❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PDK dhe LDK bëjnë thirrje për debat politik, ftojnë Kurtin të përballet publikisht



Pak para nisjes së debatit politik, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti po krijon hapësirë që kryeministri Albin Kurti të shprehë qëndrimet e tij në një debat të hapur politik.

Haziri tha se fillimisht nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e debatit, por kishte vendosur të bashkohej për të diskutuar dallimet politike mes partive.

“UnĂ« nuk kam pasur qĂ«llim tĂ« jem pjesĂ« e debatit, por vendosa tĂ« bashkĂ«ngjitem pĂ«r tĂ« diskutuar dallimet dhe pĂ«r tĂ« debatuar mbi to,” deklaroi Haziri.

Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

NĂ«nkryetarja e kĂ«saj partie, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parĂ« qĂ« mbĂ«rriti nĂ« emisionin politik Politiko, pak para nisjes sĂ« debatit mes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« partive politike.

Duke folur pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rballjes politike, Çitaku theksoi se PDK-ja nuk i Ă«shtĂ« shmangur asnjĂ«herĂ« debateve dhe se ato janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r funksionimin e demokracisĂ«.

“Debati nĂ« demokraci Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m dhe PDK nuk i ikĂ«n debateve,” tha Çitaku, duke shtuar se shpreson qĂ« edhe kryeministri Albin Kurti tĂ« tregojĂ« gatishmĂ«ri dhe t’i pĂ«rgjigjet ftesĂ«s pĂ«r njĂ« debat tĂ« hapur politik.

Thirrjet nga LDK dhe PDK vijnë në kohën kur debati publik mes partive opozitare dhe kryeministrit Kurti ka munguar, ndërsa kërkesat për transparencë dhe përballje politike po shtohen./Telegrafi.

Çitaku: Konjufca mbrĂ«mĂ« foli sikur ta kishte dorĂ«zuar librezĂ«n e LVV-sĂ«



Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PDK-sĂ«, Vlora Çitaku ka kritikuar nĂ«nkryetarin e VetĂ«vendosjes, Glauk Konjufca, lidhur me qĂ«ndrimet e tij gjatĂ« intervistĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme nĂ« T7.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Çitaku shkruan se Konjufca “paska folur sikur ta kishte dorĂ«zuar librezĂ«n e VetĂ«vendosjes nĂ« hyrje tĂ« ‘Pressing’-ut”.

Ajo vë në dukje kontradiktën mes thirrjeve publike për unitet dhe realitetit të veprimeve të tij.

“NĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« dalin me thirrje patetike ‘Mos lĂ«sho pe’. NdĂ«rsa, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Konjufca vetĂ« paska lĂ«shuar pe nĂ« gjithçka”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku akuzon KonjufcĂ«n se ka hequr dorĂ« nga identiteti dhe politika e VetĂ«vendosjes.

“Madje, e paska lĂ«shuar edhe VetĂ«vendosjen, gjuhĂ«n e saj, arrogancĂ«n e saj, dĂ«shtimet e saj. PesĂ« vjet nĂ« pushtet i paska shndĂ«rruar nĂ« amnezi politike”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu sugjeron një qasje më reflektuese për të ardhmen.

“NjĂ« kĂ«shillĂ« miqĂ«sore: nĂ« vend tĂ« njĂ« narrative tĂ« re nĂ« funksion tĂ« zgjedhjeve, filloni duke marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r pĂ«rçarjet dhe linçimet qĂ« keni ushqyer”, shkruan Çitaku. /Telegrafi/

“Jam Albini, pushkĂ« me qitĂ«â€ - Çitaku dhe Halimi kritikojnĂ« kĂ«ngĂ«n e Llalloshit duke e quajtur tĂ« rrezikshme



Mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka mbajtur një tubim në Zvicër, ku kandidatja për deputete, Edona Llaloshi, e ka nisur aktivitetin me një këngë kushtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Kjo paraqitje ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe nga përfaqësues të subjekteve tjera politike.

Një nga reagimet ka ardhur nga kandidatja për deputete e LDK-së, Sibel Halimi e cila ka kritikuar ashpër mesazhin e këngës dhe simbolikën e përdorur, duke theksuar se romantizimi i dhunës nuk mund të konsiderohet art.

“Romantizimi i dhunĂ«s nuk Ă«shtĂ« art. Arti nuk Ă«shtĂ« pushkĂ«, as thirrje pĂ«r tĂ« qĂ«lluar. Arti Ă«shtĂ« ndĂ«rgjegje, Ă«shtĂ« pyetje, Ă«shtĂ« dritĂ« qĂ« e ndal dorĂ«n para dhunĂ«s,” ka shkruar Halimi. Ajo ka vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje vargun e kĂ«ngĂ«s “Jam Albini, pushkĂ« me qitĂ«â€, duke pyetur se “kujt do t’i drejtohen plumbat”.


Sipas saj, “pushka e artistit nuk duhet t’i drejtohet askujt si armĂ«, por padrejtĂ«sisĂ« si ide, frikĂ«s si sistem dhe heshtjes si bashkĂ«fajĂ«si”, duke shtuar se vendit i duhet “paqja dhe mirĂ«qenia, jo romantizimi i dhunĂ«s”.

Halimi ka pĂ«rfunduar se artistĂ«t kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« jenĂ« “zĂ« i arsyes, i humanizmit dhe i shpresĂ«s”, e jo “jehonĂ« e instinkteve tĂ« errĂ«ta”.

Reagim ka pasur edhe nga sekretarja e PDK-sĂ«, Vlora Çitaku, e cila ka vlerĂ«suar se ajo qĂ« u pa nĂ« tubimin e LVV-sĂ« nĂ« ZvicĂ«r pĂ«rbĂ«n “njĂ« nivel tjetĂ«r tĂ« marrĂ«zisĂ«â€.

“Kur njĂ« deputete i kushton kĂ«ngĂ« liderit nĂ« njĂ« ngjarje tĂ« organizuar nga vet partia, dhe lideri rri aty duke rrahur shuplakĂ«, kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« thjesht shije e keqe apo folklor politik. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rtej marrĂ«zisĂ«. Kjo Ă«shtĂ« e rrezikshme,” ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se problemi nuk lidhet me kualitetin artistik tĂ« kĂ«ngĂ«s, por me “mentalitetin qĂ« promovon”, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si tĂ« dĂ«mshĂ«m pĂ«r shĂ«ndetin demokratik.

Deri më tani, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me kritikat e ngritura pas këtij tubimi. /Telegrafi/


Çitaku dhe Lushaku i kundĂ«rpĂ«rgjigjen Muratit pĂ«r vizat: Po merrni meritat e tĂ« tjerĂ«ve, Kosova sot Ă«shtĂ« mĂ« e izoluar se kurrĂ«



Deklarata e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili i atribuoi Qeverisë Kurti meritat për liberalizimin e vizave, ka shkaktuar reagime të ashpra nga ish-deputete të opozitës.

Vlora Çitaku e PDK-sĂ« dhe Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-sĂ« e akuzuan ministrin se po pĂ«rpiqet t’i mbajĂ« meritat pĂ«r njĂ« proces qĂ«, sipas tyre, Ă«shtĂ« zhvilluar prej vitesh dhe pa kontribut tĂ« VetĂ«vendosjes.

Vlora Çitaku deklaroi se “kontributi i vetĂ«m” i VetĂ«vendosjes nĂ« procesin e liberalizimit tĂ« vizave ka qenĂ« gazi lotsjellĂ«s nĂ« Kuvend dhe vonesat shumĂ«vjeçare.

Ajo ironizoi se me kĂ«tĂ« qasje, VV “sĂ« shpejti do tĂ« thotĂ« se ka shpallur edhe pavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ« dhe ka çliruar KosovĂ«n”.

“Dil nĂ« barnatore e i sheh qytetarĂ«t pa para as pĂ«r barna. Tako ndonjĂ« pensioner qĂ« kursen nga buka pĂ«r energjinĂ«. Kryeje punĂ«n tĂ«nde e pastaj krekosu,” i shkroi Çitaku Muratit.

Edhe ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, reagoi ashpër, duke thënë se Murati po krenohet me punën e të tjerëve, ndërsa nuk ka çfarë të tregojë për qeverisjen e Vetëvendosjes.

Ajo kujtoi se VV vite mĂ« parĂ« kundĂ«rshtoi demarkacionin me Malin e Zi – kushtin e fundit pĂ«r liberalizimin e vizave – duke shkaktuar, sipas saj, vonesa dhjetĂ«vjeçare. “RadhĂ«t pĂ«r viza kanĂ« qenĂ« faj i juaji”, theksoi Lushaku-Sadriu.

Ajo shtoi se Kosova sot Ă«shtĂ« “nĂ« sanksione dhe mĂ« e izoluar se kurrĂ«â€, duke akuzuar qeverinĂ« pĂ«r humbjen e mbi 1 miliard eurove asistencĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. “Sa shkolla, rrugĂ« e projekte do tĂ« realizoheshin me ato grante qĂ« ju ia humbĂ«t KosovĂ«s?”, pyeti ajo.

Reagimet e dy ish-deputeteve pasuan deklaratĂ«n e Muratit, i cili tha se liberalizimi i vizave u arrit pavarĂ«sisht “izolimit tĂ« shtetit nga qeveritĂ« e mĂ«parshme” dhe se Qeveria Kurti ka qenĂ« vendimtare nĂ« pĂ«rmbylljen e procesit.

Debati ka rikthyer polemikat e vjetra për rolin e secilës palë në këtë çështje shumëvjeçare./Telegrafi.

Kurti nis fushatĂ«n nĂ« Oslo dhe kritikon PDK-nĂ«, reagon Çitaku: Mos na e bajĂ« dertin neve



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ndonëse zyrtarisht sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) fushata do të fillojë më 17 dhjetor.

Kurti ishte në një takim me mërgimtarët në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, ku kritikoi situatën politike në vend dhe, veçanërisht, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai theksoi se PDK-ja ende dominon në administratën publike, në media dhe në sistemin e drejtësisë, duke vlerësuar se ndryshimi i kryetarit të partisë nuk është një reformë reale.

“NĂ« PDK duhet tĂ« ndodhĂ« reforma, me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n nuk ka ndodh reforma, aty po ndodh ndĂ«rrimi i fytyrĂ«s sĂ« kryetarit, por gjithmonĂ« kryetar Ă«shtĂ« dikush qĂ« s’ështĂ« kryetar”, tha Kurti.

Reagimi i PDK-sĂ« erdhi nga sekretarja e partisĂ«, Vlora Çitaku.

Ajo tha se kryeministri duhet të fokusohet te ekonomia, integrimi në BE dhe NATO, dhe jo te PDK-ja.

“Mos na e bajĂ« dertin neve, Albin. Ne kryetar e kemi Bedri HamzĂ«n. Shihemi mĂ« 28 dhjetor”, tha ajo.

KQZ ka përcaktuar se fushata zgjedhore për këto zgjedhje do të zgjasë vetëm 12 ditë, duke filluar më 17 dhjetor./Telegrafi/

​Çitaku nga Prekazi: QoftĂ« ky nĂ«ntori i fundit pa liderĂ«t tanĂ« tĂ« luftĂ«s



Deputetja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku ka thĂ«nĂ« se Prekazi Ă«shtĂ« kujtim dhe mĂ«sim i pĂ«rhershĂ«m qĂ« atdheu duhet dashur pa kushte.

Pas homazheve nĂ« Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nĂ« Prekaz, ajo u shpreh se edhe kĂ«tĂ« 28 nĂ«ntor po mungojnĂ« liderĂ«t e luftĂ«s.

“Ngado qĂ« tĂ« nisemi si komb, nga kĂ«tu fillojmĂ«, nga Prekazi legjendar, nga Prekazi i sakrificĂ«s, nga Prekazi i heroizmit, nga Prekazi qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kujtim dhe mĂ«sim i pĂ«rhershĂ«m qĂ« atdheu, liria duhet tĂ« duhen pa kushte. Atdheu, liria janĂ« parakusht pĂ«r krijimin e çdo vlere tjetĂ«r. Nuk jam kĂ«tu si politikane, para se gjithash jam si shqiptare me pĂ«rulje dhe respekt pĂ«r sakrificĂ«n e komandantit legjendar, Adem Jashari nĂ« kĂ«tĂ« festĂ« tĂ« shumĂ«fishtĂ«. Sigurisht qĂ« sot na mungojnĂ« shumĂ« liderĂ«t tanĂ« tĂ« luftĂ«s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniq e Rexhep Selimi. QoftĂ« ky nĂ«ntori i fundit qĂ« e shĂ«nojmĂ« pa ta”, tha ajo, raporton kp.

NĂ« Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nĂ« Prekaz, pushojnĂ« trupat e JasharĂ«ve, tĂ« vrarĂ« me 5, 6 dhe 7 mars tĂ« vitit 1998. 28 nĂ«ntori shĂ«non daljen publike tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, pavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ« dhe ditĂ«lindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“NĂ« harmoni tĂ« plotĂ«â€ - PDK i reagon ashpĂ«r Albulena Haxhiut pas krahasimit me ListĂ«n Serbe



Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për herë të dytë të formojë Qeverinë. Pas seancës, në të cilën i mandatuari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk i mori votat e nevojshme për t`u bërë kryeministër, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Haxhiu publikoi një fotografi në Facebook, ku shiheshin deputetët e PDK-së duke votuar kundër formimit të Qeverisë.

MirĂ«po Haxhiu e shoqĂ«roi kĂ«tĂ« fotografi me njĂ« mbishkrim “nĂ« harmoni tĂ« plotĂ«â€, duke aluduar tek deputetĂ«t e PDK-sĂ« dhe ListĂ«s Serbe, tĂ« cilĂ«ve u takojnĂ« ulĂ«set nĂ« Kuvend pikĂ«risht mbrapa deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s.



E ky krahasim ka nxitur reagimet e deputetĂ«ve tĂ« PDK-sĂ«. Altin Krasniqi djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi reagoi duke shkruar se ish-ministrja ka barazuar deputetĂ«t shqiptarĂ« me ata serb me qĂ«llim qĂ« t’i njollosĂ« tĂ« gjithĂ«.

“NĂ« rreshtin tim, pranĂ« meje Ă«shtĂ« deputeti Fadil Demaku, tĂ« cilit gjatĂ« luftĂ«s kundĂ«r ushtrisĂ« serbe iu vranĂ« vĂ«llai dhe motra. ËshtĂ« PĂ«rparim Gruda, tĂ« cilit iu vra babai. Po ashtu janĂ« deputetĂ« qĂ« janĂ« bashkĂ«luftĂ«tarĂ« tĂ« Adem Jasharit. NdĂ«r ta jam edhe unĂ«, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut qĂ« gjithĂ« jetĂ«n e tij Ă«shtĂ« pĂ«rndjekur nga regjimi fashist i SerbisĂ« dhe qĂ« tash e pesĂ« vite qĂ«ndron ballĂ«lartĂ« nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarve, pikĂ«risht pĂ«rballĂ« akuzave tĂ« fabrikuara nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi.



Ai ka shtuar se me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie.

Reagim pati edhe nga Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PDK-sĂ« dhe deputetja, Vlora Çitaku. Çitaku ka shkruar se pĂ«r nevojat e “njĂ« narracioni tĂ« ultĂ« politik” nĂ«nkryetarja e Kuvendit deri dje ministre e DrejtĂ«sisĂ«, i tha mbesĂ«s sĂ« Adem Jasharit se Ă«shtĂ« “nĂ« koordinim me ListĂ«n Serbe”.

“Jo vetĂ«m Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-sĂ« ka mĂ« shumĂ« atribut dhe kontribut pĂ«r shtetin e KosovĂ«s sesa kjo nĂ«nkryetare. Diku kemi gabuar, nĂ« fakt, qĂ« njĂ« profil i tillĂ« ka arritur tĂ« mbajĂ« pozita tĂ« larta shtetĂ«rore, kjo Ă«shtĂ« e dukshme. Por uroj qĂ« sot tĂ« jetĂ« fillimi i fundit tĂ« kĂ«tij mentaliteti. E turpshme, pĂ«r besĂ«â€, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/


Çitaku: PDK nuk do tĂ« marr pjesĂ« nĂ« seancĂ«n e orĂ«s 11:00



Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Vlora Çitaku nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media para seancĂ«s sĂ« orĂ«s 11:00 tha se PDK nuk do tĂ« marr pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ«.

Në këtë seancë është paraparë formimi i komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.

Përveç kësaj seance në ora 11:00, sot është caktuar seancë edhe në ora 14:00 për votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Çitaku, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media tha PDK Ă«shtĂ« pĂ«r mbrojtjen e rendit kushtetues dhe institucionet e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

“PDK nuk do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« seance tĂ« paligjshme. Nuk do tĂ« bĂ«hemi fasadĂ« pĂ«r mbulimin e dĂ«shtimeve tĂ« tĂ« tjerĂ«ve. Sepse kjo seancĂ« nuk Ă«shtĂ« thirrur pĂ«r qytetarĂ«t. Nuk Ă«shtĂ« thirrur pĂ«r ligjet. As pĂ«r komisionet. Kjo seancĂ« Ă«shtĂ« thirrur pĂ«r t’i shpĂ«tuar fajit, fajit tĂ« njĂ« pushteti qĂ« pĂ«r 10 muaj rresht ka refuzuar tĂ« marrĂ« vendime, tĂ« ndĂ«rtojĂ« dialog, tĂ« krijojĂ« shumicĂ« dhe tĂ« formojĂ« qeveri. Thirrjet pĂ«r tĂ« shkelur ligjin nuk janĂ« zgjidhje. As pĂ«r vendin, as pĂ«r Kuvendin, as pĂ«r demokracinĂ« tonĂ«. Ato janĂ« derĂ« e hapur pĂ«r kaos. JanĂ« precedentĂ« tĂ« rrezikshĂ«m qĂ« dĂ«mtojnĂ« themelet e shtetit ligjor”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka thĂ«nĂ« se kjo seancĂ« Ă«shtĂ« njĂ« skemĂ« e radhĂ«s e QeverisĂ« nĂ« ikje pĂ«r tĂ« mbuluar krizĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n po e fusin vendin, si dhe Ă«shtĂ« e paligjshme dhe tĂ«rĂ«sisht nĂ« kundĂ«rshtim me rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

“Prej 10 muajsh, Kosova Ă«shtĂ« mbajtur peng. Prej 10 muajsh, vendi Ă«shtĂ« zhytur nĂ« bllokim institucional. Prej 10 muajsh, qytetarĂ«t tanĂ« presin qeverinĂ« e re, parlament funksional, komisione pune, e shtet normal. FatkeqĂ«sisht, edhe pas 10 muajsh: asnjĂ«rĂ«n nuk e kemi. Rrjedhimisht, Republika e KosovĂ«s ka humbur tĂ«rĂ«sisht vitin 2025. Kosova, qytetarĂ«t e KosovĂ«s, nuk e kanĂ« pasur kĂ«tĂ« luks. PĂ«rkundrazi, ne kemi pasur nevojĂ« pĂ«r njĂ« vit dinamik dhe produktiv si asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«â€, ka shtuar ajo.

Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit që ka zgjedhur ta përdorë fitoren jo për të qeverisur, por për të zvarritur, për të manipuluar proceset dhe për të konsumuar çdo afat ligjor, në mënyrë që të shmangë përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve.

“E pĂ«rsĂ«ris, kjo seancĂ« qĂ« do tĂ« mbahet pas pak minutash, Ă«shtĂ« farsĂ«. ËshtĂ« truk politik. Nuk Ă«shtĂ« zgjidhje, Ă«shtĂ« tentim pĂ«r tĂ« mbuluar dĂ«shtimin. Ajo qĂ« po shohim sot Ă«shtĂ« e dukshme: Kur vjen puna pĂ«r tĂ« formuar institucionet: zvarritje, pasiguri dhe manipulim afatesh nga LVV. Por kur vjen puna pĂ«r t’i ikur pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«: nxitim i çuditshĂ«m, madje duke shkelur rendin kushtetues”, ka thĂ«nĂ« Çitaku. /Telegrafi/

Çitaku i pĂ«rgjigjet Hoxhajt: E inkurajojmĂ« garĂ«n e brendshme, me statut konventa mbahet brenda 5 ditĂ«sh



Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur deputetit, Enver Hoxhaj, i cili sot ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« shtyhet konventa pĂ«r zgjedhjen e kryetarit tĂ« ri tĂ« partisĂ«.

Çitaku nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Telegrafin ka thĂ«nĂ« se nĂ« mbledhjen e fundit tĂ« KryesisĂ«, pas dorĂ«heqjes sĂ« kryetarit Memli Krasniqi, kryesia vendosi tĂ« thĂ«rrasĂ« KonventĂ«n e JashtĂ«zakonshme, e cila, bazuar nĂ« nenin 35 tĂ« Statutit tĂ« PartisĂ«, duhet tĂ« mbahet brenda pesĂ« ditĂ«sh.

“Ne e inkurajojmĂ« dhe e mirĂ«presim garĂ«n e brendshme. Çdo anĂ«tar apo anĂ«tare qĂ« i plotĂ«son kriteret e pĂ«rcaktuara me Statut Ă«shtĂ« i mirĂ«seardhur tĂ« kandidojĂ«. Gara do ta bĂ«nte KonventĂ«n edhe mĂ« madhĂ«shtore”, ka thĂ«nĂ« Çitaku.

Tutje bëhet e ditur se më e rëndësishme se gara e brendshme është fitorja jonë në zgjedhjet parlamentare

“PĂ«r secilin prej nesh, qofshim nĂ« garĂ« ose jo, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tij procesi tĂ« dalim tĂ« unifikuar, me vizion tĂ« qartĂ« dhe me platformĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r zgjedhjet e pĂ«rgjithshme qĂ« na presin shumĂ« shpejt. MĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se gara e brendshme Ă«shtĂ« fitorja jonĂ« nĂ« zgjedhjet parlamentare. Sepse beteja kryesore politike pĂ«r secilin prej nesh Ă«shtĂ« ajo se kush do tĂ« jetĂ« Kryeministri i ardhshĂ«m i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ndĂ«r tĂ« tjera Çitaku.

Ndryshe, Enver Hoxhaj, duke theksuar se konventa duhet të shtyhet për të dielën e ardhshëm.

"Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin", tha Hoxhaj.

Sipas tij, kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme.

"Kjo nguti nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë. Në partitë demokratike, më shumë se një kandidaturë është mundësi për delegatët që të zgjedhin lirisht dhe ndihmon në pasurimin e platformave individuale, duke çuar në ndërtimin e një platforme të përbashkët për PDK-në", theksoi ai.

Mes tjerash, ai ka pohuar se "për një vendimmarrje kaq të rëndësishme, kërkoj që procesi zgjedhor të shtyhet, në mënyrë që gara të hapet për të gjithë dhe baza të ketë kohën e duhur për të shprehur vullnetin e saj pa presion dhe pa imponime".

"DorĂ«heqja e kryetarit, e shoqĂ«ruar me preferenca pĂ«r pasuesin, krijon pĂ«rshtypjen e skemave tĂ« sajuara e tĂ« paragjykuara, tĂ« cilat nuk e çojnĂ« partinĂ« pĂ«rpara. UnĂ« jam qartĂ«sisht kundĂ«r çdo imponimi, kundĂ«r çdo tentative pĂ«r tĂ« orientuar garĂ«n dhe kundĂ«r çdo formule qĂ« shpĂ«rfill bazĂ«n dhe delegatĂ«t. PDK-ja ka nevojĂ« pĂ«r drejtim tĂ« ri, jo pĂ«r skema tĂ« vjetra; ka nevojĂ« pĂ«r vizion tĂ« ri, jo pĂ«r ndĂ«rrim rolesh. Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r t’i hapur rrugĂ«n ndryshimit tĂ« vĂ«rtetĂ«".

Ndryshe, Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje para disa ditësh, ndërsa deri tani Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së. /Telegrafi/

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj ministres Rozeta Hajdari, reagimi i saj dhe deklaratat nga partitë tjera



Prokuroria Speciale e KosovĂ«s tĂ« martĂ«n ka dorĂ«zuar aktakuzĂ« nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« ndaj katĂ«r personave nĂ«n dyshimin pĂ«r kryerjen e veprave penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtĂ«sisĂ« zyrtare” dhe “Ndihma nĂ« kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”.

TĂ« pandehurit Rozeta Hajdari, I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatĂ« muajve shkurt – mars 2022, kanĂ« keqpĂ«rdorur detyrat zyrtare me qĂ«llim pĂ«rfitimi pasuror pĂ«r persona tĂ« tjerĂ«, duke shkaktuar dĂ«m ndaj buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit R.M.

R.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave.

E lidhur me këtë ka shkruar në Facebook, ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

Ajo përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« procesi tepĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne. Sapo tĂ« kem pranuar dokumentin e plotĂ« tĂ« aktakuzĂ«s do tĂ« deklarohem mĂ« gjerĂ«sisht pĂ«r media”, ka shkruar Hajdari.

Ajo gjithashtu theksoi se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, në kohën më të vështirë për vendin.

Pas lajmit për aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari ka reaguar ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka deklaruar se hetimet ndaj Hajdarit janĂ« “tĂ« ndikuara”, ndĂ«rsa aktakuza, sipas saj, Ă«shtĂ« “e motivuar politikisht dhe pa bazĂ« reale”.

“Kjo aktakuzĂ« Ă«shtĂ« e motivuar politikisht, pa asnjĂ« bazĂ« reale dhe dukshĂ«m e qĂ«llimshme. Ministrja ka bĂ«rĂ« gjithçka qĂ« ka qenĂ« nĂ« dorĂ«n e saj pĂ«r tĂ« mbrojtur interesin e vendit dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« Kosova tĂ« ketĂ« rezerva shtetĂ«rore, ndryshe nga qeveritĂ« e kaluara qĂ« kishin lĂ«nĂ« vendin pa rezerva. ËshtĂ« e qartĂ« se ekziston njĂ« tendencĂ« pĂ«r tĂ« njollosur figurĂ«n e saj”, ka shkruar Haxhiu nĂ« njĂ« reagim publik, pĂ«rcjell Telegrafi.

Po ashtu, reagime ka pasur edhe nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sekretarja e pĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social Facebook ka theksuar se tĂ« gjitha vendimet janĂ« marrĂ« me aprovimin e kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, pĂ«rcjell Telegrafi.

“NĂ« fakt, Rozeta, sikurse edhe tĂ« gjithĂ« kolegĂ«t e saj nĂ« kabinetin Kurti 2, nuk ka bĂ«rĂ« as edhe njĂ« hap pa dijeninĂ« dhe aprovimin e A.K. Ka qenĂ« e qartĂ« pĂ«r kĂ«do qĂ« A.K. nuk ka pasur ministra me mandat tĂ« plotĂ« e me autoritet vendimmarrĂ«s. Ka pasur ndihmĂ«s, zbatues tĂ« urdhrave tĂ« tij”, ka shkruar Çitaku.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me kontraktimin e rezervave shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se është befasuar që kryeministri Albin Kurti nuk është përfshirë në aktakuzë, duke e akuzuar atë për lejimin e blerjeve dhe tenderëve sekret me vlera të larta.

“Albini ka marrĂ« vendim me ba blerje sekrete tĂ« miellit e vajit. Albini ka leju me u nĂ«nshkru mbi 2,400 tenderĂ« sekret, nĂ« vlerĂ« prej 270 milionĂ« euro. Albini ka leju ‘mafinĂ« energjetike’ dhe rreth 800 milionĂ« euro import tĂ« rrymĂ«s. Andaj edhe unĂ« dhe gjithĂ« ata qĂ« e duan kĂ«tĂ« RepublikĂ« kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesĂ« e aktakuzĂ«s!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Aktakuza ndaj Hajdarit, Çitaku: AsnjĂ« hap pa dijeninĂ« e Kurtit



Pas ngritjes sĂ« aktakuzĂ«s nga Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ndaj ministres nĂ« detyrĂ« tĂ« IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ« dhe TregtisĂ«, Rozeta Hajdari, nĂ« lidhje me rastin e rezervave shtetĂ«rore, ka reaguar sekretarja e pĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social Facebook, Çitaku ka theksuar se tĂ« gjitha vendimet janĂ« marrĂ« me aprovimin e kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, pĂ«rcjell Telegrafi.

“NĂ« fakt, Rozeta, sikurse edhe tĂ« gjithĂ« kolegĂ«t e saj nĂ« kabinetin Kurti 2, nuk ka bĂ«rĂ« as edhe njĂ« hap pa dijeninĂ« dhe aprovimin e A.K. Ka qenĂ« e qartĂ« pĂ«r kĂ«do qĂ« A.K. nuk ka pasur ministra me mandat tĂ« plotĂ« e me autoritet vendimmarrĂ«s. Ka pasur ndihmĂ«s, zbatues tĂ« urdhrave tĂ« tij,” ka shkruar Çitaku.

Prokuroria Speciale më herët ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj ministres në detyrë Hajdari, në lidhje me menaxhimin e rezervave shtetërore, çështje që tashmë është në procedurë gjyqësore. /Telegrafi/


Çitaku: Disa persona me nevoja tĂ« veçanta kanĂ« hasur nĂ« vĂ«shtirĂ«si gjatĂ« votimit



Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PDK-sĂ«, Vlora Çitaku, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media ka folur raundin e dytĂ« tĂ« zgjedhjeve qĂ« po mbahet nĂ« 18 komuna.

Çitaku, tha se procesi po zhvillohet qetĂ«, derisa bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« dalin nĂ« votime, transmeton Telegrafi.

“Kemi pranuar disa ankesa nga disa komuna, ku personat me nevoja tĂ« veçanta kanĂ« pasur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« votuar. KĂ«to ankesa I kemi drejtuar nĂ« KQZ”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se kandidatët e tyre janë të përkushtuar për të mirën e qytetarëve, duke bërë thirrje që akterët politikë, sot të tregojnë maturi, duke mos kontribuar në asnjë formë në tensionimin e situatave./Telegrafi/

Çitaku, Kurtit: ShpĂ«rndarja e 100 eurove pĂ«r studentĂ«t, abuzim me taksat e qytetarĂ«ve pĂ«r qĂ«llime elektorale



NĂ«nkryetarja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpĂ«r ndaj vendimit tĂ« QeverisĂ« nĂ« detyrĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« nga 100 euro pĂ«r studentĂ«t vetĂ«m tre ditĂ« para mbajtjes sĂ« zgjedhjeve lokale.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Çitaku e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« veprim si “abuzim me taksat e qytetarĂ«ve pĂ«r qĂ«llime elektorale”, duke akuzuar kryeministrin nĂ« detyrĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht kryetarin e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje (LVV), Albin Kurti, pĂ«r manipulim me paratĂ« publike nĂ« prag tĂ« votimeve.

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r nevoja elektorale tĂ« kryetarit tĂ« LVV-sĂ«. VetĂ«m tre ditĂ« para zgjedhjeve, me paratĂ« e qytetarĂ«ve tĂ« varfĂ«ruar, tĂ« cilĂ«ve ua ka shtrenjtĂ«uar rrymĂ«n pĂ«r t’i shĂ«rbyer mafias energjetike, ai shpĂ«rndan nga 100 euro pĂ«r studentĂ«t. Ky nuk Ă«shtĂ« as kujdes social, as mbĂ«shtetje pĂ«r rininĂ«. ËshtĂ« mashtrim. ËshtĂ« manipulim. ËshtĂ« papĂ«rgjegjĂ«si. Dhe mbi tĂ« gjitha, Ă«shtĂ« panik”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, ky veprim tregon se pushteti aktual është në panik dhe po përdor mjetet publike për të ndikuar tek votuesit në prag të zgjedhjeve.

Deklarata e Kurtit pĂ«r buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kĂ«rcĂ«noi hapur qytetarĂ«t



Pas deklaratĂ«s sĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, i cili tha se “nuk jep buxhet pĂ«r kryetarĂ«t qĂ« nuk dinĂ« tĂ« punojnĂ« apo qĂ« vjedhin”, ka reaguar ashpĂ«r nĂ«nkryetarja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Vlora Çitaku.

Ajo e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« deklaratĂ« si “skandaloze” dhe “kĂ«rcĂ«nim tĂ« hapur” ndaj qytetarĂ«ve tĂ« vendit.

“ÇfarĂ« deklarate skandaloze nga Kryetari i VV sonte. Ai kĂ«rcĂ«noi hapur qytetarĂ«t e KosovĂ«s, duke u thĂ«nĂ« se nĂ«se nuk votojnĂ« pĂ«r vasalĂ«t e tij nĂ« komuna, ai si KryeministĂ«r nuk do t’i mbĂ«shtesĂ«. NĂ« fakt, kjo nuk mĂ« befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditĂ«s sĂ« parĂ«: me ndĂ«shkim politik ndaj komunave qĂ« nuk udhĂ«hiqen nga partia e tij”, ka shkruar Çitaku nĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook.

Sipas saj, ka komuna tĂ« qeverisura nga PDK qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar “0 euro” nga buxheti i KosovĂ«s, megjithĂ«se ato janĂ« renditur ndĂ«r mĂ« tĂ« mirat pĂ«r transparencĂ« dhe menaxhim tĂ« mirĂ« financiar.

“Skandaloze ishte shkalla e arrogancĂ«s dhe pĂ«rbuzjes ndaj qytetarĂ«ve. A.K, ti fole sonte. Por mĂ« 9 nĂ«ntor qytetarĂ«t do tĂ« flasin. Dhe atĂ«herĂ« do ta kuptosh se ky popull as nuk nĂ«nshtrohet, as nuk shantazhohet”, ka pĂ«rfunduar Çitaku.


Çitaku: Seanca e re mund tĂ« thirret vetĂ«m pĂ«r votimin e QeverisĂ« sĂ« re



NĂ«nkryetarja e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nga radhĂ«t e PDK-sĂ«, Vlora Çitaku, ka thĂ«nĂ« se e vetmja arsye pĂ«r thirrjen e njĂ« seance tĂ« re plenare Ă«shtĂ« votimi ose mosvotimi i QeverisĂ« sĂ« re.

Pas mbledhjes sĂ« kryesisĂ« sĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Çitaku tha se çdo gjĂ« tjetĂ«r do tĂ« ishte shkelje e ligjit dhe e KushtetutĂ«s.

“NĂ« emĂ«r tĂ« PDK-sĂ«, e kam bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se pika e vetme e rendit tĂ« ditĂ«s qĂ« mund tĂ« trajtohet Ă«shtĂ« thirrja e seancĂ«s pĂ«r tĂ« votuar ose jo QeverinĂ« e re. Çdo gjĂ« tjetĂ«r do tĂ« ishte shkelje e ligjit dhe e KushtetutĂ«s. NĂ« atĂ« seancĂ«, liderĂ«t politikĂ« do tĂ« konfirmojnĂ« nĂ«se ekziston apo jo shumica parlamentare”.

Ajo ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve politikë, duke theksuar se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

“ËshtĂ« e qartĂ« se nuk ka shumicĂ« tĂ« re parlamentare. Prandaj, duhet tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje”, ka shtuar ajo.

Çitaku ka kritikuar LĂ«vizjen VetĂ«vendosje, duke e akuzuar pĂ«r tentime qĂ« tĂ« shtyjĂ« institucionet drejt shkeljes sĂ« KushtetutĂ«s.

“Nuk do tĂ« lejojmĂ« shkeljen e KushtetutĂ«s. Tash kemi situata absurde – i njĂ«jti person Ă«shtĂ« edhe ministĂ«r, edhe deputet. Ligji Ă«shtĂ« i qartĂ«: pa Qeveri tĂ« re, nuk mund tĂ« trajtohet asnjĂ« temĂ« tjetĂ«r. Po mĂ« befason ndjenja e papritur e urgjencĂ«s pĂ«r t’i trajtuar kĂ«to çështje tani, kur me muaj tĂ« tĂ«rĂ« Kosova Ă«shtĂ« mbajtur peng", ka theksuar ajo.

NĂ« fund, Çitaku ka theksuar se PDK ka qenĂ« konstruktive gjatĂ« gjithĂ« kĂ«saj periudhe, duke kontribuar nĂ« ruajtjen e stabilitetit institucional.

“Pa u kĂ«rkuar nga askush, kemi ofruar rrugĂ«dalje dhe kemi votuar kryetarin e Kuvendit. Por pĂ«rtej vullnetit, duhet seriozitet dhe pĂ«rgjegjĂ«si. PDK nuk do tĂ« marrĂ« asnjĂ« hap qĂ« cenon KushtetutĂ«n e KosovĂ«s. Derisa tĂ« formohet Qeveria e re dhe komisionet parlamentare, Kuvendi nuk mund tĂ« trajtojĂ« asnjĂ« çështje tjetĂ«r”, ka pĂ«rfunduar ajo. /Telegrafi/

Vlora Çitaku akuzon LVV-nĂ« pas incidentit fizik tĂ« deputetit Armend Zemaj me qytetarin



Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë ditën e premte në një incident fizik me një qytetar. Ky incident ka nxitur disa reagime.

NjĂ« reagim mbi situatĂ«n e ka bĂ«rĂ« edhe nĂ«nkryetarja e PDK-sĂ«, Vlora Çitaku, transmeton Telegrafi.

Çitaku ka pĂ«rmendur njĂ« rast kur ishte sulmuar me vezĂ«, duke theksuar se ajo kishte gabuar qĂ« rastin nuk e kishte iniciuar tek organet pĂ«rgjegjĂ«se.

Mes tjerash, ajo ka shkruar se "për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë".

Reagimi i plotë:

"Nuk e harroj kurrë, diku para tetë vitesh, isha në Universitetin e Colorados, në një bashkëbisedim për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Isha mysafire e Ambasadorit Christopher Hill, i cili atëkohë shërbente si dekan në Departamentin për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Drejt fundit tĂ« diskutimit, njĂ« vajzĂ« e re nga Kosova u ngrit, mĂ« quajti vrasĂ«se e kriminele ( duke aluduar nĂ« rastin Dehari), ndĂ«rsa Ambasadorin e akuzoi se po promovonte “vrasĂ«sit”.

Në fund, na goditi me vezë.

Nuk mbaj mend ndonjĂ« rast tjetĂ«r ku jam ndier mĂ« nĂ« siklet. M’u desh tĂ« arsyetohesha para njĂ« audience qĂ« kishte ardhur tĂ« dĂ«gjonte pĂ«r KosovĂ«n, pĂ«r politikĂ«n e jashtme dhe aspiratat tona pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE e NATO.

Gabimi që bëra atëherë ishte se nuk e nisa rastin tek organet gjegjëse, sepse sulmi ndaj Ambasadorit të një vendi është vepër e rëndë, për arsye të imunitetit diplomatik. Zgjodha ta amnistoja.

Por sot e di se rastet e tilla duhet të ndiqen ligjërisht. Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet as të amnestohet, as të normalizohet.

Për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë.

Pjesë të përgjegjësisë kemi edhe ne, sepse shpesh kemi zgjedhur heshtjen në vend të ligjit, faljen në vend të drejtësisë"./Telegrafi/


Çitaku: NĂ«se Kurti dĂ«shton, PDK nuk provon tĂ« krijojĂ« Qeveri - Ă«shtĂ« shumĂ« vonĂ«



Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, deputetja Vlora Çitaku, ka folur rreth pĂ«rpjekjeve pĂ«r krijimin e institucioneve tĂ« reja.

Ish-ambasadorja është pyetur nëse PDK do të provojë të krijojë një qeveri të re në rast se Kurti do të dështojë, megjithatë ajo është shprehur se është shumë vonë dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Çitaku ka thĂ«nĂ« se pas shpalljes sĂ« rezultateve tĂ« 9 shkurtit, PDK kishte pasur takime pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, por mungesa e numrave kishte qenĂ« problematika kryesore.

“Ne kemi bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje menjĂ«herĂ« pas shpalljes sĂ« rezultatit zgjedhor. Kemi pasur takime me liderĂ«t pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar shumicĂ« parlamentare. Por nĂ« atĂ« kohĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e qartĂ« qĂ« kemi mungesĂ« numrash. Por tash, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« vonĂ«. I ka humbur kuptimi kĂ«tij Kuvendi. QĂ« nga muaji shkurt e deri nĂ« tetor, e turpshme çfarĂ« shfaqjesh kemi parĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Çitaku nĂ« T7.

“Ne duhet tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« reja. Zgjedhjet e reja janĂ« tĂ« pashmangshme, qĂ« tĂ« kemi rikonfirmim tĂ« vullnetit tĂ« qytetarĂ«ve”, ka shtuar ajo.

​Çitaku: NĂ« njĂ« qendĂ«r votimi nĂ« Drenas janĂ« arrestuar tre persona pĂ«r fotografim tĂ« votĂ«s



Sekretarja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku tha se nĂ« njĂ« qendĂ«r votimi janĂ« arrestuar tre persona pĂ«r fotografim tĂ« votĂ«s.

Në një konferencë për media, ajo shtoi se deri më tani procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht mirë dhe ka dalje të qytetarëve.

Ajo deklaroi se vota e sotme është votë për të ardhmen e përbashkët për zhvillim dhe për dinjitet.

“KatĂ«r vite janĂ« shumĂ«, katĂ«r vite janĂ« njĂ« jetĂ«, ku ato vite i udhĂ«heq njĂ« ekip qĂ« punon me ndershmĂ«ri, me vizion dhe dashuri pĂ«r qytetin. Prandaj vota e sotme Ă«shtĂ« votĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r zhvillim dhe pĂ«r dinjitet. Ne besojmĂ« tek qytetarĂ«t e KosovĂ«s, ne besojmĂ« nĂ« demokracinĂ« tonĂ« dhe jemi tĂ« bindur se kjo ditĂ« do tĂ« pĂ«rmbyllet me sukses, me pjesĂ«marrje tĂ« lartĂ« dhe me njĂ« proces tĂ« lirĂ« dhe tĂ« drejtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Pak para se tĂ« dilja kĂ«tu u njoftova nga dega jonĂ« nĂ« Drenas qĂ« falĂ« intervenimit tĂ« vĂ«zhguesve tanĂ« nĂ« njĂ« qendĂ«r votimi janĂ« arrestuar tre persona pĂ«r fotografim tĂ« votĂ«s. Kur tĂ« kemi detaje mĂ« tej do tĂ« ju njoftojmĂ«â€, deklaroi ajo.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

“Siç e dini Partia Demokratike e KosovĂ«s garon me mĂ« sĂ« shumti kandidatĂ« nĂ« kĂ«to zgjedhje lokale. Nga tĂ« dhĂ«nat qĂ« kemi marrĂ« deri mĂ« tani nga terreni, procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht mirĂ« dhe ka dalje tĂ« qytetarĂ«ve. QytetarĂ«t e KosovĂ«s po dalin tĂ« votojnĂ« dhe po e marrin nĂ« duart e tyre pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« zgjedhur drejtimin e qeverisjes sĂ« tyre lokale. Siç kemi theksuar gjithmonĂ« qeverisja komunale Ă«shtĂ« qeverisja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« qytetarĂ«ve. Me nivelin lokal pĂ«rcaktohet cilĂ«sia e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve, mĂ«nyra si funksionon komuniteti ynĂ« dhe sa afĂ«r Ă«shtĂ« komuna Ă«shtĂ« me nevojat e qytetarĂ«ve. Prandaj edhe sot, PDK u bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« dalin e tĂ« votojnĂ«. TĂ« votojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si dhe me bindje e shpresĂ«, tĂ« votojnĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen qĂ« e duan dhe qĂ« e meritojnĂ«â€, shtoi ajo.

Sipas platformës së KQZ-së, deri tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 160 mijë e 421 qytetarë në nivel vendi, apo 7.92% e qytetarëve të Kosovës.

Në Drenas deri tani kanë votuar 4 mijë e 679 qytetarë nga 57 mijë e 342 me të drejtë vote apo 8.16% e votuesve kanë ushtruar të drejtën e tyre në këtë komunë./kp/

Çitaku: Thaçi do tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ« nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026



Sekretarja e pĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku, Ă«shtĂ« shprehur e bindur se ish-presidenti Hashim Thaçi do tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ« nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026.

Duke folur nĂ« njĂ« aktivitet elektoral tĂ« PDK-sĂ« nĂ« Drenas, Çitaku theksoi se kthimi i Thaçit do tĂ« ishte njĂ« moment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m jo vetĂ«m pĂ«r partinĂ«, por edhe pĂ«r mbĂ«shtetĂ«sit e saj.

“UnĂ« jam ma e bindur se kurrĂ«, se Hashim Thaçi nĂ« pranverĂ«n e vitit tĂ« ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« nĂ« KosovĂ«. Do tĂ« ishte kĂ«naqĂ«sia mĂ« e madhe pĂ«r mu dhe pĂ«r secilin anĂ«tar tĂ« PDK-sĂ« qĂ« me ia mundĂ«su Hashim Thaçit qĂ« me vizitu kryetarin e Drenasit, kryetarin nga PDK, Petrit Hajdarin,” u shpreh Çitaku para simpatizantĂ«ve, ndĂ«rsa prezantonte kandidatin pĂ«r kryetar tĂ« kĂ«saj komune.

Deklarata e saj erdhi në kuadër të fushatës zgjedhore, ku PDK po prezanton kandidatët e saj në komunat e ndryshme të vendit.

"Mashtrim pĂ«r njĂ« grusht votash", Çitaku kritikon Kurtin pĂ«r pezullimin e dialogut strategjik



NĂ«nkryetarja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Vlora Çitaku, ka bĂ«rĂ« disa kritika nĂ« drejtim tĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti.

Çitaku pĂ«rmes njĂ« reagimi nĂ« Facebook ka shkruar se Kurti po tenton tĂ« mashtrojĂ« qytetarĂ«t pĂ«r arsyet e pezullimit tĂ« dialogut me SerbinĂ«, transmeton Telegrafi.

"Vendimi pĂ«r tĂ« pezulluar dialogun strategjik bazohet tĂ«rĂ«sisht nĂ« veprimet e qeverisĂ« kujdestare tĂ« KosovĂ«s. Çdo sugjerim se kjo lidhet me SerbinĂ« ose aktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« jashtĂ«m Ă«shtĂ« i pasaktĂ« dhe njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’u shmangur nga çështjet thelbĂ«sore tĂ« pĂ«rfshira “ - thotĂ« Departamenti i Shtetit. MegjithatĂ«, A.K i jep vetes tĂ« drejtĂ« qĂ«, nĂ« pĂ«rpjekjen e tij pĂ«r t’u hedhur hi syve qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, tĂ« mashtrojĂ« publikisht pĂ«r arsyet e pezullimit tĂ« dialogut me SerbinĂ«", ka deklaruar ajo.

Mes tjerash, ajo ka shtuar se "Ai përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash, duke u mbështetur në një populizëm banal, e ndërkohë rrezikon skajshëm raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

"Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës"./Telegrafi/





❌