❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PĂ«rroi i Ficos nĂ« GjirokastĂ«r ka pĂ«rmbytur lagjen “Varrosh” dhe ujĂ«rat rrjedhin nĂ« lagjen e poshtme tĂ« qytetit, nĂ« “18 shtatori”. Uji ka pĂ«rmbytur dyq...

PĂ«rroi i Ficos nĂ« GjirokastĂ«r ka pĂ«rmbytur lagjen “Varrosh” dhe ujĂ«rat rrjedhin nĂ« lagjen e poshtme tĂ« qytetit, nĂ« “18 shtatori”. Uji ka pĂ«rmbytur dyqane dhe ka vĂ«nĂ« para edhe automjetet. NĂ« video duket pikĂ«risht momenti kur vĂ«rshimi i Ficos nuk kursen as njĂ« makinĂ« fuoristradĂ«, brenda tĂ« cilĂ«s fatmirĂ«sisht nuk kishte njerĂ«z. #gjirokaster #flood #floods

135 views


đŸ’Ÿ

Një parashutist u rrëzua në tokë pasi u ngatërrua në rrjetë gjatë shfaqjes argëtuese para ndeshjes në Armed Forces Bowl në Fort Worth, Texas, javën e ...

Një parashutist u rrëzua në tokë pasi u ngatërrua në rrjetë gjatë shfaqjes argëtuese para ndeshjes në Armed Forces Bowl në Fort Worth, Texas, javën e kaluar. Drejtori i Armed Forces Bowl tha se parashutisti u largua nga incidenti pa lëndime.

166 views


đŸ’Ÿ

Teksa vendi ynĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga reshjet e dendura tĂ« shiut, prurjet nĂ« KaskadĂ«n e Drinit kanĂ« qenĂ« tĂ« mĂ«dha. đŸ“· Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« nisin shkarkimet ...

Teksa vendi ynĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga reshjet e dendura tĂ« shiut, prurjet nĂ« KaskadĂ«n e Drinit kanĂ« qenĂ« tĂ« mĂ«dha. đŸ“· Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« nisin shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i DejĂ«s. Ka qenĂ« vetĂ« Rama qĂ« ka postuar njĂ« video nĂ« rrjetin social ‘Facebook’, ndĂ«rsa shtoi se shkarkimet po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistĂ« tĂ« hidrocentraleve. “NĂ« kaskadĂ«n e Drinit si pasojĂ« e rritjes sĂ« prurjeve, kanĂ« nisur shkarkimet e kontrolluara, ku aktualisht po shkarkohet njĂ« sasi prej 700 mÂł/sekondĂ«, pĂ«rveç prodhimit, shkarkime kĂ«to tĂ« monitoruara dhe tĂ« menaxhuara nga specialistĂ«t e hidrocentraleveđŸ€ Bashkia ShkodĂ«r Ă«shtĂ« nĂ« koordinim tĂ« vazhdueshĂ«m me KESH pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s dhe minimizimin e çdo rreziku tĂ« mundshĂ«m pĂ«r zonat e territorit tĂ« bashkisĂ«, ndĂ«rsa deri nĂ« kĂ«to momente nuk Ă«shtĂ« evidentuar asnjĂ« problematikĂ«.”, shkruan Rama.

172 views


đŸ’Ÿ

Reshjet e dendura tĂ« shiut qĂ« kanĂ« nisur gjatĂ« natĂ«s kanĂ« shkaktuar probleme serioze nĂ« rrugĂ«n nacionale Burrel–Skuraj. Si pasojĂ« e motit tĂ« keq, gurĂ«...

Reshjet e dendura tĂ« shiut qĂ« kanĂ« nisur gjatĂ« natĂ«s kanĂ« shkaktuar probleme serioze nĂ« rrugĂ«n nacionale Burrel–Skuraj. Si pasojĂ« e motit tĂ« keq, gurĂ« dhe inerte kanĂ« pĂ«rfunduar nĂ« asfalt, duke krijuar rrezik pĂ«r qarkullimin e mjeteve. RrĂ«shqitje masive janĂ« regjistruar nĂ« afĂ«rsi tĂ« urĂ«s sĂ« UlzĂ«s, si dhe pranĂ« sektorit C, ndĂ«rsa problematika tĂ« ngjashme janĂ« konstatuar edhe nĂ« segmente tĂ« tjera tĂ« kĂ«saj rruge. GjatĂ« orĂ«ve tĂ« natĂ«s, qarkullimi Ă«shtĂ« zhvilluar vetĂ«m nĂ« njĂ« krah, pasi aksi nga Burreli nĂ« drejtim tĂ« Milotit ka qenĂ« i bllokuar nĂ« disa segmente, duke vĂ«shtirĂ«suar ndjeshĂ«m lĂ«vizjen e mjeteve. Ky segment rrugor mbetet problematik sa herĂ« ka reshje shiu, pĂ«r shkak tĂ« rrĂ«shqitjes sĂ« vazhdueshme tĂ« gurĂ«ve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikĂ«s, e mbrojtĂ«seve anĂ«sore dhe gjendja e amortizuar e rrugĂ«s me gropa tĂ« shumta e rrit edhe mĂ« shumĂ« rrezikun pĂ«r drejtuesit e automjeteve. NjĂ« devijim i vogĂ«l nga rruga mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda, pasi ekziston rreziku i pĂ«rfundimit tĂ« mjetit nĂ« Liqenin e Shkopetit.

225 views


đŸ’Ÿ

Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës



Ekspertët shpjegojnë çfarë ndodh në muajt e parë të jetës dhe pse ka rëndësi vendimtare

Zakonet e përvetësuara në muajt e parë të jetës mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndet, paralajmëron një studim i ri që lidh sjelljet e foshnjave dy muajshe me rrezikun e obezitetit që në moshën gjashtë muajshe. Studiuesit nga Universiteti Penn State kanë identifikuar nëntë modele specifike sjelljeje që lidhen me indeks më të lartë të masës trupore (BMI).

Studimi, i publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open, ka ndjekur rreth 150 nëna dhe foshnjat e tyre. Ekipi ka përdorur pyetësorë të detajuar për të mbledhur të dhëna mbi rutinat e ushqyerjes, modelet e gjumit dhe nivelin e aktivitetit ditor. Rezultatet treguan një lidhje të qartë mes zakoneve të hershme dhe rritjes së përshpejtuar të peshës trupore në muajt pasues të jetës.

“QĂ« nĂ« moshĂ«n dy muajshe mund tĂ« vĂ«rejmĂ« modele nĂ« ushqyerje, gjumĂ« dhe lojĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« formĂ«sojnĂ« rritjen e fĂ«mijĂ«s”, ka deklaruar autorja e studimit, Jinging Ma. “Kjo tregon sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« identifikohen herĂ«t sjelljet me rrezik, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« parandalohet shtimi i tepĂ«rt nĂ« peshĂ« dhe t’u ndihmohet familjeve tĂ« krijojnĂ« rutina tĂ« shĂ«ndetshme”.

Zakone të ushqyerjes që bartin rrezik

Analiza tregoi se foshnjat me BMI më të lartë ushqeheshin më shpesh me shishe më të mëdha sesa ato të rekomanduara për moshën e tyre. Ushqyerja e shpeshtë gjatë natës u veçua gjithashtu si faktor rreziku, ashtu si edhe situatat kur prindërit gabimisht mendojnë se foshnja është e uritur më shpesh sesa është realisht, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

shutterstock

Rutinat e gjumit që ndikojnë në peshën trupore

Katër modele gjumi u lidhën me BMI të rritur:

‱ shkuarja nĂ« gjumĂ« pas orĂ«s 20:00
‱ zgjimi mĂ« shumĂ« se dy herĂ« gjatĂ« natĂ«s
‱ vendosja e foshnjĂ«s nĂ« shtrat vetĂ«m pasi tĂ« ketĂ« fjetur plotĂ«sisht
‱ gjumi nĂ« dhomĂ« ku televizori Ă«shtĂ« i ndezur

Ekspertët theksojnë se këto rutina mund të prishin ritmin natyror të gjumit, gjë që ndikon në rregullimin e oreksit dhe metabolizmit.

Sa e rëndësishme është loja e pandërprerë?

Sa i përket aktivitetit dhe stimulimit, foshnjat prindërit e të cilave gjatë lojës shikonin televizor ose përdornin telefonat celularë kishin BMI më të lartë. Mungesa e kohës së kaluar në lojë aktive, si koha që foshnja kalon shtrirë mbi bark, u shoqërua gjithashtu me peshë më të madhe trupore.

Këto aktivitete janë thelbësore për zhvillimin e muskujve, koordinimin dhe nxitjen e shpenzimit normal të energjisë.

Zakonet e hershme formësojnë shëndetin e ardhshëm

Studiuesit paralajmërojnë se grumbullimi i tepërt i yndyrës në gjashtë muajt e parë të jetës mund të ndikojë në zhvillimin e metabolizmit dhe të rrisë prirjen për shtim në peshë në fëmijëri dhe në moshën e rritur. Obeziteti gjatë gjithë jetës rrit rrezikun për diabet të tipit 2 dhe sëmundje të zemrës.

Studimi ishte përqendruar te familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa autorët theksojnë se kërkime të mëtejshme duhet të përfshijnë edhe një spektër më të gjerë socioekonomik.

“Duke pasur parasysh kohĂ«n e kufizuar gjatĂ« vizitave pediatrike, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« tĂ« dinĂ« se nĂ« çfarĂ« duhet tĂ« pĂ«rqendrohen”, pĂ«rfundon autorja kryesore Jennifer Savage Williams. “Identifikimi i hershĂ«m i zakoneve kyçe mund tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« ndryshim tĂ« madh nĂ« shĂ«ndetin e fĂ«mijĂ«ve.” /Telegrafi/

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.
Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm. Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi. Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim. Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile. Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore. Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës. Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore. Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra. Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja. Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale.

The post Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024 appeared first on Revista Monitor.

BB: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve

Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të pensioneve në afat të shkurtër mund të arrihet edhe pa një ristrukturim të plotë të sistemit, por përmes një sërë masash që adresojnë dobësitë aktuale të skemës kontributive.

Të rritet presioni mbi pagesën e kontributeve

Theksi kryesor i BankĂ«s nĂ« dokumentin e fundit “Rritja e QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« Fiskale” mbetet te rritja e numrit tĂ« kontribuuesve dhe rregullsisĂ« sĂ« pagesĂ«s sĂ« tyre si kusht bazĂ« pĂ«r pensione tĂ« mjaftueshme dhe financiarisht tĂ« pĂ«rballueshme.

Një nga problematikat kryesore të skemës ka të bëjë me daljen e parakohshme nga tregu i punës ose punën e zezë. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për personat që dolën në pension në vitin 2022, kontributi i fundit mesatar ishte regjistruar në vitin 2013, rreth nëntë vite para daljes në pension. Ky hendek tregon rënien e pjesëmarrjes në tregun e punës në moshat mbi 50 vjeç dhe nevojën për politika që nxisin qëndrimin më gjatë në tregun formal të punës.

Përvoja e vendeve të OECD-së dhe Bashkimit Europian tregon se programe trajnimi për të rriturit dhe heqja e barrierave për punonjësit në fund të karrierës mund të japin rezultate pozitive, ndërsa për Shqipërinë kërkohet një analizë më e thelluar e tregut të punës për këtë grup-moshë.

Kush nuk plotëson kushtet, të rritet ndihma sociale, jo pensioni

Një tjetër rrezik për qëndrueshmërinë e sistemit janë indeksimet progresive apo rritjet e forta të pensioneve minimale. Këto masa mund të dëmtojnë perceptimin e drejtësisë në sistem dhe të ulin nxitjen për kontribute, duke përforcuar nën-raportimin e pagave, i cili sipas krahasimit të të dhënave të ISSH-së me Anketën e Forcës së Punës është tashmë një fenomen i përhapur. Në vend të rritjeve të përgjithshme, një qasje më efikase do të ishte mbështetja e familjeve me të ardhura të ulëta përmes skemave të ndihmës sociale, pa shtrembëruar logjikën e kontributeve të pensioneve.

Sfidë serioze mbetet edhe mbulimi i ulët dhe zbatimi i dobët i detyrimeve. Pavarësisht subvencioneve të larta për punonjësit ruralë, numri i kontribuuesve aktivë në zonat rurale ka rënë në vetëm 25 mijë persona në vitin 2022. Zhvillimet pas ndryshimeve të vitit 2024 tregojnë se pensioni social ka dekurajuar kontributet, ndërsa heqja e tij nuk konsiderohet e realizueshme politikisht. Në këtë kontekst, politikat pritet të fokusohen në stimuj më të mirë, thjeshtim procedurash, komunikim më efektiv dhe rishikim të skemave vullnetare. Edhe pensionet private, ndonëse janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, mbulojnë më pak se 3% të të punësuarve, kryesisht për shkak të fleksibilitetit të ulët dhe mungesës së përfitimeve afatshkurtra, çka i bën më pak tërheqëse për emigrantët dhe punonjësit informalë.

Skemë e posaçme për emigrantët

Migracioni i lartë mbetet një faktor kyç që rëndon mbi sistemin e pensioneve. Mbi 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica në moshë pune. Kjo rrit raportin e varësisë së të moshuarve dhe ul bazën e kontribuuesve. Ekspertët theksojnë nevojën për skema të posaçme sigurimesh shoqërore për emigrantët, që të ofrojnë mbrojtje dhe ndaj rreziqeve të tjera sociale. Ndonëse Shqipëria ka disa marrëveshje për transferimin e të drejtave, kërkohet koordinim më i mirë i të dhënave, projeksione afatgjata dhe skema vullnetare më të përshtatura.

Sipas Bankës Botërore një rol të rëndësishëm luan edhe edukimi dhe komunikimi publik mbi pensionet. Rënia e viteve të kontributeve tek pensionistët e rinj tregon mungesë ndërgjegjësimi për lidhjen mes kontributeve dhe nivelit të pensionit. Instrumente si kalkulatorët e pensioneve, që parashikojnë përfitimet bazuar në historikun individual të kontributeve, mund të rrisin transparencën, besimin dhe nxitjen për pjesëmarrje më të madhe në sistem, duke përforcuar qëndrueshmërinë e tij në afat të shkurtër dhe të mesëm. /B. Hoxha

The post BB: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit programin e mbështetjes me kredi të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm. Në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi disa ndryshime në rregulloren përkatëse, që ishte miratuar në janar 2025.

Sipas ndryshimeve në rregullore, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive që do të jenë pjesë e këtij programi dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2026, ndërsa afati i mëparshëm kishte qenë data 31 dhjetor 2025. Për të ruajtur afatin maksimal 5-vjeçar të huave të dhëna në kuadrin e këtij programi, kohëzgjatja e zbatimit të nismës është shtyrë deri në 31 dhjetor 2031.

Kjo iniciativë e Bankës së Shqipërisë ishte i pari program me anë të të cilit u ofrua mbështetje direkte për një segment të veçantë të biznesit në treg, nëpërmjet financimit me kushte të lehtësuara.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat, në kuadër të programit, ka një normë interesi vjetor prej 0.5%. Rregullorja parashikon edhe mundësinë që kostoja e rifinancimit të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për SME-të në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit. Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

NĂ« rast se kĂ«to kredi do tĂ« garantohen me garanci shtetĂ«rore, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e ulĂ«t. NĂ« rastin kur garancia mbulon 15% – 35% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 3%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 35% – 55% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi maksimal do tĂ« jetĂ« 2.5%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 55% – 75% tĂ« rrezikut tĂ« kreditit, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« 2%.

Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar informacion lidhur me shkallën e përdorimit të këtij programi gjatë vitit të parë të zbatimit të tij.

Megjithatë, statistikat tregojnë se në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme arriti në 236.5 miliardë lekë, në rritje me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo normë rritje ishte lehtësisht më e lartë se rritja mesatare e kredisë për bizneset në total për të njëjtën periudhë.

Gjithashtu, norma e rritjes së kredisë për SME-të ishte afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rritjen prej 4.6% që ishte regjistruar në vitin e mëparshëm (nëntor 2023-nëntor 2024).

 

The post Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve appeared first on Revista Monitor.

Krujë, situata nën kontroll pas 24 orë reshjesh shiu

TIRANË, 6 janar/ATSH/ NĂ« territorin e bashkisĂ« KrujĂ« pas 24 orĂ«sh reshje shiu tĂ« pandĂ«rprera situata paraqitet nĂ«n kontroll.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi vuri në dukje se deri më tani nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Sipas tij, uji është i pranishëm në toka bujqësore, kryesisht në disa fshatra të Njësisë Bubq dhe Thumanë.

Kryebashkiaku Bushi tha se të gjitha ekipet e Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në terren dhe në gjendje gatishmërie për çdo situatë të mundshme emergjente.

Sipas parashikimeve meteorologjike 24 orët në vijim priten të jenë me reshje edhe më intensive, ndaj kujdesi do të jetë i shtuar.

Bushi i bën apel banorëve që për çdo situatë urgjente të kontaktojnë autoritetet.

/k.s/j.p

The post Krujë, situata nën kontroll pas 24 orë reshjesh shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Situatë kritike nga reshjet në Gjirokastër e Durrës, kaskada e Drinit e qëndrueshme

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha sot se nĂ« GjirokastĂ«r situata paraqitet kritike, pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut dhe vĂ«rshimit tĂ« ujĂ«rave.

Gjatë një interviste për mediet, Vengu theksoi se energjia elektrike në Gjirokastër është ndalur për arsye sigurie.

“QĂ« nga pasditja e sotme kemi njĂ« agravim tĂ« situatĂ«s në GjirokastĂ«r, ka njĂ« vĂ«rshim tĂ« ujĂ«rave nĂ« lagjen 18 shtatori. Forcat e Armatosura janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« pĂ«r evakuime. Energjia elektrike Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r efekte sigurie dhe shpresojmĂ« qĂ« nĂ« vijim tĂ« krijojmĂ« njĂ« situatĂ« mĂ« pozitive nĂ« GjirokastĂ«r dhe tĂ« mundĂ«sohet rikthimi i energjisĂ«. ËshtĂ« problematike situata”, tha Vengu.

Duke u ndalur në qarkun e Shkodrës, Vengu nënvizoi se kaskada e Drinit është e qëndrueshme.

“NĂ« ShkodĂ«r, pĂ«rpjekja jonĂ« ka qenĂ« kĂ«to ditĂ« e pĂ«rqendruar nĂ« kaskadĂ«n e Drinit, nĂ« mirĂ«menaxhimi i saj dhe sot kemi njĂ« situatĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. QĂ« prej ditĂ«s sĂ« shtunĂ« forcat janĂ« nĂ« terren”, tha Vengu.

Sa i përket situatës në Lezhë, Vengu tha se po monitorohet bastioni i Gjadrit, pasi ka prurje të shumta.

“NĂ« LezhĂ« sot kemi pasur zona tĂ« prekura nga uji, por situata Ă«shtĂ« nĂ« kontroll sepse Ă«shtĂ« mirĂ«menaxhuar. Kemi pasur situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« Laç”, tha ai.

Ministri tha se edhe në Durrës situata vijon që të jetë problematike, ku rreth 800 banesa janë përmbytur, ndërsa 180 banorë janë evakuuar.

“Situata nĂ« DurrĂ«s Ă«shtĂ« ende problem. JanĂ« 800 banesa tĂ« prekura dhe qindra tĂ« tjera tĂ« rrethuara nga uji, 180 banorĂ« tĂ« evakuuar dhe tĂ« akomonduar pranĂ« dy kavalishencave nĂ« DurrĂ«s dhe aty do tĂ« ofrohet ushqim dhe shĂ«rbim mjekĂ«sor. Po reshjet e shiut do tĂ« vijojnĂ« dhe nuk jemi ende jashtĂ« rrezikut”, tha ai.

Vëngu bëri me dije se deri më tani nuk janë konstatuar probleme në argjinatura.

“NjĂ« lajm pozitiv Ă«shtĂ« se nĂ« argjinatura nuk kemi pasur probleme qoftĂ« nĂ« LezhĂ« apo edhe nĂ« jug tĂ« vendit. NĂ«se reshjet nuk pĂ«rkeqĂ«sohen do tĂ« jemi nĂ« njĂ« situatĂ« qĂ« do ta mirĂ«menaxhojmĂ« zonĂ«n e nĂ«n ShkodrĂ«s. Jemi nĂ« komunikim pĂ«r tĂ« ulur kuotat dhe aty ku Ă«shtĂ« e mundur tĂ« bĂ«hen shkarkime. NĂ« nivel vendor ka pasur gatishmĂ«ri edhe nga forcat e armatosura, mjete gomone pompa thithĂ«se kanĂ« qenĂ« nĂ« dispozicion”,shtoi Vengu.

“NĂ« kemi shpĂ«rndarĂ« hartĂ«n e zonave tĂ« riskut nĂ« nivel kombĂ«tar dhe kemi komunikuar me bashkitĂ« dhe me prefekturat”, pĂ«rfundoi ministri. /m.q/j.p

The post Vengu: Situatë kritike nga reshjet në Gjirokastër e Durrës, kaskada e Drinit e qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Mickey Rourke mohon fushatĂ«n e donacioneve nĂ« emrin e tij: “PoshtĂ«ruese, nuk do tĂ« kĂ«rkoja kurrĂ« para”

NJU JORK, 6 janar /ATSH-/ – Dikush krijoi njĂ« ”GoFundMe” pĂ«r tĂ« mĂ« dhuruar para, si pĂ«r bamirĂ«si. Ai person nuk jam unĂ«. Dua tĂ« jem i qartĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«, deklaroi aktori i njohur amerikan Mickey Rourke pas krimimit tĂ« kĂ«saj iniciative pa miratimin e aktorit, shkruan corriere.it.

NdĂ«rsa fushata e mbledhjes sĂ« fondeve e nisur nga ekipi i tij kaloi 100 000 dollarĂ«t, Mickey Rourke pĂ«rdori mediat sociale pĂ«r tĂ« sqaruar dhe pĂ«r t’u distancuar.

“ËshtĂ« e sikletshme, por jam i sigurt se do ta kaloj si çdo gjĂ« tjetĂ«r”, theksoi ai nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« profilin e tij nĂ« Instagram.

PĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, Ă«shtĂ« hapur njĂ« fushatĂ« GoFundMe me titull “Help Mickey Rourke Stay in His Home” (“Ndihmoni Mickey Rourke tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij”).

Fushata është hapur nga Liya-Joelle Jones, pjesë e ekipit të tij të menaxhimit, me miratimin e plotë të aktorit.

QĂ«llimi i fushatĂ«s Ă«shtĂ« mbledhja e 100 000 dollarĂ«ve, shumĂ« qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar borxhin e qirasĂ« dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« aktorit njĂ« stabilitet tĂ« pĂ«rkohshĂ«m financiar. Brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r, janĂ« mbledhur dhjetĂ«ra mijĂ«ra dollarĂ« nga fansa dhe mbĂ«shtetĂ«s.

Rourke kishte marrë shtëpinë me qira në muajin mars 2025, me një pagesë fillestare prej rreth 5 200 dollarësh në muaj, e cila më vonë u rrit në afro 7 000 dollarë.   /os/

 

The post KINEMA – Mickey Rourke mohon fushatĂ«n e donacioneve nĂ« emrin e tij: “PoshtĂ«ruese, nuk do tĂ« kĂ«rkoja kurrĂ« para” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria nën pushtetin e motit të keq/ Rritet niveli lumit Vjosa në Urën e Mifolit, shkon në 5.9 metra

Reshjet e dendura të shiut në Qarkun e Gjirokastrës kanë sjellë rritje të nivelit të lumit Vjosa, veçanërisht në zonën e Novoselës. Autoritetet janë në komunikim të vazhdueshëm me Prefekten e Qarkut Gjirokastër për ndjekjen nga afër të situatës dhe vlerësimin e çdo rreziku të mundshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, në orën 21:00 niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit ka arritur kuotën 5.9 metra. Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë në mënyrë të pandërprerë zhvillimet, si dhe parashikimet e motit për orët dhe ditët në vijim.

Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore në nivel qarku janë angazhuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast të përkeqësimit të situatës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumit./abcnews.al

PĂ«r 15 ditĂ«, 15 vite/ “21 Janari”, Mahmutaj: ËshtĂ« rikuperuar serveri i KryeministrisĂ«. Berisha mĂ« afĂ«r qelisĂ«

VetĂ«m 15 ditĂ« para pĂ«rvjetorit tĂ« tragjedisĂ« sĂ« “21 Janarit”, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjatĂ« protestĂ«s, ka rikthyer nĂ« vĂ«mendje ngjarjen duke kĂ«rkuar rihapjen e hetimeve. I ftuar nĂ« “Ora e Fundit” nĂ« ABC News, Mahmutaj deklaroi se pĂ«rgjegjĂ«sia kryesore pĂ«r dhunĂ«n i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, duke pretenduar se gardistĂ«t hapĂ«n zjarr drejt protestuesve nĂ« momentet e fundit tĂ« protestĂ«s.

Ai theksoi se 4 persona humbën jetën dhe 137 të tjerë u plagosën, ndërsa shtoi se ekzistojnë prova të reja, përfshirë pamje filmike, përgjime dhe të dhëna të rikuperuara nga serverët e Kryeministrisë, të cilat sipas tij janë verifikuar edhe nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Mahmutaj nënvizoi se familjarët e viktimave dhe të plagosurit kërkojnë vetëm drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.

“GjithĂ« strumbullari I kĂ«saj proteste Ă«shtĂ« Sali Berisha, ai qĂ« gjithmonĂ« ka qĂ«lluar pas shpine, kur protesta po mbaronte. Filluan qĂ« tĂ« qĂ«llonin tĂ« gjithĂ« gardistĂ«t. UnĂ« kam identifikuar edhe dy persona qĂ« qĂ«lluan drejt protestuesve. UnĂ« dua vetĂ«m drejtĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje. KatĂ«r familjarĂ« nuk filluan qĂ« tĂ« ktheheshin nĂ« familjet e tyre. 137 persona tĂ« plagosur, tĂ« gjithĂ« kĂ«ta kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si dhe vetĂ«m drejtĂ«si.

Do mjaftonin vetĂ«m pamjet bruto tĂ« televizioneve kombĂ«tare qĂ« kjo çështje tĂ« rihapej dhe tĂ« zbardhej. MegjithĂ«se kjo çështje Ă«shtĂ« e zbardhur dhe tĂ« vendoset gishti mbi autorin, qĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« dhe e pĂ«rsĂ«ris qĂ« Ă«shtĂ« Sali Berisha. Provat e reja, nuk po merrem me serverin dhe rikuperimin e serverit tĂ« kryeministrisĂ«. ËshtĂ« rikuperuar nĂ« pjesĂ«n e tij mĂ« tĂ« madhe dhe provat janĂ« gjetur. ËshtĂ« zbardhur nga partnerĂ«t amerikanĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Nga server kanĂ« dalĂ« pĂ«rgjimet e brendshme. BerishĂ«n tani po e shikojmĂ« gjithnjĂ« edhe mĂ« tĂ« trembur, e ndjen qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r qelisĂ«. TĂ« mos themi qĂ« kemi prova shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« janĂ« pamjet filmike”, tha Mahmutaj.

SHBA “do blejnĂ«â€ GroenlandĂ«n/ Administrata amerikane thotĂ« se pĂ«rdorimi i ushtrisĂ« Ă«shtĂ« opsion

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, dhe ekipi i tij po diskutojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive mĂ«nyrat se si SHBA-tĂ« mund ta “blejnĂ«â€Â GroenlandĂ«n , me ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« qĂ« tani deklaron drejtpĂ«rdrejt se pĂ«rdorimi i ushtrisĂ« amerikane â€œĂ«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« opsion”.
Deklarata vjen nĂ« njĂ« kohĂ« tensionesh nĂ« rritje, me udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« dhe Kryeministrin e GroenlandĂ«s qĂ« e paralajmĂ«rojnĂ« Uashingtonin te mos ndermarre veprime ushtarake , pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« retorikĂ«s sĂ« Trump. Klima Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar mĂ« tej nga operacioni i fundit i SHBA-sĂ« nĂ« VenezuelĂ«, me arrestimin e Nicolas Maduros, njĂ« zhvillim qĂ« – sipas diplomatĂ«ve evropianĂ« – ka pĂ«rforcuar ndjesinĂ« se ShtĂ«pia e BardhĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur tĂ« marrĂ« masa ekstreme.

Danimarka reagoi menjëherë me ministrin e jashtëm të këtij shteti qe kërkoi një takim zyrtar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio për të diskutuar zhvillimet e fundit.

❌