Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip fuoristradë, ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë,  për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes.

 

 

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme dhe njëkohësisht po disiplinon trafikun.

Raportohen dëme materiale dhe personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.

The post Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Zjarri përfshiu tre banesa në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare



Tri banesa janë përfshinë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të hëne në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Zjarri nisi në një nga banesat dhe më pas u përhap në dy shtëpitë ngjitur.

Si pasojë e flakëve dhe tymit, një vajzë 12-vjeçare u asfiksua dhe u dërgua në spital për ndihmën e parë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton euronews.al.

Në vendngjarje erdhën menjëherë dy mjete zjarrfikëse të qytetit, të cilat lokalizuan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.

Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar, detajet e para

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, si edhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.

Si pasojë e tymit, një vajzë në moshë të re është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie.

Fatmirësisht, të gjithë banorët e banesave të prekura nga zjarri kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa priten detaje nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Shfrytëzonte një braziliane për prosti*ucion, arrestohet i riu nga Lushnja (EMRI)

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohet si i implikuar në veprimtari prostitucioni. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Santiago Manko, i cili për rreth 2 muaj kishte shfrytëzuar për prostitucion një shtetase nga Brazili. “U arrestua në flagrancë shtetasi Santjago Manko, 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, […]

The post Shfrytëzonte një braziliane për prosti*ucion, arrestohet i riu nga Lushnja (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

106-vjetori i Kongresit Kombëtar, kryebashkiakja Sefa: Mesazhi i tij mbetet aktual edhe sot

106- vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes është përkujtuar këtë të mërkurë me një ceremoni të organizuar nga bashkia e Lushnjes dhe që do të pasohet me aktivitete të tjera deri në datën 31. Në ceremoninë morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare, deputetët e Lushnjes. Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti kryetarja e Bashkisë…

Source

Përmbyset traktori në Lushnjë, plagoset 64-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku një mjet bujqësor tip Zetor është përmbysur në një tatëpjetë. Drejtuesi i mjetit, Egzon Begaj, 64 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen […]

The post Përmbyset traktori në Lushnjë, plagoset 64-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Aksidentohet për vdekje i moshuari në Lushnje – EMRI

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë  në Lushnje. Një 70-vjeçar i identifikuar si Bujar Dingozi, ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e më pas është përplasur në tokë. Si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë. Sipas të afërmeve të viktimës 70 vjeçari vuante nga zemra, çka dyshohet për […]

The post Aksidentohet për vdekje i moshuari në Lushnje – EMRI appeared first on BoldNews.al.

Humbi kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzua, ndërron jetë i moshuari në Lushnje

LUSHNJE- Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Kurtinë në Hysgjokaj.

70-vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor i moshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Aksident me vdekje në Lushnje (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është regjistruar në Lushnje.

I moshuari është identifikuar si Bujar Dingozi. Sipas informacionet paraprake, ai ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin, e më pas është përplasur në tokë.

Si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Sipas të afërmeve të viktimës, 70-vjeçari vuante nga zemra, ç`ka dyshohet për një atak të mundshëm

The post Aksident me vdekje në Lushnje (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lushnje, plagosen dy persona

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy…

Source

Aksident në Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave, është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes.

Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në përplasje.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë, i cili u rëndua për disa minuta pas përplasjes.

The post Aksident në Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan shtetasin C. A., 19 vjeç, banues në Greqi, pasi drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në unazën e qytetit të Lushnjës

Aksident i rëndë është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Unaza e qytetit të Lushnjës vijon të mbetet një zonë problematike për aksidente rrugore, për shkak të numrit të madh të bizneseve të ndërtuara përgjatë saj.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet që po dilte nga një biznes.

Përplasja ishte shumë e fortë, dhe Marjus Doksani, rreth të 30-ave, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e tjera ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjes njihet për incidentet e shpeshta, pasi përgjatë saj ndodhen shumë biznese dhe lëvizja e mjeteve është intensive.

 

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Lushnje/ Makinat “fërkohen” me njëra-tjetrën gjatë parakalimit, njëra përfundon mes barrierave ndarëse

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në autostradën Lushnje-Fier. Dy automjete janë “fërkuar” në tentativë parakalimi në afërsi të vendit të quajtur Pushimi i Shoferit. Për këtë shkak, një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes. Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit […]

The post Lushnje/ Makinat “fërkohen” me njëra-tjetrën gjatë parakalimit, njëra përfundon mes barrierave ndarëse appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një fshat të Lushnjes, digjet shtëpia e pabanuar

Një shtëpi e pabanuar është djegur në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje. Banesa është në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty. Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji […]

The post Zjarr në një fshat të Lushnjes, digjet shtëpia e pabanuar appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, një “Benz” dhe një “Ford”. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e […]

The post Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën appeared first on BoldNews.al.

Shoferit i bllokohet timoni, makina përfundon në kanal! Dy të plagosur rëndë në aksin Lushnje-Berat

Dy persona janë plagosur rëndë, pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të kësaj të diele 14 dhjetor 2025, ku çifti i bashkëshortëve B.N dhe Xh.N. , po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas. Dyshohet se shoferi ka hasur […]

The post Shoferit i bllokohet timoni, makina përfundon në kanal! Dy të plagosur rëndë në aksin Lushnje-Berat appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas motorin, drejtuesi niset me urgjencë drejt spitalit

✇Albeu
By: M C

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Lushnjës.

Sipas raportimeve, një automjet përplasi një motor dhe për pasojë u plagos drejtuesi i saj.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor pritet të zbulojë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas motorin, drejtuesi niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se përplasja ka ndodhur për […]

The post Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit appeared first on BoldNews.al.

❌