❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Peshq s’ka mĂ«, ka ngelur vetĂ«m peshkaqeni”, Indrit Sefa: Ja kur mund tĂ« lirohet Erion Veliaj

Juristi Indrit Sefa ka komentuar çështjen e Erion Veliajt duke u shprehur se procesi gjyqĂ«sor pritet tĂ« jetĂ« i gjatĂ«, por thelbĂ«sore Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« garantohet njĂ« gjykim i drejtĂ« pĂ«r tĂ« gjitha palĂ«t. Sipas SefĂ«s, gjykimi nĂ« ShkallĂ«n e ParĂ« mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« vitet 2027–2028, ndĂ«rsa seancat gjyqĂ«sore mund tĂ« zhvillohen edhe njĂ« [
]

The post “Peshq s’ka mĂ«, ka ngelur vetĂ«m peshkaqeni”, Indrit Sefa: Ja kur mund tĂ« lirohet Erion Veliaj appeared first on BoldNews.al.

AmCham: E-Albania, rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, bizneset dhe sigurinë kombëtare

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publike vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham shpreh shqetësim të veçantë në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve të anëtarëve, disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

NdĂ«rprerje tĂ« tilla kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« prekshĂ«m dhe tĂ« menjĂ«hershĂ«m negativ nĂ« aftĂ«sinĂ« e kompanive pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur detyrimet rregullatore, pĂ«r t’u shĂ«rbyer klientĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« zhvilluar operacionet e pĂ«rditshme. Ky shqetĂ«sim Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r AmCham, pasi Dhoma pĂ«rfaqĂ«son njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m kompanish anĂ«tare qĂ« operojnĂ« nĂ« ekosistemin e TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorĂ« tĂ« lidhur me tĂ«. ShumĂ« prej kĂ«tyre kompanive janĂ« tĂ« certifikuara ndĂ«rkombĂ«tarisht, zbatojnĂ« standarde tĂ« larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre janĂ« tĂ« verifikuara plotĂ«sisht dhe tĂ« autorizuara pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbime pĂ«r QeverinĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht kĂ«saj eksperience tĂ« fortĂ« vendase dhe ndĂ«rkombĂ«tare, anĂ«tarĂ«t e AmCham raportojnĂ« shqetĂ«sime tĂ« vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik nĂ« sektorin TIK. KĂ«to shqetĂ«sime cenojnĂ« konkurrencĂ«n e ndershme dhe pĂ«rdorimin efektiv tĂ« fondeve publike, duke rritur njĂ«kohĂ«sisht rreziqet qĂ« lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave tepĂ«r sensitive.

Këto të dhëna përfshijnë informacion që lidhet me institucionet publike, bizneset, të dhënat personale dhe pasurore të qytetarëve, si dhe informacione të tjera me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në krahasim, në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të avancuara, kompanitë e përfshira në sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i nënshtrohen proceseve strikte të verifikimit, kërkesave për autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, përfshirë edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës, eficiencës dhe mbrojtjes së fondeve të taksapaguesve.

Për këtë arsye, AmCham i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Në zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme si më poshtë:

  • AmCham propozon krijimin e njĂ« kuadri ligjor tĂ« detyrueshĂ«m pĂ«r auditime periodike dhe tĂ« pavarura tĂ« IT-sĂ« dhe sigurisĂ« kibernetike pĂ«r tĂ« gjitha platformat kritike tĂ« e-Government, tĂ« kryera nĂ« pĂ«rputhje me standarde ndĂ«rkombĂ«tare dhe praktikat mĂ« tĂ« mira tĂ« BE-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udhĂ«zimet e ENISA, me pĂ«rmbledhje ekzekutive tĂ« disponueshme pĂ«r palĂ«t e interesuara.
  • Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi: AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit tĂ« maturimit tĂ« mekanizmave ekzistues pĂ«r autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi nĂ« sistemet TIK qeveritare, nĂ« pĂ«rputhje me rregulloret nĂ« fuqi pĂ«r sigurinĂ« e informacionit, menaxhimin e databazave shtetĂ«rore, prokurimin e informacionit tĂ« klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vlerĂ«simi dhe pĂ«rmirĂ«simi i kĂ«tyre mekanizmave, pĂ«rfshirĂ« kontrollin e aksesit tĂ« bazuar nĂ« role, nĂ« linjĂ« me DirektivĂ«n NIS2 tĂ« BE-sĂ« dhe praktikat mĂ« tĂ« mira tĂ« shteteve anĂ«tare.
  • Standarde pĂ«r disponueshmĂ«ri dhe vazhdimĂ«si: PĂ«rcaktimi dhe zbatimi i kĂ«rkesave minimale pĂ«r nivelin e shĂ«rbimit (SLA) lidhur me funksionimin, kohĂ«n e rikuperimit dhe performancĂ«n e sistemeve kritike, duke pĂ«rfshirĂ« redundancĂ«n, rikuperimin nga fatkeqĂ«sitĂ« dhe vazhdimĂ«sinĂ« e biznesit, nĂ« pĂ«rputhje me ISO/IEC 22301 dhe parimet e reziliencĂ«s digjitale tĂ« BE-sĂ«.
  • AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit tĂ« procedurave ekzistuese tĂ« prokurimit nĂ« sektorin TIK, nĂ« pĂ«rputhje me kuadrin ligjor nĂ« fuqi pĂ«r sigurinĂ« e informacionit, menaxhimin e databazave shtetĂ«rore, prokurimin e informacionit tĂ« klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat aktuale tĂ« AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vlerĂ«simit mbi bazĂ« merite, pĂ«rmes peshimit mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« kritereve teknike, certifikimeve, pĂ«rvojĂ«s dhe profilit tĂ« sigurisĂ«, nĂ« linjĂ« me Direktivat e BE-sĂ« pĂ«r Prokurimin Publik.
  • Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyrueshĂ«m pĂ«r incidentet: Krijimi i mekanizmave zyrtarĂ« pĂ«r njoftimin e bizneseve dhe qytetarĂ«ve mbi mirĂ«mbajtjet e planifikuara, incidentet dhe ndĂ«rprerjet e shĂ«rbimit, pĂ«rfshirĂ« kohĂ«n e parashikuar tĂ« zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, nĂ« pĂ«rputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.
  • KuadĂ«r i rregulluar pĂ«r integrimin e sistemeve: Krijimi i njĂ« kuadri tĂ« sigurt dhe tĂ« rregulluar qĂ« u mundĂ«son sistemeve tĂ« autorizuara tĂ« sektorit privat tĂ« integrohen me platformat e e-Government, aty ku Ă«shtĂ« e pĂ«rshtatshme, nĂ« pĂ«rputhje strikte me GDPR, eIDAS / eIDAS2, standardet e sigurisĂ« kibernetike dhe rregullat e pĂ«rcaktuara tĂ« kontrollit tĂ« aksesit, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur automatizimin dhe reduktuar barrĂ«n administrative.

AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë duke ofruar ekspertizë teknike dhe duke ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht ato të zbatuara në Shtetet e Bashkuara, me qëllim forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e sigurisë kombëtare dhe ekonomike, përfundon deklarata.

The post AmCham: E-Albania, rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, bizneset dhe sigurinë kombëtare appeared first on Revista Monitor.

Shkrepjet më të bukura të zogjve të artë, Oriole

Oriole është një zog i vogël e mesëm, shumëngjyrësh dhe shumë i bukur, i njohur për ngjyrat e ndezura dhe këngën e tij të këndshme.

Oriolet jetojnë kryesisht në pyje, kopshte dhe zonat me pemë të dendura. Ata ushqehen me fruta, fara dhe insekte dhe shpesh ndihmojnë në kontrollin e insekteve. Janë zogj shumë të gjallë dhe të zgjuar, të njohur për aftësinë e tyre për të kënduar melodikisht, sidomos gjatë pranverës dhe verës.

Sipas njohësve të fushës, Oriole në shqip njihet si Bengu.

Këtu janë disa foto nga një prej llojeve më të veçanta të zogjve në botë.

The post Shkrepjet më të bukura të zogjve të artë, Oriole appeared first on Gazeta Si.

Gjykata Speciale liron njĂ« nga ish-drejtuesit e UÇK

NjĂ«ri ndĂ«r ish-komandantĂ«t e UÇK-sĂ«, Haxhi Shala, Ă«shtĂ« liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej nĂ« paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot mĂ« 10 shkurt 2026 dhe u kthye nĂ« KosovĂ«, pas vendimit tĂ« Kryetares sĂ« Dhomave tĂ« Specializuara tĂ« KosovĂ«s (DHSK), gjykatĂ«se Ekaterina Trendafilova, pĂ«r modifikimin e dĂ«nimit tĂ« tij mĂ« 2 shkurt 2026. [
]

The post Gjykata Speciale liron njĂ« nga ish-drejtuesit e UÇK appeared first on BoldNews.al.

U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar sot në burgun e Rrogozhinës. Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje. Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të [
]

The post U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës appeared first on BoldNews.al.

Të thithësh vdekjen

2300 Persona kanĂ« gjetur vdekjen si pasojĂ« e ndotjeve tĂ« emetuara nĂ« ajrin qĂ« thithim. TĂ« dhĂ«nat e grumbulluara nga Raporti “State of Global Air” tregon se humbjet e jetĂ«ve njerĂ«zore nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me shpĂ«rndarjen e grimcave tĂ« dĂ«mshme, kryesisht tĂ« prodhuara nga djegia e karburanteve dhe sektori i ndĂ«rtimit. Raportet e [
]

The post Të thithësh vdekjen appeared first on BoldNews.al.

Greqi – Qeni nuhatĂ«s i zbulon shqiptarit laboratorin e drogĂ«s nĂ« banesĂ«

NjĂ« operacion nga Zyra e SigurisĂ« e Autoritetit Qendror Portual tĂ« Pireut çoi nĂ« shkatĂ«rrimin e njĂ« rrjeti trafikimi droge nĂ« AthinĂ«, me arrestimin e tre tĂ« huajve dhe sekuestrimin e sasive tĂ« kanabisit dhe kokainĂ«s. Mes tĂ« ndaluarve Ă«shtĂ« edhe njĂ« shqiptar, qĂ« cilĂ«sohet pjesĂ« e drejtimit tĂ« grupit. Fillimisht u kap njĂ« 19-vjeçar [
]

The post Greqi – Qeni nuhatĂ«s i zbulon shqiptarit laboratorin e drogĂ«s nĂ« banesĂ« appeared first on BoldNews.al.

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

Pak orĂ« para nisjes sĂ« protestĂ«s sĂ« PartisĂ« Demokratike para kryeministrisĂ«, Sali Berisha ka zbuluar nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat nga selia blu, skenarĂ«t e tubimit nga demokratĂ«t. Berisha tha se skenari i protestĂ«s Ă«shtĂ« skenari i njĂ« kryengritjeje tĂ« fuqishme paqĂ«sore. Ai theksoi se janĂ« tĂ« vendosur tĂ« mbrojnĂ« me çdo çmim vlerat e [
]

The post Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët appeared first on BoldNews.al.

Vatikani hyn nĂ« bursĂ«: Krijon indekset e aksioneve qĂ« ‘pĂ«rputhen me vlerat katolike’

Banka e Vatikanit ka lançuar dy indekse aksionesh që përzgjedhin aksionet bazuar në parimet katolike, ku besimtarët mund të investojnë.

Indekset Morningstar IOR Eurozone Catholic Principles Index dhe Morningstar IOR US Catholic Principles Index “janĂ« krijuar pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer si njĂ« pikĂ« reference pĂ«r investimet katolike nĂ« mbarĂ« botĂ«n,” tha Instituti pĂ«r Veprat e FesĂ«, siç njihet zyrtarisht banka, nĂ« njĂ« deklarat. TĂ« dy pĂ«rbĂ«hen nga 50 kompani me kapital mesatar dhe tĂ« madh, pĂ«rfshirĂ« aksione tĂ« teknologjisĂ« sĂ« madhe dhe sektorit financiar.

Lançimi i indekseve të para të IOR-së vjen në një periudhë të vështirë për produktet e investimeve që marrin parasysh faktorë mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes (ESG). Fondet me qëllime investimi ESG panë dalje prej 84 miliardë dollarësh vitin e kaluar, hera e parë që tregu global për këto produkte pësoi tërheqje neto, sipas një raporti të Morningstar Inc. javën e kaluar.

Indekset e IOR-së përballen me konkurrencë të fortë për investitorët katolikë. Një fond i tregtuar në bursë (ETF) i Global X me mbi 1 miliard dollarë asete ndjek S&P 500 Catholic Values Index, i cili u lançua në 2015 dhe përjashton aksionet që nuk janë në përputhje me udhëzimet e Konferencës Amerikane të Ipeshkvijve Katolikë. Kompanitë kryesore përfshijnë Nvidia Corp. dhe Apple Inc. ETF-ja u rrit 16% vitin e kaluar, përafërsisht në linjë me S&P 500.

Sipas burimeve, kompanitë kryesore në indeksin e ri për Amerikën janë Meta Platforms Inc. dhe Amazon.com Inc., ndërsa pesha më e madhe në treguesin e Europës i takon ASML Holding NV dhe Deutsche Telekom AG.

IOR, që ofron shërbime bankare tradicionale dhe mbikëqyr investimet për institucionet e lidhura me kishën, ka punuar prej vitesh për të larguar reputacionin e menaxhimit të dobët që erdhi nga një seri skandalesh financiare. Papa Leo XIV ka ndërmarrë hapa për të kufizuar rolin e IOR-së, përfshirë miratimin e rregullave në tetor të kaluar që shpërndajnë përgjegjësinë për investimin e fondeve të Vatikanit mes institucioneve të ndryshme./Bloomberg

The post Vatikani hyn nĂ« bursĂ«: Krijon indekset e aksioneve qĂ« ‘pĂ«rputhen me vlerat katolike’ appeared first on Gazeta Si.

Akcizë e diferencuar për prodhuesit e birrës, Braçe mbështet Tabakun. Financa: Problematike!

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputetja demokrate Jorida Tabaku paraqiti nĂ« Komisionin e EkonomisĂ« propozimin e saj pĂ«r tĂ« rikthyer skemĂ«n e akcizĂ«s sĂ« diferencuar pĂ«r prodhuesit e vegjĂ«l tĂ« birrĂ«s dhe argumentoi se njĂ« skemĂ« e tillĂ« tatimi mbron prodhimin vendas “Made in Albania.

Ajo u shpreh se shpesh taksat përdoren si gjoba ndaj bizneseve, për shkak të efektit negativ që japin.

Eksportet shqiptare praktikisht po vdesin, mes tyre edhe produktet “Made in Albania”, duke pĂ«rfshirĂ« edhe produktin e birrarive tĂ« vogla. Kjo vjen si rezultat i dy elementĂ«ve kryesorĂ«. I pari lidhet me zhvlerĂ«simin e Euros, çka Ă«shtĂ« diskutuar gjerĂ«sisht nĂ« kĂ«tĂ« komision. ZhvlerĂ«simi i Euros Ă«shtĂ« duke nxjerrĂ« sot nga tregu biznese tĂ« tĂ«ra qĂ« tradicionalisht kanĂ« operuar nĂ« ShqipĂ«ri. Po lidhet me politikĂ«n e gabuar tĂ« taksave. Taksa tĂ« cilat shpesh herĂ« vendosen si gjobĂ« ndaj bizneseve tĂ« vogla. NdĂ«rkohĂ« pĂ«r oligarkĂ«t, kanĂ« favore fiskale. KĂ«to janĂ« gjoba pĂ«r bizneset qĂ« prodhojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri

Janë gjithsej 9 birrari artizanale që prodhojnë 3985 hekto litra. Duhet që kjo të ishte bazë për turizmin vendas.

Ndryshimet e akcizĂ«s pĂ«r prodhuesit e vegjĂ«l, nuk Ă«shtĂ« privilegj, por standard europian. PĂ«r mua kjo Ă«shtĂ« taksĂ« fiskale qĂ« u vihet bizneseve”, tha ajo.

Deputeti socialistr Erion Braçe, mbështeti propozimin e Tabakut, duke thënë se skema aktuale ka favoizuar klientelizmin në prodhimin e birrës në vend.

“Kjo historia e birrĂ«s Ă«shtĂ« edhe histori korrupsioni, edhe histori klientelizmi. Niveli ndryshoj nĂ«n 200.000 hektolitra dhe mbi 200.000 hektolitra nĂ« varĂ«si tĂ« korrupsionit dhe klientelizmit me prodhues birrĂ«s. Kur s’kemi me vete e mbajmĂ« regjimin. Kur s’kemi me vete e prishim regjimin. Ndodhi qĂ« ua abuzuan me vendin, qĂ« ishte vlerĂ«suar 200,000 hektolitrave, pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit. Sepse ishte agjenci kryesore zbatuese qĂ« merrte atĂ« inspektimin e akcizĂ«s, se bĂ«ni sikur nuk shikoni qĂ« prodhimi ishte mbi 200,000 hektolitra. Propozimi Ă«shtĂ« komplet i arsyeshĂ«m, nĂ« qoftĂ« se nuk pĂ«rton tĂ« mendosh. E dyta gjĂ«, kjo s’ka lidhje fare me Bashkimin Europian. Ne nuk jemi vend anĂ«tar i Bashkimit Europian. Ne vazhdojmĂ« t’i shesim turizmit, birrĂ« nĂ« italiane, birrĂ« nĂ« greke, birrĂ« nĂ« serbe, birrĂ« nĂ« maqedonase, birrĂ«n malazeze”, thotĂ« Braçe.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave argumentoi kundër projektligjit dhe komisioni e hodhi poshtë propozimin e demokratëve.

 “Aplikimi i akcizĂ«s me dy nivele ka shfaqur probleme tĂ« jashtĂ«zakonshme mĂ« parĂ«, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ne nuk e mbĂ«shtesim”, tha zĂ«vendĂ«sministri i Financave Endrit Yzeiraj.

Më tej, Yzeiraj deklaroi se brenda vitit, qeveria do të rishikojë edhe TVSH-në edhe akcizë, për të parë cilës sektorë mund të përfitojnë reduktim dhe cilat përjshatime tatimore do të hiqen.

The post Akcizë e diferencuar për prodhuesit e birrës, Braçe mbështet Tabakun. Financa: Problematike! appeared first on Gazeta Si.

Bota s’ka mĂ« tenorë 

Koncerti i Taunton Madrigal Society nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 1926 ishte njĂ« triumf. Salloni nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« AnglisĂ« ishte “i mbushur deri nĂ« mbipopullim”, shkruante njĂ« gazetĂ« lokale. Duartrokitjet ishin tĂ« shumta. MegjithatĂ«, ngjarja pĂ«rfundoi me njĂ« nuancĂ« tĂ« vogĂ«l negative. Kori kishte nevojĂ« urgjente pĂ«r tenorĂ«, shpjegoi njĂ« nga anĂ«tarĂ«t e tij. Ndoshta disa nga pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« audiencĂ« do tĂ« donin tĂ« bashkoheshin?

“GjithĂ« jetĂ«n time, tenorĂ«t kanĂ« qenĂ« grupi mĂ« i vogĂ«l,” thotĂ« Will Todd, njĂ« kompozitor britanik. Por mungesa e tenoreve po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shqetĂ«suese. Mungesa e zĂ«rave tĂ« lartĂ« meshkuj, qĂ« shtojnĂ« ngjyrĂ« dhe harmoni nĂ« shumĂ« vepra korale, Ă«shtĂ« njĂ« problem nĂ« rritje pĂ«r koret amatore dhe ato kishtare. Duke qenĂ« se kori Ă«shtĂ« kaq i pĂ«rhapur, kjo Ă«shtĂ« njĂ« problem pĂ«r muzikĂ«n nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.

Gjermania ka të paktën 45,000 kore, rreth 60% e të cilave janë të lidhura me kishat. Një sondazh për Këshillin Muzikor Gjerman zbuloi se 8% e të rriturve këndojnë në një grup ose publikisht, më shumë se sa luajnë në banda ose orkestre. Gratë janë dy herë më shumë se burrat. Rreth i njëjti raport gjinor mbizotëron në Europë, Amerikë dhe madje edhe në Nigeri.

Kur burrat bashkohen me grupe kĂ«ngĂ«sh, shpesh shmangin seksionin e tenorĂ«ve. ZĂ«ri i tenorĂ«ve Ă«shtĂ« “njĂ« tingull i kultivuar,” thotĂ« John Potter, autor i njĂ« libri mbi kĂ«tĂ« temĂ«. NjĂ« burrĂ« pa trajnim vokal ka mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« ketĂ« diapazon baritoni (njĂ« bas i lartĂ«). Nuk ndihmon as fakti qĂ« zĂ«ri i tenorĂ«ve lidhet me yje operistikĂ« si Luciano Pavarotti, qĂ« mund tĂ« kĂ«ndonte nota tĂ« larta fuqishĂ«m, tĂ« cilat njĂ« amator nuk mund t’i arrijĂ« lehtĂ«. Dhe linja e tenorĂ«ve nĂ« muzikĂ«n klasike korale mund tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ«, me shumĂ« nota tĂ« papritura dhe kĂ«rcime tĂ« befasishme.

Sonja Greiner, drejtoreshë e Përgjithshme e European Choral Association, këndon në një kor gjerman që ka katër ose pesë tenorë nga rreth 45 këngëtarë, gjysma e sa do të ishte ideale. Edhe korët amatorë më prestigjiozë, që mund të zgjedhin këngëtarët e tyre, janë bërë të pabalancuar. Orpheus Choir, i themeluar në Glasgë në vitin 1906 me 66 këngëtarë, përfshirë 15 tenorë, sot ka 79 këngëtarë duke përfshirë 14 tenorë. Të gjithë përveç njërit janë mbi 60 vjeç.

“Tubimi” i ri i tenorĂ«ve Ă«shtĂ« shqetĂ«sues. ShumĂ« tĂ« rritur mĂ«suan tĂ« kĂ«ndojnĂ« nĂ« shkollĂ« ose nĂ« kishĂ«. Por korĂ«t shkollorĂ« janĂ« po aq tĂ« pabalancuar sa ata tĂ« tĂ« rriturve: njĂ« studim i madh i shkollave amerikane nga Kenneth Elpus i Universitetit tĂ« Maryland-it gjeti njĂ« raport gjinor prej shtatĂ« vajza ndaj tre djemve. Matt Hill nga Universiteti Creighton, qĂ« drejton disa kore nĂ« Nebraska, thekson se shumĂ« kisha kanĂ« hequr korĂ«t dhe i kanĂ« zĂ«vendĂ«suar me “grupe lavdĂ«rimi” me instrumente elektrike dhe mikrofonĂ«.

Në shumë kore, disa gra këndojnë pjesën e tenorëve. Kjo nuk ngjall më habi apo revoltën që dikur shkaktonte. Por dirigjentët rrallë e shohin këtë si zëvendësim të përsosur. Kur këndohet nga gratë, notat e ulëta të tenorëve mund të duken të errëta dhe të dobëta. Disa dirigjentë, përfshirë Hill-in, kërkojnë që alto gratë të ndihmojnë tenorët me notat e larta dhe basët meshkuj të ndihmojnë me ato të ulëta. Ai mund të kërkojë gjithashtu nga sopranot, shpesh seksioni më i madh në një kor,  të zvogëlojnë volumet e tyre.

Një zgjidhje më drastike është të rishkruhet muzika ose të shkruhet ndryshe. Formati standard i muzikës korale është SATB (soprano, alto, tenor, bas). Botuesit kanë rregulluar edhe vepra të respektuara si Requiem-i i Mozart-it për zëra SAB (soprano, alto, bas) ose SAM (soprano, alto, meshkuj). Todd, që pyet korët që i porosisin vepra për balancën e zërave, përpiqet të shmangë ndarjen e linjës së tenorëve në një pjesë më të lartë dhe një më të ulët, siç bënin kompozitorët e mëparshëm.

Kjo Ă«shtĂ« e mençur, duke marrĂ« parasysh vĂ«shtirĂ«sitĂ« demografike tĂ« korĂ«ve. Por mungesa e njĂ« zĂ«ri ndihet gjithsesi. NĂ« njĂ« moment, kori i Greiner-it nĂ« Gjermani kishte vetĂ«m tre tenorĂ«,  shumĂ« pak pĂ«r t’u pĂ«rballur me njĂ« grip tĂ« zakonshĂ«m. Kori provonte tĂ« pĂ«rdorte rregullimet SAB, por i gjeti tĂ« pakĂ«naqshme. PjesĂ«t dukeshin shumĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r tenorĂ«t e mbetur, por shumĂ« tĂ« larta pĂ«r basĂ«t. Pasi situata u pĂ«rmirĂ«sua pak, u kthyen me gĂ«zim te rregullimet tradicionale. KatĂ«r ose pesĂ« tenorĂ« janĂ« minimalisht tĂ« mjaftueshĂ«m./TheEconomist

The post Bota s’ka mĂ« tenorë  appeared first on Gazeta Si.

Rënia e Bitcoin po afron dhe do të jetë e dhimbshme!

“ËshtĂ« historia e njĂ« burri qĂ« po bie nga njĂ« ndĂ«rtesĂ« 50-katĂ«she. NĂ« çdo kat, ndĂ«rsa bie, ai qetĂ«sohet duke pĂ«rsĂ«ritur: jusqu’ici tout va bien (deri kĂ«tu gjithçka mirĂ«), jusqu’ici tout va bien, jusqu’ici tout va bien.”

Kështu nis filmi kult francez i vitit 1995, La Haine. Këto fjalë, ky  imazh, janë ngulitur në mendjen time përgjithmonë. Ato më qetësojnë kur ndihem e shqetësuar ose kam dyshime për aftësitë e mia. Sugjerojnë që, duke parë që deri tani më ka shkuar mirë, ndoshta do të vazhdoj kështu.

Deri tani, edhe në botën e Bitcoin, entuziastët e saj kanë arritur të dalin pa pasoja. Sigurisht, Bitcoin ka pasur disa rënie të mëdha, qindra kompani kripto kanë falimentuar, shumë njerëz kanë humbur kursimet e jetës së tyre, por sa herë që bie, gjithmonë është rikuperuar. Ata që mund ta përballojnë, mbajnë pozicionet (ata që nuk mund, humbasin gjithçka), dhe përvoja e fituar nga rikthimi i çon të besojnë se monedha e tyre e shenjtë kripto do të jetojë përgjithmonë.

Le të jem e sinqertë: nuk do të ndodhë. Vetëbesimi i tepruar i Bitcoin-erëve, ose më saktë, besimi që ata projektojnë, i domosdoshëm për funksionimin e gjithë skemës, ka qenë gjithmonë i pabazë, i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Që nga krijimi i saj, Bitcoin ka qenë në një udhëtim që do të përfundojë, të shkatërruar në tokë.

Këtë javë, ajo tokë u duk për herë të parë, dhe shpejt. Bitcoin pësoi rënien më të madhe që nga viti 2022, duke rënë deri rreth 60.000 dollarë një moment të premten, duke fshirë të gjitha fitimet që kishte bërë që nga rizgjedhja e Donald Trump në 2024 dhe duke shënuar një rënie mbi gjysmën nga rekordi mbi 127.000 dollarë në tetor të kaluar. Rreth 1.25 miliardë dollarë pozicione bitcoin u likuiduan brenda vetëm 24 orëve, nga e enjtja në të premten, sipas të dhënave të Coinglass.

DĂ«shpĂ«rimi dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« mbajtur moralin, siç do tĂ« thoshte njĂ« “bro”, qĂ« nĂ«nkupton dikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« i zhytur nĂ« deluzion dhe i vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ« pranuar njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« dhimbshme, janĂ« tĂ« dukshme. “Nuk kam qenĂ« kurrĂ« mĂ« i optimist pĂ«r kripto-n,” shkruante Balaji Srinivasan, njĂ« evangjelist i njohur i kriptos dhe ish-shef teknologjie nĂ« Coinbase, tĂ« enjten. “Sepse rendi i bazuar nĂ« rregulla po shembet dhe rendi i bazuar nĂ« kod po ngrihet. Pra, çmimi afatshkurtĂ«r nuk ka rĂ«ndĂ«si.”

Disa e morĂ«n me humor ose ironi. “NĂ«se doni tĂ« mĂ« blini njĂ« dhuratĂ« pĂ«r ditĂ«lindje, blini pak Bitcoin pĂ«r veten,” postoi Michael Saylor, njeriu qĂ« e ktheu kompaninĂ« e tij, Strategy, nĂ« njĂ« bast tĂ« madh mbi Bitcoin (mban mbi 713,000 BTC, rreth 3.4% tĂ« qarkullimit total), tĂ« mĂ«rkurĂ«n. Miliarderi i vogĂ«l i ditĂ«lindjes.

Dita tjetĂ«r, gjatĂ« njĂ« thirrjeje pĂ«r raportin e fitimeve pĂ«r tremujorin e katĂ«rt tĂ« 2025, para rĂ«nies mĂ« tĂ« madhe, por ku Strategy pĂ«soi humbje 12.4 miliardĂ« dollarĂ« , Saylor pĂ«rdori taktika tĂ« tjera bindjeje. “Nuk mendoj se mund tĂ« nĂ«nvlerĂ«sohet rĂ«ndĂ«sia e mbĂ«shtetjes pĂ«r industrinĂ« dhe kapitalin digjital nga nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« strukturĂ«s politike,” insistoi ai, duke theksuar se Amerika ka njĂ« “president Bitcoin” qĂ« synon ta bĂ«jĂ« vendin “kryeqytetin kripto tĂ« botĂ«s”.

Por kĂ«tu nis problemi pĂ«r planetin e kriptove. Sepse Saylor ka tĂ« drejtĂ«, Amerika ka mĂ« afĂ«r se kurrĂ« njĂ« “president Bitcoin”, me interesa familjare nĂ« kripto. Dhe megjithatĂ«, pavarĂ«sisht krijimit tĂ« njĂ« “rezervĂ« strategjike Bitcoin”, faljes sĂ« kripto-kriminelĂ«ve tĂ« dĂ«nuar, lejes pĂ«r amerikanĂ«t tĂ« investojnĂ« kripto nĂ« llogaritĂ« pensionale 401(k) dhe pretendimit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund “luftĂ«s sĂ« Biden-it ndaj kriptos” nĂ« 200 ditĂ«t e para, prania e Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« nuk ka arritur tĂ« ndalĂ« shitjet. NĂ«se Bitcoin nuk mund tĂ« lulĂ«zojĂ« kĂ«tu, kur mundet?

Nuk mund të themi saktësisht se kur do të ndodhë spirala e fundit e vdekjes së bitcoin-it. Të parashikosh fundin e një manie spekulative bazuar vetëm mbi besimin, ose më saktë mbi besimin e të tjerëve, është e vështirë. Bitcoin mund të ketë edhe disa rikthime të tjera (në kohën e shkrimit ishte rritur rreth 70,000 dollarë).

Por besimi po fillon tĂ« shterojĂ«. Kjo javĂ« tregoi se burimi i “budallenjve mĂ« tĂ« mĂ«dhenj” mbi tĂ« cilĂ«t mbĂ«shtetet Bitcoin po pakĂ«sohet. Tregimet fantastike qĂ« e mbajnĂ« kripton nĂ« ajĂ«r po shfaqen si tĂ« rreme. NjerĂ«zit po kuptojnĂ« se nuk ka asnjĂ« bazĂ« reale pĂ«r njĂ« vlerĂ« qĂ« mbĂ«shtetet vetĂ«m nĂ« ajĂ«r tĂ« pastĂ«r. Pyesni veten: a do tĂ« ekzistojĂ« kjo gjĂ« pas 100 vitesh? Dhe mos harroni: “çfarĂ« vĂ«rtet ka rĂ«ndĂ«si nuk Ă«shtĂ« si bie, por si pĂ«rfundon.” Jusqu’ici tout va bien, jusqu’ici tout va bien


Shkruar nga Jemimma Kelly, kolumniste e “Financial Times”

The post Rënia e Bitcoin po afron dhe do të jetë e dhimbshme! appeared first on Gazeta Si.

Makinat e reja që pritet të dalin së shpejti në treg

Një listë me modelet e makinave më premtuese që pritet të dalin në treg në periudhën 2026-2030.

Alfa Romeo Stelvio (gjenerata e dytë, 2027)
Alfa Romeo Stelvio po rishikohet tërësisht për të krijuar gjeneratën e dytë. Fillimisht pritej në 2026, por debutimi është shtyrë të paktën deri në 2027. SUV-i do të ruajë stilin sensual tipik të markës dhe do të ofrohet me motor hibrid ose elektrik. Stelvio do të kalojë në platformën STLA Large, duke e bërë më të madh dhe më afër kategorisë mesatare. Një variant i performancës, Quadrifoglio, mund të përdorë motorin Hurricane twin-turbo me gjashtë cilindra në linjë, të njëjtin që do të përdorë Dodge Charger në të njëjtën platformë.

Audi TT EV (2028)
Audi po zhvillon një sportiv elektrik bazuar në konceptin Concept C, midis modeleve TT dhe R8. Do të ketë një dizajn të ri me drita të guximshme, sipërfaqe të pastra dhe kabinë luksoze. Do të ndajë platformën me Porsche 718 EV dhe do të ofrohet me një motor dhe tërheqje pasme ose dy motorë dhe tërheqje në të katër rrotat. Pritet të mbërrijë në 2027 me çmim rreth 100.000 dollarë.

BMW 3-Series dhe M3 (2026)
Modeli i ri i 3-Series do të vijë me variante motor me djegie të brendshme dhe elektrik. Versioni elektrik, i3, do të përdorë një platformë EV me 800 volt. Nga ky do të lindë edhe M3 elektrik me katër motorë. i3 pritet në 2026 dhe iM3 në 2027.

Chevy Corvette SUV (2026)
Corvette do të zgjerohet me një SUV performancë. Ai do të përdorë platformën Alpha të GM dhe motorët do të jenë nga katërcilindër turbo tek V8 supercharged 6.2 litër në variantin më të fuqishëm. Data e debutimit nuk është konfirmuar.

Dodge Charger Hellcat V-8 (2027)
Motorët Hemi V8 rikthehen te Dodge Charger, pas dështimit të modelit elektrik Daytona. Motorët do të jenë 5.7 litër, 6.4 litër dhe Hellcat supercharged 6.2 litër, me fuqinë mbi 700 kuaj fuqi. Debutim i pritur në 2026.

Ferrari EV SUV (2026)
Ferrari do tĂ« prezantojĂ« njĂ« SUV elektrik performancĂ«, duke ruajtur motorĂ«t e famshĂ«m V12 pĂ«r ata qĂ« duan traditĂ«n. SUV-i do tĂ« ketĂ« 4 vende, dhe tĂ« gjithĂ« motorĂ«t dhe baterinĂ« do t’i zhvillojĂ« vetĂ« Ferrari. Çmimi fillestar mbi 500,000 dollarĂ«, prezantimi nĂ« fillim tĂ« 2026.

Ford Mustang Dark Horse SC (2026)
Ky model Ă«shtĂ« pasardhĂ«s i Shelby GT500 dhe ka motor V8 supercharged 5.2 litĂ«r, me rreth 800 kuaj fuqi. ËshtĂ« optimizuar pĂ«r pistĂ« me aerodinamikĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«suar. DorĂ«zimet fillojnĂ« kĂ«tĂ« verĂ«.

Ford Mustang Raptor (2026)
Version off-road me motor V8 natyralisht aspiruar, tĂ«rheqje nĂ« tĂ« katĂ«r rrotat dhe pezullim tĂ« ngritur me amortizatorĂ« Fox Live Valve. Çmim fillestar rreth 90.000 dollarĂ«.

Genesis GV90 (2026)
SUV elektrik i madh me 3 rreshta ulĂ«sesh, tĂ«rheqje nĂ« tĂ« katĂ«r rrotat, autonomi rreth 250 milje dhe interier luksoz si sedan G90. Çmimi nĂ« gjashtĂ« shifra.

Genesis GV60 Magma (2027)
SUV elektrik performancë me 601 kuaj fuqi, me funksion boost deri në 641 kuaj fuqi dhe çift rrotullimi 583 lb-ft. Shitjet fillojnë në SHBA në 2026.

Genesis Magma GT (2028)
Coupe me motor V8 twin-turbo mes motorëve me mbi 600 kuaj fuqi, opsional V6 hibrid, variant cabrio dhe për pistë. Prodhimi fillon në fund të 2027.

Toyota GR GT (2027)
Model i parĂ« i pavarur nĂ«n markĂ«n GR, motor twin-turbo V8 4.0 litĂ«r me sistem hibrid, fuqia 641 kuaj fuqi, 627 lb-ft, shpejtĂ«si maksimale 199 mph. Çmimi fillestar rreth 300.000 dollarĂ«.

Infiniti Q50 (2028)
Sedan sportiv me motor twin-turbo V6 mbi 400 kuaj fuqi dhe opsion pĂ«r kutinĂ« manuale. Çmimi fillestar rreth 60.000 dollarĂ«, debutim nĂ« 2027.

Jaguar I-Type (2027)
Grand tourer katër-dyer EV me autonomi 430 milje, dizajn i bazuar te koncepti Type 00, çmim fillestar afërsisht 200.000 dollarë, debutim në fund të 2026.

Kia Telluride (2027)
SUV me motor hibrid: katërcilindër turbo 2.5 litër + dy motorë elektrikë, 329 kuaj fuqi dhe afërsisht 35 mpg. Debutim në tremujorin e parë të 2026.

Lexus LFA (2029)
EV performancë i lartë me autonomi mbi 430 milje, mundësi transmetimi manual, debutim në disa vite.

Mazda CX-5 (2027)
SUV me motor hibrid, katërcilindër 2.5 litër, mbi 30 mpg.

Mitsubishi Montero (2028)
SUV off-road me motor V6 twin-turbo ose hibrid plug-in. Çmimi fillestar rreth 60,000 dollarĂ«, debutim nĂ« 2027.

Nissan Xterra (2028)
SUV off-road me motor V6 hibrid dhe tĂ«rheqje nĂ« tĂ« katĂ«r rrotat. Çmimi rreth 40,000 dollarĂ«. Polestar 6 (2030)
Cabrio elektrik me 884 kuaj fuqi, 0-60 mph në 3.2 sekonda dhe shpejtësi maksimale 155 mph, platformë e përbashkët me Polestar 5, debutim 2030.

Porsche 718 Boxster dhe Cayman EV (2027)
Modele mid-engine elektrike me performancë të lartë dhe tingull dinamik, debutim në 2027.

Ram 1500 SRT TRX (2027)
Motor Hellcat V8 supercharged 6.2 litĂ«r, 777 kuaj fuqi, 680 lb-ft, 0-60 mph nĂ« 3.5 sekonda. Çmimi fillestar 102,590 dollarĂ«, debutim gjysma e dytĂ« e 2026.

Ram Dakota (2028)
Rikthim në segmentin mid-size me platformë body-on-frame STLA, motor turbo katërcilindër, opsion hibrid ose Hurricane inline-six. Prodhim 2027.

Rivian R2 (2026)
SUV kompakt elektrik me tre opsione motori, autonomi mbi 300 milje, çmim nën 50,000 dollarë, debutim mes 2026.

Toyota MR2 (2027)
Coupe me motor katërcilindër dhe opsional hibrid, mid-engine, debutim si model GR pa emblemën Toyota.

The post Makinat e reja që pritet të dalin së shpejti në treg appeared first on Gazeta Si.

Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë

Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat. Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. [
]

The post Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni/ Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit, bie 11 vende nga renditja

Korrupsioni po përkeqësohet në nivel global, ndërsa edhe demokracitë e konsoliduara po përjetojnë rritje të korrupsionit në kushtet e rënies së lidershipit, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 të Transparency International. Indeksi vjetor tregon se numri i vendeve që marrin mbi 80 pikë është tkurrur nga 12 një dekadë më parë në vetëm [
]

The post Korrupsioni/ Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit, bie 11 vende nga renditja appeared first on BoldNews.al.

“Muaji shkurt i ngrohtĂ« por me rebeshe”, meteorologia tregon kur do pĂ«rmirĂ«sohet moti

Meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi reshjet e shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që me nisjen e muajit shkurt. Porja thekson se reshjet e shiu do vazhdojnë gjatë gjithë muajit, ndërsa në javën e fundit të shkurtit pritet përmirësim i motit. Meteorologia shton se shkurti do karakterizohet i ngrohtë me tempratura relativisht të larta [
]

The post “Muaji shkurt i ngrohtĂ« por me rebeshe”, meteorologia tregon kur do pĂ«rmirĂ«sohet moti appeared first on BoldNews.al.

Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë

Dy persona kanĂ« ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« TiranĂ«, njĂ«ri ka pĂ«suar arrest kardiak ndĂ«rsa njĂ« grua Ă«shtĂ« mbytur teksa drekonte nĂ« restorant Policia njofton se shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pĂ«suar arrest kardiak gjatĂ« drejtimit tĂ« automjetit, nĂ« autostradĂ«n “TiranĂ«-DurrĂ«s” dhe si pasojĂ« ka humbur jetĂ«n. NdĂ«rkohĂ«, shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka [
]

The post Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret seancën për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani e ka thirrur pĂ«r tĂ« mĂ«rkurĂ«n, 11 shkurt, seancĂ«n pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s. “Pas konsultimit me shumicĂ«n e partive parlamentare tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencĂ«n e krijimit tĂ« institucioneve, miratimit tĂ« buxhetit dhe marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe legjislacionin nĂ« fuqi, Presidentja [
]

The post KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret seancën për konstituimin e Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Deklaratat përfundimtare në Hagë/ Prokuroria: Hashim Thaçi gënjeu disa herë ndërkombëtarët

Sot Ă«shtĂ« dita e dytĂ« e shpalosjes sĂ« deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« rastin gjyqĂ«sor kundĂ«r ish-presidentit tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarĂ«ve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi nĂ« GjykatĂ«n Speciale, me seli nĂ« HagĂ«. Prokuroria pretendon se Thaçi i ka gĂ«njyer disa herĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t, ndaj deklaratat e kĂ«tyre tĂ« fundit duhet tĂ« merren [
]

The post Deklaratat përfundimtare në Hagë/ Prokuroria: Hashim Thaçi gënjeu disa herë ndërkombëtarët appeared first on BoldNews.al.

❌