Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkon Leci, vjen Munishi – ndryshime te Liria e Prizrenit



Liria e Prizrenit e ka nisur mjaftë keq sezonin pranveror duke u mposhtur thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me rezultat 1-4.

Si pasojë e rezultateve negative, skuadra prizrenase ka bërë ndryshime të menjëhershme, duke e ndryshuar trajnerin.

Pra, Liria e ka shkarkuar Liridon Lecin, i cili u emërua në krye vetëm katër muaj më parë.

Leci gjatë kësaj periudhe drejtoi Lirinë në 11 ndeshje, ku mori 7 fitore, 3 barazim dhe 1 humbje, kjo e fundit.


Siç raporton “Gazeta Blic”, Liria nuk ka humbur kohë pasi e ka gjetur menjëherë edhe pasuesin, bëhet fjalë për trajnerin e njohur kosovar Ismet Munishi, i cili së fundmi ishte te Dukagjini i Klinës.

Dy palët kanë gjetur marrëveshje të plotë, kësisoj në ditët e ardhshme Munishi pritet të emërohet zyrtarisht në vendin e Lecit.

Liria e ka për synim inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, megjithatë ka mbetur pak mbrapa – për t’u renditur në pozitën e gjashtë me 36 pikë, pesë më pak se lideri Vushtrria.

Munishi telegrafi.com

Kujtojmë, aktualisht kanë përfunduar 19 xhiro në Ligën e Parë, ndërsa kanë mbetur edhe 15 për t’u zhvilluar deri në fundin e kampionatit./Telegrafi

PSG e “shkatërron” Marseille në klasiken franceze



Paris Saint-Germain është treguar i pamëshirshëm ndaj rivalit francez Marseille, në kuadër të xhiros së 21-të në Ligue 1.

“Parisienët” triumfuan me rezultat të thellë 5-0, ku dominuan në të gjitha aspektet.

Ousmane Dembele përfitoi nga asistimi i Nuno Mendes për ta zhbllokuar rezultatin (12’).

Francezi pastaj edhe dyfishoi epërsinë pas asistimit të Mayulus (37’).

PSG-ja vazhdoi të dominojë ndërsa golin e tretë e gjeti përmes autogolit të Medinas, i cili tentoi ta largonte topin por e vendosi brenda rrjetës (64’).

Vetëm dy minuta më vonë, Khvicha Kvarastkhelia bashkëpunoi me Ousmane Dembele për ta dërguar rezultatin në 4-0.

Ndërkohë, fitoren e vulosi Lee Kang-in pas asistimit të Mayulus (74’).

PSG-ja me këtë fitore rimerr kreun e Ligue 1 me 51 pikë ndërsa Marseille zë pozitën e katërt me 39 sosh./Telegrafi

Momente horrori në kafaz: Luftëtari e kafshoi në vesh rivalin, rrahet brutalisht nga tifozët



Një kafshim brutal në vesh çoi në kaos total dhe në sulmin e një luftëtari nga turma gjatë një eventi MMA në Çeki.

Në një mbrëmje të organizuar nga Clash MMA të shtunën në Brno, Vaclav Mikulasek (i njohur si “Baba Jaga”) dhe Pavol Vasko (“Pali Hari”) u përballën në ndeshjen kryesore, e cila doli jashtë kontrollit në një mënyrë të pazakontë.

Gjatë një tentative për rrëzim nga Mikulasek, Vasko reagoi duke e kafshuar në vesh. Luftëtari çek reagoi menjëherë me dhimbje të forta, ndërsa gjaku nisi të rridhte nga ana e kokës.

Vasko doli nga kafazi, por situata u përshkallëzua kur disa persona nga publiku e sulmuan. Sigurimi u përpoq të qetësonte gjendjen dhe ta shoqëronte jashtë, por ai u detyrua të hapte rrugë mes turmës, ndërsa drejt tij u hodhën pije, karrige dhe u godit me grushte.

Edhe kur arriti te korridori i dalje­s, ai nuk ishte ende i sigurt. Një tifoz e goditi me karrige, ndërsa një luftëtare femër i dha një goditje me këmbë në bark, para se më në fund të largohej nga zona.

Për më shumë shikoni pamjet e rënda./Telegrafi

MMA fighter got jumped by the crowd after nearly biting his opponent’s ear off 😳 pic.twitter.com/BIG2r9BGQs
— Happy Punch (@HappyPunch) February 8, 2026

Bernardo Silva pranon presionin: Humbja në “Anfield” do t’i jepte fund ëndrrës për titull



Mesfushori Bernardo Silva ka pranuar se Manchester City e dinte që gara për titull do të ishte praktikisht e mbyllur nëse do të humbnin ndaj Liverpoolit, para fitores dramatike në “Anfield”.

Mesfushori portugez tha se skuadra e Pep Guardiolës ishte vetëm disa minuta larg shuarjes së shpresave për titull, para se rikthimi i madh t’u jepte frymë të re ambicieve për të rikthyer trofeun më të rëndësishëm të futbollit anglez.

City e ngushtoi diferencën me Arsenalin në gjashtë pikë dhe siguroi “dopietën” sezonale ndaj Liverpoolit në kampionat për herë të parë pas gati 90 vitesh.

Me gjashtë minuta të mbetura, Silva barazoi rezultatin duke shlyer golin spektakolar nga goditja e dënimit të Dominik Szoboszlai. Hungarezi më pas u përjashtua në kohën shtesë pas një incidenti të çuditshëm me Erling Haaland, ndërsa edhe një gol nga distanca i Rayan Cherki u anulua.

“Për diferencën që kemi për të rikuperuar ndaj Arsenalit ishte e rëndësishme të kërkonim edhe një gol tjetër pasi barazova”, ka thënë Silva.

“Isha i lumtur sepse u rikthyem në lojë, por na duhej edhe një gol tjetër. Është vendi më i vështirë ku mund të vish në Ligën Premier dhe zakonisht edhe një pikë këtu është rezultat i mirë, por ne kishim nevojë për fitore”.

“Për mua është fitorja e parë këtu në nëntë vite, përveç vitit të Covidit. E dinim para ndeshjes se ndoshta gara për titull mbyllej nëse humbnim, ndaj e ndjemë se na duhej patjetër fitorja”.

“Ende ka shpresë dhe do të luftojmë deri në fund. Duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, gjë që nuk e kemi bërë mirë kohët e fundit. Po ta kishim bërë, do të ishim më afër Arsenalit tani”.

Aktualisht, Arsenali renditet e dyta, gjashtë pikë nën Man Cityn./Telegrafi

“Nuk ishte penallti, më mirë mos të ketë VAR”, Elvis Rexhbeçaj ankohet pas humbjes nga Mainz 05



Mesfushori Elvis Rexhbeçaj është ankuar për një penallti të akorduar për Mainz 05, për të cilën deklaroi se as nuk kishte kontakt me lojtarin kundërshtar.

Augsburgu të shtunën pësoi humbje 2-0 nga Mainz, ku te goli i parë protagonist ishte mesfushori i Kosovës. Pas pesë minutave lojë, ai e humbi topin dhe tentoi ta fitonte gjatë duelit me Stefan Bellin, por gjyqtari akordoi penallti.

28-vjeçari për “Kicker” është ankuar se Augsburgu iu bë e padrejtë meqenëse nuk kishte thuajse fare kontakt.

“E kam prekur tepër pak, nuk kam ndjerë asgjë. Është irrituese kur e sheh pamjen sepse mezi shihet kontakti. Kjo e irriton çdokënd”.

“Kështu që më mirë të mos jenë ata (VAR) e më pas do të kishim vendime njerëzore. Gabimet ndodhin, zemërohemi por përfundon çdo gjë. Por, t’i bësh këto gabime kur ke imazhet është thuasje e pamundur”.

“Shumë para janë shpenzuar në këtë teknologji. Mund ta afroni situatën dhe ta shihni në secilin kënd”, deklaroi prizrenasi.

Në fund, Rexhbeçaj kërkoi nga bashkëlojtarët t’i finalizojnë rastet sepse këtë edicion nuk po kalojnë formë të mirë.

“Duhet të marrim përgjegjësi vetë. Kishim shanse të mira edhe kur po humbnim 0-1. Finalizimi nuk është i mirë dhe ky ishte faktori kryesor”.

“E di që situata është kritike dhe na nevojiten pikë. Duhet një kohë e gjatë derisa të qetësohemi”.Ndërkohë, Augsburg këtë edicion po vuan për rezultate ku pas 21 xhirove, zë pozitën e 13-të me vetëm 22 pikë/Telegrafi

Interi e “demolon” Sassuolon, “blindon” kreun në Serie A



Interi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Sassuolo, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

“Neurazzurët” zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të triumfuar me rezultat 0-5.

Yann Bisseck shënoi me kokë për ta zhbllokuar rezultatin pas harkimit të Federico DiMarcos (11’).

Vetëm shtatë minuta më vonë, DiMarco asistoi sërish – këtë herë te Marcus Thuram që realizoi nga afërsia për ta dyfishuar epërsinë (28’).

Sassuolo tentoi të kthehet në lojë, si dhe ngushtoi epërsinë përmes Kristian Thorstvedt, por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Interi ishte larg më e mirë edhe në pjesën e dytë. Lautaro Martinez me një finalizim fantastik u përkujdes për golin e tretë (50’).

Kurse, fitoren e vulosi Manuel Akanji pas asistimit të DiMarcos (54’).

Situata për vendasit veçse u përkeqësua kur mesfushori serb Matic mori kartoin e dytë të verdhë për sjellje josportive dhe u përjashtua me të kuq.

Krejt në fund, në skenë doli edhe Luis Henrique që përfitoi nga një top i kthyer për epilogun përfundimtar 0-5 (89’).

Interi kësisoj shkon në kuotën e 58 pikëve, plot tetë mbi Milanin kurse Sassuolo zë pozitën e 11-të me 29 sosh./Telegrafi

Rast i rrallë: Pse u anulua goli i Rayan Cherkit ndaj Liverpoolit?



Manchester City ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Liverpooli, në sfidën që ishte dramatike nga fillimi.

Skuadra e Pep Guardiolas shkaktoi përmbysje nga 1-0 në 1-2 për t’i arkëtuar pikët e plota në “Anfield”. Sidoqoftë, ajo që ra në sy të tifozëve ishte goli i anuluar i Rayan Cherkit.

Në minutat e fundit të shtesë, e tërë skuadra e Liverpoolit përfshirë portierin po tentonin ta barazonin rezultatin, kësisoj City përfitoi me një kundërsulm, ku Rayan Cherki nga gjysma e fushës e dërgoi topin në rrjetë.

Sidoqoftë, goli u anulua nga VAR-i. E tërë kjo situatë ndodhi pasi hungarezi Dominik Szoboszlai faulloi Erling Haalandin, e meqenëse ishte lojtari i fundit, nënkuptonte automatikisht karton të kuq.

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 RAYAN CHERKI HAS WON IT FOR MANCHESTER CITY !!!!!

pic.twitter.com/UTkiH96GPQ
— Footballnus (@footballnus) February 8, 2026

Kësisoj, gjyqtari e anuloi golin e Cherkit, e përjashtoi direkt hungarezin dhe dha një gjuajtje të lirë në favor të “Qytetarëve”, të cilin e goditi Bernardo Silva, mirëpo mbi portë.

City kësisoj mori tre pikë të mëdha në “Anfield”, pasi tani kanë 50 pikë, vetëm gjashtë më pak se lideri Arsenali. Liverpooli në anën tjetër vazhdon garën për top katërshe, për t’u renditur në vendin e gjashtë me 39 pikë./Telegrafi

Man City i bëhet "hije" Arsenalit, triumfon me përmbysje ndaj Liverpoolit



Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të derbit të xhiros së 23-të në Ligën Premier.

Përballja mes rivalëve anglezë ishte shumë e zjarrtë nga fillimi, me “Qytetarët” që iu gëzuan triumfit krejt në fund me rezultat 1-2.

City e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Erling Haaland, i cili ishte afër të shënonte pas dy minutave lojë.

Skuadra e Pep Guardiolas dominoi plotësisht në këtë pjesë, por që assesi s’i finalizoi rastet.

Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte më kërkuese ku krijuan disa raste përmes Hugo Ekitike, por dështoi t’i finalizonte.

Ishte Dominik Szoboszlai që realizoi një eurogol për ta zhbllokuar epërsinë, ku me një goditje nga mbi 30 metra prej gjuajtjes së lirë – ai e la italianin plotësisht të shtangur (74’).

Sidoqoftë, 10 minuta më vonë – City u kthye në lojë. Haaland asistoi me kokë për Bernardo Silvan, i cili shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (84’).

Krejt në fund, portieri Alisson shkaktoi penallti me një ndërhyrje brenda zonës, ku nga pika e bardhë i pagabueshëm doli Haaland (90+3’).

Në minutat e fundit të kohës shtesë ndodhi edhe një rast “qesharak”, ku Rayan Cherki shënoi nga gjysma e fushës në kundërsulm, por pas rishikimit të VAR-it ndryshoi vendimi.

VAR-i vendosi që kishte një faull nga Dominik Szoboszlai te Erling Haaland, kësisoj goli u anulua si dhe hungarezi u ndëshkua direkt me karton të kuq (90+14’).City kësisoj mbledh 50 pikë, gjashtë më pak se lideri Arsenal derisa Liverpool zë pozitën e gjashtë me 39 sosh./Telegrafi

Mbi 30 metra distancë, Dominik Szoboszlai shënon eurogol ndaj Man Cityt



Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Man Cityt, në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën Premier.

Ishte Dominik Szoboszlai që shënoi një eurogol nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë pas 74 minutave lojë.

Me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, hungarezi e la Donnarumman të shtangur, me këtë të fundit që as nuk arriti të reagonte (74’).

Për më shumë shikojeni golin:

ELE É DEMAIS!!!! ELE É FANTÁSTICO!!!! ELE É MÁGICO!!! ELE É MARAVILHOSO!!!!

SZOBOSZLAI DE FALTA ABRE O PLACAR PARA O LIVERPOOL!!!!

1-0
pic.twitter.com/VfZzkcAHpk
— Central Liverpool Brasil (@central_lfc_br) February 8, 2026

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Liverpooli do të arrijë t’i arkëtojë pikët e plota në “Anfield”./Telegrafi

Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut



Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.

Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin (90) - VIDEO.

Ndërsa, Salah në minutën e fundit shënoi pas asistimit të Bacanin për t’ia siguruar vendasve pikët e plota (90+6').

Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.

Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.

Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh./Telegrafi

Fisnik Asllani “kryen punën”, Kramaric shënon ndaj Bayern Munichut



Sulmuesi Fisnik Asllani ka kontribuar te goli i Hoffenheimit ndaj Bayern Munichut.

Ishte Manuel Neuer që bëri një gabim amator, nga i cili përfitoi Asllani i cili e “vodhi” topin dhe më pas asistoi te bashkëlojtari Andrej Kramaric.

Ylli i Kosovës e pranoi për mrekulli, ndërsa ia pasoi kroatit, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte brenda rrjetës (35’).

🇽🇰🇩🇪 Fantastic assist by Fisnik Asllani to Andrej Kramaric, to equalise the score against Bayern Munich 🌟💪 pic.twitter.com/LAWZpY1qVX
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) February 8, 2026

Ndërkohë, për Asllanin ishte asistimi i katërt këtë edicion në Bundesliga, kurse ka edhe gjashtë gola në proces./Telegrafi

Juventusi e “theu” dhe ia “humbi vetëbesimin”, sulmuesi i njohur zbulon si telefonata në orën 4 të mëngjesit ia shpëtoi karrierën



Timothy Weah ka pranuar se ishte “i thyer dhe krejtësisht pa vetëbesim” pas përvojës së tij te Juventusi, por një telefonatë e pazakontë nga Roberto De Zerbi në orën 4 të mëngjesit e bindi të transferohej te Olympique Marseille.

Djali i legjendës së Milanit, George Weah, iu bashkua Juventusit me pritshmëri të mëdha nga Lille për një shumë prej rreth 11 milionë euro në verën e vitit 2023.

Megjithatë, ylli i përfaqësueses së SHBA-së nuk arriti të lërë ndikim të madh, duke regjistruar shtatë gola dhe shtatë asistime në 78 paraqitje me klubin torinez.

Situata u shoqërua edhe me polemika, kur ai refuzoi një transferim te Nottingham Forest, për të cilin pretendon se ishte rënë dakord nga klubi pa e informuar atë.

“Olympique Marseille mori një lojtar që ishte i thyer, krejtësisht pa vetëbesim”, ka thënë ai për Telefoot.

“Ishte e vështirë për mua madje të ngrihesha në mëngjes për të shkuar në stërvitje, sepse gjërat nuk po shkonin mirë për mua. Marseille vërtet mori një rrezik.”

Trajneri italian Roberto De Zerbi pa potencialin për një rikthim në Ligue 1 dhe e bindi Weah me stilin e tij të veçantë.

“Trajneri më telefonoi në orën 4 të mëngjesit, në Facetime”.

“Ai ishte me pizhamet dhe po pinte cigare. Më tha: ‘Tim, duhet të vish këtu. Do ta shohësh, ky është shtëpia jote.’ Dhe kur mbërrita në aeroport, u prita sikur të isha në shtëpinë time”.

Transferimi është realizuar si huazim prej 1 milion eurosh me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 14.4 milionë euro të tjera, plus bonuse që mund të arrijnë deri në 4.1 milionë euro.

Juventusi do të mbajë gjithashtu 10 për qind nga shuma e një shitjeje të ardhshme.

“Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, nëse është e mundur”.

Weah ka rigjetur formën e tij në Francë, duke realizuar tre gola dhe katër asistime në 28 paraqitje zyrtare me Olympique Marseille deri më tani këtë sezon./Telegrafi

Albion Rrahmani ia bën sefte vitit 2026 me gol, shënon në kampionatin çek



Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar golin e parë të vitit 2026 për Sparta Pragën.

Ylli i Kosovës realizoi në derbin ndaj Zlin për të zhbllokuar epërsinë pas 65 minutave lojë.

Pasi mori një asistim perfekt nga Irving, Rrahmani ishte i pagabueshëm nga afërsia për ta zhbllokuar rezultatin (65’).

Dokonalou přihrávku Irvinga zužitkoval Albion Rrahmani a svou osmou ligovou trefou sezony posílá Spartu do vedení 🎯🤩 pic.twitter.com/E4mJ1neMFW
— Chance Liga (@chanceliga) February 8, 2026

Ky ishte goli i parë për vitin 2026, gol që padyshim do t’ia rrisë motivimin për pjesën e mbetur meqenëse kishte kaluar një periudhë pa e “tundur rrjetën”.

Përndryshe, ishte goli i tetë në kampionatin çek këtë edicion, duke qenë golashënuesi i pestë më i mirë por vetëm tre më pak se Chory që e prinë listën./Telegrafi

Man Cityt i nevojitet fitorja ndaj Liverpoolit për ta ndjekur Arsenalin, formacionet zyrtare



Manchester City është mysafir i Liverpoolit, në derbin anglez të xhiros së 25-të në Ligën Premier.

“Qytetarët” janë ende në garë për titull, por kanë nevojë me patjetër t’i marrin pikët e plota në “Anfield”, në mënyrë që ta vazhdojë ndjekjen e Arsenalit.

Ndërsa, Liverpooli që këtë edicion e ka objektiv top katërshen gjithashtu lufton për fitore, pasi aktualisht renditet në pozitën e pestë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson; Szoboszlai, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Wirtz, Mac Allister; Salah, Ekitike, Gakpo.

Team news is IN! ✊🔴 #LIVMCI
— Liverpool FC (@LFC) February 8, 2026

Man City: Donnarumma; Nunes, Khusanov, Guehi, Ait-Nouri; Rodri, Silva, O’Reilly; Semenyo, Marmoush, Haaland.

Your line-up to take on Liverpool! 😤🩵

XI | Donnarumma, Nunes, Khusanov, Guéhi, Ait-Nouri, Rodri, Bernardo (C), O’Reilly, Semenyo, Marmoush, Haaland

SUBS | Trafford, Dias, Reijnders, Ake, Cherki, Nico, Foden, Alleyne, Lewis

🤝 @etihad pic.twitter.com/0Z8zMFri9c
— Manchester City (@ManCity) February 8, 2026

Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 17:30./Telegrafi

Valon Berisha afër largimit nga LASK-u, mësohet destinacioni i radhës



Mesfushori Valon Berisha është afër largimit nga skuadra austriake LASK, me këta të fundit që e kanë informuar se nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Siç raporton “Sky Sport Austria”, 33-vjeçari e ka refuzuar ofertën e skuadrës boshnjake FK Zeljeznicar, por pritet të largohet këto ditë – me Superligën e Zvicrës ose kampionatin polak si destinacione.

“Valon Berisha është një hap largimit nga LASK-u. Interesim konkret nga kampionati polak dhe Superliga zvicerane. Vendimi pritet javën tjetër. Më herët e refuzoi Zeljeznicar”, njofton gazetari Eric Niederseer.

ℹ️ Sky-Info: Valon #Berisha (33) steht vor Abgang vom @LASK_Official. Konkretes Interesse aus #ekstraklasa 🇵🇱 und #superleague 🇨🇭. Entscheidung nächste Woche erwartet. Zuvor Angebot von #fkzeljeznicar abgelehnt. 59 Pflichtspiele für #LASK (6 Tore, 7 Assists). @SkySportAustria pic.twitter.com/cVfqzpAnD6
— Eric Niederseer (@Sky_EricN) February 8, 2026

Ende nuk dihet emrat e klubeve që kanë shprehur interesim, por shumica e tyre padyshim do të përfitonin nga eksperienca e madhe.

Berisha ka zhvilluar 59 paraqitje për LASK-un, duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me shtatë asistime në proces. Këtë edicion, ai ka zhvilluar 589 minuta në 12 paraqitje, duke dështuar ta dhurojë pasimin final ose të gjejë rrugën drejtë rrjetës.

Kujtojmë, Berisha e ka bërë prioritet të bëhet me klub të ri në këtë afat dimëror në mënyrë që të merr ftesë nga kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit mars./Telegrafi

“Nëse vjen Neymar, dua të vij edhe unë”, Thiago Silva zbulon si Kylian Mbappe e kërkoi kalimin te PSG-ja



Thiago Silva ka zbuluar prapaskenat e ardhjes së Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, duke folur edhe për mënyrën se si më vonë u përkeqësua marrëdhënia mes tij dhe Neymarit.

Në një intervistë për Ligue1+, ish-kapiteni i klubit parisien kujtoi momentin kur sulmuesi francez shprehu dëshirën për t’iu bashkuar projektit të PSG-së.

“Më kujtohet shumë mirë Superkupa e Francës kundër Monacos së Mbappes, të cilën e fituam 2-1. Në fund të ndeshjes ai erdhi tek unë dhe më tha: ‘Nëse vjen Neymari, dua të vij edhe unë’.

“‘Mund të flasësh me presidentin. Edhe unë dua të jem pjesë e këtij ekipi’. Neymari nënshkroi dhe më pas erdhi edhe Mbappe. Që nga fillimi u krijua një miqësi e jashtëzakonshme”, tregoi Silva, duke theksuar kiminë e hershme mes dy yjeve.

Ai shtoi se më vonë gjërat ndryshuan mes tyre.

“Më pas, disa vite më vonë, ndodhi ajo që ndodhi. Jam pak i zhgënjyer me mënyrën se si përfundoi gjithçka. Duhej të kishte shkuar ndryshe”, përfundoi braziliani.

Neymar dhe Mbappe fituan gjithçka në Francë, megjithatë dështuan ta fitojnë Ligën e Kampionëve me PSG-në. Klubi francez e fitoi trofeun më të madh në botë, vetëm kur të dy u larguan nga klubi./Telegrafi

Alvaro Arbeloa rikthen në vëmendje rastin “Negreira”: Skandali më i madh në historinë e futbollit ende i pazgjidhur



Trajneri Alvaro Arbeloa ka rikthyer vëmendjen në rastin “Negreira”, duke e cilësuar si skandalin më të madh në historinë e futbollit, që çuditërisht nuk është zgjidhur.

Arbeloa tashmë është nën presion te gjiganti madrilen, sidomos që kur dështoi ndaj Benficas, ku “Los Blancos” tani duhet ta eliminojnë skuadrën portugeze në play-off për të avancuar në raundin e 16-të.

“Rasti Negreira? Askush nuk e kupton pse, deri më sot, skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll mbetet i pazgjidhur. Kjo është diçka që i prek të gjithë”.

Më pas ai u ndal te përballja ndaj Valencias, ku tha se pret një sfidë jo të lehtë.

“Ndihemi të dashur nga tifozët e Real Madridit dhe atmosfera është gjithmonë fantastike. Për çdo skuadër, mposhtja e Real Madridit është një nga sfidat më të rëndësishme të vitit. E njëjta gjë do të jetë edhe për Valencian dhe vështirësia do të jetë e jashtëzakonshme”.

“Pushimi i lojtarëve? E konsideroj planifikimin si një proces organizativ për t’i përgatitur sa më mirë lojtarët gjatë javës. Antonio Pintus është shumë i rëndësishëm për ne dhe askush nuk i vë në dyshim këto plane. Që nga momenti kur mora drejtimin e skuadrës deri te ndeshja kundër Rayo Vallecanos, ata kanë pasur vetëm dy ditë pushim”.

Kujtojmë, përballja mes Realit e Valencias do të nis më fillim prej orës 21:00./Telegrafi

Moment i veçantë: Granit Xhaka rikthehet në “Emirates” dhe përqafohet me Mikel Artetan



Kapiteni i Sunderlandit Granit Xhaka është përqafuar me trajnerin Mikel Arteta pas fitores së Arsenalit 3-0 në “Emirates”.

Xhaka shkoi për ta mbështetur Sunderlandin te skuadra londineze, pavarësisht që nuk luante si pasojë e lëndimit.

Arsenali e dominoi bindshëm tërë përballjen për të fituar me rezultat 3-0, si dhe mbajtur pozitën e parë në Ligën Premier.

Megjithatë, ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte takimi i ngrohtë mes Xhakës dhe Artetas, të cilët kanë lidhje fantastike që prej kohës kur ylli shqiptar ishte te “Topçinjtë”.

Granit Xhaka and Mikel Arteta were catching up after Arsenal vs. Sunderland 🤗 pic.twitter.com/PiRmDrmReU
— B/R Football (@brfootball) February 7, 2026

Faktikisht, Xhaka qëndroi te Arsenali vetëm shkaku i Artetas, i cili e bindi se do ta ndryshonte situatën me tifozët, gjë që ndodhi – me lojtarin që tashmë shihet si legjendë e klubit londinez.

Përndryshe, Arsenali aktualisht është plot nëntë pikë para Man Cityt, me këta të fundit që i pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Liverpooli të dielën./Telegrafi

Ernest Muçi sërish protagonist te Trabzonspor, shënon dhe asiston në fitoren ndaj Samsunspor



Sulmuesi Ernest Muçi ka shkëlqyer sërish te Trabzonspori, ku shënoi dhe asistoi ndaj Samsunsporit.

Ylli shqiptar po kalon formën më të mirë të karrierës që kur iu bashkua Trabzonsporit, ndërsa ishte protagonisti kryesor në fitoren 0-3.

Fillimisht, dhuroi një asistim të bukur për Onuachon, duke e vendosur para portierit me një harkim fantastik, me këtë të fundit që e finalizoi për mrekulli për ta zhbllokuar epërsinë (23’).

Ndërsa, në kohën shtesë shënoi nga pika e bardhë për ta vulosur fitoren prej 0-3 (90+1’).

GOL | Samsunspor 0-3 Trabzonspor ⚽️ 90+1’ Muçi pic.twitter.com/TYCPlMPDp8
— Anlık Goller - Süper Lig (@golsuperlig96) February 7, 2026

Me këtë fitore të madhe, Trabzonspor qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 45 pikë, katër më pak se lideri Galatasaray.

Kurse, Muçi në anën tjetër që aktualisht është lojtari më në formë i Shqipërisë ka shënuar nëntë gola në Superligën Turke, si dhe kompletuar dy asistime në proces./Telegrafi

Trepça regjistron fitore të madhe ndaj Borës në “1 Tetori”



Në palestrën “1 Tetori”, Trepça fitoi si mysafir ndaj Borës 88‑71 në kuadër të ProCredit Superligës së Kosovës.

Mitrovicasit u futën në ndeshje me ritëm të lartë, duke e fituar çerekun e parë 20‑15 falë gjuajtjeve të sakta të Jones.

Në çerekun e dytë, mysafirët vazhduan të zgjerojnë epërsinë; Tmusic realizoi tre gjuajtje të njëpasnjëshme për tri pikë, ndërsa Amzil dominoi në kërcime, duke I çuar shifrat në 44‑34 në pushim.

Pas kthimit nga pushimi, Trepça bëri seri prej 13‑0, duke shënuar gjuajtje të sakta nga jashtë harkut përmes Tmusic dhe JaCori Payne-it. Çereku i tretë përfundoi 30‑9, duke sjellë diferencën në mbi 20 pikë.

Bora u mundua të reagojë në çerekun e fundit me gjuajtje të Amin Hot,duke e fituar periodën e katërt 28‑14, por epërsia e krijuar më herët ishte e pakapërcyeshme.

Skuadra mitrovicase kësisoj vazhdon si lider me 16 fitore dhe vetëm tre humbje, kurse Bora renditet e trat me një rekord prej nëntë fitoreve dhe 10 humbjeve./Telegrafi

❌