Reshje shiu dhe stuhi bore në Alpe
TIRANĂ, 8 janar/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e enjte vendi ynĂ« ndikohet nga kushte tĂ« paqĂ«ndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës duke filluar nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit mot me kthjellime e vranësira kalimtare.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.
Hera-herës parashikohet reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.
Në zonën e Alpeve, parashikohet reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.
Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje â veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 9 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 18 m/s me valĂ«zimin nĂ« det tĂ« forcĂ«s 3-4ballĂ«. Mjegull e dendur / mjegullinĂ« dhe shikim i reduktuar pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« shiut dhe dĂ«borĂ«s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër |
3/6 |
Re shi/borë |
Kukës |
-3/-1 |
Re shi/borë |
Lezhë |
5/7 |
Re shi/borë |
Dibër |
-2/1 |
Re shi/borë |
Durrës |
7/10 |
Re shi |
Tiranë |
6/9 |
Re shi |
Elbasan |
3/5 |
Re shi |
Berat |
2/4 |
Re shi |
Vlorë |
5/8 |
Re shi |
Korçë |
1/2 |
Re shi/borë |
Gjirokastër |
2/4 |
Re shi/borë |
Sarandë |
5/7 |
Re shi |
Â
Â
Â
The post Reshje shiu dhe stuhi bore në Alpe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.