❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

INSTAT: Eksportet 27 miliardë lekë në dhjetor 

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Eksportet e mallrave gjatĂ« muajit dhjetor 2025 arritĂ«n vlerĂ«n 27 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 5,6% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) krahasuar me muajin nëntor 2024, eksportet e mallrave u ulën me 4,3%.

SektorĂ«t qĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« kĂ«tĂ« rezultat janĂ« “Mineralet, lĂ«ndĂ«t djegĂ«se, energji elektrike” qĂ« u rritĂ«n me 3,0 pikĂ« pĂ«rqindje, “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me nga 2,4 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimi” me 1,2 pikĂ« pĂ«rqindje.

Ndërsa ndikim negativ dhanë grupet: Ushqim, pije, duhan dhe produkte kimike dhe plastike me 0,5 pikë përqindje.

Në të njëjtën kohë, importet e mallrave arritën 80 miliardë lekë, duke u rritur me 1,3% krahasuar me dhjetor 2024 dhe me 12,6% krahasuar me nëntor 2025.

Si pasojë, deficiti tregtar në dhjetor 2025 ishte 53 miliardë lekë, duke u ulur me 0,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por duke u rritur me 23,7% krahasuar me nëntorin e kaluar.

INSTAT bëri të ditur se gjithashtu se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 6,1% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa, importet arritën 887 miliardë lekë, duke u ulur lehtë me 0,8%.

/e.xh/r.e/a.f/

The post INSTAT: Eksportet 27 miliardë lekë në dhjetor  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcohet leku, valutat humbasin terren

TIRANË, 19 janar /ATSh/ NĂ« tregun e brendshĂ«m tĂ« kĂ«mbimit valutor, kĂ«tĂ« mes janari, leku forcoi pozitat nĂ« raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan të hënën u zhvlerësua me 0,08 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,01 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 83,01 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 96,51 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 111,27 lekë, ose 0,15 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,92 lekë, ose 0,24 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 83.01 -0.08
Euroja EUR 96.51 -0.01
Paundi britanik GBP 111.27 -0.15
Franga zvicerane CHF 103.92 +0.24
Jeni japonez (100) JPY 52.58 +0.02
Dollari australian AUD 55.61 -0.13
Dollari kanadez CAD 59.77 -0.05
Korona suedeze SEK 8.99 -0.02
Korona norvegjeze NOK 8.23 -0.02
Korona daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.30 -0.04
Ari (OZ 1) XAU 387323.83 +4,498.29
Argjendi (OZ 1) XAG 7729.61 +165.72
Juani kinez (onshore) CNY 11.92 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.93 0.00
Lira turke TRY 1.92 0.00

/r.e/a.f/

The post Forcohet leku, valutat humbasin terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, gjatĂ« njĂ« bashkĂ«bisedimi sot me qytetarĂ«t nĂ« Kombinat (TiranĂ«), deklaroi se demokratĂ«t shqiptarĂ« kanĂ« treguar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur se tĂ« pamundurĂ«n e bĂ«jnĂ« tĂ« mundur, duke rikujtuar sfidat historike dhe sakrificat qĂ« ka kaluar vendi.

Berisha theksoi rëndësinë e përballjes me dy diktaturat që kanë shkatërruar jetën dhe lirinë e shqiptarëve.

“Diktatura e parĂ« totalitare ishte mĂ« mizorja nĂ« EuropĂ«. Ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7 mijĂ« shqiptarĂ«, internoi mbi 40 mijĂ« dhe persekutoi mbi 100 mijĂ« tĂ« tjerĂ«. Diktatura e dytĂ«, nĂ« 10 vite, pĂ«rzuri nga vendi 1,1 milion shqiptarĂ« dhe plaçkiti pasuritĂ« publike dhe private, duke shndĂ«rruar drejtĂ«sinĂ« nĂ« armĂ« politike kundĂ«r opozitĂ«s dhe pluralizmit”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi se qeverisja aktuale sillet ndaj pasurive të qytetarëve si një pushtues i keq, duke krijuar ndjenja lodhjeje dhe dëshpërimi te qytetarët. Megjithatë, ai bëri thirrje që demokratët dhe qytetarët të mbajnë gjallë frymën e vendosmërisë dhe të mos harrojnë historinë e rezistencës së tyre.

Berisha rikujtoi sfidat e vitit 1991 dhe krizĂ«n e vitit 1997, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Partia Demokratike ngriti kokĂ«n pĂ«r tĂ« korrigjuar gabimet dhe pĂ«r tĂ« ruajtur besnikĂ«rinĂ« ndaj qytetarĂ«ve dhe vlerave demokratike. “Ne u ngritĂ«m me vendosmĂ«ri dhe moral, duke thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n pĂ«r shqiptarĂ«t dhe duke fituar besimin e tyre nĂ« vitin 2001”, tha ai.

Berisha përmendi gjithashtu protestat e filluara me pjesëmarrje minimale, që sipas tij, u shndërruan në fitore për demokratët dhe pluralizmin politik në vend.

“Partia Demokratike Ă«shtĂ« parti qĂ« ndau epokat, Ă«shtĂ« parti e interesit kombĂ«tar. Ne guxuam qĂ« çështjen kombĂ«tare ta shpallim yllin polar tĂ« PD, ndĂ«rsa dinjitetin dhe liritĂ« e qytetarĂ«ve i vendosĂ«m si themelin e programit tonĂ«â€, tha Berisha.

Ai theksoi se opozita ka përballuar presione të mëdha dhe përpjekje për ta shndërruar në një fasadë, duke përfshirë edhe lobimin me aktorë ndërkombëtarë kundër liderëve të saj.

Berisha vuri në dukje se secili anëtar i PD ka firmosur një akt madhor për të kundërshtuar përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të kapur dhe korruptuar opozitën.

 

Foltore e PD në Kombinat
1 nga 4

/e.xh/r.e/

The post Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

TIRANË, 18 janar /ATSh/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« 558-vjetorit tĂ« ndarjes nga jeta tĂ« Heroit tonĂ« KombĂ«tar, Muzeu “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu” KrujĂ« prezanton pĂ«r publikun hartĂ«n portulane tĂ« vitit 1455, tĂ« hartografit zyrtar tĂ« papa NikollĂ«s V, Bartolomeo Pareto, njĂ« dokument i rrallĂ« me rĂ«ndĂ«si historike dhe europiane.

Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau nĂ« rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallĂ«, teksa e cilĂ«soi atĂ«, “njĂ« dĂ«shmi unike tĂ« historisĂ« europiane dhe shqiptare”.

“NĂ« kĂ«tĂ« dokument tĂ« rrallĂ« kartografik, me impakt nĂ« gjithĂ« oborret e EuropĂ«s dhe AzisĂ«, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencĂ« gjeografike nĂ« zemĂ«r tĂ« njĂ« Ballkani tĂ« trazuar nga trysnia osmane nĂ« rritje. Ky Ă«shtĂ« njĂ« rast i jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« dĂ«shmon jehonĂ«n e figurĂ«s sĂ« SkĂ«nderbeut pĂ«r sĂ« gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojĂ« e EuropĂ«s sĂ« popujve nĂ« shekullin XV”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ky dokument përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimin e historisë së kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re. Hartat portulane si kjo shërbejnë si dëshmi e rëndësishme e njohjes së Shqipërisë dhe figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës.

Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues

TIRANË, 18 janar /ATSH/ KĂ«to dy ditĂ«, nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« u zhvillua Censi NdĂ«rkombĂ«tar i ShpendĂ«ve UjorĂ« DimĂ«rues 2026, njĂ« aktivitet shkencor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« synon mbledhjen e tĂ« dhĂ«nave tĂ« sakta mbi popullatat e shpendĂ«ve ujorĂ« dhe gjendjen e ekosistemeve ujorĂ« nĂ« vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga terreni, ku ekspertë po kryejnë censin.

“Nga lagunat te liqenet, qĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan nga 102 specialistĂ« tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura, tĂ« shoqĂ«ruar nga ekspertĂ«, studentĂ« dhe shumĂ« vullnetarĂ« qĂ« u bashkuan nĂ« kĂ«tĂ« proces tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m shkencor me synimin e mbledhjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave sa mĂ« tĂ« sakta pĂ«r shpendĂ«t ujorĂ« dhe pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« mirĂ« gjendjen e ekosistemeve tona”, deklaroi kryeministri Rama.

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues është pjesë e një iniciative globale që synon mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të shpendëve dhe habitatit të tyre. Aktiviteti lejon ndjekjen e ndryshimeve në popullatat e shpendëve, identifikimin e kërcënimeve dhe planifikimin e masave për ruajtjen e ekosistemeve.

Ky cens, i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizata lokale dhe ndërkombëtare, përfshin vëzhgime sistematike dhe regjistrime në liqenet, lagunat dhe zonat ujore të vendit. Përveç specialistëve, në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentë dhe vullnetarë, duke e kthyer këtë iniciativë në një mundësi për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Rezultatet e censit do të përdoren për të përmirësuar strategjitë e menaxhimit të ekosistemeve dhe për të informuar politikat e mbrojtjes së shpendëve dhe habitatit të tyre në Shqipëri.

/e.xh/r.e/

The post Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi njĂ« takim me ministrin e BujqĂ«sisĂ« dhe PylltarisĂ« tĂ« TurqisĂ«, İbrahim Yumaklı, gjatĂ« qĂ«ndrimit tĂ« tij nĂ« Berlin, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Global pĂ«r BujqĂ«sinĂ« dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“NdamĂ« vlerĂ«simin pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet ShqipĂ«ri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkĂ«punimit nĂ« fushat e bujqĂ«sisĂ«, zhvillimit rural, sigurisĂ« ushqimore, si edhe tĂ« skemave tĂ« sigurimeve bujqĂ«sore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qĂ«ndrueshĂ«m mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla.

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Takimi mes ministrave të Shqipërisë dhe Turqisë përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përforcimin e partneritetit rajonal për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

/e.xh/r.e/

The post Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Kievi përballet çdo ditë me sulme barbare

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi ditĂ«t e fundit njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« kryeqytetin e UkrainĂ«s, Kiev, i cili vazhdon tĂ« pĂ«rballet me sulme tĂ« vazhdueshme ruse gjatĂ« kĂ«tij dimri tĂ« egĂ«r.

Spiropali ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita, duke rrëfyer për pasojat e luftës që i pa nga afër.

“GjatĂ« vizitĂ«s sime pashĂ« nga afĂ«r lodhjen nĂ« trupat dhe shpirtrat e njerĂ«zve. PashĂ« fytyra luftĂ«tarĂ«sh qĂ« mbajnĂ« plagĂ« tĂ« dukshme e tĂ« padukshme”, deklaroi ministrja, duke shtuar se kishte takuar familje qĂ« jetojnĂ« me mungesa, prindĂ«r qĂ« jetojnĂ« me frikĂ«n e çdo dite dhe fĂ«mijĂ« qĂ« rriten mĂ« shpejt se mosha e tyre.

Në kuadër të vizitës, ministrja Spiropali u nderua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Ukrainës, për kontributin dhe mbështetjen ndaj vendit.

“Ky nder dhe kujtim i paharrueshĂ«m ma shtojnĂ« pĂ«rulĂ«sinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«. PĂ«r tĂ« folur, pĂ«r tĂ« vepruar dhe pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar çdo ditĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« vendit tim dhe tĂ« vlerave qĂ« na bashkojnĂ«â€, tha Spiropali.

Vizita e ministres shqiptare thekson përkushtimin e Shqipërisë për paqe, solidaritet dhe mbështetje humanitare në Ukrainë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për qytetarët që vuajnë pasojat e konfliktit.


/e.xh/r.e/

The post Spiropali: Kievi përballet çdo ditë me sulme barbare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme

TIRANË, 18 janar /ATSh/ RrĂ«shqitje masive toke kanĂ« goditur fshatin Spathar, nĂ« bashkinĂ« e Librazhdit, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme nĂ« banesa, infrastrukturĂ« rrugore dhe toka bujqĂ«sore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau nĂ« rrjete sociale momente tĂ« zonĂ«s sĂ« dĂ«muar, teksa bĂ«ri tĂ« ditur se lĂ«vizjet e para tĂ« dheut u vunĂ« re tĂ« shtunĂ«n rreth orĂ«s 14:30, ndĂ«rsa rreth njĂ« orĂ« mĂ« vonĂ« fenomeni u riaktivizua me intensitet mĂ« tĂ« madh. NĂ« orĂ«t e vona tĂ« pasdites, situata u pĂ«rkeqĂ«sua ndjeshĂ«m, kur rrĂ«shqitja pĂ«rfshiu njĂ« bllok tĂ« tĂ«rĂ« banimi, kryesisht nĂ« lagjen “Hoxha”.

Sipas Emergjencave Civile të bashkisë Librazhd, shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme. Zona e prekura ndodhet pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët vendas.

Situata mbetet kritike, ndërsa bashkia Librazhd ka aktivizuar të gjitha strukturat për të mbështetur banorët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme nga rrëshqitjet e dherave.

/e.xh/r.e/

The post Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtëpia e Bardhë: Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë në Bordin e Paqes

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« njĂ« ftesĂ« zyrtare nga presidenti amerikan Donald Trump pĂ«r t’iu bashkuar Bordit tĂ« Paqes, njĂ« plan i ideuar pĂ«r zgjidhjen e konfliktit dhe rindĂ«rtimit tĂ« GazĂ«s.

Shtëpia e Bardhë konfirmon për A2 CNN se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë trevjeçar.

“Nuk ekziston asnjĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ« kontribuar 1 miliard dollarĂ«, apo ndonjĂ« shumĂ« fiinanciare pĂ«r t’u bashkuar me BP. Dokumenti themeltar parashikon vetĂ«m se, nĂ«se njĂ« vend kontribuon 1 miliard dollarĂ«, ai fiton statusin e anĂ«tarit tĂ« pĂ«rhershĂ«m, nĂ« vend tĂ« anĂ«tarĂ«simit me afat trevjeçar”, iu pĂ«rgjigj ShtĂ«pia e BardhĂ« A2 CNN.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë sqaron edhe nismën e presidentit Donald Trump, duke theksur se paratë do të shkojnë direkt për përmbushjen e përpjekjeve për rindërtimin e Gazës.

“Bordi i Paqes ka njĂ« mandat shumĂ« ambicioz pĂ«r rindĂ«rtimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s, dhe fondet e mbledhura do tĂ« pĂ«rdoren drejtpĂ«rdrejt pĂ«r realizimin e kĂ«tij qĂ«llimi. Bordi i Paqes do tĂ« veprojĂ« si njĂ« aktor udhĂ«heqĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, duke garantuar qĂ« pothuajse çdo dollar i mbledhur tĂ« shpenzohet drejtpĂ«rdrejt pĂ«r zbatimin e mandatit tĂ« tij. Nuk do tĂ« ketĂ« paga tĂ« fryra apo barrĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« administrative, siç ndodh me shumĂ« organizata tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare”, vijon pĂ«rgjigjja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

/r.e/

The post Shtëpia e Bardhë: Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë në Bordin e Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozita “Olbania”, udhĂ«tim vizual mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« nĂ« muzeun “Marubi”

TIRANË, 18 janar /ATSh/ NĂ« Muzeun KombĂ«tar tĂ« FotografisĂ« “Marubi” nĂ« ShkodĂ«r vijon tĂ« jetĂ« e hapur ekspozita “Olbania”, njĂ« projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, qĂ« sjell njĂ« vĂ«shtrim kritik mbi mĂ«nyrĂ«n se si imazhet dhe narrativat online ndĂ«rtojnĂ« perceptime pĂ«r identitetin dhe realitetin.

E kuruar nga Sara Dolfi Agostini, ekspozita ndërthur artin vizual me kërkimin digjital, duke u mbështetur në një arkiv prej qindra imazhesh të mbledhura gjatë tranzicionit mediatik të Shqipërisë drejt internetit global.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ftuar qytetarët dhe vizitorët që këtë fundjavë të vizitojnë ekspozitën, duke e cilësuar atë një përvojë reflektuese mbi kujtesën kolektive dhe lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ministri Gonxhja ndau momente nga kjo ekspozitë, ku spikasin fotografi dhe imazhe që trajtojnë aspekte të ndryshme njerëzore, duke reflektuar mbi përvojat individuale dhe kolektive të shoqërisë.

Duke e cilĂ«suar “Olbania” si njĂ« udhĂ«tim vizual mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ«, Gonxhja theksoi se ekspozita sjell nĂ« vĂ«mendje temat e kujtesĂ«s kolektive, migrimit dhe ndikimeve kulturore qĂ« kanĂ« lidhur dy vendet ndĂ«r dekada. Sipas tij, kĂ«to narrativa vizuale krijojnĂ« njĂ« dialog tĂ« hapur mbi identitetin, historinĂ« e pĂ«rbashkĂ«t dhe marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkulturore.

Ekspozita “Olbania”, e realizuar nga kolektivi artistik Alterazioni Video, ofron njĂ« qasje bashkĂ«kohore ndaj artit vizual, duke pĂ«rdorur imazhin si mjet reflektimi dhe interpretimi mbi realitetet shoqĂ«rore dhe kulturore tĂ« rajonit.

“Alterazioni Video e konceptuan Olbania-n nĂ« vitin 2009, kur u ftuan tĂ« merrnin pjesĂ« nĂ« Bienalen e 3-tĂ« tĂ« TiranĂ«s. Si italianĂ«, ata kishin disa ide paraprake pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Dy vendet kanĂ« qenĂ« historikisht tĂ« lidhura – fillimisht nga pushtimi i Musolinit nĂ« vitin 1939, dhe mĂ« vonĂ« nĂ« fillim tĂ« viteve 1990, pas rĂ«nies sĂ« regjimit komunist, nĂ« njĂ« periudhĂ« trazirash civile dhe eksodi masiv qĂ« kulmoi nĂ« gusht 1991, kur anija Vlora mbĂ«rriti nĂ« portin e Barit me mĂ« shumĂ« se 20,000 emigrantĂ« shqiptarĂ« nĂ« bordin e saj.

ShumĂ« u riatdhesuan, por disa mbetĂ«n, dhe fluksi vazhdoi – i qĂ«ndrueshĂ«m por mĂ« pak dramatik – duke ushqyer narrativĂ«n e njĂ« marrĂ«dhĂ«nieje tĂ« ngushtĂ« dhe tĂ« ndĂ«rthurur mes dy vendeve. QĂ« nga fillimi i viteve ’80, shqiptarĂ«t mund tĂ« shikonin televizion italian nĂ« shtĂ«pi me antena tĂ« montuara nĂ« çati, kjo edhe pĂ«r shkak tĂ« transmetimeve tĂ« kufizuara tĂ« RTSH-sĂ«. KohĂ«t e fundit, shumĂ« italianĂ« po zhvendosen nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« motivuar nga lidhjet kulturore, mundĂ«sitĂ« e biznesit dhe kostoja mĂ« e ulĂ«t e jetesĂ«s, duke e pĂ«rmbysur kĂ«shtu rrjedhĂ«n migratore”, shprehet kuratorja Sara Dolfi Agostini.

Muzeu KombĂ«tar i FotografisĂ« “Marubi”, njĂ« nga institucionet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore nĂ« vend, vijon tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« hapĂ«sirĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r promovimin e artit bashkĂ«kohor dhe nxitjen e dialogut kulturor, duke i ofruar publikut ekspozita me vlera artistike dhe historike.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozita “Olbania”, udhĂ«tim vizual mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« nĂ« muzeun “Marubi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Topuzi për ATSH: Pagesat elektronike në turizëm hap pozitiv, problem nivelet e larta të komisioneve bankare

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Brenda gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit, bizneset e sektorit tĂ« turizmit, si edhe subjekte tĂ« tjera tĂ« shĂ«rbimeve, do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruara qĂ«, pĂ«rveç pagesave kesh (cash), tĂ« garantojnĂ« edhe forma alternative tĂ« pagesave elektronike, pĂ«rfshirĂ« pagesat me karta krediti, karta debiti dhe mjete tĂ« tjera elektronike.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, në një prononcim për ATSH-në, e cilësoi këtë nismë të qeverisë si një hap pozitiv për vendin, duke theksuar se ajo ndikon drejtpërdrejt në formalizimin e ekonomisë dhe në përmirësimin e shërbimit ndaj turistëve.

“Plani ambicioz i Kryeministrit pĂ«r ta shndĂ«rruar ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« vend me pĂ«rdorim minimal tĂ« parasĂ« kesh Ă«shtĂ« interesant dhe i domosdoshĂ«m. ËshtĂ« e sigurt qĂ« njĂ« nga sektorĂ«t kryesorĂ« ku do tĂ« zbatohet kjo masĂ« Ă«shtĂ« turizmi dhe shĂ«rbimet”, u shpreh Topuzi.

Sipas tij, turizmi dhe transporti sigurojnë rreth 43,6% të totalit të eksporteve të vendit dhe përbëjnë një sektor strategjik për ekonominë shqiptare. Megjithatë, Topuzi vuri në dukje se industria e turizmit përballet me disa problematika serioze që e kanë vështirësuar deri më tani zbatimin e plotë të pagesave elektronike.

“Dy elementĂ« thelbĂ«sorĂ« nuk janĂ« trajtuar mjaftueshĂ«m. Arsyeja kryesore Ă«shtĂ« niveli shumĂ« i lartĂ« i komisioneve qĂ« aplikojnĂ« bankat e nivelit tĂ« dytĂ« pĂ«r pagesat me karta. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« Bashkimin Europian komisionet variojnĂ« nga 0,3 deri nĂ« 0,6% nĂ« ShqipĂ«ri ato shkojnĂ« nga 1,8 deri nĂ« 5%”, theksoi ai.

Topuzi nĂ«nvizoi se pĂ«r bizneset e vogla tĂ« shĂ«rbimit, qĂ« operojnĂ« me marzhe fitimi 7 deri nĂ« 10 pĂ«r qind, kĂ«to komisione e penalizojnĂ« ndjeshĂ«m aktivitetin. “NĂ« kĂ«to kushte, banka kthehet nĂ« njĂ« aksionar kryesor, duke marrĂ« deri nĂ« 30-40 pĂ«r qind tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« biznesit”, tha ai.

NjĂ« tjetĂ«r shqetĂ«sim i ngritur prej tij lidhet me faktin se komisionet pĂ«r pagesat elektronike rĂ«ndojnĂ« mbi subjektet dhe jo mbi klientĂ«t, ndĂ«rsa nĂ« transaksione tĂ« vogla kjo kosto bĂ«het e papĂ«rballueshme. “Nuk Ă«shtĂ« normale qĂ« pĂ«r njĂ« pagesĂ« tĂ« vogĂ«l, siç Ă«shtĂ« njĂ« kafe, tĂ« paguhen komisione shtesĂ«â€, u shpreh Topuzi.

Ai e cilĂ«soi proces pĂ«r pagesave elektronike si njĂ« “revolucion tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, qĂ« nuk lidhet vetĂ«m me vendosjen e pajisjeve POS nĂ« njĂ«sitĂ« e shĂ«rbimit, por kĂ«rkon ndĂ«rhyrje rregullatore nga Banka e ShqipĂ«risĂ«. “Banka Qendrore nuk duhet tĂ« jetĂ« vetĂ«m rekomanduese, por vendimmarrĂ«se pĂ«r kufizimin e komisioneve, ashtu siç kanĂ« vepruar shumĂ« vende europiane”, tha Topuzi, duke pĂ«rmendur shembuj nga Greqia dhe Zvicra, ku komisionet janĂ« ulur nĂ« nivele minimale.

NjĂ« tjetĂ«r çështje e rĂ«ndĂ«sishme, sipas tij, Ă«shtĂ« mundĂ«sia e dhĂ«nies sĂ« bakshishit (tips) pĂ«rmes kartĂ«s bankare. “Turizmi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga industritĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« ShqipĂ«ri, me rreth 12 milionĂ« turistĂ« tĂ« huaj nĂ« vit. Sistemi aktual nuk e lejon qĂ« bakshishi tĂ« kalojĂ« pĂ«rmes kartĂ«s, gjĂ« qĂ« penalizon punonjĂ«sit e shĂ«rbimit”, theksoi Topuzi.

Ai bëri të ditur se Shoqata e Operatorëve Turistikë ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve dhe bankave për të mundësuar këtë proces, i cili është i aplikuar gjerësisht në vendet europiane dhe realizohet në mënyrë transparente përmes sistemit bankar dhe tatimor.

NdĂ«r tĂ« tjera Topuzi gjithashtu theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e fushatave tĂ« informimit dhe trajnimeve pĂ«r bizneset, veçanĂ«risht pĂ«r ato tĂ« vogla, si dhe zhvillimin e infrastrukturĂ«s teknike dhe teknologjike. “ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« ky proces tĂ« realizohet plotĂ«sisht brenda gjashtĂ« muajve pa mbĂ«shtetje konkrete dhe pa uljen e komisioneve bankare”, tha ai.

Sipas tij, kjo masĂ« do tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« formalizimin e sektorit tĂ« akomodimit, ku aktualisht rreth 70 pĂ«r qind e kapaciteteve janĂ« apartamente dhe vila nĂ« formĂ«n B&B, ndĂ«rsa vetĂ«m 22 pĂ«r qind janĂ« hotele. “Vendosja e pagesave elektronike do ta fusĂ« kĂ«tĂ« sektor nĂ« njĂ« regjim mĂ« tĂ« kontrolluar dhe mĂ« transparent”, pĂ«rfundoi Topuzi.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, foto: Florian Abazaj
1 nga 9

/e.xh/j.p/r.e/

The post Topuzi për ATSH: Pagesat elektronike në turizëm hap pozitiv, problem nivelet e larta të komisioneve bankare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Komisioni për Burimet Natyrore, adresim i integruar i politikave të sektorit

TIRANË,16 janar /ATSh/ Kryetarja e komisionit parlamentar pĂ«r Burimet Natyrore, InfrastrukturĂ«n dhe Zhvillimin e QĂ«ndrueshĂ«m, Anila Denaj, deklaroi se ky komision Ă«shtĂ« njĂ« nga strukturat e reja parlamentare, i krijuar pĂ«r t’u fokusuar nĂ« çështje strategjike qĂ« lidhen me energjinĂ«, infrastrukturĂ«n dhe mjedisin, si sektorĂ« thelbĂ«sorĂ« pĂ«r zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« ekonomisĂ« sĂ« vendit.

Duke marrë fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, e cila hapi vitin e ri kuvendor, Denaj prezantoi punën e deritanishme të komisionit, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 25 mbledhje dhe janë shqyrtuar e miratuar 17 akte ligjore.

“Ky komision Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r tĂ« adresuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« integruar politikat qĂ« lidhen me energjinĂ«, infrastrukturĂ«n dhe mjedisin. JanĂ« sektorĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« vĂ«mendje tĂ« veçantĂ«, pasi ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« zhvillimin ekonomik dhe social tĂ« vendit”, u shpreh Denaj.

Ajo veçoi ndër aktet ligjore më të rëndësishme ligjin për financimin e infrastrukturës hekurudhore, si dhe nismat që lidhen me investimet strategjike në këtë sektor. Sipas saj, një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe ligjit për financimin e Korridorit VIII, si një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin.

Një tjetër fushë prioritare, sipas Denajt, ka qenë sektori minerar, ku ndryshimet ligjore synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori dhe rritjen e kontributit të tij në ekonomi, duke garantuar njëkohësisht standarde më të larta mjedisore.

Në kuadër të procesit të integrimit europian, Denaj theksoi se komisioni ka punuar intensivisht për përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, veçanërisht për Kapitullin 27, që lidhet me mjedisin dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Kemi ndĂ«rmarrĂ« nisma konkrete pĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« mbetjeve dhe pĂ«r pĂ«rcaktimin e pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« subjekteve pĂ«rpunuese. Ky proces Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« bashkĂ«punim me pushtetin vendor, prodhuesit dhe bizneset, me qĂ«llim ndarjen e mbetjeve nĂ« burim dhe zbatimin efektiv tĂ« ligjit”, tha Denaj.

Ajo solli si shembull pozitiv ndarjen e mbetjeve në burim në Bashkinë e Beratit, duke e cilësuar këtë praktikë si një model që mund të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit.

Denaj informoi gjithashtu se komisioni ka zhvilluar seanca të përbashkëta me komisione të tjera parlamentare, siç ishte rasti i diskutimeve për ligjin e gjuetisë, ku janë përfshirë në mënyrë konstruktive grupet e interesit.

Po ashtu, në punimet e komisionit kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të pavarura, si Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me fushat përkatëse të përgjegjësisë së tyre.

Në përfundim, Denaj vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional si një element kyç për hartimin e legjislacionit cilësor dhe për zbatimin e reformave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. /j.p/

The post Denaj: Komisioni për Burimet Natyrore, adresim i integruar i politikave të sektorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korniza e bashkĂ«punimit me OKB 2027–2031, Balluku: PĂ«rqendrohemi nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor

TIRANË, 15 janar /ATSh/ NĂ« mbledhjen e Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Ekzekutiv pĂ«r kuadrin e bashkĂ«punimit mes QeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kombeve tĂ« Bashkuara, u vlerĂ«sua pĂ«rmbushja e objektivave tĂ« kornizĂ«s 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri mĂ« tani.

ZĂ«vĂ«ndĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjetikĂ«s, Belinda Balluku bĂ«ri tĂ« ditur se ndĂ«rsa 2026 Ă«shtĂ« viti pĂ«rmbyllĂ«s i programit aktual, po pĂ«rgatitet korniza e re 2027–2031, e cila synon tĂ« vazhdojĂ« forcimin e bashkĂ«punimit midis ShqipĂ«risĂ« dhe OKB-sĂ«.

“Ky bashkĂ«punim do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor, nxitjen e rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, tha Balluku.

Qeveria dhe partnerët e OKB-së theksuan angazhimin për të vijuar punën e përbashkët për një Shqipëri më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar përvojat dhe mësimet e nxjerra nga korniza aktuale të bashkëpunimit.

Ministrja Balluku nënvizoi se rezultatet e arritura deri tani tregojnë një avancim të dukshëm në kapacitetet institucionale, implementimin e politikave sociale dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e projekteve të qëndrueshme që fuqizojnë komunitetet lokale dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i pranishĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«rmes konsolidimit fiskal, pĂ«rmirĂ«simit tĂ« menaxhimit tĂ« financave publike dhe zgjerimit tĂ« hapĂ«sirĂ«s buxhetore, garantohet qĂ« mĂ« shumĂ« fonde t’i dedikohen mbrojtjes sociale, mbĂ«shtetjes sĂ« pensioneve, shĂ«ndetĂ«sisĂ«, arsimit, punĂ«simit dhe zhvillimit tĂ« kapitalit njerĂ«zor.

Malaj po ashtu siguroi për angazhimin për adresimin e prioriteteve edhe në kuadër të agjendës së re 2027-2031, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

/e.xh/j.p/a.f/

The post Korniza e bashkĂ«punimit me OKB 2027–2031, Balluku: PĂ«rqendrohemi nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AZHBR përforcon digjitalizimin e bujqësisë me sistemin LPIS

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Agjencia pĂ«r Zhvillim BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR) po pĂ«rshpejton digjitalizimin e sektorit bujqĂ«sor nĂ« ShqipĂ«ri, duke implementuar Sistemin e Identifikimit tĂ« Parcelave tĂ« TokĂ«s (LPIS).

Ky sistem siguron administrim më të saktë dhe transparent të fondeve të Bashkimit Evropian, përmirëson mbështetjen për fermerët dhe lehtëson menaxhimin e skemave bujqësore në përputhje me standardet evropiane.

Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi tha se LPIS, bazohet në imazheri satelitore dhe standard të avancuara të BE-së.

E pranishme në takimin e organizuar sot në Tiranë, me ekspertë vendas dhe të huaj, ajo vuri theksin në përfshirjen më të gjerë të fermerëve për konfirmimin dhe pasurimin e të dhënave fillestare.

Gjatë takimit u prezantuan përvoja nga vendet e Bashkimit Evropian, ecuria e projektit pilot në Shqipëri dhe roli i LPIS në rritjen e efikasitetit të administrimit të skemave të mbështetjes bujqësore.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« projektit pilot LPIS nĂ« Qarkun e Beratit. AZHBR pĂ«rgatitet pĂ«r fazĂ«n e dytĂ« tĂ« zbatimit, me fokus pĂ«rfshirjen e fermerĂ«ve pĂ«r konfirmimin dhe pasurimin e tĂ« dhĂ«nave fillestare, tĂ« pĂ«rftuara nga interpretimi i imazherisĂ« satelitore”, tha Kuçi.

Projekti EU4Property Rights financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe AZHBR, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të pronave dhe mbështetjen e fermerëve shqiptarë.

1 nga 4

e.xh/j.p/

The post AZHBR përforcon digjitalizimin e bujqësisë me sistemin LPIS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare ka nisur afishimin publik pĂ«r regjistrimin fillestar tĂ« pronave nĂ« pesĂ« fshatra tĂ« BashkisĂ« Has, duke garantuar transparencĂ« dhe mundĂ«si pĂ«r verifikim tĂ« tĂ« dhĂ«nave nga banorĂ«t.

Sipas njoftimit të Kadastrës, gjatë kësaj faze, afishohen listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale të zonave të përfshira në proces.

Zonat kadastrale ku po zhvillohet procesi janë: ZK 2463, Liqeni i Kuq, Njësia Administrative Fajzë; ZK 3911, Zgjec, Njësia Administrative Golaj; ZK 2983, Plani i Pates, Njësia Administrative Golaj; ZK 2950, Perollaj, Njësia Administrative Golaj dhe ZK 1278, Brenogë, Njësia Administrative Fajzë.

Banorët e këtyre zonave mund të verifikojnë me kujdes të dhënat e publikuara gjatë fazës së afishimit publik. Për çdo paqartësi, pretendim ose nevojë për saktësim, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Kukës.

Vendndodhjet e afishimit publik janë: godinat e Njësisve Administrative Golaj dhe godina e Njësisë Administrative Fajzë, në Has.

Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik dhe mbylljes së procesit të regjistrimit fillestar, banorët do të kenë mundësi të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës përmes portalit zyrtar e-Albania.

Ky proces synon të përmirësojë shërbimet e regjistrimit të pronave, të rrisë sigurinë juridike për qytetarët dhe të mundësojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në certifikatat e pronës.

e.xh/j.p/

The post Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlera më e lartë e investimeve sllovene, 48 milionë euro në shtator 2025

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Investimet sllovene nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« shĂ«nuar njĂ« trend tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rritjeje gjatĂ« viteve tĂ« fundit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, referuar statistikave zyrtare, bëri të ditur se gjatë vitit 2024, stoku i investimeve sllovene arriti vlerën më të lartë prej 44 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 7,3% krahasuar me vitin 2023.

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit, shtatori 2025 shĂ«noi njĂ« stok prej 48 milionĂ« eurosh, ndĂ«rsa fluksi i investimeve pĂ«r periudhĂ«n janar–shtator 2025 ishte 4 milionĂ« euro. “Ky trend rritĂ«s tregon besimin e investitorĂ«ve sllovenĂ« dhe potencialin pĂ«r zhvillimin e partneriteteve tĂ« reja biznesi me ShqipĂ«rinĂ«â€, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja tha se, nĂ« kuadĂ«r tĂ« forcimit tĂ« bashkĂ«punimit ekonomik dhe krijimit tĂ« mundĂ«sive tĂ« reja, Agjencia pĂ«r Investime dhe Zhvillim (AIDA) organizon Forumin e Biznesit ShqipĂ«ri–Slloveni, i cili do tĂ« zhvillohet mĂ« 5 shkurt 2026 nĂ« Tirana Innovation Hub.

Forumi synon të lidhë kompani dhe institucione nga të dy vendet në sektorë të ndryshëm: Ndërtim; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK); Agro-ushqim; Inovacione në bujqësi dhe Turizëm.

Sipas saj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zgjerojnë rrjetin e kontakteve, të identifikojnë partnerë strategjikë dhe të krijojnë bashkëpunime ndërkombëtare.

“Ky forum pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« nxitur bashkĂ«punimin ekonomik dhe pĂ«r tĂ« fuqizuar lidhjet mes biznesit dhe institucioneve tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe SllovenisĂ«â€, u shpreh Ibrahimaj. e.xh/j.p/

The post Vlera më e lartë e investimeve sllovene, 48 milionë euro në shtator 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,13 lekë

TIRANË, 15 janar /ATSh/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« enjten euroja nuk ka ndryshuar vlerĂ« nĂ« raport me lekun, duke u kĂ«mbyer nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kuotĂ« sa njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, me 96,53 lekĂ«.

Ndërkohë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 82,94 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik humbi terren me 0,11 lekë dhe këmbehet me 111,31 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 103,65 lekë ose 0,22 lekë më shumë se një ditë më parë.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.94 +0.13
Euro EUR 96.53 0.00
Poundi Britanik GBP 111.31 -0.11
Franga Zvicerane CHF 103.65 +0.22
Jeni Japonez (100) JPY 52.35 +0.15
Dollari Australian AUD 55.56 +0.18
Dollari Kanadez CAD 59.67 +0.03
Korona Suedeze SEK 9.03 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.24 +0.01
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.20 +0.11
Ari(OZ 1) XAU 383091.57 -843.75
Argjend(OZ 1) XAG 7558.50 +60.31
Juani Kinez (onshore) CNY 11.90 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.91 +0.03
Lira Turke TRY 1.92 0.00

The post Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,13 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 26.000 MWh

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Reshjet gjatĂ« tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« rritur nivelet e liqeneve, duke pĂ«rmirĂ«suar kapacitetin prodhues tĂ« HEC-eve.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot në mesditë se prodhimi ditor i energjisë elektrike nga të tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, ka arritur 26.000 MWh.

Sipas KESH, nivelet aktuale të kaskadës në lumin Drin janë: HEC Fierzë 292,4 metra mbi nivelin e detit (mmnd), HEC Koman 170,7 mmnd dhe HEC Vau i Dejës 73,4 mmnd.

Ndërsa prurjet natyrore në kaskadë janë: HEC Fierzë 400m3/s; HEC Koman 230m3/s dhe  HEC Vau i Dejës 30m3/s. e.xh/j.p/

 

The post Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 26.000 MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis regjistrimi fillestar i pronave në tre fshatra të bashkive Elbasan, Gjirokastër e Këlcyrë 

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s (AShK) njofton se ka nisur faza e afishimit publik pĂ«r regjistrimin fillestar tĂ« pronave nĂ« tre fshatra tĂ« vendit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« formalizimit dhe regjistrimit tĂ« pronĂ«sisĂ«.

Sipas njoftimit, procesi po zhvillohet në këto zona kadastrale: ZK 2707, fshati Mlizë (bashkia Elbasan); ZK 3622, fshati Tranoshisht (bashkia Gjirokastër) dhe ZK 3007, fshati Podgoran Mal (bashkia Këlcyrë).

Gjatë kësaj faze, e cila do të zgjasë 45 ditë, janë të afishuara për qytetarët listat e pronave, me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale përkatëse.

Sipas njoftimit të AShK-së, banorët e këtyre zonave njoftohen se mund të konsultojnë në çdo kohë materialet e afishuara dhe, për çdo pretendim apo nevojë për saktësim, mund të paraqesin kërkesa me shkrim pranë drejtorive vendore përkatëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës .

Vendndodhjet ku janë afishuar materialet janë: Njësia administrative Shushicë (bashkia Elbasan); njësia administrative Antigone (bashkia Gjirokastër) dhe njësia administrative Sukë (bashkia Këlcyrë).

Pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« afishimit publik, banorĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r regjistrimin dhe certifikimin e pronĂ«s pĂ«rmes portalit “e-Albania”, sipas procedurave nĂ« fuqi.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Nis regjistrimi fillestar i pronave në tre fshatra të bashkive Elbasan, Gjirokastër e Këlcyrë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berat, shiten 8,3 tonë plastikë dhe 80 tonë karton e letër në ankandin e parë të riciklimit

TIRANË, 14 janar /ATSh/  Bashkia Berat vijon tĂ« promovojĂ« menaxhimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« mbetjeve pĂ«rmes projektit tĂ« riciklimit, i cili ka njĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« ekonominĂ« lokale dhe ndĂ«rgjegjĂ«simin qytetar.

Projekti synon të rrisë ndarjen e mbetjeve në burim, të mbështesë ekonominë qarkulluese dhe të ulet sasia e mbetjeve të depozituara në landfill, duke përfshirë qytetarët dhe bizneset në procesin e riciklimit dhe duke krijuar mundësi të reja për tregun lokal të materialeve të ricikluara.

Në kuadër të këtij projekti, u zhvillua me sukses ankandi i parë i shitjes së plastikës, ku u shiten 8,3 tonë mbetje plastike të ndara nga qytetarët dhe bizneset. Po ashtu, gjatë ankandit u shiten rreth 80 tonë karton dhe letër, duke dëshmuar funksionimin e procesit të ndarjes së mbetjeve dhe aktivitetin e ekonomisë qarkulluese.

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca, u shpreh se, rezultatet e këtij ankandi tregojnë se ndarja e mbetjeve në burim po funksionon; uljen e sasisë së mbetjeve në landfill dhe mbështetjen e ekonomisë qarkulluese dhe ndërgjegjësimin për riciklimin.

Sipas tij, bashkia synon që procesi të vazhdojë dhe të zgjerohet për të përfshirë më shumë qytetarë dhe biznese, duke forcuar mbrojtjen e mjedisit dhe promovuar praktika të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve. /j.p/

The post Berat, shiten 8,3 tonë plastikë dhe 80 tonë karton e letër në ankandin e parë të riciklimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌