Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kontrabandë karburantesh nga Rusia dhe Irani në Shqipëri? Dyshime për evazion 1 mld euro

Dyshime ngrihen për kontrabandën e karburanteve në Shqipëri nga vende nën embargo, si Rusia dhe Irani, por edhe përmes vendeve proxy si Libia. Sipas Faktor.al, teksa përmend një kabllogram konfidencial të Ambasadës në Tiranë karburantet dyshohet se hyjnë në vendin tonë me dokumentacion të shkëmbyer ose të modifikuar në Qipro dhe Turqi, duke kamufluar origjinën […]

The post Kontrabandë karburantesh nga Rusia dhe Irani në Shqipëri? Dyshime për evazion 1 mld euro appeared first on BoldNews.al.

Redon Xhixha nderon Tiranën përballë Egnatias, Vllaznia kryesuese fiton në Durrës

Kategoria Superiore luajti këtë të dielë dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të. Tirana mori një triumf shprese për mbijetesën. Bardheblutë mposhtën 0-1 Egnatian në Rrogozhinë, me golin e të rikthyerit Redon Xhixha. Kryeqytetasit do synojnë të dalin nga zona e ftohtë, sakaq në krahun tjetër, te Egnatian duan kthimin te rezultatet pozitive. Në […]

The post Redon Xhixha nderon Tiranën përballë Egnatias, Vllaznia kryesuese fiton në Durrës appeared first on BoldNews.al.

“Mora një telefonatë”/ Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVK

Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta tek publiku. Vetëm pak pas daljes, ish-banori ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke hedhur dritë mbi arsyet që çuan në ndërprerjen e garës. Sipas Limit, largimi i tij nuk ka qenë një […]

The post “Mora një telefonatë”/ Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVK appeared first on BoldNews.al.

Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas

Segmenti i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është rihapur pas rreth shtatë orëve, pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga shpati i kodrës dhe mbuloi trasesë me qindra metra kub gurë dhe dhe. Ngjarja ndodhi në një zonë ku vijojnë punimet për ndërtimin e një segmenti të ri rrugor, pjesë e projektit të Koridorit VIII, ku aktualisht […]

The post Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Shembja e gurëve në Dragostunjë, kreu i ARRSH heq përgjegjësitë: U shkaktua nga mbingopja e malit me ujë

Shembja e një shpati shkëmbor në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës ka bllokuar për rreth 7 orë aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, duke lënë mijëra qytetarë dhe dhjetëra automjete të izoluar. Për situatën ka reaguar drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, i cili e ka cilësuar ngjarjen si një “fenomen natyror”, të shkaktuar […]

The post Shembja e gurëve në Dragostunjë, kreu i ARRSH heq përgjegjësitë: U shkaktua nga mbingopja e malit me ujë appeared first on BoldNews.al.

Pas 7 orësh, Ministria e Ballukut kujtohet për bllokimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë: Po punohet për pastrimin

Pas 7 orësh që nga bllokimi i rrugës Librazhd – Qafë Thanë nga rrëshqitja e një masivi dheu, ka reaguar më në fund Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë . Në një njoftim në rrjetet sociale MIE-ja shprehet se po punohet për zhbllokimin e rrugës dhe se rrëshqitja ka ardhur si shkak i erozionit dhe rreshjeve […]

The post Pas 7 orësh, Ministria e Ballukut kujtohet për bllokimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë: Po punohet për pastrimin appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas/ Berisha: Arsyeja? Vjedhjet kolosale të dyshes Rama-Balluku!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, ku me mijra qytetarë kanë mbetur të bllokuar pasi është shembur rruga. Sipas liderit të opozitës arsyeja kryesore e gjithë kësaj situate janë vjedhjet kolosale të dyshes Rama –  Balluku. Në mesazhin që shoqëron videon e publikuar në faqen e tij në […]

The post Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas/ Berisha: Arsyeja? Vjedhjet kolosale të dyshes Rama-Balluku! appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë gazetarja e njohur, Rezarta Reçi

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njohur Rezarta Reçi. Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq”, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore. Përveç punës si […]

The post Ndërron jetë gazetarja e njohur, Rezarta Reçi appeared first on BoldNews.al.

A e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij? Ja si përgjigjet Keijsi

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ishte i ftuar këtë të diel në studion e emisionit “Fan Club”, ku komentoi lojën dhe sjelljen e banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sipas tij, shumica e konkurrentëve nuk tregohen të sinqertë gjatë qëndrimit në shtëpi. “Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur […]

The post A e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij? Ja si përgjigjet Keijsi appeared first on BoldNews.al.

Rruga e fshatit Besh-Kodër në Tiranë e bllokuar prej ditësh, asnjë masë nga bashkia

Rruga e fshatit Besh-Kodër, në Tiranë, është e bllokuar prej disa ditësh, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke izoluar banorët e zonës. Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e saj. Sipas banorëve, rruga, e cila shtrihet për rreth 3 kilometra dhe lidh fshatin […]

The post Rruga e fshatit Besh-Kodër në Tiranë e bllokuar prej ditësh, asnjë masë nga bashkia appeared first on BoldNews.al.

Ish-presidenti i Malit të Zi përmendet në dosjen Epstein, Djukanovic mohon lidhjet

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në […]

The post Ish-presidenti i Malit të Zi përmendet në dosjen Epstein, Djukanovic mohon lidhjet appeared first on BoldNews.al.

Vijon bllokimi i aksit kombëtar në “Kthesat e Dragostunjës”, devijohet qarkullimi i mjeteve

Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” në dalje të qytetit të Librazhdit. Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar kalimin normal të […]

The post Vijon bllokimi i aksit kombëtar në “Kthesat e Dragostunjës”, devijohet qarkullimi i mjeteve appeared first on BoldNews.al.

“Gurë e baltë aty ku Balluku pozonte për suksese”

Shembja e gurëve dhe bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ku për orë të tëra qindra qytetarë, përfshirë të mitur dhe të moshuar, mbetën të izoluar dhe në rrezik, ka sjellë reagimin e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi. Në një deklaratë, Këlliçi akuzon ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për mungesë përgjegjësie dhe transparence, duke […]

The post “Gurë e baltë aty ku Balluku pozonte për suksese” appeared first on BoldNews.al.

“Shpëtuam për mrekulli”/ Shembja e gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, qytetari: Më sinjalizoi dikush me drita…

Dëshmi tronditëse vijnë nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen, dhe bllokuar kalimin në të dy anët e rrugës. Një prej qytetarëve ka deklaruar se ka qenë një mrekulli dhe sinjalizimi nga një shofer përpara tij që e ka sinjalizuar me drita, ajo që mund të ketë shmangur një […]

The post “Shpëtuam për mrekulli”/ Shembja e gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, qytetari: Më sinjalizoi dikush me drita… appeared first on BoldNews.al.

“Jo molotovë”/ Berisha për deklaratën e Schieder: Brukseli t’i kërkojë qeverisë të mbrojë standardin europian

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, deklaratën e reporterit për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, se demokracia me molotov nuk është e mirë, por as stabilokracia ndërsa shtoi se duhet të gjendet një e mesme e artë. Berisha në deklaratën e tij tha se priste nga Schieder dhe […]

The post “Jo molotovë”/ Berisha për deklaratën e Schieder: Brukseli t’i kërkojë qeverisë të mbrojë standardin europian appeared first on BoldNews.al.

Berisha njofton datën dhe orën e protestës së radhës

Sali Berisha me anë të një njoftimi për shtyp, ka njoftuar protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike. Protesta do të mbahet më 10 shkurt në orën 17:00. “Në 10 shkurt të gjithë në rrugë dhe sheshe, në protestën më të fuqishme që ka Njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës dhe vjedhjes së Shqiptarëve”, tha […]

The post Berisha njofton datën dhe orën e protestës së radhës appeared first on BoldNews.al.

Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 41-vjeçare nga Patosi, e dyshuar se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit. Gjithashtu, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve të tjerë, të moshave 34 deri në 41 vjeç, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari. Si prova materiale, policia sekuestroi dy […]

The post Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti në Europa League, njihuni me 8 çiftet e play-off-it

Pas Ligës së Kampioneve, edhe Europa League ka përcaktuar çiftet e fazës së playoffit në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës. Çifti i parë që doli nga shorti i hedhur ishte ai mes PAOK të Selanikut dhe Celta Vigo me sfidën e parë që do të luhet në Greqi. Ndërkaq një sfidë shumë interesante […]

The post Hidhet shorti në Europa League, njihuni me 8 çiftet e play-off-it appeared first on BoldNews.al.

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Siç mësohet vendimi i tij është marrë për arsye familjare. Pas largimit të Dukës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrin për emërimin e një drejtuesi të ri të përkohshëm. Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër […]

The post Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson appeared first on BoldNews.al.

Lamallari në mbrotje të Ballukut: Ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, doli sot në një konferencë për shtyp për të komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në vend që të mbështeste transparencën dhe pavarësinë e drejtësisë, Lamallari u përqendrua në interpretimin e imunitetit kushtetues, duke theksuar se “ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”. Në një kohë kur opinioni […]

The post Lamallari në mbrotje të Ballukut: Ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve appeared first on BoldNews.al.

❌