Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zyrtare: Anis Mehmeti, lojtar i ri i Ipswich Town



Klubi anglez nga Championship, Ipswich Town ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Anis Mehmeti nga Bristol City.

Reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë ka ndryshuar klub gjatë ditës së sotme (e premte), por jo edhe kampionat, pasi vazhdon të mbetet pjesë e Championshipit anglez.

“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Anis Mehmetit nga Bristol City. 25-vjeçari i bashkohet Bluve për një tarifë të pazbuluar dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në verën e vitit 2029”.

“Një sulmues i gjithanshëm, Anisi transferohet në Portman Road pasi ka shënuar tashmë tetë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime gjatë gjysmës së parë të sezonit 2025/26 të Sky Bet Championship”, thuhet në njoftim.

✍️ We are delighted to confirm the signing of Anis Mehmeti from Bristol City on a three-and-a-half-year deal.

Welcome to Ipswich Town, Anis! 👋💙
— Ipswich Town (@IpswichTown) January 23, 2026


Faqja zyrtare e Ipswich Town ka zbuluar gjithashtu se pasi të përfundojë transferimin e tij, Mehmeti do të veshë fanellën me numër 33.

"Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për klubin. Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre”, ka thënë Mehmeti pas nënshkrimit.

Ndryshe, Ipswich Town momentalisht zë vendin e tretë në renditje në Championship dhe është njëri nga pretendentët kryesor për t’u ngjitur në Ligën Premier për edicionin e ri. /Telegrafi/

Mourinho ‘sulmon’ Arbeloan: Trajnerët që nuk kanë bërë asgjë në karrierën e tyre po drejtojnë klube të mëdha



Ish-kampionët e Evropës, Benfica dhe Real Madrid, do të luajnë në Lisbonë të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve nga ora 21:00. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së ligës së kësaj gare.

Real Madridi do të hyjë në të si skuadra e tretë në renditje, ndërsa Benfica është në vendin e 29-të dhe i duhet një fitore për të avancuar në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.

Benfica drejtohet nga trajneri portugez Jose Mourinho, i cili më parë ishte te Reali. Portugezi kritikoi kolegun e tij në Real, Alvaro Arbela, i cili pa përvojë si trajner në futbollin senior mori drejtimin e një prej ekipeve më të mira në botë pas largimit të Xabi Alonsos.

“Ka njerëz që nuk kanë bërë asgjë në karrierën e tyre si trajner, por prapë drejtojnë klube të mëdha”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Është një befasi për mua kur trajnerë pa përvojë marrin një shans në klube të mëdha. Më parë besoja se trajnerët më të mirë janë ata që fitojnë dhe pushtojnë më shumë".

“Kjo nuk është më kështu. Ata që bëjnë më mirë janë ata që krijojnë përshtypjen më të mirë për veten e tyre. Disa trajnerë provojnë diçka dhe dështojnë. Pastaj thonë se vdiqën për idetë e tyre. Nëse vdes për idetë e tua, atëherë je budalla", përfundoi portugezi.

Ndryshe, është interesante se Mourinho e stërviti Arbeloan si lojtar ndërsa drejtonte Real Madridin. /Telegrafi/

Zbulohet bolidi i ri: A do ta rikthejë modeli SF-26 Ferrarin në majë?



Ekipi më i famshëm dhe më popullor i Formula 1, Ferrari, zbuloi sot (e premte) në Maranello një makinë të re për sezonin 2026.

Makina apo bolidi i ri quhet SF-26, dhe Ferrari shpreson se kjo do t'i rikthejë ata në ditët e tyre të vjetra të lavdisë.

Siç dihet, Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton përfunduan në vendin e pestë dhe të gjashtë në renditjen e pilotëve sezonin e kaluar, dhe vetë skuadra përfundoi e katërta në renditjen e konstruktorëve.

Built for the 2026 season 👊 The SF-26 takes the stage. pic.twitter.com/zDQs6XAQsP
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) January 23, 2026

Edhe pse ngjyra e makinës mbetet ende e kuqja e dallueshme, pritjet janë të mëdha - Ferrari, me 31 tituj të fituar, është ekipi fitues më i trofeshëm në historinë e Formula 1, gjë që krijon presion shtesë çdo herë.

"Një nga ndryshimet më të habitshme është rikthimi në ngjyrën me shkëlqim. Ngjyra e Rosso Scuderia 2026 është më e ndritshme dhe më intensive, me një pamje të guximshme dhe mbresëlënëse të frymëzuar nga ngjyra e veçantë e parë në Monza në vitin 2025", thotë nga Scuderia Ferrari.

Sound ON! 🔊 The SF-26 comes to life! pic.twitter.com/aC1M0K58V3
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) January 23, 2026


Ferrari SF-26 krenohet me linja të pastra e klasike dhe një ndjesi retro që do t'i kënaqë tifozët e F1.

Me një makinë të re, një çift pilotësh të konfirmuar dhe një menaxhim me përvojë, Ferrari tani ka mundësinë të dominojë përsëri pistat e Formula 1. /Telegrafi/

Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpoolit në janar



Tottenham Hotspur po shikon brenda kampionatit për përforcime dhe tashmë kanë etiketuar një yll të Liverpoolit, i cili mund të transferohet gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Sipas mediumit The Athletic, Tottenhami po punon për një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.

Kapiteni i Skocisë ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds dhe Tottenham fillimisht planifikoi të shqyrtonte nënshkrimin e tij si lojtar i lirë gjatë verës.

🚨 EXCL: Tottenham Hotspur working on deal to sign Andy Robertson from Liverpool. #THFC brought forward plan to vie for 31yo #LFC left-back as free agent this summer; not done but talks between all parties advancing in bid to reach agreement @TheAthleticFC https://t.co/v1Wocekavz
— David Ornstein (@David_Ornstein) January 23, 2026


Megjithatë, këto plane janë çuar përpara për të forcuar menjëherë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Bisedimet midis të gjitha palëve po vazhdojnë në mënyrë miqësore, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim.

Largimi i Robertson do ta linte Liverpoolin pa një rezervë në pozitën e mbrojtësit të majtë, megjithëse ata kanë një klauzolë rikthimi në huazimin e Kostas Tsimikas te Roma. /Telegrafi/

Barcelona dhe Real Madridi interesohen për mbrojtësin e Albacetes



Barcelona dhe Real Madridi thuhet se kanë kontaktuar klubin e divizionit të dytë, Albaceten, për të pyetur rreth nënshkrimit të mundshëm të Dani Bernabeut.

19-vjeçari ka bërë përparim të shpejtë nga formacioni i të rinjve të Albacetes në ekipin e parë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancat e tij.

Kulmi i performancës së tij mbresëlënëse erdhi në fitoren tronditëse 3-2 kundër Real Madridit në raundin e 16-tave të Kupës së Mbretit.

Mbrojtësi i talentuar i krahut të majtë ka një tjetër shans për të shfaqur potencialin e tij kur Albacete përballet me Barcelonën në çerekfinale në fillim të muajit të ardhshëm.

Ai thuhet se ka një klauzolë lirimi me vlerë 6 milionë euro, shifër e cila nuk do të përbënte problem për asnjërin prej gjigantëve të La Ligës. /Telegrafi/

Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë të bindin PSV-në



Interi mund të kompletojë rikthimin e kroatit Ivan Perisic, pasi tashmë ka marrëveshje personale dhe po diskuton me klubin holandez, PSV Eindhoven.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, anësori i PSV-së, Ivan Perisic, ka dhënë dritën jeshile për t'u transferuar te ish-klubi i tij, Interi, në janar në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore.

Nerazzurrët do të zhvillojnë bisedime me gjigantët holandezë javën e ardhshme për të provuar të arrijnë një marrëveshje.

Perisic ishte i lidhur me një transferim te Barcelona në verën e vitit 2025, por ai përfundoi duke qëndruar te PSV, ndërsa nënshkroi një zgjatje kontrate deri në vitin 2027.

Anësori 36-vjeçar kroat vazhdon të jetë një lojtar kyç për PSV-në, duke shënuar pesë gola dhe 10 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Me Denzel Dumfries që po rikuperohet nga operacioni në kyçin e këmbës, shtimi i Perisic do të forcojë krahët e Interit. /Telegrafi/

Sancho u bë anglezi i dytë që shënon për katër klube në garat evropiane



Sulmuesi anësor i Aston Villas, Jadon Sancho ka arritur një rekord të madh së fundmi, duke hyrë në histori të futbollistëve anglezë.

Në xhiron e shtatë të fazës së ligës së Ligës së Evropës, Sancho shënoi golin vendimtar në fitoren 1–0 kundër Fenerbahces.

Ky ishte goli i tij i parë evropian për Aston Villan këtë sezon, por pati një rëndësi të veçantë.

Sipas Opta, anësori i Aston Villas është bërë futbollisti i dytë anglez që shënon në garat evropiane për katër ekipe të ndryshme.

Jadon Sancho has now scored for FOUR different clubs in major European competitions 👏🔥

He is only the second English player to achieve the feat after Peter Crouch 🔝🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 pic.twitter.com/bndcp6E0ib
— OneFootball (@OneFootball) January 23, 2026


Sancho tani ka shënuar në Evropë për klube si Borussia Dortmund, Manchester United, Chelsea dhe tani Aston Villa, duke iu bashkuar Peter Crouch, i cili e mbante këtë rekord.

Crouch e arriti këtë sukses në të kaluarën me klube si Liverpool, Portsmouth, Tottenham Hotspur dhe Stoke City. /Telegrafi/

"Në Spanjë kam vuajtur më shumë nga ndjenjat anti-katalane sesa nga racizmi", ish-talenti i Barcelonës zbulon vuajtjet



Jean Marie Dongou, një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së Barcelonës në vitet e fundit, ka folur në programin 'El After' të 'Postunited' rreth përvojave të tij në botën e futbollit.

Ish-futbollisti 30-vjeçar kamerunas, i cili debutoi me ekipin e parë të Barçës më 6 dhjetor 2013, nën drejtimin e Tata Martinos dhe u tërhoq nga futbolli në moshën 28 vjeçare në prill 2023, i rrëfeu Esteve Calzadës ndjenjat e atëhershëm.

"Sinqerisht kam vuajtur më shumë nga ndjenjat anti-katalane sesa nga racizmi në Spanjë. Nuk kam vuajtur kurrë nga racizmi", ka thënë fillimisht ai.

Dongou zbuloi se "kur debutoje në ekipin e parë, duhej të ftoje dikë të bënte diçka të mirë për të cilën nuk mund të flas këtu... përndryshe do ta mbyllnin kanalin tënd".

Kamerunasi, i cili në adoleshencë u bë një nga premtimet më të mëdha të futbollit botëror, kujtoi se "kur arrita, Barcelona të paguante shumë para për një fëmijë. Unë kam sjellë para në shtëpi që kur isha 13 vjeç. Paratë që më paguante Barça ishin të mjaftueshme për të ndihmuar prindërit e mi, motrat e mia... Fillova të paguaja për universitetin e motrave të mia".

- YouTube www.youtube.com

Si e nënshkroi kontratën me Barcelonën

'Dongol', i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti për Barcelona B (2012-16), Real Zaragoza (2016-17), Nastic de Tarragona (2017-18), Lugo (2018-19), Lleida (2019), Honka Espoo (2020-21), Zamora (2022), Anagennisi Karditsa (2022) dhe Osaka (2023), tregoi se si Barcelona e zgjodhi atë në moshën 13-vjeçare nga 300 fëmijë.

"Ishim 300 fëmijë dhe nga ata 300, ata zgjodhën 60. Dhe nga ata 60, trajneri bëri një përzgjedhje prej 12 vetash. Ne erdhëm në Barcelonë dhe Barça nënshkroi vetëm tre prej nesh”.

“Unë kalova dy vjet në Fondacion. Jetoja në shtëpinë e njërit prej drejtorëve të Fondacionit, shkonim në shkollë, stërviteshim... Dhe pastaj, kur kishte një turne, vinim këtu për të luajtur. Dhe kështu Barça më nënshkroi mua", tha djaloshi nga Douala (Kamerun), i cili mbërriti në Spanjë falë Fondacionit Samuel Eto'o.

Dongou shtoi tutje se: "Barcelona më shpëtoi jetën mua dhe familjes sime. Nëse nuk do të kisha shkuar te Barça, prindërit e mi ndoshta nuk do të ishin gjallë sot".

Dongou: Eto'o nuk hëngri me ekipin kombëtar të Kamerunit sepse kishte frikë se do ta helmonin

Ndër titujt kryesorë nga intervista e Dongout në programin 'El After' të 'Postunited', ishte zbulimi i tij se "Samuel Eto'o nuk hëngri gjatë kampeve stërvitore të ekipit kombëtar të Kamerunit sepse kishte frikë se do ta helmonin. Vëllai i tij i sillte ushqim”.

“Në një thirrje me Kamerunin, trajneri më tha se nuk mund të luaja sepse Eto'o tha që nëse do të luaja, ai nuk do të luante", përfundoi ish-lojtari i Barcelonës. /Telegrafi/

Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e njohur



Real Madridi tashmë po punon me synimin për sezonin e ardhshëm dhe ka një emër të rrethuar me të kuqe për të udhëhequr mbrojtjen. Klubi është i përgatitur të ofrojë 100 milionë euro për Willian Pachon, qendërmbrojtësin 24-vjeçar që luan për Paris Saint-Germain, në një transferim që parashikohet si një investim afatmesëm.

Plani i Real Madridit është i qartë. Ata nuk do të bëjnë një investim të madh në afatin aktual të transferimeve, por po përgatiten për një lëvizje të rëndësishme për sezonin e ardhshëm, duke synuar të forcojnë një mbrojtje që po shkakton shqetësime të brendshme.

Në zyrat e Real Madridit ekziston një ndjenjë se mbrojtja ka nevojë për një lider të ri dhe të vendosur. Emri i Willian Pachos i përshtatet në mënyrë të përkryer këtij profili, duke pasur parasysh moshën, performancën dhe potencialin e tij në rritje.

Pasiguria rreth të ardhmes së Alvaro Arbeloas me klubin dhe dyshimet rreth trajnerit të ardhshëm nuk po pengojnë planifikimin e tyre. Real Madridi dëshiron të sigurojë një nënshkrim strategjik pavarësisht se kush do të marrë përsipër detyrën e trajnerit.

Interesi për Willian Pachon nuk është asgjë e re. Te Real Madridi, ata vënë në pah forcën e tij fizike, shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të performuar në mjedise shumë të kërkuara si ato te Paris Saint-Germain.

Në moshën 24 vjeçare, qendërmbrojtësi ekuadorian e ka vendosur veten në një nga klubet më të kërkuara të Evropës. Kjo performancë është ajo që justifikon gatishmërinë e Real Madridit për të ofruar 100 milionë euro.

Paris Saint-Germain është shumë i vetëdijshëm për vlerën e mbrojtësit të tyre. Edhe pse nuk ka ndërmend ta shesë, një ofertë prej 100 milionë eurosh do ta detyronte çdo klub të ulej në tryezën e negociatave.

Në Paris e dinë se Real Madridi zakonisht nuk bën oferta të kësaj madhësie pa bindje të plotë. Klubi francez do të duhet të vendosë nëse do t'i japë përparësi konsideratave sportive apo një shitje historike të një prej shtyllave të tij mbrojtëse.

Një nënshkrim i planifikuar për sezonin e ardhshëm

Plani i Real Madridit është ta përfundojë operacionin verën e ardhshme. Klubi beson se tani nuk është koha për një investim të madh, por përkundrazi për të avancuar diskutimet dhe kërkimet e brendshme.

Ky skenar i lejon Real Madridit të fitojë kohë, të analizojë evolucionin e lojtarit dhe të përgatisë një ofensivë përfundimtare kur konteksti sportiv dhe ekonomik të jetë më i favorshëm. /Telegrafi/

Tri klube saudite synojnë Lewandowskin për një transferim gjatë verës



Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski nuk po hiqet aspak nga radari i klubeve saudite, të cilat synojnë transferimin e tij.

Sipas TeamTalk, klubet e Superligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad dhe Al-Shabab, po e monitorojnë situatën e sulmuesit të Barcelonës, përpara një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë gjatë verës.

Sulmuesi polak është identifikuar si një nga 50 yjet e profilit të lartë që Liga Saudite dëshiron t’i transferojë në një garë të madhe verore pas Kupës së Botës 2026.

Diriyah FC, që aktualisht luan në nivelin e dytë, është gjithashtu në garë për të nënshkruar me 37-vjeçarin, por ndjekja e tyre varet nga ngjitja e tyre në ligën elitare.

Klubi i MLS-së, Chicago Fire, ka shprehur gjithashtu interesin e tyre për të nënshkruar me Lewandowskin, por klubet saudite tani po kërkojnë të tregojnë fuqinë e tyre të pakrahasueshme financiare. /Telegrafi/

Arsenali është i hapur për shitjen e yllit të skuadrës gjatë verës



Klubi anglez, Arsenali synon t’i bëjë disa ndryshime tjera në skuadër gjatë verës dhe pjesë e ndryshimeve pritet të jenë edhe disa lojtarë që e kanë bartur barrën e skuadrës në vitet e fundit.

Sipas mediumit talkSPORT, Arsenali është i hapur për të shitur Gabriel Martinelli këtë verë për shkak të interesit nga klubet e Superligës së Arabisë Saudite.

Al Nassr shihet si një pretendentë i vërtetë për të nënshkruar me sulmuesin brazilian, i cili ka humbur vendin e tij të rregullt si titullar në Emirates.

Drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të krahut të majtë gjatë verës, gjë që mund ta kufizojë edhe më tej kohën e lojës së Martinellit.

Verën e kaluar, sulmuesi 24-vjeçar nuk ishte i interesuar për një transferim në Superligën Saudite. Mbetet të shihet nëse qëndrimi i tij do të ndryshojë pas Kupës së Botës 2026.

Ndryshe, Martinelli këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola dhe një asistim, por në Ligën Premier ka vetëm një gol nga 17 ndeshje.

Çmimi i sulmuesit anësor brazilian vlerësohet momentalisht nga Transfermarkt në vlerën e 45 milionë eurosh. /Telegrafi/

Real Madridi vazhdon ta mbajë në radar yllin e Man Cityt



Rodri është një figurë kyçe për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar spanjoll. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, megjithëse City i ka paraqitur tashmë një propozim për ta zgjatur atë deri në vitin 2029. Për momentin, ai nuk ka nënshkruar ende dhe këtu hyn në lojë Real Madridi.

Rodri ka qenë në radarin e klubit mbretëror për një kohë të gjatë. Hierarkia e Real Madridit po kërkon një mesfushor mbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe Rodri është në listë - jo një i kohëve të fundit, por një i hershëm.

Emri i tij është lidhur me një transferim te Real Madrid për disa kohë, megjithëse klubi duket se e ka përjashtuar atë pas dëmtimit të tij të rëndë.

Megjithatë, nuk është kështu. Sipas mediave spanjolle, Real Madridi nuk e ka humbur nga sytë mesfushorin e kombëtares La Roja.

Ata po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për një vit dhe po e vëzhgojnë nga afër në rast se një transferim bëhet i mundur këtë verë.

Objektivi kryesor i Real Madridit mbetet mesfushori i PSG-së, Vitinha, por klubi është i vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë ta largojnë portugezin nga Parisi. Nëse kjo rezulton e pamundur, Rodri shfaqet si një alternativë.

Klubi gjithashtu e di se nuk do të jetë e lehtë të marrë Rodrin nga City, por, si pjesa më e madhe e Evropës, ata po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Pep Guardiolës.

Nëse trajneri katalunas largohet, mund të pasojë një largim i mundshëm - dhe Rodri mund të përfundojë te Real Madrid. /Telegrafi/

Man Utd dhe Chelsea të “impresionuar” nga forma e yllit të Dortmundit, duan transferimin e tij



Forma mbresëlënëse e Felix Nmecha këtë sezon te Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Ligës Premier, përfshirë Chelsean dhe Manchester Unitedin.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenë një lojtar kyç në 18 paraqitje, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat deri më tani në sezonin 2025/26, ndërsa vazhdimisht ka mbuluar fushën dhe ka fituar ndërhyrje nga mesfusha.

Paraqitjet e tij të kompletuara dhe ndikimi në rritje në ekipin e Dortmundit e kanë vënë atë në radarin e skuadrave kryesore angleze që kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre në qendër të mesfushës.

Sipas mediumit Sky Germany, si United ashtu edhe Chelsea janë në një fazë të hershme dhe pritet të vazhdojnë monitorimin përpara një qasje zyrtare.

🚨 NEW!

Felix Nmecha’s impressive form has caught Premier League attention. The 25-year-old, now a key player after changing agency, is being monitored by Chelsea, Manchester United and others.

[Sky Germany] pic.twitter.com/D8PZNL7W1d
— SimplyUtd (@SimplyUtd) January 22, 2026


Nmecha momentalisht vlerësohet 45 milionë euro nga faqja e specializuar Transfermarkt, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për të gjitha ekipet e moshave të Manchester Cityt, para transferimit te Ëofsburgu e pastaj te Dortmundi.

25-vjeçari gjithashtu është reprezentues i kombëtares së Gjermanisë, me të cilën ka zhvilluar deri tani gjashtë ndeshje. /Telegrafi/

Zbulohen detaje nga “skandali Hernandez”: 84 orë punë në javë dhe paga "në dorë"



Pasi zbuloi padinë e ngritur nga familja kolumbiane që i çoi Lucas Hernandez dhe gruan e tij në gjykatë për "trafikim qeniesh njerëzore dhe punë të padeklaruar", gazeta L'Equipe i hodhi një vështrim të thelluar akuzave të bëra nga familja kolumbiane kundër mbrojtësit të PSG-së dhe gruas së tij Victoria Triay.

Në total, pesë anëtarë të familjes kolumbiane dyshohet se kanë punuar për familjen Hernandez pa deklarata ligjore ose tatimore apo fletëpagesa.

Dadot, mirëmbajtëset e shtëpisë, rojet e sigurisë... ato mbanin pozicione të ndryshme brenda familjes Hernandez.

Megjithatë, thuhet se ata fitonin midis 500 dhe 3,000 eurove në muaj, të gjitha të paguara me para në dorë.

Ndonjëherë, orët e tyre të punës varionin midis 72 dhe 84 orësh në javë.

Megjithatë, familja pranon se ata "përfituan nga avantazhet e stilit të jetesës luksoze" të Lucas Hernandez dhe gruas së tij.

Por "kjo nuk u jep atyre të gjitha të drejtat", sipas avokatit të tyre, Maitre Dubois.

Për më tepër, ky i fundit denoncon "fakte që i ngjajnë një forme të skllavërisë moderne që është krejtësisht e papranueshme në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit". /Telegrafi/

Barcelona konfirmon dëmtimin e Pedrit, zbulon sa kohë do t’iu mungojë



Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se Pedri ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të mungojë për një muaj.

23-vjeçari e mori dëmtimin gjatë fitores 4-2 kundër Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e mërkurë), të cilin e ka konfirmuar edhe Barcelona.

“Testet e kryera këtë mëngjes kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Pedro Gonzalez “Pedri” ka një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë, të cilin e mori gjatë ndeshjes kundër Slavia Pragës dje. Koha e rikuperimit pritet të jetë një muaj”, thuhet në njoftim.

INJURY UPDATE

Tests conducted this morning have confirmed that first team player Pedro González “Pedri” has a right hamstring injury, which he picked up during the game against Slavia Prague yesterday.

The recovery time is expected to be one month. pic.twitter.com/b5xGJdKjuw
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 22, 2026

Do të jetë një goditje e madhe për gjigantët katalunas, pasi Pedri ka qenë në një formë spektakolare këtë sezon, duke luajtur një rol kyç në dominimin e klubit spanjoll në të gjitha garat. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tetë asistime.

Mungesa e 23-vjeçarit do të ndikojë gjithashtu në ndjekjen e titullit të La Ligës nga Barça, ndërsa ata do të luajnë gjithashtu kundër Copenhagen në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve dhe kundër Albacete në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në javët e ardhshme.

Trajneri kryesor Hansi Flick do të përpiqet të përballojë mungesën e Pedrit duke llogaritur te Frenkie de Jong, Marc Bernal, Fermin Lopez, Marc Casado, Dani Olmo dhe Eric Garcia. /Telegrafi/

Arsenali i afrohet shifrës së 100 milionë eurove fitimeve deri tani në Ligën e Kampionëve



Edicioni i fortë Arsenalit në Ligën e Kampionëve është shpërblyer financiarisht dhe klubin londinez që ka pasuar jashtëzakonisht shumë arkat e klubit der tani.

Klubi londinez nga çmimet e dhëna nga UEFA për rezultate të arritura ka fituar tashmë mbi 93 milionë euro pas fitores së tyre të fundit 3-1 ndaj Interit.

“Topçinjtë” kanë fituar 18.6 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja, ndërsa pozicioni i tyre në ligë ka gjeneruar edhe 37 milionë euro të tjera.

🚨Arsenal's prize money from UEFA has exceeded €93 million to date after their latest win over Inter Milan.

⚽️ Participation - €18.6m
🥇 League position - €37m
📈 Performance - €37.6m

[@Lu_Class_] pic.twitter.com/bKlWIpf4hN
— now.arsenal (@now_arsenaI) January 22, 2026


Për më tepër, bonuset e bazuara në performancë kanë kontribuar me 37.6 milionë euro, duke nënvizuar shkallën e suksesit të tyre në Evropë.

Rritja e konsiderueshme financiare nxjerr në pah progresin e Arsenalit në skenën kontinentale dhe forcon pozicionin e tyre përpara fazave të mëvonshme të garës.

Ky çmim do të rrihet edhe më shumë me vazhdimin e sezonit, pasi Arsenali është njëri nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Çfarë solli formati i ri i Ligës së Kampionëve? Plot 30 klube po luftojnë për një vend në xhiron e fundit



Reagimet e tifozëve ndaj formatit të ri të Ligës së Kampionëve janë të ndryshme, nga ata që janë të zhgënjyer tek ata që janë të kënaqur, por askush nuk mund ta kundërshtojë faktin se nuk ka mungesë entuziazmi.

Deri në fund të fazës së ligës, ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur, dhe deri në 30 nga 36 klubet pjesëmarrëse do të luftojnë për diçka në 90 minutat e fundit të fazës së ligës.

Arsenali dhe Bayern Munichu kanë siguruar tashmë një vend në tetë ekipet e para, gjë që të çon direkt në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. Është pothuajse e sigurt që Arsenali do të përfundojë i pari në fund, kështu që të dyja ekipet janë të lehtësuara në xhiron e fundit.

Përveç skuadrave në krye, katër klube në fund të tabelës që kanë humbur tashmë çdo shans për të vazhduar garën janë Eintracht Frankfurt, Slavia Praga, Villarreali dhe Kairat Almaty.

Standings provided by Sofascore


30 klubet e mbetura do të luftojnë për një vend midis tetë më të mirave, që të çojnë direkt në fazën e 1/8-tës, dhe pozicionet midis vendit të 9-të dhe të 24-të, të cilat sjellin ndeshjet ‘play-off’ për të hyrë në fazën e 1/8-tës.

Liverpooli ka shansin më të mirë për të përfunduar midis tetë të parëve, ndërsa Borussia Dortmundi ka shansin më të vogël nga klubet që ende teorikisht mund ta sigurojnë kualifikimin në tetë të parët.

Juventusi, Interi, Borussia Dortmund, Galatasaray, Qarabag, Marseille dhe Bayer Leverkusen janë pothuajse të sigurt në play-off, ndërsa Union Saint-Gilloise dhe Ajax do të kenë nevojë për një mrekulli për të vazhduar garën. /Telegrafi/

Gabriel Jesus zbulon ëndrrën e tij për vitin 2026



Gabriel Jesus ka folur hapur për ambiciet e tij për vitin 2026, duke theksuar dëshirën e tij për të qëndruar i përqendruar dhe për të kontribuar plotësisht në suksesin e Arsenalit.

Sulmuesi mbetet i vendosur të luajë një rol kyç në përpjekjen e klubit për të fituar trofe, ndërsa gjithashtu punon drejt një rikthimi në detyrën ndërkombëtare me Brazilin.

“Ëndrra ime për këtë vit është të jetoj në të tashmen, ditë pas dite, dhe të ndihmoj shokët e mi të ekipit të Arsenalit të luftojnë për tituj këtë sezon dhe, sigurisht, të kthehem në ekipin kombëtar brazilian”, ka thënë Jesus për Globo Esporte.

Ndryshe, “Topçinjtë” mbeten në krye të renditjes së Ligës Premier dhe të qenit i aftë në formë mund të jetë çelësi për të ruajtur momentumin.

Ndryshe, Jesus ka pasur probleme me dëmtime këtë sezon, duke zhvilluar vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar tri gola dhe një asistim. /Telegrafi/

Fatos Tabaku dhe Laura Fazliu zgjidhen më të mirët e vitit nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës



Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, në praninë e personaliteteve të rëndësishme të sportit, arsimit të lartë, si dhe partnerëve të saj, ka organizuar ceremoninë solemne “Laureatët 2025”, ku u ndanë çmime për sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që u dalluan për sukseset dhe përkushtimin e tyre gjatë një viti të jashtëzakonshëm për sportin universitar.

Gjatë kësaj mbrëmjeje u ndanë çmimet kryesore të vitit, si sportisti i vitit dhe trajneri i vitit 2025.

Këto dy çmime shkuan për xhudon ku “Sportistja e Vitit 2025” u shpall Laura Fazliu, për suksesin e jashtëzakonshëm në FISU World University Games, Rhine–Ruhr 2025.

Ndërkaq, çmimi “Trajneri i Vitit” iu dha Fatos Tabakut, për kontributin profesional dhe angazhimin e tij në FISU World University Games, Rhine–Ruhr 2025.

/Telegrafi/

Pezullohen bisedimet e Real Madridit për kontratën me Vinicius Junior



E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet e paqartë ende me lojtarin dhe klubin spanjoll, Real Madrid, që ende nuk po arrijnë qartësi për rinovimin e kontratës.

Sipas mediumit El Larguero, bisedimet e Real Madridit për kontratën me Vinicius Junior mbeten të bllokuara, pa asnjë përparim të bërë edhe pas largimit të Xabi Alonsos, i cili u raportua të ishte një pengesë në vazhdimësinë e brazilianit.

Kontrata e 25-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2027 dhe ai nuk ka qenë i kënaqur me ofertën e Real Madridit për zgjatje, as nuk ka vendosur të largohet nga klubi.

Megjithatë, Los Blancos janë të bindur se do ta sigurojnë të ardhmen e Vinicius, ndërsa lojtari ka shprehur gjithashtu dëshirën e tij për të qëndruar në klub për shumë vite të tjera pas fitores kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e konsideron të padrejtë armiqësinë e madhe që Vinicius ka marrë nga tifozët. /Telegrafi/

❌