Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Naftë kontrabandë nga Kosova, procedohen penalisht dy të rinjtë

Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë të naftës nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa janë proceduar penalisht dy shtetas. Sipas njoftimit të policisë, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” ndaj […]

The post Naftë kontrabandë nga Kosova, procedohen penalisht dy të rinjtë appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Përmbytje masive në Qeparo, bllokohen rrugët

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë, toka bujqësore dhe disa banesa. Sipas raportimeve, situata më problematike paraqitet në lagjes Valta, ku intensiteti i lartë i reshjeve në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë të pamenaxhueshme gjendjen, ndërsa infrastruktura kulluese […]

The post Moti i keq/ Përmbytje masive në Qeparo, bllokohen rrugët appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet Gjykata Kushtetuese, Balluku i shkon në zyrë Ramës

Trupa e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur sërish paradite e kësaj të premte. Burime për mediat bëjnë me dije se Kushtetuesja është mbledhur rreth orës 11:00, ndërsa ende nuk dihet nëse mbledhja ka të bëjë me çështjen e dërguar nga Qeveria në Kushtetuese sa i përket masës së sigurisë për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, apo […]

The post Mblidhet Gjykata Kushtetuese, Balluku i shkon në zyrë Ramës appeared first on BoldNews.al.

Me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov në banesë. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 3 […]

The post Me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Kontrolle për “Range Rover-in e Flamur Nokës”/ Berisha: Kërkuan faturat, doli firma e Lul Bashës!

Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar këtë të premte se Edi Rama ka krijuar, sipas tij, një grup mercenarësh për të goditur opozitën. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se me urdhër të Ramës, janë ushtruar kontrolle sipas tij një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, por […]

The post “Kontrolle për “Range Rover-in e Flamur Nokës”/ Berisha: Kërkuan faturat, doli firma e Lul Bashës! appeared first on BoldNews.al.

Qeveria miraton Amnistinë Penale, projektligji depozitohet në Kuvend

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Sipas tij, mes tyre ka gra, të mitur dhe […]

The post Qeveria miraton Amnistinë Penale, projektligji depozitohet në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Pak minuta shi përmbytin sërish Durrësin/ Rrëshqitje dherash në Currila, bllokohet rruga

Moti i keq me reshje shiu, që ka përfshirë vendin prej mbrëmjes së kaluar, ka shkaktuar sërish problematika në qytetin e Durrësit. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që qyteti bregdetar të përfshihet nga kaosi. Sipas raportimeve, uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në disa lagje të qytetit. Deri […]

The post Pak minuta shi përmbytin sërish Durrësin/ Rrëshqitje dherash në Currila, bllokohet rruga appeared first on BoldNews.al.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Berisha: Si e censuroi Peleshi mesazhin e DASH

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar këtë të premte se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka censuruar mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se në mesazhin e DASH theksohej qartë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, por Niko Peleshi, sipas tij e ka hequr këtë pjesë, duke treguar […]

The post Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Berisha: Si e censuroi Peleshi mesazhin e DASH appeared first on BoldNews.al.

Studimi/ Studentët shqiptarë nuk integrohen në tregun e punës, 40% të punësuar jashtë profilit

Studentët shqiptarë të sapodiplomuar e kanë të vështirë të integrohen menjëherë në tregun e punës, dhe pothuajse gati gjysma e tyre punojnë në profile që nuk kanë lidhje me arsimin. Raporti më i fundit mbi “Trendet dhe Zhvillimet në Edukim, Aftësi dhe Punësim 2025” i Fondacionit Europian të Trajnimeve tregon zhvillime të ndërlikuara të tregut […]

The post Studimi/ Studentët shqiptarë nuk integrohen në tregun e punës, 40% të punësuar jashtë profilit appeared first on BoldNews.al.

Lasgush Poradeci ‘u rikthye’ në Graz!

Ditën e djeshme, më datë 5 shkurt 2026, në orën 14:30, pranë godinës ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti i shquar shqiptar Lasgush Poradeci, u zbulua pllaka përkujtimore me emrin e tij. Të pranishëm ishin kryetarja e Bashkisë së Grazit, znj. Elke Kahr, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Sh.T. Prof. Fate […]

The post Lasgush Poradeci ‘u rikthye’ në Graz! appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘Partizani’/ Avokatët e Berishës: Akuzat pa baza, ndryshimi i klubit i bërë nga Edi Rama!

Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë deklaruar se procesi gjyqësor ndaj kryedemokratit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish klubit Partizani është politik. Në një konferencë për mediat, ata kanë deklaruar se masat e sigurimit personal ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij janë vendosur pa u marrë në […]

The post Dosja ‘Partizani’/ Avokatët e Berishës: Akuzat pa baza, ndryshimi i klubit i bërë nga Edi Rama! appeared first on BoldNews.al.

“Nuk arrita t’i shpëtoja”/ Tragjedia e familjes Kola në Itali, xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes

“Nuk arrita t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët e vetme që arrin të thotë Durim Kola, 42 vjeç, xhaxhai i familjes Kola, e cila humbi jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e saj në Porcari, në provincën e Luccas, Itali. Durim Kola është i vetmi i mbijetuar nga ngjarja. Në përpjekje për të ndihmuar […]

The post “Nuk arrita t’i shpëtoja”/ Tragjedia e familjes Kola në Itali, xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë/ Prokuroria çon në gjyq mjekun Roland Xhaxho dhe 6 të tjerë, akuzat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Sipas organit të akuzës, në gjyq janë dërguar: Mjeku Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, i akuzuar […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë/ Prokuroria çon në gjyq mjekun Roland Xhaxho dhe 6 të tjerë, akuzat appeared first on BoldNews.al.

Selin ‘harron’ Mirin, flet hapur për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë. Në një bisedë e cila u zhvillua brenda dhomes së rrëfimit, ajo theksoi se prania e banorit e bën të ndihet e qetë dhe larg lojës. Sipas Selinit, […]

The post Selin ‘harron’ Mirin, flet hapur për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj! appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Makinë të vjedhur dhe mijëra € të falsifikuara në banesë, arrestohet në Shkodër 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi është kapur me makinë të vjedhur dhe mijëra euro të falsifikuara në banesë. Sipas Policisë, në kuadër të operacioni “Livadhet 3”, është vënë në pranga shtetasi Ornaldo Çerenishta, 19 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe […]

The post EMRI/ Makinë të vjedhur dhe mijëra € të falsifikuara në banesë, arrestohet në Shkodër 19-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Pedagogu tregon efektin e monoksidit të karbonit: Helmohesh për 10 sekonda

Pedagogu i infermierisë Studim Hysa, ka treguar efektin e shpejtë të monoksidit të karbonit, dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në Itali, ku u shua një familje shqiptare me 4 anëtarë. I ftuar në A2 CNN, Hysa thotë se njeriu nuk ka asnjë mënyrë ta kuptojë praninë e tij derisa të jetë tepër vonë. Sipas […]

The post Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Pedagogu tregon efektin e monoksidit të karbonit: Helmohesh për 10 sekonda appeared first on BoldNews.al.

Analiza/ A po i vjen fundi kryeministrit britanik?!

Ky është një moment jashtëzakonisht serioz për kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Sipas BBC, çdo veprim dhe deklaratë e tij gjatë ditës tregon se ai dhe ekipi i tij e kuptojnë thellësisht gravitetin e situatës. BBC vë në dukje se kryeministri britanik ka zgjedhur të mos mbajë fjalimin që kishte planifikuar mëngjesin e […]

The post Analiza/ A po i vjen fundi kryeministrit britanik?! appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë […]

The post VIDEO/ Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“Alo motra ime është sëmurë…” / Tragjedia e familjes Kola në Itali, zbulohet telefonata e fundit

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Rughi. Viktimat janë Arti Kola, 44 vjeç, me profesion bojaxhi, bashkëshortja e tij Jonida, […]

The post “Alo motra ime është sëmurë…” / Tragjedia e familjes Kola në Itali, zbulohet telefonata e fundit appeared first on BoldNews.al.

Skandali i AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat e sigurisë për Karçanajn dhe 7 të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi këtë të enjte, masat e sigurimit të vendosura më herët për të pandehurit në çështjen e AKSHI-t. Sipas vendimit, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor […]

The post Skandali i AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat e sigurisë për Karçanajn dhe 7 të akuzuarit e tjerë appeared first on BoldNews.al.

❌