❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MOSKË – Peskov: Nuk ka bisedime nĂ« SHBA pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«

MOSKË, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti Putin nuk kishte planifikuar bisedime nĂ« Shtetet e Bashkuara mbi konfliktin ruso-ukrainas.

“Jo, nuk mendoj kĂ«shtu. Ky opsion nuk Ă«shtĂ« diskutuar”, u tha Peskov gazetarĂ«ve kur u pyet nĂ«se bisedimet mund tĂ« mbahen nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Dje, pesidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ‘’bisedimet e ardhshme ndoshta do tĂ« zhvillohen nĂ« Shtetet e Bashkuara”.  /os/

 

The post MOSKË – Peskov: Nuk ka bisedime nĂ« SHBA pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Lituania: BE duhet ta ndihmojĂ« MoldavinĂ« t’i rezistojĂ« kĂ«rcĂ«nimeve hibride tĂ« MoskĂ«s

KISHINAU, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – Ne tĂ« gjithĂ« e shohim se Kremlini synon tĂ« minojĂ« aspiratat evropiane tĂ« popullit moldav dhe tĂ« dobĂ«sojĂ« mbĂ«shtetjen publike pĂ«r procesin e integrimit tĂ« vendit nĂ« BE,  theksoi ministri i JashtĂ«m lituanez Kestutis Budrys gjatĂ« njĂ« takimi dypalĂ«sh me presidenten moldave Maia Sandu.

‘’Nuk mund tĂ« lejojmĂ« qĂ« narrativat e Kremlinit tĂ« mbizotĂ«rojnĂ«â€, shtoi ai.

“BE duhet tĂ« bashkojĂ« forcat dhe tĂ« ndihmojĂ« MoldavinĂ« tĂ« zbatojĂ« tĂ« gjitha reformat e nevojshme strukturore dhe tĂ« parandalojĂ« ndikimin rus”, shtoi Budrys, duke theksuar nevojĂ«n pĂ«r njĂ« angazhim mĂ« tĂ« madh evropian pĂ«r tĂ« rritur qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e MoldavisĂ« ndaj kĂ«rcĂ«nimeve hibride tĂ« MoskĂ«s.   /os/

The post FOKUS – Lituania: BE duhet ta ndihmojĂ« MoldavinĂ« t’i rezistojĂ« kĂ«rcĂ«nimeve hibride tĂ« MoskĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MADRID – Stuhia godet SpanjĂ«n jugore, mijĂ«ra tĂ« evakuuar dhe ndĂ«rprerje tĂ« transportit

MADRID, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Rreth 7.500 njerĂ«z janĂ« detyruar tĂ« evakuojnĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre nĂ« rajonin jugor tĂ« AndaluzisĂ« nĂ« SpanjĂ«, pasi ditĂ« tĂ« tĂ«ra reshjesh tĂ« rrĂ«mbyeshme shkaktuan pĂ«rmbytje tĂ« gjera, me autoritetet qĂ« paralajmĂ«rojnĂ« se situata mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet ndĂ«rsa afrohet njĂ« tjetĂ«r stuhi e fuqishme.

Një lum atmosferik ka përmbytur rajonin ditët e fundit, duke përkeqësuar ndikimin e disa stuhive që kanë goditur tashmë Spanjën jugore gjatë javëve të fundit. Ndërsa reshjet u pakësuan pak të premten, meteorologët paralajmëruan se një sistem i ri stuhish parashikohet të mbërrijë të shtunën.

Lumenjtë dhe rezervuarët në të gjithë Andaluzinë mbeten në nivele të rrezikshme, duke shkaktuar evakuime të vazhdueshme në zona të shumta.

“Toka nuk mund ta thithĂ« mĂ« ujin. Po e nxjerr nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive shiun. ShtratĂ«t e lumenjve janĂ« nĂ« kapacitet dhe rezervuarĂ«t janĂ« nĂ« nivelet e tyre maksimale tĂ« sigurisĂ«â€, tha tĂ« premten presidenti rajonal i AndaluzisĂ«, Juan Manuel Moreno, pĂ«r transmetuesin spanjoll RNE.

Një nga situatat më kritike është përgjatë lumit Guadalquivir në qytetin e Kordobës, ku autoritetet kanë evakuuar rreth 700 familje në periferi të qytetit, veçanërisht pranë aeroportit, i cili është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.

Në të gjithë rajonin, transporti është ndërprerë rëndë, me të gjitha trenat e operuara nga operatori kombëtar Renfe të anuluara të premten dhe 84 autostrada të bllokuara.

Një situatë tjetër e rrezikshme ndodhi në qytetin piktoresk malor të Grazalemës. Të gjithë 1.500 banorët u evakuan të enjten pasi banorët raportuan tinguj të fortë kërcitjeje gjatë gjithë natës.

Moreno tha se banorët nuk ka gjasa të kthehen në shtëpi për të paktën gjashtë ditë.

Diku tjetër, lumenj të tillë si Guadalete tashmë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur qytetet e afërta, përfshirë Arcos de la Frontera, ku rreth 800 njerëz u evakuuan.  /os/

The post MADRID – Stuhia godet SpanjĂ«n jugore, mijĂ«ra tĂ« evakuuar dhe ndĂ«rprerje tĂ« transportit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA njofton sanksione tĂ« reja mbi naftĂ«n e Iranit

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s njoftuan sanksione tĂ« reja kundĂ«r naftĂ«s sĂ« Iranit dhe flotĂ«s sĂ« saj ‘’hije” ditĂ«n e bisedimeve nĂ« Oman.

“Departamenti i Shtetit po sanksionon 15 subjekte, dy individĂ« dhe 14 anije nga flota nĂ« hije e pĂ«rfshirĂ« nĂ« tregtinĂ« e paligjshme tĂ« naftĂ«s, produkteve tĂ« naftĂ«s dhe petrokimikateve iraniane”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Negociatorët iranianë dhe amerikanë po sot u kthyen në vendet e tyre të origjinës për konsultime, pas bisedimeve në Muscat të ndërmjetësuara nga Omani, raportoi sot media shtetërore iraniane.

“Ishte njĂ« fillim i mirĂ«â€, tha ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araghchi pĂ«r televizionin shtetĂ«ror. “Ne jemi nĂ« procesin e ndĂ«rtimit tĂ« besimit”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse dhe kur do të vazhdonin bisedimet, Araghchi nuk dha një përgjigje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei shkroi në X se vendimi për raundet e mëtejshme të negociatave do të merrej në konsultim me kryeqytetet përkatëse.   /os/

 

The post FOKUS – SHBA njofton sanksione tĂ« reja mbi naftĂ«n e Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Epstein ndihmoi Woody Allen tĂ« vizitonte ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«

NJU JORK, 6 shkurt /ATSH/ – NĂ« vitin 2015, regjizori Woody Allen dhe gruaja e tij, Soon-Yi Previn, shkuan nĂ« njĂ« udhĂ«tim nĂ« Uashington me ndihmĂ«n e mikut tĂ« tyre Jeffrey Epstein, ku ata arritĂ«n tĂ« vizitonin ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, shkruan BBC.

Miqësia e Allen me Epstein është e njohur prej vitesh, por emailet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë ditët e fundit e ilustrojnë këtë marrëdhënie në një thellësi të re.

Regjisori, gruaja e tij dhe Epstein ishin fqinjë në New York City, dhe të tre darkonin shpesh së bashku, tregojnë të dhënat.

Ata i ofruan njëri-tjetrit mbështetje emocionale gjatë periudhave kur kritikoheshin në media. Ata shprehën keqardhje për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale mdaj mikut të tyre.

Në vitin 2015, Epstein përdori lidhjet e tij me një mik tjetër në administratën e presidentit Barack Obama për të ndihmuar çiftin të bënte një turne në Shtëpinë e Bardhë.

“A mund t’ju tregoni sĂ« shpejti atyre ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. Supozoj se Woody do tĂ« ishte shumĂ« i ndjeshĂ«m politikisht?”, shkroi Epstein nĂ« njĂ« email nĂ« maj 2015 drejtuar ish-kĂ«shilltares sĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« Kathy Ruemmler.

‘’Jam e sigurt se mund t’ua tregoj tĂ« dyve ShtĂ«pinĂ« e Bardhë», u pĂ«rgjigj Ruemmler, megjithĂ«se dyshonte nĂ«se Epstein, i cili nĂ« vitin 2008 kishte pranuar fajĂ«sinĂ« pĂ«r nxitje prostitucioni nga njĂ« vajzĂ« e mitur, do tĂ« lejohej tĂ« hynte.

Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë tregojnë se Allen, Previn dhe Ruemmler e vizituan më 27 dhjetor, një të diel, ndërsa presidenti Obama ishte në Hawaii në atë kohë.

Ruemmler dhe Allen ishin midis një liste të gjatë njerëzish të shquar që ruajtën miqësi me Epstein për vite me radhë, edhe pse ai ishte një shkelës seksual i regjistruar i akuzuar për abuzim me fëmijë dhe problemet ligjore të të cilit ishin mbuluar gjerësisht në gazeta.

Disa nga të ftuarit që shoqëruan Allen dhe Previn në darka me Epstein përfshinin prezantuesin e talk show-t Dick Cavett, gjuhëtarin Noam Chomsky dhe komedianin e ndjerë David Brenner.

Epstein gjithashtu mori pjesë në shfaqjet e filmave të Allen dhe, sipas emaileve, do të vizitonte Allen në mënyrë që të mund ta shihte atë duke redaktuar filmin e tij të fundit.

“NjĂ« larmi e gjerĂ« njerĂ«zish interesantĂ« nĂ« çdo darkĂ«â€, kĂ«shtu i pĂ«rshkroi Allen disa nga takimet e tyre pĂ«r njĂ« festĂ« ditĂ«lindjeje tĂ« Epstein nĂ« vitin 2016.    /os/

 

The post SHBA – Epstein ndihmoi Woody Allen tĂ« vizitonte ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Raundi i ardhshĂ«m i bisedimeve Rusi-UkrainĂ« me gjasa nĂ« SHBA

KIEV, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshĂ«m i bisedimeve tĂ« paqes me RusinĂ« mund tĂ« mbahet nĂ« SHBA.

Zelensky nĂ« platformĂ«n Telegram tha se “takime tĂ« mĂ«tejshme janĂ« planifikuar pĂ«r tĂ« ardhmen e afĂ«rt, me gjasĂ« nĂ« AmerikĂ«â€.

“Sot mora njĂ« raport nga ekipi ynĂ« negociator pas dy ditĂ«sh takimesh dhe bisedimesh nĂ« Emirate me palĂ«n amerikane dhe atĂ« ruse. E pres ekipin nĂ« Kiev pĂ«r njĂ« raport tĂ« plotĂ«. ShumĂ« aspekte nuk mund tĂ« diskutohen nĂ« telefon. Nga ajo qĂ« tashmĂ« mund tĂ« thuhet, takime tĂ« mĂ«tejshme janĂ« planifikuar pĂ«r tĂ« ardhmen e afĂ«rt, me gjasĂ« nĂ« AmerikĂ«â€, shkroi ai.

Zelensky rikonfirmoi gatishmĂ«rinĂ« e UkrainĂ«s pĂ«r t’u angazhuar nĂ« formate “qĂ« realisht e afrojnĂ« paqen dhe e bĂ«jnĂ« atĂ« tĂ« besueshme dhe afatgjatĂ«, duke ia hequr RusisĂ« çdo oreks pĂ«r tĂ« vazhduar luftĂ«n”.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« kjo luftĂ« tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Rusia tĂ« mos shpĂ«rblehet pĂ«r agresionin e saj. Ky Ă«shtĂ« njĂ« nga parimet kyçe qĂ« rikthen dhe garanton siguri tĂ« vĂ«rtetĂ«. I falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t tanĂ« qĂ« na mbĂ«shtesin nĂ« kĂ«tĂ«â€, tha ai.

Dje dhe sot, Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja zhvilluan një takim dyditor për zgjidhjen e çështjes ukrainase në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në përfundim, palët ranë dakord të kryejnë shkëmbimin e parë të robërve të luftës pas pesë muajsh, i cili u realizua menjëherë.

NjĂ« komunikatĂ« e pĂ«rbashkĂ«t mbi rezultatet e takimit i pĂ«rshkroi diskutimet si “konstruktive” dhe “tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« mĂ«nyra pĂ«r tĂ« krijuar kushtet pĂ«r arritjen e njĂ« paqeje tĂ« qĂ«ndrueshme”.   /os/

The post KIEV – Zelensky: Raundi i ardhshĂ«m i bisedimeve Rusi-UkrainĂ« me gjasa nĂ« SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA -Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë

TEHERAN, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Irani nuk dĂ«shiron qĂ« SHBA-ja ta sulmojĂ« vendin, tha sot presidenti Donald Trump.

“Ata nuk duan qĂ« ne t’i godasim”, tha Trump gjatĂ« mĂ«ngjesit kombĂ«tar tĂ« lutjeve, qĂ« u mbajt pĂ«r herĂ« tĂ« 74-tĂ«.

“Ata janĂ« duke negociuar”, shtoi ai.

Duke folur pĂ«r grumbullimin e forcave ushtarake amerikane nĂ« rajon, Trump tha: “E dini, ne kemi njĂ« flotĂ« tĂ« madhe qĂ« po shkon drejt Iranit”.

Komentet e Trumpit erdhën përpara bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor që pritet të mbahen të premten mes Iranit dhe SHBA-së në kryeqytetin e Omanit, Maskat.  /os/

The post SHBA -Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INDI – Raste tĂ« reja tĂ« virusit Nipah, sa janĂ« rreziqet e kontaminismit nĂ« EvropĂ«?

NJU DELHI, 5 shkurt /ATSH/ – Dy raste tĂ« reja tĂ« virusit Nipah nĂ« Indi kanĂ« vĂ«nĂ« shumĂ« vende aziatike nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« lartĂ«, duke pasur parasysh se shkalla e vdekshmĂ«risĂ« njerĂ«zore mund tĂ« shkojĂ« midis 40% dhe 75%., shkruan salute.eu.

Pacientët e infektuar në Bengalin Perëndimor janë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe janë të shtruar në kujdes intensiv.

Ndërkohë, disa vende, përfshirë Tajlandën, Singaporin, Hong Kongun dhe Malajzinë, kanë rritur tashmë kontrollin kufitar dhe kanë riaktivizuar protokollet e mbikëqyrjes.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) beson se rreziqet për Evropën janë shumë të ulëta.

“PĂ«r momentin, nuk ka rrezik pĂ«r ItalinĂ«â€, qetĂ«son Federico Gobbi, drejtor i Departamentit tĂ« SĂ«mundjeve Infektive dhe Tropikale nĂ« Spitalin Sacro Cuore Don Calabria nĂ« Verona.

“Rreziku qĂ« kjo epidemi tĂ« na arrijĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« i largĂ«t”, shton ai.   /os/

 

The post INDI – Raste tĂ« reja tĂ« virusit Nipah, sa janĂ« rreziqet e kontaminismit nĂ« EvropĂ«? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia dĂ«bon njĂ« zyrtar tĂ« ambasadĂ«s gjermane

MOSKË, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Rusia tha se dĂ«boi njĂ« punonjĂ«s tĂ« ambasadĂ«s gjermane nĂ« MoskĂ« nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« vendimi tĂ« mĂ«parshĂ«m tĂ« Berlinit pĂ«r tĂ« dĂ«buar njĂ« punonjĂ«s tĂ« ambasadĂ«s ruse pĂ«r shkak tĂ« akuzave pĂ«r spiunazh.

Ministria e Jashtme tha se e përcolli vendimin ndërsa thirri ambasadorin gjerman Alexander Lambsdorff, dhe gjithashtu paraqiti një protestë.

“U theksua se akuzat e pabazuara pĂ«r aktivitet inteligjence tĂ« ngritura kundĂ«r tij nga zyrtarĂ«t e Berlinit janĂ« tĂ« pabaza dhe tĂ« sajuara nĂ« frymĂ«n e “manisĂ« sĂ« spiunazhit” qĂ« po promovohet nĂ« Gjermani me nxitjen e autoriteteve gjermane”, tha njĂ« deklaratĂ«.

Duke theksuar se pala ruse “i hedh poshtĂ« kategorikisht” pretendimet, deklarata tha se Moska e shihte hapin si “njĂ« provokim tĂ« ulĂ«t qĂ« synonte diskreditimin e misionit diplomatik rus nĂ« Gjermani”.

“Kreut tĂ« misionit diplomatik gjerman iu dha njĂ« shĂ«nim qĂ« shpallte njĂ« punonjĂ«s diplomatik tĂ« AmbasadĂ«s Gjermane nĂ« MoskĂ« “person non grata” si njĂ« pĂ«rgjigje ndaj vendimit tĂ« lartpĂ«rmendur tĂ« qeverisĂ« gjermane, e cila mban pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e ri nĂ« marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she”, shtoi ministria.

Më 22 janar, Ministria e Jashtme Federale Gjermane tha se kishte dëbuar një anëtar të stafit të ambasadës ruse të akuzuar për spiunazh mes tensioneve dypalëshe në rritje.

“Ne e kemi thirrur sot ambasadorin rus nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme dhe e kemi informuar atĂ« se individi qĂ« spiunoi nĂ« emĂ«r tĂ« RusisĂ« do tĂ« dĂ«bohet”, tha ministria, pa ofruar detaje tĂ« mĂ«tejshme mbi incidentin.

Dëbimi vjen pas një arrestimi të mëparshëm të një gruaje gjermano-ukrainase në Berlin, për të cilën prokurorët pretenduan se kishte mbledhur informacione të ndjeshme mbi dërgesat e armëve në Ukrainë.

Prokurorët federalë thanë se Ilona W. dyshohej se vepronte në emër të një shërbimi të inteligjencës së huaj, duke mbajtur kontakt me një operativ të inteligjencës në Ambasadën Ruse në Berlin të paktën që nga nëntori 2023.   /os/

The post MOSKË – Rusia dĂ«bon njĂ« zyrtar tĂ« ambasadĂ«s gjermane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Bill Gates: Pendohem pĂ«r çdo minutĂ« tĂ« kaluar me Epstein

NJU JORK, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, tha se ishte “budallallĂ«k” qĂ« kishte kaluar kohĂ« me Jeffrey Epsteinin, financierin amerikan tĂ« dĂ«nuar pĂ«r krime seksuale.

Komentet e tij të mërkurën erdhën pas publikimit të pothuajse 3 milion faqesh dokumentesh lidhur me Epsteinin.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “9News Australia”, Gates mohoi çdo keqbĂ«rje lidhur me Epsteinin. Ai hodhi poshtĂ« pretendimet se kishte qĂ«ndruar nĂ« ishullin e Epsteinit, ku dyshohet se kanĂ« ndodhur abuzime me fĂ«mijĂ« dhe trafikim njerĂ«zor.

“ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« faktike qĂ« unĂ« isha vetĂ«m nĂ« darka. Nuk kam shkuar kurrĂ« nĂ« ishull, nuk kam takuar asnjĂ« grua”, tha Gates.

“Dhe sa mĂ« shumĂ« tĂ« dalin tĂ« dhĂ«nat, aq mĂ« e qartĂ« do tĂ« shihet se, edhe pse koha ishte njĂ« gabim, nuk kishte asgjĂ« tĂ« bĂ«jĂ« me atĂ« lloj sjelljeje”, shtoi ai.

Biznesmeni amerikan 70-vjeçar tha gjithashtu: “Isha budalla qĂ« shpenzova kohĂ« me tĂ«. Ishte njĂ« nga shumĂ« njerĂ«z qĂ« pendohem qĂ« e njohĂ«n”.

Themeluesi i Microsoftit hodhi poshtë gjithashtu akuza të referuara në emailet nga Epstein në 2013, të cilat u përfshinë në dokumentet e fundit të Departamentit të Drejtësisë të publikuara të premten e kaluar.

“Duket se Jeffrey i shkroi email vetes. Ai email kurrĂ« nuk u dĂ«rgua. Emaili Ă«shtĂ« i rremĂ«â€, tha Gates.

“Pra, nuk e di se çfarĂ« mendonte ai atje. MĂ« kujton vetĂ«m se çdo minutĂ« qĂ« kalova me tĂ«, pendohem dhe kĂ«rkoj falje qĂ« e bĂ«ra”, shtoi ai.

Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« kohĂ«t e fundit publikoi mijĂ«ra dokumente lidhur me Epsteinin sipas “Aktit tĂ« TransparencĂ«s mbi Dosjet Epstein”, i cili u nĂ«nshkrua nĂ« ligj nga presidenti Donald Trump mĂ« 19 nĂ«ntor.

Dokumentet përfshijnë fotografi të figurave të njohura, transkripte të jurisë së madhe dhe regjistra hetimorë, edhe pse shumë faqe janë redaktuar për të mbrojtur viktimat.

Epstein u gjet i vdekur nĂ« qelinĂ« e tij nĂ« burgun e Nju Jorkut nĂ« vitin 2019 ndĂ«rsa po priste gjyqin pĂ«r akuza tĂ« trafikimit seksual. Ai ishte shpallur fajtor nĂ« njĂ« gjykatĂ« nĂ« shtetin e FloridĂ«s dhe u dĂ«nua pĂ«r sigurimin e njĂ« tĂ« miture pĂ«r prostitucion nĂ« vitin 2008, por kritikĂ«t e quajnĂ« kĂ«tĂ« dĂ«nim relativisht tĂ« lehtĂ« si njĂ« “vendim i butĂ«â€.

The post SHBA – Bill Gates: Pendohem pĂ«r çdo minutĂ« tĂ« kaluar me Epstein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BEOGRAD – DĂ«shmi tĂ« reja pĂ«r abuzim tĂ« punĂ«torĂ«ve nĂ« fabrikĂ«n kineze nĂ« Serbi

BEOGRAD, 5 shkurt /ATSH/ – Grupet pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut thonĂ« se dhjetĂ«ra punĂ«torĂ« nga Bangladeshi, tĂ« punĂ«suar nĂ« njĂ« fabrikĂ« gomash nĂ« verilindje tĂ« SerbisĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si kineze, janĂ« pĂ«rballur me abuzime nĂ« punĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« trafikim tĂ« qenieve njerĂ«zore, duke rikthyer vĂ«mendjen tek investimi kyç kinez qĂ« pĂ«r vite me radhĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rballur me polemika lidhur me trajtimin e punĂ«torĂ«ve tĂ« huaj.

Prokurorët serbë konfirmuan më 28 janar se kanë marrë një raport që pretendon se ka ndodhur trafikim i njerëzve dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve lidhur me punëtorët nga Bangladeshi në fabrikën e gomave Linglong që gjendet afër qytetit të Zrenjaninit.

Autoritetet thanë se çështja po shqyrtohet, por nuk kanë njoftuar për ndonjë aktakuzë.

“NjĂ« numĂ«r punĂ«torĂ«sh, me asistencĂ« ligjore, arritĂ«n tĂ« marrin pagat e papaguara, dhe tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«ve iu kthyen pasaportat”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Marija Andellkoviq, drejtoreshĂ« e Astra-s, njĂ« OJQ serbe qĂ« mbĂ«shtet viktimat e trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore. Ajo shtoi se disa punĂ«torĂ« u transferuan nĂ« QendrĂ«n shtetĂ«rore tĂ« SerbisĂ« pĂ«r Mbrojtjen e Viktimave tĂ« Trafikimit tĂ« Qenieve NjerĂ«zore.

Sipas Astra-s dhe grupeve të tjera që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, të cilat bënë publike këto akuza gjatë një konference për media, më shumë se 40 punëtorë nga Bangladeshi shkuan në Serbi në qershor të vitit 2025 pasi u rekrutuan nga agjenci punësimi në Bangladesh.

Shumë prej tyre u futën në borxhe deri në 10.000 dollarë për të siguruar një vend pune, një praktikë që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, i bëri ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit edhe para se të arrinin në Serbi. Shumë punëtorëve po ashtu iu konfiskuan pasaportat sapo arritën në Serbi për të punuar në fabrikë.

Këto akuza janë pjesë e fundit e një serie pretendimesh për punë me detyrim të lidhura me fabrikën Linglong, që paraqet një gur themel të partneritetit ekonomik të Serbisë me Kinën. Akuza të ngjashme më parë përfshinin punëtorë vietnamezë dhe indianë, gjë që nxiti paralajmërime nga institucione ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Evropian dhe Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Punëtorët nga Bangladeshi refuzuan të flasin për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se kanë frikë për sigurinë e tyre. Kompania Linglong nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesave për koment.

Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së vitin e kaluar ndaloi importet e gomave të Linglong-ut, të prodhuara në Serbi, duke u thirrur në dëshmi për punë me detyrim.

Kompania Linglong hapi zyrtarisht fabrikën e saj në Serbi në shtator të vitit 2024, pas pesë vjetësh ndërtim. Me vlerë rreth 950 milionë dollarësh, projekti u cilësua nga Qeveria serbe si një investim me rëndësi kombëtare dhe konsiderohet një shtyllë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe politike të Beogradit me Pekinin.

Rekrutimi, borxhet dhe pasaportat e konfiskuara

Që kur shkuan në Serbi, punëtorët u punësuan në objektet për prodhim të Linglong-ut, megjithëse kompania nuk figuron si punëdhënësi i tyre në kontratat që janë analizuar nga OJQ-të.

Në vend të kësaj, dokumentet përmendin një kompani ndërmjetëse serbe, Mega Green Plus, me seli në fshatin Basaid, rreth 30 kilometra larg nga Zrenjanini.

Kompania Mega Green Plus, e themeluar në fund të vitit 2024 dhe në pronësi të një shtetasi kinez, nuk i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë. Sipas të dhënave publike, kompania raportoi një humbje të vogël financiare më 2024 dhe nuk ofron asnjë informacion tjetër për stafin ose licencat për rekrutim të punëtorëve të huaj.

Punëtorët u thanë grupeve për të drejtat e njeriut se paguheshin më pak se paga minimale në Serbi, që është rreth 660 dollarë në muaj, dhe nuk kompensoheshin për orët shtesë, gjë që është e paligjshme sipas ligjeve serbe. OJQ-të e përfshira në këtë çështje thanë po ashtu se pasaportat e punëtorëve u mbajtën nga punëdhënësi për muaj të tërë.

“Kur disa punĂ«torĂ« kĂ«rkonin rrogat e papaguara ose kthimin e dokumenteve tĂ« tyre, ata u pĂ«rballĂ«n me frikĂ«sim dhe kĂ«rcĂ«nime”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Tara Rukeci Millivojevqc nga Zrenjanin Social Forum, njĂ« OJQ nĂ« Serbi qĂ« dokumenton pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra abuzimet me punĂ«torĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« fabrikĂ«.   /os/

The post BEOGRAD – DĂ«shmi tĂ« reja pĂ«r abuzim tĂ« punĂ«torĂ«ve nĂ« fabrikĂ«n kineze nĂ« Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Aprovohet antitrupi monoklonal qĂ« vonon fillimin e diabetit tĂ« tipit 1

BRUKSEL,  5 shkurt /ATSH/ – Teplizumab, antitrupi monoklonal pĂ«r vonimin e fillimit tĂ« diabetit tĂ« tipit 1, sapo Ă«shtĂ« miratuar nga Bashkimi Evropian, shkruan salute.eu.

Midis përfituesve të fundit është një vajzë 14-vjeçare, e trajtuar në Policlinico San Matteo në Pavia.

“FalĂ« disponueshmĂ«risĂ« sĂ« teplizumab,” deklaron spitali, “bĂ«het e mundur tĂ« kombinohet diagnoza e hershme me njĂ« strategji terapeutike tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« vonuar fillimin klinik tĂ« sĂ«mundjes, me pĂ«rfitime potencialisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r fĂ«mijĂ«t, adoleshentĂ«t dhe familjet, si nĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r ashtu edhe nĂ« afatgjatĂ«â€.   /os/

The post BRUKSEL – Aprovohet antitrupi monoklonal qĂ« vonon fillimin e diabetit tĂ« tipit 1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINË – PĂ«rdoruesit e inteligjencĂ«s artificiale arrijnĂ« nĂ« 602 milionĂ«

PEKIN, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Baza e pĂ«rdoruesve tĂ« internetit nĂ« KinĂ« u rrit nĂ« 1.125 miliardĂ« vitin e kaluar, ndĂ«rsa rreth 602 milionĂ« njerĂ«z pĂ«rdorĂ«n mjete tĂ« inteligjencĂ«s artificiale gjeneruese (IA), sipas njĂ« raporti tĂ« publikuar nga Qendra e Informacionit tĂ« Rrjetit tĂ« Internetit nĂ« KinĂ« (CNNIC).

Shkalla e depërtimit të internetit në vend u rrit në 80,1 për qind, sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua.

Gjetjet u përshkruan në Raportin e 57-të Statistikor mbi Zhvillimin e Internetit në Kinë, të publikuar nga CNNIC, i cili theksoi zgjerimin e vazhdueshëm të lidhjes digjitale në të gjithë vendin dhe integrimin e shpejtë të teknologjive të reja në jetën e përditshme dhe operacionet e biznesit.

Një nxitës kryesor i kësaj rritjeje ishte miratimi i gjerë i IA, i cili pa një rritje vjetore prej 141,7 për qind, tha raporti.

Raporti arriti nĂ« pĂ«rfundimin se sektori i internetit nĂ« KinĂ« bĂ«ri “pĂ«rparim tĂ« konsiderueshĂ«m” gjatĂ« periudhĂ«s 2021-2025, i shĂ«nuar nga inovacion mĂ« i fortĂ«, zbatim mĂ« i thellĂ« teknologjik dhe aksesueshmĂ«ri e pĂ«rmirĂ«suar.   /os/

The post KINË – PĂ«rdoruesit e inteligjencĂ«s artificiale arrijnĂ« nĂ« 602 milionĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Guterres: Skadimi i traktatit bĂ«rthamor SHBA-Rusi shĂ«non njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«

NJU JORK, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ«, Antonio Guterres, paralajmĂ«roi tĂ« mĂ«rkurĂ«n se skadimi i marrĂ«veshjes sĂ« fundit tĂ« mbetur pĂ«r kontrollin e armĂ«ve bĂ«rthamore midis SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« “moment tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r paqen dhe sigurinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”, duke i dhĂ«nĂ« fund dekadave tĂ« kufizimeve ligjĂ«risht tĂ« detyrueshme pĂ«r dy arsenalet mĂ« tĂ« mĂ«dha bĂ«rthamore nĂ« botĂ«.

“Skadimi i Traktatit tĂ« Ri START, qĂ« nga mesnata e sotme, shĂ«non njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r paqen dhe sigurinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Guterres nĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« shĂ«nonte skadimin e traktatit mĂ« 5 shkurt.

Ai theksoi se “pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« mĂ« shumĂ« se gjysmĂ« shekulli, pĂ«rballemi me njĂ« botĂ« pa asnjĂ« kufizim detyrues pĂ«r arsenalet strategjike bĂ«rthamore tĂ« FederatĂ«s Ruse dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, dy shtetet qĂ« zotĂ«rojnĂ« shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« rezervave globale tĂ« armĂ«ve bĂ«rthamore”.

Guterres tha se kontrolli i armëve bërthamore midis dy vendeve ka shërbyer prej kohësh si një forcë stabilizuese, duke ndihmuar në parandalimin e një katastrofe dhe në uljen e rrezikut të gabimeve shkatërruese.

Nga Bisedimet për Kufizimin e Armëve Strategjike (SALT) deri te New START, vuri në dukje ai, marrëveshjet dypalëshe çuan në reduktimin e mijëra armëve bërthamore dhe përmirësuan sigurinë globale.

“Kjo shpĂ«rbĂ«rje e dekadave tĂ« arritjeve nuk mund tĂ« vinte nĂ« njĂ« kohĂ« mĂ« tĂ« keqe”, paralajmĂ«roi ai, duke theksuar se “rreziku i pĂ«rdorimit tĂ« njĂ« arme bĂ«rthamore Ă«shtĂ« mĂ« i larti nĂ« dekada”.

Ai paralajmëroi se mungesa e kufijve të verifikueshëm mbi arsenalet strategjike rrit pasigurinë globale mes tensioneve gjeopolitike në rritje dhe ndryshimeve të shpejta teknologjike.

Megjithatë, Guterres vuri në dukje se momenti duhet të shihet edhe si një mundësi për të rivendosur përpjekjet për kontrollin e armëve.

“Bota tani shikon nga Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara pĂ«r tĂ« pĂ«rkthyer fjalĂ«t nĂ« veprime”, tha ai, duke i nxitur tĂ« dyja palĂ«t tĂ« kthehen nĂ« negociata pa vonesĂ« dhe tĂ« bien dakord pĂ«r njĂ« kornizĂ« pasardhĂ«se qĂ« “rivendos kufijtĂ« e verifikueshĂ«m, zvogĂ«lon rreziqet dhe forcon sigurinĂ« tonĂ« kolektive”.

Traktati i Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) u nënshkrua më 8 prill 2010 në Pragë nga SHBA-ja dhe Rusia dhe hyri në fuqi më 5 shkurt 2011. Ai zëvendësoi traktatin START I të vitit 1991, i cili skadoi në dhjetor 2009, dhe zëvendësoi Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike (SORT) të vitit 2002, i cili përfundoi kur START i Ri hyri në fuqi, sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me seli në SHBA.   /os/

The post FOKUS – Guterres: Skadimi i traktatit bĂ«rthamor SHBA-Rusi shĂ«non njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURIZËM – TTW: ShqipĂ«ria, mes thesareve tĂ« fshehura tĂ« EuropĂ«s pĂ«r turizĂ«m tĂ« qetĂ«

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ – ShqipĂ«ria po konsolidohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ«rheqĂ«se tĂ« EuropĂ«s pĂ«r turistĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« qetĂ«si, autenticitet dhe pĂ«rvoja reale, larg kaosit tĂ« turizmit masiv, shkruan

ShumĂ« media ndĂ«rkombĂ«tare e kanĂ« pĂ«rfshirĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« listĂ«n e ashtuquajturve “thesare europiane tĂ« fshehura”, vende qĂ« ofrojnĂ« pushime tĂ« qeta, natyrĂ« tĂ« paprekur dhe trashĂ«gimi kulturore tĂ« pasur.

Në këtë listë, Shqipëria renditet përkrah vendeve si Luksemburgu, Mali i Zi, Lituania, Estonia, Letonia, Lihtenshtajni, destinacione që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë që preferojnë eksperienca cilësore dhe jo masa turistësh.

Riviera Shqiptare dhe trashëgimia kulturore, pika të forta të turizmit

Artikulli vë theks të veçantë te Riviera Shqiptare, e cilësuar si një nga zonat bregdetare më të bukura dhe ende relativisht të paeksploruara të Mesdheut.

Plazhet me ujëra të kristaltë, fshatrat bregdetare dhe mungesa e mbipopullimit e bëjnë këtë zonë veçanërisht tërheqëse për turistët që kërkojnë relaks dhe privatësi.

Po ashtu, përmenden qytetet historike Berati dhe Gjirokastra, të mbrojtura nga UNESCO, të cilat ofrojnë një përzierje unike historie, arkitekture tradicionale dhe jete lokale autentike.

Sipas medias ndërkombëtare, këto qytete lejojnë vizitorët të përjetojnë kulturën shqiptare pa presionin e turizmit masiv që karakterizon shumë destinacione të tjera europiane.

Natyrë, male dhe aventura të qeta

Në artikull theksohet edhe potenciali i madh i Shqipërisë veriore, me peizazhe malore, parqe kombëtare dhe shtigje ecjeje që ofrojnë mundësi ideale për turizëm natyror dhe aventurë të qëndrueshme.

Zona të tilla si Alpet Shqiptare konsiderohen si destinacione perfekte për ata që kërkojnë kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën dhe një ritëm më të ngadaltë udhëtimi.

Rritje turistike, por ende larg mbingarkesës

Sipas të dhënave të cituara nga Travel And Tour World, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve vitet e fundit, duke regjistruar miliona netë qëndrimi nga turistë të huaj.

Megjithatë, krahasuar me destinacione si Spanja, Italia apo Franca, vendi mbetet ende larg mbipopullimit turistik, duke ruajtur avantazhin e qetësisë dhe autenticitetit.

Shqipëria, alternativë e re europiane

Media ndërkombëtare e cilëson Shqipërinë si një alternativë serioze ndaj destinacioneve tradicionale europiane, falë kombinimit të natyrës së bukur, trashëgimisë kulturore, mikpritjes dhe çmimeve konkurruese.

Për shumë udhëtarë, Shqipëria po shndërrohet në zgjedhjen ideale për pushime më të balancuara, më njerëzore dhe më pak stresuese.

Ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon se Shqipëria nuk është më thjesht një destinacion në zhvillim, por një vend që po fiton identitet të qartë në hartën turistike të Europës, veçanërisht për ata që kërkojnë qetësi, cilësi dhe përvoja autentike.   /os/

The post TURIZËM – TTW: ShqipĂ«ria, mes thesareve tĂ« fshehura tĂ« EuropĂ«s pĂ«r turizĂ«m tĂ« qetĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA-BE-Japoni shpallin partneritet strategjik mbi mineralet kritike

BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, BE-ja dhe Japonia kanĂ« njoftuar njĂ« partneritet strategjik pĂ«r tĂ« forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e zinxhirĂ«ve tĂ« furnizimit me minerale kritike, tĂ« dominuara aktualisht nga Kina.

Synimi i kësaj aleance është shkuarja drejt një marrëveshjeje më të gjerë tregtare me partnerë me të njëjtat interesa, që mund të përfshijë çmime minimale të rregulluara në kufij dhe subvencione për të mbyllur diferencat e çmimeve.

Një deklaratë e përbashkët tha se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia janë zotuar të përfundojnë një memorandum mirëkuptimi mbi mineralet kritike brenda 30 ditëve.   /os/

The post FOKUS – SHBA-BE-Japoni shpallin partneritet strategjik mbi mineralet kritike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Belgjika synon heqjen e kufirit tĂ« moshĂ«s pĂ«r rezervistĂ«t ushtarakĂ«

BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Belgjika po pĂ«rgatitet tĂ« heqĂ« kufirin e moshĂ«s pĂ«r t’u bashkuar me ushtrinĂ« si rezervist, si pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« rritur rekrutimin dhe pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar njĂ« grup mĂ« tĂ« gjerĂ« ekspertize, sipas njĂ« propozimi tĂ« paraqitur nĂ« parlament.

Peter Buysrogge, një ligjvënës nga Aleanca e Re Flamane (N-VA) dhe kryetar i Komitetit parlamentar të Mbrojtjes, ka prezantuar një projektligj për të shfuqizuar moshën maksimale aktuale prej 34-vjeç për rezervistët e zakonshëm, raportoi të mërkurën transmetuesi VRT.

Kufiri i moshës për oficerët rezervistë, aktualisht i vendosur në 50 vjeç, do të hiqet gjithashtu sipas propozimit.

Rezervistët në Belgjikë shërbejnë në baza vullnetare krahas punëve të tyre civile dhe nuk janë të punësuar me kohë të plotë nga ushtria.

Sipas Buysrogge, sistemi u lejon forcave të armatosura të mbështeten në aftësi specifike dhe ekspertizë profesionale kur është e nevojshme.

“Ne kryesisht shqyrtojmĂ« njohuritĂ« tuaja profesionale dhe aftĂ«sitĂ« specifike. Mund tĂ« pĂ«rdorim tĂ« gjitha llojet e njerĂ«zve nĂ« MinistrinĂ« e Mbrojtjes, nga njerĂ«z me aftĂ«si nĂ« IT deri te shoferĂ« kamionĂ«sh”, tha Buysrogge.

Ministria e Mbrojtjes e Belgjikës synon të rekrutojë të paktën 1.000 rezervistë të rinj çdo vit dhe shpreson që heqja e kufizimeve të moshës do të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi.

Zyrtarët thonë se interesi ka qenë i lartë në grupmoshat e ndryshme dhe midis burrave dhe grave.

Propozimi nuk ndikon në kufijtë e moshës për ushtarët profesionistë, të cilët do të vazhdojnë të varen nga funksioni specifik brenda forcave të armatosura.

Iniciativa vjen ndërsa Belgjika rrit ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes.

Nën qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Bart De Wever, me Theo Francken si ministër të Mbrojtjes, Belgjika planifikon të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Qeveria ka njoftuar plane për të investuar gati 17 miliardë euro në fonde shtesë për mbrojtjen në vitet e ardhshme.  /os/

The post BRUKSEL – Belgjika synon heqjen e kufirit tĂ« moshĂ«s pĂ«r rezervistĂ«t ushtarakĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Elon Musk bĂ«het personi i parĂ« me pasuri prej 800 miliardĂ« dollarĂ«sh

KALIFORNI, Miliarderi amerikan Elon Musk u bë personi i parë me një pasuri prej 800 miliardë dollarësh, pas integrimit të sipërmarrjes së tij për inteligjencë artificiale dhe media sociale, xAI, brenda kompanisë së tij të hapësirës dhe aviacionit, SpaceX.

Sipas revistës Forbes, marrëveshja midis SpaceX-it dhe xAI-së rriti pasurinë e Muskut për 84 miliardë dollarë, duke e çuar atë në 852 miliardë dollarë, ndërsa vlera totale e kompanisë së bashkuar vlerësohet në 1,25 trilion dollarë.

Para marrëveshjes, Musk zotëronte rreth 42 për qind të SpaceX-it dhe rreth 49 për qind të xAI-së. Pas bashkimit, ai zotëron 43 për qind të aksioneve të kompanisë së bashkuar, me vlerë 542 miliardë dollarë.

Këto shifra tregojnë se SpaceX mbetet pasuria më e çmuar e Muskut, ndërsa ai gjithashtu ka 12 për qind aksione në Tesla dhe opsione aksionesh me vlerë 124 miliardë dollarë.

Pasuria e Muskut më parë arriti në 500 miliardë dollarë në tetor 2025, 600 miliardë dollarë në dhjetor pas vlerësimit të SpaceX-it, dhe 700 miliardë dollarë katër ditë më pas.

Sipas Forbesit, Musk e kaloi Larry Pagein, bashkëthemeluesin e kompanisë Google, me 578 miliardë dollarë, duke u afruar një hap më shumë drejt të qenit trilioneri i parë në botë.   /os/

The post SHBA – Elon Musk bĂ«het personi i parĂ« me pasuri prej 800 miliardĂ« dollarĂ«sh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Pata njĂ« telefonatĂ« tĂ« shkĂ«lqyer me presidentin kinez Xi

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Presienti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se zhvilloi njĂ« telefonatĂ« “tĂ« shkĂ«lqyer, tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« plotĂ«â€ me homologun e tij kinez, Xi Jinping, pĂ«rpara njĂ« vizite zyrtare tĂ« ardhshme nĂ« Pekin.

Trump tha se ata diskutuan pĂ«r “tregtinĂ«, çështjet ushtarake, udhĂ«timin e prillit qĂ« do tĂ« bĂ«j nĂ« KinĂ«, tĂ« cilin e pres me shumĂ« kĂ«naqĂ«si, Tajvanin, luftĂ«n mes RusisĂ« dhe UkrainĂ«s, situatĂ«n aktuale me Iranin, blerjen nga Kina tĂ« naftĂ«s dhe gazit nga SHBA-ja”, si dhe çështje tĂ« tjera.

Trump tha se Kina po shqyrton mundësinë e blerjes së produkteve shtesë bujqësore amerikane, si dhe dërgesa të pritshme të motorëve të avionëve.

“MarrĂ«dhĂ«nia me KinĂ«n dhe marrĂ«dhĂ«nia ime personale me presidentin Xi Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e mirĂ« dhe tĂ« dy e kuptojmĂ« sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« ta mbajmĂ« kĂ«shtu”, tha ai nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

“Besoj se do tĂ« arrihen shumĂ« rezultate pozitive gjatĂ« tre viteve tĂ« ardhshme tĂ« presidencĂ«s sime nĂ« lidhje me presidentin Xi dhe RepublikĂ«n Popullore tĂ« KinĂ«s”, theksoi Trump.

Kina e konfirmoi më herët telefonatën, por dha pak detaje.

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Washingtonit janë stabilizuar pasi Xi dhe Trump u takuan në fund të tetorit në Korenë e Jugut, me të dyja palët që vlerësuan përparimin në zbutjen e mosmarrëveshjeve tregtare të kahershme, të cilat kishin tronditur tregjet globale.  /os/

The post SHBA – Trump: Pata njĂ« telefonatĂ« tĂ« shkĂ«lqyer me presidentin kinez Xi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Macron: Franca po punon pĂ«r rifillimin e dialogut me Putinin

PARIS, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha tĂ« martĂ«n se po bĂ«hen pĂ«rgatitje pĂ«r tĂ« rifilluar dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se megjithatĂ« Moska nuk po tregon njĂ« “qĂ«llim tĂ« vĂ«rtetĂ«â€ pĂ«r tĂ« negociuar paqen me UkrainĂ«n.

“Po pĂ«rgatitet, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye diskutimet po zhvillohen nĂ« njĂ« nivel teknik”, u tha Macron gazetarĂ«ve gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« FrancĂ«n verilindore, raportoi e pĂ«rditshmja franceze Le Monde.

“Mendoj se do tĂ« ishte e dobishme, por nuk mendoj se Rusia Ă«shtĂ« aktualisht e gatshme tĂ« pĂ«rfundojĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje (me UkrainĂ«n) nĂ« ditĂ«t ose javĂ«t e ardhshme”, shtoi ai.

Kontakti me Kremlinin ishte i nevojshëm për të negociuar garancitë e sigurisë pas luftës, sipas Macron.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« evropianĂ«t tĂ« rivendosin kanalet e tyre tĂ« diskutimit”, u citua ai nga e pĂ«rditshmja franceze.

Macron nĂ«nvizoi se Franca do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« UkrainĂ«n, duke thĂ«nĂ« se sulmet ruse ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« UkrainĂ«s janĂ« “tĂ« patolerueshme” dhe nuk tregojnĂ« njĂ« “gatishmĂ«ri tĂ« vĂ«rtetĂ«â€ pĂ«r tĂ« negociuar pĂ«r paqe.   /os/

The post PARIS – Macron: Franca po punon pĂ«r rifillimin e dialogut me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌