Raporti i Tranzicionit 2025â26 i BankĂ«s Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH): âNjĂ« botĂ« e vjetĂ«r, por mĂ« e guximshmeâ, i cili do tĂ« prezantohet sot nĂ« ambientet e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« e vĂ« fokusin tek emigracioni, i cili Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mjaft shqetĂ«sues nĂ« vend dhe nuk duket se po ndalet.
Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990.
Grafikët e raportit tregojnë qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH.
Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.
Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.
Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.
PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, kontributi i popullsisĂ« ka qenĂ« negativ gjatĂ« viteve 2000â2023, me rreth â0.2 pikĂ« pĂ«rqindje rritje tĂ« humbur çdo vit.
PĂ«r periudhĂ«n 2024â2050, ndikimi pritet tĂ« thellohet nĂ« â0.3 deri â0.4 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« vit, duke e bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« njĂ« nga ekonomitĂ« mĂ« tĂ« ekspozuara nĂ« gjithĂ« rajonin e BERZH. Edhe nĂ« horizontin 2050â2100, sinjali mbetet negativ, çka tregon se plakja e popullsisĂ« dhe pakĂ«simi i forcĂ«s sĂ« punĂ«s do tĂ« vijojnĂ« tĂ« shoqĂ«rojnĂ« ekonominĂ« edhe nĂ« dekadat e ardhshme.
Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.
Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada.
Solovova e BERZH: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar, ndërmerrni politika aktive për rikthimin e talenteve
Ekaterina Solovova, PĂ«rfaqĂ«suese Rezidente e BERZH-it nĂ« ShqipĂ«ri, ka pohuar nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r âMonitorâ nĂ« fillim tĂ« janarit se Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nĂ«nvizon se, mes personave me arsim tĂ« lartĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, pothuajse njĂ« e katĂ«rta janĂ« larguar, ndĂ«rsa relativisht pak persona me arsim tĂ« lartĂ« kanĂ« ardhur nga vende tĂ« tjera.
Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.
Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht.
Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.
Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.
Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.
Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.
Si po ikin personat e arsimuar
Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar.
Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.
Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani.
Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta.
Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen.
Studimi tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë. Në krahasim me ekonomitë e tjera, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me emigracion të lartë të të arsimuarve, në nivele shumë më të larta se ekonomitë e Europës në Zhvillim, përveç Bosnjës, e cila ndër të tjera vuan nga konfliktet ndër-etnike dhe mungesa e stabilitetit politik.
Sakaq, niveli i kthimit të profesionistëve mbetet minimal, shumë më i ulët se edhe vendet e tjera të vogla të Europës Juglindore.
Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë drejt vendeve më të zhvilluara.
ShqipĂ«ria ka diferencĂ« shumĂ« tĂ« madhe midis âdaljesâ dhe âhyrjesâ sĂ« talenteve, njĂ« nga disproporcionet mĂ« tĂ« larta mes ekonomive tĂ« EBRD-sĂ«.
Studime të tjera vendase kanë treguar se profesionistët shqiptarë largohen kryesisht për mundësi më të mira pune dhe paga shumë më të larta në vendet e BE-së, një treg më të qëndrueshëm të karrierës dhe kushte më të avancuara të kërkimit, inovacionit dhe specializimit.
Ndërkohë, Shqipëria mbetet pak tërheqëse për profesionistët e huaj për shkak të tregut të vogël, pagave konkurruese të ulëta, mundësive të kufizuara në sektorët e teknologjisë dhe kërkimit, si dhe klimës institucionale e ekonomike që ende vlerësohet si e brishtë.
Zhvillimet demografike me ikjen e trurit po i krijojnë vendit rreth vicioz që shtyn më tej emigracionin. Sa më shumë profesionistë largohen, aq më e vështirë bëhet modernizimi i ekonomisë dhe rritja e produktivitetit.
Nga ana tjetër, mungesa e një ekonomie të avancuar e bën edhe më të pakët ardhjen e talenteve nga jashtë dhe nxit ikjen e atyre që mbeten ose formohen në vend./ Monitor
The post Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar appeared first on Albeu.com.