❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

​OVL UÇK mbĂ«shtet marshin “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”, thirrje pĂ«r pjesĂ«marrje masive



Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s ka shprehur mbĂ«shtetjen e saj pĂ«r marshin “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”, tĂ« organizuar nga platforma Liria ka EmĂ«r, i cili do tĂ« mbahet mĂ« 17 shkurt.

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r pjesĂ«marrje sa mĂ« tĂ« madhe tĂ« qytetarĂ«ve, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e unitetit nĂ« mbrojtje tĂ« vlerave tĂ« luftĂ«s çlirimtare.

“Ne e mbĂ«shtesim marshin ‘DrejtĂ«si, jo politikĂ«!’, tĂ« organizuar nga Liria ka EmĂ«r. Ky marsh duhet tĂ« jetĂ« madhĂ«shtor. FtojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s qĂ« mĂ« 17 shkurt tĂ« dalin dhe tĂ« bashkohen nĂ« mbrojtje tĂ« atyre qĂ« na sollĂ«n lirinĂ« dhe ndĂ«rtuan shtetin tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Gucati.

Marshi synon të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg ndikimeve politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Platforma Liria ka EmĂ«r falĂ«nderon OVL UÇK-nĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ«, duke vlerĂ«suar rolin dhe kontributin e veteranĂ«ve nĂ« ruajtjen e vlerave tĂ« luftĂ«s çlirimtare dhe tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r KosovĂ«n. /KP/

Si i vërejti KQZ manipulimet me vota?



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po rinumëron të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Ky vendim, sipas KQZ-së, erdhi pasi janë shikuar videot nga kamerat në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat kanë ngritur dyshime se votat e kandidatëve për deputetë nuk janë shënuar në mënyrë të saktë në platformën zyrtare të KQZ-së.

Një problematikë këtu ka qenë se KQZ ka parë vetëm pamjet nga kamerat ku shihet fletëvotimi por jo edhe monitori i komisionerit i cili i ka vendosur votat në sistem.

Rrjedhimisht, ndryshimet janë vërejtur pasi që përmes pamjeve të fletëvotimeve KQZ ka numëruar me dorë votat e një vendvotimi dhe pas mbledhjes së tyre, janë krahasuar me të dhënat në sistem për atë vendvotim e tek pastaj janë vërejtur dallimet.

Lidhur me këtë proces, për KALLXO.com është deklaruar zyrtari për operacione zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Shkëlqim Rexha.

- YouTube www.youtube.com

Ai ka bërë të ditur se dyshimet kanë lindur pasi janë analizuar video-incizime të numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Sipas video-incizimeve qĂ« kemi marrĂ« nga Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit, kemi parĂ« se votat e kandidatĂ«ve nuk janĂ« shĂ«nuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ« nga ajo qĂ« Ă«shtĂ« pasqyruar nĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ«â€ – ka thĂ«nĂ« Rexha.

Shkelqim Rexha – Zyrtar pĂ«r Operacione Zgjedhore nĂ« KQZ/ Foto: Kallxo.com

i ka sqaruar se pas shqyrtimit të këtyre incizimeve, sekretariati i KQZ-së ka bërë rekomandim për verifikim të mëtejmë, duke çuar në vendimin për rinumërim.

“Ne si Sekretariat kemi bĂ«rĂ« njĂ« rekomandim dhe KQZ-ja ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« shkojmĂ« me rinumĂ«rim fillimisht tĂ« 2 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i verifikojmĂ« edhe njĂ« herĂ« se a janĂ« shĂ«nuar votat e kandidatĂ«ve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ«â€ – ka deklaruar Rexha.

Sipas Rexhës, gjatë krahasimit të rezultateve të fletëvotimeve me të dhënat e hedhura në platformën e KQZ-së, janë konstatuar mospërputhje të qarta.

“E kemi bĂ«rĂ« njĂ« krahasim tĂ« rezultateve dhe kemi parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shĂ«nim i pasaktĂ« i votave qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« fletĂ«votim dhe atyre qĂ« janĂ« nĂ« platformĂ«. Pra, votat nuk janĂ« pĂ«rputhur” – ka theksuar ai.

Komisionerë partie në QKN, staf i KQZ-së në rinumërim

Një nga dallimet kryesore mes numërimit fillestar dhe procesit të rinumërimit, sipas Rexhës, është përbërja e ekipeve që kryejnë numërimin.

“NĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit kanĂ« qenĂ« komisionerĂ« tĂ« nominuar nga subjektet politike, tĂ« emĂ«ruar nga KQZ-ja, ndĂ«rsa nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve procesin e realizojnĂ« persona tĂ« rekrutuar drejtpĂ«rdrejt nga KQZ-ja” – ka sqaruar Rexha.

Ai ka shtuar se procesi i rinumërimit është i monitoruar vazhdimisht nga vëzhgues të subjekteve politike, organizatave dhe mediave, përmes ekraneve që pasqyrojnë çdo veprim në kohë reale.

Edhe pse KQZ-ja nuk ka marrë ankesa direkte nga vëzhguesit gjatë numërimit fillestar, Rexha ka theksuar rëndësinë e rolit të tyre gjatë rinumërimit.

“VĂ«zhguesit luajnĂ« rol kyç. NĂ«se vĂ«rejnĂ« ndonjĂ« pasaktĂ«si, reagojnĂ« dhe punonjĂ«si ynĂ« Ă«shtĂ« i obliguar ta ndalĂ« procesin dhe ta verifikojĂ« sĂ«rish votĂ«n,” ka thĂ«nĂ« ai.

Si zhvillohet procesi i rinumërimit?

Rexha ka shpjeguar në detaje edhe procedurën e rinumërimit, duke theksuar se ajo është pothuajse identike me atë të QKN-së.

“TĂ« gjitha fletĂ«votimet nxirren nga kutia, verifikohet subjekti politik, vlefshmĂ«ria e fletĂ«votimit, vula, dhe mĂ« pas bĂ«hen llogaritjet nĂ« formularin e rezultateve. Numri i fletĂ«votimeve duhet tĂ« pĂ«rputhet me numrin e nĂ«nshkrimeve dhe me fletĂ«votimet e pavlefshme e tĂ« vlefshme” – ka sqaruar Rexha.

Ai ka bërë të ditur se çdo fletëvotim vendoset një nga një në sistem dhe nuk ka grumbullim të votave.

“FletĂ«votimet vendosen njĂ« nga njĂ« pĂ«r secilin kandidat, pĂ«r secilĂ«n fletĂ« veç e veç. Kjo bĂ«het pĂ«r tĂ« garantuar saktĂ«si mĂ« tĂ« madhe” – ka shtuar ai.

Dy forma të manipulimit të dyshuar

Sipas raportit preliminar të sekretariatit të KQZ-së janë identifikuar dy forma të pasaktësive gjatë numërimit.

“NĂ« disa raste Ă«shtĂ« hequr njĂ« votĂ« nga njĂ« kandidat dhe i Ă«shtĂ« shtuar njĂ« kandidati tjetĂ«r, ndĂ«rsa nĂ« raste tĂ« tjera janĂ« shtuar vota pĂ«r kandidatĂ« qĂ« fare nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« shĂ«nuar nĂ« fletĂ«votim” – ka deklaruar Rexha.

Nga të dhënat preliminare, komuna e Prizrenit rezulton të ketë numrin më të madh të pasaktësive në shënimin e votave të kandidatëve.

“Prizreni ka numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« rasteve ku votat e kandidatĂ«ve nuk janĂ« shĂ«nuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt. Kjo ka ndodhur nĂ« masĂ« tĂ« madhe nĂ« shumĂ« kuti tĂ« votimit” – ka thĂ«nĂ« Rexha.

Në komunat e tjera, sipas tij, pasaktësitë janë shfaqur në mënyrë të izoluar.

“NĂ« komuna tĂ« tjera, ndryshimet janĂ« vĂ«rejtur vetĂ«m nĂ« disa kuti tĂ« caktuara dhe jo nĂ« tĂ« gjitha tavolinat e numĂ«rimit” – ka pĂ«rfunduar Rexha.

Vonesa në certifikim dhe pritja për raportin përfundimtar

KQZ-ja ka bërë të ditur se raporti përfundimtar do të hartohet vetëm pasi të përfundojë rinumërimi i të gjitha 2 mijë e 557 kutive të votimit. Deri atëherë, procesi i certifikimit të rezultateve mbetet i pezulluar, duke shtyrë edhe afatet për formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve për deputetë në nivel vendi ka ardhur pas dyshimeve serioze për pasaktësi dhe manipulim gjatë procesit të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Ky proces përfshin gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime në tërë Kosovën dhe pritet të shkaktojë vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore, duke ndikuar rrjedhimisht edhe në formimin e institucioneve të reja.

Janë përfunduar mbi 50% e vendvotimeve të cilat iu nënshtruan procesit të rinumërimit, në bazë të përditësimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orët e mesditës 23.01.2026.

KQZ ka bërë të ditur se procesi veçse është përmbyllur plotësisht në 19 komuna.

Rinumërimi ka përfunduar në Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Viti, Zveçan, Vushtrri, Junik, Malishevë, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillugë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Për shkak të manipulimit me vota në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, mbi 100 komisionerë të partive te ndryshme që janë thirrur për intervistim në lidhje me manipulimin e votave në Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 19.01.2026, ka vendosur për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komuna, si dhe për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren.

Rinumërimi i votave ka shkaktuar ndryshime drastike në listat e kandidatëve, veçanërisht brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku disa kandidatë kanë humbur qindra, e madje edhe mijëra vota.

Krejt kjo pritet të sjellë vonesa në certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht formimin e institucioneve të reja.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, sipas KQZ-së, ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i atyre që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit ishte 77,086.

Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 qendra të votimit, ndërsa ky proces jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Sipas të dhënave të KQZ-së, në 29 përfaqësi diplomatike patën të drejtë vote 19,187 votues.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 20.11.2025, pasi ky institucion nuk arriti të zgjedhë Qeverinë, ndonëse zgjedhjet parlamentare ishin mbajtur më 09.02.2025.

Si rrjedhojë, e para e shtetit e shpalli 28 dhjetorin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

KRM "Pastrimi" del me apel për banorët e lagjes Dardania në Prishtinë



Ekipet e KompanisĂ« Rajonale pĂ«r Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” kanĂ« intervenuar ditĂ«ve tĂ« fundit nĂ« lagjen “Dardania”, ku u konstatua hedhja masive e mbeturinave jashtĂ« kontejnerĂ«ve, pavarĂ«sisht se kĂ«to tĂ« fundit ishin tĂ« zbrazur.

Nga KRM “Pastrimi” bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se kjo situatĂ« nuk shkaktohet nga mungesa e shĂ«rbimit, por nga sjellja e pakontrolluar dhe e papĂ«rgjegjshme e qytetarĂ«ve.

“KontejnerĂ«t janĂ« pĂ«r mbeturina shtĂ«piake dhe nuk duhet tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r mbeturina voluminoze, materiale inerte apo pajisje tĂ« vjetra shtĂ«piake”, njoftojnĂ« nga kompania.

Ata apeluan për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga qytetarët, duke theksuar se pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët.

“Ne pastrojmĂ«, por pa bashkĂ«punimin tuaj, kjo betejĂ« bĂ«het shumĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Faleminderit tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« respektojnĂ« rregullat dhe kontribuojnĂ« çdo ditĂ« pĂ«r njĂ« qytet mĂ« tĂ« pastĂ«r”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/


Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara



Ambasada e ZvicrĂ«s ka sqaruar mbĂ«shtetjen e saj pĂ«r programin e informimit tĂ« Dhomave tĂ« Specializuara tĂ« KosovĂ«s (DSK), pas raportimeve se nĂ« shkollĂ«n “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« mbajtur njĂ« ligjĂ«ratĂ« informuese pĂ«r Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s.

Në sqarimin e saj, ambasada bën të ditur se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të DSK-ve, të cilat janë themeluar përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke pasqyruar procesin legjislativ dhe mandatin demokratik të këtij institucioni.

Sipas ambasadĂ«s, Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s janĂ« njĂ« organ gjyqĂ«sor i pavarur dhe pĂ«rmes ZyrĂ«s sĂ« Informimit angazhohen me njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« akterĂ«sh pĂ«r tĂ« ndarĂ« informacione publikisht tĂ« disponueshme mbi mandatin dhe punĂ«n e tyre, pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar pikĂ«pamjet e qytetarĂ«ve dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur pyetjeve, pa promovuar narrativa tĂ« caktuara.

Më tej thuhet se Programi i Informimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dialogut dhe inkurajimin e një debati publik të informuar mbi çështje me interes publik.

Ambasada e Zvicrës ka theksuar se mbështetja e saj ka për qëllim transparencën, informimin e qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe nuk nënkupton ndikim në përmbajtjen e aktiviteteve apo promovim të qëndrimeve të caktuara. /KP/

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe FAO-së për zhvillim të qëndrueshëm rural



Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka pritur në takim përfaqësuesit e FAO-së, Ekrem Yazici dhe Daniela Mangione, nga Zyra Rajonale në Budapest.

Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar mbi forcimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndër vite ndërmjet FAO-s dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe mbi planet konkrete për bashkëpunim e deritashëm për sektorin e pylltarisë.

“FAO ka qenĂ« dhe vazhdon tĂ« jetĂ« njĂ« partner i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zhvillimin e sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ«, pylltarisĂ« dhe zhvillimit rural. Ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar qĂ« ky bashkĂ«punim tĂ« forcohet dhe tĂ« thellohet mĂ« tej, me fokus tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« pĂ«rkrahjen ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« sakta dhe bashkĂ«kohore nĂ« sektorin e pylltarisĂ«, e po ashtu nĂ« nxitjen e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m bujqĂ«sor e rural”, ka thĂ«nĂ« ministri nĂ« detyrĂ«, Demelezi.

Ndryshe, dje (22/01/2026) është përmbyllur programi FAO, ku ambasada e Suedisë së bashku me Bashkimin Evropian, kanë subvencionuar pajisje në mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve.

Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë të mjedisit, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe organizata ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen pyjet në Kosovë, përfshirë prerjet ilegale, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për politika më efektive për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre. /Telegrafi/



Cakolli nga KDI: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve në zgjedhjet e Kosovës rezultojnë të pasakta pas rinumërimit



Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR), rreth 80 mijë vota të kandidatëve për deputetë kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI, në Kosovë kanë pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, dhe secili votues kishte të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë.

“Numri i pĂ«rgjithshĂ«m i votave preferenciale pĂ«r kandidatĂ«t arrin nĂ« rreth 6.8 milion, qĂ« do tĂ« thotĂ« se mesatarisht çdo votues ka shĂ«nuar rreth 7 kandidatĂ« nĂ« fletĂ«votim”, ka shkruar Cakolli.

Ai shtoi se nga rreth 80 mijë vota të afektuara, 47,619 vota u hoqën nga kandidatët pasi ishin shtuar gabimisht gjatë numërimit fillestar, ndërsa 32,018 vota iu shtuan kandidatëve pasi ishin hequr më parë në mënyrë të pasaktë.

“Brenda kĂ«tyre votave, afĂ«rsisht 40 mijĂ« i takojnĂ« kandidatĂ«ve tĂ« PDK-sĂ«, rreth 15 mijĂ« LVV-sĂ«, 11 mijĂ« LDK-sĂ« dhe 4 mijĂ« AAK-sĂ«â€, theksoi ai.

Cakolli nënvizoi se mbi 80% e këtyre votave të pasakta vijnë nga komuna e Prizrenit, ndërsa komunat e tjera të prekura janë Malisheva dhe Podujeva.

“Rritja e numrit tĂ« votave preferenciale deri nĂ« 10 kandidatĂ«, sĂ« bashku me centralizimin e numĂ«rimit nĂ« QNR, e ka bĂ«rĂ« procesin shumĂ« mĂ« tĂ« cenueshĂ«m ndaj abuzimeve. Kur tĂ« dhĂ«nat pĂ«rpunohen nga njĂ« numĂ«r i vogĂ«l personash – qĂ« nĂ« disa raste janĂ« familjarĂ« apo tĂ« afĂ«rm tĂ« kandidatĂ«ve – ndĂ«rhyrjet mund tĂ« prodhojnĂ« devijime tĂ« mĂ«dha nĂ« rezultate”, tha ai.

Ai thekson se ky proces rrit nevojën për monitorim më të rreptë dhe mekanizma shtesë të sigurisë për të garantuar integritetin e votës. /Telegrafi/



Punime për ndriçim në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për siguri më të madhe



Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po realizohen punime për shtrirjen e kabllove të ndriçimit.

Ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe funksional për qytetarët, duke pasur parasysh fluksin e madh të udhëtarëve që e frekuentojnë stacionin.

Punimet synojnë rritjen e komoditetit dhe sigurisë gjatë lëvizjes së qytetarëve brenda dhe rreth stacionit. /Telegrafi/


Uji nga rrjeti publik në Kamenicë vetëm për përdorim teknik



Komuna e Kamenicës njofton konsumatorët në zonat e Stacionit të Pompimit Bahqja dhe SP Berivojcë se uji nga rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk është i përshtatshëm për pije.

Si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve, parametrat kimikë të ujit në këto zona janë ndryshuar, duke bërë që uji të mos i plotësojë standardet për ujë të pijshëm.

Në këtë kontekst, qytetarët nuk duhet ta përdorin ujin për konsum deri në një njoftim të ri, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit. Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, si larje dhe sanitare.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Protesta e transportuesve në Maqedoninë e Veriut pritet të shkaktojë kolona në Kosovë



Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS ka njoftuar se do të organizojë protestë më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave në territorin e këtij shteti.

Për shkak të ndalimit të qarkullimit, pritet që edhe në territorin e Republikës së Kosovës të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe operatorëve ekonomikë që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të planifikojnë me kohë lëvizjen e tyre, me qëllim shmangien e vonesave dhe vështirësive në qarkullim. /Telegrafi/


Dyshimeve për manipulim të votave në Malishevë - nisin hetimet



Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/


Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin për vitin 2026



Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, buxheti është miratuar me 21 vota për, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit.

“Me 21 vota pĂ«r, nĂ« seancĂ«n e sotme tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« Kuvendit tĂ« KomunĂ«s u miratua pika e vetme e rendit tĂ« ditĂ«s: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Prizrenit pĂ«r vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore pĂ«r vitet 2027 dhe 2028”, ka deklaruar kryetari i KomunĂ«s sĂ« Prizrenit.

Ai ka theksuar se buxheti i miratuar pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të komunës.

“Buxheti i miratuar do tĂ« ndikojĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«â€, ka shtuar ai.

Miratimi i buxhetit hap rrugën për realizimin e projekteve dhe investimeve të planifikuara nga Komuna e Prizrenit për vitin e ardhshëm dhe periudhën afatmesme. /Telegrafi/


Shtyhet për 12 muaj afati për aplikim për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Gjilan



Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është shtyrë afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 16 janar 2026, ka marrë vendim me numër 214/2026 për vazhdimin e afatit të aplikimit për legalizim, për një periudhë prej 12 muajsh nga data e nënshkrimit të vendimit nga ministri në detyrë i MMPHI.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi, ka bërë të ditur se ky vendim u jep mundësi shtesë pronarëve të objekteve të ndërtuara pa leje që të kompletojnë dhe dorëzojnë aplikacionet e tyre brenda afatit të ri të përcaktuar.

Me këtë rast, Komuna e Gjilanit u bën thirrje të gjithë pronarëve të objekteve pa leje që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për legalizim brenda afatit të lejuar ligjor.

Informata shtesë lidhur me procedurat e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/


Gjendet i gjallë personi i zhdukur në Jezercë të Ferizajt



Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, ishte pranuar informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja.

Bazuar në informacionet fillestare, i njëjti dyshohej se ishte nisur me një veturë BMW me targa shqiptare në drejtim të Ferizajt dhe se mund të kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.

Menjëherë pas pranimit të rastit, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë mbledhur informacione relevante. Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK në Prishtinë dhe në disa ordinanca private, pa u raportuar ndonjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren.

Në kërkim janë angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Ndërkohë, më 23 janar 2026, rreth orës 15:30, një qytetar ka njoftuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur Gurra e Kadisë. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për personin e kërkuar S.P., i cili më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e policisë së rajonit të Ferizajt dhe qytetarët e angazhuar në këtë rast, duke veçuar qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në gjetjen e personit të zhdukur.

Policia ka bërë të ditur se për informata të tjera do të njoftohet me raporte vijuese. /Telegrafi/

Në Suharekë mërgimtarët kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve



Komuna e Suharekës ka përfituar një donacion të vlefshëm pajisjesh dhe veshmbathjeje për Njësinë e Zjarrfikësve, falë kontributit të bashkatdhetarit Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë mbështetje, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.

Donacioni është realizuar përmes bashkëpunimit të Albin Morinës me kompaninë e transportit Gani Transport, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.

Sipas njoftimit, Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në një të ardhme të afërt pritet edhe funksionalizimi i objektit të ri për zjarrfikësit, me synimin për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe menaxhimin sa më të mirë të rasteve emergjente.

Nga Komuna u bë e ditur se kontributet e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes, duke ndihmuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/


Në Mitrovicë intensifikohen aktivitetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit



Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës ka intensifikuar gjatë këtyre ditëve angazhimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave Uniteti janë duke realizuar fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në zona të ndryshme të qytetit të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, shërbimet po kryhen në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe KRM Uniteti, me synim ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më të pastër për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/


Podujevë nënshkruan marrëveshje me UP-në për zbatimin e projektit CLIPP në kuadër të Horizon Europe



Komuna e Podujevës dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar Marrëveshje Konsorciumi për zbatimin e projektit Climate Integrated Pathways for Podujeva CLIPP, në kuadër të programit Horizon Europe.

Sipas njoftimit, projekti CLIPP ka për qëllim zhvillimin e strategjive dhe planeve konkrete për përballjen me ndryshimet klimatike në Komunën e Podujevës, përmes analizës së avancuar të të dhënave, përdorimit të mjeteve digjitale dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me komunitetin lokal. Në fokus të projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale dhe rritja e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Granti për realizimin e projektit është në vlerë prej 209,943.75 euro dhe është i tipit financim kaskadë, që nënkupton se mjetet sigurohen si nëngrant nga një projekt ekzistues i programit Horizon Europe.

Marrëveshja u nënshkrua nga Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, dhe përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti, e cila njëkohësisht është koordinatore e projektit nga ana e Komunës.

Projekti pritet të zbatohet nga janari i vitit 2026 deri më 30 qershor 2027 dhe përfaqëson një bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre akademike, me synim përfitime konkrete në planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/


Pyjet e Kosovës në fokus të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutohet menaxhimi afatgjatë dhe sfidat kryesore



Në Prishtinë është mbajtur një konferencë e rëndësishme kushtuar pyjeve dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, si një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 45 për qind e territorit të vendit është i mbuluar me pyje.

Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë të mjedisit, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe organizata ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen pyjet në Kosovë, përfshirë prerjet ilegale, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për politika më efektive për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre.


Qëllimi i konferencës ishte informimi dhe mobilizimi i të gjithë aktorëve relevantë, si dhe nxjerrja e rekomandimeve konkrete për ruajtjen afatgjatë të pyjeve dhe përmirësimin e cilësisë së menaxhimit në këtë sektor.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se rëndësia e pyjeve është shndërruar në veprime konkrete, raporton Telegrafi.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“PĂ«rmes kĂ«tij programi, rĂ«ndĂ«sinĂ« e pyjeve e kemi shndĂ«rruar nĂ« veprime konkrete – nga planet e reja tĂ« menaxhimit tĂ« pyjeve dhe zhvillimi i zinxhirĂ«ve tĂ« vlerĂ«s sĂ« produkteve jodrurore, te pĂ«rmirĂ«simi i legjislacionit, ngritja e kapaciteteve trajnuese dhe pajisja me mjete operative. TashmĂ« janĂ« vendosur themelet, ndĂ«rsa investimi i qĂ«ndrueshĂ«m kombĂ«tar nĂ« njerĂ«z dhe infrastrukturĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mĂ« tej mbi kĂ«to rezultate”, tha Palatova.


Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi se pyjet e Kosovës përbëjnë një aset strategjik kombëtar.

“Sot shĂ«nojmĂ« pĂ«rmbylljen e programit pĂ«r forcimin e menaxhimit tĂ« pyjeve, tĂ« zbatuar nga FAO dhe tĂ« bashkĂ«financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Pyjet e KosovĂ«s janĂ« njĂ« aset strategjik kombĂ«tar, tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r jetesĂ«n rurale, zhvillimin rural, biodiversitetin dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« ndaj ndryshimeve klimatike”, u shpreh Westerlund.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, deklaroi se ky projekt do të kontribuojë në një pasqyrë më të qartë për sfidat e ardhshme në sektorin pyjor.

“NĂ« sektorin pyjor, falĂ« kĂ«tij projekti qĂ« po pĂ«rmbyllet sot, besojmĂ« se nĂ« vitet nĂ« vijim do tĂ« kemi tĂ« dhĂ«na edhe mĂ« tĂ« sakta pĂ«r pĂ«rqindjen dhe gjendjen e pyjeve nĂ« KosovĂ«, si dhe njĂ« kuptim mĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r sfidat me tĂ« cilat po pĂ«rballemi dhe mĂ«nyrĂ«n se si t’i shfrytĂ«zojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive informacionet e ofruara nga ky program”, tha Demelezi.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Drejtori i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderes Ibra, falënderoi donatorët dhe partnerët për mbështetjen e dhënë në realizimin e projektit.

“NĂ« emĂ«r tĂ« stafit tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Pyjeve tĂ« KosovĂ«s, dĂ«shiroj t’i falĂ«nderoj donatorĂ«t e kĂ«tij projekti – QeverinĂ« e SuedisĂ« dhe Bashkimin Evropian – si dhe OrganizatĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si (FAO) pĂ«r zbatimin e tij”, tha Ibra.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ndërkaq, Udhëheqësi i Zyrës Teknike të FAO REU, Ekrem Yazici, theksoi se qasjet tepër mbrojtëse në menaxhimin e pyjeve shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.

“TĂ« kesh mbulim tĂ« lartĂ« pyjor Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si e madhe, por njĂ«kohĂ«sisht paraqet edhe sfida tĂ« konsiderueshme nĂ« menaxhim, duke marrĂ« parasysh kĂ«rkesat e komunitetit dhe tĂ« sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ« si turizmi, bujqĂ«sia, energjia, transporti dhe urbanizimi. Si pylltar, e theksoj se qasjet tepĂ«r mbrojtĂ«se shpesh kanĂ« dĂ«shtuar. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« sektori i pylltarisĂ« tĂ« integrohet realisht me zhvillimet e sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ«â€, u shpreh Yazici. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për ratifikim



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhĂ«heq, paqja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« paqes e qĂ« udhĂ«hiqen nga aleati ynĂ« strategjik, fuqizon sovranitetin tonĂ«, pozicionin tonĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrĂ«veshja do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, pĂ«r tĂ« marrĂ« miratimin pĂ«rfundimtar tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« popullit.

“Kjo marrĂ«veshje historike do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n e KosovĂ«s”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump pĂ«r lidershipin e tij dhe pĂ«r ftesĂ«n qĂ« ta pĂ«rfaqĂ«soj RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes, sot e pĂ«rherĂ«â€, ka pĂ«rfunduar presidentja. /Telegrafi/


KRU “Prishtina” vazhdon aksionet e shkyçjes pĂ«r konsumatorĂ«t borxhlinj nĂ« Drenas



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina” ka vazhduar aksionet ndaj konsumatorĂ«ve me borxhe tĂ« papaguara, duke realizuar sot njĂ« aksion nĂ« qytetin e Drenasit.

Sipas njoftimit tĂ« KRU “Prishtina”, gjatĂ« kĂ«tij aksioni janĂ« shkyçur nga shĂ«rbimi i furnizimit me ujĂ« konsumatorĂ«t tĂ« cilĂ«t nuk i kanĂ« pĂ«rmbushur obligimet financiare nĂ« pĂ«rputhje me kontratat e lidhura me kompaninĂ«.

Nga kompania bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe funksionimit të qëndrueshëm të shërbimit të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/


Policia e Kosovës dhe KFOR realizojnë ushtrim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale



Policia e KosovĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me ushtarĂ« nga Batalioni Manovrues i KomandĂ«s Rajonale–Lindje tĂ« misionit tĂ« udhĂ«hequr nga KFOR/NATO, ka realizuar ushtrimin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe praktikimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe metodave të koordinuara të reagimit, me synim sigurimin e një niveli të lartë të gatishmërisë operacionale dhe një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Nga Policia e Kosovës thuhet se angazhime të tilla të përbashkëta pasqyrojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka vlerësuar angazhimin e të gjithë partnerëve dhe mbështetësve që kontribuojnë në avancimin e mëtejmë profesional të institucionit. /Telegrafi/


❌