❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrënohet objekt i ndërtuar pa leje pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë



Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.

Kryetari Peci theksoi se “nuk do tĂ« lejohet ndĂ«rtimi i objekteve kundĂ«rligjshĂ«m, dhe aksionet do tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« lirimin e plotĂ« tĂ« hapĂ«sirave publike, pĂ«r tĂ« garantuar rendin dhe respektimin e ligjit”.

Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes së pronës publike. /Telegrafi/


Zhbllokime të rrjetit të kanalizimit në tri fshatra të Istogut



Ekipet e KRU “Hidrodrini”, tĂ« sektorit tĂ« Kanalizimit nga Istogu dhe Peja, kanĂ« realizuar intervenime pastrimi dhe zhbllokime tĂ« rrjetit tĂ« kanalizimit nĂ« tre lokalitete tĂ« fshatrave tĂ« Istogut.

Zhbllokime janĂ« kryer nĂ« fshatrat Gurrakoc, Saradran dhe Zabllaq, si pasojĂ« e bllokimeve tĂ« shkaktuara nga mbeturina tĂ« ngurta, gjĂ«ra ushqimore tĂ« jashtĂ« pĂ«rdorimit dhe objekte tĂ« tjera qĂ« rrjeti i kanalizimit nuk Ă«shtĂ« i destinuar t’i pĂ«rballojĂ«.

KRU “Hidrodrini” apelon tek qytetarĂ«t qĂ« tĂ« shmangin hedhjen e materialeve tĂ« papĂ«rshtatshme nĂ« kanalizim, pĂ«r tĂ« garantuar funksionimin e rregullt tĂ« sistemit dhe shmangien e dĂ«meve. /Telegrafi/


NdĂ«rprerje e furnizimit me ujĂ« nĂ« lagjen “Dheu i BardhĂ«â€



Hidromorava njofton konsumatorĂ«t se, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« gypin e ujĂ«sjellĂ«sit, furnizimi me ujĂ« nĂ« rrugĂ«n “MbretĂ«resha TeutĂ«â€ nĂ« lagjen “Dheu i BardhĂ«â€ Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ«.

Kompania bĂ«n tĂ« ditur se çdo ndryshim nĂ« situatĂ« apo informacion shtesĂ« do t’i bĂ«het i ditur qytetarĂ«ve pĂ«rmes kanaleve zyrtare tĂ« komunikimit.

Konsumatorët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe durim deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/


Shkollat e Fushë Kosovës rifillojnë mësimin pas përmirësimeve në sistemin e ngrohjes



Pas një shtyrjeje të përkohshme të procesit mësimor për shkak të problemeve të ngrohjes qendrore, nga data 19 janar, mësimi në shkollat e Komunës së Fushë Kosovës ka rifilluar në ambiente të ngrohta dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

GjatĂ« kĂ«saj periudhe, janĂ« instaluar dhe riparuar sisteme tĂ« reja ngrohjeje nĂ« shkollat “Mihal Grameno”, “HoxhĂ« Kadri Prishtina”, “Lismiri”, “Daut Bogujevci” dhe “VĂ«llezĂ«rit FrashĂ«ri”, duke siguruar kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r zhvillimin normal tĂ« procesit mĂ«simor.

Komuna ka publikuar një video ku tregohet ambienti i përmirësuar mësimor, ndërsa nxënësit tashmë vijojnë mësimin në kushte më të sigurta dhe komode.

Autoritetet komunale bëjnë me dije se arsimi mbetet prioritet kryesor dhe do të vazhdojnë angazhimet për përmirësimin e kushteve në të gjitha institucionet arsimore. /Telegrafi/


Komuna e Obiliqit liron pas 25 vitesh pronën e uzurpuar në Plemetin



Në një aksion të ndërmarrë sot nga Drejtoria e Inspekcionit dhe trupa inspektuese e Komunës së Obiliqit, është liruar prona e uzurpuar në fshatin Plemetin, konkretisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili ishte në shfrytëzim pa bazë ligjore për më shumë se 25 vjet.

Sipas njoftimit të komunës, ky veprim shënon një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të rendit ligjor dhe respektimit të së drejtës së pronës.

Aksioni është realizuar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi, duke dëshmuar angazhimin e institucioneve komunale për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Drejtoria e Inspekcionit thekson se do të vazhdojë trajtimin e të gjitha rasteve të uzurpimit të pronës, pa dallim, duke respektuar parimet e barazisë dhe sundimit të ligjit.

Ky aksion tregon përkushtimin institucional të Komunës së Obiliqit për forcimin e rendit juridik dhe garantimin e të drejtave pronësore për qytetarët. /Telegrafi/


Behram Latifi emërohet drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Podujevë



Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Behram Latifin drejtor të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Sipas njoftimit të komunës, Latifi ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, drejtimi i përgjithshëm. Ai ka përvojë profesionale në sektorin publik, ku ka shërbyer si zyrtar ligjor dhe zyrtar ekzekutiv në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe në Inspektoratin e Punës, ku ka mbajtur disa pozita, përfshirë zyrtar të lartë për bashkëpunim profesional, ushtrues detyre i menaxherit të personelit dhe udhëheqës i Divizionit për Cilësi të Inspektimeve dhe Standardizim të Gjobave.

Po ashtu, Latifi ka përvojë edhe në sektorin privat, ku ka ushtruar detyra menaxheriale.

Kryetari Bulliqi i ka uruar Latifit suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Podujevës. /Telegrafi/


Monitorimi me kamera, Policia e Kryeqytetit ndëshkon mbi 1300 kundërvajtës



Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafik.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit është duke realizuar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë.

Nga data 13.01.2026 deri më 19.01.2026 nga kjo njësi janë shqiptuar 1369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes, të cilat janë evidentuar nga kamerat e sigurisë apo gjatë zbatimit të detyrave të rregullta.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u bën apel të gjithë shoferëve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

telegrafi.com

“Lisi i MujĂ«s” nĂ« Nagavc tĂ« Rahovecit, monument nĂ«n mbrojtje qĂ« po shndĂ«rrohet nĂ« rrezik pĂ«r banorĂ«t



NĂ« fshatin Nagavc tĂ« komunĂ«s sĂ« Rahovecit ndodhet njĂ« lis shumĂ«vjeçar, i njohur nga banorĂ«t si “Lisi i MujĂ«s”, i cili mbart njĂ« histori tĂ« veçantĂ« dhe Ă«shtĂ« futur nĂ« listĂ«n e objekteve nĂ«n mbrojtje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapĂ«sinor qĂ« nga viti 2016.

Në pamje të parë, ky lis mund të duket i zakonshëm, por sipas banorëve të fshatit, ai është shumë i vjetër dhe nuk mbahet mend as nga paraardhësit e tyre.

Ata kanë treguar për Telegrafin se ndër vite lisi është shfrytëzuar edhe si pikë ndalese nga kalimtarë të shumtë, për shkak të kuriozitetit dhe veçantisë që ka.

MegjithatĂ«, “Lisi i MujĂ«s” ka nisur tĂ« dĂ«mtohet si pasojĂ« e proceseve natyrore, ndĂ«rsa njĂ« degĂ« e tij tashmĂ« Ă«shtĂ« thyer. BanorĂ«t shprehin shqetĂ«sim se mungesa e mirĂ«mbajtjes po e kthen kĂ«tĂ« monument natyror nĂ« rrezik pĂ«r fshatin.

Sipas banorit të Nagavcit, Sadat Gashi, lisi nuk është mirëmbajtur prej vitesh, ndonëse ndodhet nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës.

Ai thekson se një nga degët e lisit gjendet mbi telat e rrymës elektrike dhe ekziston rreziku që të shembet në çdo moment, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar dhjetëra shtëpi të fshatit.

Po ashtu, një pjesë e degëve shtrihen mbi rrugën kryesore të fshatit Nagavc, çka paraqet rrezik serioz për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të ruhet kjo vlerë natyrore, por njëkohësisht të garantohet siguria e qytetarëve. /Telegrafi/


Kuvendi Komunal miraton buxhetin e MalishevĂ«s pĂ«r vitet 2026–2028 nĂ« vlerĂ« mbi 22 milionĂ« euro



Kuvendi Komunal i MalishevĂ«s ka miratuar sot, me shumicĂ« votash, buxhetin e KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s pĂ«r periudhĂ«n 2026–2028, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« vitin 2026, i cili kap vlerĂ«n prej 22,088,710 euro.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar miratimin e buxhetit si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e komunës dhe për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.

“Ky buxhet Ă«shtĂ« besim, punĂ« dhe investim pĂ«r çdo lagje e çdo fshat, pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ« dhe pĂ«r MalishevĂ«n Urbane qĂ« po e ndĂ«rtojmĂ« bashkĂ«â€, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal për përkrahjen e dhënë, duke theksuar se miratimi i buxhetit krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

“Faleminderit pĂ«r besimin dhe pĂ«rkrahjen” ka shtuar kryetari i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, Ekrem Kastrati.

Sipas Komunës së Malishevës, buxheti i miratuar synon investime të balancuara në të gjitha zonat e komunës, duke përfshirë zhvillimin urban, infrastrukturën, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/


Komuna e Fushë Kosovës vazhdon me lirimin e hapësirave publike



Drejtoria për Inspektorat e Komunës së Fushë Kosovës ka realizuar sot inspektime në disa zona të qytetit, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe rregullimin e rendit në trotuare dhe sipërfaqe të përbashkëta.

Gjatë këtyre inspektimeve janë evidentuar raste të bllokimit të hapësirave publike, si dhe shfrytëzime të paautorizuara në zona publike. Në disa raste është kërkuar largimi i menjëhershëm i pengesave, janë dhënë paralajmërime në vend dhe janë iniciuar procedura për trajtim administrativ, në përputhje me kompetencat ligjore të Inspektoratit.

Drejtori për Inspektorat në Komunën e Fushë Kosovës, Durim Hajra, ka bërë thirrje për përgjegjësi qytetare dhe institucionale.

“I ftojmĂ« tĂ« gjitha bizneset dhe qytetarĂ«t qĂ« tĂ« mos i zĂ«nĂ« hapĂ«sirat publike dhe tĂ« mos pengojnĂ« lĂ«vizjen e lirĂ« tĂ« kĂ«mbĂ«sorĂ«ve, qasjen pĂ«r persona me aftĂ«si tĂ« kufizuara, si dhe sigurinĂ« e pĂ«rgjithshme nĂ« qytet. Inspektimet do tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen dhe nĂ« rast tĂ« mosrespektimit do tĂ« merren masa shtesĂ«, pĂ«rfshirĂ« gjoba dhe largim tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« pengesave, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”, ka thĂ«nĂ« ai.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe bizneset për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë këtij aksioni.

Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve për një ambient më të rregullt, të sigurt dhe një cilësi më të mirë jete për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/


Xheladini emëron Raisa Shabani-Jelmazin si Drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shërbime Publike në Dragash



Në kuadër të formimit të Kabinetit të ri të qeverisjes lokale, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar sot emërimin e Raisa Shabani Jelmazi si drejtoreshë të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.

Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë gjinore në institucionet lokale, pasi Jelmazi bëhet drejtoresha e dytë grua në Kabinetin e kryetarit Xheladini.

Sipas tij, kjo tregon përkushtimin për një përfaqësim të denjë të grave në pozita vendimmarrëse dhe për mbështetjen e barazisë gjinore në qeverisjen lokale.

Përveç aspektit gjinor, Jelmazi përfaqëson edhe komunitetin joshumic, duke kontribuar në vizionin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, pa dallime etnike apo sociale.

Kryetari Xheladini i ka uruar drejtoreshës Jelmazi suksese në detyrën e re dhe ka theksuar pritshmërinë për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të interesit publik dhe të qytetarëve të Dragashit. /Telegrafi/


Komuna e Drenasit njofton për Thirrjen Publike të Skemës së Granteve për Energji të Pastër



Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër është e hapur dhe do të vazhdojë deri më 31 janar 2026.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë, aplikuesit mund të kërkojnë subvencion për sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike, përfshirë edhe ata që tashmë posedojnë sisteme solare fotovoltaike ekzistuese, si pasues të njëhsorit apo si prosumatorë.

Subvencionimi përcaktohet sipas kapacitetit të instaluar të baterive dhe konfigurimit teknik të dorëzuar në aplikim, pa kufizim të drejtpërdrejtë të kapacitetit (kWh), por brenda vlerës maksimale të mbështetjes financiare të përcaktuar në thirrje.

PĂ«r tĂ« ndihmuar aplikuesit, Ministria e EkonomisĂ« ka pĂ«rgatitur dokumentin “PĂ«rgjigje pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta nĂ« lidhje me grant skemĂ«n pĂ«r energji tĂ« pastĂ«r”, i cili pĂ«rmban sqarime tĂ« detajuara mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës eKosova në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/. Për informacione shtesë mbi thirrjen dhe dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët dhe bizneset mund të vizitojnë: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021.

Komuna e Drenasit i bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve private të shfrytëzojnë këtë mundësi për investime në energji të pastër dhe të qëndrueshme, duke përmirësuar efikasitetin energjetik dhe duke kontribuar në mbrojtjen e ambientit.

Afati i fundit për aplikim: 31 janar 2026. /Telegrafi/


Komuna e Hanit të Elezit njofton për thirrjen e aplikimeve për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës



Komuna e Hanit të Elezit bën të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2025, duke mbështetur sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës.

Fermerët dhe subjektet e regjistruara mund të aplikojnë për pagesa direkte për: qumësht sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, akuakulturë, viçat për majmëri dhe zogjtë për majmëri (brojlerë). Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Kriteret për secilën kategori përfshijnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve në sistemin AUV, dorëzimin e sasisë minimale të produkteve bujqësore sipas kategorive përkatëse, si dhe dokumentacion të plotë për cilësinë, kontratat dhe pagesat e kryera.

Subvencionimi bëhet në bazë të sasive dhe klasave të produkteve:

  • QumĂ«sht: 0.07 €/litĂ«r (Klasa Ekstra), 0.04 €/litĂ«r (Klasa e ParĂ«), 0.02 €/litĂ«r (Klasa e DytĂ«)
  • Gjedh i therur: 50 €/krerĂ«
  • Viça pĂ«r majmĂ«ri: 25 €/krerĂ«
  • Zogj pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«): 0.20 €/zog
  • AkuakulturĂ«: 0.30 €/kg peshk tĂ« shitur

Dokumentacioni i detajuar për çdo kategori dhe mënyra e subvencionimit janë të qarta në thirrjen e hapur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila garanton mbështetje të plotë dhe transparencë për fermerët dhe subjektet aplikues.

Për informacione shtesë, aplikuesit mund të konsultohen me uebfaqen e zyrës së komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë për vendosjen e baterive 90 MWh për ruajtjen e energjisë



Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, KOSTT, ka marrë pronësinë e ngastrës në fshatin Sojevë të Ferizajt, ku do të vendosen bateritë me kapacitet 90 MWh për ruajtjen e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, duke i hapur rrugë avancimit të punimeve në kuadër të programit kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC.

Bateritë e planifikuara do të shërbejnë për ruajtjen e energjisë në periudhat kur ka tepricë prodhimi dhe për rikthimin e saj në rrjet në momentet e rritjes së kërkesës, me synim sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm dhe me kosto më të përballueshme për konsumatorët.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se ky projekt përfaqëson një tjetër rezultat konkret të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në ndërtimin e infrastrukturës që forcon sigurinë energjetike të vendit dhe përmirëson shërbimin për qytetarët. /Telegrafi/


Komuna e Vitisë njofton fermerët për Pagesat Direkte nga MBPZhR



Komuna e Vitisë ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të blegtorisë në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare do të realizohet përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat për majmëri, për zogjtë për majmëri të tipit brojler, si dhe për akuakulturë.

Nga Komuna e Vitisë bëhet e ditur se thirrja për aplikim hapet më 19 janar 2026 dhe do të jetë e vlefshme deri më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa kriteret dhe kushtet e aplikimit janë të publikuara në uebfaqet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Komuna e Shtimes njofton hapjen e thirrjes për Pagesa Direkte në sektorin e blegtorisë



Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, duke vazhduar mbështetjen për sektorin e blegtorisë.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare përfshin pagesa direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat për majmëri, për zogjtë për majmëri (brojlerët), si dhe për akuakulturë, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga programi përkatës.

Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00, ndërsa fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara për të përfituar nga këto skema mbështetëse.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje bujqve dhe blegtorëve që për informacione shtesë dhe procedurat e aplikimit të ndjekin njoftimet zyrtare të Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Siguria në shkolla, Komuna e Prishtinës merr vendim të ri



Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Kosovar Center for Security Studies (KCSS), me qëllim të forcimit të sigurisë në shkolla dhe parandalimit të dhunës tek të rinjtë.

Ky bashkĂ«punim realizohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “A Generation at Risk: Addressing Youth Violence and Strengthening School Safety through Research and Informed Reform” dhe synon pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit shkollor pĂ«rmes hulumtimit tĂ« bazuar nĂ« dĂ«shmi, koordinimit institucional dhe zhvillimit tĂ« politikave tĂ« informuara.

Nga Drejtoria e Arsimit bëhet e ditur se memorandumi paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të shkollave më të sigurta, më mbështetëse dhe më rezistente për nxënësit, duke adresuar në mënyrë sistematike çështjet e sigurisë dhe dhunës në ambientet arsimore.

Ky angazhim udhëhiqet nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, me fokus në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e mekanizmave parandalues në sistemin arsimor. /Telegrafi/


Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte 2025



Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, e cila zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Sipas njoftimit, përmes këtij programi do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat dhe zogjtë për majmëri, si dhe për akuakulturë, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025.

Përkrahja financiare përfshin këto kategori:

  • Pagesa Direkte pĂ«r qumĂ«sht;
  • Pagesa Direkte pĂ«r therjet e raportuara tĂ« gjedhit;
  • Pagesa Direkte pĂ«r viçat pĂ«r majmĂ«ri;
  • Pagesa Direkte pĂ«r zogjtĂ« pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«t);
  • Pagesa Direkte pĂ«r akuakulturĂ«.

Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Nga Drejtoria për Bujqësi në Malishevë ftohen të gjithë fermerët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të paraparë, me qëllim të përfitimit nga mbështetja financiare e Programit të Pagesave Direkte. /Telegrafi/


Komuna e Rahovecit njofton thirrjen për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte, gjashtëmujori i dytë 2025



Komuna e Rahovecit njofton fermerët për hapjen e thirrjes për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Përkrahja financiare mbulon kategoritë e mëposhtme:

  • Pagesa Direkte pĂ«r qumĂ«sht sipas kategorive tĂ« cilĂ«sisĂ«;
  • Pagesa Direkte pĂ«r therjet e raportuara tĂ« gjedhit;
  • Pagesa Direkte pĂ«r viçat pĂ«r majmĂ«ri;
  • Pagesa Direkte pĂ«r zogjtĂ« pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«);
  • Pagesa Direkte pĂ«r akuakulturĂ«.

Afati i aplikimit është nga 19 janar 2026 deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00.

Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, fermerët mund të vizitojnë linkun e AZHB-së:
https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim.



Kryetari i Lipjanit viziton shkollën që ishte prekur nga vërshimet e fundit



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot ShkollĂ«n Fillore tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t “Ismail Luma”, pas rikthimit tĂ« procesit tĂ« rregullt mĂ«simor, pas pĂ«rmbytjeve qĂ« preken shkollĂ«n si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shumta.

Gjatë vizitës, kryetari Ahmeti u informua nga afër për gjendjen e shkollës dhe masat e ndërmarra për rifillimin e mësimit.

Ai falënderoi drejtorin e shkollës, Driton Sadikun, dhe drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasnin, për reagimin e shpejtë dhe efikas, falë të cilit objekti shkollor u pastrua në kohë rekord dhe mësimi u rikthye menjëherë.

Ahmeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në situata emergjente dhe ritheksoi përkushtimin e Komunës së Lipjanit për të garantuar kushte të sigurta për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor. /Telegrafi/


❌