Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Banorët e Rrjollit përpara SPAK: “Kërkojmë pronat tona”

5 February 2026 at 15:41

Pas tre ditësh përplasje të dhunshme me policinë kundër zhvillimit të resortit “Blue Borgo” në zonën mes Shëngjinit dhe Velipojës, banorët e Rrjollit u mblodhën sot para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku kërkuan ndërhyrjen e drejtësisë për të zgjidhur konfliktin e pronësisë së tokave ku po zhvillohet projekti.

Njësoj si rreth një vit më parë ata protestuan me pankarta para së njëjtës godinë, me të njëjtën kërkesë: Pezullimin e punimeve dhe hetimin e dokumentacionit që i kaloi pronësinë kompanisë “Gener 2”, të cilin ata e konsiderojnë të bërë me falsifikime.

Një vit më pas, sipas banorëve dhe avokatëve të tyre, nuk ka asnjë informacion nëse janë kryer veprime konkrete hetimore. Pas protestës së sotme, avokati Ndue Pjetra tha se SPAK ia ka deleguar çështjen Gjykatës dhe Prokurorisë së Shkodrës.

“Proces i zvarritur qëllimisht”

Avokati i banorëve, Ndue Pjetra, i tha Citizens.al se zvarritja e deritanishme e procesit ka qenë e qëllimshme. Sipas tij, kjo i jep kohë Fatmir Shpellzës, të dyshuar për falsifikim dokumentesh pronësie, “të rregullojë aktet”.

Pjetra kërkoi përfshirjen e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), për të verifikuar nëse kompania “Gener 2”, që po punon në terren, po vepron në përputhje me ligjin.

“Nëse rezulton se gjithçka është në rregull, banorët do të tërhiqen nga kauza,” tha ai teksa shtoi se ata kanë depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkodrës për prishje të pronësisë dhe njohje të saj në favor të banorëve, të cilët pretendojnë se e zotërojnë prej rreth 100 vitesh.

Prek Molla, banor i zonës, tha se të hënën, më 9 shkurt, ata do të paraqiten në institucionet e drejtësisë në Shkodër me qëllim që të kërkohet pezullimi i punimeve deri në një vendimmarrje përfundimtare.

Avokati Klodian Reçi ngriti shqetësimin për mungesën e kontrolleve institucionale. Ai paralelizoi reagimin e shpejtë të IKMT-së ndaj ndërtimeve të vogla dhe private me mungesën e verifikimeve për një projekt që shtrihet në rreth 146 hektarë nga një investitor strategjik “nuk shkon as për verifikime”.

Protesta u mbështet edhe nga përfaqësues të partive opozitare, përfshirë “Lëvizja Bashkë” dhe “Mundësia”. Ata ishin të pranishëm edhe në protestën e zhvilluar një ditë më parë në Rrjoll, ku pati edhe një person të lënduar.

“Me firmën e saj, Belinda Balluku po u shkatërron jetën njerëzve,” deklaroi Redi Muçi para SPAK-ut duke e cilësuar konfliktin si pjesë të një problemi të zgjatur 35-vjeçar të pronësisë në Shqipëri.

Barbara Doda nga partia “Mundësia”, shprehu mbështetjen për banorët.

Projekti i “Gener 2” parashikon një investim prej 280 milionë eurosh për ngritjen e 33 strukturave akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, përfshirë struktura hoteliere dhe sociale-kulturore.

Zona e zhvillimit parashikohet në rreth 146 hektarë me distancë rreth 2 kilometra larg monumentit natyror “Rana e Hedhun”. Ajo bën pjesë në nënzonën 1b të “Peizazhit të mbrojtur Lumi i Bunës-Velipojë”.

Në këtë nënzonë zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes mjedisore, e cila synon ruajtjen e biodiversitetit, duke lejuar aktivitete tradicionale, ekonomike dhe turistike, për sa kohë nuk cenojnë objektivat e mbrojtjes.

Me ndryshimet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, në vitin 2024, u përfshi edhe koncepti i “turizmit të ekselencës” i cili parashikon struktura akomoduese me standarde të larta arkitektonike dhe mjedisore.

Kështu, sipas nenit 33 të ligjit të rishikuar, tashmë lejohet zhvillimi i strukturave turistike 5-yje dhe infrastrukturës mbështetëse, edhe brenda zonave të mbrojtura.

Në këtë kontekst, një vlerësim i bërë nga AKM ka dalë në përfundimin se projekti “Blue Borgo” nuk bie në kundërshtim me legjislacionin për zonat e mbrojtura.

Në një reagim publik më 5 shkurt, kompania “Gener 2” deklaroi se projekti “Blue Borgo”, i zhvilluar nga kompania tjetër pjesë e grupit “Aba Blue Borgo” (Aba Holding), është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Sipas kompanisë, nga faza e konceptimit deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore. “Gener 2” thotë se janë zhvilluar dëgjesa publike dhe se nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie.

Kompania i cilëson të pabazuara dhe dezinformuese pretendimet për paligjshmëri. Ajo shprehet e vendosur ta vijojë projektin brenda afateve, duke e konsideruar projektin një stacion të rëndësishëm turistik për zonën.

Prej më shumë se një viti, konflikti mes banorëve që pretendojnë pronësinë e tokave dhe kompanisë që ka marrë lejen e ndërtimit mbetet pezull. Asnjë institucion i drejtësisë nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar.

“Kur do t’u vijë radha këtyre çështjeve?” pyeti avokati Reçi, “Kur të kenë vdekur dhe ato që kanë qenë para tyre, apo vetëm pasi resortet të jenë ndërtuar dhe të mos zhbëhen më?”

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e Rrjollit përpara SPAK: “Kërkojmë pronat tona” appeared first on Citizens.al.

Ndalimi i TikTok-ut bie, por beteja kushtetuese vazhdon

5 February 2026 at 14:50

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të mos japë një vendim përfundimtar për çështjen e ndalimit të platformës sociale Tik-Tok. Ajo dha kohë shtesë për palët e përfshira duke konsideruar se kishte ende pyetje për t’u shteruar.

Kështu, gjykata la afat deri më 12 shkurt për dorëzimin e komenteve dhe shpjegimeve shtesë, ndërsa seanca për konkluzionet përfundimtare u caktua për më 23 shkurt, në orën 10:00.

Vendimi pritet të përcaktojë jo vetëm fatin e aktit që ndaloi përkohësisht TikTok-un, por edhe standardin kushtetues mbi kufizimin e platformave digjitale nga pushteti ekzekutiv.

Tërheqja e qeverisë dhe vijimi i procesit në Kushtetuese

Seanca për shqyrtimin e ndalimit të përdorimit të platformës sociale TikTok nga qeveria shqiptare u mbajt paraditen e së enjtes në Gjykata Kushtetuese, por u parapri nga një zhvillim i papritur politik.

Dy ditë para seancës, qeveria miratoi vendimin Nr. 62, me të cilin shfuqizoi aktin e një viti më parë që ndalonte aksesin në TikTok.

Sipas vendimit të datës 3 shkurt, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore, duhet të ndërmarrë veprimet për heqjen e masave kufizuese, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë ishte depozituar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), në mbrojtje të lirisë së medias dhe të shprehjes.

Përfaqësuesit e qeverisë argumentuan në seancën e Kushtetueses se shqyrtimi i çështjes është i panevojshëm, pasi vendimi që ndalonte TikTok-un tashmë është shfuqizuar.

“Vendimi e humb efektin e tij në afatin 12-mujor,” tha Herold Jonuzaj si përfaqësues i qeverisë, teksa shtoi se ai “do të shfuqizohej automatikisht brenda 6 marsit 2026.” Sipas tij, shfuqizimi ishte pjesë e një procesi negociimi me platformën për vendosjen e filtrave të kërkuar.

Avokati i palës paditëse, Franc Terihati, këmbënguli se çështja duhet të shqyrtohet pavarësisht vendimit të qeverisë për ta shfuqizuar ndalimin e platformës. Ai theksoi se akti normativ që e ndaloi Tik-Tok-un ka cenuar disa të drejta kushtetuese, përfshirë lirinë e shprehjes, të shtypit, të drejtën për informim dhe lirinë ekonomike.

Për këtë Terihati e konsideroi “çështje me interes madhor publik” ndaj dhe gjykata duhet të shprehet nëse vendimi ka qenë ose jo kushtetues gjatë kohës që ka qenë në fuqi.

Edhe përfaqësuesit e AGSH ngritën shqetësimin për rrezikun e një precedenti të krijuar. Ata e cilësuan gjithashtu problematike shfuqizimin e aktit vetëm 48 orë para seancës gjyqësore.

“Çfarë ndodh nëse çështja pushohet dhe pasnesër Këshilli i Ministrave rimblidhet për të bërë një akt tjetër të ri të ngjashëm?” u shpreh Isa Myzyraj nga AGSH duke theksuar se nga Gjykata Kushtetuese kërkohej vendosja e një standardi për raste të tilla edhe për qeveritë e ardhshme.

Trupa e Gjykatës Kushtetuese pyeti se cilat kishin qenë pasojat e ardhura nga mbyllja e platformës, pyetje së cilës përfaqësuesit e organizatave iu përgjigjën duke theksuar se pasojat kanë qenë konkrete, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore.

Drejtorja ekzekutive e BIRN Albania, Kristina Voko, iu referua raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR, ku evidentohej se kufizimi i platformës cenoi të drejtën e kandidatëve për të informuar dhe të qytetarëve për të marrë informacion.

Voko përmendi gjithashtu marrëveshjen ekzistuese mes Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe TikTok, e cila kishte shërbyer si mekanizëm funksional për adresimin e ankesave të qytetarëve.

“AMA në raportin e saj vjetor dhe në rezolutën drejtuar parlamentit thotë që ka qenë një praktikë shumë e mirë”, tha Voko.

Vendimi fillestar për mbylljen e TikTok u kundërshtua nga mbi 20 organizata të medias dhe shoqërisë civile, që e cilësuan atë si kufizim ekstrem të lirisë së shprehjes.

Në mars 2025, ankimimi për shpalljen antikushtetuese të vendimit u pranua për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, edhe pse kërkesa për pezullim nuk u miratua.

Lexo gjithashtu:

The post Ndalimi i TikTok-ut bie, por beteja kushtetuese vazhdon appeared first on Citizens.al.

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

By: A R
5 February 2026 at 15:55

Gjykata e Posaçme ka shpallur të fajshëm dhe ka dënuar me nga 8 muaj burg tre të akuzuarit për korrupsion në zgjedhje Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja.

Megjiithatë, asnjëri prej tyre nuk rrezikon qelinë, për shkak se në përfundim GJKKO ka vendosur të pezullojë dënimet me burg dhe t’i lerë ata në shërbim prove.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar.

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

By: A R
5 February 2026 at 15:47

Duket se publikimi i dokumenteve të dosjes së Jeffrey Epstein ka bërë mjaft kuriozë shqiptarët.

Sipas Google Trends, një mjet që tregon se sa shpesh një term kërkimi është përdorur në Google gjatë një periudhe kohore dhe vendi të caktuar, në Shqipëri ka pasur mjaft interes për këtë çështje.

Gjatë javës së fundit, Shqipëria ka një vlerë prej 67, duke treguar se ka pasur një interes kërkimi të lartë. Interesi maksimal për një çështje ka vlerën 100. Gjatë javës së fundit vetëm Norvegjia e ka pasur diçka të tillë.
Interesi për Epstein gjatë 7 ditëve të fundit

Interesi vijon edhe ndërkohë që flasim, pasi interesi për kërkimin mbi fjalën “Epstein” ka një vlerë prej 78.

Sa i përket qyteteve interesi më i lartë ka ardhur nga kryeqyteti ndjekur më pas nga Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Elbasani.

Interesi për Epstein gjatë orës së fundit *14:00, 5 shkurt 2026

Dosjet “Epstein” i referohen një grupi dokumentesh, hetimesh dhe zbulimesh që lidhen me Jeffrey Epstein, një financier amerikan që u arrestua për trafik seksual dhe abuzim me të mitura. Këto dosje përfshijnë:

• dokumente të përdorura nga prokurorët dhe gjykatat për të ndjekur rastet kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tij;

• informacion mbi njerëzit që ai frekuentonte, përfshirë figura të njohura politike, biznesi dhe shoubiz;

• dëshmi nga viktimat dhe pretendime për rrjetin e tij të trafikimit të të miturave;

• mënyra se si ai menaxhonte pasuritë dhe përdorte ndikimin e tij për të shmangur përgjegjësitë.

Publikimi i këtyre dosjeve ka shkaktuar debat të madh mbi personat e fuqishëm që lidhen me Epstein dhe mbi mungesën e llogaridhënies në nivele të larta shoqërore.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

By: A R
5 February 2026 at 15:39

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte, më 5 shkurt, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka qëndruar rreth dy orë në ambientet e SPAK, ku ka dhënë sqarime përpara prokurorëve.

Pas daljes nga SPAK, Golemi deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni, por nuk dha detaje të tjera se për çfarë çështje bëhej fjalë.

“Isha si person në dijeni për një çështje me një institucion të Bashkisë Gjirokastër”, tha Golemi ndërsa mohoi se kishte të bënte me tenderë për ndërtimin e rrugëve apo ujësjellësin.

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

By: A R
5 February 2026 at 15:31

Kina shpreh keqardhje për skadimin e Traktatit të Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve (New START) midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.

Ai tha se Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm mbi çështjen e armëve bërthamore. Kina i përmbahet një strategjie vetëmbrojtjeje bërthamore, ndjek rreptësisht politikën e mospërdorimit e para e armëve bërthamore dhe premton pa kushte të mos përdorë ose kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore ndaj vendeve dhe rajoneve pa armë bërthamore. Kina i ka mbajtur gjithmonë forcat e saj bërthamore në nivelin minimal të kërkuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe nuk ka ndërmend të angazhohet në garë armatimi me asnjë vend.

Kina propozon me konsistencë që çarmatimi bërthamor duhet t’i përmbahet parimit të ruajtjes së qëndrueshmërisë strategjike globale dhe të garantimit të mosminimit të sigurisë së vendeve të ndryshme. Forcat bërthamore të Kinës janë në nivel shumë më të ulët sa ato të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, dhe për momentin ajo nuk do të marrë pjesë në negociatat për çarmatimin bërthamor.

“Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit strategjik global. Bashkësia ndërkombëtare është gjerësisht e shqetësuar se skadimi i tij do të ketë ndikime negative në sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve bërthamore dhe rendin botëror bërthamor”, shtoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

By: A R
5 February 2026 at 15:25

Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së pasurisë së qytetarëve përmes një projektligji të ri për sigurimin e detyrueshëm të banesave. Ky ligj nuk do të kufizohet vetëm te rreziqet sizmike, por do të zgjerohet edhe ndaj përmbytjeve, duke iu përgjigjur kështu hartës reale të rrezikut në vendin tonë.

Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka zbërthyer rëndësinë e kësaj nisme, që e cilëson si një rekomandim të hershëm të Bankës Botërore që më në fund po gjen zbatim.

“Si masë është e domosdoshme sepse momentalisht kemi vetëm ndërhyrjen e shtetit. Sado shteti të jetë i gatshëm të ndërhyjë, mund të vonojë. Ndërkohë që kur je i siguruar menjëherë kjo kompani, e cila do të jetë shtetërore dhe shumë mirë që do të jetë e tillë, të siguron fondin apo paratë për zhdëmtimin”.

​Sipas Çoçolit, Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe rreziku i tërmeteve shkatërrimtare, si ai i 26 nëntorit 2019, është gjithmonë prezent. Ky projektligj pritet të prekë rreth 660 mijë familje shqiptare.

​“Mbrojtja më efektive është duke siguruar popullsinë. Nuk është gjë e re; vende si Turqia dhe Rumania e kanë zgjidhur këtë sfidë përmes sigurimit të detyrueshëm”, shprehet eksperti.

​​Diskutimet paraprake sugjerojnë një tarifë vjetore që luhatet mes 2500 dhe 3000 lekëve të reja. Ndonëse disa shtete aplikojnë tarifa standarde për të shmangur pakënaqësitë, Çoçoli sugjeron që të merren parasysh disa faktorë.

“Nuk mund të paguhet njësoj për një shtëpi modeste 60 m 2 dhe një apartament 300 m 2. Edhe banesat e dyta do të jenë subjekt i pagesës së primit”.

Lidhur me përcaktimin e primit sipas klasifikimit të banesave mbi bazën e rrezikut (p.sh. koeficientë më të lartë për zona si Durrësi apo Shkodra), Çoçoli mbron idenë e unifikimit: “Ky është një parametër i tregut privat të sigurimit. Unë nuk do të isha për këtë sepse do të ishte e padrejtë në nivel social. Pra ti ke një banesë në Durrës ose në Bahçallëk të Shkodrës, kujtojmë tërmetin shkatërrues të vitit 1976, dhe paguan dyfishin e një familjeje korçare apo kuksiane. Kjo nuk do të ishte e duhura.”

Sipas Çoçolit, e rëndësishme është se sa korrekt dhe i zbatueshëm do të jetë ligji. “Sa më shumë parametra vlerësues të ketë, aq më e vështirë bëhet zbatueshmëria. Për mua, procesi duhet të jetë sa më i thjeshtë që qytetarët të mos ndihen të trajtuar ndryshe”.

​​Një pikë kyçe e projektligjit është krijimi i një strukture shtetërore për menaxhimin e sigurimit. Sipas Çoçolit, kjo rrit besueshmërinë te qytetarët, duke shmangur frikën nga dështimi i kompanive private.

Për sa i përket procedurave teknike, ai propozon që vjelja e parave të bëhet një herë në vit, preferueshëm përmes faturës së dritave ose ujit, për të qenë sa më pak shqetësuese për qytetarët. Ndërsa për vlerësimin e dëmeve Çoçoli sugjeron përfshirjen e kompanive private, pasi ato janë më profesionale dhe larg rrezikut të abuzimeve apo korrupsionit që mund të shfaqet te vlerësuesit shtetërorë.

​Në reagim ndaj skeptikëve që e shohin këtë si një barrë të re financiare, Çoçoli argumenton se bëhet fjalë për një “simbolikë të fortë” dhe jo një taksë të tepërt. “Tërmeti i fundit i kushtoi buxhetit të shtetit 1.1 miliard euro. Këto janë taksat tona që, në vend të shkonin për rritje pensionesh, arsim apo shëndetësi, shkuan për rindërtim. Duke dhënë rreth 2500 lekë të vjetra në muaj, ne mbrojmë paratë e të ardhmes së fëmijëve tanë”.

Eksperti përfundon duke thënë se morali i ligjit është i qartë: kur të ndodhë fatkeqësia tjetër, qytetari të marrë zhdëmtimin e menjëhershëm nga fondi i sigurimit, pa pasur nevojë të presë nga shteti.

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

By: A R
5 February 2026 at 15:17

Partia Demokratike akuzoi trupën e Gjykatës Kushtetuese se po zvarrit qëllimisht vendimin për padinë e kryeministrit, nëse SPAK mund të pezullojë një ministër apo jo. Sipas kryedemokratit, ndaj trupës kushtetuese po bëhet presion politik, por akuzoi disa anëtarë në veçanti si të kapur politikisht nga maxhoranca.

“Të vendosur nga Kushtetuta në një nga pozicionimet të larta të vendit provojnë se janë të degraduar, të degjeneruar në shkallën ekstreme në raport me ligjin dhe detyrën e tyre. Se nuk kanë nderë, dinjitet e mora zyrtari. Se janë një trup për vete, për familjen e tyre, për një komb të tërë”.

Përballë mungesës së vendimmarrjes institucionale, Berisha për thirrje për reagim qytetar.

“Zemërimi po vlon në shpirtin dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. temperaturat po rriten me shpejtësi. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë popullit të zemëruar! Kurrë! Dhe zemërimi po shkon gjer në palcë”.

Daljen përpara kamerave Kryetari i PD-së e shfrytëzoi edhe për t’i bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e PD-së në 10 shkurt.

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

By: El Be
5 February 2026 at 15:11

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan që prej ditës së djeshme.

Kryeministri ka kryer homazhe në varrin e Papa Françeskut. Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai thekson se Papa Francesku ka qenë një mik i paharruar i Shqipërisë.

“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama.

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

By: El Be
5 February 2026 at 15:03

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D..

Prej ditës së djeshme nuk ka asnjë gjurmë nga shtetasi Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.

“Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet”, njofton policia.

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

By: El Be
5 February 2026 at 14:58

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit

Prokurori i çështjës në procesin me dyer të mbyllura që po zgjat prej disa orësh, prokurori Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave.

Aktualisht në gjyq po flet ish-presidenti Ilir Meta.

 

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

By: El Be
5 February 2026 at 14:46

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua humbi jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i kunatit të saj, është arrestuar ky i fundit. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. A., 68 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, 65 vjeçe, u kafshua në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.”, sqaron policia.

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

By: ro land
5 February 2026 at 15:43
Në universin e pop-kulturës, ku imazhi është po aq i fuqishëm sa muzika, edhe një përmendje e vetme mjafton për të tronditur ekuilibrat. Beyoncé dhe Jay-Z, një nga çiftet më ikonike të industrisë globale, po përballen me një valë të pazakontë reagimesh publike, reflektuar edhe në rënie të ndjeshme të ndjekësve në rrjete sociale.   […]

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

By: e xh
5 February 2026 at 15:45

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK.

Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre orë në SPAK.

Pasi doli, ai deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

By: e xh
5 February 2026 at 15:35

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj të dyshuarve për abuzime me tenderat te AKSHI. Në arrest shtëpie do vazhdojnë të mbeten drejtoresha e AKSHI-t Mirilda Karçanaj dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi.

Sakaq nuk ndryshojnë masat “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për zv.drejtorin për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës Erion Ismaili, si dhe biznesmenët, Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta.

AKSHI. Në vendimin e sotëm të Apelit u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë kundrejt: H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

By: e xh
5 February 2026 at 14:40

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe pa rëndësi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se Moska nuk ka ndërmend të humbasë kohë duke iu përgjigjur deklaratave që, sipas tij, nuk qëndrojnë. “Do të doja të tallesha me këto deklarata, por nuk ia vlen të harxhojmë kohë,” u shpreh Peskov, i pyetur nga agjencia Reuters.

Reagimi i Kremlinit vjen pas deklaratave të kryeministrit polak Donald Tusk, i cili njoftoi se Polonia do të nisë një hetim për lidhje të mundshme mes Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, si dhe për çdo ndikim që këto lidhje mund të kenë pasur ndaj Varshavës. Tusk nuk paraqiti prova konkrete për këto dyshime.

Ditët e fundit, disa media perëndimore kanë ngritur pikëpyetje nëse Epstein mund të ketë vepruar si agjent, duke mbledhur materiale komprometuese për persona të pasur dhe me pushtet. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë këto raportime, duke i cilësuar si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga vetë skandali dhe nga figurat e përfshira në SHBA dhe Europë.

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Rusia përmendet disa herë. Dosjet tregojnë gjithashtu se disa nga gratë e reja me të cilat Epstein kishte kontakte ishin nga Rusia, përfshirë edhe një 26-vjeçare që ai kishte tentuar t’ia prezantonte princit Andrew Windsor, vëllait të Mbretit Charles të Britanisë së Madhe.

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

By: e xh
5 February 2026 at 14:35

Qeveria ka sqaruar shfuqizimin e vendimit për bllokimin e rrjetit social TikTok, duke rikthyer aksesin e plotë për të gjithë përdoruesit.

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike.

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

By: e xh
5 February 2026 at 14:27

Në gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, rrëfeu detaje për një porosi për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Ai tregoi se gjatë përgatitjeve për vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishte diskutuar me Nuredin Dumanin për një tjetër “punë”, ku i ishte ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për të goditur Sanxhaktarin.

Hoxha tha se nuk ishte i interesuar dhe se nuk e dinte kush ishte investitori, vetëm se, sipas Dumanit, kishte të bënte me dhëndrin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Ai nuk mbajti mend të ishte përmendur emri Suel Çela dhe nuk mori pjesë në ngjarje.

“Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty.

Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

By: e xh
5 February 2026 at 14:23

Skandali i Jeffrey Epstein vazhdon të zgjerohet dhe të prodhojë pasoja politike në disa vende, por jo kudo njësoj. Një analizë e Stephen Collinson për CNN vë në kontrast të fortë krizën që po përjeton Mbretëria e Bashkuar me situatën në Shtetet e Bashkuara, ku president Donald Trump duket se mbetet politikisht i paprekur.

Në Britani, presioni politik po rritet çdo ditë. Kryeministri Keir Starmer, ndonëse nuk ka pasur kurrë lidhje personale me Epstein, po përballet me një krizë serioze që mund t’i rrezikojë postin. Shkaku lidhet me emërimin e ish-ministrit laburist Peter Mandelson si ambasador në Uashington, pavarësisht miqësisë së tij të njohur me Epstein.

Dosjet e reja sugjerojnë se Mandelson mund t’i ketë dhënë Epstein-it informacione të ndjeshme gjatë krizës financiare të vitit 2008. Ai tashmë po përballet me një hetim penal, ka dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe është larguar nga Partia Laburiste. Vetë Starmer e pranoi në Parlament se ishte në dijeni të kësaj miqësie, çka e ka ekspozuar edhe më shumë politikisht.

Zemërimi publik në Britani ka qenë aq i fortë, sa pasojat kanë prekur edhe familjen mbretërore. Mbreti Charles III i hoqi titujt mbretërorë ish-Princit Andrew dhe e largoi nga rezidenca e tij, për shkak të lidhjeve të tij me Epstein dhe marrëveshjes jashtëgjyqësore me një nga viktimat.

Në anën tjetër të Atlantikut, tabloja është krejt tjetër. Edhe pse emri i president Donald Trump shfaqet në disa prej dosjeve Epstein dhe përfshihet në akuza të reja të paverifikuara, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se nuk do të ketë ndjekje të mëtejshme penale. Deri tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj tij.

CNN thekson se dallimi qëndron te sistemi politik dhe fuqia institucionale. Ndryshe nga kryeministrat britanikë, të cilët mund të rrëzohen nga revolta brenda partisë, presidenti amerikan ka mandat të fiksuar. Për më tepër, Trump mban kontroll të fortë mbi Departamentin e Drejtësisë dhe mbi Kongresin republikan, duke shmangur hetime të thelluara.

Në SHBA ka pasur pasoja për disa figura të njohura. Ish-Sekretari i Thesarit Larry Summers u tërhoq nga angazhimet publike pasi doli në pah komunikimi i tij me Epstein. Po ashtu, Brad Karp, drejtues i firmës së njohur ligjore Paul Weiss, dha dorëheqjen pasi u publikuan emaile të tij me Epstein.

Megjithatë, sipas CNN, këto raste nuk kanë krijuar një efekt zinxhir politik si në Britani. Trump, përkundrazi, ka zgjedhur strategjinë e minimizimit të çështjes. Ai i tha këtë javë CNN-së se “është koha që vendi të kalojë te diçka tjetër”.

Analiza përfundon se dosja Epstein vazhdon të shtrihet globalisht, duke përfshirë tashmë edhe vende si Norvegjia dhe Polonia, por pasojat e saj politike varen nga forca e liderëve dhe nga mënyra se si funksionojnë institucionet në secilin vend. Përshtatur nga CNN

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

By: e xh
5 February 2026 at 14:21

Kryeministri Edi Rama vijon për të ditën dytë vizitën në Vatikan i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre Zaho. Mëngjesin e kësaj të enjte kreu i qeverisë u prit nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik.

Ndër temat që u diskutuan mes Atit të Shenjtë ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë bëjnë me dije se më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

❌
❌