Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U bënë të gjitha përgatitjet, por serbi e anulon meçin: Eduard Drenica zbulon prapaskenat se pse s'u zhvillua përballja me Jakovljevic

21 December 2025 at 16:30


Përballja e shumë pritur mes luftëtarit shqiptar të MMA, Eduard Drenica dhe serbit Petar Jakovljevic nuk do të zhvillohet.

Eduard Drenica përmes disa videove në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar të gjithë se meçi i zjarrtë është anuluar vetëm katër orë para se të niste.

Të gjitha detajet ishin kompletuar, përfshirë edhe matjen zyrtare, megjithatë serbi nuk është shfaqur fare në vendin ku ishte paraparë të zhvillohet meçi.


Jakovljevic përmes një postimi gjithashtu pretendoi se është sulmuar fizikisht nga katër persona dhe që policia e kanë dërguar në mbajtje, prandaj edhe përballja nuk do të zhvillohet.

Ndërkohë, Eduard Drenica shkroi se ky i fundit thjesht nuk guxoi të dilte në ring, duke gjetur edhe justifikime.

“Ti flet për politikë, unë për luftë. Ti flet për siguri, unë shfaqëm kur dhe ku të nevojitem. Ti flet për para, unë nënshkruaj që të hy në kafaz. Ti thua se je amator, por kërkon 15 mijë franga si kampion”.


“Ti thua se nuk je gati dhe prandaj nuk shfaqësh, por vetëm shkruan. Unë luftoj, pro ose amator. Në shkurt ose në prill. Jam gati, dëshmo që edhe ti je”.

“Ti thua se kemi nevojë për ty, por e vërteta është që të nevojitet ky meç për ta dëshmuar vetën. Në vend të kësaj, ti bën hap mbrapa. Ne nuk fluturojmë, qëndrojmë për toke, punojmë, stërvitemi dhe luftojmë. Edhe ti fluturove... por larg ringut”.

“Nëse një ditë dëshiron ta dëshmosh që je luftëtar, do të jem këtu. Deri atëherë, fjalët mbesin fjalë. Ringu kurrë nuk gënjen. Shihemi kur do që të kesh kurajon për t’u përballur me mua”, njoftoi ai./Telegrafi

Donnarumma zbulon dëshirën e tij për të ardhmen me Man Cityn

18 December 2025 at 15:32


Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shprehur kënaqësinë e tij për faktin që po stërvitet nga Pep Guardiola dhe ka theksuar dëshirën për të qëndruar “për shumë vite” te Manchester City nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Sky Sport Italia ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës me portierin, e cila do të transmetohet e plotë në ditët në vijim.

Në këtë fragment, Donnarumma flet për përshtatjen e tij te Man City dhe raportin me Guardiolën, duke nënvizuar respektin e madh që ka për të dhe ndikimin pozitiv që trajneri ka në vendimmarrjen dhe qetësinë e tij në fushë.

“E respektoj jashtëzakonisht shumë, kemi një raport të shkëlqyer dhe ai më ndihmon shumë në vendime. Më mban të qetë në çdo situatë. Është ëndrra e të gjithëve të stërvitesh prej tij. Jam me fat që jam këtu dhe shpresoj të kaloj shumë vite me të dhe të shkruaj historinë e këtij klubi. Ai është vërtet i veçantë”, ka thënë Donnarumma.

Portieri italian iu bashkua Man Cityt në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi i kishte mbetur vetëm një vit kontratë me Paris Saint-Germain dhe palët nuk kishin arritur marrëveshje për rinovim.

Këtë sezon në Ligën Premier, Donnarumma ka regjistruar gjashtë ndeshje pa pësuar gol në 13 paraqitje, duke pranuar gjithsej 12 gola.

Kontrata e tij me Man Cityn skadon në qershor të vitit 2030, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në moshën 26-vjeçare, kapiteni i Italisë ka tashmë 79 paraqitje me kombëtaren. /Telegrafi/

Votat më të çuditshme për trofeun ‘The Best FIFA 2025’

17 December 2025 at 13:29


Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.

Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.

Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me peshë të barabartë (25% secila), ku pikët janë: 5 për vendin e parë, 3 për të dytin dhe 1 për të tretin.

FIFA ka publikuar votat e dhëna nga 11 finalistët për secilën kategori, duke përfshirë zgjedhjet e përzgjedhësve, kapitenëve dhe mediave.

Zgjedhjet e kapitenëve dhe përzgjedhësve të kombëtareve të njohura:

Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës, ka votuar për dy të preferuarit e tij: Dembele në vendin e parë, Mbappe në vendin e dytë dhe Hakimi në të tretin.

Achraf Hakimi, kapiteni i Marokut, ka zgjedhur Mbappen si numrin një, Dembele në vendin e dytë dhe Raphinha në të tretin.

Marquinhos, kapiteni i Brazilit, ka vendosur Dembele në krye, Raphinha të dytin dhe Hakimi të tretin.

Carlo Ancelotti ka përsëritur të njëjtin podium, por me Mbappen në vendin e tretë.

Në Spanjë, ka pasur mendime të ndryshme rreth Lamine Yamal: kapiteni Unai Simon e ka zgjedhur si të parë, përpara Pedri dhe Nuno Mendes, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente ka votuar Pedrin, më pas Lamine Yamal dhe Mbappen.

Në Portugali, kapiteni Bernardo Silva ka votuar për Vitinha, Nuno Mendes dhe Dembele, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të njëjtët lojtarë, por me Lamine Yamal në vend të tretë.

Votat e yjeve ndërkombëtarë

Lionel Messi ka votuar për Dembelen, Mbappen dhe Lamine Yamal.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur Mbappe, Pedri dhe Lamine Yamal.

Luka Modric ka vlerësuar lojtarë të fushës së tij: Vitinha në vendin e parë, Dembele të dytin dhe Lamine Yamal të tretin, duke lënë jashtë Mbappen.

Kapiteni italian Donnarumma ka votuar për Dembele, Hakimi dhe Lamine Yamal.

Riyad Mahrez ka zgjedhur Dembele, Hakimi dhe Mbappe.

Mohamed Salah, finalist, ka vendosur Hakimi, Dembele dhe Mbappe.

Këto rezultate jo vetëm që reflektojnë performancat individuale, por gjithashtu tregojnë edhe lidhjet dhe preferencat personale midis lojtarëve dhe përzgjedhësve, duke ofruar një panoramë interesante mbi votimin për çmimin 'FIFA The Best 2025'. /Telegrafi/

Si votuan Franco Foda dhe Amir Rrahmani për “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 20:39


Franco Foda dhe Amir Rrahmani kanë dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”.

Osumane Dembélé u shpall “Futbollisti më i mirë”, Luis Enrique u shpall “Trajneri më i mirë”, ndërsa Gianluigi Donnarumma u shpall “Portieri më i mirë”.

Timonieri ynë, Franco Foda për “Lojtarin më të mirë”, i ka dhënë pikët maksimale, 5 pikë, sulmuesit të PSG-së, Ousmane Dembélé. Me 3 pikë është votuar Lamine Yamal, ndërsa një pikë ka shkuar për Harry Kane.

Sa i përket homologëve të tij, Foda me 5 pikë e ka vlerësuar Luis Enriquen. Hansi Flick ka marrë 3 pikë, ndërsa Mikel Arteta ka marrë 1 pikë.

Foda ka votuar edhe për “Portierin e Vitit”, ku Gianluigi Donnarumma ka marrë 5 pikë nga ai. Manuel Neuer ka marrë 3 pikë, ndërsa Thibaut Courtois ka marrë 1 pikë.

Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”.

Sa i përket votave për “Lojtarin më të mirë”, mbrojtësi i Napolit i ka dhënë 5 pikë Ousmane Dembélé, ndërsa 3 pikë kanë shkuar për Kylian Mbappé. Me 1 pikë është votuar Lamine Yamal.

Nga ana tjetër, për votat për “Trajnerin më të mirë”, Amir Rrahmani pikët maksimale (5) ia ka dhënë Luis Enriques. Për Hansi Flick kanë shkuar 3 pikë, ndërsa për Enzo Maresca ka shkuar 1 pikë.

Sa i përket çmimit për “Portierin e vitit”, Rrahmani me pikët maksimale e ka vlerësuar Thibaut Courtois. Gianluigi Donnarumma ka marrë 3 pikë, ndërsa Manuel Neuer ka marrë 1 pikë.

Sa i përket gazetarëve, këtë vit nga Kosova ka votuar gazetari i Telegrafit, Lavdim Pireva.

Në çmimet “The Best” u shpallën edhe fitues të tjerë, të cilët mund t’i gjeni këtu. /Telegrafi/

PSG dominon me gjashtë lojtarë në "Formacionin e Vitit" të “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 18:56


Paris Saint-Germain ka marr një përfaqësim të fuqishëm në “The Best FIFA Men’s 11 2025”, pasi gjashtë lojtarë që ndihmuan klubin francez të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFAjanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.

Në portë është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i cili ndërkohë është transferuar te Manchester City. Atij i bashkohen Achraf Hakimi, Willian Pacho, Nuno Mendes, Vitinha dhe Ousmane Dembélé, duke e bërë PSG-në klubin me numrin më të madh të përfaqësuesve në ekipin ideal.

Në formacion është përfshirë edhe fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës për Klube, Cole Palmer, si dhe talenti i jashtëzakonshëm spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të impresionojë në moshë shumë të re.

The Best FIFA Men’s 11 – 2025

Portier: Gianluigi Donnarumma

Mbrojtës: Achraf Hakimi, Willian Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes

Mesfushorë: Cole Palmer, Vitinha, Pedri, Jude Bellingham

Sulmues: Ousmane Dembélé, Lamine Yamal

#TheBest FIFA Men's 11 in 2025. ✨
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Si u përcaktua “The Best FIFA Men’s 11”

Çmimet përfshijnë performancat e futbollistëve në periudhën 11 gusht 2024 – 2 gusht 2025. Kandidaturat u përgatitën nga FIFA në bashkëpunim me akterë të futbollit botëror, ndërsa fituesit u përzgjodhën nga një panel ekspertësh dhe tifozë të regjistruar në FIFA.com.

Votat e tifozëve dhe të ekspertëve kishin peshë të barabartë, pavarësisht numrit të votuesve. Lojtarët morën pikë në bazë të votave sipas pozicioneve përkatëse.

Fituesi i çmimit “The Best FIFA Men’s Player” u përfshi automatikisht në formacion, ndërsa portieri fitues i çmimit për portierin më të mirë nisi me nëntë pikë.

Në fund, formacioni u plotësua duke respektuar kufijtë maksimalë për pozicione: katër mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues. /Telegrafi/

Donnarumma fiton çmimin e FIFA-s për portierin më të mirë në vitin 2025

16 December 2025 at 16:35


Portieri italian Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë i vitit 2025 nga FIFA, duke fituar çmimin prestigjioz “The Best”.

Aktualisht, Donnarumma aktivizohet te Manchester City, klub me të cilin ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon. Ai mbetet gjithashtu portieri i parë i Kombëtares së Italisë, e cila synon kualifikimin për Kupën e Botës.

Sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për portierin 26-vjeçar. Ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin francez, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij katërvjeçare në Paris.

Gianluigi Donnarumma is crowned #TheBest FIFA Men's Goalkeeper 2025! 🧤
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Ai mposhti edhe si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny.

Donnarumma ishte transferuar te PSG në verën e vitit 2021 nga Milani si lojtar i lirë. Megjithatë, gjatë verës së kaluar, marrëdhënia e tij me trajnerin Luis Enrique u përkeqësua, çka solli largimin e italianit nga klubi.

PSG vendosi të mos vazhdojë me Donnarummën, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata duke e transferuar për 30 milionë euro. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai u afirmua menjëherë si portieri i parë i skuadrës angleze.

Hannah Hampton is crowned #TheBest FIFA Women's Goalkeeper 2025! 🧤
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) December 16, 2025


Çmimin si portierja më e mirë e fitoi anglezja, Hannah Hampton, pwr sukseset me Anglinë dhe Chelsean./Telegrafi/


Njëri nga hajdutët që grabiti Donnarumman kreu vetëvrasje, hetimi zbulon detaje tronditëse të grupit kriminal

15 December 2025 at 19:01


Rasti i grabitjes së shtëpisë së portierit italian Gianluigi Donnarumma ka marrë një epilog tragjik. Sipas gazetës franceze Le Parisien, një nga autorët e krimit ka kryer vetëvrasje në burg.

Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar, i identifikuar si një nga të përfshirët në grabitje, i cili i mori jetën vetes më 10 maj 2024 në burgun e Fresnes, në Francë.

Kur rojet e burgut mbërritën në qelinë e tij, e gjetën të varur në hekurat e dritares. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm dhe përpjekjeve për ringjallje, përfshirë përdorimin e defibrilatorit, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej.

🚨🚨 | 𝐉𝐔𝐒𝐓 𝐈𝐍: Gianluigi Donnarumma's house was ATTACKED by a Burglar who has now KILLED himself in prison after arrest. 😳

[@le_Parisien_PSG] pic.twitter.com/QISBlM2VgM
— MatchdayHQ (@TheMatchdayHQ) December 14, 2025


Sipas hetimeve, i riu nuk ishte një nga organizatorët kryesorë të grabitjes, por më tepër një “peng” i përdorur nga drejtuesit e grupit kriminal. Autoritetet hetimore bëjnë të ditur se krerët e bandës ushtruan ndaj tij presion të vazhdueshëm dhe abuzim brutal për disa muaj, duke e shfrytëzuar për realizimin e planeve kriminale.

Rasti u rikthye sërish në vëmendje pas arrestimeve të fundit të anëtarëve kryesorë të bandës, duke hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen që ndodhi në verën e vitit 2023.

Gjatë grabitjes, Donnarumma dhe partnerja e tij përjetuan momente dramatike, pasi autorët hynë me forcë në banesë, i lidhën dhe grabitën para dhe sende me vlerë, me një dëm të vlerësuar rreth 500 mijë euro.

Arrestimet e para u kryen në prill të vitit 2024, ndërsa deri në fund të nëntorit autoritetet arritën të shpërbëjnë plotësisht të gjithë grupin kriminal, duke i dhënë fund një prej rasteve më të rënda të grabitjeve që tronditi opinionin sportiv dhe publikun francez. /Telegrafi/

Humbi 120 kilogramë dhe tani po debuton në UFC: Dua ta bëj babanë tim krenar dhe t'i siguroj vajzës sime një jetë më të mirë

13 December 2025 at 15:51


Eventi i fundit i UFC-së është planifikuar për mbrëmjen e sotme në Las Vegas, ku do të mbahet ‘UFC On ESPN 73’ në Apex, dhe do të jetë i veçantë për një gjë.

Natën nga e shtuna në të diel, sipas kohës tonë lokale, Steven Asplund, një burrë që ka një transformim të jashtëzakonshëm fizik, do të debutojë në organizatën më të fortë të MMA-së në botë.

Amerikani 27-vjeçar peshonte mbi 235 kilogramë pesë vjet më parë, dhe më pas u dashurua me MMA, gjë që e çoi në një pikë kthese në jetën e tij.

From over 520lbs to 261.5 at his DWCS weigh ins, Steven Asplund's transformation is impressive, he returns this Saturday. pic.twitter.com/jy1SuNHeUG
— Bloody Elbow (@BloodyElbow) December 12, 2025

Asplund iu përkushtua stërvitjes dhe bëri një transformim të jashtëzakonshëm, dhe pas gjashtë luftimeve profesionale në të cilat regjistroi pesë fitore dhe një humbje, erdhi mundësia për të luftuar në Serinë Contencer të Dana White - hapi i fundit para se të hynte në UFC për shumë luftëtarë.

Në shtator, Asplund e mundi kundërshtarin e tij në një ndeshje që nënkuptonte një biletë për në UFC, dhe sonte do të debutojë në promovimin më të fortë me një ndeshje kundër Sean Sharaf.

"Vetë urrejtja është e tmerrshme. Isha viktimë e ngacmimit. I thashë vetes se kjo duhej të ndryshonte", shpjegoi Asplund ndryshimin e madh në jetën e tij.

261 for Steven Asplund pic.twitter.com/oAJ7ExUZ6X
— MMA Mania (@mmamania) December 12, 2025


Sot, Asplund peshon 118 kilogramë dhe ka humbur afërsisht 120 kilogramë, dhe "pasojat" e humbjes së konsiderueshme në peshë janë të dukshme në trupin e tij.

"Do të vazhdoj derisa të më bien ‘rrathët’. Vullneti im nuk është si i dikujt tjetër. Karakteri im është prej çeliku", shtoi Asplund, i cili thotë se familja e tij është udhërrëfyesi kryesor në jetën e tij dhe se dëshiron ta bëjë të atin krenar dhe t'i sigurojë vajzës së tij një jetë më të mirë.

Ndryshe, eventi i sotëm në UFC do të jetë në qendër të vëmendjes shkaku i përballjeve midis Brandon Royval dhe Manel Kape në kategorinë 57 kg, dhe përballja bashkë-kryesore e mbrëmjes midis Gigi Chikadze dhe Kevin Vallejos. /Telegrafi/

Donnarumma vetëm një kartonë larg historisë në Ligën Premier

2 December 2025 at 14:40


Portieri i Manchester City, Gianluigi Donnarumma, është në prag të vendosjes së një rekordi në Ligën Premier , pasi mori kartonin e tij të katërt të verdhë në vetëm dhjetë ndeshje gjatë fundjavës.

Reprezentuesi italian u ndëshkua për shkak të protestave të tij ndaj gjyqtarit në fitoren 3-2 ndaj Leeds, duke regjistruar kartonin e tretë për ndërhyrje dhe të katërtin për vonesë në lojë.

Ai është vetëm një karton i verdhë larg të bëhet portieri i parë në historinë e Ligës Premier që merr pezullim për pesë kartonë të verdhë.

Për të shmangur këtë rekord të padëshiruar, Donnarumma nuk mund të marrë karton të verdhë për gjashtë ndeshjet e ardhshme, ose deri në gjysmën e sezonit, kur do të ndërpritet pezullimi për kartonët e akumuluar.

Trajneri Pep Guardiola e mbështeti portierin e tij, duke theksuar se besonte se ai do të përshtatej me gjyqtarët anglezë.

Edhe pse nuk ishte në humor për të folur gjatë konferencës për shtyp, Guardiola tha se 26-vjeçari është mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar vetë sjelljen e tij.

Ish-portieri i Milan dhe PSG, Donnarumma ka mbrojtur për Cityn në 14 ndeshje deri më tani, duke pësuar 11 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur gjashtë herë. /Telegrafi/

Nga mesazhet sekrete te transferimi madhor: Si Haaland e bindi Donnarumman të nënshkruante për Cityn

21 November 2025 at 22:28


Portieri Gianluigi Donnarumma ka zbuluar se Erling Haaland luajti rol vendimtar në transferimin e tij te Manchester City gjatë verës – një detaj që nuk ishte bërë publik deri më sot.

Italiani foli për “Sky Sports”, ku rrëfeu marrëdhënien e ngushtë me sulmuesin norvegjez dhe se si pikërisht ajo miqësi e shtyu drejt një prej hapave më të rëndësishëm në karrierë.

Donnarumma tha se Haaland është “aq i qetë dhe i përkushtuar ndaj familjes” dhe se të dy kishin krijuar një lidhje të veçantë edhe para se të bëheshin bashkëlojtarë. Madje komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm pas çdo ndeshjeje ku përballeshin në fushë.

Erling Haaland

Ai tregoi se sapo iu hap mundësia për t’u transferuar në Etihad, Haaland i shkroi menjëherë për ta bindur që të bashkohej me Cityn.

“Është me të vërtetë mik i madh – dhe është fat i madh që tani jam në të njëjtën skuadër me të, sepse është tmerr të luash kundër tij. Është alien”.

Italiani ka filluar fuqishëm aventurën në Angli, me gjashtë porta të paprekura në 12 paraqitje. Paraqitjet e tij po ndikojnë drejtpërdrejt në rikthimin e formës së Cityt dhe po e vendosin skuadrën e Pep Guardiolës si sfiduesin kryesor të Arsenalit në garën për titull në Liga Premier./Telegrafi

“U ndjeva i tradhtuar”, Donnarumma flet për hapur për largimin e dhimbshëm nga PSG-ja

21 November 2025 at 21:07


Në një intervistë për Sky Sports, Gianluigi Donnarumma ka folur hapur për largimin e tij dramatik nga PSG, duke zbuluar se ndihej i lënduar dhe i tradhtuar nga mënyra se si u largua nga klubi, pas ndihmës që dha për t’i sjellë klubit Ligën e Kampionëve.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga një klub i tillë. Pas asaj që ndodhi, u ndjeva shumë keq”, tha fillimisht portieri italian, i cili tani luan te Man City.

“Unë erdha dhe u përshtata me një stil të caktuar, por pastaj në muajt e fundit, ai stil nuk ishte më aty”.

“Është turp pas një sezoni ku sollëm Ligën e Kampionëve në Paris, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Dhemb. Por duhet të kthehësh faqen dhe te PSG, shokët e skuadrës dhe tifozët gjithmonë do të ndihen afër meje”.

“U ndjeva i tradhtuar sepse kur erdha, u përshtata me PSG-në, i kushtova vëmendje të veçantë kësaj. Por në fund, muajt e fundit ishin krejt të ndryshëm. Kjo më zhgënjeu”.

Gianluigi Donnarumma

“Është diçka që kurrë nuk do ta shpjegoj dot, por duhet ta pranosh. U zhgënjeva nga mënyra se si menaxhuan situatën. Është fatkeqësi, por duhet të vazhdosh përpara”.

“Do t’u jem gjithmonë mirënjohës PSG-së për atë që më dhanë dhe për atë që unë u dhashë atyre, ishte fantastike. Dhe gjithmonë do t’i falënderoj tifozët”.

“Do të kthehem gjithmonë në Paris sepse më dhanë një shtëpi të dytë, ishte një pjesë kaq themelore e jetës sime”.

“Jam i lumtur për atë që arrita atje dhe për atë që shokët e skuadrës dhe tifozët më dhanë, dhe gjithmonë do t’u jem mirënjohës”, përfundoi ai./Telegrafi/

Indiani kopjoi plotësisht hyrjen në ring të Alex Pereiras, por u nokautua pas vetëm 10 sekondave

21 November 2025 at 10:08


Në botën e arteve marciale, përveç aftësive, luftëtarët i kushtojnë shumë vëmendje edhe hyrjes në ring, dhe shpesh fitojnë një avantazh psikologjik ndaj kundërshtarit të tyre me rutinat e tyre.

Një video interesante na vjen nga India ku një kikboksier u përpoq ta frikësonte kundërshtarin e tij duke hyrë në ring si një nga kikboksierët dhe luftëtarët më të mirë të MMA-së sot, Alex Pereira.

Ai e kopjoi plotësisht hyrjen në ring të Pereiras së famshëm, por kjo nuk e frikësoi kundërshtarin e tij sepse ai qëndroi vetëm dhjetë sekonda në ring. Konkretisht, kundërshtari e rrëzoi dhe praktikisht e nxori jashtë ringut.

@happy.punch

Indian fighter copied Alex Pereira’s entire walkout only to get slept in the first 10 seconds 😭 #alexpereira #ufc #boxing #combatsports #ko

Si kujtesë, Pereira kishte një rekord prej 33 fitoresh dhe 7 humbjesh në karrierën e tij në kikboks që zgjati nga viti 2012 deri në vitin 2021.

Ai ishte kampion i Glory në peshat e mesme dhe të lehta dhe u fut në “Hall of Fame” të organizatës më të mirë të kikboksit në botë.

Pereira vazhdoi suksesin e tij në botën e MMA-së, duke qenë kampion i peshave të mesme dhe kampioni aktual i UFC-së në peshat e lehta.

Ai ka një rekord prej 13 fitoresh dhe 3 humbjesh në MMA. /Telegrafi/

Donnarumma: Ndaluam së luajturi në pjesën e dytë

17 November 2025 at 09:58


Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Norvegjisë, duke theksuar se rënia e ritmit në pjesën e dytë ishte vendimtare.

Donnarumma ka deklaruar se Italia humbi kontrollin e ndeshjes në pjesën e dytë, duke lejuar dy gola të panevojshëm, ndonëse në pjesën e parë e kishte dominuar plotësisht Norvegjinë.

“S’duhej ta kishim pësuar golin e tretë, ndërsa i katërti erdhi në minutën e 93-të. Problemi i vërtetë ishte se ndaluam së luajturi në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Donnarumma.

“Pjesa e parë ishte krejt tjetër. I mbajtëm të mbyllur në gjysmën e tyre të fushës dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë për 95 minuta, jo vetëm për 45”.

Donnarumma e cilësoi rezultatin si “të dhimbshëm”, por u shpreh se ekipi duhet të reagojë menjëherë.

“Duhet të ngremë kokën, sepse gjithçka vendoset në mars me ato dy ndeshje. Duhet të rikthejmë besimin dhe vetëbesimin, dhe jam i sigurt se falë punës së trajnerit do t’ia dalim”, përfundoi Donnarumma. /Telegrafi/

Skandali i basteve po e trondit UFC-në, luftëtarët zbuluan ofertat për manipulimin e ndeshjeve

4 November 2025 at 09:52


Një skandal i ri bastesh po e trondit UFC-në dhe situata është përshkallëzuar më tej pasi dy luftëtarë pranuan publikisht se në të kaluarën u janë ofruar para për kurdisje ndeshjesh.

Sipas MMA News, këto zbulime vijnë vetëm një ditë pasi gazetari i njohur i MMA-së, Ariel Helwani, raportoi se shumë luftëtarë morën oferta për të humbur ndeshjet e tyre me qëllim.

Luftëtarët konfirmuan dyshimet

Luftëtari i peshave të lehta, Vince Morales konfirmoi në rrjetet sociale se iu ofruan 70,000 dollarë për të kurdisur një nga ndeshjet e tij.

"E gjithë kjo punë e kurdisjes së ndeshjeve është çmenduri! Më ofruan ta bëja dhe nuk është diçka me të cilën mund të jetoj... edhe pse përfundova duke e humbur ndeshjen e mallkuar gjithsesi", shkroi Morales në një postim që është fshirë më pas.

Pas tij, foli edhe luftëtarja e peshave të lehta Vanessa Demopoulos. Në një koment në Instagram, ajo zbuloi se kishte marrë një ofertë të ngjashme.

"Integriteti im nuk do ta lejonte kurrë këtë. Ne e kemi kaluar jetën tonë duke mësuar aftësitë dhe duke respektuar këtë sport. Nuk mund ta besoj që njerëzit do të bënin kompromis me moralin e tyre në këtë mënyrë", ka thënë Demopoulos.

Pretty serious allegations made by Vince Morales here. I'm sharing screenshots since my hunch says those tweets won't be up for long...

Says he's been offered to throw fight before, and got offered 70K$ to do so.#UFC #MMA pic.twitter.com/jjxZiddOhQ
— The Matchmaker (@MMA__Matchmaker) November 4, 2025

Lufta e dyshimtë që shkaktoi një ortek

E gjithë çështja arriti kulmin pas një ndeshjeje të dyshimtë midis Isaac Dulgarian dhe Yadier Del Valle, të zhvilluar më 1 nëntor në UFC Vegas 110. Edhe pse Dulgarian hyri në ndeshje si një favorit i madh, shanset e basteve ranë ndjeshëm në orët para ndeshjes.

Bastet e mëdha për një fitore të Del Valle, veçanërisht një përfundim në raundin e parë, i detyruan disa agjenci bastesh të pezullonin bastet, dhe disa madje ofruan rimbursime.

A betting scandal is unfolding in the UFC after underdog Yadier del Valle shocked the favourite Isaac Dulgarian, submitting him in the first round at UFC Vegas 110.

However, it is what happened before the fight which is causing major concern for bookmakers.

An hour before the… pic.twitter.com/mxdrS5DIBo
— Scanlon MMA (@ScanlonMMA) November 2, 2025

Gjatë vetë ndeshjes, Del Valle e rrëzoi lehtësisht Dulgarianin dhe në fund e detyroi të dorëzohej që në raundin e parë.

Gazetari i MMA-së, Harry Mac, pretendon se FBI-ja njoftoi UFC-në për rrethana të dyshimta, ndërsa Helwani raportoi se Dulgarian dhe ekipi i tij siguruan promovimin se gjithçka ishte e pastër.

🚨 BREAKING: Isaac Dulgarian has been released by the UFC, per @arielhelwani

While the official reason cited is last night’s loss, the decision comes amid controversy after Dulgarian’s betting odds drastically changed just before his fight at #UFCVegas110 last night

A large… pic.twitter.com/AtvpuiYyUf
— Championship Rounds (@ChampRDS) November 3, 2025

Mac deklaroi gjithashtu se FBI-ja kishte sinjalizuar më shumë se 100 ndeshje për shkak të lëvizjeve të dyshimta të çmimeve.

Vetëm 24 orë pas humbjes së diskutueshme, Isaac Dulgarian u shkarkua nga UFC dhe tarifat e tij të ndeshjes u mbajtën nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadës. /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro: Kombinimi perfekt i talentit të ri dhe yjeve të mëdhenj - sulmi i frikshëm

3 November 2025 at 17:30


Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025.

Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern.

Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar.

Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare.

Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene.

Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola.

Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain.

Formacioni i FIFAPro

Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. /Telegrafi/

Maamma, ylli i ri i Marokut, emri i tij do të dëgjohet shumë – fituesi i fundit i Topit të Artë në Kupën e Botës U20

21 October 2025 at 17:50


Kupa e Botës nën 20 vjeç përfundoi me një surprizë të madhe, ku Maroku u shpall kampion për herë të parë në histori, pasi mposhti Argjentinën 2-0 në finalen e madhe.

Ashtu si çdo edicion, në fund të turneut u ndanë çmimet individuale, ku më i rëndësishmi – Topi i Artë i Kupës së Botës – iu dha Othmane Maammas, sulmuesit anësor 19-vjeçar që verën e kaluar kaloi nga Montpellier te Watford.

Ai ishte lojtari që udhëhoqi Marokun nga ndeshja e parë deri në finale, duke qenë lider në asistime dhe një prej më të rrezikshmëve në fushë.

Othmane Maamma

Topi i Artë i Kupës së Botës U20 – Çmimi i kampionëve të ardhshëm

Ky çmim është një nga më prestigjiozët në futbollin e të rinjve, pasi shpeshherë ka paralajmëruar kampionët e ardhshëm të botës. Në vitin 1979, e fitoi Diego Armando Maradona, në atë kohë 18-vjeçar, që me Argjentinën e tij tregoi talentin që më vonë do ta bënte legjendë në vitin 1986.

Pas tij, në vitin 1987, triumfoi Robert Prosinecki me Jugosllavinë, një futbollist që më vonë do të luante për Real Madridin dhe Barcelonën.

Në vitin 1999, Seydou Keita nga Mali, që më pas do të bëhej pjesë e Barcelonës, mori çmimin për paraqitjet mbresëlënëse që e dërguan ekipin e tij në vendin e tretë.

Seydou Keita

Edicioni i 2001 solli një tjetër yll argjentinas: Javier Saviola, i cili e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të katërt, duke fituar edhe Këpucën e Artë me 11 gola.

Në 2005 dhe 2007, dy legjenda të tjera argjentinase, Lionel Messi dhe Sergio Agüero, fituan njëri pas tjetrit si Topin e Artë ashtu edhe trofeun e Botërorit U20, duke e kthyer Argjentinën në superfuqinë e kësaj gare.

Lionel Messi

Në 2013, ishte radha e Paul Pogba-s, që me Francën u shpall kampion dhe u shpërblye si lojtari më i mirë i turneut – një paralajmërim i asaj që do të vinte pesë vjet më vonë, kur ai ngriti Kupën e Botës me ekipin A.

Fituesit që shkruan histori dhe të tjerë që u zhdukën nga skena

Historia e këtij çmimi tregon se jo të gjithë ata që ndriçojnë në U20 arrijnë sukses në futbollin e madh.

Shembulli më i njohur është Dominic Adiyiah, heroi i Ganës në vitin 2009, që pas turneut u ble nga Milani, por nuk arriti kurrë të lërë gjurmë, duke u tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

Ngjashëm edhe Henrique Almeida, fitues me Brazilin në vitin 2011, nuk arriti të kalojë kurrë kufijtë e vendit të tij.

Në listë janë edhe Adriano (fitues në vitin 1993 me Brazilin) dhe Adama Traore (Mali, 2015), të cilët nuk arritën të zhvillonin karrierën që premtonin në moshë të re.

Adriano

Nga Solanke te Casadei – trashëgimia e brezave të rinj

Në vitin 2017, Dominic Solanke mahniti me Anglinë dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa sot po gjen formën e tij më të mirë në Ligën Premier.

Në 2019, Lee Kang-In i Koresë së Jugut fitoi Topin e Artë dhe këtë vit u shpall kampion i Ligës së Kampionëve me PSG-në.

Dy vite më vonë, në 2023, Cesare Casadei e çoi Italinë në finale, duke u shpallur golashënuesi më i mirë dhe duke u përforcuar si një mesfushor i rëndësishëm në Serie A me Torinon.

Cesare Casadei

Othmane Maamma – kampion i ardhshëm apo shkëndijë kalimtare?

Emri më i ri në këtë listë është Othmane Maamma, i cili i ka dhuruar Marokut një moment historik.

Ai ishte mjeshtër i asistimeve (katër në total), përfshirë atë vendimtar në finalen kundër Argjentinës, si dhe shënoi një gol të rëndësishëm në fazën e grupeve kundër Brazilit.

Nëse e ardhmja e tij do të ndjekë rrugën e Messit dhe Pogbas apo do të shuhet si Adiyiah e Almeida, këtë do ta tregojnë vitet që vijnë.

Othmane Maamma

Për momentin, Maamma është simboli i një brezi të ri maroken që po sfidon botën dhe po i jep kontinentit afrikan një tjetër arsye për krenari. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com


“E kemi mësuar leksionin”, Donnarumma garanton rikthimin e Italisë në Botëror

16 October 2025 at 11:18


Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, ka dërguar një mesazh të qartë besimi përpara fazës vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se është plotësisht i bindur që “Azzurrët” nuk do të mungojnë në turneun më të madh të futbollit.

“Italia nuk do të dështojë për herë të tretë. Kjo kombëtare do të jetë në Botëror, nuk kam asnjë dyshim”.

Edhe pse Italia rrezikon të përballet për të tretën herë radhazi me “play-off”, që në dy tentativat e fundit i kanë rezultuar fatale, por Donnarumma nuk sheh arsye për shqetësim.

“Mësimet nga e kaluara vlejnë vetëm nëse mëson prej tyre. Ne nuk do të nënvlerësojmë askënd. Kjo skuadër e do njëra-tjetrën dhe do të jetë gati kur të vijë koha e play-off”.

Ndeshjet gjysmëfinale të “play-off” do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026 – të dyja me nga një takim të vetëm.

“Fjala play-off nuk na frikëson. Ky është një grup i shëndetshëm, i bashkuar dhe i bukur. E them me bindje – jemi mirë dhe në harmoni me njëri-tjetrin”, përfundoi portieri italian në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Italia ka një bilanc të përsosur nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Gennaro Gattuso, me fitoret 3-1 ndaj Estonisë dhe 3-0 ndaj Izraelit gjatë pushimit ndërkombëtar të tetorit.

Aktualisht, “Azzurrët” renditen në vendin e dytë të Grupit I me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, tre më pak se Norvegjia që kryeson grupin./Telegrafi/

Charles Oliveira triumfon në Rio, fitore spektakolare në UFC Fight Night 261

12 October 2025 at 12:00


Një natë e jashtëzakonshme e MMA-së u zhvillua në Rio de Janeiro, ku UFC Fight Night 261 solli emocione të shumta para publikut brazilian.

Eventi kryesor u karakterizua nga përballja mes Charles Oliveira dhe Mateusz Gamrot, dy luftëtarëve që garantuan spektakël në oktagon.

Ish-kampioni i kategorisë së lehtë, Charles “Du Bronx” Oliveira, luftoi për herë të 18-të në tokën braziliane dhe si gjithmonë, nuk zhgënjeu: fitorja e tij e 18-të në po aq duele në Brazil. Fillimisht ishte planifikuar të përballej me Rafael Fiziev, por pas lëndimit të këtij të fundit, polaku Gamrot pranoi sfidën me pak ditë njoftim, një vendim që i dha fundjavës edhe më shumë interes.


Oliveira e justifikoi statusin e tij si favorit absolut, duke mposhtur Gamrot në raundin e dytë me një levë mbresëlënëse, një lëvizje që e detyroi kundërshtarin të dorëzohej. Me këtë sukses, “Du Bronx” i shkaktoi humbjen e katërt në karrierë polakut dhe shënoi fitoren e tij të 36-të në 48 duele profesionale.

Në pjesën tjetër të mbrëmjes, u dallua edhe Deiveson Figueiredo, ish-kampion i peshave mizë, i cili mposhti Montel Jackson në një duel të ashpër. Pas tre raundeve të ngushta, braziliani fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve (28–29, 29–28, 29–28), duke i dhënë fund serisë së tij prej dy humbjesh radhazi dhe duke rikthyer besimin në karrierën e tij.

Një mbrëmje perfekte për sportin brazilian dhe për fansat që panë Charles Oliveiran të kthehej sërish në formën e tij më të mirë – spektakolar, dominues dhe i pandalshëm në vendlindjen e tij. /Telegrafi/



Charles Oliveira immediately jumped into the crowd to celebrate his win in Brazil 🥹 pic.twitter.com/lwjI76w5Ab
— Happy Punch (@HappyPunch) October 12, 2025

UFC pezullon Conor McGregorin për 18 muaj

8 October 2025 at 15:30


UFC ka pezulluar yllin më të madh të MMA-së, Conor McGregor, për 18 muaj.

Arsyeja është fakti që irlandezi dështoi të raportonte vendndodhjen e tij për kontrolle të rastësishme dopingu tri herë në vitin 2024.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga organizata Anti-Doping e Sporteve Luftarake (CSAD), 13 muaj pas dështimit të fundit të regjistruar.

Sipas vendimit të CSAD, McGregor do të jetë në gjendje të hyjë përsëri në oktagon vetëm nga 20 marsi 2026.

Breaking: Conor McGregor has accepted an 18-month period of ineligibility for a violation of the UFC Anti-Doping Policy (UFC ADP), Combat Sports Anti-Doping announced on Tuesday.

McGregor missed three attempted biological sample collections within a 12-month period in 2024,… pic.twitter.com/L4QHsIXrL7
— ESPN MMA (@espnmma) October 7, 2025


Kjo datë vjen afërsisht tre muaj para ngjarjes së paralajmëruar që supozohet të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën McGregor dëshiron të performojë, gjë që ai e konfirmoi së fundmi.

Si kujtesë, McGregor u ndesh për herë të fundit katër vjet më parë kundër Dustin Poirier, kur theu këmbën. /Telegrafi/

Florim Zendeli triumfon ndaj El Dafrawy dhe bëhet kampion i PFL Europe

4 October 2025 at 13:52


Luftëtari shqiptar, Florim Zendeli ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij, duke mposhtur egjiptianin Omar El Dafrawy në eventin PFL Champions Series: Road to Dubai – The Rematch, të zhvilluar më 3 tetor në Emiratet e Bashkuara.

Pas tre raundesh të forta, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të Zendelit me rezultatin 29-28, duke i dhënë atij një fitore të merituar në kategorinë Welterweight.

Ndeshja nisi me tension të lartë, kur Zendeli pësoi një prerje në kokë gjatë raundit të parë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor ai arriti të vazhdojë luftën.

WHAT A FIGHT! 😱 Florim Zendeli finds a way!!#RoadToDubai | LIVE NOW | Streaming on the ESPN App pic.twitter.com/N97jEUYuPm
— PFL (@PFLMMA) October 3, 2025

Pavarësisht goditjes, kampioni shqiptar nuk e humbi fokusin dhe e mori kontrollin e duelit, duke përdorur presion konstant dhe duke e çuar shpesh kundërshtarin në tokë.

Në raundet pasuese, Zendeli tregoi përgatitjen e tij superiore fizike dhe taktike, duke dominuar përmes ‘grappling’-ut dhe tentimeve për pozicione të favorshme.

Edhe pse nuk arriti të sigurojë një përfundim me dorëzim ose nokaut, ai mbajti kontrollin e plotë të ndeshjes dhe bind gjyqtarët me paraqitjen e tij të vendosur.

Kjo fitore e forcon edhe më shumë pozitën e Florim Zendelit si një prej emrave më premtues të PFL-së.

Me një rekord tashmë prej 11 fitoreve, 1 humbjeje dhe 1 barazimi, ai vazhdon të tregojë se është një kampion i vërtetë dhe një përfaqësues i denjë i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare të MMA-së. /Telegrafi/

❌
❌