Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkodër-Romë-Boston: Rozita Fishta, violinistja që gjeti zërin e shpirtit në Amerikë

Në lidhje për ABC e Mëngjesit nga Bostoni, vjen historia e bukur e Rozita Fishtës, violinistes që jeton mes klasikes dhe modernes. Që në moshën 5-vjeçare, violina u bë pjesë e jetës së saj, duke e udhëhequr nga Shkodra drejt skenave botërore. Pas studimeve në shkollën e muzikës dhe aktiviteteve në teatrin “Migjeni”, 18-vjeçare fitoi bursë të plotë në Santa Cecilia në Romë.

Në Itali performoi me orkestrën legjendare nën drejtimin e Antonio Pappano, para se të zhvendosej në SHBA në vitin 2013. Fillimet në Boston ishin të vështira: puna si ndihmëse në restorant, barriera gjuhës dhe një rrugë e gjatë për të ndërtuar emrin.

Sot, Rozita pasi ka qenë koncertmaistre në New England Philharmonic dhe Kendall Square Orchestra, dhe ka performuar në skena prestigjioze si Wang Theater, Agganis Arena dhe MGM, interpreton solo në violinë elektronike.

Në skenë ndërthur pop, rock, jazz, EDM e latino, ndërsa si soliste gjen dialogun më intim me veten. Ka ndarë skenën me emra të mëdhenj si Ledisi, Q-Tip, Gilberto Santa Rosa, dhe së fundmi bashkëpunon me MC Kreshën, Alban Skenderaj apo Ledri Vulen.

Në shpirt mbetet edhe poete, piktore dhe nënë krenare. Pinjolle e familjes Fishta, ajo mban gjallë trashëgiminë e fjalës dhe tingullit. Në shtëpinë e saj ruhen ende karriget ku dikur rrinte poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, i cili paraardhësit e Rozitës i konsideronte si familjen e tij.

Rozita tha gjatë intervistës se nëse do të duhej të rizgjidhte, prapë do të shkonte tek violina, pavarërisht sakrificave që i është dashur të bëjë… Një jetë ku muzika nuk është thjesht profesion, por frymëmarrje.

Ecuria dhe zhvillimi ekonomik/ “Në vëmendje inflacioni i çmimeve të ushqimeve”, ministrja Ibrahimaj: Borxhi publik i reduktuar përgjatë viteve të fundit

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat foli për zhvillimin ekonomik, duke prezantuar ecurinë ekonomikë dhe orientimin nga konsumi drejt investimeve, eksporteve si edhe rritjes së produktivitetit.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj tha se politikat e ndërmarra kanë qëllimin garantimin dhe qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Gjithashtu shtoi se në vend ka një klimë biznesi që nxit investimet.

“Ekonomia përgjatë gjithë viteve të fundi ka patur stabilitet. Synimi është të garantojmë një treg që nxit investime. Investimet janë një komponent i rëndësishëm. Rritja e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte, tregon për një besim te ekonomia shqiptare qoftë e investitorëve shqiptarë qoftë edhe të huaj. Gjithashtu investimet janë mbështetur nga kredia që garanton jo vetëm financimin e vitit aktual por edhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Zbulohet skema/ Futën drogë në burgun e Elbasanit, arrestohet efektivi dhe familjarja e të burgosurit

Pas një hetimi disa mujor është goditur një grup për organizimin e futjes së lëndëve narkotike në burgun e Elbasanit.

Nga hetimet është zbuluar skema mes tre personave të dyshuar, të cilët bashkëpunonin për të futur drogë brenda institucionit, me qëllim përfitimi financuar.

Njoftohet se lidhur me këta shtetas është ekzekutuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Përkatësisht bëhet fjalë për një punonjës policie, familjaren e një të paraburgosuri dhe një të paraburgosur në burgun e Elbasanit.

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite pritet të prekë rreth 120 milionë banorë në SHBA

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së dhe media amerikane.

“Më shumë se 120 milionë banorë të SHBA-së ose më shumë se një e treta e të gjithë popullsisë mund të preken këtë fundjavë, sipas ABC News.

“Stuhia mund të kalojë nëpër më shumë se 3 000 kilometra të vendit”, raportoi ”Washington Post”.

Stuhia dhe bora priten për shtetet jugore, pjesë të Midwest dhe Bregut Lindor, ku pritet të godasë të dielën, duke përfshirë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe kryeqytetin e SHBA-së, Uashingtonin.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për rrugë të akullta dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

“Kombinimi i reshjeve të borës dhe erës mund të zvogëlojë rëndë dukshmërinë në rrugë”, tha ai.

Pemët mund të rrëzohen dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin gjithashtu të mundshme.

Sinoptikanët paralajmëruan gjithashtu për hipotermi dhe ngrirje dhe rekomanduan që banorët të mbrojnë kafshët shtëpiake nga të ftohtit.

“Erërat e forta do ta bënin temperaturën e perceptuar të ndihej edhe më e ftohtë”, shtuan ata.

Kur vjehrra bëhet si motër: Historia që po “thyen” stereotipet shqiptare

Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Rinesa Krasniqi dhe Vlora Imeri treguan marrëdhënien e tyre të veçantë nuse–vjehrrë. Mes gatimeve, bisedave të sinqerta dhe kohës cilësore, dyshja u kthye në fenomen në rrjete sociale.

“Unë nuk gatuaj shumë mirë, ndaj i propozova vjehrrës të gatuanim bashkë”, tha Rinesa. Videoja e parë u prit me shumë dashuri, sepse pasqyron pikërisht raportin e tyre real.

“Rinesa është shumë e mirë për djalin tim”, shprehet Vlora, pa komplekse. Të dyja morën vendimin të jetojnë të ndara, por afër, për të ruajtur harmoninë.
Prej 6 muajsh, dy gratë janë bërë nënë e gjyshe, një dhuratë që ia atribuon e falenderon Rinesën. Rinesa punon si menaxhere e rrjeteve sociale, profesion që i lejon më shumë kohë me vajzën.

Vlora, mësuese e anglishtes, sot drejton prodhimin në një fabrikë buke. Rinesa ndau edhe historinë e dashurisë me bashkëshortin, Lisi, një histori që nisi më 16 dhjetor të disa viteve më parë dhe u kthye në lajtmotiv të jetës së tyre.

“Nga njohja në shesh, fejesa dhe martesa, të gjitha në të njëjtën datë të viteve të ndryshme i kemi bërë.” – tregon Rinesa.

Iku emigrant, u kthye MasterChef: Shqiptari “pushton” Romën me shije dhe humor

Në studion e ABC e Mëngjesit zuri vend dhe historia e Arben Gjonit, shefit që la muzikën për kuzhinën dhe arriti majat në Romë. I larguar si emigrant, sot renditet me restorantin e tij mes 12 më të mirëve në Romë, duke lënë pas rreth 12 mijë restorante në TripAdvisor.

Shef Arbëni sjell në Shqipëri recetat autentike romane, por me interpretim modern. Në menu degustimi, ai kombinon traditën me guximin: carbonara klasike me karçof të skuqur dhe caccio e pepe me karkalec deti.

“Edhe Shqipëria duhet të mësohet me këto shije”, thotë ai.  Përveç gatimit, u bë viral me video humoristike, një ide spontane që solli sukses. “Shumica e klientëve vijnë pasi shohin videot”, shprehet shefi i buzëqeshur.

I rreptë në kuzhinë, por i balancuar në shije, Arbeni beson te ekipi dhe atmosfera.

Edhe pse ka pasur oferta të tjera, ai ka qëndruar besnik sipërmarrjes së tij të fundit, të hapur ditën e Pashkëve të kaluara dhe ku gjithçka po shkon mbarë.

“Elvis Presli” i Sarandës/ Sozia shqiptare që “elektrizon” jugun me “mbretin” e rock&roll

Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit nga Saranda, vjen historia e Orest Kovit, showman-it që i dha qytetit shpirtin e Elvis Presley-t.

Pas gati 3 dekadash emigrim në Korfuz, Oresti kthehet në vendlindje dhe hap “Elvis Bar”, një ide që lindi nga pasioni dhe pandemia. Emigroi në vitin 1991 dhe nisi si kamarier në bare e restorante, ku karaokeja i hapi rrugën skenës.

“Kur këndoja duke shërbyer, më thanë që kisha talent dhe kështu nisi aventura ime”, tregon ai. Fillimisht i apasionuar pas muzikës së viteve ’80, Elvisi “i hyri në gjak” dhe publiku e shtyu të vazhdonte.

Që nga viti 2016, Saranda u bë shtëpia e tij artistike. Sot numëron 25 vite show dhe mbi 5000 performanca live. Nga maji në tetor, lokali i vogël është gjithmonë plot me turistë dhe kureshtarë.

Dy vëllezërit gjeni: Gjin dhe Lum Rrahmani kthehen me medalje ari nga SHBA

Në ABC e Mëngjesit, u përcoll historia frymëzuese e Gjin dhe Lum Rrahmanit, dy vëllezër nga Kosova që po duartrokiten nga bota e shkencës.
Nxënësit kampionë u kthyen nga SHBA me 3 medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Shkencës dhe Inteligjencës Artificiale.

Nga Florida sollën medalje të artë në AI, medalje të artë në Biologji – “Best of the Best” dhe medalje bronzi në Matematikë. Në garë morën pjesë 23 shtete, mes tyre Kina dhe India, ku emri i Kosovës u njoh dhe u respektua.
“E dinim që do fitonim, kishim vetëbesim”, thonë vëllezërit, që testin e AI e përfunduan ndër të parët.

Sukseset e tyre shtrihen nga Emiratet e Bashkuara, Italia, Kanadaja, Holanda, Malajzia, Egjipti e deri në SHBA.

Gjithmonë me flamurin e Kosovës me vete, fitoret ia kushtojnë prindërve, mësuesve dhe vendit të tyre. Në krah të tyre, nëna Lindita Jashanica Rrahmani, një nënë mes dy “zjarresh” në shkencë.

Me lodhje, sakrifica dhe net pa gjumë, ajo flet për lot gëzimi dhe krenarie. “Lutem vetëm për shëndetin dhe rrugën e dijes”, shprehet ajo.

Amerika ishte ëndrra e tyre dhe u bë realitet. Ndërsa ëndrrat vazhdojnë, sfida e radhës i pret në gusht, në Niagara.

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

LEZHE – Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”. Në pranga ka rënë një 45-vjeçar. Sipas Policisë shtetasi Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë.

Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime trepalëshe Kjo është hera e parë që të tre vendet marrin pjesë në një takim së bashku që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Samiti vjen pas një takimi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë mbrëmjen e të enjtes.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i përshkruan bisedimet si “konstruktive dhe shumë të sinqerta”, por çështjet territoriale mbeten një pikë ngërçi, raporton BBC.

Sulmet ruse në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sulmet ushtarake ruse në juglindje të Ukrainës lanë të vdekur një person dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë.

Guvernatori rajonal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se forcat ruse kishin nisur një seri sulmesh ndaj Komyzyvakha. Disa shtëpi u dëmtuan në qytet, në lindje të kryeqytetit.

Ndërsa në qytetin industrial të Kremy Rih, ku jeton Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në rajonin e Dnipropetrovskit, sulmet ruse me mjete ajrore pa pilot dhe raketa plagosën 13 persona, përfshirë katër fëmijë, tha kreu i komandës ushtarake të qytetit, Oleksandr Vilkul.

Sipas oficerit, u goditën ndërtesa apartamentesh, shkolla dhe infrastruktura.

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”!

Turistët që kërkojnë destinacione mahnitëse dhe me diell këtë verë, mund të marrin në konsideratë udhëtimin përtej pikave tradicionale turistike si Spanja ose Greqia, duke eksploruar në vend të tyre Ksamilin, një zonë bregdetare spektakolare e quajtur “Maldivet e Evropës”, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen britanike “Nottingham Post”.

Me ujëra të kristalta, peizazhe mahnitëse malore dhe çmime të përballueshme, Ksamili ndodhet përgjatë Rivierës Shqiptare dhe po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët britanikë, të tërhequr nga shkëlqimi i tij natyror, klima e ngrohtë dhe birra jashtëzakonisht të përballueshme.

Nuk është çudi që 120 000 vizitorë britanikë udhëtojnë në Shqipëri çdo vit. Vendi i bukur evropian është vetëm tre orë larg me linjë ajrore.

Falë vijës bregdetare piktoreske dhe një grupi plazhesh të qeta, Ksamili përfaqëson një thesar magjepsës që tërheq turistët.

I konsideruar si “Karaibet e Evropës” nga britanikja “The Telegraph” – e cila vlerësoi palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat me kashtë – Ksamili ndodhet në Rivierën jugore të Shqipërisë, ku do të gjeni edhe Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ky fshat bregdetar është mjaftueshëm i bukur për të magjepsur edhe turistin më me përvojë.

Plazhi i Ksamilit ofron brigje të pastra me rërë dhe temperatura verore që arrijnë deri në 30°C – duke krijuar një vendpushim ideal për adhuruesit e diellit.

Është e rëndësishme të theksohet se Ksamili, mbetet jashtëzakonisht i përballueshëm, me akomodim të disponueshëm për vetëm 20 paund nata, ndërsa vaktet me tre pjata mund të kushtojne deri në 17 paund, raporton “Mirror“.

Gazeta britanike “The Guardian” e renditi Plazhin e Ksamilit dhe bregdetin e Jonit në Shqipëri, në vitin 2013, mes 20 destinacioneve më të mira për pushime në plazh – si për pushuesit britanikë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.

Në vitet në vijim, zona bregdetare shqiptare ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme të turizmit që rezultoi në rritjen e numrit të hoteleve.

Sipas DW.com nga maji i kaluar, mbi 11,7 milionë turistë ndërkombëtarë vizituan vendin ballkanik në vitin 2024, me autoritetet që parashikojnë një rritje të numrit të tyre – në 15 milionë deri në fund të vitit 2025 – pothuajse katërfishi i popullsisë së vendit.

Në një përpjekje për të konkurruar me vendet tradicionale të pushimeve, pronarët e hoteleve shqiptare, po kërkojnë të krijojnë lidhje më të forta me vizitorët duke ofruar atraksione kulturore, duke përfshirë degustacione kulinare dhe shfaqje valleve tradicionale shqiptare.

Për më tepër, turistët e magjepsur nga Shqipëria i postojnë rekomandimet e tyre në mediet sociale.

“Plazhet e Ksamilit të kujtojnë ato të Greqisë. Shumica prej tyre janë në pronësi private – por restorantet dhe kafenetë që kanë shezlongje plazhi dhe çadra i ofrojnë ato më lirë pas orës 15:00 pasdite. Ju mund të notoni në ujërat e kristalta ose të shtriheni duke lexuar dhe ngrënë petulla, fruta të freskëta dhe ëmbëlsira të tjera që shiten nga vendasit”, raporton “48 Hours in Europe”.

Adhuruesit e kulturës do të kenë shumë mundësi zgjedhjeje, me një gamë mrekullish natyrore të ndërthurura me një mori monumentesh historike.

Këto variojnë nga Gjirokastra, Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dikur një fortesë sulltanore, deri te Parku Arkeologjik i Apollonisë, plot me mbetje të qytetërimeve të lashta greke dhe romake

Poblemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe ulja e natalitetit

Ekonomia e Kinës po përjeton një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike: Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Pekinit, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 4.5% në tremujorin e fundit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shënoi rritjen më të dobët tremujore për ekonominë e dytë më të madhe në botë që nga fundi i kufizimeve të rrepta të vendosura për shkak të pandemisë rreth tre vjet më parë. Në tre tremujorët e mëparshëm, rritja ishte më e lartë: përkatësisht 5.4%, 5.2% dhe 4.8%.

Për të gjithë vitin 2025, u regjistrua një rritje prej 5%. Kështu, u arrit objektivi i parashikuar nga qeveria kineze prej “rreth 5%”. Por në të njëjtën kohë, kjo është një nga normat më të ulëta vjetore të rritjes në dekadat e fudit.

Ekonomistët e shohin arsyen kryesisht në kërkesën e dobët të brendshme: tregu i ngushtë i punës dhe çmimet në rënie të pasurive të paluajtshme kanë një efekt depresiv tek konsumatorët. Investimet janë ngadalësuar gjithashtu.

Investimet në asete fikse ranë me 3.8% në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar. Rënia në sektorin e pasurive të paluajtshme është veçanërisht e qartë: investimet në pasuri të paluajtshme ranë me 17.2%.

Vranësira e kthjellime gjatë ditës/ Parashikimi i motit, 23 janar 2026

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngataafatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi

Ditë edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion të zjarrte kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqarët do realizojnë takime vërtet interesante të cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vetë nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset në rregull.

Demi

Do ju kushtoni rëndësi të madhe edhe detajeve të vogla sot juve të dashuruarit dhe gjërat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqarët do vërtiten gjatë gjithë kohës në kërkim të dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shumë edhe sikur gjendja të jetë e qëndrueshme.

Binjaket

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e favorizuar në çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë që keni në krah. Priten dashuri me shikim të parë gjatë kësaj ditë për beqaret. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Në planin financiar përfitoni nga atmosfera e qetë për të riorganizuar gjendjen sepse më vonë do jetë e pamundur.

Gaforrja

Të dashuruarit do kalojnë një ditë shume normale dhe aspak problematike. Në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre që do iu joshin sepse disa janë eksperte te gënjeshtrave. Do vuani me vonë nëse nxitoheni. Në planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak të shpenzimeve të detyruara.

Luani

Mërkuri nuk do krijoje kushtet e favorshme sot për të dashuruarit dhe nga ana tjetër do i nxite ata të debatojnë me njeri-tjetrin. Dita do jetë delikate. Beqaret do jenë të pafat dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jenë shumë të mira. Do i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para për t’i hequr mënjanë.

Virgjëresha

Ditë e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqarët do kenë një ditë plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për të dalë nëpër takime. Financat do jenë në një gjendje më të mirë se kohët e fundit, por ende nuk është koha për të bërë investime të tejskajshme.

Peshorja

 

Do jeni mjaft në humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do qëndrojnë serish të vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate të financave, por mundohuni të gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi

Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet të shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kanë kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari

Venusi do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni te kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqarët më në fund do vendosin pak rregull në jetën e tyre. Tregohuni sa më të hapur ndaj takimeve dhe mund të ndeshni personin e ëndrrave. Projekti që kishit menduar për të përmirësuar financat do të realizohet.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata qe i jepni një rëndësi te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherë. Do ndiheni mirë sot. Edhe jeta e beqarëve do jetë më e animuar. Do keni takime interesante te cilat mund t’iu ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për më vonë, merruni sot sepse situata mund të ndërlikohet.

Ujori

Gjate kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqaret do jete shume e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jete te qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit

Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin që keni ne krah dhe priten veç gjera te mira të ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jenë mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa më parë.

EMRI/ I dënuar për prostitucion, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 38-vjeçarin Rezart Hyskollari, në zonën e Liqenit të Thatë.

Sipas policisë, 38-vjeçari është i dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të enjten, kryenegociatorët takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të jenë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me të cilin ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Nuk janë dhënë detaje rreth takimeve por pritet që temë kryesore të jetë nisja e punës e Komisionit të përbashkët për personat e pagjetur nga lufta në Kosovë.

Nga zyrtarët e Serbisë, siç kanë raportuar mediat Serbe, kanë paralajmëruar se do të kërkojnë formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe dhe të tërheqin vërejtjen për atë që e quajn “presion ndaj Serbëve në Kosovë”.

Zelensky në Zvicër, pritet të zhvillojë për bisedime me Presidentin Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Zvicër për një takim me Trump.

Sipas AFP-së, ata do të takohen në Davos. Sipas mediave ndërkombëtare, Trump ka deklaruar se janë afër një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

“Duhet ta përfundojmë. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ishte një turp”, u tha ai gazetarëve jashtë Forumit Ekonomik Botëror.

Trump la gjithashtu të kuptohej edhe një takim me Putinin “sot ose nesër”, një referencë për të dërguarin e tij të posaçëm Stephen Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, të cilët janë duke shkuar në Moskë.

Bordi i Paqes/ Ministrja Spiropali prezanton marrëveshjen: Historike! Partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

Ministrja Elisa Spiropali në seancën në Kuvend ka prezantuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, duke theksuar se Bordi i Paqes është një mekanizëm për ndërtimin  e paqes për një botë që ndryshon shumë shpejt.

Gjithashtu Spiropali tha se Shqipëria tregon se është gati për vendimmarrje dhe se partneriteti me SHBA është i rëndësishëm.

“Sot po ju ftoj të votoni për seriozitetin e Shqipërisë si aleate; që po, nën drejtimin e Edi Ramës është ngritur në lartësinë e paimagjinueshme si asnjëherë më parë”, tha ajo.

Më tej Spiropali sqaroi se përfshirja e Shqipërisë në Bordin e Paqes nuk sjell angazhime të fshehta dhe se është një përgjegjësi.

“Për vite me radhë në këtë sallë është thënë se Shqipëria nuk pyetet se Shqipëria nuk dëgjohet. Por ftesa që kemi sot përpara tregon krejt të kundërtën. Është ndërtuar një besim me punë e ndershmëri. Sot Shqipëria ka marrëdhënie të besueshme jo vetëm me partnerët tanë në Europë e SHBA, por edhe në Lindjen e Mesme, ne Izrael e Botën Arabe. Sot Shqipëria ftohet si anëtare themeluese dhe çfarë mund të bëjë më shumë një kryeministër për vendin e tij se sa të bëjë Shqipërinë të shihet e dëgjohet aty ku dikur nuk ekzistonte. Kryeministri i Shqipërisë e ka pasur Kosovën gjithmonë me vete”, tha ajo.

“Nëse nuk respektoni rregulloren, do humbisni shansin historik të flisni”/ Berisha liron Foltoren pasa paralajmërimit të Peleshit

Në seancën plenare kreu i PD Sali Berisha zaptoi Foltoren duke penguar punën e Kuvendit. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi i bëri thirrje të mos pengojë punën  dhe vijimin e seancës, ndërsa Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim duke vijuar të flasë nga Foltorja edhe pa mikrofon.

“Zoti Berisha nëse nuk lironi Foltoren do kalojmë në masën e tretë sipas rregullores, është heqja e fjalës në ditën e sotme. Do humbisni shansin historik të flisni ditën e sotme”, tha Peleshi.

Pas këtij paralajmërimi Berisha është larguar duke i lënë kohën ministres se Jashtme Elisa Spiropali të mbajë fjalën e saj në Kuvend.

❌