Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të […]

The post Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH appeared first on Reporter.al.

Moti “trondit” fundvitin: Shi, borë dhe stuhi në Shqipëri. Krishtlindje të bardha?

Ditët e fundit të vitit do të shoqërohen me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, ndërsa vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore, duke rikthyer plotësisht skenarin dimëror.
Sipas meteorologes së IGJEUM, Anira Gjoni, reshjet do të nisín fillimisht në jug të territorit, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin gjatë orëve të natës. Sot, nesër dhe pasnesër, Shqipëria do të përjetojë reshje të vazhdueshme, me shi në zonat e ulëta dhe borë në zonat malore.
Ultësira perëndimore do të përfshihet nga reshjet e shiut, ndërsa zonat malore, veçanërisht juglindja, do të shohin reshje dëbore. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët deri mesatar, me kulmin e tij ditën e mërkurë.
Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të kenë shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa krijuar problematika të mëdha.
Ndërsa viti po mbyllet, dimri duket se po jep “goditjen” e tij të parë, duke sjellë një fundvit të lagësht, të ftohtë dhe të paqëndrueshëm.
Pyetja që mbetet është: a do të zbardhet Shqipëria për Krishtlindje?

Regjisorja e re Evi Gjoni rrëfen rrugëtimin në kinematografi

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Rrugëtimi i regjisores së re Evi Gjoni në kinematografi është ndërtuar mbi pasionin e hershëm për rrëfimin vizual. Me dy filma të shkurtër të përzgjedhur në festivale jashtë vendit dhe me vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, ajo po afirmohet si një nga zërat e rinj të kinemasë shqiptare.

Në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, regjisorja Gjoni tregoi se filmi për të është më shumë sesa profesion, duke e cilësuar atë si një mënyrë për të shprehur identitetin dhe për të ndërtuar ura komunikimi përmes artit.

“Filmi për mua është më shumë se profesion”, u shpreh ajo.

Bijë e Valter Gjonit, i njohur si një figurë emblematike e protokollit në Bashkinë e Tiranës, Evi Gjoni tregoi se lidhja me krijimtarinë ka nisur herët. Gjatë adoleshencës, ajo filloi të shkruante jo në formën e një ditari, por si skenarë me skena të shkurtra, shpesh të ndërthurura me pasionin për fotografinë, për të krijuar imazhe që pasqyronin botën e saj të brendshme dhe realitetin përreth.

Rrugëtimi profesional i saj u formësua nga bashkëpunimi dhe mësimi pranë emrave të njohur të kinemasë shqiptare, si Kristaq Mitro dhe Artan Minarolli, si dhe nga përgatitja në master me Mevlan Shanaj. Një moment i veçantë, sipas saj, ishte takimi me regjisorin Gjergj Xhuvani, pas përfundimit të maturës, i cili e orientoi në përgatitjen për konkursin e Akademisë së Arteve, konkurs që ajo e fitoi.

Gjoni rrëfeu gjithashtu pse Shqipëria mbetet vendi ku ajo synon të vijojë ndërtimin e karrierës së saj, pa pasur në plan largimin jashtë vendit. Ajo theksoi se, ndonëse problematikat profesionale janë të ngjashme kudo, ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri për shkak të vlerave morale dhe kulturore që, sipas saj, ruhen ende fort në vend. Ajo vlerësoi rolin e komunitetit dhe të familjes, duke i cilësuar si faktorë të rëndësishëm shoqërorë.

“Kam kuptuar se, edhe në raport me kolegët e mi që kam njohur në trajnime, festivale filmi apo aktivitete të tjera ndërkombëtare, ne jetojmë pothuajse njësoj. Kemi të njëjtat problematika dhe na gëzojnë të njëjtat gjëra. Megjithatë, një arsye pse më pëlqen Shqipëria dhe pse kam zgjedhur të mos largohem është fakti se ne nuk i kemi humbur disa vlera morale dhe kulturore, të cilat kolegët e mi që jetojnë në vende të tjera të Europës i kanë humbur. Jo vetëm ne, por edhe pjesa e Ballkanit dhe e Europës Lindore ruan ende disa vlera të rëndësishme. Shoh se ende bëjmë gjëra për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, si dhe i kushtojmë një fokus shumë të fortë familjes. Këto janë gjëra që më pëlqejnë dhe ndoshta lidhen edhe me mënyrën se si jam rritur”, u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi gjithashtu se perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit po ndryshon dhe se ekziston interes i madh për historitë shqiptare. Sipas saj, Shqipëria vlerësohet tashmë shumë më tepër ndërkombëtarisht, duke i atribuar një meritë të veçantë edhe kryeministrit Rama.

“Pata fatin të realizoj dy filma të shkurtër dhe të kem mundësinë ta përfaqësoj Shqipërinë edhe jashtë vendit. Aty kam kuptuar se imazhi për Shqipërinë është ndryshe kudo që ne shkojmë dhe se, me kalimin e kohës, ky perceptim ka ndryshuar. Kjo besoj edhe falë punës suaj, kryeministër. Shoh se ka interes të madh për historinë shqiptare dhe për vendin tonë, kudo ku shkojmë. Në çdo moment që marr pjesë në një trajnim apo festival, nuk jam vetëm Evi, por jam Evi Gjoni nga Shqipëria dhe, dashje pa dashje, bëhesh ambasadore e vendit tënd. Kjo është gjithmonë një përgjegjësi e madhe”, tha ajo.

Regjisorja u shpreh optimiste për të ardhmen e sektorit të kinemasë në Shqipëri, duke përmendur nismat institucionale në fushën e kulturës dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ardhjen e një grupi profesionistësh që punojnë në Hollywood, të cilat po krijojnë mundësi të reja për artistët e rinj dhe po e bëjnë vendin një hapësirë gjithnjë e më tërheqëse për krijimtarinë filmike.

Në fund Gjoni i dhuroi kryeministrit rama librin e shkruar nga i ati, Valteri “Qytetarët e nderit të Tiranës”. /j.p/

The post Regjisorja e re Evi Gjoni rrëfen rrugëtimin në kinematografi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj firmos dekretin: Lirohet nga detyra Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në NATO

Me propozim të Kryeministrit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj liroi sot nga detyra Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, zotin Ilir Gjoni.

“Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.” thuhet në dekretin që mban firmën e kreut të Shtetit./abcnews.al

 

Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.

Gjoni mbante këtë detyrë nga shtatori 2023, ndërkohë që në periudhën 2014-2023 ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshtajnit.

Ai ka shërbyer, po ashtu, si drejtor i kabinetit të Kryeministrit (1999-2000) dhe si ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm përkatësisht në periudhën 2000-2002. Gjoni ka mbajtur po ashtu mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2001- 2005 dhe 2009-2013).

/m.m/j.p/

The post Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Endri Shabani zgjidhet Avokati i Popullit në Shqipëri



Endri Shabani është zgjedhur Avokati i Popullit.

Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, ndërsa 0 deputetë abstenuan dhe 3 votuan kundër.

Procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.

Votimet për të 6 kandidaturat e propozuara nga opozita:

Tartar Bazaj/ 1 pro,79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci / 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja / 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim

Besim Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

“Është 70-vjeç, s’mund të zgjidhet Avokat i Popullit”/ Ndregjoni – Ballës: Ligji nuk parashikon kufizim moshe

Kandidati për Avokat Populli, Besim Ndregjoni ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Kuvend i cili tha se Ndregjoni smund të zgjidhet Avokat i Popullit pasi është 70-vjeç. Në përgjigje Ndregjoni thotë se ligji shqiptar nuk parashikon asnjë kufizim moshe, ndërsa e ka cilësuar deklaratën e Ballës si shtrembërim të hapur të së vërtetës […]

The post “Është 70-vjeç, s’mund të zgjidhet Avokat i Popullit”/ Ndregjoni – Ballës: Ligji nuk parashikon kufizim moshe appeared first on BoldNews.al.

Gjin Gjoni: Endri Shabani jo kandidaturë e PD, deputeti ka të drejtë të tërheqë firmën

”Procesi për Avokatin e Popullit ka nisur në një mekanizëm që nuk është i drejtë e ligjor”, thotë deputeti demokrat Gjin Gjoni, pasi Berisha deklaroi se PD do ta bojkotojë procesin. Gjoni theksoi se Partia Socialiste kërkon ta marrë Avokatin e Popullit përmes një mekanizmi që nuk është ligjor. Deputeti demokrat mohoi që të ketë dhënë firmën për Endri Shabanin, për të cilin kryedemokrati deklaroi…

Source

PD e propozoi për Avokat të Popullit, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

Besim Ndregjoni, drejtues i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po bëjnë një lojë të turpshme. “PD-së dhe PS-së t’i vijë turp që pas 30 vitesh, dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj antikomunizmit dhe bëjnë lojëra të ndyra, që Avokatin e Popullit mos ia japin…

Source

Opozita dhe planet e thurura për të shthurur Avokatin e Popullit

Nga Boldnews.al Nëse tallja do kërkonte një emër, ajo bëhet edhe nëpërmjet emrit Popull, ose të ashtëquajtuarit zyrtarisht, Avokati i Popullit. Pjesë e një loje politike me “thurje” nëpër korridoret e errëta të mazhorancës u bë edhe PD-ja. Tashmë dolën në dritë qëllimet për ngritjen e një emri me çështje “Thurje”, ndërsa opozita edhe këtë […]

The post Opozita dhe planet e thurura për të shthurur Avokatin e Popullit appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit/ Ndregjoni thirrje te fortë Sali Berishës

Presidenti i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po bëjnë një lojë të pistë, lidhur me kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit. Në një prononcim për mediat ai ju drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës se sot ishte dita të tregonte nëse është me […]

The post Avokati i Popullit/ Ndregjoni thirrje te fortë Sali Berishës appeared first on BoldNews.al.

Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit po shkon drejt dështimit për të disatën herë që prej pranverës së vitit 2022, kur nisi ky proces. Opozita deklaroi të martën se do të tërhiqen nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra […]

The post Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit appeared first on Reporter.al.

VIDEO/ Mbështetësi i Berishës del në foltore dhe harron fjalimin, i riu: Më falni

18 sekonda është koha që përdori një i ri për të folur tek Foltorja e thirur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. I riu Eugen Gjoni u ftua që të dalë në foltore, por fillimisht nuk po dukej për disa sekonda derisa më pas u ngjit në foltore. Ishte parashikuar që ai të mbante një fjalim si gjithë të tjerët, por kur u ngjit në foltore duket se u emocionua dhe e harroi fjalimin.

Source

Ekzekutimi në Elbasan/ Gazetarja jep detaje: Hykës iu kontrollua banesa vitin e kaluar, iu gjetën armë dhe dokumente false!

✇Albeu
By: M C

Gazetarja Anila Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, i vrarë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. E ftuar në emisionin Top Story, Hoxha deklaroi se autoritetet po shqyrtojnë disa pista paralele, ndërsa një person i identifikuar si Renaldo (Naldo) Gjoni është shoqëruar nga policia.

Sakaq gazetarja bën me dije se makina që u përdor për vrasjen e 43-vjeçarit, rezulton të jetë shitur kohë më parë, ndërsa hetuesit po përqendrohen te personat që e kanë përdorur së fundmi.

Hoxha thekson më tej një detaj tepër të rëndësishëm për të shkuarën e viktimës, ku mësohet se rreth një vit më parë, në banesën e Hykë-s ishte kryer një kontroll policor për dyshime mbi posedim të narkotikëve, gjatë të cilit u sekuestruan një armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara. Për ngjarjen u hap një dosje për armëmbajtje pa leje, por çështja më pas u pushua.

Po ashtu, Hoxha shton se vlerësohet se ngjarja mund të ketë lidhje me konfliktet e brendshme ose prapaskena kriminale në zonë. Ndërkohë për viktimën është hapur gjithashtu edhe një procedim pasuror, i cili po vijon paralelisht me hetimin penal për vrasjen.

“Për momentin kemi të shoqëruar Renaldo Gjonin. Ende nuk ka një pistë konkrete për të vendosur gishtin. Renaldo Gjoni është nga Lezha, ka dyshime që u identifikua nga automjeti i djegur. Makina dyshohet se ishte shitur kohë më pare te një person tjetër. Grupi hetimit është fokusuar te përdoruesit e fundit të makinës.

Drejtimi tjetër lidhet e të kaluarën e të ndjerit, që në 2024 u kontrollua edhe banesa për narkotikë, pasi policia dyshonte se i ka zhdukur gjurmët e dozave të drogës në tualet. Është kryer një kontroll ku u gjet një armë dhe dokumente false dhe u ngrit akuza për të ndjerin për armë-mbajtje pa leje.

Nëna pretendonte se i biri nuk kishte dijeni për armën dhe nga kjo çështja u pushua. E treta lidhet me dyshimet dhe aktivitetin e të ndjerit, dhe ka dyshime nga agjentët për aktivitetin e Fajdeve, por edhe kto janë ende dyshime.

Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disavjeçare që kanë veprimtari në Amerikën Latine. Qyteti i Elbasanit është në vendin e 2 për shpërndarjen e drogës në qytet, sidomos në lagjen 5 maj. Ka nisur edhe procedim penal pasuror për të ndjerin”, tha gazetarja.

The post Ekzekutimi në Elbasan/ Gazetarja jep detaje: Hykës iu kontrollua banesa vitin e kaluar, iu gjetën armë dhe dokumente false! appeared first on Albeu.com.

Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta

Nga një prej më të pasurve të drejtësisë, Gjin Gjoni tashmë rezulton mes deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i njohur si sheiku i drejtësisë, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet (deklarimi i plotë i pasurisë […]

The post Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Gjashtë anëtarë të një organizate kriminale dënohen me 44 vjet burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 21 nëntor deklarimin fajtor të 6 nga 11 të pandehurve të dërguar për gjykim si pjesë e një grupi të trafikut të narkotikëve e sigurim të kushteve për të kryer vrasje, pjesë e të cilit ishin dhe tre […]

The post Gjashtë anëtarë të një organizate kriminale dënohen me 44 vjet burg appeared first on Reporter.al.

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Hekuran Gjoni, i cili akuzohet se vrau djalin e tij Asim Gjoni. Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve rezultoi se më datë 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar […]

The post Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin appeared first on BoldNews.al.

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili në hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili u mor në pyetje të enjten nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pasi është duke u hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kreu sulmin kibernetik ndaj kësaj prokurorie në mars të këtij viti. Ismaili u pyet dhe dha shpjegime për më shumë se një orë, […]

The post Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili në hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK appeared first on Reporter.al.

Deputeti Gjin Gjoni: Mund të futemi në grevë urie, PD të ngujohet në Kuvend

Deputet i PD-së, Gjin Gjoni thotë se kjo parti duhet të radikalizohet, duke ndërmarrë hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë. Për të nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja. ”Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto edhe për shkak të futjes në Parlament.

Source

Një jetë në “drejtësi”, ish-ministrja Etilda Gjonaj emërohet këshilltare juridike e Ramës

✇Albeu
By: M C

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj është emëruar këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama.

Ky emërim vjen jo shumë larg pasi Gjonaj nuk e mori mandatin më 11 maj në qarkun e Tiranës.

Gjonaj prej kohësh ka qënë pjesë dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme të dejtësisë dhe ligjit.

Ajo ka qënë në pozicionin e zëvëndësministres së drejtësisë, në periudhën maj-shtator 2017, dhe më vonë mbajti postin e Ministres së Drejtësisë në 2017-2021.

Po ashtu Gjonaj ka, ushtruar funksionin e Komisioneres në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3- vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014- 2017). Dhe për rreth 2 vite e gjysme ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, prej 2015-2017.

The post Një jetë në “drejtësi”, ish-ministrja Etilda Gjonaj emërohet këshilltare juridike e Ramës appeared first on Albeu.com.

❌