Shërbimi Ambulantor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, i cili funksionon me vetëm një psikiatër, ka realizuar gjatë vitit 2025 gjithsej 1,771 vizita psikiatrike.
Të gjitha këto shërbime janë kryer nga Dr. Gëzim Shabani, specialist i Psikiatrisë, duke përfshirë trajtime rregullta ambulatore, intervenime emergjente në situata krize, trajtime të detyruara sipas legjislacionit në fuqi, si dhe konsultat psikiatrike për pacientët e shtruar në repartet e tjera të spitalit.
Ky numër i lartë i vizitave pasqyron përkushtimin dhe angazhimin profesional të stafit për të ofruar shërbime cilësore të shëndetit mendor për qytetarët e Mitrovicës dhe rajonit. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Ditjona Statovci në postin e drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës.
Sipas njoftimit të Komunës, Statovci ka përfunduar studimet për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Ajo ka përvojë profesionale në sektorin civil dhe privat, duke mbajtur pozita të ndryshme në organizata joqeveritare, si dhe duke punuar si koordinatore projektesh dhe promovuese në disa kompani private.
Me rastin e emërimit, kryetari Bulliqi i ka uruar drejtoreshës së re suksese dhe punë të mbarë në ushtrimin e detyrës, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në përmirësimin e funksionimit dhe shërbimeve të administratës komunale. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âHidrodriniâ SH.A. ka njoftuar se ka hapur njĂ« afat pĂ«r shlyerjen e borxheve tĂ« akumuluara apo riprogramimin e tyre pĂ«rmes kĂ«steve, si dhe pĂ«r nĂ«nshkrimin e kontratave pĂ«r shĂ«rbimet e ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, thirrja vlen për konsumatorët shtëpiakë, komercialë dhe industrialë në zonën e mbulueshmërisë së kompanisë, përkatësisht në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik. Afati i fundit për pagesë ose riprogramim të borxheve është data 18 shkurt 2026.
Nga KRU Hidrodrini bëhet e ditur se pas këtij afati, kompania do të jetë e detyruar që, në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të ndërmarrë masa ligjore, të cilat përfshijnë shkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgim të lëndëve tek përmbaruesi, si dhe forma të tjera ligjore.
Kompania rikujton se gjatë kësaj periudhe, konsumatorëve borxhlinj u ofrohet mundësia e riprogramimit të borxhit në mënyrë lehtësuese, përmes pagesës me këste.
Në fund të njoftimit, KRU Hidrodrini ka falënderuar konsumatorët e rregullt, të cilët vazhdimisht po i përmbushin obligimet financiare ndaj kompanisë për shërbimet e ujësjellësit.
Njoftimi është lëshuar më 3 shkurt 2026 nga Zyra për Media e KRU Hidrodrini në Pejë. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Valbona Ibishi-Azemin në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Sipas njoftimit tĂ« KomunĂ«s sĂ« PodujevĂ«s, Ibishi-Azemi ka pĂ«rfunduar studimet bachelor nĂ« Universitetin âDardaniaâ nĂ« drejtimin Juridik, si dhe studimet bachelor pĂ«r GjuhĂ« Angleze dhe LetĂ«rsi Amerikane nĂ« tĂ« njĂ«jtin universitet.
Ajo ka përfunduar gjithashtu studimet postdiplomike, nivel master, në fushën e Gjuhës Angleze dhe Letërsisë Amerikane.
NĂ« aspektin profesional, nga viti 2010 Ibishi-Azemi ka punuar si mĂ«simdhĂ«nĂ«se e gjuhĂ«s angleze nĂ« ShkollĂ«n Fillore dhe tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t âZahir Pajazitiâ nĂ« Orllan. GjatĂ« mandatit tĂ« kaluar, ajo ka ushtruar detyrĂ«n e drejtoreshĂ«s sĂ« AdministratĂ«s Komunale nĂ« PodujevĂ«.
Kryetari Bulliqi i ka uruar drejtoreshës së re suksese dhe punë të mbarë në ushtrimin e detyrës, duke shprehur besimin se angazhimi i saj do të kontribuojë në avancimin e fushës së kulturës, rinisë dhe sportit në komunë. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit publik për operim në linjat që vlerësohen si ekonomikisht joprofitabile.
Sipas tij, kjo masë synon subvencionimin e transportit publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.
âNjĂ« zotim i dhĂ«nĂ« gjatĂ« fushatĂ«s po bĂ«het realitet. Kemi hapur thirrjen pĂ«r operatorĂ«t ekonomikĂ« tĂ« transportit pĂ«r operim nĂ« linjat qĂ« janĂ« ekonomikisht jo profitabileâ, ka deklaruar Durmishi.
Ai ka theksuar se përmes kësaj mase Qeveria do të mbështesë drejtpërdrejt transportin publik, duke garantuar qasje më të mirë në shërbime dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret pĂ«r tĂ« garantuar qasje mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« shĂ«rbime, lĂ«vizje mĂ« tĂ« lehtĂ« dhe trajtim tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, pavarĂ«sisht zonĂ«s ku jetojnĂ«â, ka shtuar ministri nĂ« detyrĂ«.
Durmishi ka ftuar operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, brenda afateve të përcaktuara në thirrjen publike.
âZotimet po i kthejmĂ« nĂ« veprime konkreteâ, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/
Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook një zbulim arkeologjik, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për disa rrathë spiralë të gdhendur në shkëmbin e Kobajës, në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, të cilët ai i përshkruan si simbole diellore dhe jo thjesht vizatime në gur.
âJa edhe njĂ« zbulim tjetĂ«r, besoj ndĂ«r mĂ« tĂ« lashtat nĂ« KosovĂ«. KĂ«ta rrathĂ« nuk janĂ« thjesht vizatime nĂ« gur, por spirale nĂ« formĂ« dielli, shkĂ«mbi i KobajĂ«s nĂ« VlashnjĂ«â, ka shkruar Llapashtica.
Ai ka theksuar se veçantia e kĂ«tij zbulimi qĂ«ndron edhe te teknika e pĂ«rdorimit tĂ« ngjyrave, tĂ« cilat sipas tij kanĂ« arritur tâu rezistojnĂ« mijĂ«vjeçarĂ«ve.
âTĂ« habit teknika e ngjyrave, se si kanĂ« arritur tâi mbijetojnĂ« mijĂ«vjeçarĂ«veâ, ka theksuar ai.
Për ta bërë më të qartë vendndodhjen e lokalitetit, Llapashtica ka publikuar edhe një fotografi shtesë nga hapësira poshtë shkëmbit, ku shihet Drini i Bardhë.
âPĂ«r me e pas mĂ« tĂ« qartĂ« se ku gjendet ky vend, po ia bashkĂ«ngjiti edhe njĂ« foto nga lokaliteti poshtĂ« shkĂ«mbit, Drini i BardhĂ«â, ka shkruar ai.
Sipas Llapashticës, Vlashnja ndodhet në rajonin e Prizrenit dhe përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë arkeologjike.
âVlashnja Ă«shtĂ« nĂ« rajonin e Prizrenit dhe ka disa lokalitete shumĂ« shtresore tĂ« arkeologjisĂ« atyâ, ka pĂ«rfunduar ai.
Zbulimi i publikuar ka nxitur interesim në rrjetet sociale, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore të japin vlerësime profesionale lidhur me rëndësinë historike të këtyre gjetjeve. /Telegrafi/
Vërshimet e muajit janar 2026 shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në disa komuna të Kosovës, duke prekur dhjetëra familje dhe biznese. Megjithëse komunat formuan komisione dhe krijuan platforma për raportimin e dëmeve, këto aplikime, sikurse edhe në vitet e kaluara, rrezikojnë të mbesin vetëm dokumentacion në letër, për shkak të mungesës së kodit buxhetor dhe fondeve për kompensim.
Komunat më të prekura nga vërshimet e fillimit të këtij viti ishin Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Skenderaj, Gjakova dhe Mitrovica, ndërsa në disa komuna të tjera situata u përballua më lehtë.
Si ishte situata në të kaluarën?
Problemi i kompensimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore vazhdon që nga viti 2016. Familjet dhe bizneset e prekura ndër vite nuk janë kompensuar plotësisht, pasi nuk ekziston një rregullore e qartë që u mundëson komunave realizimin e pagesave, përveç rasteve kur Ministria e Financave ndan mjete specifike për këtë qëllim, pasi mungon "Fondi i Emergjencave".
Në një përgjigje për Telegrafin, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, shpjegoi arsyet pse pagesat për dëmet nuk janë realizuar plotësisht.
âArsyet kryesore janĂ« disa dhe kryesisht lidhen me kufizimet ligjore dhe financiare me tĂ« cilat pĂ«rballen komunat, ato nuk kanĂ« njĂ« fond tĂ« veçantĂ« emergjent pĂ«r kompensimin e dĂ«meve nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe nuk kanĂ« mjete tĂ« mjaftueshme pĂ«r situata tĂ« tilla tĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, tha ai.
Sipas Ibrahimit, ligji aktual nuk u jep komunave mundësi për pagesa të drejtpërdrejta për kompensimin e dëmeve.
âLigji aktual nuk ua mundĂ«son komunave qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« pagesa tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r kompensim tĂ« dĂ«meve. Procedurat e vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve janĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara dhe kĂ«rkojnĂ« komisione profesionale, raporte zyrtare dhe verifikime tĂ« shumta, gjĂ« qĂ« e zgjat procesinâ, theksoi ai.
Ibrahimi shtoi se kompetencat kryesore dhe mekanizmat financiarë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore janë të përqendruara në nivelin qendror.
âPjesa mĂ« e madhe e kompetencave dhe mekanizmave financiarĂ« pĂ«r menaxhimin e fatkeqĂ«sive natyrore janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« nivelin qendror, ndĂ«rsa komunat nuk kanĂ« instrumente tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« reaguar financiarishtâ, potencoi drejtori i AKK-sĂ«.
Ai bëri të ditur se Asociacioni i Komunave të Kosovës është duke lobuar në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës për krijimin e një Fondi Kombëtar Emergjent për Komuna.
âAsociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« disa hapa konkretĂ«. Ne vazhdimisht po lobojmĂ« pranĂ« QeverisĂ« dhe Kuvendit pĂ«r krijimin e njĂ« Fondi KombĂ«tar Emergjent pĂ«r Komuna, i cili do tĂ« mundĂ«sonte reagim tĂ« shpejtĂ« financiar nĂ« raste fatkeqĂ«sish natyroreâ, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se AKK po kĂ«rkon edhe ndryshime ligjore qĂ« komunave tâu jepet bazĂ« mĂ« e qartĂ« juridike pĂ«r kompensimin e dĂ«meve dhe pĂ«r menaxhimin e situatave emergjente.
âPo punojmĂ« me komunat pĂ«r ngritjen e kapaciteteve tĂ« tyre profesionale sa i pĂ«rket menaxhimit mĂ« tĂ« lehtĂ« tĂ« situatave emergjenteâ, deklaroi ai.
Sipas Ibrahimit, për të shmangur mbetjen pa përkrahje të qytetarëve dhe bizneseve, është e domosdoshme një qasje e koordinuar ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
âAKK ka propozuar qĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« buxhetit tĂ« shtetit tĂ« parashihet njĂ« linjĂ« e veçantĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e komunave tĂ« prekura nga vĂ«rshimet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset tĂ« mos mbeten pa pĂ«rkrahje. QĂ«ndrimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: komunat nuk mund tĂ« pĂ«rballojnĂ« pasojat financiare tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore. Prandaj nevojitet njĂ« qasje e koordinuar ndĂ«rmjet nivelit qendror dhe lokal, me mekanizma tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m financiarĂ« dhe ligjorĂ«â, pĂ«rfundoi ai.
ĂfarĂ« thonĂ« komunat?
Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Drenasit, Nexhmedin Gruda, bëri të ditur për Telegrafin se aktualisht janë duke u përgatitur raportet përfundimtare për vërshimet e fundit, të cilat më pas do të procedohen në Kuvendin Komunal.
Foto: Nexhmedin Gruda/ Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Komuna e Drenasit
âNĂ« bazĂ« tĂ« kompetencave tĂ« DShPE-sĂ«, kemi kĂ«to tĂ« dhĂ«na pĂ«r gjendjen aktuale tĂ« pagesave pĂ«r dĂ«met nga vĂ«rshimet pĂ«r vitet e fundit. Aktualisht, Komisioni pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve nga FatkeqĂ«sitĂ« Natyrore dhe fatkeqĂ«sitĂ« e tjera Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e pĂ«rgatitjes sĂ« raportit pĂ«rfundimtar lidhur me vĂ«rshimet e ndodhura nga data 6 deri mĂ« 11 janar. Pas pĂ«rfundimit tĂ« raportit, i njĂ«jti do tĂ« procedohet pĂ«r miratim nĂ« seancĂ«n e ardhshme tĂ« Kuvendit Komunal dhe mĂ« pas do tâi dĂ«rgohet Komisionit Qeveritar pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve, me qĂ«llim tĂ« procesimit pĂ«r pagesĂ«â, tha Gruda.
Ai theksoi se, pavarësisht aplikimeve me kohë nga qytetarët dhe bizneset, kompensimi nuk ka qenë i mundur për shkak të mungesës së fondit emergjent.
âKomuna e Drenasit nuk ka fond emergjent dhe, pĂ«r shkak tĂ« kufizimeve buxhetore, nuk ka mundĂ«si tĂ« realizojĂ« pagesa tĂ« kĂ«saj natyreâ, bĂ«ri tĂ« ditur Gruda.
Sipas tij, Komuna e Drenasit ka realizuar pagesa të pjesshme për dëmet nga vërshimet në vitet 2016, 2021 dhe 2023.
âNĂ« bazĂ« tĂ« raporteve tĂ« komisioneve tĂ« vlerĂ«simit pĂ«r vitet 2016, 2021 dhe 2023, disponojmĂ« kĂ«to tĂ« dhĂ«na. PĂ«r dĂ«met e shkaktuara nĂ« vitin 2016 Ă«shtĂ« realizuar njĂ« pagesĂ« e pjesshmeâ, deklaroi ai.
Sipas të dhënave të prezantuara, dëmet e vitit 2016 përfshijnë: biznese 44,990.00 euro, ekonomi familjare 5,198.00 euro, infrastrukturë 71,320.00 euro dhe bujqësi 48,387.00 euro.
Ndërsa për vitin 2021, dëmet e raportuara janë: biznese 479,517.00 euro, ekonomi familjare 217,643.20 euro, infrastrukturë 1,705,000.00 euro dhe bujqësi 6,738.20 euro.
Dëmet e shkaktuara në vitin 2016, 2021 dhe 2024 në Komunën e Drenasit
Për vitin 2024, sipas Grudës, janë realizuar pagesa për dëme në ndërtim në vlerë 52,510.68 euro dhe në bujqësi 162,794.19 euro.
Nga Komuna e Rahovecit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Irfan Berisha, tha për Telegrafin se dëmet nga vërshimet janë kompensuar vetëm pjesërisht.
âNĂ« vitin 2022, dĂ«met nĂ« bujqĂ«si dhe ekonomi familjare janĂ« kompensuar, ndĂ«rsa dĂ«met nĂ« biznese joâ, tha Berisha.
Ai shtoi se për vitet 2023 dhe 2024 raportet janë dërguar në komisionin qendror, por ende nuk ka pasur kompensim.
Foto: Irfan Berisha, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Komuna e Drenasit
âDĂ«met e shkaktuara nga vĂ«rshimet e datĂ«s 5, 6 dhe 7 janar 2026, raporti ka kaluar dhe Ă«shtĂ« votuar nĂ« Kuvendin Komunal nĂ« janar 2026. Sipas procedurave, janĂ« duke u kompletuar dosjet dhe shumĂ« shpejt do tĂ« dorĂ«zohen nĂ« komisionin qendror pĂ«r kompensim tĂ« dĂ«meveâ, deklaroi Berisha.
Ai përfundoi duke theksuar se qytetarët duhet të kompensohen për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera.
Ndërkohë, zyrtari për media në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, bëri të ditur se dëmet nga vërshimet nuk po kompensohen në tërësi për shkak të mungesës së kodit buxhetor.
âKa pasur raste kur janĂ« pĂ«rkrahur nĂ« ndonjĂ« situatĂ« tĂ« caktuar, por kur ka vĂ«rshime masive jo, sepse nuk ka fond emergjent. Edhe po tĂ« ketĂ« buxhet, nuk ka kod buxhetor. NĂ« rastet e vĂ«rshimeve, dĂ«met nuk janĂ« kompensuarâ, tha ai.
Sipas Paçarizit, dëmet nga vërshimet e viteve 2016, 2021 dhe 2026, që kanë qenë të përmasave të mëdha, nuk janë kompensuar asnjëherë.
Foto: Artan Paçarizi, zyrtar për media në Komunën e Malishevës
âProblemi Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ« ndĂ«r vite: pa fond emergjent, pa kod buxhetor dhe me buxhet tĂ« limituar, nuk mund tĂ« kompensohen qytetarĂ«t apo bizneset nga dĂ«met e vĂ«rshimeveâ, u shpreh ai.
Paçarizi theksoi se përgjegjësia për kompensim i takon nivelit qendror.
âPĂ«r kompensim nuk ka ndarje buxhetore. ĂshtĂ« detyrĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si direkte e QeverisĂ«, pĂ«rmes ministrive dhe sektorĂ«ve pĂ«rkatĂ«s, qĂ« tâi realizojĂ« kĂ«to pagesaâ, pĂ«rfundoi ai.
Në lidhje me këto ankesa të komunave, Telegrafi ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka emëruar ish-deputeten Arta Bajralija në postin e nënkryetares së Komunës.
Me rastin e emërimit, kryetari Rahimaj ka vlerësuar përvojën e saj politike dhe qytetare, duke theksuar se profesionalizmi, energjia dhe ndjenja e lartë e përgjegjësisë që Bajralija ka dëshmuar ndër vite do të jenë një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale dhe realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve të Kamenicës.
âArta Bajralija do tĂ« jetĂ« NĂ«nkryetarja e KomunĂ«s sonĂ«. Arta vjen nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si me njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« pasur politike dhe qytetare. Angazhimi i saj i hershĂ«m si aktiviste e pĂ«rkushtuar nĂ« LĂ«vizjen VETĂVENDOSJE!, si dhe pĂ«rvoja e fituar si deputete nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, janĂ« dĂ«shmi e qartĂ« e pĂ«rkushtimit tĂ« saj ndaj interesit publik dhe qeverisjes sĂ« ndershmeâ, ka deklaruar Rahimaj.
Ai ka shtuar se në mandatin e dytë do të vazhdojnë punën e nisur me fokus në projekte konkrete dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar se ky mandat paraqet një mundësi për ta çuar komunën përpara me më shumë energji, bashkëpunim dhe përkushtim.
Në fund, kryetari Rahimaj i ka uruar Artës punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e kësaj detyre të rëndësishme në shërbim të Komunës së Kamenicës. /Telegrafi/
Sot mbushen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s, me çârast âRojat e urĂ«sâ vranĂ« 10 shqiptarĂ«, nĂ« mesin e tĂ« cilĂ«ve fĂ«mijĂ«, gra e pleq, plagosĂ«n shumĂ« tĂ« tjerĂ«, ndĂ«rsa dĂ«buan rreth 12 mijĂ« shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t u detyruan tĂ« kalojnĂ« nĂ« jug, duke lĂ«nĂ« prapa shtĂ«pitĂ« e tyre nĂ« flakĂ«.
KMLDNj e kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare.
Ndryshe, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.
Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MPB-ja e Serbisë, në krye me ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.
Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. /kp/
Ndërmarrja Publike Lokale Përparimi ka njoftuar se sot është ndërprerë shërbimi i mbledhjes së mbeturinave për ekonomitë familjare në disa fshatra, për shkak të mosshlyerjes së obligimeve financiare.
Sipas njoftimit, ndërprerja e shërbimit ka prekur fshatrat Gllovotin, Bivolak, Stroc, Zhilivod, Bëqiq, Dubovc dhe Galicë, në përputhje me orarin e rregullt të mbledhjes së mbeturinave.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë gjithë javës ndërprerja do të vazhdojë në të gjitha fshatrat, përfshirë edhe qytetin, për të gjitha ekonomitë familjare që nuk i janë përgjigjur thirrjes për pagesën e borxheve të akumuluara.
Nga NPL Përparimi theksojnë se ky veprim është ndërmarrë pasi ekonomitë familjare në fjalë nuk kanë reaguar ndaj ftesës së Kryeshefit Ekzekutiv, e cila ishte dërguar ditë më parë për shlyerjen e obligimeve financiare.
Ndërmarrja ka paralajmëruar se, nëse brenda tetë ditëve nga dita e sotme nuk kryhet pagesa e borxhit, do të ndërmerren masa ligjore, përfshirë edhe aplikimin e kamatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
NPL PĂ«rparimi ka ftuar tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t me obligime tĂ« papaguara qĂ« tâi kryejnĂ« pagesat me kohĂ«, me qĂ«llim tĂ« shmangies sĂ« pasojave ligjore dhe sigurimit tĂ« vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimit. /Telegrafi/
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka reaguar lidhur me moszbatimin e vendimit të Qeverisë për pagën minimale ndaj punëtorëve teknikë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Sipas reagimit të Federatës, punëtorët teknikë në këtë institucion nuk janë paguar në përputhje me vendimin e Kryeministrit të Kosovës në detyrë për pagën minimale.
Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025 me numër 10/273, parasheh që nga data 1 janar 2026 paga minimale të mos jetë më e ulët se 425 euro, ndërsa nga korriku i vitit 2026 ajo të rritet në 500 euro.
Megjithatë, Federata bën të ditur se punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës kanë marrë pagë mujore në vlerë prej 350 eurosh, çka sipas saj përbën shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit qeveritar.
Për këto shkelje, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar se do të njoftojë Inspektoratin e Punës dhe, nëse vlerësohet e nevojshme, edhe Gjykatën, me qëllim të adresimit institucional të rastit. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që do të udhëheqin sektorët kyç të administratës komunale.
Sipas emërimeve të caktuara nga Muharremaj, bëhet e ditur se AAK në Suharekë ka bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kabineti i ri synon rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Përbërja e kabinetit të ri është kjo: Arta Gashi është emëruar nënkryetare e Komunës, Kymete Bajraktari drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Gent Gashi drejtor i Inspekcionit, Erza Ramadani drejtoreshë e Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave, Liridon Jollxhiu (PDK) drejtor i Administratës, Armend Krasniqi (PDK) drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë, Remzi Bajselmani drejtor i Arsimit, Amir Hoxha (PDK) drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Donjete Kabashi drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Mensur Selimaj drejtor për Shërbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër, si dhe Visar Kuqi drejtor i Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit.
Kryetari Muharremaj u ka uruar suksese anëtarëve të kabinetit të ri, duke theksuar se puna e tyre do të bazohet në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik. /Telegrafi/
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
Krahasuar me janarin e vitit 2025, gjatĂ« muajit tĂ« kaluar janĂ« shqiptuar 311 gjoba mĂ« shumĂ«, si rezultat i zbatimit tĂ« planeve âKontrolli i shtuar i trafikutâ dhe âKontrolli i shpejtĂ«sisĂ«â.
Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimin e semaforit, tejkalimin e kolonës dhe në vijë të plotë, tejkalimin e shpejtësisë, si dhe kundërvajtje të tjera.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ka ftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, për të siguruar një trafikun më të sigurt. /Telegrafi/
KRU âHidroregjioni Jugorâ ka njoftuar konsumatorĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« energjisĂ« elektrike nga kompania KEDS nĂ« njĂ«sitĂ« operative tĂ« Prizrenit, SuharekĂ«s dhe MalishevĂ«s, mund tĂ« paraqiten probleme nĂ« furnizimin me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.
Nga KRU âHidroregjioni Jugorâ bĂ«het e ditur se furnizimi me ujĂ« do tĂ« rikthehet menjĂ«herĂ« pas rikthimit tĂ« rregullt tĂ« energjisĂ« elektrike, duke siguruar normalizimin e shĂ«rbimit.
âKonsumatorĂ«ve u kĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptim pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« dhe i falĂ«nderojmĂ« pĂ«r bashkĂ«punimin,â thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë një aksion për ripozicionimin e kiosqeve në zonën e sheshit të qytetit, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e veprimtarisë së tyre dhe trajtimin e barabartë të të gjithë operatorëve.
Drejtoria e Inspekcionit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm, ka bërë të ditur se aksioni nuk ka pasur për qëllim largimin e kiosqeve nga hapësirat publike, por vendosjen e tyre në lokacione më të përshtatshme dhe funksionale.
âKiosqet janĂ« ripozicionuar nĂ« sheshin âAdem Jashariâ, konkretisht nĂ« hyrje tĂ« sheshit tĂ« qytetit, njĂ« lokacion i pĂ«rshtatshĂ«m dhe i favorshĂ«m pĂ«r zhvillimin e veprimtarisĂ« tregtare tĂ« operatorĂ«ve,â bĂ«ri tĂ« ditur Komuna.
Aksioni është përcjellë nga Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, dhe Drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja.
Komuna e Mitrovicës ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj rregullit urban, trajtimit të barabartë për të gjithë dhe përdorimit të drejtë të hapësirave publike, duke synuar krijimin e një ambienti më funksional dhe të organizuar për qytetarët dhe bizneset. /Telegrafi/
Ministri nĂ« detyrĂ« i Infrastruktures, Hysen Durmishi, ka reaguar lidhur me situatĂ«n nĂ« segmentin e rrugĂ«s âMon Balajâ, nĂ« KodrĂ«n e Trimave, duke theksuar se mirĂ«mbajtja e kĂ«tij segmenti nuk i pĂ«rket MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s, Por TĂ« PunĂ«ve dhe Transportit (MMPHI).
âNuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« se segmenti i rrugĂ«s âMon Balajâ Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« MMPHI-sĂ« pĂ«r mirĂ«mbajtjeâ, ka shkruar ministri nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.
Ai shton se: âJemi tĂ« pĂ«rgatitur dhe plotĂ«sisht tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r mirĂ«mbajtjen e rrugĂ«ve qĂ« janĂ« nĂ« kompetencĂ« tĂ« MinistrisĂ« gjatĂ« sezonit dimĂ«ror. MbrĂ«mĂ«, me fillimin e reshjeve tĂ« borĂ«s, ekipet tona janĂ« aktivizuar menjĂ«herĂ« dhe kanĂ« hedhur kripĂ« nĂ« tĂ« gjitha rrugĂ«t nĂ«n pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tonĂ«, me qĂ«llim tĂ« garantimit tĂ« qarkullimit tĂ« sigurt dhe tĂ« papenguarâ.
Ministri Durmishi ka sqaruar se segmenti i rrugĂ«s âMon Balajâ Ă«shtĂ« nĂ«n pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, e cila ka ndĂ«rhyrĂ« duke vendosur pengesa, ndĂ«rsa MMPHI Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r segmentin rrugor nga Bernica drejt KomunĂ«s sĂ« PodujevĂ«s, ku po realizohet edhe projekti i rrugĂ«s PrishtinĂ«âPodujevĂ«.
âJu falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe bashkĂ«punimin tuajâ, ka pĂ«rfunduar ministri reagimin e tij. /Telegrafi/
Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Nazmi Kelmendi, ka realizuar një inspektim në terren të pronës publike komunale në Zonën Kadastrale Vaganicë, përkatësisht në hapësirën e Zonës së Lirë Ekonomike.
Qëllimi i këtij inspektimi ishte verifikimi i gjendjes aktuale të pronës komunale, evidentimi i kufijve kadastralë dhe krijimi i një pasqyre të qartë për menaxhim efikas dhe planifikim të ardhshëm zhvillimor.
Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin e përgjegjshëm të pronës publike, duke siguruar që të shërbejë për zhvillimin ekonomik dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Arbnorë Uka-Osmani drejtoreshë të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, duke i besuar drejtimin e sektorit kyç financiar të komunës.
Arbnorë Uka-Osmani ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe ka një përvojë 16-vjeçare në sektorin bankar.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka punuar si analiste për individë dhe biznese, si dhe si menaxhere për marrëdhënie me biznese.
Kryetari Bulliqi i uroi drejtoreshës Uka-Osmani suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të përgjegjshëm të burimeve financiare të komunës. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e Menaxhimit tĂ« Mbeturinave âPastrimiâ ka apeluar te qytetarĂ«t e lagjes âLakrishteâ, pranĂ« tregut âTregtiaâ, pĂ«r tĂ« mos parkuar veturat nĂ« rrugĂ« ose afĂ«r kontejnerĂ«ve, pasi kjo pengon kryerjen e shĂ«rbimeve tĂ« mbledhjes sĂ« mbeturinave.
Nga KRM âPastrimiâ bĂ«het e ditur se pĂ«r shkak tĂ« veturave tĂ« parkuara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt, ekipet shpesh presin me orĂ«, dhe ndonjĂ«herĂ« edhe deri nĂ« dy ditĂ«, derisa institucionet pĂ«rkatĂ«se ose qytetarĂ«t tĂ« largojnĂ« automjetet, duke penguar kryerjen e shĂ«rbimit sipas standardeve.
Kompania rikujton qytetarët se respektimi i këtij apeli është i domosdoshëm për të mundësuar mbledhjen efikase të mbeturinave dhe ruajtjen e pastërtisë në qytet.
âLutemi qĂ« tĂ« bashkĂ«punoni me ne dhe tĂ« mos parkuani veturat nĂ« rrugĂ«, laurĂ« ose afĂ«r kontejnerĂ«ve,â thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Teatri i Qytetit nĂ« Gjilan njofton se pak ditĂ« na ndajnĂ« nga premiera e shfaqjes âKABARE 99â, nĂ«n regjinĂ« e Zana HoxhĂ«s, njĂ« kabare qĂ« sjell nĂ« skenĂ« kujtesĂ«n kolektive tĂ« viteve tĂ« para pas luftĂ«s.
Sipas njoftimit, âKABARE 99â zhvillohet nĂ« njĂ« qytet qĂ« quhet PrishtinĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« trazuar, plot shpresa, absurditete, Ă«ndrra dhe zhgĂ«njime. Shfaqja pĂ«rdor humorin, muzikĂ«n dhe dramaturgjinĂ« pĂ«r tĂ« reflektuar mbi njĂ« epokĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke krijuar njĂ« hapĂ«sirĂ« ku e kaluara dialogon me tĂ« tashmen.
âKABARE 99â Ă«shtĂ« bashkĂ«prodhim mes Teatrit tĂ« Gjilanit dhe organizatĂ«s Artpolis, dhe premiera ka shkaktuar interesim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« publikut: bileta pĂ«r datĂ«n 5 shkurt janĂ« shitur tĂ« gjitha, ndĂ«rsa pĂ«r datat 6 dhe 7 shkurt janĂ« ende disa bileta tĂ« disponueshme.
Shfaqja kthehet si një rikthim në shpirtin e teatrit, si vend i rrëfimit, i kujtesës dhe i rezistencës artistike, duke ofruar një eksperiencë të veçantë për publikun e Gjilanit dhe më gjerë. /Telegrafi/