Rama në Konferencën e Rektorëve: Korrektime të nevojshme në ligjin për Arsimin e Lartë
TIRANĂ, 15 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e RektorĂ«ve, ku zhvilloi njĂ« bisedĂ« tĂ« hapur me 40 rektorĂ« tĂ« universiteteve publike dhe private mbi cilĂ«sinĂ« e institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe kĂ«rkimit shkencor nĂ« vend.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ka kaluar tashmë një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar mbi ndryshimet që ka sjellë koha në Ligjin për Arsimin e Lartë, si dhe mbi konstatimet e dala nga zbatimi i tij në praktikë.
Ai vlerësoi si pozitive përvojën e deritanishme dhe nënvizoi se ligji aktual është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin akademik.
Kryeministri bëri të ditur se edhe procesi i rishikimit do të zhvillohet në të njëjtën frymë bashkëpunimi, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një përmbysje të ligjit, por për korrektime të nevojshme.
Sipas tij, synimi është që puna përgatitore të realizohet në një kohë të arsyeshme, pa pritur sesionin e ardhshëm parlamentar, ndërsa procedurat ligjore mund të përmbyllen brenda këtij sesioni, ose në fillim të atij pasardhës.
Në përfundim, Rama theksoi rëndësinë e ngritjes së një grupi të përbashkët pune, i cili do të reflektojë mbi shqetësimet dhe sugjerimet e evidentuara, me qëllim hartimin e ndryshimeve që do të përmirësojnë më tej kornizën ligjore të arsimit të lartë.
/gj.m/j.p/r.e/
The post Rama në Konferencën e Rektorëve: Korrektime të nevojshme në ligjin për Arsimin e Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

