❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për misionin e KFOR-it



Me njĂ« ceremoni solemne tĂ« enjten nĂ« qytetin e Plevenit, Bullgaria dĂ«rgoi njĂ« kontingjent tĂ« ri ushtarak nĂ« KomandĂ«n Rajonale tĂ« KFOR-it-PerĂ«ndim (RC-Ë) nĂ« KosovĂ«.

Formacioni, i komanduar nga Kapiteni Georgi Valkanov, përbëhet nga 97 pjesëtarë të forcave të armatosura bullgare.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Radoslav Iliev, zëvendësshefi i Mbrojtjes gjeneral-lejtënant Krasimir Kanev, komandanti i Forcave Tokësore gjeneralmajor Deyan Deshkov, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta kundëradmirali Galin Manev, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shtetërore.

Në fillim të ceremonisë, Kanev shqyrtoi trupat, ndërsa Ati Krasimir Krastev nga Kisha e Trinisë së Shenjtë në Pleven kryesoi një bekim për shëndet dhe sukses në mision.

“ShĂ«rbimi i paqes Ă«shtĂ« shĂ«rbim i Zotit”, tha prifti gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

NĂ« fjalĂ«n e tij, zĂ«vendĂ«sministri Iliev theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e misionit: “PjesĂ«marrja nĂ« operacionin e NATO-s nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« njĂ« detyrĂ« shumĂ« e pĂ«rgjegjshme me rĂ«ndĂ«si pĂ«r sigurinĂ« dhe paqen nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor. Misioni juaj Ă«shtĂ« tĂ« siguroni, garantoni dhe demonstroni aftĂ«sitĂ« e AleancĂ«s pĂ«r tĂ« ruajtur sigurinĂ« dhe rendin nĂ« rajon”.

Gjeneral-lejtënant Kanev shtoi se përvoja e fituar në misione ndërkombëtare do të jetë e vlefshme jo vetëm për detyrat në Kosovë, por edhe për karrierën e pjesëtarëve të kontingjentit.

“NĂ« kontekstin e ndryshimeve gjithnjĂ« e mĂ« dinamike nĂ« peizazhin politik dhe ekonomik global, pĂ«rvoja nĂ« ruajtjen e paqes dhe stabilitetit bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”, theksoi ai.

Ceremonia përfundoi me një marshim solemn të kontingjentit përmes Sheshit Vazrazhdane. Kontingjenti do të vendoset në Kampin Villaggio Italia, pranë Pejës, në pjesën perëndimore të Kosovës.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, personeli ushtarak bullgar do të kryejë detyrat e tij si pjesë e elementit të mbështetjes kombëtare, duke përfshirë pozicione në selinë e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim dhe si kompani manovrimi me seksion logjistik dhe njësi mjekësore brenda batalionit shumëkombësh të misionit paqeruajtës të NATO-s.

Ekspertët e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë të suksesshëm në testin ndërkombëtar për ekzaminimin e armëve



Dy ekspertĂ« tĂ« AgjencisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r ForenzikĂ« nĂ« fushĂ«n e balistikĂ«s e kanĂ« kaluar me sukses testin ndĂ«rkombĂ«tar ‘Firearms Examination 2025-5262’ (Ekzaminim i armĂ«ve tĂ« zjarrit).

Fejsal Lutfiu dhe Lutfi Raci janë dy ekspertët e suksesshëm në testin ndërkombëtar.

“Pas publikimit zyrtar tĂ« rezultateve nga kompania ndĂ«rkombĂ«tare Collaborative Testing Services (CTS), Ă«shtĂ« konfirmuar se ekspertĂ«t e balistikĂ«s nga AKF kanĂ« kaluar testin me rezultate tĂ« larta, duke dĂ«shmuar nivel tĂ« lartĂ« profesional, saktĂ«si shkencore dhe pĂ«rputhshmĂ«ri me standardet mĂ« tĂ« avancuara ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« fushĂ«n e ekzaminimit tĂ« armĂ«ve tĂ« zjarrit” – thuhet nĂ« njoftimin e AgjencisĂ« mĂ« 29.01.2026.

Sipas Agjencisë së Forenzikës, ky sukses përbën një dëshmi dhe përkushtim të vazhdueshëm të Agjencisë për rritjen e kapaciteteve profesionale, sigurimin e cilësisë së ekspertizës forenzike dhe forcimin e besueshmërisë ndërkombëtare në proceset e ekzaminimit balistik.

Agjencia ka shtuar se vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të stafit të saj, duke synuar zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë publike.

Kosova, vendi më i lirë për darkë në Evropë: Zvicra dhe Danimarka më të shtrenjtat



Një studim i fundit mbi çmimet e darkës për dy persona në vendet e Evropës ka zbuluar se një darkë në një restorant mesatar, pa pijet, mund të kushtojë shumë ndryshëm në varësi të vendit ku gjendeni.

Sipas tĂ« dhĂ«nave pĂ«r vitin 2026 nga portali Ferrygogo, çmimet mesatare tĂ« njĂ« darke pĂ«r dy persona nĂ« EvropĂ« variojnĂ« nga rreth ÂŁ17.35 (rreth 20 €) deri mbi ÂŁ139.56 (rreth 160.86 €) — me diferencĂ« tĂ« ndjeshme mes vendeve veri‑perĂ«ndimore dhe juglindore.

NĂ« kĂ«tĂ« listĂ«, Kosova renditet si vendi me darkĂ«n mĂ« tĂ« lirĂ« pĂ«r dy persona nĂ« EvropĂ«, me njĂ« mesatare prej rreth ÂŁ17.35 (20 €) pĂ«r njĂ« vakt tre‑kursesh nĂ« njĂ« restorant tĂ« nivelit tĂ« mesĂ«m, raporton ferrygogo.

Në krye të listës së vendeve më të shtrenjta janë Zvicra dhe Danimarka, ku çmimet e një darke për dy persona janë ndër më të lartat në kontinent.

Çmimet nĂ« EvropĂ«: nga mĂ« lirĂ«t te mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«

Vendet me darkën më të lirë (për dy persona):

Kosova – rreth £17.35 / 20 €

Maqedonia e Veriut – rreth £21.15 / 24.38 €

Moldavia – rreth £26.30 / 30.32 €

Bosnja e Hercegovina – rreth £26.68 / 30.75 €

Serbia – rreth £33.26 / 38.34 €

Vendet me darkën më të shtrenjtë (për dy persona):

Zvicra – rreth £93.04 / 107.24 €

Danimarka – rreth £81.29 / 93.69 €

Luksemburgu – rreth £78.08 / 90.00 €

Norvegjia – rreth £77.96 / 89.86 €

Holanda / Irlanda / Finlanda / Belgjika – rreth £69.41 / 80.00 €

NĂ« qytete tĂ« caktuara, çmimet mund tĂ« jenĂ« edhe mĂ« tĂ« larta: nĂ« Lugano dhe Zug tĂ« ZvicrĂ«s, njĂ« darkĂ« pĂ«r dy persona mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« ÂŁ139.56 (160.86 €).

Vlerësime të tjera për pushime dhe vlera turistike

Studimi sugjeron se disa vende të Mesdheut ofrojnë një kombinim të mirë midis çmimeve të ushqimit dhe eksperiencave turistike.

Për shembull, Portugalia, Spanja, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë vlerë të mirë për turistët që dëshirojnë të shijojnë një darkë të këndshme pa çmime të larta, ndërsa vendet e veriut të Evropës mbeten më të kushtueshme për shpenzimet e restoranteve.

KĂ«to tĂ« dhĂ«na janĂ« nxjerrĂ« nga hulumtimi i çmimeve mesatare tĂ« njĂ« darke tre‑kursesh pĂ«r dy persona nĂ« restorante tĂ« klasit tĂ« mesĂ«m, pa pĂ«rfshirĂ« pijet, nĂ« EuropĂ« pĂ«r vitin 2026./Telegrafi.

KESCO kĂ«rkon rritje 21.3% tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ«, Kurti thotĂ« se qytetarĂ«t “pĂ«lqejnĂ« tĂ« kenĂ« shumĂ« nxehtĂ«â€



Kompania furnizuese me energji elektrike KESCO ka kërkuar që çmimi i energjisë për vitin 2026 të rritet për 21.3 për qind.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila do të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo këtë propozim.

Sipas dokumenteve të aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.

Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro. Nëse rritja aprovohet, kjo do të jetë hera e tretë në katër vitet e fundit që çmimi i energjisë elektrike rritet.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite të enjten në Qendrën e Inovacionit të Kosovës, derisa ishte duke folur për kursimin e energjisë, tha se qytetarët pëlqejnë të kenë temperatura të larta brenda apartamenteve.

“Duhet me menaxhu faktin qĂ« po ngrohemi shumĂ« me rrymĂ«. PĂ«rveç qĂ« ngrohemi me rrymĂ«, ne ngrohemi shumĂ« me rrymĂ«. Temperaturat nĂ«pĂ«r dhoma i kemi dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta se sa qĂ« Ă«shtĂ« normale. Kena qejf nxehtĂ«â€, tha Kurti.

Ai gjithashtu shtoi se menaxhimi i konsumit, sidomos për ngrohjen, është i rëndësishëm dhe se rritja ekonomike do të kërkojë përdorim më të madh të energjisë./Telegrafi.

Kurti nderon dëshmorët e Rogovës, Goden dhe Bishtazhit: Zbulohet Medaljoni për Ilir Merturin në Klinë



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulesës së medaljonit të kujtesës për Ilir Merturin në qytetin e Klinës, në parkun që mban gjithashtu emrin e tij.

Ky akt u realizua në kujtim të viktimave të tragjedive të fundjavës së janarit 1999, kur forcat serbe vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.

Sipas Kurtit, 21 luftĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« Vesel Avdylin, Naim Gashin dhe Ilir Merturin, ranĂ« duke mbrojtur popullatĂ«n civile, ndĂ«rsa nĂ«ntĂ« civilĂ« u ekzekutuan pa mĂ«shirĂ«.

“Medaljoni i kujtesĂ«s qĂ« zbuluam sot pĂ«r Ilir Merturin Ă«shtĂ« shenjĂ« e respektit shtetĂ«ror pĂ«r flijimin e tij dhe e angazhimit tonĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike. ËshtĂ« gjithashtu kujtesĂ« qĂ« na thĂ«rret çdo ditĂ«, qĂ« ta mbajmĂ« KosovĂ«n ashtu siç e deshĂ«n ata: tĂ« lirĂ«, tĂ« zhvilluar e tĂ« pĂ«rparuar, tĂ« denjĂ« pĂ«r sakrificĂ«n e tyre”, tha Kurti.

Kryeministri u përkul me nderim para të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe riafirmoi zotimin për dinjitet qytetar, drejtësi shoqërore dhe paqe të sigurt në Republikën e Kosovës.

“Lavdi dĂ«shmorĂ«ve Merturi, Gashi dhe Avdyli, dhe tĂ« gjithĂ« dĂ«shmorĂ«ve tĂ« tĂ« gjitha epokave tĂ« kombit shqiptar! Nderim tĂ« gjithĂ« martirĂ«ve tĂ« lirisĂ«â€, shtoi Kurti.

Ceremonia në Klinë shërben si një kujtesë e përhershme e sakrificës së dëshmorëve dhe përpjekjes për të ruajtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Rrëfim pas 25 vjetësh, si u vra 15 vjeçari nga sulmi i serbëve me granata në veri



Në mesditën e 29 janarit të vitit 2001 në veri të Mitrovicës u hodhën dy granate dore, ku si pasojë kishte mbetur i vrarë 15 vjeçari, Gazmend Ibrahimi dhe ishte plagosur vëllai i tij, Armendi.

25 vite më vonë familjarët e Gazmend Ibrahimi, rrëfejnë për KosovaPress, se si sulmit i priu tensioni i vazhdueshëm mes serbëve dhe shqiptarëve për largimin e këtyre të fundit nga shtëpitë e tyre. Ata treguan se gjatë kësaj periudhe vetëm kishin filluar të bëjnë roje në këtë zonë.

Gazmendi nga familjarët kujtohet si një djalë i qet dhe me një vullnet të madh për jetën, ndërsa dëshira e tij e vetme ishte që gjithmonë të jetonte në vendlindje.

Disa ditë para rastit serbët e kishin larguar një familje shqiptare me forcë nga shtëpia në pjesën e epërme të rrugës, çka i shtyu banorët të organizohen dhe të bëjnë roje natë pas nate, nga frika e përshkallëzimit dhe tentimeve të tjera për dëbime.

“Kjo ka ndodhur mĂ« 29 janar...Kjo kishte ndodhur disa ditĂ« mĂ« herĂ«t, disa serbĂ«, njĂ« familje, e kanĂ« larguar prej njĂ« pjesĂ« mĂ« lart tĂ« rrugĂ«s, aty ku ka ndodhur ngjarja, veç njĂ« pjesĂ« mĂ« lart e kanĂ« larguar prej shtĂ«pisĂ«. Edhe kĂ«ta banorĂ«t e lagjes filluan tĂ« organizohen, bĂ«nin roje pĂ«r mos me ardh prapĂ« deri tek largimi i familjes, sepse ata tentonin çdoherĂ« tĂ« na largojnĂ« prej lagjes, prej shtĂ«pive, dhe kĂ«shtu bĂ«nin roje çdo natĂ« pĂ«r mos me ardh prapĂ« tĂ« ndonjĂ« ekses, tĂ« ndonjĂ« largimi tĂ« ndonjĂ« familjeje. KĂ«shtu qĂ« deri mĂ« datĂ«n 29, kur ndodhi rasti, roje kanĂ« bĂ«rĂ« mirĂ«, por serbĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« organizuar dhe me numĂ«r tĂ« madh; njĂ« rrugĂ« mĂ« lart kanĂ« kaluar kjo masĂ« e madhe dhe i kanĂ« hedhur dy granata dore. Gazmendi Ă«shtĂ« vrarĂ«, janĂ« plagosur edhe shumĂ«, shumĂ« banorĂ« tĂ« lagjes, po ashtu edhe vĂ«llai i Gazmendit, Armendi, ka qenĂ« i plagosur nĂ« mesin e tyre”- tha Ibrahimi.

Familja e mori lajmin pak çaste pas shpërthimeve, pasi kishte dëgjuar granatat, por pa e ditur saktësisht çfarë kishte ndodhur, pasi në atë moment ndodheshin në shtëpi, në të njëjtën lagje ku ndodhi rasti.

“Po e kemi marrĂ« vesh se e kemi dĂ«gjuar edhe granatat kur janĂ« hedhur, por s’kemi ditur saktĂ«, se unĂ« kam qenĂ« nĂ« shtĂ«pi kĂ«tu, nĂ« lagjen bash nĂ« atĂ« vendin ku ka ndodhur, edhe kemi marrĂ« vesh prej fqinjĂ«ve kĂ«tu. Na kanĂ« lajmĂ«ruar nĂ« spital, mirĂ«po ka ndĂ«rruar jetĂ«, edhe e kemi marrĂ« vesh menjĂ«herĂ«. Lajmi i vĂ«shtirĂ«, por duhet me u pajtu, ka ndodhur kjo”– tha Agim Ibrahimi.

Ai thotë se pas djegies së shtëpive, familja nuk kishte ku të kthehej dhe për rreth tetë muaj qëndroi te miqtë, derisa rregulluan një dhomë të vogël dhe u kthyen në lagje.

“Po ka qenĂ« dĂ«shira me u kthyer nĂ« shtĂ«pi, mirĂ«po shtĂ«pitĂ«, si shumica nĂ« KosovĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« djegura, nuk kemi pas ku tĂ« kthehemi kĂ«tu. MirĂ«po kemi qĂ«ndruar te miqtĂ«, te dajtĂ« e Gazmendit, rreth 8 muaj. Afro 8 muaj mĂ« vonĂ« kam ardhur dhe e kam meremetuar, u ka bĂ«rĂ« njĂ« dhomĂ« tĂ« vogĂ«l aty tek njĂ« shtĂ«pi e vogĂ«l, e kam rregulluar sa me u kthyer, dhe jemi kthyer kĂ«tu pĂ«r tĂ« banuar. Me kalimin e kohĂ«s kĂ«shtu ka vazhduar, derisa kemi filluar edhe ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ«. Por vullnetin mĂ« tĂ« madh e ka pasur i ndjeri Gazmendi shumĂ« pĂ«r jetĂ«, dhe ne tĂ« gjithĂ« kemi qenĂ« tĂ« vendosur tĂ« mbetemi kĂ«tu, mos me u larguar prej kĂ«tu. NĂ« ShqipĂ«ri kemi qenĂ« deri kur kanĂ« filluar me u kthyer, kur kanĂ« hyrĂ« forcat e NATO-s, dhe ne jemi kthyer pas disa ditĂ«ve”- deklaroi Agim Brahimi babai i Gazmend Ibrahimit.

Agim Ibrahimi përfundon rrëfimin duke treguar se Gazmendi gjithmonë dëshironte të kthehej në shtëpi. Ai kishte një dashuri të madhe për jetën, ishte i hapur, i vendosur dhe me vullnet të fortë për gjithçka, veçanërisht për të qëndruar në vendlindjen e tij.

“Po shumĂ« ka pasur fjalĂ«, thoshte çdoherĂ«: “Po, po kthehemi nĂ« shtĂ«pi.” Ai çdo ditĂ« vinte; ne kemi banuar nĂ« Tavnik. Ai shpesh vinte, e kishte shoqĂ«rinĂ« e tij, dhe ne thoshim: “Jo, s’duam me u kthyer, jo s’duam me u kthyer.” Por ktheheshim, ktheheshim, dhe gjithmonĂ« kishte vullnet pĂ«r t’u kthyer kĂ«tu, ku ka jetuar dhe ku ka lindur. Gazi ka qenĂ« shumĂ«, shumĂ« fĂ«mijĂ«, e ka dashur jetĂ«n, ka qenĂ« i hapur dhe e ka dashur jetĂ«n shumĂ«, shumĂ«, shumĂ«, e ka dashur gjithçka, ka pasur vullnet pĂ«r jetĂ«n dhe pĂ«r gjithçka“- ka pĂ«rfunduar ai.

Me 29 janar 2001, nga hedhja e një granate u vra 15-vjeçari Gazmend Ibrahimi, ndërsa u plagos vëllai i tij, Armend Ibrahimi. Sot shënohen 25 vjet nga kjo humbje.

“Babai Ă«shtĂ« bashkĂ«punĂ«tor nĂ« krim”, avokati i rastit tĂ« Bleona MatĂ«s: Hetimet do tĂ« na çojnĂ« edhe te i ati



Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të bujshme lidhur me rastin e zhdukjes së Bleona Matës, duke ngritur dyshime se babai i vajzës mund të ketë lidhje në zhdukjen e saj.

I ftuar nĂ« emisionin “FtesĂ« nĂ« 5” nĂ« Top Channel, Beqiri u shpreh se babai i MatĂ«s ka treguar indiferencĂ« pĂ«r çështjen dhe sipas tij, kjo e bĂ«n atĂ« pjesĂ« tĂ« “lojĂ«s”.

“FjalĂ«t e mia shkojnĂ« edhe pĂ«r tĂ« atin. S’ka treguar kurrĂ« interes pĂ«r kĂ«tĂ«. PĂ«r fat tĂ« keq, ai Ă«shtĂ« pjesĂ« e lojĂ«s. KĂ«tĂ« ju a them unĂ« me bindje. Hetimet do vazhdojnĂ« dhe jam i bindur se shumĂ« shpejtĂ« do shkojmĂ« te foleja e grerĂ«zave. Problemi Ă«shtĂ« qĂ« babai del keq shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ«â€, tha Beqiri.

Ai gjithashtu komentoi mungesën e reagimit të Bleona Matës pas 15 vitesh, duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë se ajo ka ndërruar jetë.

“PĂ«r mua Ă«shtĂ« gjallĂ«. Por çdo gjĂ« ndodh nĂ« kĂ«tĂ« vend. Dikush thotĂ« pse nuk del vajza tĂ« flasĂ«. Tani Ă«shtĂ« 21 vjeçe. NĂ« atĂ« moshĂ«, trysnia dhe frika qĂ« ka pĂ«rjetuar mund ta kenĂ« bĂ«rĂ« qĂ« njĂ« pjesĂ« e kujtesĂ«s t’i eliminohet. PĂ«rdoren dhe medikamente tĂ« ndryshme qĂ« ta fshijnĂ« kujtesĂ«n. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« enigmĂ« nĂ« kuptimin e parĂ« tĂ« fjalĂ«s. Nuk ka shpjegim tĂ« mos reagonte, duhet tĂ« reagonte patjetĂ«r”, tha Beqiri.

Avokati shtoi se nuk ka prova që mbështesin teoritë se vajza është vrarë nga kafshë të egra dhe theksoi se SPAK-u do të hetojë deri në fund.

Ai gjithashtu përmendi mundësinë që Bleona të ketë jetuar në Greqi dhe më pas të ketë shkuar në Gjermani, duke e bërë të besueshme që ajo vazhdon të jetojë.

“Edhe nĂ« Greqi dhe Gjermani njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e popullsisĂ« janĂ« shqiptarĂ«. Çdo version Ă«shtĂ« hedhur, por tĂ« gjitha teoritĂ« pĂ«r kafshĂ« qĂ« e kanĂ« vrarĂ« janĂ« pĂ«rralla. Kjo mĂ« bĂ«n tĂ« besoj se vajza jeton”, tha Beqiri.

Hetimet lidhur me zhdukjen e Bleona Matës vazhdojnë nën drejtimin e SPAK-ut, ndërsa shpresat mbeten të drejtuara drejt gjetjes së saj.

Paralajmërimi për rritje 21%, Bajrami: Albini dikur thoshte, është tepër shtrenjt kur rrimë mbi gjithë këtë energji



Deputetja e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpĂ«r ndaj paralajmĂ«rimeve pĂ«r rritjen e çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« proces si pĂ«rfitim pĂ«r, siç tha ajo, “mafinĂ« energjetike”, nĂ« kurriz tĂ« qytetarĂ«ve.

Në një reagim publik, Bajrami ka deklaruar se rritja e fitimeve të tregtarëve të energjisë po bëhet duke u zbrazur xhepat e qytetarëve, ndërsa kërkesa e fundit e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë, sipas saj, nuk është as e vetmja dhe as përfundimtare.

Ajo ka theksuar se kërkesa për rritje çmimi, sipas informatave të saj, kanë bërë edhe operatorë të tjerë të sektorit energjetik, përfshirë KEDS-in, KOSTT-in dhe KEK-un.

Deputetja e LDK-së ka rikujtuar edhe premtimin e kryeministrit Albin Kurti para ardhjes në pushtet, kur, sipas saj, ai kishte deklaruar se energjia do të lirohej, pasi Kosova, siç ishte thënë atëherë, qëndron mbi burime të mëdha energjetike.

Bajrami ka paralajmëruar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ka efekt zinxhir në ekonomi, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve bazë.

Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë ka gjithmonë efekt multiplikues dhe gjithmonë negativ për qytetarët dhe ekonominë në përgjithësi.

Në reagimin e saj, Bajrami ka kritikuar edhe politikat sociale të Qeverisë, duke deklaruar se ndihmat financiare si 100 euro në kohë zgjedhjesh, shtesat për lehona, fëmijë, të moshuar dhe studentë, nuk janë rezultat i zhvillimit ekonomik, por pasojë e varfërimit të qytetarëve.

Në fund, deputetja e LDK-së ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë kundër çdo vendimi që ajo e cilëson si të padrejtë nga institucionet publike dhe Qeveria./Telegrafi.


Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për rregullat e vizave



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre.

NĂ« njĂ« njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnĂ« se qĂ«ndrimi pĂ«rtej “datĂ«s sĂ« pranimit” tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« formularin I-94 mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda ligjore, pĂ«rfshirĂ« heqjen e vizĂ«s, deportimin e mundshĂ«m, si dhe vĂ«shtirĂ«si apo pamundĂ«si pĂ«r tĂ« aplikuar pĂ«r viza nĂ« tĂ« ardhmen.

Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar apo punuar në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre dhe të sigurohen se po respektojnë rregullat e hyrjes dhe qëndrimit në SHBA, për të shmangur probleme të mundshme ligjore.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur një numër i madh qytetarësh shqiptarë udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për arsye studimi, pune apo vizitash familjare, duke e bërë respektimin e afateve të qëndrimit një prioritet të rëndësishëm.

“Respektoni kushtet e vizĂ«s suaj amerikane dhe periudhĂ«n e lejuar tĂ« qĂ«ndrimit nĂ« Shtetet e Bashkuara. QĂ«ndrimi pĂ«rtej datĂ«s sĂ« caktuar nĂ« formularin I-94 mund tĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda, duke pĂ«rfshirĂ« heqjen e vizĂ«s, deportimin e mundshĂ«m dhe pamundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« viza nĂ« tĂ« ardhmen. QĂ«ndrimi i tejzgjatur mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rhershme nĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar, studiuar ose punuar nĂ« SHBA”, thuhet nĂ« njoftimin e AmbasadĂ«s amerikane nĂ« TiranĂ«./Telegrafi.

Aksion antidrogë në Suharekë, konfiskohet kokainë dhe arrestohen tre persona



Tre persona janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për shitje të narkotikëve, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Njësia Antidrogë në komunën e Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur se arrestimet janë realizuar pas aplikimit të masave të veçanta hetimore.

Sipas tij, gjatë aksionit janë sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.

“JanĂ« arrestuar tre persona, tĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« me aplikimin e masave tĂ« veçanta hetimore, pĂ«r shitje tĂ« narkotikĂ«ve. JanĂ« sekuestruar sasi tĂ« narkotikĂ«ve tĂ« llojit kokainĂ« dhe marihuanĂ«, armĂ« zjarri, para tĂ« gatshme dhe dy vetura si mjete tĂ« kryerjes sĂ« veprĂ«s penale”, ka deklaruar Kryeziu.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërsa ndaj të dyshuarve pritet të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale në përputhje me ligjin.

Mijaçiq: Serbia nuk mund të shpëtojë në rastin "Banjska"



Më shumë se dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Milan Radoiçiq është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd.

Koordinatori i KonventĂ«s KombĂ«tare pĂ«r Bashkimin Evropian pĂ«r Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, ka deklaruar se Serbia nuk mund t’i shmanget pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r rastin e konfliktit tĂ« armatosur nĂ« fshatin Banjska, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« çështje si njĂ« detyrim ndĂ«rkombĂ«tar dhe njĂ« njollĂ« serioze pĂ«r institucionet e sigurisĂ« dhe drejtĂ«sisĂ« nĂ« Serbi.

Sipas Mijaçiqit, rasti i Banjskës nuk përbën vetëm një problem të pazgjidhur ligjor, por edhe një çështje që rëndon mbi autoritetet shtetërore serbe, pasi ende nuk është sqaruar pse ndodhi një incident i tillë dhe kush mban përgjegjësi konkrete.

Ai ka theksuar se nga këto detyrime dhe nga incidenti i ndodhur në Banjska, Serbia nuk mund të shpëtojë, pavarësisht përpjekjeve të disa qarqeve për ta relativizuar ose mbyllur këtë çështje.

Mijaçiq ka shprehur shqetësim edhe për faktin se prokuroria serbe ende nuk ka deklaruar nëse në këtë rast ekzistojnë elementë të veprës penale.

Duke folur pĂ«r situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, Mijaçiq ka vlerĂ«suar se ekziston mundĂ«sia qĂ« Serbia tĂ« mos jetĂ« nĂ« gjendje t’i shmanget as pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r konfliktin mes protestuesve serbĂ« dhe pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« KFOR-it pĂ«rpara ndĂ«rtesĂ«s sĂ« komunĂ«s sĂ« Zveçanit, i cili ndodhi nĂ« maj tĂ« vitit 2023.

Ai ka kujtuar se ky konflikt shpërtheu gjatë një proteste të banorëve lokalë kundër hyrjes së kryetarit shqiptar të komunës në objektin komunal dhe se, si pasojë, u plagosën 93 pjesëtarë të KFOR-it. Ky incident ishte cilësuar më vonë si i papranueshëm nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mijaçiq ka theksuar se ende nuk janë sqaruar rrethanat në të cilat u plagosën pjesëtarët e KFOR-it, duke ngritur pyetje se si është e mundur që gjatë një proteste fillimisht paqësore të ketë pasur një numër kaq të madh të të plagosurve. Ai ka shtuar se gjatë këtij incidenti janë plagosur edhe disa protestues serbë, përfshirë Dragisha Galjakun, duke theksuar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto ngjarje.

Sipas tij, një hetim serioz nga pala serbe do të ishte një mundësi për të sqaruar nëse ka pasur përdorim të mjeteve shpërthyese dhe nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, duke nënvizuar se kjo çështje nuk duhet parë si presion ndaj Serbisë, por si një shans për të hedhur dritë mbi situata të rëndësishme për sigurinë e vazhdueshme të komunitetit serb në Kosovë.

Mijaçiq ka rikujtuar se shumë qytetarë serbë i drejtohen KFOR-it, përkatësisht NATO-s, kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, ndaj kërkesat për hetim dhe përgjegjësi nuk janë kërkesa të njëanshme të Aleancës, por kërkesa të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në këtë kontekst, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikthyer në vëmendje çështjen e përgjegjësisë për incidentet e sigurisë në veri të Kosovës, përfshirë rastet e Banjskës dhe Zveçanit, gjatë një diskutimi në Parlamentin Evropian mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Rutte iu përgjigj një pyetjeje të eurodeputetit Tonino Picula, duke theksuar se, ndonëse ka një marrëdhënie të gjatë personale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, NATO pret ende që autoritetet serbe të përcaktojnë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë në këto dy raste.

Ai bëri të ditur se Vuçiq i ka premtuar NATO-s një përcaktim të plotë të përgjegjësisë për incidentet në fjalë, duke shtuar se Aleanca vazhdon të mbështetet te autoritetet serbe për ta përmbushur këtë angazhim.

Sipas Rutte-s, NATO ka më shumë se dy vjet që kërkon në mënyrë të vazhdueshme që autorët e sulmeve në Zveçan dhe Banjska të dalin para drejtësisë për ngjarjet e vitit 2023.

Përveç NATO-s, interesim për zbardhjen e këtij rasti ka shfaqur edhe Bashkimi Evropian, pasi Banjska përmendet si një nga çështjet problematike edhe në raportet e Komisionit Evropian për Serbinë.

Sipas aktakuzës së ngritur në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe të tjerët të përfshirë në sulm, akuzohen për shkelje të rendit kushtetues dhe veprime kundër sistemit ligjor të Kosovës.

Aktakuza përfshin 45 persona, dhe vetëm tre prej tyre që u arrestuan në Kosovë, po gjykohen para gjykatës në Prishtinë.

Të tjerët janë në arrati dhe Interpol-i lëshoi fletarrestim për ta në dhjetor të vitit 2023.

Edhe pse Kosova i kĂ«rkon bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« trysni mbi SerbinĂ«, Beogradi refuzon t’i ekstradojĂ« tĂ« akuzuarit, duke thĂ«nĂ« se ata do tĂ« gjykohen nĂ« Serbi./Telegrafi.

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Malit të Zi



Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftoi se pas heqjes së bllokadave ka nisur qarkullimi i kamionëve në drejtim të Malit të Zi më 29 janar.

Njoftimi vjen pasi Shoqata e Transportuesve tĂ« Malit tĂ« Zi tha se ka vendosur t’i japĂ« fund bllokimit tĂ« pikave kufitare pĂ«r mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset nĂ« KosovĂ«.

Shoqata tha se pasi njĂ« takimi me pĂ«rfaqĂ«suesit e QeverisĂ« malazeze janĂ« gjetur zgjidhje pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m problemesh dhe se pĂ«r rrjedhojĂ« ka filluar t’i tĂ«rheqĂ« kamionĂ«t nga pikat kufitare, raporton Radio Televizioni i Malit tĂ« Zi.

"TVSH-ja po rimbursohet brenda afatit të përcaktuar me ligj. Kemi marrë garanci se periudha e transitit për mallrat e importuara nga Mali i Zi do të jetë 72 orë. Kemi marrë garanci se propozimi për përvojë pune preferenciale do t'i paraqitet Qeverisë për votim", u tha pas takimit.

Por, shoqata shtoi se problemi me akcizën e karburantit nuk është zgjidhur.

"Por, ne kemi marrë garanci se të gjitha temat kryesore me partnerët evropianë, përfshirë ETIAS dhe akcizën mbi naftën, do të diskutohen në mënyrë që të na stimulojnë. Rritja e orarit të punës së inspektorëve fitosanitarë do të zgjatet", theksuan përfaqësuesit e transportit.

Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Mallrave të Malit të Zi i bllokoi kufijtë për mallra pranë nëntë pikave kufitare: Debeli Brijeg, Ilino Brdo, Vraçenoviq, Rançë, Metelkë, Dobrakovë, Draçenovc, Kullë dhe Bozhaj, si dhe hyrjen dhe daljen nga Porti i Tivarit.

Gjatë protestës, pasagjerët dhe kamionët që bartnin ilaçe, kafshë, eksplozivë dhe armë, u lejuan të kalonin.

Transportues nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnja i bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Ata kërkojnë ndryshim të rregullores që përcakton se banorët e shteteve të treta mund të qëndrojnë në Zonën Schengen vetëm për 90 ditë në periudhën 180-ditore. Për ta, kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe ua vështirëson punën.

Komisioni Evropian tha më parë se po punon për të gjetur një zgjidhje që do t'u lejonte transportuesve profesionistë të qëndronin më gjatë në zonën Shengen.

Transportuesit malazezë protestuan gjithashtu sepse Ministria e Financave nuk i ka pranuar kërkesat e tyre për të rritur shumën e rimbursimeve të akcizës për karburantet që kanë kolegët e tyre në rajon, dhe ata gjithashtu po kërkojnë një rimbursim më të shpejtë të TVSH-së në 30 deri në 60 ditë, sepse tani kanë vite që presin, si dhe të zgjasin punën e inspektimeve doganore dhe fitosanitare.

Bllokada prek edhe bizneset në Kosovë

Derisa transportuesit në Mal të Zi njoftuan përfundimin e bllokadës, kolegët e tyre nga tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë edhe duke protestuar.

Kosova, e cila nuk merr pjesë në protestë, po i ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende.

Disa biznese kosovare me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë (REL), përballen me vonesa, rrezikim kontratash dhe dëme financiare.

Pronarët e të paktën dy kompanive kosovare thanë se biznesi i tyre është prekur nga bllokada.

Ramiz Gashi, drejtues i kompanisĂ« “Relux”, i tha REL-it tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kompania e tij - e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po pĂ«rjeton pasoja tĂ« menjĂ«hershme pasi produktet e saj pĂ«r nĂ« Britani tĂ« Madhe nuk kanĂ« mundur tĂ« nisen sipas planit.

“Ne mund ta humbim kĂ«tĂ« blerĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« potencialisht mĂ« i rĂ«ndĂ«sishmi qĂ« kemi”, theksoi Gashi pĂ«r REL-in.

Ruzhdi Rexhaj nga kompania “Kalaja Epox” i tha REL-it se porosia e rrĂ«shirave epokside nga njĂ« kompani austriake, tashmĂ« e paguar dhe e ngarkuar, mund tĂ« vonohet ose tĂ« dĂ«shtojĂ«.

“ÇfarĂ« t’u themi klientĂ«ve? U kemi thĂ«nĂ« tashmĂ« se malli i porositur, ngarkohet mĂ« 27 janar dhe vjen deri nĂ« fund tĂ« javĂ«s. Tani, nuk e dimĂ« se kur do tĂ« arrijĂ« kĂ«tu, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kemi edhe projekte qĂ« i kemi filluar, duke shpresuar nĂ« kĂ«tĂ« material”, tha Rexhaj.

Për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës iu drejtua me një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar se protesta njëjavore mund të shkaktojë pasoja të mëtejshme për kompanitë kosovare - përfshirë rrezikimin e kontratave me partnerët evropianë.

Kaçanik: Vodhi televizorin në vlerë 1800 euro dhe pastaj e shiti, arrestohet



NĂ« dhjetor tĂ« vitit 2024, policia e stacionit nĂ« Kaçanik ka pranuar njĂ« informatĂ« pĂ«r “Vjedhje tĂ« rĂ«ndĂ«â€ nga njĂ« qytetar me qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m jashtĂ« vendit, i cili kishte raportuar se persona tĂ« panjohur, me pĂ«rdorimin e forcĂ«s, kishin depĂ«rtuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« fshatin DubravĂ«, duke vjedhur njĂ« televizor Samsung, nĂ« vlerĂ« rreth 1800 euro.

Policia njofton se “pas veprimeve hetimore tĂ« ndĂ«rmarra nga NjĂ«sia e Hetimeve nĂ« Kaçanik, janĂ« siguruar informacione se televizioni i vjedhur gjendej tek personi R.B., i cili gjatĂ« intervistimit ka deklaruar se atĂ« e kishte blerĂ« nga personi B.B..

Ndaj R.B. Ă«shtĂ« iniciuar rast pĂ«r veprĂ«n penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tĂ« pĂ«rfituara me kryerjen e veprĂ«s penale””, njofton policia.

“MĂ« 28.01.2026, Ă«shtĂ« arrestuar dhe intervistuar i dyshuari B.B., i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes dhe shitjen e televizorit dhe me vendim tĂ« prokurorit tĂ« rastit, Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« ndalim policor prej 48 orĂ«sh pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€â€, njofton policia.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« procedurave policore dhe verifikimit, ankuesi Ă«shtĂ« njoftuar dhe ka pranuar pronĂ«n e tij nĂ« stacionin policor Kaçanik”, thuhet nĂ« njoftim.

Telegrami i vitit 1943, ministri Mirakaj kĂ«rkonte qĂ« hebrenjve t’u jepet pasaporta shqiptare



ËshtĂ« publikuar njĂ« telegram i vitit 1943 i shkruar nga ministri i asaj kohĂ«, Kol Bib Mirakaj.

Teksa po trajtohej tema në Euronewsal lidhur me hebrenjtë dhe mbrojta e tyre në Shqipëri, u diskutua edhe lidhur me këtë telegram.

Telegrami i përket 31 gushtit 1943 ku ministri kërkon që hebrenjve tu jepet pasaportë që të udhëtojnë për në Itali.

“Lutemi qĂ« gjithĂ«ve hebrenjve nĂ«nshtetas shqiptar qĂ« kĂ«rkojnĂ« pasaportĂ« pĂ«r Itali tu lĂ«shohen pa u sjellĂ« asnjĂ« pengim pĂ«r ta dhe familjet e tyre.

TĂ« porositĂ«n koesturĂ«t qĂ« tĂ« shkapĂ«rcejnĂ«, tejkalojnĂ« formalitetet se pasi çështja ka rĂ«ndĂ«si politike. PĂ«r vizon nga delegacioni italian tĂ« interesuarit tĂ« kujdesen vetĂ«â€, shkruhet nĂ« telegram.

Historiania, Nevila Nika theksoi se kjo nuk ndodhi realisht pasi telegrami u dërgua pak para se italianët të largoheshin nga vendi.

Premton rikthimin e tĂ« larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i bashkoj copat e partisĂ«



Avdullah Hoti, i cili ka konfirmuar ambicien e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të kësaj partie, është shprehur i bindur se mund ta rikthejë unitetin brenda LDK-së, përfshirë edhe anëtarët dhe strukturat që janë larguar nga partia ndër vite.

Sipas tij, të gjithë akterët politikë janë ende pjesë e LDK-së, por mungon funksionaliteti dhe bashkëveprimi i nevojshëm për të prodhuar rezultate konkrete.

“Aty janĂ« tĂ« gjithĂ«, por nuk janĂ«, si me thĂ«nĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« funksionale duke bashkĂ«vepruar pĂ«r tĂ« prodhuar njĂ« rezultat nĂ« kĂ«tĂ« drejtim”, ka deklaruar Hoti.

Duke folur për rezultatin e vitit 2021, ish-kryeministri Hoti tha se atëherë ka pasur dorëheqje dhe në parti është krijuar standardi për të marrë përsipër përgjegjësinë e rezultatit.

“Sigurisht qĂ« kam pasĂ« pĂ«rgjegjĂ«si edhe unĂ«, edhe atĂ«herĂ« edhe tash kam pĂ«rgjegjĂ«si. Ne nuk jemi duke e vĂ«nĂ« para njĂ« trupi gjykues kryetarin e LDK-sĂ«, ne duhet tĂ« mĂ«sohemi me standardin qĂ« Ă«shtĂ« vendosur nĂ« vitin 2021, kryetari i LDK-sĂ« ka marrĂ« pĂ«rsipĂ«r rezultatin qĂ« kemi pasur atĂ«herĂ« dhe ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje”, tha ai.

Sipas tij, në çdo rezultat zgjedhor, përgjegjësia fillon nga kryetari i partisë, e deri tek anëtarët e nëndegëve.

“NĂ« çdo rezultat zgjedhor pĂ«rgjegjĂ«si kanĂ«, duke filluar prej kryetarit tĂ« partisĂ«, e deri te anĂ«tari i kryesisĂ« sĂ« nĂ«ndegĂ«s, tĂ« gjithĂ« kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« krejt kĂ«tĂ« zinxhir tĂ« strukturĂ«s hierarkike tĂ« LDK-sĂ«, dikush mĂ« shumĂ«, dikush mĂ« pak, por drejtimin e politikave tĂ« LDK-sĂ« ia jep kryetari dhe nĂ« fund pĂ«rgjegjĂ«sia shkon te kryetari i LDK-sĂ«â€, u shpreh Hoti.

Ndërkohë, më 31 janar, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet të vendoset për drejtimin e ardhshëm të partisë.

Në këtë kuvend do të shihet nëse kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në.

​Vetura godet njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« Zhabar, dĂ«rgohet nĂ« QKUK



NjĂ« aksident trafiku ka ndodhur tĂ« martĂ«n rreth orĂ«s 18:00 nĂ« rrugĂ«n nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, nĂ« segmentin rrugor nĂ« fshatin Zhabar, ku njĂ« veturĂ« ka goditur njĂ« kĂ«mbĂ«sor tĂ« mitur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se i mituri i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Sipas Zahitit, aksidenti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, nĂ« fshatin Zhabar, ku njĂ« veturĂ« ka goditur njĂ« kĂ«mbĂ«sor tĂ« mitur.

NdĂ«rkohĂ«, nga ShĂ«rbimi Emergjent i Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« MitrovicĂ«s “Dr. Sami Haxhibeqiri” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se fĂ«mija ka pranuar ndihmĂ« mjekĂ«sore emergjente nĂ« orĂ«n 18:07.

Sipas konfirmimit të spitalit pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar (CT të kokës), i mituri është referuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tek specialistët e neurokirurgjisë.

Nga spitali kanë bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, por mbetet nën monitorim deri në përcjelljen për në QKUK.

UBT në TOP 100 institucionet më të mira në botë në fushën e arkitekturës



UBT është renditur në TOP 100 institucionet më të mira në botë në INSPIRELI World Architecture University Ranking, duke u pozicionuar në vendin e 33-të nga 1,444 institucione ndërkombëtare.

Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe cilësinë akademike të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët përmes projekteve inovative kanë arritur rezultate të shkëlqyera në nivel global.

Ky vlerësim i rëndësishëm është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe kreativitetit të studentëve, të cilët përmes projekteve inovative arkitektonike dhe planifikuese kanë dëshmuar ide të avancuara, qasje bashkëkohore dhe zgjidhje kreative për sfidat e mjedisit të ndërtuar.

Projektet e realizuara nga studentët e UBT-së janë vlerësuar për originalitetin, funksionalitetin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin hapësinor, duke e pozicionuar universitetin në mesin e institucioneve më të suksesshme në këtë fushë.

Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe stafi akademik dhe profesional, i cili ka mbështetur vazhdimisht studentët gjatë këtij rrugëtimi, duke i udhëzuar në zhvillimin e projekteve, në aplikimin e standardeve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një qasjeje kritike e inovative ndaj arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Renditja në INSPIRELI World Architecture University Ranking dëshmon se UBT po ndërton një mjedis akademik që nxit ekselencën, kreativitetin dhe angazhimin praktik, duke përgatitur arkitektë dhe planifikues të rinj të aftë për të konkurruar dhe kontribuar në nivel global.

Dyshime pĂ«r dronĂ«t “Made in Kosova”, Haradinaj kritikon Kurtin pĂ«r “showbiz politik”



Vizita e kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2025 nĂ« Gjilan, ku u prezantua prodhimi i dronĂ«ve ushtarakĂ« “Made in Kosova”, ka rikthyer nĂ« vĂ«mendje tĂ« opinionit publik çështjen e industrisĂ« vendore tĂ« mbrojtjes, pas ngritjes sĂ« dyshimeve tĂ« fundit rreth kĂ«tyre projekteve.

GjatĂ« asaj vizite, Kurti kishte deklaruar se Kosova po ndĂ«rton themelet e industrisĂ« sĂ« saj tĂ« mbrojtjes dhe po shndĂ«rrohet nĂ« vend prodhues tĂ« teknologjisĂ« ushtarake. Ai kishte bĂ«rĂ« tĂ« ditur se nĂ« Gjilan kishte vizituar kompani qĂ«, sipas tij, prodhojnĂ« dronĂ« ushtarakĂ« “Skifteri”, si dhe dronĂ« civilĂ« nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.

Sipas Kurtit, droni kamikaz “K1” arrin shpejtĂ«si deri nĂ« 180 kilometra nĂ« orĂ« dhe lartĂ«si deri nĂ« 2,500 metra, ndĂ«rsa droni “Skifteri” operon nĂ« lartĂ«si deri nĂ« 5,000 metra, me rreze operimi prej 20 kilometrash dhe shpejtĂ«si deri nĂ« 270 kilometra nĂ« orĂ«. Ai kishte theksuar gjithashtu se Kosova ka investuar nĂ« siguri duke blerĂ« dronĂ« Bayraktar TB-2, Puma dhe Skydagger, ndĂ«rsa prodhimi vendor i dronĂ«ve luftarakĂ« ishte paraqitur si hap i ri strategjik.

Megjithatë, në janar të vitit 2026, këto pretendime janë vënë në pikëpyetje, duke nxitur reagime nga opozita dhe interesim të mediave.

Para disa ditĂ«sh, njĂ« person me emrin Rdivan Aliu, i cili prezantohet si pronar i kompanisĂ« “Future Minds Academy”, publikoi dy video nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook, ku pretendonte se kompania e tij, nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«, po prodhon dhe shet dronĂ« ushtarakĂ«, tĂ« cilĂ«t, sipas tij, janĂ« testuar dhe kanĂ« rezultuar shumĂ« efikasĂ«.

Por, sipas raportimeve të mëvonshme mediatike, videot e publikuara për testimin e dronëve rezultuan të jenë materiale të marra nga kompani kineze, ku shfaqeshin testime të dronëve të prodhuar nga ato kompani, e jo nga ndonjë prodhim vendor në Kosovë.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Ministria e Mbrojtjes sĂ« KosovĂ«s ka njoftuar se nuk ka qenĂ« e pĂ«rfshirĂ« nĂ« asnjĂ« testim tĂ« dronĂ«ve me emrin “Skifter K1”, apo tĂ« ndonjĂ« droni tjetĂ«r.

Ministria ka bërë të ditur se, bazuar në njohuritë e saj, asnjë institucion i Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë.

NdĂ«rkohĂ«, kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpĂ«r ndaj kryeministrit nĂ« detyrĂ«, duke e akuzuar pĂ«r, siç u shpreh ai, “showbiz politik”.

Sipas Haradinajt, etja për promovim dhe paraqitje publike, pa bazë reale, është shndërruar në tipar të qeverisjes aktuale, duke e cilësuar rastin e prezantimit të dronëve si një tjetër skandal në radhë.

"Etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti. Skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti. Kur do të ndaleni një herë o të mjerë", shkroi Haradinaj./Telegrafi.

Guvernatori i BQK-së takohet me shefin e ri të bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, diskutohet integrimi financiar dhe reformat



Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim konstruktiv me Hubert Perr, Shefin e sapoemëruar të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, i shoqëruar nga ekipi i tij.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë që BQK ka me Bankën Qendrore Evropiane (BQE) dhe me drejtoritë përkatëse të Komisionit Evropian.

Ai theksoi se ky partneritet luan rol kyç në avancimin e agjendës reformuese të BQK-së dhe në zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës.

Ismaili prezantoi një pasqyrë të reformave dhe aktiviteteve aktuale të BQK-së, të orientuara drejt përafrimit me legjislacionin dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

Tutje e informoi Perr për progresin drejt integrimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke theksuar se ky proces do të rrisë efikasitetin e sistemeve të pagesave dhe përputhshmërinë me standardet evropiane, pavarësisht sfidave ligjore.

Po ashtu, Guvernatori theksoi përpjekjet e BQK-së në avancimin e legjislacionit, reformave mbikëqyrëse, forcimin e sovranitetit financiar dhe monetar, si dhe në luftën kundër falsifikimit të euros.

Ai nënvizoi rolin aktiv të institucionit në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, në varësi të miratimit parlamentar.

Takimi përfshiu edhe diskutime mbi zhvillimet legjislative, përfshirë Ligjin e ri për Bankat, nevojën për rishikimin e Ligjit për Shërbimet e Pagesave, si dhe miratimin e Ligjit të përditësuar për Parandalimin e Pastrimit të Parave (AML).

U diskutua gjithashtu rregullimi dhe monitorimi i kripto-aseteve, në përputhje me qasjet evropiane.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit përmes programit TAIEX, veçanërisht në forcimin e ekspertizës teknike dhe kapaciteteve mbikëqyrëse.

Palët vlerësuan si arritje të rëndësishme progresin e vitit të kaluar në luftën kundër falsifikimit të euros, përmes krijimit të bazës ligjore dhe institucionale në kuadër të këtij programi.

Guvernatori Ismaili informoi gjithashtu për aktivitetet e BQK-së lidhur me Sistemin e Kartonit të Gjelbër, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për mbulimin ndërkombëtar të sigurimeve dhe lëvizshmërinë ndërkufitare.

Nga ana e tij, Hubert Perr mirëpriti progresin e prezantuar dhe rikonfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur reformat institucionale të Kosovës, duke vlerësuar BQK-në si një partner të angazhuar dhe të besueshëm.

Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejmë të Kosovës drejt përafrimit rregullativ, mbikëqyrës dhe operacional me Bashkimin Evropian.

Aksion i policisë në veri: Gjenden armë, municion dhe mjete të tjera ilegale



Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në veri, ku gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë Veriore, u gjetën dhe u sekuestruan armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas njoftimit të Drejtoria Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, gjatë aksionit janë gjetur mes të tjerash:

Karikatorë të zbrazët për armë të gjata dhe bajonet;

Shishe plastike me saqme, kapsula për fishekë dhe sasi baruti;

Minë kundër këmbësorik me detonator;

Pjesë për mbushje fisheku, targa të automjeteve të ish-Milicisë;

Fishekë të armës së gjuetisë dhe të kalibrave të ndryshëm;

Pajisje ushtarake dhe veshje, përfshirë xhaketa dhe doreza ushtarake, si dhe këmisha të Policisë së Serbisë.

Për shkak të materialit të rrezikshëm eksploziv, në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), e cila ka larguar sasinë e barutit, fishekët e kalibrave 12.7 mm dhe 20 mm, si dhe minën me detonator.

Rasti Ă«shtĂ« raportuar tek Prokurori i Shtetit, i cili ka udhĂ«zuar inicimin e procedurave pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”. Aktualisht nuk ka persona tĂ« arrestuar, ndĂ«rsa hetimet vazhdojnĂ«.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ftuar që çdo informacion që mund të ndihmojë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të raportohet në numrin emergjent 192.


❌