Komuna e PrishtinĂ«s hap konkurs pĂ«r projektimin e memorialit pĂ«rkujtimor âAdem Jashariâ

Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs publik për projektimin e një memoriali përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij, me një buxhet të parashikuar prej 150 mijë eurosh.
Memoriali ka për qëllim të përjetësojë kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari, një simbol i lirisë.
RĂ«nia e komandantit tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s, Adem Jashari, bashkĂ« me 58 anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« gra, fĂ«mijĂ« dhe pleq, mbetet njĂ« ngjarje historike e jashtĂ«zakonshme pĂ«r idealin e lirisĂ«.
Sipas konceptit të konkursit, memoriali do të vendoset në një hapësirë publike në kryeqytet, me qëllim që kjo sakrificë të integrohet në jetën urbane dhe të shërbejë si një pikë reflektimi dhe përkujtimi për qytetarët.
Lokacioni i parashikuar për ndërtimin e memorialit është në qendër të Prishtinës, mes ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Xhamisë së Gurit.
Memoriali do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e projektit urban pĂ«r ndĂ«rlidhjen e shĂ«titores ekzistuese qĂ« pĂ«rfundon nĂ« sheshin âIbrahim Rugovaâ dhe vazhdon drejt pjesĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« qytetit, pĂ«rmes njĂ« nĂ«nkalimi nĂ« rrugĂ«n âAgim Ramadaniâ.
Rruga âAgim Ramadaniâ planifikohet tĂ« bĂ«het nĂ«ntokĂ«sore, ndĂ«rsa sipĂ«r saj do tĂ« krijohet njĂ« pllato pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, ku do tĂ« vendoset memoriali dhe hapĂ«sira pĂ«rreth tij, e cila Ă«shtĂ« edhe objekti i konkursit pĂ«r dizajn urban. /Telegrafi/






































