Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ‘funeral’ në dhomën e zhveshjes, humbja ndaj Albacetes tronditi Real Madridin



Pas vetëm shtatë muajsh në detyrë, Xabi Alonso u largua nga Real Madridi “me marrëveshje të dyanshme” pas humbjes 3-2 ndaj rivalëve historikë të Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

Për të zëvendësuar Alonson, ish-lojtari i Real Madridit dhe Liverpoolit, Alvaro Arbeloa, u promovua nga roli i tij në Castilla, skuadra B e Madridit.

Megjithatë, gjërat nuk nisën mirë për Arbeloan, i cili udhëhoqi Real Madridin drejt eliminimit të dytë në kupat vendase brenda pak ditësh, duke humbur 3-2 ndaj klubit të divizionit të dytë, Albacete, në turin e 16-të të Kupws sw Mbretit.

Menjëherë pas këtij rezultati, raporte kanë zbuluar se si reagoi dhoma e zhveshjes së Madridit ndaj humbjes, dhe nuk është një shenjë e mirë për të ardhmen e Arbeloas në detyrë.

Por ndoshta më dëmtues se vetë rezultati janë detajet mbi reagimin e lojtarëve të Real Madridit, të cilat i përshkruan gazetari spanjoll Jose Luis Sanchez, duke e përshkruar dhomën e zhveshjes si “një varr i vërtetë” gjatë një prononcimi në El Chiringuito.

Ai pretendoi se asnjë lojtar nuk foli pas ndeshjes, me Arbeloan që u detyrua të hynte dhe t’i ngushëllonte ata, duke i kërkuar skuadrës të riorganizohej përpara sfidës së ardhshme në La Liga ndaj Levantes, ndërsa ai pranoi se ishte më përgjegjësi për humbjen befasuese.

Reagimi i një dhome zhveshjes me disa nga lojtarët më të rëndësishëm dhe liderë në Real Madrid ngre pyetje mbi mënyrën se si ndihen yjet e klubit për emërimin e Arbeloas, veçanërisht pas raporteve që shumë prej tyre kishin pasur mosmarrëveshje me trajnerin e mëparshëm, Alonso.

Komentet e Arbeloas pas ndeshjes përputhen me detajet e raportit të Sanchezit, me trajnerin e ri të Real Madridit që merr përgjegjësinë e plotë për rezultatin./Telegrafi/

Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës



Raporte nga Italia pretendojnë se Juventusi ka një marrëveshje për transferimin si lojtarë të lirë të Oscar Minguezas në qershor, por drejtori i Bianconerëve, Marco Ottolini, ka mbetur në Spanjë për të negociuar një transferim të mundshëm në janar me Celta Vigon.

Mbrojtësi spanjoll Mingueza pritet të bëhet lojtar i ri i Juventusit, qoftë gjatë verës, qoftë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, ‘Bianconerët’ kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Celta Vigos për një kontratë katërvjeçare me vlerë 1 milion euro në sezon, pothuajse dyfishin e asaj që fiton Mingueza te klubi spanjoll, rreth 600,000 euro.

Tani Juventusi po përpiqet ta nënshkruajë 26-vjeçarin gjatë janarit, duke paguar një shumë më të ulët për Celta Vigon.

Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë gjatë orëve të ardhshme, dhe raportet sugjerojnë se “Zonja e Vjetër” do të duhet të paguajë nga 3 deri në 5 milion euro për të siguruar transferimit e mbrojtësit në afatin kalimtar dimëror.

Mingueza ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka regjistruar katër paraqitje me kombëtaren e Spanjës./Telegrafi/

Alvaro Arbeloa reagon pas eliminimit turpërues të Real Madridit nga Kupa e Mbretit



Alvaro Arbeloa mori përgjegjësi të plotë për eliminimin poshtërues të Real Madridit me rezultatin 3-2 nga skuadra e kategorisë së dytë Albacete në Kupën e Mbretit të mërkurën, duke deklaruar se ai është plotësisht përgjegjës për formacionin, taktikat dhe zëvendësimet që nuk sollën rezultatin e dëshiruar.

Në komentet e tij pas ndeshjes, trajneri i ri i ‘Los Blancos’ mbrojti lojtarët dhe u zotua për një rikthim të menjëhershëm në punë.

“Kjo humbje është shumë e dhimbshme. Jam i sigurt që të gjithë tifozët tanë janë të trishtuar. Duhet të përmirësohemi".

“Unë ende besoj se skuadra që hodha në fushë është e shkëlqyer. Lojtarët e mi janë lojtarë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Është e gjitha faji im, jo i tyre”.

“Është e vërtetë që nga ana fizike duhet të përmirësohemi shumë. Për këtë arsye e sollëm Pintus”.

“Lojtarët dhanë maksimumin.. U thashë se nuk mund t’i fajësoj për asnjë gjë. Ata patën një sjellje të shkëlqyer sonte dhe u përpoqën maksimalisht për të fituar”.

“Ne ende kemi dy tituj shumë të rëndësishëm për të garuar: Ligën e Kampionëve dhe La Ligën”.

“Janë pikërisht momente si këto që i dallojnë skuadrat e mëdha. Kur ato i kalojnë momentet e vështira dhe qëndrojnë të bashkuara”.

“A pendohem që i lashë lojtarët yje në Madrid? Jo, jo, nëse do ta bëja sërish, do ta bëja 1000 herë”.

“Skuadra që luajti këtë ndeshje ishte një skuadër fantastike që mund të mposhtë çdo ekip në botë, jo vetëm Albaceten”.

“Duhet të jemi më të shpejtë dhe të kemi modele loje më të qarta. Gjithashtu duhet të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, pasi ata do të jenë shumë të rëndësishëm”, ka deklaruar Arbeloa./Telegrafi/

Ylli i Man Utd trondit me deklaratën e tij: E kam menduar pensionimin nga futbolli



Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, ka bërë një deklaratë befasuese, duke thënë se ishte shumë pranë pensionimit nga futbolli profesionist pas makthit të tij të fundit me dëmtimin.

Ylli argjentinas zbuloi se ndihej “jo më një futbollist” gjatë momenteve më të errëta të rikuperimit të tij, duke pranuar se ndikimi mendor dhe fizik i një dëmtimi serioz në gju e kishte çuar në pragun e vendimit për të lënë sportin tërësisht.

Deklarata e Martinez vjen pas një periudhe të vështirë me fatin e tij në lidhje me gjendjen fizike, pasi ishte rikthyer në aksion vetëm në fund të nëntorit.

Mbrojtësi kishte qëndruar jashtë fushave për nëntë muaj pas dëmtimit të ligamentit gjatë një humbjeje 2-0 ndaj Crystal Palace në ‘Old Trafford’ në shkurt.

Për një lojtar që shkëlqen në luftën fizike dhe intensitet, rruga e gjatë dhe e vetmuar e rikuperimit e shtyu deri në limitet e tij.

“Ndihesh sikur nuk je më futbollist. Ndihesh dhimbje dhe mendon se nuk do të luash më futboll”.

“Një çrregullim mendor dhe fizik, i cili, sinqerisht, kur mendoj sot, nuk e di si e përballova”.

Fituesi i Kupës së Botës zbuloi se mendimi për të hequr dorë u forcua gjatë javëve të para të rikuperimit.

“Pas dy apo tre javëve të para, të jem i sinqertë, nuk doja më të luaja futboll. Dhe pastaj, sigurisht, bëhesh më i vetëdijshëm, merr atë mbështetje”, ka deklaruar ylli argjentinas./Telegrafi/

“Është pengesë për Realin”, Xabi Alonso i kërkoi shitjen e yllit të ekipit Florentino Perezit



Kriza sportive që çoi në largimin e Xabi Alonsos ka lënë pas një paralajmërim që trondit themelet e Florentino Perezit.

Para se të largohej nga posti i tij, trajneri bask ishte i qartë për situatën e Jude Bellingham, të cilin ai e konsideron një pengesë për Real Madridin.

Trajneri nga Tolosa pohon se, pavarësisht cilësisë së tij të padiskutueshme individuale, mesfushori anglez përfaqëson një konflikt taktik dhe brenda dhomës së zhveshjes, pa një zgjidhje të lehtë.

Ky raport privat ka nxitur një debat të brendshëm mbi përshtatshmërinë e mbajtjes së një ylli, integrimi kolektiv i të cilit vihet vazhdimisht në pikëpyetje.

Alonso ka argumentuar se Jude Bellingham është një lojtar i veprimeve të izoluara, i paaftë të dhurojë atë që i mungon madrilenëve, ka raportuar Fichajes.

Sipas Xabi Alonsos, prirja e lojtarit britanik për të kërkuar gjithmonë veprimin heroik prish ritmin e qarkullimit të topit dhe dëmton bashkëlojtarët e tij.

Ky vlerësim teknik sugjeron se “numri 5” i të bardhëve i jep përparësi lavdisë personale mbi nevojat defansive dhe organizative të mesfushës.

Konflikti taktik përkeqësohet edhe më shumë nga paraqitjet e dobëta të treguara javët e fundit, të cilat në fund çuan në një marrëdhënie të thyer me stafin teknik.

Për më tepër, trajneri theksoi se egoja e lojtarit ka tejkaluar arritjet e tij reale, duke e bërë menaxhimin e tij brenda një skuadre plot yje të vështirë.

Kjo situatë rëndohet edhe nga presioni i rrethit të tij të afërt, i cili kërkon një vend titullari të padiskutueshëm, pavarësisht formës së lojtarit./Telegrafi/

Juventusi nis kontaktet e para për transferimin e top sulmuesit nga Liga Premier



Sky Sport Italia pretendon se Juventusi ka kontaktuar Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta, por oferta e tyre prej 35 milionë eurosh nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme.

Interesi u përmend mbrëmjen e sotme nga eksperti i afatit kalimtar, Gianluca Di Marzio, i cili sugjeron se sulmuesi qendror mund të ndihmojë në forcimin e alternativave në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti gjatë dëmtimit të Dusan Vlahovic.

Raporti i tij thekson se Crystal Palace kërkon 30-35 milionë euro për Mateta, por kjo është një këndvështrim shumë i ndryshëm krahasuar me mediat britanike.

Ato e vendosin çmimin e kërkuar më afër 55-60 milionë eurove, shifër që do të ishte shumë mbi buxhetin e Juventusit për një transferim në janar, veçanërisht duke qenë se Manchester United besohet se është gjithashtu i interesuar.

Mateta është 28 vjeç dhe kontrata e tij me Palace zgjat vetëm deri në qershor 2027, çka është arsyeja pse vlera e tij mund të jetë ulur ndjeshëm nga nivelet e mëparshme.

Ai mbërriti për herë të parë në Londër nga Mainz në janar 2021 në formë huazimi, duke e përfunduar transferimin një vit më vonë për një shumë totale rreth 14.5 milionë euro.

Reprezentuesi francez ka shënuar 10 gola këtë sezon në 32 paraqitje zyrtare për Crystal Palace, si dhe ka dhënë dy asistime./Telegrafi/

Maroku eliminon Nigerinë pas penalltive dhe prek finalen e Kupës së Afrikës



Kombëtarja e Marokut ka siguruar kualifikimin në finale, pas triumfit në penallti ndaj kombëtares së Nigerisë, pasi 120 minuta nuk mjaftuan për t’u përcaktuar fituesi.

Maroku u shfaq më kërkues në pjesën e parë, duke rrezikuar që në minutat e hershme.

Brahim Diaz dhe Achraf Hakimi provuan nga distanca, ndërsa rasti më i pastër erdhi në minutën e 39-të, kur Noussair Mazraoui u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Stanley Nwabali, një nga figurat kryesore të ndeshjes për Nigerinë.

Nigeria reagoi me kundërsulme të rrezikshme, ku Ademola Lookman testoi portierin Bono, ndërsa loja u karakterizua edhe nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë, me Calvin Bassey dhe Raphael Onyedika që u ndëshkuan.

Në pjesën e dytë, Maroku vazhdoi presionin. Abde Ezzalzouli pati dy raste shumë të mira për shënim, por në të dyja herët u ndal nga pritjet vendimtare të Nwabalit.

As ndryshimet taktike nga Walid Regragui, përfshirë aktivizimin e Youssef En-Nesyri, nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

As koha shtesë nuk solli zgjidhje, pavarësisht freskimit të skuadrave me zëvendësime dhe përpjekjeve të fundit për të gjetur golin e fitores.

Pas 120 minutash, rezultati mbeti i pandryshuar, duke e çuar ndeshjen drejt ekzekutimit të penalltive.

Në penallti më të saktë u treguan Maroku që fituan me rezultat 4-2 dhe tashmë do të përballen në finale me Senegalin./Telegrafi/

“Falë jush fituam një ndeshje, ejani përsëri”, tifozët e Albacetes tallen me Real Madridin



Real Madridi pësoi një tronditje duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, pas disfatës me rezultat 2-1 në udhëtim te Albacete.

‘Los Blancos’ erdhën në këtë sfidë pas humbjes së pësuar me rezultat 3-2 në finale të Superkupës së Spanjës nga Barcelona dhe me një trajner të ri në stol.

Menjëherë pas përfundimit të finales, klubi madrilen mori vendimin për të ndarë rrugët me trajnerin Xabi Alonso, duke e zëvendësuar atë menjëherë me Alvaro Arbeloan.

Sidoqoftë, ky ndryshim nuk duket se ka sjellë ndonjë risi te gjiganti spanjoll pasi ata u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga një skuadër që renditet e 17-ta në La Liga 2.

🚨 Albacete fans are chanting: "Thank you for coming, we finally won a game, please come back next week!"
— Madrid Zone (@theMadridZone) January 14, 2026

Para kësaj ndeshje Albacete kishe tri ndeshje radhazi pa fitore dhe ky fakt ka bërë që tifozët e klubit të tallen me Real Madridin.

“Faleminderit që erdhët, ne me në fund fituam një ndeshje. Ju lutem ejani sërish javën tjetër”, po këndonin në kor tifozët e Albacetes pas përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj disfate, Real Madridi tashmë do të përqendrojë forcat në La Liga, aty ku xhiron e ardhshme do të jetë nikoqire e Levantes në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/

Bayern Munich shënon fitore me përmbysje ndaj Kolnit



Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Kolnit në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit gjerman.

Ndeshja nisi me intensitet nga vendasit e Këlnit, të cilët rrezikuan që në minutat e para. Said El Mala dhe më pas Linton Maina testuan seriozisht portierin Manuel Neuer, i cili u tregua vendimtar për Bayernin.

Presioni i Kolnit u shpërblye në minutën e 41-të, kur Maina realizoi një gol spektakolar pas një depërtimi individual, duke e dërguar topin saktësisht pas portierit për avantazhin 1-0.

Megjithatë, reagimi i Bayernit ishte i shpejtë. Vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45+5’, Michael Olise asistoi bukur për Serge Gnabry, i cili goditi fuqishëm për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany mori kontrollin e plotë të lojës.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 71-të, kur Min-jae Kim shfrytëzoi hapësirën në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Bayernit prej 2-1.

Zëvendësimet e Kompanyt dhanë menjëherë efekt. Lennart Karl, i futur në lojë në minutën e 67-të, vulosi fitoren në minutën e 82-të, pas një asistimi të saktë nga Luis Diaz, duke realizuar një gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 47 pikëve me 11-të më shumë se Borussia Dortmundi në pozitën e dytë që ka 36 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit



Një tërmet institucional ka tronditur zyrat e Real Madridit pas një sezoni plot kthesa të rrezikshme dhe vendime drastike nën diellin e kryeqytetit.

Epoka e Xabi Alonsos përfundoi papritur, duke lënë një boshllëk që Alvaro Arbeloa po përpiqet ta mbushë si një zgjidhje e përkohshme emergjente.

Në këtë skenar pasigurie, Real Madridi tashmë ka nisur të hartojë planin e tij për sezonin e ardhshëm me një prioritet të qartë.

Florentino Perez ka përqendruar vëmendjen te Lionel Scaloni, strategu që i solli lavdi të përjetshme kombëtares së Argjentinës.

Drejtuesit e klubit kërkojnë një profil që të kombinojë autoritetin taktik me aftësinë e veçantë për të menaxhuar një skuadër të mbushur me yje të nivelit botëror.

Emri i Lionel Scalonit gëzon konsensus të gjerë në nivelet më të larta të klubit, falë aftësisë së tij të dëshmuar për të fituar në situata me presion të lartë.


Bilanci i tij është kartëvizita më e fortë: një Kupë Bote, dy Copa America dhe Finalissima konfirmojnë metodologjinë e tij fituese të punës.

Shumë analistë brenda ambientit madrilen shohin te Scaloni një pasardhës natyral të stilit që dikur imponoi italiani Carlo Ancelotti.

Qetësia dhe aftësia për të lexuar lojën janë tipare të përbashkëta që e lehtësojnë kalimin drejt një cikli të ri fitues.

Presidenti tashmë ua ka lënë të kuptohet bashkëpunëtorëve të afërt se trajneri nga Santa Fe është zgjedhja e tij për të udhëhequr projektin pas Kupës së Botës 2026.

Argjentina do të shkojë në atë turne si një nga favoritët kryesorë dhe Scaloni e di se ai mund të jetë kulmi i karrierës së tij përpara se të kalojë Oqeanin Atlantik./Telegrafi/

Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës



Tifogrupi i njohur “Plisat” ka dalë me një reagim të ashpër publik pas zhvillimeve të fundit në klubin e basketbollit Sigal Prishtina, duke e cilësuar zgjdhjen e kryetarit të ri si një nga ngjarjet më të turpshme në historinë e sportit të kryeqytetit.

Sipas Plisave, në një “kuvend të paligjshëm”, është zgjedhur në mënyrë të dhunshme dhe tinëzare kryetari i ri i klubit, pa transparencë dhe pa një proces të hapur garues.

Ata theksojnë se zgjedhja e udhëheqjes së klubit do të duhej të bëhej përmes ideve dhe vizionit për të ardhmen e KB Prishtinës, e jo në mënyrë të fshehtë.

Plisat akuzojnë drejtuesit aktualë të klubit për mungesë dashurie dhe interesi për zhvillimin e klubit, duke pretenduar se veprimet e tyre janë të motivuara nga frika dhe përpjekja për të mbuluar, siç thonë ata, keqpërdorime dhe shkatërrim të klubit ndër vite.

Në reagim përmendet edhe emri i Bekë Berishës, i cili sipas Plisave është zgjedhur kryetar i klubit, duke e cilësuar atë si joprofesional dhe të papërshtatshëm për këtë pozitë, si dhe si një person pa lidhje me klubin, sportin apo qytetin e Prishtinës.

“Plisat” kështu kanë deklaruar qartë se nuk i japin mbështetje këtij emërimi dhe as kryesisë aktuale.

Reagimi i plotë nga "Plisat":

/Telegrafi/

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, dhuron dy asistime të mrekullueshme për Hoffenheimin



Hoffenheimi po udhëheq me rezultat të thellë 4-0 pas pjesës së parë në shtëpi ndaj Borussia M’Gladbach në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit gjerman.

Vendimtar për këtë epërsi të thellë të klubit gjerman po del të jetë sulmuesi kosovar Fisnik Asllani.

Ani pse jo me gola, Asllani ka kontribuar në dy nga këta gola të shënuar të Hoffenheimit duke asistuar për mrekulli për shokët e skuadrës.

🇩🇪🔵 Hoffenheim 2-0 Borussia Monchengladbach | Bundesliga

Conducción de ASLLANI para el DERECHAZO DE TIM LEMPERLE: se juntaron los jóvenes promesa ✨

Hoffenheim se está metiendo en la lucha por zona de copas 👀✅pic.twitter.com/OxRJk5e46H
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) January 14, 2026

Ylli kosovar fillimisht asistoi për mrekulli në minutën e 24-të për Tim Lemperle, i cili realizoi për rezultatin 2-0.

Asllani doli në skenë sërish, duke asistuar kësaj radhe për Andrej Kramaric, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë realizoi për 3-0.

🚨🇩🇪 | GOAL: ANDREJ KRAMARIC WITH A BRACE!

Hoffenheim 3-0 M’gladbach.

pic.twitter.com/Lsc15lEei9
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) January 14, 2026


Kujtojmë se Asllani deri më tani këtë sezon ka gjashtë gola të realizuar në kampionat, teksa me këto dy asistime tani shkon në shifrën e katër ‘dhuratave’ për bashkëlojtarët./Telegrafi/

Super ylli i Barcelonës zbulon se kishte kërkuar largimin nga klubi, por Flick e parandaloi atë



Gjatë 18 muajve të fundit, Raphinha ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror dhe gjithashtu një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Sulmuesi 29-vjeçar ka treguar një formë shumë të mirë që nga ardhja e Hansi Flick, i cili e ka ndihmuar brazilianin të rikthejë karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll.

Raphinha, i cili ishte ylli i Barcelonës gjatë fitimit të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, kishte hasur vështirësi gjatë dy sezoneve të tij të para në klub.

Në një intervistë për BBC, ai zbuloi se kishte planifikuar të largohej para ardhjes së Flick si trajner në verën e vitit 2024.

“Po të mos vinte Hansi Flick, unë do të largohesha nga Barça. Ai ndryshoi gjithçka. Më tha që do të isha i rëndësishëm. Kjo është çfarë i duhet një lojtari: besim”.

“Kisha shumë dyshime për veten. Kam zakon të kritikoj veten shumë ashpër, dhe ky presion më bëri të mendoja për të lënë klubin”.

Po të kishte ikur nga Barcelona, Raphinha do të kishte pasur shumë mundësi për klubin e tij të ardhshëm.

Ai është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Ligën Premier, ku ka luajtur më parë për Leeds United, ndërsa një kalim në Arabinë Saudite gjithashtu është përmendur.

Megjithatë, për momentin, asnjë nga këto opsione nuk duket se do të realizohet, duke marrë parasysh dëshirën e tij për të qëndruar në ‘Spotify Camp Nou’.

Flick ka treguar shumë besim te Raphinha dhe marrëdhënia mes tyre është e afërt. Nuk është çudi që ky besim është reflektuar në performancat fantastike të brazilianit për Barcelonën që nga fillimi i sezonit të kaluar./Telegrafi/

Jo vetëm rezultatet, ky person ishte një ndër shkaktarët kryesorë pse Real Madridi e shkarkoi Alonson



Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit, vetëm një ditë pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, u ndikua ndjeshëm nga refuzimi i tij për të përfshirë Antonio Pintus si trajner të përgatitjes fizike të ekipit të parë, sipas Mundo Deportivo.

Tekniku bask qëndroi i palëkundur në mbrojtje të trajnerit të tij të besuar të përgatitjes fizike, Ismael Camenfort, një qëndrim që ra ndesh me pakënaqësinë në rritje të klubit lidhur me përgatitjen fizike të skuadrës këtë sezon.

Real Madridi ka hasur vështirësi të vazhdueshme në minutat e fundit të ndeshjeve — shpesh duke humbur intensitetin pas minutës së 70-të, si dhe një krizë të përsëritur dëmtimesh që ka prekur lojtarë kyç.

Presidenti i klubit, Florentino Perez dhe bordi drejtues nuk kishin pasur kurrë besim të plotë te stafi i ri dhe relativisht i papërvojë i Alonsos.

Pintus, një aleat i hershëm i Pérezit që sezonin e kaluar ishte zhvendosur në një rol administrativ, shihej si zgjidhja e problemeve fizike të ekipit.

Rikthimi i italianit në detyra të plota me ekipin e parë u shty fort nga drejtuesit e lartë të klubit, por Alonso refuzoi kategorikisht ta përfshinte atë me kohë të plotë.

Ky qëndrim i palëkundur rezultoi vendimtar.

Me Pintus tashmë të integruar në stafin e ri të Alvaro Arbeloas, ai kishte nisur punën me lojtarët që të martën, përpara ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Albacetes, kjo lëvizje nënvizon vendosmërinë e klubit për të adresuar mangësitë fizike që kontribuuan në largimin e Alonsos./Telegrafi/

Formacionet zyrtare, Nigeri – Marok: Përplasje yjesh për një biletë në finale



Nigeria dhe Maroku do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ndeshja që do të zhvillohet në Rabat të Marokut, premton të jetë një ndeshje spektakolare, ku fituesi i këtij takimi do të luajë në finale ndaj Senegalit që triumfoi minimalisht ndaj Egjiptit.

Tek Nigeria nga minuta e parë e nisin yjet si Ademola Lookman dhe Victor Osimhen, por nuk mungojnë as emra si Alex Iëobi dhe Calvin Bassey.

Maroku në anën tjetër udhëhiqet nga kapiteni Achraf Hakimi, teksa në përbërje nuk mungojnë as Noussair Mazraoui e Brahim Diaz.

Formacionet zyrtare:

𝗟𝗜𝗡𝗘-𝗨𝗣𝗦 📋

How Nigeria and Morocco line up tonight. 🇳🇬🇲🇦#TotalEnergiesAFCON2025 pic.twitter.com/Pk9NCNTVQF
— TotalEnergies AFCON 2025 (@CAF_Online) January 14, 2026

Nigeri: Nwabali, Osayi-Samuel, Ajayi, Bassey, Onyemaechi, Onyeka, Onyedika, Iwobi, Lookman, Osimhen, Adams.

Marok: Bono, Mazraoui, Masina, Aguerd, Hakimi, El Aynaoui, Ezzalzouli, Saibari, Khannouss, Diaz, El Kaabi.

/Telegrafi/

Sadio Mane bën heroin dhe kualifikon Senegalin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës



Senegali ka siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Egjiptit, në një ndeshje të fortë dhe të tensionuar, të vendosur nga një moment cilësie individuale.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 78-të, kur Sadio Mane realizoi një goditje të saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në mënyrë perfekte në shtyllën e majtë për 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua nga lojë fizike dhe ndërhyrje të forta, me disa kartonë të verdhë që ndikuan ndjeshëm.

Kalidou Koulibaly dhe Habib Diarra u ndëshkuan me kartonë të verdhë, duke humbur automatikisht ndeshjen e radhës.

Edhe Hossam Abdelmaguid te Egjipti u penalizua herët, që në minutën e gjashtë, duke lënë gjurmë në ekuilibrat defensiv të skuadrës së tij.

Në fillim të pjesës së dytë, të dy trajnerët ndërhynë për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Senegali aktivizoi Lamine Camara në vend të Habib Diarrës, ndërsa Egjipti bëri dy zëvendësime të menjëhershme, me Trezeguet dhe më pas Mostafa Mohamed që hynë në fushë për t’i dhënë më shumë energji repartit ofensiv.

Pavarësisht përpjekjeve të Egjiptit për të barazuar, mbrojtja e Senegalit qëndroi e organizuar dhe e disiplinuar deri në fund.

Zëvendësimet e vonshme, përfshirë hyrjen e Zizo në minutën e 81-të, nuk mjaftuan për të ndryshuar rezultatin.

Me këtë fitore, Senegali kualifikohet në finale, ku do të përballet me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal Nigeri - Marok./Telegrafi/

Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit



Një incident serioz ka ndodhur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Një tifoz i Vëllaznimit nga tribunat ka goditur me shishe ndihmëstrajnerin e skuadrës së Bashkimit nga Prizreni, Bledar Gjeqaj.

Si pasojë e goditjes, Gjeqaj ka pësuar lëndim dhe është rrëzuar në parket, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga stafet dhe zyrtarët e ndeshjes.

Pas këtij incidenti, gjyqtari kryesor vendosi ta ndërpresë ndeshjen, për shkak të mungesës së sigurisë dhe pamundësisë për vazhdimin normal të takimit.

Ky rast vjen vetëm pak ditë pas një tjetër ngjarjeje shqetësuese në Prizren, ku basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, ishte goditur nga tifozët e Bashkimit, duke ngritur sërish alarmin për dhunën në sport dhe mungesën e kontrollit në palestra.

Ngjarja pritet të ketë jehonë të madhe në organet disiplinore të basketbollit kosovar, ndërsa kërkohet reagim institucional për të garantuar sigurinë e sportistëve dhe stafit teknik në ndeshjet e ardhshme./Telegrafi/

Vërshohet nga ofertat Arijon Ibrahimovic, yllin kosovar e duan tri klube të njohura



Arijon Ibrahimovic iu bashkua Heidenheimit në formë huazimi nga Bayern Munich verën e kaluar dhe shpejt u bë titullar.

Sipas Transfermarkt, disa klube si në Gjermani ashtu edhe jashtë vendit kanë shprehur interes për 20-vjeçarin, i cili debutoi për ekipin kombëtar gjerman U21 në fund të vitit të kaluar.

Këto përfshijnë katër klube të Bundesligës, si dhe klube nga Italia dhe Spanja.

Lojtari me këmbë të djathtë luajti në çdo ndeshje për Heidenheim në gjysmën e parë të sezonit dhe aktualisht është një pjesë e domosdoshme e formacionit titullar të trajnerit Frank Schmidt.

Vlera e tregut e yllit kosovar është rritur në 5 milionë euro në përditësimin e fundit të Transfermarkt.

Duke pasur parasysh zhvillimin e tij mbresëlënës, nuk është çudi që Heidenheim do të donte ta mbante lojtarin sulmues përtej marrëveshjes së tij të huazimit me Bayern Munich, megjithatë, performancat e Ibrahimovic kanë tërhequr interes nga klube të tjera.

Sipas Transfermarkt, klubet e Serie A , Fiorentina dhe Cagliari, kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për ta transferuar atë.

I riu është tashmë shumë i njohur me ligën e parë italiane nga periudhat e tij të mëparshme të huazimit te Frosinone dhe Lazio, ku ka 17 paraqitje dhe dy asiste.

Ekziston gjithashtu një interesim nga Villarreali teksa edhe disa klube tjera të Bundesligës i kanë vënë syrin atij.

Se vetë lojtari dëshiron një klub të përhershëm në lëvizjen e tij të ardhshme iu bë e qartë së fundmi gazetës me seli në Mynih, Abendzeitung.

"Nuk dua të huazohem përsëri", i tha ai gazetës në fund të vitit të kaluar, duke lënë të kuptohet se mund të parashikojë një të ardhme më afatgjatë në Mynih./Telegrafi/

Man Utd gati t’i bëjë dhuratën e parë Carrickut – ylli portugez goditja e parë e janarit



Manchester United pritet të përshpejtojë negociatat për Ruben Neves pasi ka arritur një marrëveshje parimore me Michael Carrick për të marrë drejtimin e skuadrës si trajner i përkohshëm.

Me 44-vjeçarin që fitoi garën ndaj Ole Gunnar Solskjaer për të pasuar Ruben Amorim, drejtuesit e INEOS po përgatiten të lirojnë menjëherë fondet e nevojshme për të siguruar shërbimet e yllit të Al-Hilal, i vlerësuar rreth 20 milionë euro, në afatin kalimtar të janarit.

Vendimmarrësit e klubit kanë identifikuar mesfushën si një nga pikat më të dobëta të skuadrës dhe janë të gatshëm të miratojnë një transferim përfundimtar të Ruben Neves që këtë muaj, me qëllim që trajneri i ri të ketë mjetet e duhura për të shpëtuar një vend në katërshen e parë të Ligës Premier.

Në krye të listës së dëshirave është ish-kapiteni i Wolves, Neves. Reprezentuesi portugez, i cili aktualisht aktivizohet me Al-Hilal në Arabinë Saudite, është admiruar prej kohësh në “Old Trafford” për aftësinë e tij për të diktuar lojën dhe për të kontrolluar ritmin e ndeshjeve, cilësi që Unitedit i kanë munguar ndjeshëm këtë sezon.

Sipas The Guardian, Neves do të kërkonte një shifër rreth 20 milionë euro, një shumë që bordi i klubit e sheh si një rrezik të kalkuluar dhe të vlefshëm për t’u marrë.

Edhe pse Carrick do ta mbajë drejtimin vetëm në mënyrë të përkohshme, departamenti i afatit kalimtar e konsideron Neves si një aset afatgjatë që përshtatet me strategjinë më të gjerë të klubit.

Nëse marrëveshja bëhet e realizueshme, fondet janë të gatshme të përdoren menjëherë, duke sinjalizuar se INEOS nuk ka ndërmend ta quajë të humbur sezonin, pavarësisht eliminimeve të fundit nga kompeticionet e kupave./Telegrafi/

Liverpooli mund ta padisë Arsenalin për incidentin që ndodhi gjatë derbit



Liverpooli mund të “padisë” rivalët e tij, Arsenalin, për incidentin e ndodhur në fund të barazimit 0-0 në 'Emirates Stadium', sipas ish-drejtuesit të PGMOL

“Të Kuqtë” arritën të ndalnin kryesuesit e Ligës Premier me një barazim pa gola të enjten, në një ndeshje ku momenti më i diskutuar ishte dëmtimi i Conor Bradleyt në minutat e fundit.

Mbrojtësi i Irlandës së Veriut pësoi një dëmtim të rëndë teksa tentonte të largonte topin në krahun e djathtë dhe mbeti i shtrirë në fushë, duke shfaqur dhimbje të mëdha.

Gabriel Martinelli, i futur si zëvendësues gjatë ndeshjes, mendoi se Bradley po vononte lojën dhe hodhi topin mbi të, përpara se ta shtynte jashtë vijës anësore.

Ky veprim shkaktoi reagim të ashpër nga lojtarët e Liverpoolit, ndërsa Martinelli u ndëshkua me karton të verdhë për sjelljen e tij.

Më vonë u konfirmua se Bradley kishte pësuar një dëmtim serioz në gju, i cili kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe e përjashtoi atë nga pjesa e mbetur e sezonit.

Edhe pse Martinelli kërkoi falje publikisht në rrjetet sociale dhe zbuloi se kishte shkëmbyer mesazhe me Bradleyn, incidenti vazhdoi të mbetej temë diskutimi.

Keith Hackett, ish-gjyqtar i Ligës Premier dhe ish-kreu i PGMOL-it, sugjeroi se Liverpooli mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

“Kam qenë së fundmi i përfshirë në çështje gjyqësore, ku një lojtar e çon në gjykatë një tjetër, me pretendimin se një dëmtim i ka shkatërruar karrierën”.

“Gjithmonë ekziston ai rrezik dhe një klub mund të përpiqet ta padisë një lojtar, sepse ka humbur shërbimet e futbollistit të tij”.

“Është një pikë e vlefshme për t’u ngritur, sepse në futboll, në përgjithësi, lojtarët kanë një detyrim kujdesi ndaj kundërshtarëve”.

“A mund të kishte ndërhyrë gjyqtari më herët? Ajo që është befasuese është se disa njerëz nuk e kuptuan sa serioz ishte dëmtimi, pasi nuk pati një reagim të tepruar”, ka deklaruar Hackett./Telegrafi/

❌