitë dhe një garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 mijë euro.

Ato rezultojnë në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafik droge, dhe të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policise

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë (Emri) –

By: 27
10 February 2026 at 10:18

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre, polic, mban në dorë një armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 shkurt, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë.

Sipas Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, u konfliktua me shtetasin D. H. për motive të dobëta dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armën e shërbimit.

Si masë e menjëhershme, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nënkomisarin dhe ka nisur hetimin disiplinor. Gjithashtu, arma e shërbimit e punonjësit, një pistoletë tip “TT”, iu bllokua për nevoja të hetimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprime hetimore dhe procedurale, dhe materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Kanosja”.

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë –

By: 27
10 February 2026 at 10:10

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre, polic, mban në dorë një armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 shkurt, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë.

Sipas Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, u konfliktua me shtetasin D. H. për motive të dobëta dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armën e shërbimit.

Si masë e menjëhershme, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nënkomisarin dhe ka nisur hetimin disiplinor. Gjithashtu, arma e shërbimit e punonjësit, një pistoletë tip “TT”, iu bllokua për nevoja të hetimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprime hetimore dhe procedurale, dhe materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Kanosja”.

Krimi dhe korrupsioni ishin shqetësimet kryesore të SHBA për Shqipërinë –

By: 27
10 February 2026 at 10:06

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu duke zbardhur detaje nga takimet e delegacionit tw opozitws nw SHBA, theksoi se narrativa e opozitës është në përputhje të plotë me shqetësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mediu konfirmoi se temat kryesore të diskutuara ishin ato që përbëjnë edhe shqetësimin parësor të Shteteve të Bashkuara: lufta kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve me kartelet e drogës.

Kreu republikan theksoi se qëndrimi i SHBA-së mbetet i qartë dhe i pandryshuar. Ai përmendi si provë Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (National Defense Authorization Act), i miratuar nën Presidentin Trump, i cili e përcakton qartësisht korrupsionin si një element problematik për sigurinë dhe adreson ndikimet e huaja malinje.

“Shqetësimin e parë dhe kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar, korrupsionit qeveritar dhe lidhjet me kartelet e drogës. Dhe kjo ka qenë pjesë e diskutimit dhe narratives në të gjitha takimet që ne kemi bërë.

Qëllimi i këtyre dy takimeve ishte, në mënyrë të padiskutueshme marrëdhënia e opozitës në kuadër të organizimit të saj politik dhe elektoral me Institutin Republikan Amerikan, i cili ka qenë që në fillimet e viteve ’90, instituti i cili ka mbështetur Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane në organizimin e saj politik, por edhe në sfidat elektorale. Dhe rikthimi i kësaj marrëdhënieje dhe dakordësia për t’u rikthyer në këtë marrëdhënie është jashtëzakonisht e vlefshme duke pasur parasysh edhe nismën e forumit për dialog, për të pasur një opozitë të bashkuar.

Instituti Republikan Amerikan ka pasur politika në shumë vende, ka arritur që të unifikojë opozitën dhe të krijojë një strategji pozitive, fituese dhe shpresoj që kjo t’i shërbejë apo të fillojë të zbulohet edhe në Shqipëri.

Po e njëjta gjë dhe me Institutin Demokratik Amerikan, i cili në mënyrë të vazhdueshme merret me parlamentin dhe parlamentarët. Ky ishte sfondi i diskutimeve, pa lënë jashtë diskutimit atë çka parashtruat ju si çështje. Se dua të jem tërësisht korrekt, me takimet që u zhvilluan, për të mos vendosur gjëra të cilat nuk janë diskutuar sipas dëshirës tonë. Pastaj, mendoj një takim shumë i rëndësishëm ka qenë takimi në Departamentin e Shtetit. E zhvilluar në nivelin politik, pastaj edhe në nivelin e luftës kundër trafikut. Dy takime me kolegë të opozitës.

Në qoftë se flasim me realitetin, realiteti është ai që përcillet,  Se për të lozur mediatikisht, për të paguar analistë e gazetarë, për të bërë të zezën të bardhë e të bardhën të zezë, domethënë kjo ndodh në Shqipëri. I ka të gjitha burimet dhe kontrollin mbi median Edi Rama.

Kurse qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë ka qenë i qartë. Luftë kundër korrupsionit, luftë kundër trafiqeve edhe lidhje me kartelet e drogës. Kjo është e përcaktuar në çdo qëndrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si kur kanë vajtur autoritete shqiptare në Amerikë, ashtu edhe kur kanë ardhur përfaqësues të Shteteve të Bashkuara këtu. Ky mesazh ka qenë më se i qartë dhe vazhdon të jetë i qartë.

Pra, po ta shikosh në kompleks, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i prerë në raport me politikën shqiptare. Por ajo që dua të them, pa u fshehur është, se Shqipëria nuk është qendra e botës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu duhet të jemi pak më të vëmendshëm.

Domethënë, unë nuk lidhem fare me faktin se kë takoi Rama, si e takoi Ramën. Rama sot është pa të drejtë kryeministri i vendit, për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, por prapë ka statusin e kryeministrit të vendit. Dhe në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, do gjendet një moment ku edhe mund të takohet me Presidentin Trump, sepse ka samite, ka takime të vazhdueshme në të cilat përfaqësohen drejtues të shteteve. Dhe në këtë pikëpamje është gjithmonë një oportunitet për të bërë një foto…

 

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën e opozitës në Tiranë: Shmangni demonstratën –

By: 27
10 February 2026 at 09:40

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita.

Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë.

“Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:
Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:
• Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje
• Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
• Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik
• Monitoroni mediat lokale
• Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
• Mbani një profil të ulët

 

 

 

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarëte saj për protestën e opozitës në Tiranë: Shmangni demonstratën –

By: 27
10 February 2026 at 09:28

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita.

Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë.

“Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:
Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:
• Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje
• Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
• Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik
• Monitoroni mediat lokale
• Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
• Mbani një profil të ulët

 

 

 

Gjashtë vdekje të mistershme në Bullgari: Teori dhe dyshime

10 February 2026 at 10:55

Gjashtë persona u gjetën të vdekur në malet e Bullgarisë perëndimore gjatë javës së kaluar, në një rast të shënuar nga rrëfime kontradiktore dhe rrethana të çuditshme që e shtynë një prokuror t’i krahasonte dy vdekjet e trefishta me serialin misterioz të viteve 90-ta “Twin Peaks”.

“Ky është një rast pa krahasim në vendin tonë”, tha Zahari Vaskov, drejtori i drejtorisë së përgjithshme të policisë kombëtare, në një konferencë për shtyp të hënën.

Prokurorët dyshojnë se vdekjet mund të kenë qenë vrasje-vetëvrasje ose vetëvrasje, një mungesë qartësie që ka nxitur spekulime dhe teori konspiracioni midis bullgarëve.

Të dielën, policia zbuloi trupat e tre personave, përfshirë një djalë 15-vjeçar, në një furgon kampingu në zonën e Okolchitsa Peak.

Hetuesit besojnë se ata ishin të lidhur me një vrasje të trefishtë që ndodhi një javë më parë nga një kasolle malore pranë Petrohan, e cila më vonë u dogj.

Kasollja përdorej si bazë e një organizate joqeveritare të përkushtuar ndaj mbrojtjes së natyrës, megjithëse disa burime i kanë përshkruar anëtarët e saj edhe si “roje pylli” të cilët për vite me radhë patrulluan zonën pranë kufirit serb dhe ndihmuan policinë kufitare.

Pesë nga të vdekurit ishin anëtarë të OJQ-së së Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Zonave të Mbrojtura dhe kishin jetuar në kasolle, tha policia. Djali ishte djali i një miku.

Policia publikoi pamje nga kamerat e sigurisë nga jashtë kasolles të regjistruara më 1 shkurt, ditën e vrasjeve, ku shihen të gjashtë të ndjerit duke i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Të tre që mbetën në kasolle u filmuan më vonë duke i vënë flakën.

Policia tha se anëtarët e OJQ-së ishin të përfshirë në budizmin tibetian, duke shtuar se libra dhe banderola budiste u gjetën brenda kasolles.

Policia përmendi gjithashtu një të afërm të njërit prej anëtarëve i cili foli për “paqëndrueshmëri të jashtëzakonshme psikologjike” brenda grupit.

Katër gëzhoja, dy pistoleta dhe një pushkë u gjetën pranë trupave, tha policia, dhe ekspertët mjeko-ligjorë përcaktuan se të shtënat u qëlluan nga një distancë e afërt.

Policia më vonë i gjurmoi treshet e tjera, vetëm për t’i gjetur të vdekur në furgonin e kampingut. Dy nga të vdekurit kishin lëndime në kokë, ndërsa autopsia e të tretit ishte ende duke vazhduar.

“Mund të konkludojmë, për të dyja hetimet, se një nga versionet kryesore mbi të cilat po punojmë është vrasje-vetëvrasje dhe vetëvrasje“, tha Natalia Nikolova, zëvendësprokurore në Zyrën e Prokurorit të Apelit në kryeqytetin Sofje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjashtë vdekje të mistershme në Bullgari: Teori dhe dyshime appeared first on Sinjali.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë: Dhuna në shkolla është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet

10 February 2026 at 10:49

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka dënuar ashpër rastin e dhunës së ndodhur një ditë më parë në Shkollën Fillore “Pavarësia”, duke e cilësuar dhunën në shkolla si të papranueshme dhe të parrelativizueshme në çdo rrethanë.

Shahini tha se rasti tashmë është në trajtim nga institucionet e sigurisë dhe se pritet veprim i shpejtë dhe i plotë nga organet e drejtësisë. Megjithatë, sipas tij, ky incident nuk është i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një dështimi të gjerë institucional.

Ai theksoi se prej vitesh shkollat po lihen të vetme përballë problemeve serioze sociale, pa mbështetje reale dhe pa kapacitete minimale për ndërhyrje, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit po mbesin të pambrojtur. Sipas Shahinit, shkolla po trajtohet padrejtësisht si institucioni që duhet të përthithë çdo dështim tjetër të shtetit.

Drejtori i Arsimit kritikoi edhe Ministrinë e Arsimit, duke thënë se ajo mban përgjegjësi direkte për gjendjen aktuale, pasi në vend të veprimeve konkrete po prodhon udhëzime administrative të shkëputura nga realiteti në terren, të cilat vetëm sa e rëndojnë punën e shkollave.

Ai nuk la pa përmendur as rolin e mediave, duke bërë thirrje për raportim të përgjegjshëm dhe kundër sensacionalizmit, gjykimit të menjëhershëm dhe etiketimit të shkollave dhe mësimdhënësve pa fakte dhe pa kontekst.

“Refuzoj që shkollat dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit të trajtohen si shkarkues të dështimeve strukturore të nivelit qendror dhe të institucioneve të tjera shtetërore,” deklaroi Shahini, duke shtuar se mungesa e psikologëve, punëtorëve socialë dhe mekanizmave mbrojtës e bën këtë qasje të padrejtë dhe të rrezikshme.

Në fund, ai kërkoi veprim urgjent, të koordinuar dhe të matshëm nga të gjitha hallkat – Ministria e Arsimit, shërbimet sociale, organet e sigurisë, prindërit dhe mediet – duke theksuar se nevojitet veprim konkret dhe jo deklarata formale apo heshtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori i Arsimit në Prishtinë: Dhuna në shkolla është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet appeared first on Sinjali.

Konfiskohen municion e pajisje ushtarake në Leposaviq

10 February 2026 at 10:44

Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe pajisje ushtarake gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 14:29. 

Gjatë kontrollit në objektin, i cili është pronë e një shtetasi serb, janë gjetur dhe sekuestruar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e jelekut antiplumb, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës automatike AK-47, si dhe një karikator tjetër me një fishek.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për procedura të mëtejme ligjore.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfiskohen municion e pajisje ushtarake në Leposaviq appeared first on Sinjali.

Prokuroria: Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal

10 February 2026 at 10:20

Në fjalën e vet, Prokuroria pretendon se Hashim Thaçi ka qenë përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal, dhe që kjo gjë mund të vërtetohet bazuar në mënyrën se si ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova. Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.

Prokurorët, më pas, u janë referuar disa deklaratave në Komunikatën 53 të UÇK-së, të 18 shtatorit 1998, në të cilën Shtabi i Përgjithshëm ka deklaruar se “vetëm në Sferkë, Prapaqan dhe Baran, ku dezertorët, ish-anëtarë të UDB-së, aktualisht institucionalistët sikurse Tahir Zemaj kanë influencë, armiku nuk gjeti rezistencë, pavarësisht se këto fshatra u dogjën, u përvëluan dhe u shkatërruan. Një ditë këta persona do të mbajnë përgjegjësi për dëmet që po u shkaktojnë popullit dhe mëmëdheut”.

Sipas Prokurorisë, ky ishte mesazh i qartë për ata që pengonin kontrollin e UÇK-së.

“Të përshkruhen kontributet e Thaçit si neutrale, është absurde, sepse ka prova për të vërtetuar të kundërtën. Nuk është kontribut neutral të thuash këto fjalë nga një pozicion siç kishte Thaçi dhe nuk është kontribut neutral të marrësh në pyetje, të kërcënosh, të rrahësh persona në Qirez”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria: Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal appeared first on Sinjali.

Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së

10 February 2026 at 10:17

Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.

Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së appeared first on Sinjali.

SBASHK i vendos ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

10 February 2026 at 10:15


Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum ndaj autoriteteve për lirimin e mësimdhënësit Abaz Kadriu, të ndaluar për 48 orë si i dyshuar për sulm fizik, në të kundërtën kërcënoi me përshkallëzim të grevës së mësimdhënësve në nivel vendi.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili iu bashkua grevës dy orëshe të kolektivit të shkollës “Pavarësia” të martën, tha se mësimdhënësi Kadriu është sulmuar në vendin e punës.

Ai tha se gjoja sulmi ndaj mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, nuk është i pari i këtij lloji.

“Ne menjëherë e kemi përkrahur dhe sot jemi në mesin e mëdimdhënësve këtu që ta përkrahim veprimin e tyre. Kjo nuk është ngjarje që po ndodh për herë të parë. Ka raste kur mësimdhënësit janë sulmuar fizikisht, edhe nga ana e prindërve”, tha Ymeri.

“Organet e drejtësisë, sa më shpejt të marrin masa për zbardhjen e të vërtetës dhe lirimin e arsimtarit”, tha ai. “Nëse ngjarjet nuk sqarohen shpejt dhe nuk lirohen mësimdhënësit, mund të përshkallëzohet kjo formë e veprimit sindikal”.

“Organet e drejtësisë të marrin masa ndaj prindërve që sjellin këso fëmijësh në shkollë, të cilët hyjnë në sallë dhe sulmojnë arsimtarin”, vazhdoi Ymeri.

Kolektivi i shkollës fillore të mesme të ulët “Pavarësia” ka zhvilluar një grevë dy-orëshe të martën në mëngjes në përkrahje të mësimdhënësit Abaz Kadriu.

Kadriu, i arrestuar të hënën rreth orës 12:00, është ndaluar për 48-orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit si i dyshuar për veprën penale “sulm fizik”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SBASHK i vendos ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim appeared first on Sinjali.

Zbulohen prova të reja në veturën e të dyshuarit për heroinë në Pejë – sekuestrohen drogë, peshore dhe sprej

10 February 2026 at 10:06

Detaje të reja janë siguruar në rastin e dyshimeve për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në Pejë.

Në vazhdim të hetimeve për incidentin e raportuar më 26.01.2026, rreth orës 19:40, në rrugën “Adem Jashari”, dje më 09.02.2026, Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Pejë, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, ka realizuar kontroll të detajuar të veturës së sekuestruar, në prani të të dyshuarit Labinot Qerkinaj dhe avokatit të tij mbrojtës.

Gjatë kontrollit teknik të automjetit – i zhvilluar në bashkëpunim me mekanikët e flotës së Policisë së Kosovës dhe Krim Teknikën Rajonale – janë gjetur prova të reja të fshehura pas plastikave të komforit dhe në pjesë të ndryshme të veturës.

Burime nga hetimi bëjnë të ditur se janë sekuestruar: 8 qese të vogla dhe një sasi tjetër e papaketuar me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë (peshë totale bruto rreth 2 gram), 2 peshore elektronike, 1 mulli (grinder), 1 shufër metalike e ngjashme me atë policore, 1 sprej me mbishkrimin “RED PEPPER SPRAY”, 3 USB.     

Të gjitha provat materiale janë konfiskuar dhe do të procedohen në kuadër të rastit penal.

Hetimet po vazhdojnë nga Njësiti DHTN–Pejë, ndërsa rasti mbetet aktiv për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Zbulohen prova të reja në veturën e të dyshuarit për heroinë në Pejë – sekuestrohen drogë, peshore dhe sprej appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vazhdon vala e intervistimeve për manipulim me vota – Krimet Ekonomike në aksion në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj

10 February 2026 at 10:03

Hetimet për dyshimet serioze mbi manipulimin e rezultateve të votimit po intensifikohen, ndërsa njësitë e Krimeve Ekonomike kanë zgjeruar veprimet në disa rajone të vendit.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë vazhduar intervistimet e komisionerëve dhe personave të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe qytete tjera në kuadër të një operacioni të koordinuar me Prokurorinë.

Dhjetëra persona janë ftuar për t’u intervistuar lidhur me dyshimet për falsifikim dhe ndërhyrje në procesin e numërimit të votave, ndërsa hetuesit po analizojnë dokumentacionin zgjedhor, procesverbalet dhe materialet shoqëruese të kutive të votimit.

Sipas informatave, fokus i veçantë i hetimeve mbetet mënyra e përpilimit të rezultateve dhe mospërputhjet e evidentuara gjatë numërimit, për të cilat dyshohet se janë bërë në mënyrë të qëllimshme.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa priten edhe veprime të tjera procedurale në ditët në vijim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast të ndjeshëm që ka vënë në lëvizje mekanizmat e drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vazhdon vala e intervistimeve për manipulim me vota – Krimet Ekonomike në aksion në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë 9 të ndaluarit për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

10 February 2026 at 09:59

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për manipulimin e votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.

Pas intervistimit të 51 personave të dyshuar – kryesisht kryesues dhe komisionerë të numërimit – Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë vendim që nëntë persona të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në mbajtje janë dërguar: Gazmend Mehmeti, Florent Rrahmani, Benjamin Berisha, Milot Qusaj, Astrit Krasniqi, Ajna Qengaj, Ridvan Shabani, Rami Qollopeku      

Të njëjtit dyshohet se kanë pasur rol kyç në procesin e numërimit të votave, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, ku janë evidentuar parregullsi serioze që tashmë janë objekt i hetimeve penale.

Si pjesë e operacionit, nga Policia janë sekuestruar 51 telefona mobil, të cilët po ekzaminohen për komunikime dhe prova të mundshme që lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor.

Rasti po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera, varësisht nga zhvillimi i hetimeve dhe rezultatet e analizave forenzike.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë 9 të ndaluarit për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Falsifikim i rezultateve të votimit në Dragash – këta janë personat e intervistuar, nëntë u ndaluan për 48 orë

10 February 2026 at 09:53

Hetimet për manipulim të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash kanë hyrë në një fazë intensive. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë veprime të gjera hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve gjatë procesit të numërimit të votave.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë ftuar dhe intervistuar gjithsej 51 persona të dyshuar, prej të cilëve 12 në cilësinë e kryesuesve të komisioneve të numërimit, ndërsa 39 në cilësinë e komisionerëve.

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, e paraparë me nenin 216 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Si pjesë e veprimeve hetimore, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 51 telefona celular, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekzaminimit forenzik për të verifikuar komunikimet dhe veprimet e mundshme të ndërlidhura me procesin e numërimit.

Pas intervistimit të të dyshuarve në prani të mbrojtësve, me vendim të Prokurorit kompetent, nëntë (9) persona – kryesisht kryesues të komisioneve të numërimit – janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë proces.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, në mesin e personave të dyshuar figurojnë emra të shumtë, përfshirë: Gazmend Mehmeti, Anes Toro, Ridvan Shabani, Milot Qusaj, Florent Rrahmani, Nazim Dauti, Benjamin Berisha, Ajna Qengaj, Astrit Krasniqi, Asri Qusaj, Fisnik Guri, Rami Qollopeku, Gentian Ahmeti, Driton Nazifi, Sejat Baxhaku, Arben Qengaj, Endi Asllani, Ramadan Redzepi, Belmin Brenoli, Isa Hasani, Arafat Qafleshi, Fatian Hulaj, Rami Kasemi, Mentor Selimi, Andë Sele, Dibran Aliu, Agon Rexhepi, Sabahudin Halili, Pajtim Krasniqi, Taulant Qusaj, Fadil Bahtijari, Miran Ramadani, Visar Neshati, Bleron Kryeziu, Ismail Asllani, Ahmet Ahmeti, Zenie Sylejmani, Alban Halimi, Rufat Sadiki, Ndriçim Hulaj, Jetmir Zejnullahu, Edmond Krasniqi, Shefqet Piraj, Asllan Krasniqi, Fatlind Vehapi, Sadam Sallahu, Dritan Muharremi, Gëzim Sadiku, Emral Ramadani, Ahmet Shabani, si dhe persona të tjerë që janë pjesë e listës së hetimit.

Hetimet po zhvillohen nga Njësia Rajonale e DHKEK në Prizren, e asistuar nga njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë edhe veprime të tjera procedurale, në varësi të provave që do të rezultojnë nga analizimi i materialit të sekuestruar.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me këtë rast të ndjeshëm, i cili ka vënë në fokus seriozitetin e procesit zgjedhor dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në numërimin e votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Falsifikim i rezultateve të votimit në Dragash – këta janë personat e intervistuar, nëntë u ndaluan për 48 orë appeared first on Sinjali.

Sekuestrohen pasuri 200 mijë euro në Selitë me burime kriminale

10 February 2026 at 10:58

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Policia e Shtetit finalizoi operacionin e koduar “Burimi” gjatë të cilit ka sekuestruar pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u finalizua në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njoftoi se vijon hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta.

The post Sekuestrohen pasuri 200 mijë euro në Selitë me burime kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Procesi në Hagë, Prokuroria pretendon se Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal

10 February 2026 at 10:53

PRISHTINË, 10 shkurt/ATSH/ Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Për rolin e tyre si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kohën e luftës në Kosovë, Prokuroria ka kërkuar për katër të akuzuarit nga 45 vjet burgim për secilin.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.

Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës.

Në deklarimet e sotme, Prokuroria e Specializuar pretendoi se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”, u shpreh prokurori.

Në fjalën e vet, Prokuroria pretendon se Hashim Thaçi ka qenë përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal, dhe që kjo gjë mund të vërtetohet bazuar në mënyrën se si ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Prokurorët, më pas, u janë referuar disa deklaratave në Komunikatën 53 të UÇK-së, të 18 shtatorit 1998, në të cilën Shtabi i Përgjithshëm ka deklaruar se “vetëm në Sferkë, Prapaqan dhe Baran, ku dezertorët, ish-anëtarë të UDB-së, aktualisht institucionalistët sikurse Tahir Zemaj kanë influencë, armiku nuk gjeti rezistencë, pavarësisht se këto fshatra u dogjën, u përvëluan dhe u shkatërruan. Një ditë këta persona do të mbajnë përgjegjësi për dëmet që po u shkaktojnë popullit dhe mëmëdheut”.

Sipas Prokurorisë, ky ishte mesazh i qartë për ata që pengonin kontrollin e UÇK-së.

“Të përshkruhen kontributet e Thaçit si neutrale, është absurde, sepse ka prova për të vërtetuar të kundërtën. Nuk është kontribut neutral të thuash këto fjalë nga një pozicion siç kishte Thaçi dhe nuk është kontribut neutral të marrësh në pyetje, të kërcënosh, të rrahësh persona në Qirez”, deklaroi Prokuroria. /j.p/

 

The post Procesi në Hagë, Prokuroria pretendon se Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌