❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti

✇Albeu
By: V K

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit, por ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, ç`ka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri.

Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal, është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, duke dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit, për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave, përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet nĂ« rritje pĂ«r vitin pasardhĂ«s, por nĂ« tĂ« vĂ«rtete asnjĂ«herĂ« nuk arrin tĂ« ekzekutohet sipas planit tĂ« miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« edhe pse vendi ka nevoja tĂ« mĂ«dha me gati 20 pĂ«r qind tĂ« popullsisĂ« nĂ« varfĂ«ri relative dhe njĂ« emigracion masiv.

Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./Monitor

The post Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

✇Albeu
By: V K

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15-vjeç, kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë.

Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve.

Në Maqedoninë e Veriut, 32.4% e popullatës mbi 15-vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi i Shqipërisë.

Në Serbi mbi 26% e popullsisë mbi 15-vjeç arriti të kursejë, në Bosnjë 24% dhe në Kosovë rreth 16%.

Gjithashtu, aftĂ«sia e shqiptarĂ«ve pĂ«r tĂ« kursyer ishte shumĂ« mĂ« e ulĂ«t se nĂ« BE ku mĂ« shumĂ« se 55% arriti tĂ« ndajĂ« mĂ«njane para pĂ«r t’i shpenzuar mĂ« vonĂ«.

Shqipëria pozicionohet me shumicën e vendeve të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm të ndërgjegjësimit financiar dhe rritje të aksesit në shërbime bankare gjatë dekadës së fundit, vendi ynë vazhdon të ketë një nivel të lartë përdorimi të parasë cash dhe një prani të konsiderueshme të sektorit informal.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 40 për qind e popullsisë në nivelin e poshtëm te të ardhurave, kanë kapacitete më të ulëta për të kursyer, pasi vetëm 4.3 % e tyre arritën të ndanin kursime në bankë.

Në pjesën tjetër të popullsisë në 60 për qind të grupit me të ardhura më të larta aftësia për të kursyer ishte 21.7%.

Në grup-moshat e reja aftësia për të kursyer është shumë e ulët dhe gjithashtu në zonat rurale arrijnë të kursejnë shumë më pak se në ato urbane.

Shumica e familjeve shqiptare, përballen me të ardhura të ulëta dhe paga që nuk janë në përputhje me koston e jetesës.

Për shumicën e qytetarëve të ardhurat shpesh nuk mjaftojnë për ushqim, qira, energji dhe nevojat e përditshme, kështu që pothuajse nuk mbetet asgjë për kursime.

Ndërkohë, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend janë rritur më shpejt sesa të ardhurat.

Shqipëria kishte çmime më të larta se Rajoni dhe BE për ushqimet në 2024, por ndërkohë pagat janë shumë më të ulëta se në këto vende.

Ndërkaq, inflacioni i viteve të fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe ka bërë që edhe ata që më parë arrinin të kursenin, tani ta kenë më të vështirë./monitor

The post Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë appeared first on Albeu.com.

Kjo fundjavë është shansi i fundit për të mbjellë 4 lulet që krijojnë pamjen më të bukur të pranverës



Përfitoni nga ngrohtësia e tokës dhe siguroni lulëzim të bollshëm në muajt e parë të pranverës

Mbillini bulbet tani, ndĂ«rsa kopshtet dhe ballkonet gradualisht po zhyten nĂ« gjumin dimĂ«ror. KopshtarĂ«t me pĂ«rvojĂ« theksojnĂ« se pikĂ«risht vjeshta e vonĂ« Ă«shtĂ« koha mĂ« e pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« planifikuar kopshtin pranveror. Muajt e ftohtĂ« nuk shĂ«rbejnĂ« vetĂ«m pĂ«r krasitje, por janĂ« edhe koha e duhur pĂ«r tĂ« mbjellĂ« bulbet qĂ« do t’ju pĂ«rshĂ«ndesin tĂ« parat nĂ« fillim pranvere, duke sjellĂ« ngjyra tĂ« mrekullueshme dhe njĂ« pamje spektakolare.

Sipas ekspertëve, fundi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit janë idealë për mbjellje sepse toka ruan ende ngrohtësinë. Edhe pse mund të duket e ftohtë, nxehtësia e akumuluar ndihmon bulbet të zhvillojnë rrënjë. Acari dhe bora që vijnë më vonë e stimulojnë edhe më shumë lulëzimin, prandaj tani është momenti i përkryer për të përgatitur oazën tuaj të së ardhmes, transmeton Telegrafi.

KĂ«to janĂ« katĂ«r llojet e luleve qĂ« duhet t’i mbillni deri nĂ« fund tĂ« nĂ«ntorit:

Krokusi - lajmëtari i parë i pranverës

Nëse dëshironi që kopshti ose ballkoni juaj të zgjohet i pari pas dimrit, krokusët janë zgjedhja ideale. Lulëzojnë shpesh duke çarë shtresën e borës, duke sjellë ngjyra të buta, por të dukshme.

KopshtarĂ«t me pĂ«rvojĂ« rekomandojnĂ« t’i mbillni nĂ«pĂ«r livadhe, rreth trungjeve tĂ« pemĂ«ve ose pĂ«rgjatĂ« shtigjeve, por edhe nĂ« vazo rriten pĂ«r mrekulli.

Tulipanët - mbretëreshat e ngjyrave pranverore

Ekspertët këshillojnë që mbjellja e tulipanëve të fillojë vetëm pasi të kenë rënë ditët e para me acar, sepse kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve. Pastaj fillon periudha ideale për mbjellje.

TulipanĂ«t janĂ« tĂ« dashur kudo falĂ« gamĂ«s sĂ« pabesueshme tĂ« ngjyrave, nga pastelet e butĂ« deri tek tonet e forta dhe tĂ« ndezura. ÇfarĂ«do stili tĂ« ketĂ« kopshti juaj, gjithmonĂ« gjendet njĂ« varietet qĂ« i pĂ«rshtatet nĂ« mĂ«nyrĂ« perfekte.

Narciset - lajmëtarët e gëzimit

Narciset mbeten ndër të preferuarat e përhershme të kopshtarëve, veçanërisht varietetet e vogla që janë dekorative, të forta dhe shumë rezistente. Edhe pse duken të brishta, janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe ideale për mbjellje përgjatë shtigjeve dhe livadheve.

Meqenëse mbillen deri në fund të nëntorit, ky fundjavë mund të jetë shansi i fundit për të siguruar lulëzimin e tyre pranveror. Janë po ashtu të shkëlqyera për fillestarët.

Alliumet elegante

Alliumet (Allium) janë ndër lulet më efektive pranverore, të njohura për kokat e tyre të mëdha, sferike, me nuanca vjollce apo të bardha. Ato çelin në fund të pranverës, rriten në lartësi dhe krijojnë kontrast të bukur me lulesh të tjera pranverore.

Përzihen në mënyrë ideale me bimë shumëvjeçare të hershme dhe janë zgjedhja perfekte për bordura të pasura dhe shumëngjyrëshe.

Mbillni tani, gëzoni pranverën

Mbjellja e bulbeve kĂ«tĂ« fundjavĂ« do tĂ« thotĂ« mĂ« pak punĂ« nĂ« pranverĂ« dhe shumĂ« mĂ« tepĂ«r kĂ«naqĂ«si. GjatĂ« dimrit mund t’i lini krejtĂ«sisht tĂ« qeta dhe nĂ« pranverĂ« do t’ju shpĂ«rblejnĂ« me njĂ« shpĂ«rthim tĂ« vĂ«rtetĂ« ngjyrash.

Siç thonë kopshtarët me përvojë, ky është një nga momentet më të bukura për çdo dashamirës të kopshtit. /Telegrafi/

Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

✇Albeu
By: V K

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së për inovacion, nivel pothuajse identik me Bosnjën (0.19%), sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat, për vitin 2024, ose viti më i afërt kur janë informacionet.

Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik.

Niveli i ulët i financimit në Shqipëri kufizon rritjen e produktivitetit, inovacionin dhe transformimin e modelit ekonomik, duke e bërë më të vështirë për vendin të konkurrojë me ekonomitë e tjera në zhvillim.

Ndërkohë, panorama europiane paraqet një kontrast të fortë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në këtë tregues është 2.24% e PBB-së, pjesa më e madhe e të cilit, rreth 67% vjen nga shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të bizneseve (1.49% e PBB-së).

Në Shqipëri, bizneset investojnë vetëm 0.07% të PBB-së për kërkim e zhvillim. Investimet e bizneseve përbëjnë vetëm 35% të totalit të shpenzimeve për kërkim zhvillim në vend, shumë më poshtë se mesatarja europiane.

Europa

Vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të investojnë shumëfish më tepër në kërkim dhe inovacion, duke i konsideruar shpenzimet për R&D një shtyllë themelore të rritjes afatgjatë.

Në BE, shumë shtete anëtare shpenzojnë mbi 2% të PBB-së për kërkim-zhvillim, duke krijuar një diferencë të dukshme midis ekonomive të zhvilluara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet nordike, si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, mbeten në krye të renditjeve, duke kombinuar investimet publike dhe private me traditën e forte universitare dhe industriale.

Ekonomitë e mëdha, si Gjermania, kontribuojnë në vlerë absolute me buxhete të konsiderueshme për teknologji, inovacion dhe shkencë, ndërsa vendet e Europës Lindore kanë rritur gradualisht investimet për të afruar standardet e BE-së dhe për të modernizuar sektorët e tyre prodhues.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 6 vende të BE-së regjistruan një intensitet të shpenzimeve për R&D të barabartë ose më të lartë se 3%, objektivi i BE-së i vendosur nga Këshilli Europian.

Intensiteti më i lartë i R&D-së u regjistrua në Suedi (3.6%), Belgjikë (3.4%), Austri (3.3%) dhe Finlandë (3.2%), të ndjekura nga Gjermania (3.1%) dhe Danimarka (3.0%).

Në të kundërt, 7 vende të BE-së raportuan një intensitet të shpenzimeve për R&D më të ulët ose të barabartë me 1%: Rumania dhe Malta (nga 0.5% secila), Qipro (0.7%), Bullgaria (0.8%), Letonia (0.9%), si dhe Sllovakia dhe Luksemburgu (1.0%).

67% e shpenzimeve për R&D vijnë nga sektori i biznesit

Sektori i ndërmarrjeve private vazhdoi të përbëjë pjesën më të madhe të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim në vitin 2024. Ai zuri 66.5% të totalit të shpenzimeve të BE-së për R&D, duke arritur në 268.1 miliardë euro. Pas tij renditet sektori i arsimit të lartë (86.1 miliardë euro; 21.4%), sektori qeveritar (43.5 miliardë euro; 10.8%) dhe sektori jofitimprurës privat (5.4 miliardë euro; 1.3%).

Komisioni Europian ka nënvizuar vazhdimisht lidhjen e drejtpërdrejtë mes investimeve në R&D dhe fuqisë konkurruese të ekonomive të BE-së.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet që shpenzojnë më shumë për kërkim kanë produktivitet më të lartë, sektorë teknologjikë më të zhvilluar dhe një aftësi më të madhe për të tërhequr investime të huaja.

Kjo politikë ka bërë që BE-ja të synojë rritje të vazhdueshme të shpenzimeve për R&D dhe të shtyjë sektorin privat të marrë një rol më aktiv në financimin e inovacionit.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është dukshëm prapa, duke rrezikuar të mbetet e shkëputur nga trendet teknologjike që po transformojnë ekonominë europiane.

Hendeku mes vendeve të BE-së dhe rajonit sa vjen e zgjerohet, ndërsa vendet me investime më të larta në R&D po rrisin pozicionin e tyre konkurrues./monitor/

The post Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë appeared first on Albeu.com.

Filodendroni juaj s’po rritet? Ja gabimi qĂ« po e bĂ«ni dhe vendi ku duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« gjatĂ« dimrit!



Një ndryshim i vogël në vendosje mund ta ringjallë tërësisht bimën tuaj

Filodendroni, i njohur si njĂ« nga bimĂ«t mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« ambienteve tĂ« brendshme, njihet pĂ«r gjethet e tij imponuese me prerje dekorative. Me origjinĂ« nga rajonet tropikale tĂ« AmerikĂ«s Qendrore dhe Jugore, ai mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« tre metra lartĂ«si dhe, pĂ«r shkak tĂ« lehtĂ«sisĂ« sĂ« mirĂ«mbajtjes, zbukuron me krenari shumĂ« shtĂ«pi nĂ« gjithĂ« madhĂ«shtinĂ« e tij. NĂ«se i siguroni pozicionin e duhur, kĂ«saj bukurie do t’i mahniteni edhe gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« ftohta tĂ« dimrit


Me njĂ« siluetĂ« elegante nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« bimĂ« dekorative e famshme nĂ« mbarĂ« botĂ«n, por edhe njĂ« simbol i jetĂ«gjatĂ«sisĂ« dhe harmonisĂ«. ËshtĂ« jashtĂ«zakonisht rezistent dhe i qĂ«ndrueshĂ«m, nuk kĂ«rkon shumĂ« kujdes pĂ«r sa i pĂ«rket mbajtjes dhe ujitjes, dhe nĂ« kĂ«mbim do t’ju shpĂ«rblejĂ« me pamje tĂ« gjalla, idomos kur çel me gjithĂ« fuqinĂ« e tij ose kur rritet deri nĂ« tavan.

Gjethet e mëdha, lëkurore, me prerje dhe vrima karakteristike, të cilat nganjëherë arrijnë deri në 80 centimetra gjatësi, sjellin atmosferën e xhunglës tropikale në shtëpinë tuaj dhe freskojnë të gjithë hapësirën.

Duke pasur parasysh origjinën, koha e tij ideale është -vera. Megjithatë, filodendroni mund të lulëzojë edhe gjatë dimrit, për aq kohë sa i kushtojmë pak më shumë kujdes në këtë periudhë specifike. Temperaturat e ulëta, ditët e shkurtra dhe ajri i thatë nga ngrohja qendrore mund të ndikojnë në rritjen e tij. Shpesh shfaqen simptoma si gjethe të verdha me maje kafe ose rritje e ngadalësuar. Por ka një zgjidhje të thjeshtë që mund të bëjë ndryshim të madh, transmeton Telegrafi.

Nxehtësia, drita dhe lagështia, tri elemente kyçe! Nëse mungon njëri prej tyre, bima mund të fillojë të ketë probleme. Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni kur fillojnë ditët e ftohta është të kontrolloni vendin ku e mbani filodendronin.

Sipas specialistĂ«ve tĂ« “The Jungle Collective”, vendi ideal gjatĂ« dimrit Ă«shtĂ« pranĂ« njĂ« dritareje tĂ« orientuar nga jugu, pasi kjo i siguron mjaftueshĂ«m dritĂ« natyrale. Temperatura optimale Ă«shtĂ« ndĂ«rmjet 18 dhe 24 gradĂ« Celsius. AsnjĂ«herĂ« mos e vendosni pranĂ« radiatorit apo pranĂ« njĂ« dritareje qĂ« hapet shpesh, pasi korrenti dhe ndryshimet e papritura tĂ« temperaturĂ«s mund ta dĂ«mtojnĂ«.

Për shkak se ngrohja qendrore e than ajrin, rekomandohet përdorimi i një lagështuesi të ajrit në dhomën ku gjendet filodendroni. Mund të ndihmojë edhe spërkatja e lehtë e gjetheve me ujë. Një tjetër gabim i zakonshëm është teprimi me ujë, i cili mund të shkaktojë kalbje të rrënjëve. Po ashtu, ulni edhe frekuencën e plehërimit, ekspertët thonë se një herë në muaj është më se e mjaftueshme gjatë dimrit. /Telegrafi/

Shqipëria, me buxhetin më të ulët për mbrojtje sociale në Europë në raport me PBB

✇Albeu
By: V K

Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për mbrojtjen sociale, në raport në PBB-në se sa vendet e tjera të Europës.

Sipas një krahasimi të Eurostat që i takon vitit 2023, vendet e Bashkimit Europian shpenzojnë mesatarisht mbi 25% të PBB-së për mbrojtje sociale, ndërsa Shqipëria vetëm rreth 11%, duke u pozicionuar në fund të listës, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Kontrasti me mesataren europiane është i theksuar me vendet si Franca, Gjermania, Belgjika apo edhe mesatarja e eurozonës shpenzojnë afërsisht dy deri në tre herë më shumë për skemat e pensioneve, ndihmës ekonomike, politikat e papunësisë apo përfitime të tjera sociale se sa Shqipëria.

Edhe vendet e rajonit, si Bosnja apo Mali i Zi, raportojnë përqindje dukshëm më të larta se Shqipëria, duke e thelluar më tej hendekun rajonal (shiko grafikun).

Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje mbi mbështetjen që sistemet sociale në Shqipëri arrijnë të ofrojnë, sidomos në një periudhë me rritje të kostove të jetesës dhe presion të shtuar mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Hendeku i madh me mesataren europiane, sugjeron se sistemi aktual i mbrojtjes sociale vijon të mbetet i dobët krahasuar me standardet e BE-së, ndërsa nevojat sociale të popullsisë rriten nga viti në vit.

Në vitin 2023, shpenzimet totale për përfitimet e mbrojtjes sociale në BE arritën në 4,607 miliardë euro, që ishte ekuivalente me 26.7% të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Një analizë sipas funksionit zbulon se niveli më i lartë i shpenzimeve në BE, u regjistrua për pensionet të cilat përbënin gati gjysmën (46.9%) të shpenzimeve totale për përfitimet e mbrojtjes sociale në vitin 2023.

Pjesa tjetër, kompensimi për kujdesin shëndetësor zuri 29.6% të shpenzimeve të BE-së nga përfitimet e mbrojtjes sociale, ndërsa funksionet e mbetura janë në nivele më të ulta.

Në Shqipëri gati 88 % e shpenzimeve për mbrojtjen sociale dhe vetëm 12 për qind shpërndahen për zërat e tjerë, si shëndeti, ndihma ekonomike etj./Monitor

 

The post Shqipëria, me buxhetin më të ulët për mbrojtje sociale në Europë në raport me PBB appeared first on Albeu.com.

Bimët më të bukura për hije dhe dritë të pakët: Dekor që gjallëron çdo hapësirë



Harroni shqetësimet për mungesën e dritës së diellit. Edhe nëse shtëpia juaj nuk ka dritare të orientuara nga jugu, nuk keni pse të hiqni dorë nga gjelbërimi i bukur

Në mjedisin urban, deri në 90 për qind të kohës e kalojmë në ambiente të mbyllura. Edhe pse mendojmë se ajri i brendshëm është i sigurt, ai shpesh është i mbushur me kimikate që avullojnë nga mobiliet, bojërat, qilimat dhe produktet e pastrimit. Pikërisht këtu hyjnë në skenë bimët e brendshme.

Studimi i NASA-s për ajrin e pastër ka konfirmuar se disa bimë veprojnë si filtra natyralë, duke thithur këto substanca të dëmshme. Kur këtë funksion e kombinojmë me nevojën minimale për dritë, marrim bashkëjetuesit idealë për korridore, banjo pa dritare ose hapësira me dritare të orientuara nga veriu, transmeton Telegrafi.

Pesë bimë që adhurojnë hijen

1. Sansevieria (gjuha e vjehrrës)

Pse e duam: Sansevieria Ă«shtĂ« pothuajse e pathyeshme. ËshtĂ« jashtĂ«zakonisht rezistente ndaj thatĂ«sirĂ«s dhe dritĂ«s sĂ« pakĂ«t. Gjethet e saj tĂ« drejta, nĂ« formĂ« shpate, i japin brendĂ«sisĂ« njĂ« dozĂ« moderniteti dhe minimalizmi.
Thithja e toksinave: Formaldehid, benzen, trikloretilen. E veçantë është se lëshon oksigjen gjatë natës, duke e bërë ideale për dhomat e gjumit.
Këshillë për kujdesin: Ujiteni vetëm kur dheu thahet plotësisht. Ujitja e tepërt është armiku i saj kryesor.

2. Zamioculcas (bima ZZ)

Pse e duam: Nëse jeni fillestar në botanikë, ZZ është partneri ideal. Gjethet e saj me shkëlqim dhe struktura skulpturore i japin hapësirës elegancë. Mban edhe errësirë ekstreme dhe periudha të gjata pa ujë.
Thithja e toksinave: Benzen, toluen, etil-benzen.
Këshillë për kujdesin: Preferon dritë të pakët, por rritet edhe në dritë mesatare. Jepini pak ujë një herë në muaj; në dimër edhe më rrallë.

3. Aglaonema (veshtull kinez)

Pse e duam: Ka shumë varietete me gjethe shumëngjyrëshe, rozë, të kuqe, argjendi. Shton një shpërthim ngjyrash në hapësirat e errëta. Sa më shumë ngjyra të ketë gjetja, aq më shumë dritë i duhet, por përgjithësisht preferon hijen.
Thithja e toksinave: Benzen dhe formaldehid.
KĂ«shillĂ« pĂ«r kujdesin: I pĂ«lqen lagĂ«shtia. ËshtĂ« ideale pĂ«r banjo ose kuzhina. SpĂ«rkateni rregullisht dhe shmangni ekspozimin ndaj rrymave tĂ« forta ajri.

4. Spathiphyllum (bima e paqes)

Pse e duam: Lulet e saj elegante tĂ« bardha, nĂ« kontrast me gjethet jeshile tĂ« errĂ«ta, sjellin sofistikim. ËshtĂ« njĂ« nga tĂ« paktat bimĂ« me lule qĂ« toleron nivele tĂ« ulĂ«ta drite.
Thithja e toksinave: Amoniak, benzen, formaldehid dhe trikloretilen, një ndër bimët më efektive për pastrimin e ajrit.
Këshillë për kujdesin: Kur ka nevojë për ujë, gjethet bien. Pasi ta ujisni, rikuperohet shpejt. Mos e ekspozoni ndaj diellit direkt.

5. Hedera Helix (Dredhka e djallit)

Pse e duam: ËshtĂ« perfekte pĂ«r varĂ«se, rafte ose pĂ«r t’u lĂ«nĂ« tĂ« bjerĂ« si hardhi zbukuruese. Gjethet jeshile ose me nuanca tĂ« arta sjellin dinamizĂ«m nĂ« çdo ambient. Mban edhe pothuajse errĂ«sirĂ« tĂ« plotĂ«.
Thithja e toksinave: Formaldehid, ksilen dhe benzen.
Këshillë për kujdesin: Sa më pak dritë të ketë, aq më të gjelbra bëhen gjethet (sharjet humbasin). Ky ndryshim është edhe tregues i shkëlqyer se kur ka nevojë për ujë, gjethet fillojnë të varen pak. /Telegrafi/

Pjesëmarrja e ulët në votime, Jorida Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku, bën thirrje për reflektim mes demokratëve, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Sipas saj, pjesëmarrja e ulet e votuesve në këto zgjedhje ishte një tregues i qartë se qytetarët e kanë humbur besimin tek politika.

“E pashĂ« me trishtim pjesĂ«marrjen nĂ« zgjedhje. Ky ishte dhe njĂ« mesazh pĂ«r politikĂ«n, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjĂ«rat ndryshme. Ka ndodhur nĂ« kĂ«tĂ« vend qĂ« zgjedhjet e pjesshme i ka fituar qeverisja, por kĂ«tĂ« herĂ« Ă«shtĂ« zgjedhur kryetar bashkie me 6% tĂ« votave nĂ« VlorĂ«. Nuk ka proces aty. NjerĂ«zit nuk kanĂ« besim. Nuk them qĂ« e ka vetĂ«m fajin pala tjetĂ«r, ne duhet patjetĂ«r ta shohim te ne. Kemi pasur dhe njĂ« diskutim tĂ« gjatĂ« nĂ« kryesi”, shprehet Tabaku.

The post Pjesëmarrja e ulët në votime, Jorida Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne appeared first on Albeu.com.

Gjethet po thahen dhe bien? Ja si ta shpëtoni bimën para se të jetë vonë



NĂ«se mendoni se bima juaj po i than gjethet “pa arsye”, gaboheni. Gjethet janĂ« mĂ«nyra e saj pĂ«r t’ju treguar se diçka nuk Ă«shtĂ« nĂ« rregull

Kur fillojnë të zverdhen, të bien ose të nxihen në skaje, kjo nuk është fundi, është sinjal paralajmërues. Lajmi i mirë? Shumica e bimëve mund të rikuperohen, nëse reagoni me kohë dhe bëni disa ndryshime të thjeshta në kujdes.

Gjethet - gjuha e bimës

BimĂ«t komunikojnĂ« pĂ«rmes ndryshimeve nĂ« gjethe. NĂ«se zbehen, thahen apo kanĂ« skaje tĂ« errĂ«ta, kjo tregon se diçka ka dalĂ« nga ekuilibri: mund tĂ« jetĂ« tepricĂ« uji, mungesĂ« drite, ajĂ«r shumĂ« i thatĂ« apo pleh i tepĂ«rt. Kur mĂ«soni t’i lexoni kĂ«to shenja, do tĂ« mund tĂ« parandaloni dĂ«mtimin para se tĂ« jetĂ« vonĂ«.

1. Kontrolloni rrënjët - aty fillon gjithçka

Rrënja është zemra e çdo bime. Nxirreni me kujdes nga vazoja dhe shikoni gjendjen e saj. Nëse rrënjët janë të errëta dhe të buta, bima po kalbet. Pritni pjesët e dëmtuara me gërshërë të sterilizuara dhe mbilleni në dhe të thatë e ajrosur.

Nëse rrënjët janë të thata dhe të brishta, bima ka etje. Zhytni vazon në ujë të vakët për 15 minuta, pastaj lëreni të kullojë. Kjo ndërhyrje e parë shpesh bën diferencën mes një bime që ringjallet dhe asaj që humbet përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

2. Ujitja - më pak është më shumë

Gabimi më i madh që bëjnë adhuruesit e bimëve është ujitja e tepërt. Shumica e bimëve të shtëpisë nuk vdesin nga thatësira, por nga uji i tepërt. Prandaj, gjithmonë kontrolloni tokën me gisht, nëse 2 centimetrat e sipërm janë të thatë, është koha për të ujitur. Përdorni ujë në temperaturë ambienti dhe mos lini kurrë tepricë në substrat. Rrënjëve nuk u pëlqen të "qëndrojnë në ujë".

3. Drita dhe nxehtësia - vrasësit e padukshëm të gjetheve

Bimët duan stabilitet. Nëse gjethet zgjaten drejt dritares, mungon drita. Nëse skajet thahen e bëhen kafe, ndoshta janë shumë afër ngrohësit. Vendi ideal është një deri në dy metra larg dritares së kthyer nga lindja ose perëndimi, ku ka dritë të butë e të shpërndarë, por jo diell të drejtpërdrejtë.

4. Lagështia e ajrit - ndryshim i vogël, efekt i madh

Gjatë sezonit të ngrohjes, ajri në shtëpi bëhet shumë i thatë dhe kjo shkakton tharje të gjetheve. Vendosni një enë me ujë pranë bimës ose grupojini disa bashkë për të krijuar një mikroklimë. Edhe më mirë, spërkatini herë pas here me ujë të butë dhe të qëndrueshëm. Kjo jo vetëm që i freskon, por edhe ul stresin që vjen nga thatësia e ajrit.

5. Plehërimi me masë

Nëse gjethet zverdhen dhe bima nuk rritet, mund të ketë mungesë të lëndëve ushqyese. Në stinën e rritjes (pranverë dhe verë) përdorni pleh të lëngshëm të lehtë çdo dy deri në tre javë. Por kini kujdes - nëse në sipërfaqen e tokës shfaqen shtresa të bardha kripe, kjo do të thotë se toka është mbingopur. Në këtë rast, shpëlani rrënjët me ujë dhe zëvendësoni pjesërisht dheun para se të plehëroni sërish.

Kur do t’i shihni rezultatet?

NĂ«se keni reaguar si duhet, pas disa javĂ«sh do tĂ« vini re fidane tĂ« rinj dhe gjethe mĂ« me shkĂ«lqim - shenjĂ« qĂ« bima po ringjallet. Nuk keni pse tĂ« jeni ekspert pĂ«r ta shpĂ«tuar njĂ« bimĂ«, mjafton ta vĂ«zhgoni, ta kuptoni dhe t’i jepni vĂ«mendje, jo perfeksion. NĂ« kĂ«mbim, ajo ju fal diçka qĂ« nuk blihet: qetĂ«si, jetĂ« dhe ndjesinĂ« e ekuilibrit nĂ« hapĂ«sirĂ«n tuaj. /Telegrafi/

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve tĂ« pjesshme thellon mungesĂ«n e besimit te politika

Në një mot me shi dhe rrugët e përmbytura, qytetarët e Vlorës pothuajse i bojkotuan zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë, ku morën pjesë më pak se 20 mijë votues nga 171 mijë gjithsej ose 12.54 për qind e votuesve. Edhe pse Vlora njihet historikisht për pjesmarrje të ulët, votimet e së dielës shënuan [
]

The post ‘Bojkoti’ i zgjedhjeve tĂ« pjesshme thellon mungesĂ«n e besimit te politika appeared first on Reporter.al.

KĂ«to bimĂ« shtĂ«pie nuk do t’ju thahen kurrĂ« - edhe nĂ«se i harroni pĂ«r javĂ« tĂ« tĂ«ra



Këto lloje janë perfekte për personat e zënë ose harrestarë, duke ofruar gjelbërim me kujdes minimal

NĂ«se jeni nga ata njerĂ«zve qĂ« çdo bimĂ« e shtĂ«pisĂ« u thahet shpejt, mos u shqetĂ«soni – ekzistojnĂ« disa lloje qĂ« edhe fillestarĂ«t mĂ« tĂ« pafat nuk mund t’i “shkatĂ«rrojnĂ«â€ lehtĂ«. Ka disa bimĂ« tepĂ«r tĂ« qĂ«ndrueshme dhe rezistente, tĂ« cilat i pĂ«rballojnĂ« harrimin, ujitjen e parregullt dhe kushtet mĂ« pak ideale nĂ« banesĂ«.

Zamia dhe fiku afrikan renditen ndĂ«r bimĂ«t mĂ« falĂ«nderuese pĂ«r kultivim. U kĂ«rkohet ujitje minimale, i pĂ«rshtaten gjysmĂ«hijeve dhe, pĂ«r mĂ« tepĂ«r, duken dekorative dhe elegante nĂ« çdo hapĂ«sirĂ«. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye janĂ« bĂ«rĂ« zgjedhje e preferuar pĂ«r ata qĂ« duan gjelbĂ«rim nĂ« shtĂ«pi pa pasur frikĂ« se java e ardhshme do t’i gjejĂ« bimĂ«t tĂ« vyshkura, transmeton Telegrafi.

Zamia


Zamia është një bimë sukulente gjithmonë e gjelbër, e njohur gjithashtu me emrin zamioculcas. Ajo e ka origjinën nga Afrika Lindore dhe po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në shtëpitë tona. Përveç pamjes së bukur dhe dekorative, përparësia kryesore e saj është thjeshtësia në mirëmbajtje.

Rritet më mirë në vende me dritë të butë ose gjysmëhije, në mjedis të ngrohtë, por shmangni ekspozimin direkt në diell. Temperatura optimale është 20-25°C. Nëse e blini gjatë dimrit, mos u shqetësoni nëse nuk rritet menjëherë, gjethet e reja do të çelin në pranverë.

Sa i përket ujitjes, kini kujdes: zamia nuk duron shumë ujë, ujitja një herë në muaj është më se e mjaftueshme. Edhe plehërimi duhet bërë me masë, vetëm gjatë periudhës së rritjes (vegjetacionit).

Nëse banesa juaj ka ndriçim të dobët, zgjidhni zamian! Ajo përshtatet në mënyrë të shkëlqyer në hapësira më të errëta dhe, pavarësisht mungesës së dritës, ruan pamjen e saj të freskët dhe elegante.

Fiku afrikan

Ky shkurre tropikale, në kushte natyrore mund të rritet edhe si pemë, ndërsa në vazo mbetet kompakte dhe shumë dekorative.

Nuk kërkon shumë kujdes, ujitje të rrallë, gjysmëhije dhe stabilitet temperaturash janë të mjaftueshme që të zhvillohet dhe të duket madhështor gjatë gjithë vitit.

Për shkak të gjetheve të forta dhe qëndrueshmërisë së lartë, është një nga bimët më të dashura nëpër shtëpi, sidomos atje ku bimët zakonisht nuk zgjasin shumë.

Në përmbledhje

Mjafton t’i kontrolloni herĂ« pas here nĂ«se toka Ă«shtĂ« e thatĂ« dhe t’u jepni pak ujĂ« – pjesĂ«n tjetĂ«r kĂ«to bimĂ« e bĂ«jnĂ« vetĂ«. JanĂ« perfekte pĂ«r njerĂ«zit e zĂ«nĂ«, harrestarĂ« ose pĂ«r ata qĂ« sapo kanĂ« filluar tĂ« zbulojnĂ« botĂ«n e bimĂ«ve tĂ« brendshme. /Telegrafi/

Po asfaltohen rrugët në Kërrninë të Ulët të Istogut



Komuna e Istogut ka nisur punimet për asfaltimin e rrugëve në lagjet e Kërrninës së Ulët.

Ky investim synon përmirësimin e qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së banorëve të zonës, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, përmes një mesazhi për qytetarët, shprehu kënaqësinë për punimet e nisura dhe uroi ditë të mbarë të gjithë banorëve.

Pamjet nga terreni tregojnë avancimin e punimeve dhe përkushtimin e komunës për zhvillimin e infrastrukturës lokale. /Telegrafi/


Defekt në gypi kryesor, ndërprerje e furnizimit me ujë në disa fshatra të Lipjanit



Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton se për shkak të një defekti në gypin kryesor, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në disa fshatra të komunës së Lipjanit, përfshirë Gadimja e Ulët, Gadimja e Lartë, Babush i Muhaxherëve, Marevc, Qallapek dhe Gllogoc.

Sipas KRU-së, ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e gypit, që pritet të jetë brenda 6 orësh, përcjell Telegrafi.



Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët.

KRU Prishtina falënderon banorët për mirëkuptimin dhe kërkon që të përdoret uji me kursim gjatë periudhës së ndërprerjes. /Telegrafi/

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

✇Albeu
By: V K

Në disa zona të Beratit, ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë.

Në Elbasan, vjelja pritet të nisë nga fillimi i muajit nëntor.

Megjithatë, kjo fazë e parë e sezonit shoqërohet me sinjalizime për një ulje të ndjeshme të prodhimit, krahasuar me vitin e kaluar.

Grumbullues dhe përpunues të ullirit në zonat e Beratit dhe Elbasanit, pohojnë se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët se në vitin 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar të jetë 30 deri 40% më pak.

Kastrijot Çuedari, pĂ«rpunues nga Berati, thotĂ« se kjo rĂ«nie vjen si pasojĂ« e temperaturave tĂ« larta gjatĂ« verĂ«s, tĂ« cilat u shtrinĂ« edhe nĂ« vjeshtĂ«, duke ndikuar negativisht nĂ« zhvillimin e fryteve.

Në zonën e Cakranit, Taulant Musaraj, pohon se prodhimi mund të jetë 40 deri në 50% më i ulët krahasuar me sezonin tetor-nëntor 2024, për të njëjtat arsye klimaterike.

Disa fermerë në këtë zonë kanë nisur vjeljen e prodhimit sipas tij.

Agron Çakalli, nga Federata BujqĂ«sore Elbasan, shton se ndikim kanĂ« pasur edhe cikli biologjik natyror i ullirit, ulja e shĂ«rbimeve agroteknike pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« mjeteve financiare, si dhe pakĂ«simi i numrit tĂ« fermerĂ«ve, pĂ«r shkak tĂ« emigracionit.

Silvana Subashi, thotë se pavarësisht sasisë më të pakët që pritet sivjet cilësia dhe rendimenti pritet të jetë më i mirë sesa vjet, duke ofruar një mundësi më të mirë për prodhimin e vajit ekstra të virgjër.

Por në 26 vite, sipas të dhënave të INSTAT nga 1998 deri në 2024, rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme si në prodhim dhe në rendiment.

Në harkun e 3 dekadave, sasia më e lartë e prodhuar u arrit në 2022. Në këtë vit u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj me rritje 43% krahasuar me vitin paraardhës.

Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kv/ha apo 4.7 kv për ha më shumë sesa në 2022.

Përveç 2022 sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Në 2012 u prodhuan 108 mijë ton ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.

Në 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kv për ha në 2023 në raport me vitin 2022.

Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT, u prodhuan 146,7 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2023 sasi e prodhimit u rrit rreth 25%.

Në 2024 rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kv/ha. Në raport me 2023 rendimenti ishte me rënie 2.8 kv/ha./ Monitor

The post Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona appeared first on Albeu.com.

Harroni gjethet e thata: 5 bimë shtëpie që lulëzojnë edhe pranë radiatorëve



Fryma e natyrĂ«s mund tĂ« lulĂ«zojĂ« edhe pranĂ« radiatorĂ«ve – mjafton tĂ« zgjidhni bimĂ«t e duhura

Kur jashtë fillon të ftohet dhe ajri në shtëpi mbushet me nxehtësinë e thatë që vjen nga radiatorët, ambienti ynë i përditshëm shndërrohet në një strehë të ngrohtë kundër të ftohtit. Perdet zbriten, qirinjtë ndizen, aroma e kafesë përhapet në dhomën e ditës, por diçka mungon. Në atë qetësi dhe ngrohtësi, shpesh nuk e vërejmë menjëherë praninë e ajrit të thatë, mungesën e dritës dhe energjinë që fillon të ngurtësohet.

Bimët e shtëpisë, ato rojtarë të vegjël të ekuilibrit natyror, janë të parat që e ndiejnë këtë ndryshim. Gjethet u vyshken, toka thahet, dhe ajri që na ngroh për to bëhet sfidues. Megjithatë, ka disa bimë që jo vetëm e përballojnë këtë periudhë, por edhe lulëzojnë në të.

Këto janë bimët që duan ngrohjen qendrore që i japin frymëmarrje, jetë dhe harmoni çdo hapësire. Ato pastrojnë ajrin, gjallërojnë atmosferën dhe, sipas parimeve të feng shui-t, sjellin energji pozitive, qetësi dhe begati.

Nëse dëshironi që shtëpia juaj të mbetet e ndritshme, e ngrohtë dhe e gjallë edhe në muajt e ftohtë, këto pesë bimë do të jenë aleatët tuaj më të bukur, transmeton Telegrafi.

Lulja e fierit – zonja klasike e gjelbĂ«rimit

ËshtĂ« ndĂ«r bimĂ«t mĂ« tĂ« lashta nĂ« botĂ«, dĂ«shmi e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« natyrĂ«s. Me gjethe tĂ« buta dhe tĂ« harlisura, sjell ndjesinĂ« e pyllit nĂ« miniaturĂ«.

Edhe pse preferojnĂ« lagĂ«shti, lulet e fierit pĂ«rshtaten mirĂ« nĂ« ambiente me ngrohje qendrore, mjafton t’u spĂ«rkatni gjethet herĂ« pas here dhe t’i mbani larg burimeve tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« nxehtĂ«sisĂ«. Prania e tyre sjell freski dhe qetĂ«si, madje besohet se pastron energjinĂ« negative dhe sjell harmoni nĂ« shtĂ«pi, ndaj Ă«shtĂ« ideale pĂ«r dhomĂ«n e ditĂ«s apo korridorin, ku qarkullon mĂ« shumĂ« energji.

Orkideja – mbretĂ«resha elegante qĂ« dashuron ngrohtĂ«sinĂ«

E brishtë në dukje, por e fortë në natyrë. Orkideja lulëzon edhe atëherë kur shumica e bimëve dorëzohen. Ajo do temperaturë të qëndrueshme dhe dritë të moderuar.

MĂ« sĂ« miri rritet pranĂ« dritares, por jo nĂ« diell tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«. KĂ«rkon pak ujĂ« dhe pĂ«lqen qĂ« gjethet t’i spĂ«rkaten me ujĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« temperaturĂ« dhome. NĂ« shtĂ«pi sjell butĂ«si, qetĂ«si dhe elegancĂ«. NĂ« ditĂ«t gri tĂ« dimrit, lulja e saj kujton se bukuria nuk shuhet kurrĂ« – vetĂ«m e ndryshon formĂ«n.

Aloe Vera – minimalizĂ«m dhe fuqi nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n vazo

Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« quhet “bima qĂ« shĂ«ron”. Gjethet e saj tĂ« trasha dhe mishi mbajnĂ« ujĂ« dhe energji, duke e bĂ«rĂ« tĂ« pĂ«rsosur pĂ«r ajrin e thatĂ« dhe tĂ« ngrohtĂ«. Ajo kĂ«rkon shumĂ« pak kujdes, dritĂ« dhe pak ujĂ« njĂ« herĂ« nĂ« disa javĂ«.

NĂ« feng shui, Aloe Vera simbolizon pastrim dhe mbrojtje; ndihmon pĂ«r qartĂ«si mendore dhe balancĂ« emocionale. Rekomandohet ta vendosni pranĂ« kompjuterit, nĂ« dhomĂ«n e gjumit ose nĂ« zyrĂ«n e shtĂ«pisĂ«. PĂ«rfaqĂ«son shĂ«rimin, ekuilibrin dhe forcĂ«n e brendshme, njĂ« “mburojĂ«â€ e gjallĂ« kundĂ«r stresit tĂ« pĂ«rditshĂ«m.

Pahira – pema e fatit dhe begatisĂ«

E njohur si “druri i parave”, Pachira aquatica vjen nga zonat tropikale dhe sipas feng shui-t njihet si simbol i fatit, stabilitetit financiar dhe harmonisĂ« familjare.

MegjithĂ«se duket ekzotike, Ă«shtĂ« shumĂ« e lehtĂ« pĂ«r t’u mbajtur. I pĂ«lqen drita, por jo dielli i drejtpĂ«rdrejtĂ«. LagĂ«shtia e ajrit dhe pastrimi periodik i gjetheve e ndihmojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« e gjelbĂ«r dhe e shĂ«ndetshme, madje edhe afĂ«r radiatorĂ«ve. Vendoseni pranĂ« dritares ose nĂ« njĂ« qoshe tĂ« ndriçuar tĂ« dhomĂ«s sĂ« ndenjes, do tĂ« ndjeni se prania e saj sjell lehtĂ«si dhe energji tĂ« mirĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«.

Monstera – hijeshi tropikale qĂ« e do ngrohtĂ«sinĂ«

Monstera Ă«shtĂ« moderne, por njĂ«kohĂ«sisht e pĂ«rjetshme. Gjethet e saj tĂ« mĂ«dha e tĂ« çara janĂ« dekorative dhe simbolizojnĂ« rritje dhe vitalitet. Ajo e pĂ«rballon mirĂ« ajrin e thatĂ«, mjafton tĂ« spĂ«rkatet dhe t’i fshihen gjethet me njĂ« leckĂ« tĂ« lagur herĂ« pas here.

Në feng shui, monstera njihet si bima e vetëbesimit dhe energjisë së zhvillimit. Edhe kur jashtë bie borë, praninë e saj në dhomë e ndien si kujtesë se ngrohtësia e vërtetë buron nga brenda nesh.

Si t’i ndihmoni bimĂ«t gjatĂ« sezonit tĂ« ngrohjes

Periudha e dimrit sjell sfida për çdo bimë të brendshme: ajri i thatë e dehidraton tokën dhe gjethet, ndërsa mungesa e dritës ngadalëson fotosintezën.

PĂ«r t’i mbajtur gjallĂ« dhe tĂ« shĂ«ndetshme:

‱ Fshini gjethet me njĂ« leckĂ« tĂ« butĂ« e pak tĂ« lagur.
‱ SpĂ«rkatni bimĂ«t me ujĂ« tĂ« qĂ«ndruar.
‱ Mos i vendosni saksitĂ« drejtpĂ«rdrejt mbi radiatorĂ«.
‱ Vendosni njĂ« enĂ« me ujĂ« mbi radiator – rrit lagĂ«shtinĂ« natyrale tĂ« ajrit.

Duke u kujdesur për bimët, ju në fakt kujdeseni për energjinë e shtëpisë suaj. Ato nuk janë thjesht dekorim, janë terapeutë të heshtur që sjellin harmoni, freski dhe gjallëri.

Në një stinë kur jashtë mbizotëron e ftohta dhe mungon gjelbërimi, ato mbeten kujtesa më e bukur se jeta dhe rritja mund të ndodhin edhe brenda katër mureve. /Telegrafi/

Fëmija juaj nuk arrin të përqendrohet më shumë se 2 minuta? Provoni këto ushtrime argëtuese për përmirësimin e fokusit



Fëmijëria e hershme është periudha më e rëndësishme për zhvillimin e aftësisë së përqendrimit dhe të vëmendjes, përmes aktiviteteve zbavitëse. Shumë fëmijë përballen me vështirësi në këtë aspekt, ndërsa studimet tregojnë se disa aktivitete mund të ndihmojnë dukshëm në zgjatjen e kohës së fokusit dhe përmirësimin e përqendrimit

Kur janĂ« shumĂ« tĂ« vegjĂ«l, fĂ«mijĂ«t janĂ« plot energji, kureshtarĂ« dhe me tru ende nĂ« zhvillim, ndaj shpesh kalojnĂ« nga njĂ« aktivitet nĂ« tjetrin. Kjo Ă«shtĂ« diçka krejtĂ«sisht natyrale nĂ« moshat e hershme, por pĂ«rmes disa ushtrimeve tĂ« kĂ«ndshme mund t’i ndihmoni qĂ« gradualisht tĂ« zhvillojnĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u pĂ«rqendruar pĂ«r njĂ« kohĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ«. Mbani parasysh: tĂ« zgjatet fokusi nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« fĂ«mija duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« gjatĂ« i palĂ«vizshĂ«m, por qĂ« tĂ« gjenden aktivitete qĂ« e tĂ«rheqin dhe e mbajnĂ« tĂ« angazhuar.

NjĂ« studim i Universitetit tĂ« FinlandĂ«s Lindore ka treguar se periudhat e shkurtra tĂ« aktivitetit fizik ndikojnĂ« pozitivisht nĂ« aftĂ«sinĂ« e fĂ«mijĂ«s pĂ«r t’u fokusuar. FĂ«mijĂ«t e moshĂ«s 7–13 vjeç u ftuan tĂ« bĂ«nin njĂ« stĂ«rvitje tĂ« lehtĂ« nĂ«ntĂ«minutĂ«she pĂ«rpara se tĂ« kryenin teste kognitive. Rezultatet treguan se ata qĂ« kishin ushtruar treguan vĂ«mendje dhe kujtesĂ« pune mĂ« tĂ« mirĂ« sesa ata qĂ« kishin qĂ«ndruar ulur.

Një studim tjetër i vitit 2023, i publikuar në revistën Springer Nature, analizoi efektet e një kurrikule të bazuar në vëmendje dhe mirësi (MBKC) mbi funksionet ekzekutive dhe zhvillimin social-emocional të fëmijëve parashkollorë. Rezultatet treguan përmirësim të dukshëm në sjelljen sociale, kontrollin emocional dhe gatishmërinë akademike. Edhe prindërit vunë re një rritje të empatisë kognitive tek fëmijët.

Në një intervistë për Times of India, dr. Anita Madan, drejtuese e zhvillimit të kurrikulës në EuroKids, sugjeroi disa aktivitete të provuara që ndihmojnë në rritjen e fokusit dhe vëmendjes tek fëmijët parashkollorë, transmeton Telegrafi.

Leximi aktiv i tregimeve

Leximi me zë të lartë, me mimikë dhe entuziazëm, nxit imagjinatën e fëmijëve. Pyetjet rreth personazheve ose kërkesa për të hamendësuar ngjarjet e ardhshme i bëjnë të dëgjojnë me vëmendje. Kjo zakon praktikisht rrit aftësinë e përqendrimit dhe e mëson fëmijën të ndjekë logjikën e rrëfimit.

Bashkimi i figurave – lodrat qĂ« stĂ«rvitin durimin

Lojërat e kombinimit të formave apo të bashkimit të pjesëve të një figure ndihmojnë fëmijët të ngadalësojnë ritmin, të vëzhgojnë me kujdes dhe të mendojnë para se të veprojnë. Ndjenja e arritjes kur përfundojnë një enigmë i motivon të qëndrojnë të përqendruar më gjatë.

Dëgjimi përmes lojës

Çdo lojĂ« qĂ« kĂ«rkon ndjekjen e udhĂ«zimeve zhvillon pĂ«rqendrimin. PĂ«r shembull, fĂ«mija mund tĂ« kĂ«rkojĂ« “thesarin e fshehur” sipas instruksioneve qĂ« i jepni ju. KĂ«shtu mĂ«son tĂ« dĂ«gjojĂ«, tĂ« analizojĂ« dhe tĂ« reagojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«lluar.

Këndi krijues

Aktivitete si ngjyrosja, vizatimi, prerja apo krijimi i kolazheve forcojnĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u pĂ«rqendruar dhe stimulojnĂ« mendimin kreativ. FĂ«mijĂ«t i duan materialet me ngjyra dhe forma tĂ« ndryshme, ndaj kĂ«to aktivitete i mbajnĂ« tĂ« angazhuar pĂ«r mĂ« gjatĂ« dhe u japin mundĂ«sinĂ« tĂ« shprehen lirshĂ«m.

Detektivët në natyrë

Një shëtitje në park ose në natyrë mund të shndërrohet në lojë vëzhgimi. Kërkojini fëmijës të numërojë zogjtë, të gjejë gjethe me forma të ndryshme apo të kërkojë lule të një ngjyre të caktuar. Këto ushtrime ndihmojnë fëmijën të jetë i pranishëm në moment dhe të forcojë përqendrimin. Mbani mend: fëmijët që angazhohen emocionalisht me aktivitetin përqendrohen më lehtë. Prandaj, lavdërimi dhe durimi janë gjithmonë të mirëseardhura.

LojĂ«rat e “ngrirjes”

LojĂ«rat si “vajza e akullt” apo ato qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndalje dhe rifillim tĂ« lĂ«vizjes sipas sinjaleve tĂ« njĂ« tjetri ndihmojnĂ« nĂ« kontrollin e impulseve, njĂ« nga komponentĂ«t kryesorĂ« tĂ« vĂ«mendjes. PĂ«rveç kĂ«saj, janĂ« shumĂ« argĂ«tuese pĂ«r fĂ«mijĂ«t.

Renditja shqisore

Mund t’u ofroni objekte me tekstura tĂ« ndryshme (tĂ« buta, tĂ« ashpra, tĂ« lĂ«muara) dhe t’i kĂ«rkoni t’i rendisin vetĂ«m pĂ«rmes prekjes. Angazhimi i shqisave ndihmon trurin tĂ« forcojĂ« lidhjet nĂ« zonat pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r vĂ«mendjen dhe pĂ«rmirĂ«son pĂ«rqendrimin.

Tregimi i përbashkët

Uluni në rreth dhe filloni një histori me një fjali. Secili pjesëmarrës shton nga një fjali për ta vazhduar. Kjo lojë zhvillon dëgjimin aktiv, kujtesën dhe kreativitetin, duke stërvitur njëkohësisht edhe fokusin.

Ushtrime të shkurtra fizike

MĂ«soni fĂ«mijĂ«n tĂ« bĂ«jĂ« ushtrie tĂ« lehta, si tĂ« “marrĂ« frymĂ« ngadalĂ« si dragoi” ose tĂ« “balancojĂ« nĂ« njĂ«rĂ«n kĂ«mbĂ« si flamingo”. KĂ«to ushtrime qetĂ«sojnĂ« sistemin nervor, ndihmojnĂ« vetĂ«rregullimin dhe rikthimin e pĂ«rqendrimit.

Krijimi i një ambienti motivues

â–Ș Edhe mjedisi ndikon nĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u fokusuar.
â–Ș Hiqni shpĂ«rqendrimet si zhurmat apo televizorin, sigurojini fĂ«mijĂ«s njĂ« vend tĂ« rehatshĂ«m e me dritĂ« tĂ« mirĂ« dhe mos harroni t’i lini pushime tĂ« shkurtra gjatĂ« aktivitetit.
â–Ș LavdĂ«roni pĂ«r pĂ«rpjekjen dhe kĂ«mbĂ«nguljen, jo vetĂ«m pĂ«r rezultatin – kjo e motivon tĂ« vazhdojĂ«.

Kujtoni gjithmonë: vëmendja dhe përqendrimi nuk janë aftësi të lindura, por mësohen dhe forcohen me kohë, përmes ushtrimeve, durimit dhe qëndrueshmërisë. Këto aktivitete të thjeshta janë një mënyrë e bukur për ta bërë këtë proces të këndshëm dhe efikas. /Telegrafi/

Dubai hap sezonin e ri nĂ« “Kopshtin e Mrekullive” - 150 milionĂ« lule nĂ« kopshtin mĂ« tĂ« madh natyror me lule nĂ« botĂ«



Sezoni i 14-tĂ« i “Kopshtit tĂ« Mrekullive tĂ« Dubait” Ă«shtĂ« hapur, duke paraqitur mbi 150 milionĂ« lule nĂ« 72,000 metra katrorĂ«.

I pĂ«ruruar nga Sheikh Theyab Bin Tahnoon Bin Mohammad Al Nahyan, Kryetar i Grupit tĂ« “Kopshtit tĂ« Mrekullive”, vendi Ă«shtĂ« shtĂ«pia e disa Rekordeve BotĂ«rore Guinness dhe Ă«shtĂ« kopshti mĂ« i madh natyror me lule nĂ« botĂ«, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

I hapur gjatë gjithë sezonit nga 29 shtatori deri më 31 maj, kopshti do të mirëpresë vizitorë çdo ditë, duke shfaqur më shumë se 120 lloje lulesh, duke krijuar shfaqje spektakolare që ndryshojnë gjatë gjithë sezonit.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë menaxherë dhe drejtuesit e lartë të grupit, dhe përfaqësues nga sektorët e turizmit dhe mikpritjes së Dubait.

Sheikh Theyab theksoi se sezoni i ri pasqyron angazhimin e Dubait për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme argëtimi familjar dhe demonstron udhëheqjen e vazhdueshme të emiratit në krijimin e atraksioneve turistike të klasit botëror.

Kopshti i Mrekullive të Dubait, i cili u hap për herë të parë në vitin 2013, është vendosur si një nga atraksionet kryesore turistike të rajonit, duke tërhequr vazhdimisht miliona vizitorë dhe duke përforcuar statusin e Dubait si një qendër globale për përvoja unike dhe iniciativa të turizmit të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Muret me gjelbĂ«rim dhe vazo me stil – kĂ«to janĂ« prirjet e reja qĂ« do tĂ« magjepsin shtĂ«pitĂ«



Trendet e reja të bimëve të dhomës sjellin ngjyra, forma të guximshme dhe mënyra moderne mirëmbajtjeje

Nuk janĂ« mĂ« vazo, jastĂ«kĂ«t apo figurat ato qĂ« japin gjallĂ«ri njĂ« shtĂ«pie, por bimĂ«t e brendshme. Ato dekorojnĂ«, sjellin energji pozitive, pĂ«rmirĂ«sojnĂ« humorin dhe pastrojnĂ« ajrin. MegjithatĂ«, edhe bota e gjelbĂ«r ndjek trendet – kujtojmĂ« kohĂ«n kur tĂ« gjithĂ« dĂ«shironin njĂ« monstera apo njĂ« fikus me gjethe tĂ« mĂ«dha.

Në vitin 2026, bima shndërrohet nga një element dekorativ në pjesë të identitetit të shtëpisë. Muret me gjelbërim, koleksionet e rralla dhe teknologjia e re e bëjnë më të lehtë se kurrë krijimin e një ambienti që frymon stil, qetësi dhe jetë.

Ekspertët e dizajnit të brendshëm paralajmërojnë jo vetëm lloje të reja bimësh, por edhe mënyra të veçanta stilizimi. Ja 5 prirjet që do ta transformojnë çdo shtëpi:


Unsplash/Julia

1. Bimë në mur

Në vend të fotografive apo pikturave klasike, vitin e ardhshëm në mure do të dominojnë bimët. Jo vetëm në rafte të zakonshme, por në struktura të veçanta, me forma të pazakonta, të kombinuara me ndriçim LED. Kështu, një mur i gjelbër shndërrohet në një vepër arti të gjallë.

Instagram @pacinoarts

2. Koleksione të rralla

Nëse tashmë keni orkide, sukulente apo fikus, atëherë është koha për diçka më ekskluzive. Në 2026, do të vlerësohen bimët e rralla që nuk gjenden lehtë. Një shembull është Monstera Thai Constellation, e famshme për gjethet e saj dyngjyrëshe, që duket sikur janë të pikturuara.

Instagram @dixiplant

3. Vazo si deklaratë stili

Minimalizmi do të tërhiqet për pak kohë. Viti i ardhshëm do të jetë koha e vazove ngjyra-plotë dhe me forma të pazakonta, që shndërrohen vetë në objekte dekorative. Jo më vetëm një enë për bimën, por pjesë e estetikës së brendshme.

Instagram @pow_pots

4. Bimë me ngjyra pastel

Përtej të gjelbrës klasike, trendi i 2026 sjell gjethe në nuanca pastel. Një shembull i mrekullueshëm është Aglaonema, me kombinimin e gjelbërimit dhe rozës së butë, që sjell një prekje delikate feminiteti në çdo hapësirë.

Instagram @la.interiorgreens

5. Sisteme inteligjente ujitjeje

NjĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« zakonshme Ă«shtĂ« kujdesi i rregullt pĂ«r bimĂ«t. Por teknologjia po na shpĂ«ton edhe kĂ«tu: sistemet e ujitjes automatike tashmĂ« ofrojnĂ« sasinĂ« e saktĂ« tĂ« ujit qĂ« çdo bimĂ« ka nevojĂ«. KĂ«shtu, edhe ata qĂ« harrojnĂ« t’i ujisin, mund tĂ« kenĂ« njĂ« shtĂ«pi tĂ« mbushur me gjelbĂ«rim.


Instagram @aiste.bu

/Telegrafi/

E gjallërojnë ballkonin dhe kopshtin kur shumica e bimëve veniten: lulet që sjellin ngjyra deri në ngricat e para



Stina e vjeshtës shpesh sjell ditët e para të ftohta, por kjo nuk do të thotë që kopshti juaj duhet të mbetet bosh dhe pa ngjyra

Ekzistojnë bimë që nuk i frikësohen as ngricave të mëngjesit, as netëve të ftohta, duke sjellë gjallëri e ngrohtësi në çdo hapësirë. Ndër më të dashurat janë ditë e natë, calluna vulgaris dhe erica carnea, të cilat me ngjyrat e tyre të ndezura dhe qëndrueshmërinë i bëjnë për vete si fillestarët ashtu edhe kopshtarët me përvojë.

Këto bimë përballojnë me lehtësi ndryshimet e temperaturës dhe përshtaten në çdo ambient, në vazo në tarracë, në shtretër lulesh apo në kombinime dekorative në kopsht. Lulëzimi i tyre i gjatë dhe rezistenca ndaj të ftohtit i bëjnë ideale për vjeshtën, kur shumica e bimëve të tjera fillojnë të zbehen, transmeton Telegrafi.


Ditë e natë

E njohur si ditë e natë, kjo lule e vogël zbukuron kopshte e tarraca gjatë gjithë stinës së ftohtë dhe është e jashtëzakonshme për qëndrueshmërinë e saj ndaj temperaturave të ulëta. Ajo i përket familjes së violave dhe njihet për petalet e saj me ngjyra të kombinuara, shpesh të verdha, të bardha dhe vjollcë të errëta, por edhe në nuanca moderne si portokalli, rozë apo purpur.

Lulet shfaqen nga maji deri nĂ« rĂ«nien e parĂ« tĂ« dĂ«borĂ«s. Mund tĂ« jetĂ« njĂ«vjeçare, dyvjeçare apo shumĂ«vjeçare, duke arritur deri nĂ« 30 cm lartĂ«si. ËshtĂ« e lehtĂ« pĂ«r t’u kultivuar, lulĂ«zon mirĂ« nĂ« gjysmĂ«hije, nĂ« tokĂ« tĂ« lehtĂ« dhe tĂ« drenazhuar, dhe nuk e duron ujin e tepĂ«rt. Rekomandohet mbjellja nĂ« vjeshtĂ« ose nĂ« fillim tĂ« dimrit, me distancĂ« 20–30 cm ndĂ«rmjet bimĂ«ve. Kujdesi pĂ«rfshin ujitje me ujĂ« nĂ« temperaturĂ« ambienti, heqjen e luleve tĂ« thara dhe plehĂ«rim me fosfor e kalium. GjatĂ« dimrit mund tĂ« mbrohet me degĂ« halore nga bora dhe era.

Falë thjeshtësisë dhe rezistencës, ditë e natë është zgjedhja perfekte për çdo kopsht apo ballkon në vjeshtë.

Calluna vulgaris

Kjo gjysmë-shkurre gjithmonë e gjelbër që arrin deri në 50 cm lartësi. Me degë të drunjëzuara në bazë dhe lastarë të butë në majë, ai lulëzon nga korriku deri në ngricat e para, me lule të bardha ose rozë të grumbulluara në kallinj.

Origjina e tij Ă«shtĂ« Evropa dhe Azia JugperĂ«ndimore, zakonisht nĂ« livadhe kodrinore dhe pyje tĂ« rralla, deri nĂ« 2000 m lartĂ«si. Sot kultivohet si bimĂ« zbukuruese, e preferuar nĂ« dekorin e vjeshtĂ«s dhe shpesh shoqĂ«rohet me bimĂ« tĂ« tjera si ditĂ« e natĂ«. Calluna vulgaris pĂ«lqen vendet me diell ose gjysmĂ«hije, toka e lehtĂ«, e kulluar dhe pak acidike. Pas mbjelljes, gjatĂ« dy muajve tĂ« parĂ« kĂ«rkon ujitje tĂ« rregullt pĂ«r t’u rrĂ«njosur mirĂ«.

Përveç dekorit, kjo bimë ka edhe përdorim në mjekësinë popullore. Lulet thahen për çaj, i njohur për efektet qetësuese dhe ndihmën në problemet me veshkat, pagjumësinë dhe stresin. Për një formë të dendur dhe lulëzim të pasur, rekomandohet krasitje në fund të nëntorit ose fillim dhjetori.

Erica carnea

Kjo bimĂ« gjithmonĂ« e gjelbĂ«r sjell ngjyra tĂ« gjalla nĂ« dimĂ«r, duke u bĂ«rĂ« pjesĂ« e shkĂ«lqyer e kopshtit dhe ballkoneve. ShumĂ« dekorative kur kombinohet me bredha tĂ« vegjĂ«l ose shkurre tĂ« tjera, mĂ« sĂ« miri mbillet nĂ« grupe prej 5 bimĂ«sh nĂ« distancĂ« 30–40 cm.

Kur rritet nĂ« vazo, kĂ«rkon substrat tĂ« kulluar, me tokĂ« pak acidike, dhe ujitje me ujĂ« tĂ« shiut ose ujĂ« tĂ« qĂ«ndruar. NĂ« dimĂ«r, pĂ«r t’i mbrojtur nga ngricat, rekomandohet mbulimi me degĂ« ose komposto.

Erica carnea Ă«shtĂ« gjithashtu bimĂ« mjaltore. Lulet e saj japin mjaltĂ« tĂ« errĂ«t, tĂ« pasur me minerale, tĂ« njohur si “mjaltĂ« pishe”. FalĂ« thjeshtĂ«sisĂ« sĂ« kultivimit, Ă«shtĂ« zgjedhje ideale pĂ«r kompozime dekorative vjeshtore dhe dimĂ«rore.

Përveç vlerave praktike dhe estetike, bima krijon atmosferë të ngrohtë në hapësirat e jashtme. E shoqëruar me dekorime sezonalë si kunguj apo fenerë, ajo mund të shndërrojë ballkonin ose kopshtin në një vend të përsosur për relaks me një libër dhe një filxhan çaj në ditët e ftohta. /Telegrafi/

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në ShqipĂ«ri ishte 408 euro nĂ« fund tĂ« muajt qershor, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« fundit tĂ« pĂ«rditĂ«suara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat. NĂ« kĂ«tĂ« nivel, paga minimale Ă«shtĂ« jo vetĂ«m mĂ« e ulĂ«ta nĂ« EuropĂ« (pĂ«rjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumĂ« mĂ« pak sesa nĂ« vendet e tjera tĂ« Ballkanit [
]

The post Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit appeared first on BoldNews.al.

❌