Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e 24 Janarit. Ai tha se Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit dhe është zëri popullor që do të bjerë mbi të, por u shpreh se ai vetë nuk merr pushtet me dhunë.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD ME GAZETARËT:

Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.

Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?

Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju një thirrje ndaj protestuesve dhe në një formë ose në një tjetër, pritet që 24 janari t’i ngjajë 21 janarit?

Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.

Pyetje: Zoti Berisha, pse nuk po arrijnë të gjitha partitë opozitare që të mblidhen në një protestë të vetme? Po t’i shohim, të gjitha partitë opozitare denoncojnë dosjen Balluku, dosjen e Ashqit, por nuk po arrijnë që të kenë të jenë së bashku në një protestë.

Sali Berisha: Tani të marrim, të marrim kështu po. Dje ishte një forum, të themi një takim i gjerë, shumë i gjerë, i të gjitha forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave, personalitete me reputacion, të cilët janë të gatshëm ose janë të vendosur në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo që patë ju dje, aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama.

Pyetje: Por munguan, zoti Lapaj…

Sali Berisha: Prit një minutë. Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.

Pyetje: Zoti Berisha, do t’i vendosni ndonjë kuotë deputetëve ose njerëzve që kanë poste në Partinë Demokratike për të sjellë njerëz në protestë apo…

Sali Berisha: Njerëzit siç e pa, siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni një skenar për protestën e 24 janarit apo është ende herët dhe takimet e mëtejshme do të përcaktojnë edhe se si do të zhvillohet kjo protestë? Pra a do të ketë një qëndrim të qytetarëve në shesh?

Sali Berisha: Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat.

Pyetje: Çfarë do të kërkohet me 24 janar, zoti Berisha?

Sali Berisha: Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t’i shohë me, nuk do më t’i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe.

 

 

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Ndër të tjera Berisha tha se Kryeministri Rama ka gënjyer kur tha se në terren janë 6 mijë forca për të përballuar situatën.

“6 mijë forca, thoshte Edi Rama, janë në terren. Paturpësi e madhe. 6 mijë forca nuk ka në bordero ushtria. Nga i gjeti mbrojtja civile? Nga mashtrimet e Edi Ramës”, u shpre Berisha duke u ndalur ede në faktin e mosshpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.

“Dhe cinizmi ekstrem, mbledh komitetin e emergjencës dhe nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe deklaron se kjo kërkesë e opozitës na përçan. Po si të përçan? Ti je i detyruar të kesh një ligj, je i detyruar të shpallësh gjendjen e emergjencës dhe kjo të detyron të krijosh fond emergjencash dhe t’i adresosh drejt qytetarëve.

Ndaj u them qytetarëve se çdo gjë që ka thënë dje ka qenë një tallje cinike. Po si mund të mos e shpallësh gjendjen e emergjencës kur edhe sot në Durrës janë 4 mijë banesa me ujë brenda. Dhe sa janë në Lezhë, në Mamurras, në Gjirokastër, në Fier, në Novoselë, etj. Dhe u mblodh, dëgjuan dokrrat, mashtrimet e njëri pas tjetrit të atyre dhe nuk përcaktoi… shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është kushti i parë që qeveria të marrë hapat e tjerë për të adresuar problematikat e krijuara nga fatkeqësia natyrore. Dhe ky jo, ky i ka nga xhepi ato. Është kriminale kjo. Po të gjitha këto tregojnë edhe njëherë karakterin e këtij regjimi. Të gjitha këto dëshmojnë se çdo ditë në pushtet, ata janë një barrë e rëndë, e tmerrshme për shqiptarët kudo që janë.
Ndaj dhe është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin për gjithë këto zona të përmbytura, digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës.

Mijëra e mijëra qytetarë humbasin vendet e punës, humbasin bukën e gojës. Po qindra mijëra shqiptarë, që visheshin nga ai treg, për të mos thënë gjysma e shqiptarëve ose më shumë që visheshin nga ai treg, tani ai nk kanë mundësi të vishen, nuk kanë mundësi të blejnë rroba ashtu siç ishin. Dhe pse kjo? Se do ndërtohen kulla aty. Se mafia e betonit, mafia e kokainës, mafia e drogës i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, tha Berisha.

16:44 13 viktima në Europë! Stuhia Goretti lë Francën pa energji elektrike, kaos në fluturimet ajrore nga Çekia deri në Rusi

Erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën Veriore, duke shkaktuar 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.

Anglia Veriore dhe Skocia ‘ngrin’ së ftohti

Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornëall-in dhe pjesë të Uellsit, me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan në aeroportin Heathroë, duke bllokuar mijëra pasagjerë.

Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, pasi një pemë u rrëzua mbi karavanin e tij.

Agjencia kombëtare e motit Met Office paralajmëroi për rrezik nga bora dhe akulli në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Skoci dhe Anglinë Veriore.

Stuhia “Goretti” lë pa energji qindra mijëra familje në Francë 

Në Francë, stuhia Goretti shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 mijë familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Të shtunën në mëngjes, sipas kompanisë Enedis, rreth 100 mijë banesa mbeteshin ende pa energji elektrike.

Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme në banesa. Shkollat mbetën të mbyllura në disa zona, ndërsa porte dhe rrugë u mbyllën përkohësisht.

Paralizohet transporti në Gjermani 

Gjermania Veriore u përball me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta.

Shkollat u mbyllën në qytetet Hamburg dhe Bremen, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua. Operatorët njoftuan se disa linja do të rikthehen gradualisht, por lidhjet nga Hamburgu drejt Kopenhagës, Amsterdamit dhe Hanoverit mbeten të ndërprera.

Gjithashtu, disa fluturime u anuluan në aeroportin e Hamburgut dhe disa autostrada në Frankfurt u bllokuan.

Kaos në transportin ajror të Europës Qendrore dhe Lindore

Probleme serioze u raportuan edhe në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndërpre nga Çekia deri në Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan në katër aeroportet që shërbejnë në Moskë.

Autoritetet meteorologjike anëembanë kontinentit kanë lëshuar paralajmërime për erëra “me forcë uragani” dhe reshje të dendura bore, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme./e.t

16:33 10 janari ditë e shënuar, Partizani mesazh për Gaz Demin (ARSYEJA)

Dita e sotme është shumë e veçantë për skuadrën e Partizanit. Kjo pasi presidenti i klubit feston ditëlindjen.

Gaz Demi feston ditën e sotme 63 – vjetorin e tij të lindjen dhe në këtë ditë speciale urimet janë të shumta. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese në krye të “demave”.

Një ditë e shënuar kjo për kryeqytetasit, të cilët siç dihet ditën e sotme do të luajnë në “Arenën e Demave” ndaj Burrelit, duel i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Padiskutim që “dhurata” më e mirë për kreun e të kuqve do të ishte fitorja ndaj matjanëve.

“Presidenti Gazment Demi, sot feston ditëlindjen!

FK Partizani dhe gjithë familja e kuqe i uron kreut të 17-herë kampionëve të Shqipërisë edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe Familje. Sa më shumë suksese në krye të FK Partizani”, shkruhet në postim./e.t

16:21 Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt Brukselit/ Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.

Kush është përgjegjës për krizën e besimit?
Rezultatet e sondazhit kanë nxitur debate në Serbi, se kush është përgjegjës për krizën e besimit ndaj BE: një qeveri autoritare që nxit rregullisht ndjenja anti-perëndimore tek mediat e afërta me të? Apo shtetet anëtare të BE-së që e kanë bllokuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor për vite me radhë? Ekspertja serbe për çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, është e bindur, se të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre. “Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anëtarësimin në BE, por në realitet, anëtarësimi nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj”, thotë Selakovic, koordinatore e platformës qytetare serbe “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe për BE-në, kjo pritje e pacaktuar dukej një status quo e pranueshme gjatë viteve.

Marrëdhënia e Serbisë me Brukselin ishte si një “martesë të hapur”, krahason Selakovic, në këtë kohë Vuçiçi krijoi lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Ekspertja kritikon Brukselin, që shpesh i mbyllte sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve ose masave kundër shtypit dhe opozitës. Në këmbim, Beogradi siguronte një qetësi të tensionuar në rajon. Kritikët e BE ka kohë që qëndrimin e Brukselit e quajnë mbështetje për “stabilokracinë.”

 

Popullaritet më i madh tek rinia

Ende BE-ja është më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Për eksperten Selakovic, “ata janë e vetmja gjeneratë që e percepton BE-në si një instrument natyror për mundësi jetësore: lëvizshmëri, kufij të hapur, arsim, qasje në tregun e punës dhe siguri ligjore.”. Prej më shumë se një viti, Serbia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme politike. Pas katastrofës në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 16 persona,u zhvilluan çdo javë protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për këtë vit, një nga shumë kërkesat e studentëve demonstrues.

Ishin protestat që e rikthyen më fort vëmendjen e BE nga qeveria e Serbisë për shkak të akuzave për dhunë kundër demonstruesve dhe gazetarëve. Diplomatët e Brukselit bëjnë presion për reforma, si në lidhje me sundimin e ligjit edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por sipas Selakovic kjo kthesë nga Brukseli vjen mjaft vonë: “Dëmi është bërë tashmë. Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka qenë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj pa ndonjë kufizim real”, citon kna./DW

16:18 Kryesia e PD-së merr vendimin, ja kur do të mbahet protesta e radhës kombëtare

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Kryesia e Partisë Demokratike gjatë mbledhjes që po zhvillohet ditën e sotme në selinë “blu” ka marrë vendimin se në datë 24 janar do të mbajë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë.

Ende nuk dihet se në cilën orë do të mbahet protesta e të shtunës së 24 janarit.

Kujtojmë që në daljen e tij për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.

Kjo është protesta e dytë kombëtare në një kohë të shkurtër, pasi në datë 22 dhjetor mbajti tubimin para Kryeministrisë.

Ndërsa çdo të hënë në orën 18:00, Partia Demokratike po ashtu mban “foltoren” përpara Kryeministrisë./e.t

16:16 “Tregu u dogj…”, del ekspertiza zyrtare/ Zjarrfikësit: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në tregun industrial tek ish-uzina Dinamo. Por, përhapja masive e tij në pak minuta dhe shkrumbimi i 3 kapanoneve ndodhi për shkak të mosplotësimit të kritereve të godinës për mbrojtjen nga zjarri.

Në inspektimin e kryer në 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe i ishin lënë detyra, mosplotësimi i të cilave solli pasoja. “Nuk i plotësonte kriteret të ishte një treg. Dyqanet ndaheshin me llamarina. Instalimet elektrike nuk ishin hermetike”, u shpreh zjarrfikësi Arben Cara. Operacioni i fikjes së këtij zjarri të madh ishte një sfidë e vështirë për shkak të strukturës së objektit, por edhe të rrezikshmërisë që paraqisnin dyqanet që tregtonin gaz dhe parfume.

“Çatia ishte e njëjta dhe zjarri përhapej shpejt. Kishte rrezik për shpërthim sepse kishte dyqan me bombola dhe parfume që rrezikonin jetën e zjarrfikësve dhe njerëzve përreth”, shton Cara.

Për të shmangur situata të përmasave të tilla, sipas zjarrfikësit, bizneset duhet të kenë parasysh disa këshilla: “Të fikin energjinë elektrike kur mbyllin biznesin. Të bëjnë instalime elektrike cilësore. Kujdes nga cigarja”. Për shkrumbimin e mbi 50 bizneseve me një dëm të konsiderueshëm monetar, policia dhe prokuroria e Tiranës ka çelur një hetim, ku nga të dhënat e deri tanishme ngjarja po trajtohet si aksidentale./e.t

16:14 Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Përmbytje dhe rrëshqitje dherash, evakuohen dhjetëra banorë. Situata sipas qarqeve

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa qarqe të vendit, duke përfshirë Shkodrën, Durrësin, Lezhën, Gjirokastrën, Dibrën dhe Beratin. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike është regjistruar në zonat pranë lumenjve Drin, Kir, Bunë, Osum dhe Devoll, ku janë evidentuar përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Në Shkodër, përmbytje janë shënuar kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, ndërsa strukturat e bashkisë dhe emergjencat civile ndodhen në terren, duke monitoruar situatën dhe duke marrë masa për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Në Durrës janë verifikuar 5.477 banesa, prej të cilave 1.711 kanë pësuar dëme, ndërsa janë evakuuar 851 persona në zonat Sukth dhe Katund i Ri. Rreth 2.000 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa vijon puna për vlerësimin e dëmeve.

Në Lezhë, niveli i ujit ka rënë përgjithësisht, me përjashtim të lumit Mat, që ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Në Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e akseve rrugore dhe largimin e ujit nga objektet e banimit, ku janë regjistruar rrëshqitje dherash.

 

Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Në terren janë angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët asistojnë në transportimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Autoritetet bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunonë me strukturat në terren dhe të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë, për të menaxhuar situatën sa më efektivisht.

NJOFTIMI
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme.

Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Vijon puna për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, ku është evidentuar mungesë energjie elektrike. Niveli i lumit Drin vijon të jetë në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.

Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Në terren janë të angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente, sipas nevojave të autoriteteve vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës./e.t

15:51 Përleshje mes tifozëve të Comos dhe Bolognas para ndeshjes së Serie A, hedhje shishesh dhe shkopinjsh nga ultrasit

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Momente tensioni shpërthyen në Como në orët e para të pasdites, vetëm disa minuta para ndeshjes midis ekipit të Fabregas dhe Bolognas (15:00). Dy autobusë që transportonin tifozët miq mbërritën pranë stadiumit ‘Sinigaglia’ dhe rastësisht kaluan një bar të frekuentuar nga tifozët e Comos.

Pas këtij momenti pasoi një konfrontim i shkurtër, i cili u përshkallëzua në hedhjen e shisheve, shkopinjve dhe shkëmbimin e fyerjeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit parandaloi pasoja më serioze, duke rivendosur qetësinë brenda pak minutash. Si masë paraprake, disa rrugë u mbyllën përkohësisht dhe autobusët që transportonin tifozë të Bolognas u larguan nën shoqërimin e policisë./e.t

15:46 Reshje rekord në Korçë, rreth 4 mijë hektarë tokë të përmbytura

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Rajoni i Korçës ka regjistruar reshje shiu në nivele të pazakonta gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, në dy episodet e fundit me reshje intensive, përkatësisht gjatë 3-4 ditëve në nëntor 2024 dhe më 7 janar 2025, në këtë rajon kanë rënë gjithsej 494 mm shi.

Kjo sasi përbën rreth 70 për qind të mesatares vjetore të reshjeve, e cila është rreth 700 mm, dhe ka rënë brenda vetëm 4-5 ditëve. Sipas të njëjtave burime, Korça është rajoni ku është regjistruar sasia më e madhe e reshjeve krahasuar me të gjitha rajonet e tjera të vendit.

Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, në Fushën e Maliqit janë përmbytur rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore. Përmbytjet kanë ardhur pas çarjes së lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilët nuk kanë mundur të përballojnë prurjet e shtuara të ujërave.

Lumi Devoll është çarë dy herë gjatë kësaj periudhe, duke nxjerrë në pah amortizimin e argjinaturave dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme. Specialistët theksojnë se situata kërkon urgjentisht investime për mbrojtjen lumore, përmes ndërtimit të argjinaturave me rrjet gabioni, si zgjidhje afatgjatë për parandalimin e përmbytjeve./e.t

Gjykata për të arrestuarit në skandalin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se 35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm.

Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve së të dyshuarit po mbahen kundërligjshëm.

Sipas gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vepruar në përputhje me ligjin.

Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata do t’i njoftojë lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, është thënë në reagimin e gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata për të arrestuarit në skandalin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit appeared first on Sinjali.

Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Hagës tregon se çfarë pritet për katërshen e UÇK-së

Gjyqi i madh është para fazës më të rëndësishme të tij, ku në pranverë pritet të shqiptohet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin,

Ky pritet të jetë viti vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet.

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp flet për rëndësinë që ka vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, derisa kritikon Specialen për punën gjatë këtyre viteve.

Se cili do të jetë epilogu, sipas saj është vështirë të dihet, megjithatë përmend pasojat e mëdha që do të kishte shteti në rast se Gjykata Speciale do të mbështeste akuzat e prokurorisë.

Gjykatën Speciale deri më tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa. Shala është i dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq Mustafa me 15 vjet.

Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vite në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, në intervistën për KosovaPress flet për zhvillimet kryesore gjatë vitit 2025 – vit që shënoi edhe dhjetë-vjetorin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Janë gjashtë të akuzuar që u akuzuan për krimet e supozuara gjatë periudhës që kjo gjykatë kishte mandat. Ishte kryesisht periudha 1998-1999 deri në vitin 2000. Një rast, rasti Salih Mustafa, është përfunduar plotësisht. Rasti i Shalës është në proces për t’u finalizuar. Por më i rëndësishmi, Rasti Thaçi dhe të tjerët që përfshin katër udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është finalizuar ende. Këta njerëz janë në gjykatë në Hagë që nga viti 2020. Rasti pritet të përfundojë diku në vitin 2026, por vetëm instanca e parë. Pra, vlerësimi i parë i rëndësishëm i efikasitetit të kësaj gjykate është se nuk ka qenë shumë efikase. Ka vetëm gjashtë të akuzuar. Nga këta gjashtë, për katër personat kryesorë, ende nuk kemi as një vendim të instancës së parë, lëre më të përfunduar”, deklaron ajo.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm.

“Asnjëri nga katër të akuzuarit në rastin Thaçi dhe të tjerët nuk lejohej të lirohej përkohësisht, as për leje humanitare siç quhet. Leja humanitare është kur një i akuzuar që është në proces penal dhe gjyq lejohet të vizitojë anëtarët e familjes së tij në probleme, sidomos prindërit e sëmurë ose funeralet e anëtarëve më të afërt të familjes. Pra, ka qenë trajtim mjaft i rreptë nga gjykata ndaj të akuzuarve. Dhe kështu, kjo leje humanitare duket mjaft e përshtatshme për njerëzit në nivelin udhëheqës. Këta katër të akuzuar patën, dhe po flas qartë për Hashim Thaçin, refuzimin e tij për të marrë pjesë në disa raste shumë të rëndësishme familjare. Kështu, kjo leje humanitare është gjithashtu pjesë e asaj që quajmë gjyq të drejtë, që çdo person që gjykohet penalisht nuk është fajtor derisa të provohet pa dyshim. Dhe ata nuk u trajtuan me këtë dhembshuri të merituar sepse prokuroria gjithmonë mund të përdorte argumentin se ata janë një rrezik për procesin dhe drejtësinë e gjyqit për shkak të mundësisë së tyre për të trembur dëshmitarët. Kjo narrativë e intimidimit të dëshmitarëve mbizotëroi mbi të gjitha komponentët e tjerë që një i akuzuar sipas ligjit modern të të drejtave të njeriut duhet të gëzojë. Një nga këta ka të bëjë me kur dhe në cilat rrethana do t’i lejohej lirimi nga burgu gjatë pritjes së vendimit”, shprehet Tromp për KosovaPress.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës.

Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.

Shqetësim i madh është ngritur edhe për pranimin nga ana e Gjykatës Speciale të dokumenteve prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Hagës tregon se çfarë pritet për katërshen e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Ushtria e Koresë së Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore

Ushtria e Koresë së Veriut akuzoi të shtunën Korenë e Jugut për fluturim dronësh përtej kufirit midis dy vendeve këtë javë, duke paralajmëruar se Seuli do të përballet me pasoja për atë që e quajti “histeri të pafalshme”.

Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA, Koreja e Jugut kishte fluturuar një dron në hapësirën ajrore veriore më 4 janar, duke shkelur sovranitetin e vendit. Droni ishte i pajisur me kamera mbikëqyrjeje dhe sipas KCNA-s kishte për detyrë të regjistronte objektet “kryesore” të Koresë së Veriut.

KCNA publikoi fotografi që tregojnë dronin, pjesë elektronike të tij, si dhe imazhe ajrore të ndërtesave për të cilat pretendon se droni kishte realizuar regjistrime.

Ndërkohë, zyrtarë të Koresë së Jugut kanë mohuar akuzat. Ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë periudhës së specifikuar nga Koreja e Veriut nuk ishte kryer asnjë operacion me dronë dhe as nuk ishin të disponueshme llojet e dronëve që supozohet se ishin përdorur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtria e Koresë së Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore appeared first on Sinjali.

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

KRU “Prishtina”  njofton se për konsumatorët e Drenasit, trajtimi i ujit në ITU Drenas pritet të nisë gjatë ditës.

“Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të rikthimit të furnizimit normal me ujë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje appeared first on Sinjali.

Ministri i Jashtëm turk thotë se protestat në Iran “s’do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Iran nuk do të jenë dështimi i fundit me të cilin përballet Izraeli, duke sugjeruar se përpjekjet e Tel Avivit për të shfrytëzuar tensionet e brendshme në Iran janë të destinuara të dështojnë.

Në një intervistë për transmetuesin kombëtar TRT, Fidan analizoi situatën aktuale gjeopolitike, duke u fokusuar tek marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit, situata në Venezuelë, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve turko-amerikane.

Ai theksoi se demonstratat në Iran, megjithëse burojnë nga ankesa reale të qytetarëve dhe probleme strukturore brenda vendit, janë objekt manipulimi nga rivalët e Iranit. Sipas tij, Izraeli po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

“Ajo që ndodhi në Iran nuk do të jetë e fundit që Izraeli e pret. Izraeli po përpiqet ta shfrytëzojë këtë”, tha kryediplomati turk, pa hyrë në detaje mbi incidente specifike.

Fidan theksoi se shërbimi izraelit i inteligjencës po i nxit hapur iranianët drejt rebelimit. Megjithatë, ai paralajmëroi se shoqëria iraniane, pavarësisht dallimeve të brendshme, tradicionalisht bashkohet kur përballet me kërcënime të jashtme.

Kreu i diplomacisë turke theksoi se populli iranian nuk duhet të dëmtohet dhe se problemet mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes negociatave. “Izraeli duhet të ndalet” dhe Turqia është e gatshme të ndihmojë, shtoi ai.

Duke komentuar dinamikën më të gjerë rajonale, Fidan hodhi poshtë retorikën gjithnjë e më agresive të zyrtarëve izraelitë, të cilën e përshkroi si “përpjekje të dëshpëruara për të tërhequr vëmendje” nga ministra më të vegjël të koalicionit, që përpiqen të rrisin profilin e tyre politik.

Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, Fidan shprehu optimizëm për vitin e ardhshëm. Ai theksoi se parashikon rezultate konkrete në vitin 2025 në fushat ku të dy vendet po punojnë aktivisht.

Pikat kyçe të përparimit përfshijnë sanksionet CAATSA, ligjin amerikan që synon Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut, i cili ka ndikuar edhe Turqinë, si dhe çështjen Halkbank, lidhur me akuzat se banka turke ka ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Jashtëm turk thotë se protestat në Iran “s’do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli” appeared first on Sinjali.

Të jetosh me qira në Shqipëri, një sfidë që kushton shtrenjtë!

Arbri është një 30-vjeçar i cili duhet të bëjë dy punë, që të përballojë banesën me qira pranë ish-stadiumit Dinamo. “Prej pak muajsh jam bërë baba dhe krahas shpenzimeve për familjen, barra më e madhe është qiraja.” Edhe pse pagesat e dy punëve i kalojnë 1 mijë euro, 50% e tyre shkon për qiranë e […]

The post Të jetosh me qira në Shqipëri, një sfidë që kushton shtrenjtë! appeared first on BoldNews.al.

Tërhiqet lumi Erzen në Durrës/ Dëme të mëdha në shtëpi e toka në Jubë dhe Katund të ri

Lumi Erzen është rikthyer në shtratin e tij dhe pak e nga pak uji po tërhiqet nga zonat e përmbytura në njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri. Situata duket drejtë përmirësimit por dita për t’u rikthyer jetës së përditshme për banoret e prekur nga përmbytja duket shume e largët. Tërheqja e ujit në zonën […]

The post Tërhiqet lumi Erzen në Durrës/ Dëme të mëdha në shtëpi e toka në Jubë dhe Katund të ri appeared first on BoldNews.al.

Protesta e 24 janarit, Berisha zbulon skenarin e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë detaje mbi pritshmëritë e opozitës për protestën  të thirrur më 24 janar. Në një deklarim për mediat, ai tha se kërkesa e vetme e PD dhe qytetarëve që do t’i bashkohen protestës është dorëheqja e qeverisë. I pyetur nëse opozita ka një skenar të qartë për protestën, […]

The post Protesta e 24 janarit, Berisha zbulon skenarin e PD-së appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në Korçë, përmbyten rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore

Rajoni i Korçës ka regjistruar sasitë më të larta të reshjeve në vend gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, dy episode reshjesh të dendura përkatësisht në nëntor dhe më 7 janar – kanë sjellë një total prej 494 mm shi në zonë. Për shkak të prurjeve të larta, në Fushën e Maliqit […]

The post Moti i keq në Korçë, përmbyten rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore appeared first on BoldNews.al.

Liqeni i Fierzës pranë kuotës maksimale, rritet rreziku i shkarkimeve dhe përmbytjeve

Reshjet e dendura në veri të vendit kanë rritur me ritëm të shpejtë nivelin e ujit në Liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave teknike, niveli i liqenit është rritur me rreth 11 metra në katër ditë. Prurjet në HEC Fierzë aktualisht janë rreth 1200 m³/s, nga 260 […]

The post Liqeni i Fierzës pranë kuotës maksimale, rritet rreziku i shkarkimeve dhe përmbytjeve appeared first on BoldNews.al.

❌