TIRANĂ, 6 shkurt /ATSH/ Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ« ka pĂ«rfunduar hetimet dhe ka dĂ«rguar nĂ« gjyq shtatĂ« persona pas humbjes sĂ« jetĂ«s sĂ« 3-vjeçarit, shtetasit B.S., pas njĂ« ndĂ«rhyrje dentare nĂ« njĂ« klinikĂ« nĂ« kryeqytet.
NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve, mbi procedimin penal tĂ« vitit 2023, Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ«, dĂ«rgoi nĂ« gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., pĂ«r veprĂ«n penale âVrasje nga pakujdesiaâ dhe âMashtrimâ e kryer nĂ« bashkĂ«punim, shtetasen I.Xh. pĂ«r veprĂ«n penale âVrasje nga pakujdesiaâ, âMashtrimâ e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe âUshtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«mâ, shtetasit E.S. dhe E.A. pĂ«r veprĂ«n penale âShpĂ«rdorim detyreâ, si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. pĂ«r veprĂ«n penale âNeglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sorâ.
MĂ« datĂ« 28.09.2023, i mituri B.S., iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ«, tek klinika âSplendentâ, e drejtuar nga mjekĂ«t R.Xh dhe I.Xh. Pas ndĂ«rhyrjes i mituri u kthye nĂ« shtĂ«pi dhe brenda pak orĂ«sh u dĂ«rgua nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore (koma dhe insuficiencĂ« respiratore akute) nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QĂ«ndrĂ«n Spitalore âNĂ«nĂ« Terezaâ, TiranĂ«, ku dhe mĂ« pas, nĂ« datĂ«n 1 tetor 2023, ndĂ«rroi jetĂ«.
Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insuficiencën progresive shumorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S.
Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.
Këto shkelje kanë konsistuar në moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit.
Ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë sesa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.
Nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.
Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët I.Xh dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur, por nuk ishin mbushur.
PĂ«r kĂ«tĂ« fakt, ndaj tyre u ngrit akuza pĂ«r âMashtrimâ e kryer nĂ« bashkĂ«punim.
Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia I.Xh. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licensën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.
Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të IML-së, shtetasit E.S dhe E. A.
Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët e rojës të Pediatrisë, V.A. dhe D.S., në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë.
Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G.
/gj.m/r.e/a.f/
The post Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.